Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 40
  1. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Dosja e inceneratorëve: SPAK arreston ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka

    Lefter Koka dhe të tjerë dënohen për skemën e incineratorit të Fierit

    Ish-Ministri i Mjedisit Lefter Koka u dënua me 6.8 vite burg nën akuzat për korrupsion e pastrim parash në një gjykim ky 12 nga të pesëmbëdhjetë të akuzuarit u shpallën fajtor dhe u dënuan në total me mbi 40 vjet burg. Shumica dolën të lirë pasi vendimet e dënimit u pezulluan. Gjykata hoqi sekuestron preventive mbi shumicën e pronave të Kokës si dhe të një apartamenti të Bllakos.

    Nga Gjergj Erebara

    Emri:  Koka-Rama-111.jpg

Shikime: 440

Madhësia:  48.5 KB
    Kryeministri Edi Rama, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe zyrtarë të tjerë të PS në inaugurimin e impiantit të Elbasanit. Në foto (djathtas) aksionerja e Albtek Energy, Stela Gugallja. Foto: Facebook.

    Dymbëdhjetë nga pesëmbëdhjetë të akuzuarit për skemën korruptive të koncesionit të incineratorit dhe fushës së plehrave të Fierit u shpallën fajtorë të hënën nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në një nga tre procedimet penale të lidhura me të ashtuquajturën “aferë e incineratorëve”. Pas shpalljes së vendimit nga gjykata, shumica e të akuzuarve të shpallur fajtorë lanë qelitë pasi gjykata konvertoi dënimet e tyre me shërbim prove ndërsa në burg duket se mbetën vetëm Koka, ish-deputeti Alqi Bllako dhe Loran Duzha, ish-administrator i koncesionit të Fierit.

    Ish-Ministri i Mjedisit Lefter Koka, i cili gjendet në paraburgim që nga dhjetori i vitit 2021, u dënua me 6 vite e tetë muaj burg. Ai përfitoi nga gjykimi i shkurtuar ndërsa është deklaruar i pafajshëm ndaj akuzave. Nëse vendimi do të mbetet në fuqi, Koka pritet të përfitojë edhe nga llogaritja me 1.5 ditë e periudhës së paraburgimit nga dhjetori i vitit 2021 dhe për rrjedhojë, mund të dalë nga burgu pas rreth katër vitesh. Ai është zyrtari më i lartë politik i dënuar pas ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili u dënua më 1993 në atë që gjerësisht shihet si gjyq politik. Koka po gjykohet veçmas për incineratorin e Elbasanit.

    Biznesmeni Klodian Zoto, i cili gjendet në arrati që kur u shpall në kërkim në dhjetor të vitit 2021, mori dënimin më të lartë me 8 vite burg. Zoto u shpall fajtor për korrupsion aktiv dhe u dënua me dy vite burg, për mashtrim me pasoja të rënda dhe u dënua me 7 vite burg si dhe për krijimin e skemave mashtruese për TVSH dhe u dënua me gjashtë vite burg. Ai u dënua gjithashtu me tetë vite burg për pastrim parash.

    Ish-deputeti Alqi Bllako u dënua për shpërdorim detyre me 2.8 vite burg në rastin e incineratorit të Fierit. Ai qe akuzuar për korrupsion nga SPAK, e cila pretendoi se ka përfituar 15 milionë lekë nga kompania e incineratorit të Fierit. Por në dispozitivin e vendimit të gjykatës, Bllako u dënua vetëm për shpërdorim detyre.

    Disa zyrtarë, të cilët ishin pjesë e grupit të punës që miratoi kontratën e koncesionit, u dënuan me nga dy vjet burg për abuzim me detyrën. Po kështu edhe biznesmenët që besohet se shërbyen si hallka për tranferimin e parave. Të gjithë u dënuan me vendim të pezulluar, duke lënë në burg

    Incineratori i Fierit ishte kontrata e dytë koncesionare që qeveria e kryeministrit Edi Rama i dha një grupi biznesmenësh të ndërlidhur, nën supozimin se vendi kishte nevojë për impjante të eliminimit të mbetjeve me djegie.

    Në vitin 2020, Partia Demokratike në opozitë kreu një kallëzim penal që çoi në hapjen e hetimit për incineratorin e Elbasanit ndërsa në vitin 2021, Lëvizja Socialiste për Integrim, forca politike në emër të së cilës Koka pati shërbyer si Ministër i Mjedisit, e akuzoi atë publikisht për korrupsion duke zbuluar një skemë të transferimit të parave nga kompanitë e incineratorëve për te kompani apo persona të lidhur me të. LSI bëri denoncim në prokurori ndërkohë që Koka garoi në zgjedhjet e vitit 2021 për Partinë Socialiste duke fituar një numër të lartë votash. Koka dha dorëheqjen pak pas zgjedhjes si deputet dhe u arrestua disa muaj më vonë. Vendimi për Elbasanin pritet të jepet me 5 tetor.

    SPAK po heton veçmas incineratorin e Fierit në bazë të kallëzimit nga Partia Demokratike.

    Një hetim i tretë është në vijim, për skemën e incineratorit të Tiranës. Të trija skemat i kanë kushtuar taksapaguesve deri tani së paku 150 milionë euro.

    BIRN

  2. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Verdikti: Vodhën dhjetra miliona euro nga djegësat e plehrave, marrin dënime qesharake nga drejtësia

    Inceneratori i Elbasanit! Shpallet i pafajshëm ish-deputeti Bllako. Lefter Koka dënohet me 5.8 vite burg

    Emri:  bllako-koka-incenerator.jpg

Shikime: 494

Madhësia:  31.9 KB

    Këtë të enjte, ish-deputeti i PS-së Alqi Bllako u shpall i pafajshëm për inceneratorin e Elbasanit. Vendimi u mor nga GJKKO. Ish-ministri Lefter Koka është dënuar me 5.8 vite burg. Kokës i sekuestrohen vetëm aksionet në kantinën e pijeve në vlerën e korrupsionit. Pasuritë e tjera lirohen nga sekuestro.

    Ja vendimi:

    Lefter Koka 8.6 me gjykim te shkurtuar 5.8
    Klodian Zoto 10 vite burg, gjykim i shkurtuar 6.8
    Mirel Mertiti 10 me vite, gjykim i shkurtuar 6.8
    Stela Gugallja 7 vite, gjykim i shkurtuar 4.8
    Alqi Bllako shpallet i pafajshëm
    Pellumb Abeshi 4 vjet, gjykim i shkurtuar 2.8
    Bardhyl Cabiri 2 vjet
    Jonida Zeqo 4 vjet, gjykim i shkurtuar 2.8
    Serafin Papa 1.4 burg

    Koha Jonë

  3. #33
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Verdikti: Vodhën dhjetra miliona euro nga djegësat e plehrave, marrin dënime qesharake nga drej

    “Mirë ia bënë Lefterit që nuk i nxjerr të gjitha”, Berisha për vendimet e GJKKO për inceneratorin e Elbasanit: Alqi Bllakon e liruan prej…

    Emri:  WhatsApp-Image-2023-10-05-at-19.38.49-1536x1023.jpg

Shikime: 417

Madhësia:  31.1 KB

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar gjatë ditës së sotme në Kuvend për vendimet e GJKKO për inceneratorin e Elbasanit.

    Berisha u shpreh se Alqi Bllako u shpall i pafajshëm për inceneratorin e Elbasanit për shkak të kryebashkiakut Erion Veliaj, pasi sipas tij ai ka zbatuar skemën më kriminale 1-miliardëshe.

    Sa i përket ish-ministrit Lefter Koka, Berisha u shpreh se “mirë ia bënë Lefterit, shumë mirë ia bënë, që nuk i nxjerr të gjitha”.

    “Rruga e Kombit, Hani i Hotit dhe Muriqani, sjellin në Shqipëri 55-60 përqind të të gjithë atyre që vijnë vizitorë në këtë vend.
    I keni ndëshkuar 10 vite me grykën e shishes Thumanë-Fushë Krujë.
    E keni bërë udhëtimin nga Tirana në Shkodër infernal.
    Rruga e parë që duhej zgjeruar mbi të gjitha është Lezhë-Shkodër.
    Përkundrazi! Çfarë keni bërë në Rrugën e Kombit. As edhe një metër linear në segmentin Milot-Rrëshen. Përveç taksës.
    Po si mund të recitoni këtu? Ju sikur pini drogë.
    Unë nuk mund të perceptoj njerëz me arsye që mund të flasin në këtë platformë në këtë mënyrë.
    Të gjitha këto janë të vërteta.
    Po djegësat? Institucionet ndërkombëtare thonë se 90 përqind janë zhdukur paratë. Ku janë 200 milionë euro të taksapaguesve? Ku janë?
    A e morët vesh që Alqi Bllakon e liruan? E liruan për shkak të Erion Hajdutit. E liruan për shkak të Erion Veliajt. Sepse ka zbatuar skemën më kriminale 1-miliardëshe.
    Dhe mirë ia bënë Lefterit, shumë mirë ia bënë, që nuk i nxjerr të gjitha”, tha ai.


    Balkanweb

  4. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Verdikti: Vodhën dhjetra miliona euro nga djegësat e plehrave, marrin dënime qesharake nga drej

    Gjykata rrëzon akuzën e shpërdorimit të detyrës për Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon

    Në vendimin për aferën e inceneratorit të Elbasanit, Gjykata e Posaçme vendosi dënimin e ish-ministrit Lefter Koka me 5 vjet e 8 muaj burg për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave, ndërsa ish-deputeti Alqi Bllako u shpall i pafajshëm. Mërtiri dhe Zoto u dënuan me nga 6 vjet e 8 muaj burg secili.

    Nga Edmond Hoxhaj

    Emri:  17990387_10154670290931523_725637889924006200_o.jpg

Shikime: 415

Madhësia:  40.6 KB
    Kryeministri Edi Rama, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe zyrtarë të tjerë të PS në inaugurimin e impiantit të Elbasanit. Në foto (djathtas) aksionerja e Albtek Energy, Stela Gugallja. Foto: Facebook.

    Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rrëzoi të enjten akuzat e shpërdorimit të detyrës për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-sekretarin e Përgjithshëm, Alqi Bllako lidhur me aferën e inceneratorit të Elbasanit.

    Koka u shpall fajtor për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar u dënua me 5 vjet e tetë muaj burgim, ndërsa Bllako u shpall i pafajshëm. Prokuroria e akuzonte Bllakon për shpërdorim detyre dhe kërkoi më parë dënimin e tij me 2 vjet e tetë muaj burg.

    Gjykata dënoi gjithashtu me nga 6 vjet e 8 muaj burg të akuzuarit si organizatorë të skemës korruptive, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Ndërsa pronarja e kompanisë koncesionare, Albtek Energy, Stela Gugallja u dënua me 4 vjet e tetë muaj burgim.

    Vendimi për inceneratorin e Elbasanit u shpall nga trupa gjykuese e kryesuar nga Elsa Ulliri dhe me anëtare Irena Gjokën dhe Flora Hajredinajn. Ndonëse ishte paralajmëruar se do të shpallej në orën 13:00, gjyqtarët hynë në sallën e gjyqit tre orë më vonë, duke u justifikuar se kishin qenë në dhomën e këshillimit.

    Gjykata gjeti gjithashtu fajtorë edhe katër zyrtarët Pëllumb Abeshi, Bardhyl Çabiri, Serfin Papa e Jonida Zeqo. Abeshi dhe Zeqo u dënuan me nga 2 vjet e 8 muaj burg secili.

    Çabiri u dënua me 2 vjet burg, ndërsa Serafin Papa me 1 vit e 4 muaj burg, por u vendos lirimi i tyre për shkak se e ka kryer dënimin.

    Për korrupsion dhe pastrim parash u deklaruan fajtore edhe dy shoqëritë “Albtek Energy” sh.p.k. dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k., të cilat u dënuan me “mbarimin e personit juridik”. Po ashtu, u vendos që të konfiskohen të gjitha pasuritë e këtyre dy shoqërive.

    Gjykata pranoi një pjesë të kërkimeve të SPAK lidhur me konfiskimin e pasurive dhe aksioneve që zotërohen nga i pandehuri Lefter Koka. Sipas gjyqtares Ulliri, u vendos të konfiskohen aksionet e Kokës në shoqërinë tregtare “Kantina e Pijeve Gjergji Kastrioti Skënderbeu” në vlerën e korrupsionit të kryer; shoqëritë tregtare “Pivot 04”sh.p.k. dhe shoqëria “Sili” sh.p.k..

    Ndërkohë, u vendos të hiqet sekuestroja preventive ndaj pasurive të tjera të Kokës.

    Skandali i inceneratorëve nisi në vitin 2014 me një vendim të qeverisë për të shpallur një emergjencë mjedisore, si justifikim për të dhënë koncesionin e inceneratorit të Elbasanit. I njëjti grup kompanish mori më pas koncesion për inceneratorin e Fierit dhe atë të Tiranës.

    Më datën 18 maj, SPAK kërkoi 39 vjet burg për gjithë të pandehurit për aferën e inceneratorit të Elbasanit, ndërsa të akuzuarit kërkuan pafajësi.


    BIRN

  5. #35
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Dosja e inceneratorëve: SPAK arreston ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka

    Afera e inceneratorëve, flet vëllai i Lefter Kokës: Përgjegjësit janë Rama dhe Veliaj (VIDEO)

    Emri:  640-0-62e52792cde88615c0683897109e9292.jpg

Shikime: 410

Madhësia:  35.8 KB

    Ish-Ministri i Mjedisit Lefter Koka ka deklaruar gjatë seancës së sotme se në burg ndodhet për shkak së ish-kryeministrit Sali Berishës. Por vëllai i tij Nard Koka ka deklaruar se mbrapa inceneratorëve është kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. Gjatë një bisede telefonike me Çim Pekën, pasi ishte i ftuar në Syri Tv, Koka u shpreh se vëllai i tij, para se të dorëzonte Ministrinë ka firmosur një kontratë për inceneratorët, por më pas të gjitha gjërat janë bërë nga Veliaj dhe qeveria.

    Biseda e plotë:

    Çim Peka: Para se të dorëzonte mandatin e deputetit i ka dhënë garanci Rama që nuk ndodh gjë?

    Nard Koka: Po, që fola me amerikanët, ti s’ke ‘non grata’. Do të kesh një malore të lehtë po dorëzove mandatin. Po nuk e dorëzove, malorja është më e lartë. Unë i thashë vëllait, mos e dorëzo. Vëllai e dorëzoi

    Çim Peka: Kush ja shkruajti tekstin e dorëheqjes vëllait?

    Nard Koka: Se mora vesh. Pas takimit me Ramën vetëm e pash në media që e kishte shkruar. Janë fjalët e Ramës që i kisha dëgjuar para dy muajsh.

    Çim Peka: Pra ti po thua që Rama i dha garanci që kam fol me amerikanët, nuk ka non grata, nuk ka hetim, nuk ta bëjnë malore

    Nard Koka: Nuk do të shpallin non grata, nëse ti nuk jep dorëheqjen do jetë malorja e rëndë, por në qoftëse e jep dorëheqjen malorja do jetë më e bute

    Çim Peka: I premtoi që s’do ketë burg?

    Nard Koka: Po i ka thënë që do jesh në arrest shtëpie

    Çim Peka: Po Rama ka ndërhyrë realisht për ta liruar dhe thjesht s’ka pas mundësi apo e ka gënjyer?

    Nard Koka: Thjesht e ka mashtruar sepse nuk ka pas gjë në dorë. Thjesht e ka mashtruar sepse i interesonte që vëllai im të ishte në burg që tu mbyllnin inceneratorët ishte skenar me regji e Ramës që të bënte këtë punë

    Çim Peka: Po me kaq sa ke njohuri ti sepse ke një jetë që merresh me politikanë të lartë te inceneratoret kush ka më shumë faj, Teri, Veliaj, Rama apo Agaçi?

    Nard Koka: Ju rren menja se ka ndonjëri tjetër përgjegjësi më shumë sesa Rama, ju mendoni se do të bëheshin inceneratoret pa Ramën? Mendoshit që u bëshin inceneratorët pa Veliajn?

    Çim Peka: Një pyetje, Nard ti kur ke bërë muhabet me vëllain tënd a të ka shkuar mendja ta pyesësh ndonjëherë si ka mundësi që inceneratori i Tiranës nuk ekziston dhe aty jepen lekët, ti ke firmos?

    Nard Koka: Vëllai im realisht me aq sa di unë 2-3 ditë para se të dorëzonte ministrinë ka firmosur një kontratë që ishte kontrata për inceneratorët më mbrapa të gjitha gjërat e financuara nuk janë bërë nga vëllai im janë bërë nga Erioni, është bërë nga qeveria, s’ka lidhje vëllai im

    Çim Peka: Po Erioni me vëllain tënd, me Terin ka pas komunikim për inceneratorët ose a i ka dhënë ndonjë garanci që amerikanët nuk do e shpallin nuk do e bëjnë publike non gratën?

    Nard Koka: Këtë nuk ta them dot 100% por çfarë kam dëgjuar nga vëllai kanë pas komunikim ditë dhe natë.

    Çim Peka: Kanë pas komunikim?

    Nard Koka: 100% nuk ta jap dot por çfarë kam dëgjuar nga vëllai po.




    Syri

  6. #36
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Dosja e inceneratorëve: SPAK arreston ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka

    Historia/ Si e përdori Rama limonin e shtrydhur Lefter Koka

    Emri:  rama-teri.jpg

Shikime: 410

Madhësia:  14.5 KB

    Në fillim të këtij shtatori, pak ditë para se të fillonte sesioni i ri parlamentar, shumëkush mbeti i çuditur kur dëgjoi se deputeti i sapo zgjedhur i PS-së, Lefter Koka kishte dhënë dorëheqjen. Kjo habi bëhej edhe më e madhe nga mungesa e arsyetimit të këtij akti në njoftimin që vetë Koka bëri në Facebook. Shprehja se “…është gjithmonë e vështirë të ndalesh një moment dhe të vlerësosh se kur është koha e duhur për të mbyllur një cikël,” nuk i thoshte asgjë kureshtarëve.

    Por, për ata që i njohin kulisat dhe prapaskenat e politikës nuk kishte asnjë mister. Lefter Kokën po e lëshonin ata që e kishin mbrojtur dhe përdorur, për ta hedhur në kthetrat e drejtësisë. Edi Rama ia kishte rrëmbyer atë Ilir Metës, e kishte përdorur për ta lënë LSI-në pa deputet në Durrës, e kishte bërë pjesë të listës përkrah me emrin e tij në këtë qytet, tani ia kishte hequr vështrimin dhe mbështetjen. Ashtu si me skenarin e arrestimit të zyrtarëve të uniformave të policisë, që u pushuan nga puna para se të prangoseshin edhe me Kokën u ndoq e njëjta linjë. Kryeministri që kontrollon gjithçka edhe në SPAK, e mënjanoi Kokën nga grupi parlamentar në mënyrë që kur të vinte ora e spektaklit me drejtësinë, ai dhe partia në pushtet të njolloseshin sa më pak.

    Ky moment mbërriti tre muaj më pas dhe sot ish ministri, kryebashkiaku dhe deputeti 57 vjeçar akuzohet nga SPAK për veprat penale: “shpërdorim detyre”, “pastrim parash” dhe “korrupsion” në mega aferen e inceneratorëve.

    Pak a shumë, në sferat e larta të politikës të gjithë e dinin se kjo do të ndodhte. Rreth një muaj para zgjedhjeve, edhe e hidhëruar që Koka e kishte tradhëtuar, shefja e LSI-së, Monika Kryemadhi e denoncoi atë në prokurorinë speciale për aferën e inceneratorëve. LSI e akuzoi Kokën si përfitues të 3.3 milionë eurove nga koncesionari i incineratorit të Elbasanit, një kontratë që u lidh nga vetë Koka si Ministër i Mjedisit.

    Sipas denoncimit, ish ministri kishte ngritur një skemë kompanish fantazëm me të afërm të tij, ku këto lekë paguheshin nga kompanitë e incenerattorëve. Denoncimet e bëra me gojën e Kryemadhit shkuan edhe më tej. Sipas tyre, Lefter Koka si ish ministër i Mjedisit është vetëshpallur si autoriteti nënkontraktor që do të negocionte me kompaninë e inceneretaorit të Tiranës, ndërkohë që këtë tagër e ka vetëm Këshilli i Ministrave. Gjithashtu Koka nuk ka lënë gjurmë vetëm me këtë veprim. Ai dyshohet se ka gënjyer Këshillin e Ministrave duke nënshkruar me dorën e tij se ngritja e inceneratorit nuk do të kishte impakt mbi buxhetin e shtetit. Këtë deklarim ai e ka paraqitur edhe pranë Këshillit të Ministrave gjatë procedurës së miratimit të VKM për Dhënien e Bonusit prej 8% të pikëve shoqërisë “Integrated Energy BV”. Po Lefter Koka ka shkelur ligjin duke mos organizuar një garë ndërkombëtare me investitorë të huaj, sikurse kërkohet.

    Lapsi

  7. #37
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Dosja e inceneratorëve: SPAK arreston ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka

    Pretenca e SPAK / Lefteri, “koka e turkut” që mbulon vjedhjen e madhe

    Emri:  lefteri-incenerator.jpg

Shikime: 400

Madhësia:  37.4 KB

    Prokurorët e SPAK kanë kërkuar sot dënimin me 6 vjet e 8 muaj burg (pas pranimit te gjykimit te shkurtuar) për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, me pretendimin se në bashkëpunim me bosët e inceneratorëve, duke shpërdoruar detyrën, i ka dhënë atyre në mënyrë të paligjshme koncesionin 22 milionë euro për djegësin e Elbasanit, duke përfituar përmes një skeme kompanish fiktive afro 3 milion USD në favor të tij. Lapsi.al e ka skanuar të plotë pretencën plot 62 faqe të lexuara nga prokurorët Arben Kraja dhe Klodjan Braho para gjykatës. Nga leximi i saj del qartë se SPAK ka arritur të faktojë me detaje favorizimin, që iu bë nga ish ministri shoqërisë “Alb Tech Energy” për marrjen e konsesionit. Po aty, vërtetohet me përpikëri edhe skema e ndërlikuar financiare, që kishte ngritur Koka përmes kompanive fiktive për të marrë rryshfetin e dakordësuar, duke kryer kështu krimin e “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”. Në bazë të këtij hetimi të gjatë, prokurorët kanë kërkuar jo vetëm dënimin me burg, por edhe sekuestrimin e bizneseve të ish ministrit, si kantina e verës “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, disa njësi tregtare dhe shtatë apartamente. Pra, po të lexosh akt-akuzën duket sikur prokurorët kanë bërë një punë të lavdërueshme për të vërtetuar aktivitetin e jashtëligjshëm të ish ministrit.

    Por, po e pe këtë çështje nga lart, të lindin shumë pikëpyetje ende të pazgjidhura. A kishte Lefter Koka, atë kohë anëtar i LSI-së fuqi, ta detyronte bashkinë e Elbasanit të kontrolluar nga socialistët, të shpallte emergjencën mjedisore në Elbasan, që u bë shkak për shmangien e garës? A kishte ai fuqi të ndikonte mbi ministrat e Rilindjes që e miratuan këtë projekt? A ishte ai aq i zoti sa ta trajtonte Edi Ramën si sylesh, kur edhe pasi u bënë denoncimet e para e mbrojti publikisht këtë projekt korruptiv, madje duke sulmuar edhe kritikët e tij? Hetimi i SPAK nuk jep përgjigje për këto dilema. Ai është mjaftuar me kapjen e peshkut të vogël. Duket sikur SPAK ka ndjekur linjën e përcaktuar nga politika, “po dorëzojmë dikë për të shpëtuar të tërën”. Këtë tregoi edhe pretenca e lexuar sot, që mëton të forcojë alibinë se ish ministri nuk ka pasur përkrahje nga lart.

    Këto dyshime u ngjallën në fakt që në Shtatorin e vitit 2021, kur pak ditë para se të fillonte sesioni i ri parlamentar, deputeti i sapozgjedhur i PS-së, Lefter Koka kishte dhënë dorëheqjen. Kjo habi u bë edhe më e madhe nga mungesa e arsyetimit të këtij akti, në njoftimin që vetë Koka bëri në Facebook. Shprehja se “…është gjithmonë e vështirë të ndalesh një moment dhe të vlerësosh se kur është koha e duhur për të mbyllur një cikël,” nuk i thoshte asgjë kureshtarëve.

    Por, për ata që i njohin kulisat dhe prapaskenat e politikës nuk kishte asnjë mister. Lefter Kokën po e lëshonin ata që e kishin mbrojtur dhe përdorur, për ta hedhur në kthetrat e drejtësisë. Edi Rama ia kishte rrëmbyer atë Ilir Metës, e kishte përdorur për ta lënë LSI-në pa deputet në Durrës, e kishte bërë pjesë të listës përkrah me emrin e tij në këtë qytet. Pasi kishte mbaruar punë ia kishte hequr vështrimin dhe mbështetjen.

    Kryeministri që kontrollon gjithçka edhe në SPAK, e mënjanoi Kokën nga grupi parlamentar në mënyrë që kur të vinte ora e spektaklit me drejtësinë, ai dhe partia në pushtet të njolloseshin sa më pak.

    Ky moment mbërriti tre muaj më pas dhe në dhjetor, ish-ministrit dhe ish-deputetit socialist iu vunë prangat. Akuzat ishin të rënda: “shpërdorim detyre”, “pastrim parash” dhe “korrupsion” në mega aferën e inceneratorëve.

    Pak a shumë, në sferat e larta të politikës të gjithë e dinin se kjo do të ndodhte. Rreth një muaj para zgjedhjeve të përgjithshme, e hidhëruar që Koka e kishte tradhëtuar, shefja e LSI-së, Monika Kryemadhi e denoncoi atë në prokurorinë speciale për aferën e inceneratorëve. LSI e akuzoi Kokën si përfitues të 3.3 milionë eurove nga koncesionari i inceneratorit të Elbasanit, një kontratë që u lidh nga vetë Koka si Ministër i Mjedisit.

    Sipas denoncimit të LSI-së që e përforconte edhe Ilir Meta nga presidenca, ish ministri kishte ngritur një skemë kompanish fantazëm me të afërm të tij, ku këto lekë paguheshin nga kompanitë e inceneratorëve.

    Natyrisht e gjithë kjo panoramë e zymtë nuk ka qenë e tillë vite më parë, kur Rama e falenderonte Lefter Kokën teksa me një ceremoni pompoze e inaguroi inceneratorin e parë të Elbasanit duke e shpërngulur gjithë qeverinë në kantierin e tij. “I jam mirënjohës ministrit të Mjedisit (Lefter Koka) dhe ministrit të Financave, që ndonëse gjirokastrit, e zgjidhi deri në fund qesen…,” tha Rama nga podiumi i përurimit në Prill 2017.

    Dy vjet më pas, Lefter Koka do të bëhej edhe më i domosdoshëm. Kur e gjithë opozita dogji mandatet, i shantazhuar me nënshkrimet që pati hedhur për inceneratorët, Koka nuk pranoi ta linte parlamentin. Ai u bë një nga deputetët e preferuar të ambasadave perëndimore që i përshëndetën të gjithë ata që nuk shkuan pas interesave personale të liderëve që “për interesat e tyre personale minonin të ardhmen e vendit”.

    Por Ramës, Lefter Koka nuk iu desh vetëm për të bërë rolin e opozitarit fallco. Për të gjithë është tashmë e njohur ajo video e kryeministrit me “Terin”, në të cilën, nën avujt e disa shisheve verë, ftonin dhe Nasip Naçon të braktiste LSI-në dhe t’i bashkohej fushatës zgjedhore të PS-së.

    Ajo që u pa në ato imazhe vulgare dhe të neveritshme për këdo që ka një koncept normal për politikën, pas pak kohësh u bë realitet. Edhe Koka edhe Naço konkuruan me PS-në dhe arritën t’i heqin LSI-së dhe opozitës më së paku një mandat në Durrës dhe një mandat në Berat.

    Dhe këtu misioni i Lefter Kokës mbaroi. Firmat e tij të dikurshme, që shërbyen për ta shantazhuar qoftë për të bërë opozitën fallco, qoftë për ta përdorur si rilindas në zgjedhje, tani mund t’i përdorte drejtësisa. Kujdesi i fundit duhej të ishte që pasi e përdorën si mish për top në garën elektorale, tani Koka as mos e njolloste PS. Ai u detyrua të japë dorëheqjen në shtator2021 , tre muaj para se SPAK ta akuzonte për korrupsion dhe pastrim parash.

    Pikërisht këtë linjë logjike ka ndjekur edhe SPAK. Po të lexosh pretencën e Arben Krajës dhe Klodjan Brahos të krijohet pështypja se Lefter Koka bashkë me Stela Gugallian, Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton kanë pasur aq fuqi sa të komandonin gjithë qeverinë Rama dhe Bashkinë e Elbasanit, në mënyrë që ministri të përvetësonte afro 3 milionë USD. Mjafton të kqyrësh me imtësi 62 faqet e akt-akuzës për të kuptuar se SPAK di të hetojë, por nuk është i lirë ta bëjë këtë për këdo. Prandaj dhe Lefteri është një ‘kokë” e merituar turku, që mbulon ata që ideuan skemën e madhe.

    Lapsi

  8. #38
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Dosja e inceneratorëve: SPAK arreston ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka

    Denoncimi i Nar Kokës/ Çfarë i premtoi Rama tim vëllai në emër të SPAK

    Emri:  nar-koka-rama.jpg

Shikime: 415

Madhësia:  38.0 KB

    Kur ish ministri i mjedisit, Lefter Koka u arrestua për aferën e inceneratorëve, në dhjetor të vitit 2021, fiks tre muaj pasi kishte shpallur largimin nga politika dhe kishte dorëzuar mandatin e deputetit, shumëkush e pa me dyshim këtë ngjarje, si një pakt të shëmtuar mes drejtësisë së re dhe pushtetit të rilindjes. Por, kjo hipotezë është përforcuar së tepërmi pas dëshmisë tronditëse të vëllait të ish ministrit të burgosur për gazetarin Çim Peka.

    Në një bisedë telefonike të regjistruar mes tyre, Leonard Koka pohon se Edi Rama ka negociuar personalisht, gjysëm me shantazh dhe gjysëm me premtime, që Koka të largohej për të mos njollosur PS-në. “Do të kesh një malore të lehtë po dorëzove mandatin. Po nuk e dorëzove, malorja është më e lartë. Unë i thashë vëllait, mos e dorëzo. Vëllai e dorëzoi”, tregon Koka për bisedën mes Lefterit dhe Edit.

    Sado i dyshimtë të jetë ky pretendim i personazhit kontrovers, që u bë shkesi i koalicionit të ngjalave në Lalëz, mes Ramës dhe Metës, sado pabesueshmëri të ngjallë e shkuara e Nar Kokës, afërsia e tij me Ramën dhe fakti se Lefter Koka e dha papritmas dorëheqjen, ngjall pikpyetje të mëdha.

    Për ti përforcuar ato shërben kronologjia e ngjarjeve. Në prill 2021 Lefter Koka që kishte tradhëtuar LSI-në u zgjodh deputet i Durrësit në të njëjtën listë emërore me kryeministrin. Në këtë fushatë ai shpenzoi shumë nga pasuria e tij dhe nga lidhjet njerëzore që eksportoi nga partia e Metës drejt asaj të Ramës. Pra një njeri që bën gjithë këto sakrifica, nuk e ka as ndërmend të lërgohet nga politika me motivimin absurd që dha në shtator 2021: “…është gjithmonë e vështirë të ndalesh një moment dhe të vlerësosh se kur është koha e duhur për të mbyllur një cikël”.

    Por këtë kapërcim befasues nga prilli në shtator do ta shpjegonte vendimi që nxori SPAK në dhjetor të po atij viti. Lefter Kokës iu vunë prangat me pretendimin se ka firmosur ngritjen e inceneratorëve të Elbasanit dhe atij Fierit (deri tani ka marrë mbi 8 vite dënim) duke përfituar një shumë prej mbi 3 milionë eurosh.

    Kur sheh këto koincidenca pyetja e parë që të vjen ndër mend është: ku e dinte Edi Rama tre muaj para arrestimit se SPAK do të vepronte? A merr leje Prokuroria e Posaçme tek kryeministri që për këtë çështje normalisht duhet ta kishte objekt hetimi? Apo mos vallë diplomatët që kanë negociuar mes qeverisë dhe prokurorëve i kanë marrë leje Ramës për gurët e shahut që do ti hanë?

    Cilado nga këto hipoteza të jetë e vërtetë ajo tregon se kemi të bëjmë me një drejtësi me regji ku procesi kontrollohet nga pushteti politik. Fakt interesant në deponimin e Nar Kokës është edhe përmendja e shpalljes Non Grata në bisedën mes të vëllait dhe kryeministrit ku ky i fundit pretendohet se ka dhënë garanci se nëse Lefter Koka bindej amerikanët nuk do ta ndëshkonin: “Nuk do të shpallin non grata…”. Kjo përkon me një lajm, pa burim të konfirmuar, që doli fiks pas kësaj bisede në disa media, aty pretendohej se Lefter Koka ishte në listën e zezë të SHBA-së. Dukej sikur njoftimi qe prodhuar për të bindur viktimiën se padroni i tij po e ndihmonte me aq sa mundej.

    Nga kjo ngjarje kanë kaluar fiks dy vjet dhe Lefter Koka që është dënuar me 2 vjet e 8 muaj për Elbasanin dhe 5 vjet e 8 muaj për inceneratorin e Fierit. Malorja për të nuk po rrezulton edhe aq e lehtë. Tani që e ka hequr qafe, Edi Rama e përshkruan në publik si dikë që ka ngrënë kumblla dhe dardha pas shpinës së tij, duke pranuar se ai ka vjedhur pa bekimin e shefit. mesazhi për prokurorët është se kryeministri e ka lëshuar ish vartësin. Dhe prandaj një javë më parë SPAK shpalli një arrest të ri për Lefter Kokën, këtë radhë për inceneratorin inekzistent të Tiranës, që do të thotë vite të tjera burg për ish ministrin. Fiks pas kësaj goditje të re Leonard Koka ka vendosur të flasë për Çim Pekën duke pohuar se mes të vëllait dhe Ramës kishte një pakt.

    Por në këtë rrëfim e rëndësishme nuk është prishja e pazareve mes dy prej anëtarëve të bandës, që ideoi aferën qindramilionëshe të inceneratorëve. Ajo përbën një larje hesapesh mes tyre. Rëndësia e bisedës së regjistruar të njërit prej vëllezërve Koka është se ajo dëshmon për drejtësinë me regji nga lart që aplikon SPAK. Ajo është prova e prekshme se Rama e dinte sëpaku që para tre muaj se çfatë do të ndodhte me ish ministrin e tij. Prandaj ai i kërkoi dorëheqjen për të njollosur sa më pak të qe e munduar atë vetë dhe qeverinë e djegsave.

    Lapsi

  9. #39
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Verdikti: Vodhën dhjetra miliona euro nga djegësat e plehrave, marrin dënime qesharake nga drej

    SPAK kundër pafajësisë së Alqi Bllakos, kërkon edhe rëndimin e akuzave për Lefter Kokën

    Emri:  auto_kokabllako1713866469.jpg

Shikime: 401

Madhësia:  46.4 KB

    Prokuroria e Posaçme kundërshton pafajësinë e Alqi Bllakos për inceneratorin e Elbasanit dhe rënien e akuzës së shpërdorimit të detyrës për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, teksa ky i fundit u dënua vetëm për korrupsion.

    SPAK kërkon në Apelin e Posaçëm dënimin e Bllakos dhe Kokës njësoj siç është kërkuar në pretencën e organit hetues, përkatësisht 10 vite për Kokën e 4 vite për Bllakon.

    Por ky i fundit edhe pas vendimit për pafajësi, vijon të qëndrojë në qeli për shkak të dënimit të tij për inceneratorin e Fierit me 2.8 vite burg.

    Gjithashtu ndaj tij vijon të jetë në fuqi një tjetër masë sigurie “Arresti në burg” për inceneratorin e Tiranës.

    Në tetor të 2023, GJKKO dënoi në total me 33 vite burg të pandehurit, përkatësisht me 5.8 ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka. Atij iu konfiskuan një pjesë e aksioneve në kantinën e pijeve në Durrës, në vlerën e korrupsionit të kryer, 3.7 milionë euro.

    Biznesmeni Klodian Zoto u dënua me 10 vite burg, duke përfituar zbritje në 6.8 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar. Të njëjtën masë dënimi gjykata dha edhe ndaj biznesmenit tjetër Mirel Mertiti. Ndërkohë Stela Gugallja, administratore në inceneratorin e Elbasanit, u dënua me 7 vjet heqje lirie, por me gjykim të shkurtuar përfitoi zbritjen në 4.8 vjet.

    Me 4 vjet burg u dënua Pëllumb Abeshi, ish-kryetar i Komisionit të Shpronësimit, por me gjykim të shkurtuar do të vuajë 2.8 vjet, ndërsa për anëtarin e komisionit Bardhyl Çabiri, GJKKO dha 2 vjet burg. Për anëtaren Jonida Zeqo 4 vjet, por nga gjykim i shkurtuar i zbriti në 2.8 vjet burg. 1.4 vite u dënua ish-anëtari tjetër i komisionit, Serafin Papa, teksa i shuhet masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, pasi ka përfunduar koha e dënimit gjatë qëndrimit në burg.

    Syri

  10. #40
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Verdikti: Vodhën dhjetra miliona euro nga djegësat e plehrave, marrin dënime qesharake nga drej

    Ilir Meta akuzon Ramën, Agaçin dhe Veliajn për inceneratorët

    Nga Ilir Meta-

    Në seancë e sotme të pyetjeve reciproke në SPAK, në cilësinë e Presidentit të Partisë së Lirisë, forcës së dytë opozitare në vend, që ka qenë denoncuesja kryesore e megaaferës së inceneratorëve, që ka përgjegjës kryesorë Edi Ramën dhe Ëngjëll Agaçin, paraqita sot tre fakte zyrtare dhe panele që i ngarkon ata me përgjegjësi.


    1. Edi Rama, në kundërshtim me çdo ligj në fuqi, më datë 7.12.2016, firmosi dhënien e bonusit prej 8% të pikëve kompanisë Integrated Energy BV sh.p.k për procedurën e konkurrimit, për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, por që ne fakt kjo kompani NUK EKZISTONTE në momentin që Kryeministri firmosi bonusin që e favorizonte ne procedurën konkurruese.

    2. Edi Rama ka firmosur në kundërshtim me ligjin “Për koncensionet dhe Partneritetin Publik/Privat”, për negocimin pa shpallje të kontratës koncensionare për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit edhe pasi Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi, u njoftua zyrtarisht nga Drejtori i Agjencisë së Prokurimeve Publike, z. Eduard Ahmeti, se procedura e përzgjedhur për dhënien e këtij koncensioni negocim pa shpallje është e paligjshme.

    3. Firmën e paligjshme të Erion Veliaj për miratimin e koncensionit 30-vjeçar të inceneratorit fantazmë të Tiranës, në shmangie të vendimarrjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe në shkelje të ligjit.

    Meqë kjo çështje ka interes të lartë publik, pyetja ime ishte se çfarë bëhet me hetimet ndërkohë që dhjetëra milion euro vazhdojnë të vidhen dhe të financojnë kallëzues të rremë, media dhe analistë “spakistë” që përmbytin banaqet televizive?

    Që të mos lodhet më shumë SPAK dhe analistët “spakistë” ja ku i kanë dokumentat me firmë dhe me vulë.

    Emri:  a1-2.jpg

Shikime: 223

Madhësia:  33.7 KB

    Emri:  a2.jpg

Shikime: 224

Madhësia:  38.7 KB

    Koha Jone

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. Haxhiu tregon sa miliona euro janë shpenzuar për liderët e UÇK-së
    Nga Akuamarini në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-01-2023, 15:09
  2. PD: Në dogana u vodhën 17 milionë euro në vitin 2015
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-01-2016, 14:16
  3. Dy banda në Shqipëri vidhnin miliona euro në banka të BE dhe SHBA
    Nga ATMAN në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2012, 15:27
  4. Financuesit e PDK-së përfitojnë miliona euro tenderë publikë
    Nga fattlumi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-02-2011, 13:35
  5. Piratët e internetit, vjedhje miliona euro filmave shqiptarë
    Nga Cimo në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 16-09-2007, 17:04

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •