Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,545
    Postimet nė Bllog
    18

    Dhuna ndaj gegnishtes nga koha e Perandorise Otomane deri me sot

    Mbyllja si Parathėnie e Gegnishtes fatkeqe

    “Mbrojtėsi i rrejshėm tė lėshon nė kurth. Me ose pa dashje, disa mbrojtės tė standardit tė sotėm janė tė rrejshėm. E trajtojnė si lule mos mė prek. Ēdo vėshtrim kritik tė tij e shohin me drithėrimė, e pėrjetojnė si lėndim. Ēdo pėrmendje e gegnishtes ua ēon flokėt pėrpjetė, thua pasuritė e kėtij dialekti nuk janė gjuhė shqipe. “Mos e rrok fort, se po ia da frymėn”!, thotė populli. E rrokin nga dashuria pėr shqipen, apo nga ndonjė dashuri a nostalgji tjetėr? Gjuha, nuk mund tė pėrparojė e shkėputur prej ligjėrimit tė rrjedhshėm popullor. Nuk mund t’a ruajė freskinė, e mbyllur me shtatė palė dryna. Ėshtė qenie e gjallė, rikrijohet ēdo ditė. Nuk mund tė mbijetojė nė formalinė. Nė mos u ēeltė shtegu pėr reformė gjuhėsore, mbetet hapur rruga pėr anarki gjuhėsore. Te shkallėshkallshme. Pėr “rebelim” tė heshtur kundėr gjuhės zyrtare. Spontan, tė rrėmujshėm, tė ē’organizuar. Mė fort se sot, pasojat do tė dhembin nesėr, kur do tė jetė vonė. Uroj tė jem gabim, por ndeshtrasha kėshtu thotė. “Fanatizmi pjell herezinė”, na kujton Niēja me gojėn e Zarathustrės. Lasgushi thoshte “kam frikė nga historia”. Fanatikėt “Mister njet” s’kanė frikė nga historia? S’e kuptojnė, apo nuk duan ta kuptojnė Kohėn? Pse kaq armiqėsi ndaj ndryshimit, ndaj njė reforme qė s’kėrkon pėrmbysje, pėrkundrazi, kėrkon ringritje, rijetėsim, ose, po tė pėrdor njė fjalė tė huaj, “rivitalizim” tė kryevlerės, qė na njėjtėson si shqiptarė? Nga syri i cilit Big Brother druhen sot, apo dikush e ka Big Brotherin brenda vetes? Rishtazi na shti nė mendime Niēja, me Zarathustrėn: “A di tė bėhesh gjykatės dhe xhelat i ligjit tėnd?”. Heshtja pėr tė keqen tė bėn pjesė tė sė keqes. Unė nuk dėshiroj me u ba pjesė e sė keqes. Unė kam frikė nga historia. Prandaj flas.” - Mehmet Elezi, studiues, publicist(1)


    Nga Klajd Kapinova

    Emri:  kongresi_drejtshkrimit.jpg

Shikime: 104

Madhėsia:  24.9 KB

    Hyrje dhe dalja me guxim tek e vėrteta

    Autori i shumė librave seriozė historikė etj., studiuesi dhe publiēisti cilėsor dhe bashkėkohor Kastriot Myftaraj, i del zot gegnishtes, sepse vetė gegėt duan tė fshehin tė vėrtetėn e tyre historike, mbasi i ekspozon ato gjatė dekadave tė kaluara si bashkėfajtor tė gjuhės sė tyre amtare gegė.

    Shkrimi i hollėsishėm studimor i Kastriotit Myftaraj, ėshtė gjithėmonė aktual sot dhe pėr gjeneratat e reja apo dekatat e ardhshme, qė do tė popullojnė apo banojnė Shkodrėn me rrethina.

    Mendoj, se sipas logjikės futuriste kritika realiste nuk do tė ketė ndikim nė reagimit pozitiv pėr ringjalljen apo ripėrtėritjen e gjuhės amtare tė lashtė geg, sepse po vijojnė tė flasin dhe shkruajnė me intensitet pa ndėrprerje 24/7 dhe 365 ditė tė vitit gjuhėn letrare toskėsishte, tė imponuar me dhunė politike dhe fizike nga regjimi komunist i Enver Hoxhės.

    Faqja Pro Gegnishtes, nė rrjetin social Facebook (lexo Fakebook) apo Grupi nė rritje i tij, i pėrbėrė 99.99% nga banorėt geg me ose pa shkollė, fatkeqsisht nuk duan qė tė hapet kjo histori-plagė reale e cila ishte dhe mbetet edhe sot e shėmtuar, por duan qė ata qė e kanė bėrė kėtė masakėr tė vetėdijshme politike gjuhėsore asokohe me ndėrgjegje Nėnshkrimin Kundėr Gjuhės Amtare Gegnishte tė vijojnė tė nderohen dhe respektohen, pėr inerci tė shprehjes absurde, se shkodranėt nėnshkrues tė persekutimit tė gjuhės geg, janė zotni me emėr tė mirė tė qytetit tonė…

    Gegėt ndėr shekuj

    Sikurse dihet pėrcaktimi gegė, ėshtė klasifikim nėn-etnik i shqiptarėve dhe pėrfshin banorėt e viseve mbi lumin Shkumbin (nė Shqipėri) ose folėsit e gegnishtes. Trojet e banuara nga gegėt janė tė miėnjohura historikisht dhe gjeografikisht si shtrirje territoriale me qendrat e tyre tė banimit qysh nė kohėrat e hershme.

    Sot fatkeqsisht, gegnishtja si gjuhė nuk zotėron status e saj zyrtar si gjuhė e shkruar, lexuar, studiuar etj., e gjuhės shqipe. Ajo ka dekada qė nga komunizmi ėshtė future nė gjuhėt e vdekura tė njerėzimit.

    Pėr mė tepėr gegnishtja nė vetvete ka 2 nėndialekte, qė gjeografikisht ndahen te kufiri i lumit me emrin Shkumbin. Gegnistja veriore shtrihet nė tė djathtė tė Matit: nė Mirditė, nė Pukė, nė Lumė, nė Has, nė malesinė e Gjakovės, nė tė gjithė Kosovėn, nė Maqedonin e Veriut, nė Malėsinė e Dukagjit, nė Malėsi tė Madhe (nė tė dy anėt e kufirit tė Malit tė Zi me Shqipėrinė), nė qytetin Shkodėr e nė rrethinat e saj, nė krahinėn e Krajės dhe tė Ulqinit; ndėrsa gegnishtja jugore, shtrihet nė tė majtė tė Matit: nė zonat e Elbasonit (Elbasanit), tė Durrėsit, tė Tironės (Tiranės), tė Krujės, tė Matit, tė Lurės, tė Peshkopisė e tė Maqedonisė Perėndimore, nga zona e Dibrės deri nė Shkup dhe Kumanovė. E thėnė ndryshe Kufiri natyror nė mes tė gegnishtes dhe toskėrishtes, ėshtė lumi Shkumbin nė Shqipėri tė Veriut, e cila sikurse dihet pėrshkon Shqipėrinė e Mesme nga lindja nė perėndim.

    Historia dhe personazhet geg tė Kongresit tė Zhdrejt apo Ē’Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe

    Kongresi i Ē’Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe, u mbajt nė Tiranė dhe zgjati 6 ditė nga 20-25 nėntor tė vitit 1972, me nismėn e Institutit tė Gjuhėsisė dhe Letėrsisė dhe me praninė e 87 delegatėve nga Shqipėria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe arbėreshėt e Italisė, pra nga tė gjitha krahinat e Shqipėrisė.

    Nėse shikohet me shumė kujdes qėllimi i mbajtjes sė saj, lexohet shumė lehtė, se ai ishte njė tubim i mirėfilltė politik komunist “shkencor” gjithėkombėtar dhe jashtė saj, pėr tė rritur artificialisht sasinė dhe shtrirjen gjeografike gjithėshqiptare pavarėsisht se si e sa ato e flisnin gjuhėn shqipe. Propaganda dhe zhurma pėr ato asokohe kishte mė shumė rėndėsi se sa dhuna gjuhėsore e pakicės toskė, kundėr shumcės geg nė trojet etnike shqiptare…

    Kjo mbledhje e madhe partie, u thirr gjoja pėr tė nxjerrė pėrfundimet e diskutimit tė “gjerė”, pėr drejtshkrimin e gjuhės shqipe, qė kishte filluar nė vitin 1967, pas botimit tė “Rregullave tė drejtshkrimit tė shqipes” qė ishte asokohe nė projekt.

    Sikurse shkruan dhe studiuesi Myftaraj, del se aty u mbajtėn 150 “kumtesa” me referime, tė cilat me shpejtėsi rrufeje janė botuar nė dy vėllime si njolla turpi nė faqen e zezė tė historisė sė popullit tonė: “Kongresi i Ē’Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe” I, II, Tiranė, 1973.

    Kongresi politiko-propagandistik nė fjalė, ishte natyrisht mė e keqja qė mund tė pritej nga regjimi komunist i diktatorit Enver Hoxha, i cili pėrgjithėsisht kishte prirjen t’ i bėnte keq, duke qenė se gjithēka e shikonte nėn prizmin e tij tė shtrembėr stalinist.

    “Stalini, ati ideologjik i Enver Hoxhės, para vdekjes e shpalli veten edhe gjuhėtar.” – Kastriot Myftaraj, Tiranė, Shqipni, 2012

    Produkti i Kongresit tė vitit 1972, duhet rishikuar ose anulluar menjėherė, duke e shfuqizuar… edhe pėr shkakun se ata qė e morėn vendimin nuk e kishin nivelin shkencor, pėr tė marrė vendime tė tilla.

    Ėshtė krijuar miti intelektual, sikur delegatėt e Kongresit tė Ē‘Drejtshkrimit, qė vendosi pėr standardin e gjuhės shqipe, qė ėshtė nė fuqi edhe sot (viti 2023), qenė “specialist” tė gjuhėsisė.

    Mjafton tė shikosh biografinė e “intelektualėve” apo delegatėve tė Kongresit tė Ē’Drejtshkrimit, qė tė bindesh se ata nuk kishin formimin e duhur akademik dhe intelektual, pėr tė marrė njė vendim afatgjatė mbi standardin e gjuhės shqipe.

    Sipas njė investigimi kritik dhe studimi nė detaje, qė studiuesi realist Kastriot Myftaraj ka bėrė me shumė kujdes, del se: “Nga 87 delegatėt e Kongresit tė Ē’Drejtshkrimit, qė nėnshkruan Rezolutėn pėr standardin e gjuhės shqipe, 72 nuk kishin asnjė gradė shkencore!!!

    Nga 15 nėnshkruesit me grada shkencore, pesė prej tyre nuk i kishin ato nė gjuhėsi. Kėta qenė: Aleks Buda, Dhimitėr Shuteriqi, Bedri Dedja, Josif Ferrari, Zihni Sako.

    Nga pesė gjuhėtarėt me titull “profesor”, njėri, Androkli Kostallari kishte diplomuar pėr rusisht. Ndėr delegatėt me tituj shkencorė, kishte pesė docentė dhe shtatė bashkėpunėtorė tė vjetėr shkencorė.

    Ndėr bashkėpunėtorėt e vjetėr shkencorė, njėri Osman Myderrizi, nuk kishte as diplomė tė shkollės sė mesme. (!!!!)

    Pjesa mė e madhe e delegatėve qenė shkolluar nė Bashkimin Sovjetik dhe gjuha e huaj e vetme qė njihnin mirė ishte rusishtja.

    Nė fakt, pėr shkak tė pranisė sė delegatėve nga trojet shqiptare nė Jugosllavi, tė shkolluar nė Beograd dhe nė shkolla ku gjuha e parė pas shqipes ishte serbokroatishtja, mund tė thuhet se 80% e delegatėve nuk zotėronin mirė asnjė gjuhė tė huaj pėrveē kėtyre dy gjuhėve sllave.

    Madje edhe nė vitin 2008, pra 36 vjet pas Kongresit, nga 87 delegatėt e Kongresit tė Ē‘Drejtshkrimit, 37 prej tyre, nuk pėrmbushin kriteret e vėna pėr tė hyrė nė Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, do tė thotė nuk kanė marrė grada shkencore!

    Kjo shifėr do tė dilte edhe mė e lartė nėse llogaritet se disa delegatė tė Kongresit tė vitit 1972, kanė hyrė nė Fjalorin Enciklopedik Shqiptar thjesht si shkrimtarė mediokėr tė realizmit socialist si Ali Abdihoxha, Fatmir Gjata, Llazar Siliqi, Shevqet Musaraj, Sterjo Spasse, Dhori Qiriazi.

    Nėse Fjalori Enciklopedik Shqiptar i viteve 2008-2009 do tė ishte bėrė nė 1972, atėherė 55 delegatė tė Kongresit, nga 87, nuk do tė mund tė pėrmbushnin kriteret pėr tė hyrė nė Fjalorin Enciklopedik!

    Merret vesh, firmėtarėt e Rezolutės nuk pėrbėnin njė forum serioz shkencor. Apologjia e tyre do tė kishte qenė nėse ata, pas rėnies sė regjimit komunist do tė kishin thėnė se vepruan nė rrethana emergjente dhe tė kėrkonin qė tė mbahej njė kongres i mirėfilltė shkencor pėr tė vendosur standardin e gjuhės shqipe.

    Disa prej tyre nė fakt e kanė thėnė kėtė gjė. Por pjesa mė e madhe qenė pėrzgjedhur nga regjimi komunist tė tillė qė nuk kanė as minimumin e deontologjisė profesionale, dhe nuk mund tė pritej tjetėr gjė prej tyre, se profesioni bazė i tyre ėshtė ai i sharlatanit.

    Nė vend qė tė mbanin qėndrimin e thėnė mė lart, ata pas vitit 1972 dhe madje pas vitit 1990 vazhduan qė tė shpėrblejnė njėri-tjetrin me grada dhe tituj shkencorė qė nė thelb nuk qenė gjė tjetėr veēse njė ritual i zbatimit tė “religjionit” tė krijuar nė 1972, nė trajtėn e standardit tė gjuhės shqipe.

    Nėse sot, nė vitin 2012 (kur ėshtė publikuar stdudimi i Kastriot Myftaraj) do tė mblidhej njė forum prej 87 vetėsh me njė pėrbėrje tė ngjashme me atė tė vitit 1972, nga pikėpamja e kualifikimit shkencor, dhe do tė diskutonte pėr standardin e gjuhės shqipe, ai do tė kritikohej si joserioz, joprofesional, qesharak, madje edhe nga ata firmėtarėt e mbetur gjallė tė Rezolutės tė vitit 1972. (Kastriot Myftaraj, “Biografia e fshehur e delegatėve tė Kongresit tė Drejtshkrimit tė vitit 1972”, EuroAlbemigrant.com)

    Gegnishtja e persekutuar qysh nė kohėn e Perandorisė Islame Otomane dje dhe sot

    Autori shkodran i Grupit Pro Gegnishtes, shkruan sa mė poshtė: “As turku pėr 500 vjet, nuk i bani dam gegnishtes sa i bani pėr 40 vjet regjimi komunist”. Citali i mėsipėrm ėshtė marrė nga faqja Pro Gegnishtes.

    Unė mendoj, se duhet tė jemi tė kujdeshėm dhe tė mos i paraqesim nė media (show televiziv, gazeta, revista dhe website) dhe opinone publike, mes njerėzve apo simpoziume kulturore dhe shkencore ish pushtuesit shumė shekullorė mizor otomanė si xhelatė tė butė, “pėrparimtarė”, “paqėsore”, qė erdhėn nga Azia nė trojet e Arbėrit me daulle tė zhurmshme, taborre tė mėdha ushtarake tė armatosur deri nė dhėmbė, me ekspedita kriminale ndėshkimore, tė cilėt kudo mbulohen trojet tona me gjakderdhje, shkatėrrime totale… Ata nuk erdhėn pėr tė na ndihmuar apo shpėtuar ne asokohe, me hap rrugė, shkolla, ndėrtuar ura, universitete, qendra kulturore, shtypshkronja, spitale, rindėrtuar qytetet dhe fshatrat, ngritjen e ushtrise dhe shtetit etj., arbėror!!!?

    Le tė vazhdojmė argumentin tonė pėr gegnishten dhe kalvarin pambarim tė saj ndėr shekuj deri nė ditėt tona…

    Nė kohėn e Perandorisė Xhihadiste Islame Otomane, nuk ka pasur shkolla shqipe, se me dekret otomanėt antishqipe, me ndihmėn e 39 kryeninistrave muhamedanė me origjinė shqiptare nuk i kanė lėnė tė parėt tanė arbėrorė nė trojet e veta tė kenė ligjėrisht shkolla shqipe, sikurse serbėt, grekėt, sllovenėt, maqedonasit, kroatėt, etj., duke qenė i vetmi vend i pushtuar nėn otomanizėm, ku shqipja Nuk u lejua qė tė ushtrohej me ligj.

    Nga ana e tjetėr, pėr hir tė sė vėrtetės historike, duhet thėnė se Perandoria Xhihadiste Islame Osmane, nuk njihte nė zotėrimet e veta si etni autentike apo kombėsinė arbėrore-shqiptare, por vetėm komunitete fetare, sit ė vetėt myslimanė (islamė), rumėt (sikurse njiheshin asokohe ortodoksėt) dhe latinėt (popullsinė etnike vendase pra, katolikėt).

    Nė kėtė mėnyrė, del se edhe arbėrorėt (shqiptarėt) ishin grupuar nė kėto tri komunitete fetare dhe nuk njiheshin si njė njėsi kompakte kombėtare mė vete.

    Pra, teorikisht dhe praktikisht otomatė kishin mohuar gjuhėn dhe identitetin e shqiptarėve askohe deri nė vitin 1912, kur na japing Pavarsinė, meqenėse Perandoria e tyre ishte tjetėrsuar pėr shkak tė plasaritjeve, dhe konflikteve tė brendshme familjare, korrupsionit, vjedhjeve, homoseksualitetit tė pasuesve perandorak tė Osmanit…

    Popullsisė shqiptare, asokohe u lejohej ushtrimi i funksioneve arsimore-kulturore vetėm nė gjuhėt turko-osmane, greke dhe latine-italiane. Kėshtu, te popujt fqinjė ortodoksė sllavė u ruajt, kundėr vullnetit tė Patrikanės greke, tradita e pėrdorimit tė gjuhės popullore nė kishė e nė arsim, shqiptarėt ishin privuar nga pėrdorimi i gjuhės amtare shqipe nė kisha e nė arsim, ku komunitetet e tyre fetare ishin tė varura nga tri qendra tė ndryshme tė huaja kishtare e kulturore.

    Nga burime historike shohim se institucionet primitive kryesore arsimore qė u shfaqėn nė periudhėn e sundimit barbar islam osman nė Shqipėri, ishin shkollat e komuniteteve myslimane, ku mėsohej gjuha si primare gjuha osomane dhe arabe.

    Ndryshe pėr tė njėjtėn periudhė nė vendet e pėrparuara tė Europės, shohim se nė fillim tė shek. XVI, feudadalėt “shqiptarė” tė otomanizuar dhe islamizuar hapėn nė disa qendra tė Shqipėrisė, kryesisht pranė xhamive, shkolla fillore ose mektepe, ku pėr cudi nė vend tė gjuhės amtare shqipe, mėsuesit-hoxhallarė u mėsonin nxėnėsve islam leximin e librit tė tyre kur’anin dhe shkrime tė shenjta me shkronja arabe, e njėjta metodė sikurse ndodh ende sot nė vendet radikale islame aziatike, afrikane, lindjen e mesme dhe pellgun arabik.

    Pra, niveli kulturor dhe mėsimor nė Shqipėrinė Islame Otomane, ishte i njėjtė me metodat dhe pedagogjinė islame tė kohės e cila fatkeqsisht ėshtė rishfaqur pas peridhės post-komuniste nė trojet shqiptare, ku sot domonjnė shkollat e mirėfillta kur’anore si kopje tė bendeve ku ushtrohet edhe nė ditėt tona ligji i Sheriatit.

    Nė shek. XVII kur ndodhi islamizimi i dhunshėm masiv i shqiptarėve me shpatė, kur’an dhe gjak, filloi tė shtohej numri i mektepeve dhe shkollave kur’anore, qė hasen tani edhe nė disa fshatra.

    Kėshtu, nga historia e hidhur e trojeve tona etnike shqiptare mėsojmė, se pranė mektepeve nė qytetet-katunde kryesore tė prapambetura tė vendit u ēelėn edhe shkolla tė njė shkalle mė tė lartė prapambetjeje, si medresetė, ku nxėnėsit mėsonin gramatikėn dhe leksikun e arabishtes, tė persishtes dhe tė osmanishtes, retorikėn e letėrsisė orientale dhe doktrinėn e huaj islame.

    Numri i nxėnėsve nė kėto medrese ishte shumė i madh, ku pėrgatitja e fėmjėve “shqiptarė” (arnautė) bėhej direkt nga klerikėt radikalė, qė shėrbenin nė institucionet e kultit islam dhe nė aparatin shtetėror otoman tė kohės.

    Fatkeqsisht, asokohe nė tokat shqiptare u krijua njė shtresė “intelektualėsh” tė pajisur me kulturė islame ose shpėrlarje masive tė trurit, disa prej tė cilėve fatkeqsisht kishin studiuar edhe nė medresetė e Stambollit, tė Aleksandrisė (nė Egjipt tė Afrikės Veriore, ku shtriheshin territoret e pushtuara nėn sundimin islam otoman), ose tė Bagdatit nė Iraq.

    Ndryshe nga sa thamė mė lart, shumė katastrofike ishte gjendja e arsimit tė popullsisė sė krishterė, e cila nuk gėzonte mbėshtetjen e shtetit e i nėnshtrohej diskriminimit tė hapur kombėtar, fetarė dhe gjuhėsor, ku u mohohej hapur pėrdorimi dhe studimi gjuhės amtare shqipe nė shkollat amtare.

    Ortodoksėt dhe katolikėt kishin pak shkolla fillore (fetare) qė ishin ngritur zakonisht pranė ndonjė manastiri ose kishe dhe nė raste tė veēanta pranė ndonjė fshati.

    Shkollat katolike ishin nėn drejtimin e kishės katolike me qendėr Romėn, e cila filloi tė pėrdorte gjuhėn fshehurazi gjuhėn shqipe nė shkollat fetare katolike. Nė kėto kushte dhe rrethana tė reja u hapėn disa shkolla tė tilla, ku mėsohej edhe gjuha shqipe dhe ku shėrbenin si tekste mėsimore katekizmat e hartuar nga shkrimtarė klerikė si arqipeshkėvi imzot Pjetėr Budi etj.

    Kėto shkolla shqipe, ishin ngritur kryesisht pranė famullive dhe manastireve. Kėshtu mėsojmė nga burimet historike tė kohės, se njė shkollė shqipe funksiononte qysh nė vitet 1628-1675 nė Pedhanė, dhe po nė atė kohė edhe nė Blinisht (tė dyja nė rrethin e Lezhės), si dhe nė Kurbin (rrethi i Krujės).

    Nė vitet 1669-1670 funksiononte njė shkollė katolike nė gjuhėn shqipe edhe nė Himarė (Shqipėria e Jugut). Nė Pedhanė e nė Blinisht, u krijuan mė vonė edhe shkolla mė tė larta, gjimnaze, ku pėrdorej gjuha shqipe.

    Kėto shkolla u ngritėn nga murgj tė Urdhėrit Franēeskanė, tė vendosur nė Shqipėri nė fillim tė shekullit XII. Shkolla tė mesme shqipe katolike ku flitej gegnisht, u hapėn edhe nė Janievė tė Kosovės (viti 1671), nė Velje tė Mirditės (1699), nė qytetin e lashtė tė Shkodrės (1699) etj.

    Nė kėto shkolla tė mesme nxėnėsit, qė ishin destinuar pėr t’u bėrė klerikė, studionin teologjinė, gjuhėt latine e italiane, gjuhėn geg shqipe dhe disa prej tyre dėrgoheshin pėr studime mė tė larta nė Itali. Mėsimi i gjuhės shqipe nė kėto shkolla, edhe pse tepėr i kufizuar, si pasoj e kufizimeve otomane asokohe dhe theksoj se ishte nė interes tė popullsisė vendase, qė i pėrkrahte ato.

    Nga burimet historike mėsojmė, se gjimnazi i Blinishtit u ngrit me kėrkesėn e krerėve tė vendit dhe kur nė vitin 1648 shkolla e Pedhanės u rrafshua nga njė ekspeditė ndėshkimore osmane, banorėt e fshatit e rindėrtuan atė pėrsėri.

    Zhvillimi i arsimit nė gjuhėn shqipe nė shek. XVII u pengua direkt pėr shkak tė ndjekjeve tė qeveritarėve osmanė tė ndihmuar nga spiunėt shqiptarė, qė tregonin se ishinn hapur shkollat shqipe. Megjithatė, nė shek. XVII, nė shtresat e larta tė shoqėrisė shqiptare ishte zgjeruar rrethi i njerėzve tė kulturuar dhe qė kishin mėsuar disa gjuhė tė huaja dhe gjuhėn vendase shqipen.

    Nė ēerekun e parė tė shek. XVII imzot Pjetėr Budi arqipeshkėv nė disa relacione ai shprehej shumė ashpėr pėr njė pjesė tė klerit tė lartė katolik shqiptar, qė tregohej indiferent dhe mospėrfillės ndaj lėvrimit tė gjuhės shqipe, si dhe ndaj gjendjes sė mjerueshme kulturore tė grigjės apo mė saktė popullit tė vet.

    Rrethana mė tė favorshme pėr arsimin shqip u krijuan, kur nė fronin e papės nė Vatikan erdhi Klementi XI, me origjinė shqiptare. Me nismėn e tij u mblodh mė 1703 Koncili i Peshkopėve (Ipeshkvinjėve) tė Shqipėrisė, qė njihet me nė histori emrin “Koncili i Arbėrit”, i cili vendosi tė pėrhapte letėrsinė fetare nė gjuhėn shqipe. Kjo shtoi interesin pėr gjuhėn shqipe dhe kėshtu mbas 8 vitėve dhe mė saktė nė vitin 1711, mėsojmė se nė shkollėn e Montorinos nė Romė u hap edhe Katedra e Gjuhės Shqipe…

    Edhe nė shekujt apo vitet e mėvonshme shkollat e para shqipe tė hapur pranė kishave katolike nė Kosovė dhe Shqipėri, i kanė mbyllur mėnjeherė otomanėt me gjak dhe hekur, duke vrarė pa mėshirė mėsuesit klerikė katolikė nė rrethana dhe pusi tė ndryshme…

    Otomanėt e komunistėt apo komunisto-otomanėt dje dhe sot

    Pra, nga pėrvoja e pėrgjakur dhe e hidhur historike e popullit tonė ndėr shekuj dhe deri nė vitet 1990, mėsojmė nga faktet konkrete, se otomanėt islam dhe komunistėt tė pafe janė njėsoj nė forma dhe metoda radikale antishqiptare dhe anti-gjuhėsore geg dhe nuk mendoj se duhen paraqit pushtuesit si mė tė butė se sa nazi-komunistėt 1944-1990.

    Nė kohėn e Rilindjes Kombėtare apo Rizgjimit tė Ndėrgjegjės Kombėtare Shqiptare, abetaret nė gjuhėn amtare shqipe, tė shtypur jashtė shtetit amė, otomanėt “vėllezėr” i kanė quajtur vazhdimisht si heretike dhe kundėr padishahut e islamit…

    Pra, asokohe theksoj gegnishtja ėshė mėsuar dhe ruajtur brez mbas brezi vetėm me tė folurin e pėrditshėm nė ēdo shtėpi, mes miqėve nė odat e burrave, nga pėrkushtimi i klerikėve katolikė vendas shqiptarė, qė e thonin meshėn nė gjuhėn geg shqipe me pak fjalė latine tė kohės etj., por jo zyrtarisht nė shkolla tė mirėfillta private apo publike.

    Edhe nė kohėn otomane kanė qenė pikėrisht trathtarėt e spiunēt arnautė, ato qė Nuk na kanė lanė tė mėsojnė me gramatikė gjuhėn gegnishte, ashtu sikurse ndodhi edhe nė kohėn e diktaturės komuniste tė Enver Hoxhės (alias Dullės), kur fatkeqsisht po shqiptarėt me mentalitet dhe kulturė otomane, ishin ato qė pėrmes tė ashtėquajturės Kongresi i Zhdrejt-Shkrimit apo C’Drejtshkrimit 1972, bėnė qė gegnishtja me ligj tė ndalohet tė flitet, studiohet dhe shkruhet, duke u futur kėshtu shumė shpejt nė kalendat greke si njė gjuhė e huaj e vdekur e pa shkruar dhe mėsuar gramatikisht...

    Edhe sot nė neo-komunizėm gegnishtja nuk mėsohet, studiohet dhe nuk flitet me gramatikė tė unisuar tė saj si gjuhė e vjetėr etnike vendase dhe as ajka e figurave kryesore tė saj ndėr shekuj si nė fushėn e linguistikės, historisė, kulturore dhe evolucionit tė saj ndėr shekuj, artistike, politike, atdhetare, apo heronjtė geg e kombit ndėr shekuj, patriotėt, mendimtarėt, intelektualėt, shkrimtarėt etj.

    Fatkeqsisht konstatohet, se sot nuk ka asnjė shkollė shqipe, ku fėmijėt tė mėsojnė realisht me libra shtetėrore geg gramtikėn e tyre letrare etj., sikurse mėsohet dhe studiohet nė tė gjithė nivelet e shkollave zyrtarisht toskėnishtja politike jugore letrare…

    Disa thonė ose mund tė rishprehen sėrisht se ashtu ishte koha, duke justifikuar me djadhėzi trathtinė tinzare zyrtare tė vetė gegėve e toskėve komunistė kundėr gjuhės sė tė parėve ilir-arbėrore-shqiptar tė gegnishtes.

    Lind pyetja: Po ajka e ndritur e klerit katolik pse vazhdoi tė fliste dhe shkruante pa pushim dhe pa frikė dorėshkrimet e tyre brilante tė fliste kudo dhe pa u trembur para gjyqeve tė Dullės vetėm gegnishten edhe nėpėr burgjet nazi-komuniste… edhe pse e dinin shumė mirė se komunistėt fatkeqsisht shqipfolės geg e toskė ishin dhe janė edhe sot neo-komunistėt kundėr tyne!!!?

    Anti-gegėt komunisto-otomanė si provė tė urretjes kundėr gegnishtes bėnė punime “studimore” shkrimmore gjoja tė ashtėquajtur shkencore tė mirėfillta qė atakonin drejpėrdrejtė gjuhėn gegnishte e i botuan si paēavure turpi (qė tė gjithė sėbashku pjesėmarrėsit apo tė ashtquajtur delegatė tė Kongresit tė C’Drejtshkrimit) nė dy vėllime, tė cilat sot fatkeqsisht janė njolla prova faktike turpi nga servilizmi i tyre ndaj komunistėve me dhe pa tesera antarėsie partie…

    Disa vijojnė tė thonė edhe sot, se dikush shkoi nė spital dhe ia morėn kmunistėt firmėn me zor e pa vetėdije a thua se asokohe ata qė tregojnė kėto pėrralla historie tė vetėkrijuara ishin nė vendngjarje… Ja po e pranojmė kėtė version e forcės apo “detyrimit” absurd pėrkohsisht…

    Sėrisht lind pyetja logjike dhe retorike: Po shkrimet e shumė autorėve geg me shumė faqe kundėr gegnishtes qė janė si dėshmi prove edhe sot tė shkruara dhe botuara si njolla tė zeza turpi nė dy vėllime nė Tiranė pas Kongresit tė vitit tė zi 1972 kush i bėri autorėt, qė t’i shkruajnė me pasion kundėr gjuhės geg!?

    Gjuha otomane bėhet zyrtare nė Shqipėri dhe Kosovė, ndėrsa gegnishtja etnike vazhdon tė ndalohet me ligj qė tė mos mėsohet

    Sė fundi, edhe sot nė Shqipėri dhe Dardaninė antike, zyrtarisht ka filluar mėsimi i gjuhės ish pushtuese otomane nė tė gjithė ciklet e shkollave atje. Dhe kjo nė saj tė njė dekreti absurd antishqiptar, qė kanė miratuar qeveritė neo-komuniste dhe neo-otomane erdoganiste respektive tė Tiranės sė kuqe me K/Ministėr Edi Ramėn 3 dhe erdoganistin fanatik otoman Albin Kurtin.

    Pra, zyrtarisht gjuha e pushtuesve otomanė lejohet dhe ligjėrohet me dekret special tė mėsohet si gjuhė amtare nė Shqipqėri dhe Kosovė (nė dy shtetet e pushtuara dikur pėr 700 vjet me radhė nga barbarėt otomanė) nga mėsuesit formalisht me pashaportė “shqiptare” ēdo ditė nė bankat e shkollave dhe auditoret e universitetėve nė mėnyrė serioze dhe masive, sikurse dikur gjuha ruse...

    Pse them unė gjuha otomane dhe jo turke? Kur Osmani si i pari i osmanėve pushtoi vendet e Azisė dhe mbėrriti deri nė atė qė quhet sot territori turk apo Turqia, ai si kryebarbar manjak rrafshoi mizorisht tė gjithė fshatrat, qytetet dhe vetė civilizimet asokohe tė shtetit multifetar etnik turk (Turiqinė).

    Asokohe dhe deri nė fillim shekullin XX, gjuha vendase qė flitej nė kohėn e Perandorisė Xhihadiste Islame Otomane ishte turqishtja etnike e vjetėr me bazė arabe. Ajo u zėvendesua mė vonė me gjuhėn turke tė re tashmė me bazė latine, pra europiane.

    Kjo gjuhė fatkeqsisht po mėsohet zyrtarisht nė shkollat shqiptare atje tek ju. Dhe pėr ēudi asnjė antar apo “patriot” i Grupit tuaj mė tė madh online nė rrjetet sociale PRO GEGNISHTES me 20 mijė antarė dhe tė tjerė, qė shtohen ēdo ditė dhe ku na i paraqet edhe administrator i faqes me emra, nuk Kundėrshtoi kėtė fakt tė turpshėm, sepse Qeveria Neo- Komuniste Rama 3 lejoi zyrtarisht mėsimin e otomanishtes sė ish pushtuesve dhe jo tė GEGNISHTES, gjuhės amtare tė ish tė pushtuarėve sot tė nėnshtruar para tė njėtit pushtues gjuhėsor.

    Unė nuk di deri mė sot qė nė zonat me popullsi geg nga kufiri i rrjedhjes sė mesme tė lumit Shkumbin (Qyteti Elbasan, qė thuhet se ėshtė kėrthiza e Shqipėrisė, sepse e ndan atė nė dy pjesė tė barabarta fiziko-gjeografike) dhe deri nė Dardani tė mėsohet gjuha geg.

    Kėshtu popullsia e pjesės Veri Lindore tė Shqipėrisė ose qytetet malore, si: Peshkopia (Dibra e Madhe dhe e Vogėl), Kukėsi, Tropoja, Mirdita, dhe me pak Lezha (qytet i cili pėrbėhet kryesisht nga banorė tė ardhur nga Malėsia e Madhe dhe Mirdita) nė zonėn Perėndimore (qė shtrihet nė Ultėsirėn Perendimore tė vendit tonė) etj., kanė humbur fatkeqsisht tė folurit dhe tė shkruarit original tė gjuhės geg, sepse atje prej shumė dekadash nga presioni i madh politik komunist dhe gjuha toskėrishte zyrtare e folur dhe e shkruar ka bėrė qė ata tė humbin gjuhėn etnike tė tyre.

    Po jap vetėm njė fakt apo shembull tė vogėl historik. Dikur krahina malore e Mirditės ėshtė quajtur si toka e katedralėve, kurse sot muslimanėt e ardhur jugorė nė kohėn e invazoneve komuniste, kanė ndėrtuar atje edhe njė xhami nė mes trevės apo qytetit tė Rreshenit, dikur tė pamposhtur nga islami asimilues otoman. Kėtė shembull negativ imponues nga tė ardhurit jugor dhe shoqatat asimiluese “bamirėse” otomane-arabe, qė fatkeqsisht veprojnė atje, nuk e permenda si argumentim fetar, por si pushtim i hapur e i mirėfilltė gjuhėsor dhe fetar otomano-arab...

    Sot, fatkeqsisht nė kishat tona katolike puthuajse dhe nė qytet dhe fshatrat apo katundet e thella nė zonat malore; nė kishat katolike meshet jepen pothuajse tė gjitha fatkeqsisht nė gjuhėn toskėrishte letrare, sepse edhe e gjithė literatura e botuar fetare e mirefilltė, si: Bibla (Shkrimi i Shenjtė), thėnia e uratave fetare, libri shujtja shpirtnore, tekstet lirurgjike etj., janė tė botuara nė gjuhėn letrare toskėrishte dhe jo vendase tė banorėve geg.

    Ky ėshtė fatkeqsisht njė presion i madh propagandistik apo shpėrlarje e vijueshme e trurit non stop dhe sistematikisht, qė dhunisht me forma tė ndryshme po ia merr edhe sot frymėn gjuhės amtare geg. Kjo diktaturė e fortė dhune, ėshtė njė gur i madh i rėndė nė qafėn e hollė nga vuajtjet e pambarim tė gegnishtes.

    Pėr mė tepėr meshtarėt e rinj katolikė vetėm flasin gegnisht, nė mėnyrė formale dhe rutinė nė takimet me njerėzit, pra, besimarėt e popullin e thjeshtė, kurse nė realitet tė gjithė librat e reja janė shtypur dhe botohen pa ndėrprerje vetėm toskėrisht...

    Shumė shpejt ata nuk do tė kuptojnė se ēfarė kanė shkruar paraardhėsit e tyre klerik geg mbi krahinat geg, gjuhėn, historinė, kulturėn, traditat, zakonet shqiptare etj., sepse do t’u duhet tė mėsojnė mė parė gjuhėn gegė si gjuhė tė huaj.

    Bibla e pėrkthyer me njė mund dhe pėrkushtim tė madh shumėvjeēar nga meshtari ulqinak shqiperuesi dhe studiuesi i madh mons. Simon Filipaj ėshtė e pėrkthyer nga latinishtja nė gjuhėn letrare toskė, tė pakuptuar nė fillim nė tė gjithė zonėn e Malėsisė sė Tuzit dhe zonat bregdetare tė qytetit antik tė Ulqinit dhe trojet e tjera shqiptare.

    Nga ana e tjetėr, nė mes tė qytetit tė Shkodrės, intelektuali i shquar njė ndėr helenistėt dhe studiuesit mė tė famshėm shqiptar shkodrani prof. Gjon Shllaku tė gjithė librat kulturore dhe historike helene (geke) tė famshme i ka pėrkthyer nė gjuhėn toskė letrare...

    Ky status, qė citova nė kėtė foto, ka marrė pa vetėdije me qindra miratime dhe klikime pozitive nga antarėt e grupit tuaj edhe pse statusi ėshtė i pasaktė dhe i bie ndesh drejpėrdrejtė historisė geg dhe kulturės sė tyre geg ndėr shekuj...

    Kjo tregon fatkeqsisht nivelin e ulėt tė grupit dhe antarėve tė saj, qė bėjnė Like pa lexuar dhe kuptuar statuset, qė hidhen herė pas here kėtu, nė Grupin nė fjalė... Kam shumė pėr tė thenė, por kaq pėr sot…

    21 delegatė ishin gegė ose ¼ ku 9 prej tyre ishin shkodranė, qė vulosen pa Referendum groposjen e gjuhės sė tyre geg

    Nga burimet historike mėsojmė, se nga 87 delegatėt e Kongresit tė Zhdrejt apo Ē’Drejtshkrimit, qė nėnshkruan Rezolutėn pėr Standardin e Gjuhės Shqipe 21 (pra, gati ¼ e delegatėve ishte e lindur nė territoret, me popullsi ku flitet 24/7 dhe 365 ditė tė vitit gjuha e nėnės dhe baballarėve tė tyre gegė) ishin gegė nga zonat ku flitet gjuha e gegė e trashėguar nga tė parėt e tyre., si: Shkodra (9 delegatė), Kosova, Mali i Zi, Peshkopia (1 delegat) dhe Kukėsi (1 delegat).

    Nga shikimi i vendlidjes sė tyre del se 7 (shtatė) prej tyre ishin nga Kosova, 6 (gjashtė) nga Prishtina dhe 1 (njė) nga Prizreni.

    Po cilėt ishin nėnshkruesit me emėr dhe mbiemėr qė bėnė historinė e faqes sė zezė tė gjuhės geg!!!?

    Mė poshtė po japim listėn e plotė tė delegatėve gegė tė Kongresit tė Ē’Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe si dhe ato nga Shqipėria e Veriut, Prishtina dhe Prizreni (Kosova):

    Prof. Idriz Ajeti Dekan i Fakultetit Filozofik, Prishtinė (Kosovė).

    Dr. Rexhep Qosja Drejtor i Institutit Albanologjik, Prishtinė (Kosovė).

    Doc. Jup Kastrati (1924-2003), pedagog i gjuhės shqipe nė Institutin e Lartė Pedagogjik, Shkodėr.

    Ahmet Kelmendi (1929-2916), pedagog i gjuhės shqipe nė Shkollėn e Lartė Pedagogjike, Prishtinė (Kosovė).

    Ajet Bytyci, pedagog i gjuhės shqipe nė Shkollėn e Lartė Pedagogjike, Prizren (Kosovė).

    Bahri Beci, (Shkodėr, 6 mars 1936 - Paris, 20 gusht 2023), gjuhėtar nė Institutin e Gjuhėsisė dhe tė Letėrsisė tė USHT, Tiranė.

    Besim Bokshi (1930-2014), pedagog i gjuhės shqipe nė Shkollėn e Lartė Pedagogjike, Gjakovė (Kosovė).

    Drita Garuci Mėsuese e gjuhės dhe e letėrsisė shqipe, Shkodėr.

    Fadil Podgorica (Shkodėr, 11 gusht 1918-1993), pedagog i gjuhės shqipe nė Institutin e Lartė Pedagogjik, Shkodėr.

    Ferdinand Leka (Prof. Ferdinand Leka lindi nė Shkodėr mė 18 prill 1930, dhe vdiq nė Tiranė nė vitin 2022), gjuhėtar nė Institutin e Gjuhėsisė dhe tė Letėrsisė tė USHT, Tiranė.

    Henrik Laēaj, (Shkodėr, 11 shkurt 1909 - Tiranė, 12 mars 1991), pedagog nė Fakultetin e Historisė dhe tė Filologjisė tė USHT, Tiranė.

    Isa Bajēinca, pedagog i gjuhės shqipe nė Fakultetin Filozofik, Prishtinė (Kosova).

    Ismail Bajra, drejtor i NGBG “Rilindja”, Prishtinė (Kosova).

    Ismail Doda (1939), drejtor i shkollės "Gjergj Kastrioti Skėnderbeu", Ostros (Krajė, Mal i Zi).

    Kolė Ashta (1918-1997), pedagog i gjuhės shqipe nė Institutin e Lartė Pedagogjik, Shkodėr.

    Llazar Siliqi (1924-2001), i lindur nė Shkodėr, ishte shkrimtar, qė banoi nė Tiranė.

    Luigj Franja, mėsues i gjuhės dhe i letėrsisė shqipe, Shkodėr.

    Mufit Trepēa, mėsues i gjuhės dhe i letėrsisė shqipe, Peshkopi (Shqipėria e Veriut).

    Pjetėr Fusha, mėsues i gjuhės dhe i letėrsisė shqipe, Rubik (Mirditė, Shqipėria e Veriut).

    Shefqet Hoxha (1934), pedagog i gjuhės shqipe nė Filialen e USHT, nga katundi malor Bicaj-Kukės (Shqipėria e Veriut).

    Tomor Osmani, pedagog i gjuhės shqipe nė Institutin e Lartė Pedagogjik, Shkodėr.




    Mehmet Elezi, “Kongresi i Drejtshkrimit pa grim”, ExLibris, 1 nėntor 2022. 1

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,512

    Pėr: Dhuna ndaj gegnishtes nga koha e Perandorise Otomane deri me sot

    Akoma me gegnishten,po kalojne vitet edhe po prap ne nje brim i bihet ; fajin e ka gjuha e njesuar.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,632

    Pėr: Dhuna ndaj gegnishtes nga koha e Perandorise Otomane deri me sot

    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Akoma me gegnishten,po kalojne vitet edhe po prap ne nje brim i bihet ; fajin e ka gjuha e njesuar.
    Pse ti lihet faji gegnishtes e osmanlive kur ndoshta gegnishtja ende nuk ekzistonte deri, siē e thote Martin Xamaj ne Palimpsest se, po tė ekzistonte kjo gjuhė perpara dikur do te kishin mbetur gjurmmėt fiku por shihet se s eshte as gjuhė e mesjetes e lėre mė tej te quhet gjuhė jomerike...pra, gegnishtja u krijua siē e verteton Martin Xamaj nė Palimpsest se ėshtė gjuhė e grryer, e gerrvishur...
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    2,800

    Pėr: Dhuna ndaj gegnishtes nga koha e Perandorise Otomane deri me sot

    -DardanEt ishin fis Ilir qe shtriheshin ne mesin e Ballkanit, kryesishte ne Kosoven e sotme dhe rrethinen e saj. DardanEt ishin fisi themelues i Mbreterise se Dardanise rreth shekullit IV p.e.s ne te cilen benin pjese dhe fiset e njohura Thunatet dhe Galabret--Geget-Gega


    -Etruskst TOSCHI (TUSCI), duke e ditur se ata flisnin te njejtn gjuhe TOSKE te Ilirise jugore.
    ADN -ja e Toskanes(Itali) 70 % e ngjajshme me Etrusket
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Akuamarini : 14-04-2024 mė 07:33

Tema tė Ngjashme

  1. Dhuna ndaj grave
    Nga blondina nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 345
    Postimi i Fundit: 27-03-2024, 04:16
  2. Dhuna nė Ekranet e Tv Shqiptare NDALIMI I GEGNISHTES nga Naim Flamuri 2009
    Nga Dulcigno nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-11-2022, 01:34
  3. Dhuna ndaj femijeve
    Nga mesia4ever nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 20-10-2013, 11:34
  4. Dhuna ndaj burrave
    Nga ilia spiro nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 13-06-2012, 16:47
  5. Dhuna ndaj Emigranteve ne Greqi
    Nga altruisti_ek84 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-04-2011, 08:59

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •