Kurti: Lajçak dhe Vuçiç me skenar të koordinuar për të goditur Kosovën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se të enjten në Bruksel “pati një pozicionim të qartë të ndërmjetësit të BE kundër Kosovës”.
Kryeministri akuzoi ndërmjetësin evropian të dialogut për normalizimin e raporteve me Serbinë, se është “pozicionuar” kundër Kosovës.
Kurti tha se ai u “përball me një skenar” të të dërguarit të Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak, i cili ishte koordinuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.
“Ata kanë shkuar shumë larg me goditjen e të ardhmes së Kosovës”, theksoi Kurti.
“Në takimin trilateral, u ekspozova përballë një skenari, të cilin z. Lajçak dukej se e kishte dizenjuar kohë më parë”, tha Kurti.
Ai tregoi se e kishte prezantuar propozimin e tij për zbatimin e marrëveshjes, ndërsa tha se ndaj tij Vuçiç dhe Lajçak reaguan “me të njëjtin mendim”, duke e shpërfillur.
“Presidenti i Serbisë dhe Miroslav Lajçak reaguan me të njëjtin mendim dhe me të njëjtën shpërfillje të koordinuar. Të dy thanë që ky plan është shumë jorealist”, tha Kurti.
Kurti tha se “ose do e zbatojmë marrëveshjen bazike në tërësi, ose s’mund t’i zbatojmë vetëm ato që i do Serbia”.
Syri
Krijoni Kontakt