Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22

    Frika e konfliktit të armatosur: Serbia ka rritur prezencën ushtarake në kufi me Kosovën

    A po përgatitet Serbia për pushtim ushtarak të Veriut të Kosovës? Përgjigjet zëdhënësi i Këshillit Kombëtar për Siguri të SHBA-së

    Emri:  Capture-140.jpg

Shikime: 145

Madhësia:  31.6 KB

    Situata në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë është tensionuar së fundi, pasi sipas SHBA, Serbia ka mobilizuar trupa të shumta ushtarake në kufi me veriun e Kosovës.

    Ndërkohë Britania nisi sonte trupa speciale ushtarake drejt Kosovës. Frika se mos ndodh e njëjta situatë si e Rusisë me Ukrainën, ka bërë që NATO të shtojë trupat e saj në Kosovë.

    Zëdhënësi i Këshillit Kombëtar për Siguri të SHBA-së, John Kirby, në një konferencë për media ka ngritur shqetësimin e SHBA-së për një vendosje të madhe të trupave serbe afër kufirit me Republikën e Kosovës.

    Kirby ka thënë se SHBA po e vëzhgon situatën dhe ka kërkuar nga Serbia që të tërheqë trupat e saj.

    Kirby u pyet nëse ky grumbullim i trupave ushtarake pranë kufirit është sinjal se Serbia po përgatitet për ndonjë pushtim ushtarak.

    “Po e shikojmë, po e vëzhgojmë. Por grumbullimit të trupave ushtarake serbe është shumë i madh në kufi, por për pushtim nuk mund ta them tani”, tha ai.

    Ndërkohë shërbimet e agjensive partnere po vëzhgojnë çdo lëvizje të trupave ushtarake serbe.

    Njëherë e ka provuar Serbia sulmin dhe ndëshkimin e NATO-s ndaj duket çmenduri të futesh në konflikt ushtarak me NATO-n.


    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Frika e konfliktit të armatosur: Serbia ka rritur prezencën ushtarake në kufi me Kosovën

    SHBA: Serbia të tërheqë forcat e shumta ushtarake nga kufiri me Kosovën

    Emri:  01000000-0aff-0242-8bba-08dbab27d153_w1597_n_r1_st_s.jpg

Shikime: 74

Madhësia:  23.1 KB

    -Zëri i Amerikës-

    Uashingtoni i bën thirrje Serbisë të tërheqë forcat ushtarake nga kufiri me Kosovë.

    Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby tha se Shtetet e Bashkuara po vëzhgojnë një grumbullim të madh ushtarak të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën, që përfshin artileri të avancuar, tanke dhe njësi ushtarake të mekanizuara, të cilin ai e quajti “të pashembullt”.

    “Ky është një zhvillim shumë destabilizues, që ka ndodhur gjatë javës së fundit”, tha zoti Kirby.

    “I bëjmë thirrje Serbisë të tërheqë forcat nga kufiri, që të kontribuojë në uljen e tensioneve dhe vëmendjes,” shtoi ai.

    Ai tha se Sekretari amerikan i Shtetit Blinken pati një bisedë telefonike me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç për të përcjellë “shqetësimin tonë për këto incidente dhe për të nënvizuar nevojën e menjëhershme për shtensionim dhe kthim në dialog.”

    Zoti Kirby tha se nuk ka ndonjë informacion më të hollësishëm lidhur me arsyet për këtë grumbullim në kufi, por…

    “Ne po e ndjekim (situatën) dhe po flasim për këtë sot këtu, për ta bërë të qartë se sa të shqetësuar jemi …një nga arsyet pse doja ta përmendja shumë qartë sot dhe të bënim komente publike përveç bisedave private, është që t’i nxisim serbët përmes kanaleve diplomatike që t’i tërheqin ato trupa, sepse edhe vetëm nga shtrirja, përmasat e tyre dhe prania e tyre, gjendja është mjaft destabilizuese”, tha ai.

    Ai tha se Shtetet e Bashkuara po shohin me shqetësim përkeqësimin e ciklit të dhunës.

    “Së fundmi, incidenti më shqetësues ishte ai që ndodhi para disa ditësh më 24 shtator. Ai sulm ishte i koordinuar mirë dhe i planifikuar”, tha ai.

    Zoti Kirby tha se po bëhet një hetim aktiv për sulmin e fundjavës së kaluar dhe se Shtetet e Bashkuara duan që autoritetet serbe të bashkëpunojnë në atë hetim.

    “Shkalla dhe shtrirja e këtij sulmi, numri i automjeteve të përfshira dhe llojet e municioneve dhe armëve lënë të kuptohet qartë për një nivel mjaft të lartë të sofistikimit dhe paisjeve, madje edhe të trajnimit”, tha ai.

    “Ky nuk është sulm që është kryer pa plan apo spontanisht nga një grup i vogël dhe llojet e armëve që janë gjetur paraqesin kërcënim për sigurinë jo vetëm të forcave të Kosovës,, por edhe pranisë ndërkombëtare, përfshirë forcat e NATO-s,” tha zoti Kirby.

    Ai tha se Shtetet e Bashkuara presin që “të gjithë ata që ishin të përfshirë në këtë sulm të çohen para drejtësisë.”

    Zoti Kirby tha se Shtetet e Bashkuara po bashkëpunojnë me aleatët e NATO-s për të reaguar ndaj përpjekjeve për të stabilizuar Kosovën dhe minuar sigurinë dhe konfirmoi se do të shtohet prania e NATO-s në pjesën veriore të Kosovës dhe përgjatë kufirit.

    “Në ditët në vijim, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të konsultohen ngushtë me aleatët për të siguruar që pozicioni i forcave paqeruajtëse të jetë në përputhje me kërcënimin që paraqitet atje”, tha ai.

    Ndërkohë, zoti Kirby tha se Këshilltari për Siguri Kombëtare Jake Sullivan ka biseduar me Kryeministri e Kosovës, Albin Kurti për të diskutuar rreth këtyre zhvillimeve dhe për të theksuar rëndësinë e dialogut.

    “Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të punojnë intensivisht me partnerët tanë evropianë duke u kërkuar si Kosovës, edhe Serbisë që t’i rikthehen dialogut për paqen nën formatin e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”, tha ai.

    Zoti Kirby tha se të dyja vendet duhet të përmbushin angazhimet e tyre ekzistuese dhe të angazhohen në këtë proces me mirëbesim.

    “Të dyja vendet duhet të shmangin gjithashtu marrjen e hapave provokues që vetëm rrisin tensionin dhe pengojnë përparimin në atë dialog, hapa si ai që po shohim me këtë grumbullim nga Serbia në kufi. Përparimi në frontin diplomatik është kritik për stabilitetin afatgjatë në rajon dhe për të shmangur çdo dhunë dhe gjakderdhje të mëtejshme”.

    Zëri i Amerikës

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Frika e konfliktit të armatosur: Serbia ka rritur prezencën ushtarake në kufi me Kosovën

    Situata në Veri, Britania në krah të Prishtinës, dërgon trupa shtesë në Kosovë

    Emri:  bre.jpg

Shikime: 81

Madhësia:  65.3 KB

    Ministria e Mbrojtjes së Britanisë ka njoftuar se e ka transferuar komandën e një batalioni të ushtrisë në NATO, në mënyrë që të ofrojë mbështetje shtesë për Kosovën, nëse kjo gjë kërkohet, shkruajnë mediat kosovare.

    Sot, Aleanca Veriatlantike e NATO-s ka autorizuar forca shtesë për adresimin e situatës aktuale në Kosovë. Nëpërmjet një deklarate, sekretari i përgjithshëm i Aleancës Veriatlantike, Jens Stoltenberg, nuk i përmendi ngjarjet e fundit në Banjskë, porse theksoi që autorizimi për forca shtesë u bë pas takimit të së enjtes të Këshillit të Atlantikut të Veriut, që është trupi më i lartë i NATO-s.

    “Për shkak të situatës aktuale në Kosovë, kemi transferuar komandën e Batalinit të Parë të Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit – forcë rezervë për Forcën e NATO-s, KFOR – në mënyrë që të mund të ofrojë mbështetje nëse kërkohet”, thuhet në deklaratën e Ministrisë britanike të Mbrojtjes, raporton Reuters.

    Të premten, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar masa ndaj Serbisë teksa i kanë kërkuar që t’i tërheqë trupat ushtarake nga afërsia me Kosovën.

    Balkanweb

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-05-2023, 21:08
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2023, 06:50
  3. Serbia e falimentimeve ushtarake e politike
    Nga guri79 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-08-2010, 02:59
  4. Serbia hap bazën e saj më të madhe ushtarake në kufi me Kosovën
    Nga dodoni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 27-02-2010, 10:36
  5. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 31-01-2006, 15:48

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •