Emri:  gjama-e-burrave-nje.jpg

Shikime: 282

Madhėsia:  74.3 KB
Ismet AZIZI

POPULLSIA E SANXHAKUT, KRYESISHT KA PREJARDHJE NGA FISET KELMENDI, HOTI, KUĒI, SHKRELI, SHALA

Pėrdorimi i mbiemrave tek shqiptarėt thuhet se ka filluar nga shekulli XII dhe ka vazhduar deri ne shekullin XX. Gjatė kėtyre shekujve tė historisė procesi i vėnies sė mbiemrave ka ecur nga lart poshtė. Kėshtu, fillimisht janė pajisur me mbiemra shtresat e larta, mė pas shtresat e hierarkisė fetare, ndėrsa mė vonė ka zbritur deri nė shtresat e ulėta. Qėllimi fillestar i mbiemrave ka qenė pėr tė dalluar njerėzit nga njėri-tjetri.

Profesori i patronomisė, Bidollari, mbiemrat i klasifikon nė katėr kategori tė mėdha. “Nė kategorinė e parė pėrfshihen mbiemrat qė tregojnė vijimėsinė e birėrisė. Nė kėtė kategori futen ata mbiemra qė rrjedhin nga emrat e tė parėve”. Sipas tij, kėto mund tė jenė nė formėn e plotė tė emrit si Sinani, Andoni, Abazi, por edhe nė trajtat e tyre tė shkurtuara si, Kola, Hysi apo Leka. Nė kategorinė e dytė pėrfshihen mbiemrat qė tregojnė origjinė ose prejardhje, si Dibra, Frashėri, Bushati, tė cilėt janė ndėr mė tė pėrhapurit. “Kushti numėr njė i vendosjes sė mbiemrave tė kėtij lloji ishte qė familja qė merrte kėtė mbiemėr tė kishte lėvizur nga vendbanimi i mėparshėm. Gjithashtu, kur prijėsit e familjeve tė zhvendosura nuk arrinin tė gjenin njė paraardhės tė denjė pėr tė mbajtur si mbiemėr, atėherė ata pėrdornin emrat e fshatrave ose tė qyteteve nga vinin”.
Njė tjetėr kategori janė mbiemrat qė tregojnė zanate dhe profesione apo tituj si, Argjendari, Furrxhiu, Kadiu, Pasha, Aga, etj. Sipas Bidollarit, njė pjesė e mirė e kėsaj kategorie janė nė gjuhėn turke, pasi periudha e vėnies sė mbiemrave ka pėrkuar nė kohė me pushtimin turk. Ndėrsa kategoria e katėrt nė klasifikimin e mbiemrave pėrfshin mbiemrat qė janė formuar nė formėn e nofkave dhe llagapeve si Sakati, Qorri, Shurdhi etj. Duke iu vėnė fillimisht disa personave nė formėn e epiteteve, me kalimin e kohės ato janė konsoliduar nė mbiemra. Kėto epitete kanė qenė tė formave tė ndryshme, me ngjyresa pozitive dhe negative por me kalimin e kohės ngjyresa e tyre ka humbur.
Nė Sanxhak ka ndodhur procesi i konvertimit me dhunė por edhe atje kanė ngelur patronimet e omonimet me rrėnjėn shqiptare si: Zogoviq, nga Zogu, apo Zogaj, Arnautoviq, nga arnauti, Kastratoviq, nga Kastrati, Shaliq nga fisi Shalė, Gashiq nga Gashi, Dukiq nga Duka, Dukaj, Lekiq, nga Lekė, Lekaj, Klementiq nga Kelmendi, Krasojeviq, nga Krasniq, Gjonoviq dhe Gjoni, Gjinoviq nga Gjini, e shumė patronime tė tilla. Ndėrsa tė dėbuarit shqiptarė nga viset e dikurshme tė tyre nė Mal tė Zi dhe Hercegovinė, me rastin e dėbimit nė Sanxhak sollėn emrat e vendbanimeve sllave e shqiptare nga tė gjitha viset nga ku i kishin dėbuar. Gjithashtu nė Mal tė Zi, sipas Millan Shufllajit, vėllazėritė apo patronime ilire tė asimiluara nė malazezė janė: Manioit ilirė nė Maninėt e sotėm (1435); Mataguzhėt afėr Podgoricės (1335), Matarugėt, Malonshiqėt nė luginėn e lumit Zetė; Palabardhėt nė Bjelopavliqėt, Vasojeviqėt, Piperėt, Ozriniqėt, Bukumiriqėt, etj.
Pas ardhjes sė Muhaxhirėve boshnjakė nga Mali i Zi qė ndodhi pas vitit 1875 ka ardhur deri te pėrzierja e popullsisė dhe nga kjo kohė fillon humbja e identitetit shqiptar. Megjithatė, nė rrethinėn e Rozhajės dhe Peshterit ende ruhen, doket, zakonet dhe gjuha shqipe.

Popullsia e Sanxhakut, kryesisht ka prejardhje nga fiset Kelmendi, Hoti, Kuēi, Shkreli, Shala etj.
Fisi Kelmend ėshtė mė i pėrhapuri nė Sanxhak dhe qė nga lashtėsia kanė qenė kryesisht tė shtrirė nė rrafshnaltėn e Peshterit.Kelmendasit, tė cilėtnjihen edhe si Malėsorė (serb. Malisori- brđani ), ndahen nė Vokla, Nikē, Martinaj, Muriq etj.Ata kanė qenė katolikė por me kalimin e kohės janė islamizuar. Njė pjesė e vogėl e tyre kanė pranuar fenė ortodokse (Aleksiqėt nga Borikovci afėrBajevicės, Jakovljeviqėt nga Znushe, Qurqiqėt nga Rogozna, Glloxhoviqėt (Glođovići) nga vendbanimi Bijelih Voda dhe Prekiqėt nga Dolova).
Vėllazėria Plakiqi (Pljakiċ, Plakaj) janė me prejardhje nga fisi Kelmend. Ky fis deri nė shekullin XVIII kanė qenė katolik dhe ėshtė ndėr fiset e fundit qė pranuan islamin. Kryesisht janė shtrirė nė Peshter. Shumė nga Plakiqėt, pas luftėrave ballkanike,i kanė ndėrruar mbiemrat (Osmanuglla, Kurtanoviq), disa tjerė qė u vendosėn nė Novi Pazar morėn mbiemrat Tuzinjac. Pas viti 1912 shumė familje tė Plakiqėve u shpėrngulėn nė Kosovė. Ndėrsa ata qė u vendosėn nė Pazar nė vitet e tridhjeta mbajtėn mbiemrat e tyre tė vjetėr (Plakiq dhe Kurtanoviq).

Vėllazėria Haxhiqi – Haxhaj (Hadzići) ėshtė shumė e pėrhapur nė Sanxhak. Konsiderohet se janė Malėsor tė ardhur nga Shqipėria Veriore dhe nga Mali i Zi i sotshėm. Janė pasardhės edhe nga fisi Shkrel dhe Kelmend. Degėzim i tyre janė edhe Zukoviqėt. Haxhixhėt janė tė shpėrndarė nė vendbanimet Gujicė, Zhupė tė Tutinit, Dmitrovė dhe Baqevc -Rozhajė,
Vllazėria Nokiqi –Nokaj (Nokiċi)- janė tė fisit Kelmend, janė shtrirė pėrgjat luginės sė Ibrit dhe nė fushėn e Rozhajės. Mund tė jenė tė njė degėzimi me Muriqėt.Dihet mirė se disa familje janė shpėrngulur nė Pazarin e Ri.
Ujkanėt- Ujkani ( Ujkanoviċi) janė vėllazėri shumė e pėrhapur nė Sanxhak, me prejardhje janė tė fisit Kelmend. Ujkanėt nga Dragollovica e Sjenicės, poashtu Kelmendas, para vitit1924 kanė ardhur nė Novi Pazar tė cilėt ishin nisur pėr Turqi. Ujkanovići nga Drazhevica e Sjenicės – ata tė cilėt u vendosėn nė Pazar quhen Drazhevicani. Ujkanoviqėt nga Llukara e Novi Pazarit dikur janė quajtur Duplak.Ujkanoviqėt nga Kovaqa dhe Raduhovci i Tutinit, janė tė fisit Hoti. Deri vonė janė quajtur Tarik.Edhe Ujkanoviqėt e Baqicės sė Tutinit janė kelmendas.
Vllazėria Jerebiqani janė Martinaj me prejardhje dhe janė tė fisit Kelmendi.
Ajdinajt (Ajdinoviċi)- janė familje tė ndryshme, tė shumta dhe nga fiset e ndryshme si nga Shala, Kelmendi, Hoti etj.
Vėllazėria Muriqi janė po ashtu kelmendas nga prejardhja. Mė tė pėrhapur janė nė trevat e Rozhajės: Llomnica e Epėrme dhe e Poshtme,Pak ( Bač), Besnik, mandej nė Peshter, nė Qosaj (Cosović)dhe Braćak, gjegjėsisht nė Tutin, Vele Pole, Gnjillė, Shpilan tė rrethit tė Tutinit. Muriq ka edhe nė Murinė tė Plavės. Ka edhe shumė tė pėrhapur nėpėr fshatrat e rrethinės sė Pazarit tė Ri.Por, numėr i madh i tyre gjendet nė qytetin e Novi Pazarit.Shumė prej tyre i kanė ruajtur mbiemrat e vjetėr por njė numėr i konsiderueshėm ikanė ndryshuar. Shumė prej tyre sot kanė marrė mbiemrat:Zekiq, Tahiroviq, Selimoviq, Selamnoviq, Ahmetoviq, Muqoviq Omeroviq, Dudiq, Ikiq etj.
Lajqi (Ljajiċi) janė kelmendas dhe me origjinė janė kryesisht nga treva e Rugovės tė cilėt janė vendosur nė vendbanimet Pepaj (Pepić), Joshanicė, Duganjivė, Posutanė, Malevicė, Mali Shtupal, Drelaj, Buxhov(Bandzov), Pllunci. Nė Sanxhak ata shtrihen nga Rozhaja deri nė malet e Golisė. Pėrhapja mė e madhe e tyre ėshtė nė Peshter dhe Duga Polanė. Shumė nga ta kanė ndryshuar mbiemrat dhe me kalimin e kohės janė shpėrngulur dhe janė vendosur nė Pazarin e Ri. Ndėr ta njihet Adempashė Lajqi nga mesi i shek XIX.
Kelmendas janė edheHamidoviqėt, (Hamidovići),tė cilėt i kanė banuar vendbanimet: Qukotė, Prush (Pruzanj), Delimexhė, Melajė tė Tutinit. Hamidoviqėt dikur janė quajtur Cakoviq. Banorėt mė tė vjetėr janė nė vendbanimin Melaje. Hamidoviqėt e fshatit Smolucė tė Tutinit janė tė fisit Shalė .
Murteziqėtjanė tė fisit Hoti dhe jetojnė nė Krushevė afėr Novi Pazarit. Edhe kėta deri vonė kanė qenė pjesėtarė tė fesė katolike. Pas vitit 1950 gjashtė familje janė vendosur nė Novi Pazar.
Ganiqėt (Ganići) Janė me prejardhje nga fisi Kuē. Nė Rozhajė ndahen nė: Fetahoviqė, Beqiragaj, Ganiqė, Kardoviqė, Qollaku (Qolakoviq) dhe Haxhixh. Personalitetete njohura tė Ganiqėve kanė qenė: Murat-aga, Hamid-beg (kajmakama) dhe Hemed-efendia (deputet nė parlamentin turk nė vitin 1910).Disa familje tė Ganiqėve janė shpėrngulur nga Rozhaja nė drejtim tė Tutinit, Sebeqevės dhe Pazarittė Ri. Ka pasur Vėllazėri tė fisit Kuē nga tė dy religjionet. Zukorliqėt kanė qenė katolik tė fisit Kuē.
Cėrnishaninėt e sotshėm janė nga fisi Hoti tė cilėt janė vendosur nė Cėrnish nė Peshterin e Ulėt dhe deri vonė kanė qenė katolik. Sipas disa gojėdhėnave ata kanė qenė tre vėllezėr: Meta, Aliqki dhe Buli dhe nga ta janė krijuar vėllazėritėetiqėt, Aliqkoviqėt dhe Bulliqėt, tė cilėt me kalimin e kohės janė islamizuar. Nga viti 1908 kanė filluar tė shpėrngulen drejt Novi Pazarit ku e kanė marrė emrin Cėrnishanin por disa e kanė ndryshuar edhe nė Mujoviq.
Cilerxhiqėt (Cilerdzići) janė tė fisit Shkrel dhe shtrihen nė Rrafshnaltėn e Peshterit dhe rreth Novi Pazarit. Disa prej tyre shumė herėt kanė zbritur nė Novi Pazar.
Vllazėria e Vejselėve (Vejseloviqi) ėshtė shumė e pėrhapur dhe nuk janė tė gjithė nė lidhje gjaku. Ata tė Dubovės dhe Kovaqit tė Tutinit janė tė fisit Hoti. Vejselėt e Bllacės janė tė fisit Shalė, ndėrsa ta tė Rasnės dhe Kameshnicės sė Sjenicės janė me prejardhje nga fisi Kelmend.
Muminajt-Muminoviqėt (Muminovići), janė me prejardhje nga fiset e ndryshme, si, Hoti, Kuēi, Shala etj., tė pėrhapur nėpėr vendbanimet e fshatrave tė rrethit tė Tutinit.

Kėta ishin vetėm njė numėr i vogėl i mbiemrave -antrponimevetė vėllazėrive (familjeve) tė shumta, tė pėrhapur me shekuj nė vendbanimet e Sanxhakut. Nuk ėshtė e mundur tė paraqiten tė gjithė mbiemrat dhe vėllazėritė nė njė shkrim tė shkurtėr pėr lexuesit. Mbetėt pėr tė ardhmen qė tė punohet nė kėtė drejtim nė njė botim mė tė gjerė.