Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 27
  1. #1
    consider the source Maska e vullnet_a
    Anėtarėsuar
    22-04-2003
    Vendndodhja
    New Zealand
    Postime
    50

    Pse shqiptaret kan nje reputacion te keq ne Evrope?

    Me ka ra rasti me ndejt ne Gjermani, Zvicerr dhe Belgjik per nje kohe te shkurt , ku me t'vertet shqiptare aty i konsiderojn si nje popull te rangut t'ult . Ky eshte nje realitet qe nuk mundemi ta mohojm. Pra, qfar duhet bejm per ta ndryshuar at qe popujt e perendimit mendoj per shqiptaret?

    Ju Pershndes!
    Life is not measured by the number of breaths we take, but by the moments that take our breath away.

  2. #2
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    vullnet, une jetoj ne SHBA dhe jam pak larg realitetit europian. Gjithsesi pardje me rastisi te flisja me nje gjerman si dhe nje amerikan (ky i dyti kishte qene kolonel per 10 vjet ne Gjermani e France). Kuptohet une u prezantova si shqiptare dhe te them te drejten kam degjuar fjalet me te mira qe nje mund te degjoje per popullin e saj, nga te dy. Madje njeri prej tyre me tha se kishte jetuar per pak kohe dhe ne Greqi dhe edhe pse Greqia ne krahasim me Shqiperine ishte ndoshta me mire ekonomisht, klasa intelektuale i ishte dukur shume e dobet, sidomos krahasur me shqiptaret.

    Kjo nuk ishte hera e pare qe une flas me europiane te cilet me thone fjale te mira per shqiptaret apo per vete bukurite e Shqiperise.

    Dua te them kur vjen puna tek vleresimet, varet kush vlereson shqiptaret, si dhe varet cilet shqiptare vleresohen. Nq se behet fjala per ata te cilet shesin dhe nenen e tyre ne Shqiperi, ske cfare ndryshon si opinion se ata ashtu do te bejne dhe jashte Shqiperise. Ndersa klasa punetore dhe ajo intelektuale shqiptare jashte Shqiperise, gjithmone ben vend te mire. Kush me punen ( e shqiptaret punojne dhe 18 ore ne dite e perseri dine te mbajne familje) kush me zgjuarsi (duke llogaritur ketu gjithe ata studente shqiptare te cilet fitojne bursa me shume se vendasit).

    Rendesi ka ti mbajme kryet lart dhe te dime ne vete si te prezantojme veten, cdo vleresim i mire per "ne shqiptaret" vjen pas prezantimit personal.

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Mona
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    Away from you....
    Postime
    134
    I'm proud nga shqipetaret ne USA kemi nam te mire.

  4. #4
    consider the source Maska e vullnet_a
    Anėtarėsuar
    22-04-2003
    Vendndodhja
    New Zealand
    Postime
    50
    E vertet eshte Fior se ata qe ka qen ne Shqiperi / Kosove apo jan te informuare per kulturen shqiptare do te flasin fjal te mira per shqiptaret. Kjo nuk do te thot se gjithkush eshte i informuar apo ka vizituar Shqiperin. Edhe pse ata bejn nje koncept te gabuar kan te drejt se i shofin shqiptaret se qka bojn neper evrope.

    Para disa ditesh erdhu nje konsultant i companis ketu ku punoj i cili kish qen ne Zvizerr per pushim, e pyeta se si kishte kaluar dhe si ishte Zvicrra! Ai duke mos diture se une jam shqiptar tha se perpara kish qen shume ma mire, tash kish shume ballkanas, shqiptar qe kan sjell probleme te mdha! Une i thash se jom shqiptar, me kerkoj falje. Po du me thon se ai ato informata per shqiptaret nuk i ka marr ne Shqiperi / Kosove apo prej liberit po i ka marr nga Zvizerr populli zvicrran, aty ku eshte problemi.

    Ndoshta kjo pytja ime nuk ka pergjigjje perderisa shqiptaret qe bojne probleme e mirren me droge nuk mbushen mend.

    Perreth drurit t'that djeget edhe i njomi!
    Life is not measured by the number of breaths we take, but by the moments that take our breath away.

  5. #5
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Mendoj qe sot ne mediat perendimore, kur flitet per Shqiperine
    ose shqiptaret, shumicen e kohes perqendrohen tek prostitucioni,
    proksenetizimi, vjedhja e shtepive, droga. Keto jane tema qe
    bejne efekt tek lexuesi dhe shtojne te numrin e degjuesve (lexuesve).
    Nga ana tjeter qindra mijra shqiptare qe punejne e jetojne me
    djersen e ballit injorohen. Ndoshta shpjegohet me faktin qe
    akoma nuk eshte ngritur brezi i shkolluar ketej per te balancuar
    kontigjentin "imazh-prishes".
    Mendoj gjithashtu qe disa here eshte detyre e shtetit shqiptar(nepermjet ambasadave respektive) per te gjurmuar artikujt
    apo emisjonet tendecjoze, te egzagjeruara, te pa ekuilibruara
    dhe te kunder-pergjigjet me pergenjeshtrime!!
    E them kete se deri para disa kohesh rumunet konsideroheshin
    te gjithe si cigane pasi sa here qe flitej per ta ne media, flitej
    per ciganet e ardhur prej Rumanise, te cilet kryenin lloj lloj
    krimesh (vjedhje neper metro sidomos). U deshen nja dy-tre
    deklarata te ambasades Rumune per ti vene fre manipulimit,
    dhe te shikonim reportazhe nga rumunet "e vertete" qe punonin
    ndershmerishr ne France apo qe jetonin ne Rumani.
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  6. #6
    *Forever* Maska e malli
    Anėtarėsuar
    24-09-2002
    Vendndodhja
    Antwerpen
    Postime
    668
    Ndoshta ndonjehere do ta marrin vesh edhe Europa qe jo te gjithe Shqiptaret jane te keqinj, por gjithmone nga 100 njerez jane 20 te keqinj dhe ne na bojne te gjitheve isoj.
    **Gezimi , lumturia, deshperimi dhe loti im varet nga ti.

  7. #7
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Ne angli vellezer jo vetem per shqipetaret por per te ter popullsine eshte nje ligj i REKORDEVE.
    Pra nje person me REKORDE ne polici eshte shume veshtire per tu besuar/punesuar.
    Pra packa se ti more zoteri jeton e punon me djersen e ballit ben nje gabim, edhe ajo te shenohet ne dosje, e cila pastrohet vetem pas 7 viteve.
    Pra e shpjegova kete gje per tu shpjeguar rreth imazhit shqiptar.
    Per nje shtet nuk ka rendesi nesse ti jeton e punon ndershmerisht. Rendesi ka nese ti shkel apo jo ligjin. Kur e shkel nuk te behet moral duke te numuruar te mirat por kalohet ne ndershkim.
    Pra per te tere shqiptaret qe jetojne te ndershem kudo ku jane, ata nuk bejne gje tjeter vetem sillen ne baze te ligjit gje qe duhet ta beje kushdo. Kush shkel ligjin do te permendet neper gazeta apo edhe televizion. Cka nuk pranohet ne emigrim, eshte fakti i RREFUGJATEVE/AZILANTEVE qe merren me gjera te paligjshme. Shqiptaret jane bere si SHABON QOSJA, qe thonte e kane me mu. Jo mor i dashur, e kane me ata qe sillen si KANIBALE.
    Pra jeto puno pa u perndjekur nga fakti i pasjes se " damkes" shqiptar, e mos u bej si SHABON QOSJA.

    Nuk me ben pershtypje fare shtypi i huaj qe flet per AZILANTET qe merren me grabitje e prostitucion. Cfare me ben pershtypje eshte shtypi shqiptar qe ben perkthimin e artikujve te gazetave NAZI-CIFUTE angleze , dhe gazetave nacionaliste te vendeve te tjera te europes. Ne shtypin italian te 1920 nuk pasqyrohej AL-KAPONE dhe bandat ITALO-AMERIKANE qe po trondisnin ameriken.
    Gjithsesi jetoni ashtu sikurse e keni per edukate per te jetuar...

  8. #8
    ~SmiLe~ Maska e BaBy_BiRbA
    Anėtarėsuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    Melbourne, Land Down Under
    Postime
    582
    Sepse njerezit ekane me te lehte te te gjykojne per keq sesa te marrin mundimin te shohin anet e mira...pastaja mediat vetem anet negative pasqyrojne...
    Shmile Pweet Face..Me Wubz U :D

  9. #9
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    14-03-2003
    Vendndodhja
    Albanistan
    Postime
    146
    Pse e ēani shume koken se ē'fare thone franko-greko-sllavet per ne, kur e dini qe i kemi armiq dhe pritet kjo????

    Apo ju bojne nganje here lavazho truni se ndonjonin nga ju e dun shume se eshte "inteligjen", por ne te tjeret jena kaqola??????

  10. #10
    Shkoder Zemer Maska e Daja
    Anėtarėsuar
    26-07-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    17
    Ka shume faktore qe i bejne europianet te kene opinion te keq per shqiptaret. Une do thoja qe ky opinion e krijua qe pas rrezimit te diktatures dhe eshte krijuar me teper nga shqiptaret e Shqiperise sesa nga kosovaret etj. Dihet qe impresioni i pare eshte ai qe zgjat me shume. Kur ra diktatura Europianet ndjene keqardhje per fatkeqet e ambasadave, anijeve etj. Por shpejt kjo u zevendesua me frike, neveri e pse jo ne shume vende me ksenofobi. Pse !? Sepse sic dihet shume prej tyre filluan te vjedhin, prostituojne, marrin frenat e droges nga ruset etj etj. Dhe gazetat keto permendin keshtu qe edhe ai qe nuk i njeh shqiptaret fare krijon opinionin e keq. Problemi i madh ketu eshte qe per shkak te nje pakice hajdutesh dhe kriminelesh ordinere shume te tjere shihen shtrember apo jetojne te ndrydhur nen opinionin e te qenit shqiptare. E vetmja gje qe mund te bejne njerezit normale ne kete rast eshte te jene dinjitoze dhe jetojne jeten e tyre. Nje pjese e fajit per gjithe ata kriminele qe sillen rrugeve te Europes i takon dhe Europes vete. Opinioni im eshte qe Europianet jane shume te bute kur vjen fjala per te denuar ate qe kapet me droge, prostituta, vjedh etj. Ketu qendron edhe diferenca me Ameriken. Ne USA nuk ta bejne shume te gjate. E bere 1 here e ke marre njollen. Po e perserite "shkove ke drute". Ordineret nuk kane terren ne USA. Shumica e atyre qe vijne jane familjare apo studente. Plus kesaj shoqeria amerikane eshte shume me e cliret nga fobite sesa europa dhe kjo eshte normale duke marre parasysh qe vete kombi amerikan eshte nje konglomerat "kombesh".
    Ky eshte mendimi im ne vija te trasha.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shqiptarėt Popull Solidar
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-01-2006, 20:16
  2. Kuvendi qė na la trashėgim ADN-nė e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  3. Lufta Italo-Greke dhe shqiptarėt
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 20:07
  4. C'ka eshte Shqiptaria?
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 23-07-2004, 12:28
  5. Kadare - "Kombi shqiptar nė prag tė mijevjeēarit tė tretė"
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-01-2004, 04:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •