Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,304

    KLER ÇAKU - Kampione Europe në shah

    KLER ÇAKU FITON SHTATË NDESHJE DHE MERR TROFEUN

    Vetëm 13 vjeç, Shqipëria ka një kampione Europe në shah!

    Sportistja e Teutës, Kler Çaku ka fituar titullin kampion në shah, për moshat deri në 14 vjeç. Sportistja shqiptare është kampione Europe në shah, kjo pas suksesit në Kampionatin Europian të zhvilluar në Slloveni. Vetëm 13-vjeçare, Çaku ia ka dalë që të sigurojë shtatë fitore dhe dy barazime në këtë turne, teksa në fund është shpallur kampione në kategorinë e saj.

    Turneu i të rinjve të shahut u zhvillua prej disa ditësh në Slloveni, aty ku Shqipëria ka dalë me një kampione të re Europe. Pjesë e Teutës, Çaku do jetë pjesëmarrëse në Kupën Europiane për Klube 2023 me ekipin e saj, teksa pritet me interes rezultati i saj.

    Në Durrës nisi dje eventi i Kampionatit Europian për Klube, ngjarja më e madhe sportive e këtij niveli, me pjesëmarrjen edhe të kampionit të këtij sporti, Magnus Scarlsen.


    Konica.al

    https://konica.al/2023/10/vetem-13-v...urope-ne-shah/

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,958
    Postimet në Bllog
    18

    Për: KLER ÇAKU - Kampione Europe në shah

    Pashë gjyshin që luante online, rrëfimi i 13-vjeçares kampione e Europës në shah

    Emri:  gdhfdghfgdh.jpg

Shikime: 28

Madhësia:  22.7 KB

    13-vjeçarja Kler Çaku regjistroi një rezultat historik për Shqipërinë në sportin e shahut, teksa u shpall kampione Europe për vajzat deri në 14-vjeç. Sportistja e ekipit të Teutës në Slloveni regjistroi 7 fitore dhe 2 barazime. Në një intervistë për “FitStation” me Çenkuela Hasa ajo tregoi sesi nisi ky rrugëtim.

    “Në moshën 8 vjeçare kam filluar të angazhohem me shahun seriozisht, më parë e njihja si lojë dhe më ka tërhequr shumë. Për herë të parë kam parë gjyshin teksa luante online shah dhe më ka pëlqyer shumë si lojë. Lojën e parë e kam bërë në tavolinë me gjyshin”- tha Kler për News24.

    Moderatorja: Sa suportues janë prindërit e tu, a shqetësohet mami se shahu mund të ndikoj në rezultatet e tua në mësime?
    Kler Çaku: Ata më mbështesin shumë. Babi është fansi im më i madh, ai emocionohet më shumë se unë gjatë garave ndërsa mami ndonjëherë nuk më sheh dot nga emocionet që ka.

    Balkanweb

Tema të Ngjashme

  1. Hajdeni luajme Shah tani, kush nga forumistat don ta muj i here? :D
    Nga Shup Laka në forumin Lojra dhe rebuse
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 06-09-2010, 17:56
  2. SHAH - Lojërat tuaja më interesante
    Nga Force-Intruder në forumin Lojra dhe rebuse
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-02-2009, 19:34
  3. Libra për shah ...
    Nga arianit_real në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-08-2008, 16:32
  4. lUANI SHAH oNLINE
    Nga miushi në forumin Lojra në kompjuter
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 14-08-2007, 11:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •