Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Tronditet opinioni publik shqiptar nga dhuna: Banditët e Krujës, fytyra e pushtetit të Edi Ramës!

    Banditët e Krujës, fytyra e pushtetit të Edi Ramës (VIDEO)

    Emri:  dhfhgffggjgh.jpg

Shikime: 360

Madhësia:  31.6 KB

    Pamjet e dhunës barbare në Krujë po bëjnë xhiron e rrjetit dhe kanë shokuar këdo që i ka parë. Të bësh denoncim në Policinë e Shtetit nuk është gjithmonë zgjidhja për problemet në Shqipëri. Rasti në fjalë e ilustron më së miri këtë gjë.

    Dy anëtarë të fisit Maja shkuan e bënë denoncim në komisariatin e Krujës për shkak se banesat e tyre ishin dëmtuar nga punimet që kryente një subjekt privat, biznes guroreje në pronësi të familjarëve të deputetit të Partisë Socialiste, Rahman Rraja.

    Çfarë ndodhi më pas?

    Denoncimi është dekonspiruar nga vetë radhët e brendshme të policisë në komisariatin e Krujës. Gjithçka është raportuar të padrinot e zonës, fisi Rraja, 10 anëtarë të së cilit shkuan të armatosur me pistoleta dhe shkopa bejsbolli për të rrahur barbarisht dy personat që kishin bërë denoncim.

    Për të demonstruar trimëri dhe forcë, Rrajat e patën filmuar vetë sulmin barbar nga momenti kur u nisën me automjete e derisa hynë brenda lokalit e nisën të qëllonin. Videot rrodhën më pas në grupet në Whatsapp derisa përfunduan në duart e medias. Pa u publikuar pamjet, Policia e Shtetit ishte mjaftuar me një njoftim të shkurtër për ngjarjen ku deklaronte se kishte shoqëruar disa persona, si dhe kujdesej maksimalisht të theksonte se subjekti i Rrajave e kishte me leje guroren.

    “Shkak për konfliktin midis këtyre shtetasve dyshohet të jetë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të shtetasit P. Rr., i cili ka leje shfrytëzimi dhe licensë për zhvillimim e aktivitetit dhe sipas pretendimeve të shtetasve të dëmtuar kur ndodhin plasje në gurore, krijon shqetësime në banesat e tyre”, deklaronte Policia e Shtetit.

    Kur pamjet u publikuan dhe dhuna barbare doli sheshit, ra në sy kërcënimi me armë direkt nga vëllezërit deputetit të PS, Flamur e Xhelal Rraja. Një prej tyre dëgjohet në video teksa thotë “vrite vrite…” për anëtarin e fisit Maja që po e dhunonte. I plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës. Mes dhunuesve me shkopa bejsbolli ishte edhe Rexhepi, djali i deputetit të PS-së. Kujtojmë që Rexhep Rraja ka qenë dënuar më parë për historinë e dhunës ndaj Xhisiela Malokut.

    Pas rrjedhjes së pamjeve, Policia e Shtetit nën presion bëri një njoftim të dytë për ngjarjen, ku tregonte për shoqërimin e 8 personave dhe arrestimin e 4 të tjerëve. Por çuditërisht vëllezërit e deputetit të PS-së nuk janë arrestuar ende.

    “Në vijim të veprimeve hetimore u bë ndalimi i shtetasve I. Rr., 23 vjeç, E. K., 27 vjeç, K. P., 57 vjeç, A. Rr., 28 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve të zjarrit dhe i municionit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit Xh. Rr., 65 vjeç, F. Rr., 55 vjeç, dhe K. Rr., 31 vjeç”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

    Kjo nuk është hera e parë që Rrajat përfshihen në konflikte të tilla dhe ngjarje kriminale në atë zonë. Kujtoni historinë me Xhisiela Malokun dhe më pas me Rramazan Rrajën e arrestuar për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoji.

    Pushteti i këtij fisi që sillet si bandë në zonën e Krujës e Fushë Krujës buron nga deputeti i PS-së, Rrahman Rraja. Falë tij sillen si padronë të zonës duke mos pyetur për ligjin. Përballë tyre Policia e Shteti ngjan të jetë e tredhur dhe e korruptuar.

    Policia nuk guxon të arrestojë këta banditë dhe jo vetëm kaq, por denoncimin e dy qytetareve që po iu prishej shtëpia, e dekonspiroi duke e çuar të Rrajat të cilët ushtruan më pas dhunën barbarë që pamë të gjithë. Edi Rama është njësh me krimin për të mbledhur votat e për të mbajtur pushtetin. Kruja është vetëm një shembull i tillë mes shumë të tjerëve që gjen nëpër Shqipëri.©LAPSI.al



    Lapsi

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tronditet opinioni publik shqiptar nga dhuna: Banditët e Krujës, fytyra e pushtetit të Edi Ramë

    Sulmuan barbarisht me shkopinj bejsbolli kushërinjtë e fisit Maja, dalin pamjet e 4 të shoqëruarve. Shkrihet komisariati i Krujës

    Emri:  zzz.jpg

Shikime: 245

Madhësia:  17.0 KB

    Ngjarja makabre, e cila ka shokuar gjithë shoqerinë shqiptare, ka sjellë reagime të shumta. Të gjithë e kanë dënuar, kurse deputeti Rrahman Rraja, babai i njeri prej dhunuesve, ka dhënë dorëheqjen si deputet. Ndërkohë policia e shtetit është në aksion për të arrestuar djalin e deputeti Rraja, por edhe disa të tjerë të përfshirë të cilët janë në videon e transmetuar.

    Pas videos së publikuar ku anëtarë të fisit Rraja dhunuan barbarisht dy kushërinj të fisit Maja, deri më tani janë shoqëruar në polici gjashtë persona.

    Në kërkim janë shpallur shtetasit Edison Meta, 27 vjeç dhe Përparim Rraja, 48 vjeç, ndërsa gjatë ditës së djeshme u shpallën në kërkim dhe 4 shtetas të tjerë Xhelal Rraja, Flamur Rraja, Klajdi Rraja, dhe Rexhep Rraja.

    Ndërkohë autoritetet kanë bërë publike pamje nga momenti i shoqërimit në komisariat të katër persona që ishin të përfshirë në ngjarjen e rëndë.

    Për ngjarjen, deri më tani janë shoqëruar tetë persona, ndërsa gjashtë të tjerë janë shpallur në kërkim.

    “Gjatë mëngjesit të sotëm u bë shoqërimi në ambientet e Policisë i shtetasve, L. Rr., D. Rr., H. Rr., dhe A. Rr. Po kështu, u identifikuan dhe dy persona të tjerë të përfshirë të cilët u shpallën në kërkim, Edison Meta, 27 vjeç dhe Përparim Rraja, 48 vjeç. Ndërsa gjatë ditës së djeshme u shpallën në kërkim dhe 4 shtetas të tjerë Xhelal Rraja, Flamur Rraja, Klajdi Rraja, dhe Rexhep Rraja”, njofton policia.

    Një ditë më parë, u shoqëruan Ineid Rraja, Eni Kullaj, Kujtim Përdaku dhe Andi Rraja. Ndaj tyre rëndojnë veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

    Neglizhenca dhe vonesa e policisë në reagimin e saj për këtë ngjarje ka detyruar Policinë e Shtetit të zhbëjë të gjithë Komisariatin e Krujës. “Do të rinovohet e tërë trupa e niveleve zbatuese dhe drejtuese të Komisariatit të Policisë Krujë dhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues i Parë Tonin Vocaj është drejtuesi operacional dhe përgjegjësi për çështjet e rendit dhe sigurisë, në juridiksionin territorial të këtij komisariati”, thuhet në njoftim.

    Emri:  Capture-61.png

Shikime: 240

Madhësia:  62.9 KB

    Emri:  z2.jpg

Shikime: 241

Madhësia:  15.0 KB

    Emri:  z3.jpg

Shikime: 250

Madhësia:  12.3 KB

    Emri:  z4.jpg

Shikime: 244

Madhësia:  13.5 KB

    Emri:  zzz.jpg

Shikime: 245

Madhësia:  17.0 KB

    Koha Jone

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tronditet opinioni publik shqiptar nga dhuna: Banditët e Krujës, fytyra e pushtetit të Edi Ramë

    “Ndihem publikisht i turpëruar nga fëmija im”, jep dorëheqjen si deputet Rrahman Rraja

    Emri:  IMG_4458.jpg

Shikime: 251

Madhësia:  28.7 KB

    Deputeti i PS Rrahman Rraja ka dhënë ditën e sotme dorëheqjen. Vendimi vjen pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Krujë, ku vëllezërit e tij dhe anëtarë të tjerë të fisit Rraja kanë dhunuar barbarisht dy kushërinjtë, Jashar dhe Bilbil Maja.

    Në një reagim të bërë në rrjetet sociale Rraja u ka kërkuar ndjesë dy viktimave të dhunës, ndërsa mes rreshtash thotë se dështoi si prind.

    Video

    Reagimi i deputetit të PS-së, Rrahman Rraja:

    Nuk kam fjalë për ta shprehur sikletin karshi të gjithë atyre që më kanë besuar gjithë këto vite.

    Fatkeqësisht unë dështova si prind dhe ndjehem i turpëruar publikisht nga fëmija im.

    Ju kërkoj ndjesë shokëve dhe kolegëve të grupit parlamentar dhe deklaroj dorëzimin e mandatit të deputetit dhe tërheqjen time nga jeta politike. Ju kërkoj ndjesë atyre që më kanë dhënë votën prej vitit 2000 si kryetar komune dhe prej 2 mandatesh si deputet.

    Ju kërkoj ndjesë viktimave të asaj dhune turpëruese për familjen time. I bëj thirrje djalit tim të dorëzohet para drejtësisë. Zoti më dhëntë forcë që ta përballoj këtë dhimbje të madhe dhe jetë që ta shlyej këtë turp që me la mbi shpatulla si gur im bir. Në fund mirënjohje dhe ndjesë edhe kryetarit të partisë dhe kryeministrit, i cili nuk më kishte asnjë borxh për këtë shqetësim kaq të madh publik që i shkaktova.

    Koha Jone

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tronditet opinioni publik shqiptar nga dhuna: Banditët e Krujës, fytyra e pushtetit të Edi Ramë

    Blendi Fevziu: Ajo që ka ndodhur në Fushë-Krujë është sfidë ndaj shtetit, ajo bandë na rrahu të gjithëve!

    Emri:  Capture-55.png

Shikime: 250

Madhësia:  114.4 KB

    Nga Blendi Fevziu-

    Pamjet e kësaj videoje të tmerrshme që janë publikuar dje (dhe që nuk po i ripublikoj për hir të etikes dhe rregullave të Instagramit), nuk janë thjeshtë një akt dhune. As një sherr banal. Janë sfidë ndaj qytetarit, ndaj shoqerisë dhe padyshim ndaj SHTETIT të cilin duket hapur që këta njerëz as e kanë frikë dhe as e kanë në llogari. Me shumë duket se trembet shteti nga këta persona se sa ata nga policia dhe drejtesia. Imazhe si këto e dëmtojnë Shqiperinë me shumë se sa çdo gjë tjetër.

    Koha Jone

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029

    Për: Tronditet opinioni publik shqiptar nga dhuna: Banditët e Krujës, fytyra e pushtetit të Edi Ramë

    Ka disa faktorë që mund të kontribuojnë në lindjen dhe përhapjen e dhunës në Shqipëri. Në disa raste, problemet ekonomike, si varfëria dhe papunësia, mund të çojnë në situata stresuese dhe frustuese që në fund mund të shkaktojnë sjellje të dhunshme. Në disa komunitete, dhuna mund të shikohet si një përgjigje e pranueshme ndaj disa situatave, si p.sh. mashtrimi ose mungesa e respektit. Problemet e drogës dhe trafikut të drogës mund të ndikojnë në sjellje të dhunshme, si nga konsumatorët ashtu edhe nga trafikantët. Mungesa e arsimit mund të kufizojë mundësitë e punës dhe kuptimin e pasojave të sjelljeve të dhunshme.

    Për të luftuar dhunën dhe zgjidhur këto probleme, nevojitet një qasje holistike që përfshin shoqërinë në tërësi, me një angazhim të fortë nga qeveria, organizatat e shoqërisë civile dhe komuniteti si një tërësi. Kjo mund të përfshijë përpjekje për të përmirësuar arsimin dhe qasjen në punë, promovimin e barabartësisë gjinore dhe paqen, forzimin e zbatimit të ligjit dhe promovimin e kulturës së paqes dhe dialogut.

    Ka disa veprime që qeveria shqiptare mund të ndërmarrë për të përmirësuar situatën e dhunës në vend:

    1. Zbatimi i ligjit: Qeveria duhet të sigurojë që ligjet të zbatohen në mënyrë efektive dhe të ndjekë të gjithë ata që nxisin dhunën. Nëse njerëzit ndjenë se ka një rrezik të vërtetë të ndëshkimit, ata do të jenë më të kujdesshëm në sjelljet e tyre.

    2. Inkurajimi i denoncimit të dhunës: Qeveria mund të inkurajojë njerëzit të raportojnë raste të dhunës dhe të sigurojë se këta njerëz nuk do të kenë ndonjë pasojë negative për të bërë këtë. Kjo mund të ndihmojë në zbulimin e më shumë rasteve të dhunës dhe në ndëshkimin e atyre që nxisin dhunën.

    3. Edukimi: Qeveria mund të ndërmarrë përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin e njerëzve rreth dhunës dhe për t'i mësuar ata mënyra të shëndetshme për të zgjidhur mosmarrëveshjet. Kjo mund të bëhet përmes programeve të edukimit në shkolla dhe nëpërmjet mediave të ndryshme.

    4. Mbështetja e ofruar për viktimat e dhunës: Qeveria mund të ofrojë mbështetje për viktimat e dhunës, si p.sh. strehim, kujdes shëndetësor dhe juridik, dhe ndihmë për të gjetur punë të reja. Kjo mund të ndihmojë në rikthimin e tyre në jetë dhe në prevenimin e rikthimit të dhunës në të ardhmen.

    5. Bashkëpunimi me organizatat e shoqërisë civile: Qeveria mund të bashkëpunojë me organizatat e shoqërisë civile për të përmirësuar situatën e dhunës në vend. Kjo mund të përfshijë financimin e programeve të shoqërisë civile dhe bashkëpunimin me to për të ndërmarrë veprime konkrete në luftën kundër dhunës.

    Këto janë vetëm disa nga veprimet që qeveria mund të ndërmarrë për të përmirësuar situatën e dhunës në Shqipëri. Ndërkohë, është e rëndësishme që të gjithë aktorët në shoqërinë shqiptare të bashkëpunojnë për të ndërmarrë veprime konkrete për të luftuar dhunën dhe për të ndihmuar në ndryshimin e kulturës së dhunës.

    Ndryshimi i kulturës së dhunës në shoqërinë shqiptare është një sfidë komplekse që kërkon angazhimin e të gjithë aktorëve në shoqëri. Në vijim, jane disa mënyra se si mund të ndihmojmë në ndryshimin e kulturës së dhunës në Shqipëri:

    1. Edukimi: Një nga mënyrat më të mira për të ndryshuar kulturën e dhunës është përmes edukimit. Programe të tilla mund të bëhen në shkolla, në media dhe nëpërmjet organizatave të shoqërisë civile. Në këto programe, njerëzit mund të mësojnë për pasojat e sjelljeve të dhunshme dhe mënyrat se si t'i trajtojnë mosmarrëveshjet në mënyrë të shëndetshme dhe të paqëndrueshme.

    2. Promovimi i barabartësisë gjinore: Diskriminimi i gjinisë është një nga faktorët kryesorë që nxisin dhunën në shoqërinë shqiptare. Në këtë kuptim, promovimi i barabartësisë gjinore mund të ndihmojë në ndryshimin e kulturës së dhunës. Kjo mund të bëhet përmes promovimit të drejtave të gruas në shoqëri dhe përmes nxitjes së pjesëmarrjes së grave në politikë dhe në vendimmarrje.

    3. Ndërgjegjësimi i opinionit publik: Është e rëndësishme që opinioni publik të ndërgjegjësohet për ndjekjet e dhunës dhe pasojat e saj. Kjo mund të bëhet përmes mediave, organizatave të shoqërisë civile dhe diskutimeve publike.

    4. Mbështetja e viktimave: Mbështetja e viktimave të dhunës është një tjetër mënyrë për të ndihmuar në ndryshimin e kulturës së dhunës. Kjo mund të përfshijë ofrimin e strehimit, kujdesit mjekësor dhe juridik, dhe ndihmës për të gjetur punë të reja.

    5. Nxitja e kulturës së paqes dhe dialogut: Për të ndryshuar kulturën e dhunës në shoqërinë shqiptare, është e rëndësishme të nxiset një kulturë e paqes dhe dialogut. Kjo mund të përfshijë promovimin e vlerave të paqes dhe respektit në shoqëri dhe nxitjen e dialogut dhe bashkëpunimit në mes njerëzve të ndryshëm.

    Këto janë disa nga mënyrat se si mund të ndihmojmë në ndryshimin e kulturës së dhunës në shoqërinë shqiptare. Është e rëndësishme që të gjithë të jenë të përfshirë në këtë përpjekje dhe të bashkëpunojnë për të krijuar një shoqëri pa dhunë dhe të ndryshojnë kulturën e dhunës në një kulturë të respektit dhe paqes.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tronditet opinioni publik shqiptar nga dhuna: Banditët e Krujës, fytyra e pushtetit të Edi Ramë

    Mbyllet gurorja në Borizanë pas konfliktit të ashpër, kontrolle në 9 banesa

    Emri:  WhatsApp-Image-2023-07-08-at-17.56.00.jpg

Shikime: 232

Madhësia:  65.1 KB

    Pak ditë pas konfliktit të ashpër në Krujë, bllokohet aktiviteti në subjektin gurore “Delia Group” pas inspektimit të bërë nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me AKBN dhe AKSEM.

    Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, të mbështetura nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore dhe Autoritetin Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, ushtruan kontroll ne subjektin gurore “Delia Group”, me administrator shtetasin V. D., me vendndodhje rreth 300 metra mbi fshatin Borizanë, Njësia Administrative Thumanë, Bashkia Krujë.

    Pas këqyrjes së sipërfaqes ku kryhet aktiviteti i gurores, si dhe të dokumentacionit të saj, u vendos bllokimi i subjektit deri në përgatitjen e dokumentacionit dhe vlerësimit të tij, nga ana e AKBN dhe AKSEM. Përveç kontrollit në këtë gurore u bë këqyrja e 9 (nëntë) banesave, të cilat dyshohet se janë dëmtuar nga aktiviteti i kësaj guroreje.

    Gjatë këqyrjes morën pjesë edhe specialistë të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, të cilët bënë matjet për të përcaktuar distancën midis guroreve dhe banesave objekt këqyrje. Aktet procedurale të përpiluara do të referohen në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, si pjesë e materialeve të referuara më parë, për ngjarjen e datës 02.05.2023.

    Kryeministri Rama shkarkoi Bledi Çuçin nga detyra e ministrit të Brendshëm dhe do propozojë Taulant Ballën për emërim në detyrën e ministrit të Brendshëm. Vendimi vjen gjithashtu pas dorëheqjes së deputetit Rrahman Rraja dhe furtunës në Komisariatin e Krujës, ku fshehja, manipulimi i fakteve dhe dështimi për të trajtuar si duhet ngjarjen e Borizanës solli shkarkimin e të gjithë trupës policore. Në media qarkulluan informacione se policia në Krujë kishte lidhje me dhunuesit dhe 40 denoncime të bëra nga qytetarët nuk ishin marrë seriozisht, por preheshin në sirtarët e policisë.

    Koha Jone

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tronditet opinioni publik shqiptar nga dhuna: Banditët e Krujës, fytyra e pushtetit të Edi Ramë

    Vëllanë ia dhunuan Rrajat/ Lulzim Maja: Më kërcënojnë me jetë në Facebook

    Emri:  rrahje.jpg

Shikime: 228

Madhësia:  31.8 KB

    Një 43-vjeçar, pjesë e fisit Maja në Krujë ka bërë sot në policinë e Tiranës. Ngjarja vjen pas kon fliktit me e hapur në Borizanë me anëtarë të fisit Rraja. Një person i quajtur Lulzim Maja ka denoncuar në polici se në profilin e ‘Facebook’-ut të tij kishin ardhur disa mesazhe me përmbajtje kërcënuese, nga një llogari e panjohur. Mësohet se 43-vjeçari është vëllai i një prej të dhunarve nga Rrajat, Jashar Majës.

    “Me datë 10.07.2023, është paraqitur pranë Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë shtetasi Lulzim Maja, 43 vjeç, banues në Borizanë, Krujë, i cili ka kallëzuar se në llogarinë e profilit të tij në Facebook ka marrë disa mesazhe me përmbajtje kërcënuese, nga një llogari e panjohur.

    Pas kallëzimit të marrë nga 43-vjeçari, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, për veprime të mëtejshme procedurale” – thuhet në njoftimin e policisë.

    LAPSI

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tronditet opinioni publik shqiptar nga dhuna: Banditët e Krujës, fytyra e pushtetit të Edi Ramë

    Prokuroria lehtëson akuzat ndaj fisit Rraja dhe ia faturon hetimin viktimave të dhunës

    Prokuroria e Tiranës e klasifikoi dhunën e ushtruar nga nëntë familjarë të ish-deputetit Rraja në Fushë-Krujë si plagosje e lehtë me dashje, bazuar në ekspertimet mjeko-ligjore, ndërsa kërkon ankimin e viktimave të dhunës për vazhdimin ose jo të procedimit penal.

    Nga Edmond Hoxhaj

    Emri:  Prokuroria-e-Rrethit-Tirane-.jpg

Shikime: 222

Madhësia:  49.8 KB
    Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

    Një muaj pas dhunës barbare të ushtruar nga nëntë anëtarë të fisit Rraja në Fushë-Krujë, Prokuroria e Tiranës ka lehtësuar akuzën dhe u kërkon viktimave të dhunës që të ushtrojnë ankim, ose në të kundërt nuk mund të vazhdohet me ndjekjen penale ndaj autorëve.

    Prokuroria e Tiranës e regjistroi procedimin penal më 8 korrik për “plagosje të rëndë me dashje”, pas publikimit të videos së dhunës [link]që shkaktoi zemërim publik, por përmes një shkrese që mban datën 8 gusht, i njëjti institucion thotë se bazuar tek ekspertizat mjeko-ligjore, akuza është “plagosje e lehtë me dashje”, e parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.

    “Vepra penale plagosje e lehtë me dashje, parashikuar nga neni 89 i K.Penal, nuk bën pjesë në ato vepra për të cilat ndjekja penale fillon kryesisht,” shkruan prokurori Ylli Bashaj një kërkesë për depozitim ankimi ndaj vëllezërve Maja.

    “Në këto kushte, Bilbil dhe Jashar Maja si viktima të veprës penale kanë detyrimin që të shprehen nëpërmjet ankimit të tyre nëse, kërkojnë ndjekje penale ndaj të gjithë personave të cituar më sipër,” thuhet më tej në dokument.

    Kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja u rrahën barbarisht me shkopa bejsbolli dhe u kanosën me armë nga të afërmit e deputetit të zonës, Rrahman Rraja më 6 korrik – në shenjë hakmarrje ndaj ankesave dhe denoncimeve që ata kishin bërë për dëmtimin e shtëpive të tyre nga një gurore në pronësi të Rrajave.

    Ngjarja u komentua nga publiku i gjerë si tregues i kontrollit të bandave mbi territorin e vendit dhe pafuqishmërinë e Policisë së Shtetit për të ushtruar detyrën e vet kryesore, kontrollin e territorit. Ajo u pasua me dorëheqjen e Rrajës si deputet dhe largimin e Bledi Çuçit nga Ministria e Brendshme.

    Sipas shkresës së Prokurorisë së Tiranës, akti i ekspertimit mjeko-ligjor për Jashar Majën tregoi plagë në lëkurën e kokës, shembje të indeve të buta të trupit dhe dëmtime të shkaktuara nga mjet i fortë prehës, ndërsa në trupin e Bilbil Majës u konstatuan edhe thyerje e kockës frontale-parietale e anës së djathtë të kokës si dhe thyerje e kockës ulnare të parakrahut të majtë, përveç dëmtimeve të tjera.

    Por sipas ekspertizës, këto dëmtime kanë sjellë humbje të aftësisë së përkohshme në punë, por nuk kanë qenë të rrezikshme për jetën.

    Mbështetur në këto konkluzione, prokurori i Tiranës, Ylli Bashaj ka konkluduar se në këtë rast, nëntë të proceduarit Ineidi Rraja, Andi Rraja, Eni Kullaj, Përparim Rraja, Xhelal Rraja, Flamur Rraja, Rexhep Rraja, Klajdi Rraja e Edison Meta kanë kryer veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

    Prokurori Ylli Bashaj refuzoi të komentonte mbi pyetjen e BIRN për lehtësimin e akuzave mbi dy viktimat e dhunës. Ndërsa Prokuroria e Tiranës njohu ndjeshmërinë e madhe të opinionit publik për ngjarjen, përmes një reagimi pasdite, ku deklaroi se po vijonte veprimet e tjera proceduriale në lidhje me procedimin penal. Prokuroria nuk sqaroi nëse kushërinjtë Maja kishin bërë ankim dhe se kush ishin veprimet e tjera hetimore që po kryenin.

    Rrahman Rraja ishte deputet i Partisë Socialiste që nga viti 2017, por ai u bë i njohur për publikun e gjerë në vitin 2018, kur një vajzë 25 vjeçare denoncoi të birin e tij Rexhepin, për dhunë. Një ish-oficer policie, Emiljano Nuhu, kërkoi strehim politik në Zvicër pasi deklaroi se ishte kërrcënuar nga familja Rraja. Në vitin 2021, një anëtar tjetër i familjes, Redjan Rraja, u arrestua i dyshuar për pjesëmarrje në atentatin kundër ish-prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja dhe Landi Muharremit, i njohur edhe si Rrumi i Shijakut, një figurë e njohur e krimit të organizuar, aktualisht në kërkim.

    Kodi Penal parashikon dënime nga 3-10 vjet burg për plagosjen e rëndë me dashje dhe nga gjobë deri në 2 vjet burg për plagosjen e lehtë me dashje; kjo e fundit vetëm me kushtin që viktimat të paraqesin ankim.

    Lehtësimi i akuzës ndaj anëtarëve të fisit Rraja u komentua nga ish-kryeministri Berisha si “skandal”.

    “… Thyerja e kockave të kafkës dhe ulnës së parakrahut të qytetarit nga banditët e klanit të partisë mafioze Rraja është plagosje e lehtë. E rëndë jo e jo, po as e mesme. Skandal,” shkroi Berisha.


    BIRN

Tema të Ngjashme

  1. Dhuna dhe vrasjet në Egjipt të lidhura me dy këshilltarët e Ramës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-06-2014, 09:12
  2. Ne Gjermani kanibalizem, shokohet opinioni publik
    Nga mesia4ever në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-11-2013, 13:11
  3. Opinioni publik dhe manipulimi i tij nga politika
    Nga pirro2009 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-08-2010, 08:18
  4. Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 25-03-2007, 01:02
  5. Greqi: Opinioni grek i shqetësuar nga kërcënimi shqiptar
    Nga huggos në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 30-01-2004, 19:15

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •