Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-07-2020
    Postime
    269

    Tranzicioni në stabilizimin e religjionit orthodoks në Shqipëri po përfundon.

    Shumë kush mund të habitet, por egziston dhe tranzicioni në fushat klerikale dhe religjioze. Një nga këto është dhe komuniteti ynë orthodox dhe klerikët e tij të përfshire në Autoqefalinë shqiptare e cila ashtu si vëndi ynë dhe religjionet e tjera, ka pësuar goditje të rënda deri në asgjësimin e saj nëpërmjet Ligjit për shtetin e vetëm Ateist në botë.. Shqipëria për 35 vite mbeti pa religjion nga komunistët.
    Nga 1967 deti në 1992 kur u ndaluan funksionimi i kishave e xhamive, kur komuniteti orthodoks shqiptar pësoi goditjen më të rëndë që nga koha e pushtimit osman, aktualisht kaloi në vdekjen e kishës autoqefale shqiptare.
    Duhet pranuar se ardhja e demokracise solli Kryepeshkopin Anastas ne 1992 i cili e ringjalli Kishen Orthodokse Autoqefale Shqiptare , dhe deri në ditet e sotme ka punuar jashtzakonisht për përmiresimin e kushteve, ndërtimin e konstruksionin e kishave, hspjen e kopshteve, shkollave dhe kolegjit universitar , botimin e gazetes Ngjallja, hapjen e mensave për të varfërit, botimin e dy revistave fetare, pra nje ringjallje reale dhe graduale, ashtu si Noli yne i madh e beri te flase Krishtin shqip, edhe Kryepeshkopi Anastas e ringjalli KOASH.
    Orthodoksia shqiptare tashme po del nga 'reanimacioni' dhe po stabilizohet për të dalë nga spitali i semundjeve religjioze. Por dëmtimi i rëndë ka dhënë efektet anësore të saj, të cilat Kryepeshkopi Anastas nuk ka mundur ti shëroje qoftë për shkak të mosnjohjes historike e religjioze shqiptare qoftë për shkak të ekipit i cili nuk e ka orientuar drejtë për problemet shpirtëroro- historike shqiptare, qoftë për shkak të presionit të politikës greke.
    Një nga aspektet më të veccanta të orthodoksisë shqiptare të drejtuar nga intelektualët shqiptarë dhe klerikët shqiptarë është patriotizmi dhe kontributi i tyre baza nësi në formimin e shtetit shqiptar ashtu dhe nëmbrojtjen, arsimin dhe kulturën e vëndit.
    Këto probleme që duhen zgjidhur e mbajne të përcarë komunitetin orthodoks shqiptar. Këto i kemi shtruar e sugjeruar me shkrim Krepeshkopit Anastas në formën e Promemories, por edhe me faktin se orthodoksia shqiptare ka qënë e mbetet shumë patriotë qoftë në bërjen e shtetit shqiptar, qoftë në kontributin në kongresin e Manastirit, qofë në bërjen e Hymnit shqiptar, qoftë në propozimin e flamurit të Skënderbeut nga klubi i bukureshtit, qoftë në bërjen e këngëve patriotike, qoftë në rindertimin e vendit. Pra është nje komunitet religjioz orthodoks por edhe patriot dhe që bashkëjeton me religjionet e tjera në mënyre të shkelqyer, madje është një komunitet nga më të kulturuarit dhe të arsimuarit me nivelin më të ulur të kriminalitetit nëraport me komunitetet e tjera dhe ateistët.
    Trazicioni mund të përfundoje pas Kryepeshkopit Anastas nëse zgjidhen edhe cështje jo religjioze . Përse? sepse Greqia e cila është dhe nacionaliteti i Kryepeshkopit Anastas ka patur e ka shume probleme me Shqipërinë.
    Në Shqipëri problemi qëndron ndryshe. Pavarësisht se Kryepeshkopi Anastas e ringjalli KOASH një KOASH te cilin Noli i madh e beri ' te flase Krishtin' shqip që në 1914 dhe mbetet ideatori i Autoqefalisë shqiptare, - problemi religjioz është shumë sensibël dhe e tejkalon pjesën religjioze. Pse?
    Sepse politika greke (jo populli grek), ka 111 vjet që ka ngacmuar dhe dëmtuar Shqipërinë aq shumë sa dhe sot e kesaj dite nuk kanë hequr ligjin e luftës duke masakruar popullsinë në 1914, duke larguar camët në 1923, duke dëbuar greket e së majtas luftarake greke në 1945, duke bërë provokacionet ne 1949, duke vrarë ushtaret shqiptarë në 1993, duke bërë varret greke në Këlcyrë e Drenovë, duke vendosur pllaka dy gjuhëshe në zonat minoritare, duke hyrë e ndërhyrë sa herë u do qejfi me ministra, kryeministra, kryetare bashkie sa herë ka censusa, e zgjedhje, duke kërkuar ri bërjen e kufirit detar Duket gje normale kjo?
    Kjo ka ndikuar në përcarjen e Komunitetit Orthodoks në Shqipëri me gjithe punën e shkëlqyer të Kryepeshkopit Anastas- mbetet dyshimi se fraza e Nolit qe 'greku lufton me kishë'...mund të jetë reale, por delet e humbura nuk po interesohet njeri.
    Disa nga aspektet kryesore të pazgjidhura janë:
    -shqiptarizimi i Kishës Orthosokse duke respektuar dhe nderuar klerikët orthodoksë shqiptare patriotë,
    -rregullimi i disa neneve të KOASH, një nga ato është kalimi nga Kisha Orthodokse Autoqefale Shqiptare në Kishë Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë, në dukje një gabim I vogël por në fakt është një diferencë e madhe nga e cila kanë lindur debatëe të mëdha .; dhe këtu është djallëzia e politikës greke duke u justifikuar se feja orthodokse nuk ka kombësi, pro në fakt cdo kishë orthodokse shtetërore pëcakton kombësinë si Kisha Greke, Kisha serbe, kisha ruse, kish ukrainase. Atëhere përse të mos jetë ashtu si e vendosi Kongresi i Beratit në 1922 madje dhe pas TOMOS-it Kisha Orthodokse Autoqefale Shqiptare?
    -pranimi i Promemories së Intelektualëve orthodoksë për vendosjen në Kalendarin Orthodoks edhe të klerikëve shqiptarë që drejtuan KOASH nga 1922 e deri në 1967, SI të klerikëve të tjerë patriot, ashtu si ccka bërë çdo vënd tjetër.
    -Heqja e frazës gjatë meshës së përditëshme; ` bekoje shtetin orthodox`!!, Shqipëria është shtet laik, atëhere kush mbetet shtet orthodoks që mesha shqiptare bekon??
    - rregullimi i kontradiktave branda kishës të cilat kanë larguar apo afruar njerëz të ndryshëm klerikalë që duhen rivlerësuar
    Në përfundim mund të shprehem se vendosje e një Kryepeshkopi shqiptarnë të ardhmen, do të bashkonte komunitetin e përçarë orthodoks shqiptar (dhe jo të Shqiperisë), do të realizonte Promemorien e Intelektualeve orthodoksë, dhe do të shmangte ndikimet e huaja mbi KOASH.
    Prof. Dr. Pirro Prifti
    priftipirro2017@gmail.com

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,034
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tranzicioni në stabilizimin e religjionit orthodoks në Shqipëri po përfundon.

    Profesor,

    Njeriu i fundit që i futi hundët në punët e Kishës Orthodhokse e kish emrin Bashkim Gazidede. Edhe ai si ty ishte profesor në Tiranë. Sali Berisha e vuri në krye të shërbimit sekret. Dhe duke qenë se ishte vetë etnikisht osman në origjinë, i vuri detyrë vetes që ta përzinte Kryepeshkopin Anastas nga Shqipëria. Ishte njeri i plotfuqishëm në 1996 dhe rekrutoi plot spiunë në Elbasan e qytete të tjera të vendit që sulmonin Kishën dhe Kryepeshkopin. Por ja që nuk i ndriti misioni që i vuri vetes, dhe Perëndia e syrgjynosi në 1997 atje nga familja e tij kish origjinën, në Turqi e Siri. U sëmur me një sëmundje të keqe e vdiq.

    Pse t'i kujtoj këto gjëra profesor?

    Kisha Orthodhokse nuk është e "Nolit të Madh". Kisha Orthodhokse është e Jisu Krishtit! Dhe Jisu Krishti i zgjedh vetë njerëzit që vendos në krye të Kishës. Ne i njohim si peshkopë. Institucioni që flet në emër të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë e ka emrin Sinod i Shenjtë. Sinodi i Shenjtë është këshilli i gjithë peshkopëve të vendit, secili përfaqëson një prej dioqezave të vendit. Kryepeshkopi Anastas nuk drejton KOASH, Sinodi i Shenjtë e drejton KOASH. Pozita e Kryepeshkopit dhe titulli Kryepeshkop është një titull nderi. Çdo peshkop në atë Sinod të Shenjtë ka një votë, dhe vota e tyre është e barabartë, për çdo çështje që shtrohet për diskutim. Prandaj lëri ata që ka thirrur Krishti të drejtojnë Kishën e Tij të flasin në emër të Kishës dhe tufës së besimtarëve orthodhoksë. Nuk të takon as ty, as mua e askujt, të flasi në emër të Kishës Orthodhokse.

    Nuk e di a ke dëgjuar edhe për të birin e bimbashit osman të Gjirokastrës. E kish emrin Enver Hoxha. Edhe ai e sulmoi Kishën e besimin e shqiptarëve sa mundi. Sot nuk i gjendet varri dhe librat e historisë e rendisin si një prej diktatorëve më të liq në historinë e njerëzimit.

    T'i them këto gjëra profesor, se je në moshën e flokëve të bardha. Dhe nuk do të jetë e largët dita që do ta gjesh veten para Fronit të Zotit të Kishës në qiell!

    Albo

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2013
    Postime
    8

    Për: Tranzicioni në stabilizimin e religjionit orthodoks në Shqipëri po përfundon.

    Akoma gjalle Anastasi a? Vetem njerezit e mire Perendia do ti kete afer, prandaj i merr ma shpejt.

Tema të Ngjashme

  1. Tranzicioni Shqiptar
    Nga Redi në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 22-04-2010, 14:51
  2. A ndihmon pavarësia e Kosovës në stabilizimin e Ballkanit?
    Nga altruisti_ek84 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 48
    Postimi i Fundit: 28-02-2008, 08:36
  3. Tranzicioni pa mbarim
    Nga i_pakapshem në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 03-03-2006, 14:17
  4. Presidenti Rugova falenderon KFOR per stabilizimin e situates
    Nga Agron Jozef Mje në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 25-03-2004, 08:26
  5. Majko ofron trupa për stabilizimin e Maqedonisë
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-09-2003, 11:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •