Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22

    Paniku mbërthen Edi Ramën: Agjenti i FBI McGonigal do pranojë fajin e do të flasi për drejtësinë

    McGonigal drejt marrëveshjes me drejtësinë amerikane, avokati i tij për CNN: Çështja mund të zgjidhet pa gjyq

    Emri:  IMG_5388.jpg

Shikime: 401

Madhësia:  17.9 KB

    Një avokat i Charles McGonigal, ish-kreu i kundërzbulimit për zyrën fushore të FBI-së në Nju Jork, i cili është akuzuar për fshehjen e 225,000 dollarëve që dyshohet se ka marrë nga një ish-punonjës i inteligjencës shqiptare, tha se ai pret që çështja kundër klientit të tij në Uashington, DC, të përfundojë. zgjidhet pa dalë në gjyq.

    Veterani 22-vjeçar i FBI-së, i cili doli në pension në vitin 2018, u akuzua në janar në dy aktakuza të veçanta në Nju Jork dhe DC në skemën e supozuar dhe për gjoja se kishte punuar me një oligark rus të sanksionuar pasi doli në pension.

    Gjatë një konference statusi të premten në çështjen DC, avokati i McGonigal, Seth DuCharme, vuri në dukje se të pandehurit kanë dy zgjedhje – të pranojnë fajin ose të shkojnë në gjyq – dhe tha se kishte një “shans të mirë që çështja do të zgjidhet” pa pasur nevojë të shkojnë në gjyq dhe se ata duhet ta dinë me siguri menjëherë pas Ditës së Punës.

    McGonigal është deklaruar i pafajshëm për të dyja aktakuzat.

    Komentet e DuCharme sugjerojnë se prokurorët e qeverisë dhe avokatët e McGonigal mund të punojnë përmes një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë në këtë rast, megjithëse DuCharme vuri në dukje se ishte i interesuar të shihte pjesën tjetër të zbulimit të prokurorit në këtë rast, i cili përfshin dokumente të mbrojtjes kombëtare që ende kërkojnë disa redaktime.

    Është e paqartë se si do të dukej një marrëveshje për pranimin e fajësisë midis prokurorëve dhe McGonigal dhe për cilat akuza, në fund të fundit, ai mund të deklarohet fajtor.

    Gjyqtarja Colleen Kollar-Kotelly caktoi një seancë tjetër për 13 shtator.

    “Shpresojmë se do të kemi një përditësim të mirë për ju herën tjetër që do t’ju shohim,” i tha DuCharme Kollar-Kotelly.

    Në rastin e akuzuar në Nju Jork, një raport statusi për këtë çështje pritet të martën.

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Paniku mbërthen Edi Ramën: Agjenti i FBI McGonigal do pranojë fajin e do të flasi për drejtësin

    11 raste kur Rama del në rrëfimin, që çon në burg Charles McGonigal

    Emri:  Rama-mcgonigal-2048x1152.jpg

Shikime: 78

Madhësia:  40.6 KB

    Marrëveshja mes prokurorëve amerikanë dhe ish-shefit të diskretituar të FBI-së, Charles McGonigal është arritur në hartimin e një dokumenti ku përshkruhen detaje nga vizitat e tij në Shqipëri, kontaktet me kryeministrin Rama, politikanë të tjerë, biznesmenë, nisja e hetimeve për lobistin e Bashës, interesi për licensat e naftës etj.

    Kuptohet se nga takimi i parë në Tiranë e deri te prangosja në SHBA, marrëdhënia e McGonigal me Edi Ramën ka qenë kyçe, pasi qëllimi i shefit të FBI-së ishte të bënte para, për të përballuar jetën paralele me të dashurën e tij në New York, apo për pagesat e shtrenjta të kolegjit të fëmijëve, ndërsa shumë shpejt ai priste të dilte në pension.

    Në akt-padinë e prokurorisë amerikane, Edi Rama si kryeministër i Shqipërisë përmendej 14 herë për të shpjeguar veprimtarinë e McGonigal, ndërsa në marrëveshjen që ka firmosur vetë i pandehuri, Rama përmendet 11 herë të tjera.

    Emri:  WhatsApp-Image-2023-09-23-at-15.28.31-e1695478828947.jpg

Shikime: 93

Madhësia:  19.9 KB

    Hera e dytë, tretë dhe katërt që përmendet “kryeministri i Shqipërisë” është për takimin e famshëm në kryeministri, kur McGonigal i kërkon të largojë një kompani nafte që ka lidhje me rusët dhe t’i japë licencë një tjetre. Siç provojnë dokumentat, më vonë, McGonigal u bë ortak me personin që ishte administrator në kompaninë e naftës që përfitoi nga takimi i tij me Ramën.

    Emri:  dddd-e1695478875130.jpg

Shikime: 81

Madhësia:  14.6 KB

    Hera e pestë që përmendet “kryeministri i Shqipërisë” në dokumentin e firmosur nga McGonigal është një kujtesë që bëjnë prokurorët amerikanë për të thënë se ish-agjenti i FBI-së ruajti një marrëdhënie të qëndrueshme me Edi Ramën, ndërsa ndërmerrte veprime në favor të tij.

    Emri:  dgdg-e1695478899858.jpg

Shikime: 85

Madhësia:  22.6 KB

    Hera e gjashtë që përmendet në dosje “kryeministri i Shqipërisë” është për të treguar faktin se McGonigal i mbajti të fshehta takimet me të. Kur u kthye në SHBA, ai refuzoi të kryente deklarimet siç ia impononte ligji.

    Emri:  ddddf-e1695478754922.jpg

Shikime: 84

Madhësia:  20.9 KB

    Hera e shtatë që përmendet “kryeministri i Shqipërisë” në dosjen ku McGonigal pranon akuzat është për të treguar se atij iu kërkua të niste hetime për lobimin e një partie që nuk ishte ajo e Ramës, pra që i takonte opozitës së Shqipërisë.

    Emri:  ddddf-1-e1695478787866.jpg

Shikime: 93

Madhësia:  14.3 KB

    Hera e tetë që përmendet “kryeministri i Shqipërisë” është për një darkë që ai konsumoi bashkë me McGonigal në New York.

    Emri:  fgdfdggg-1-e1695478938354.jpg

Shikime: 77

Madhësia:  21.6 KB

    Hera e nëntë që “kryeministri i Shqipërisë” përmendet në dosje është fakti se McGonigal nuk deklaroi në FBI darkën me Ramën, vepra penale për të cilën ai rrezikon deri në 5 vjet. Në dosje është rënë dakort të shtohet se në darkë nuk u bënë biseda politike.

    Emri:  gregrg-e1695478997694.jpg

Shikime: 87

Madhësia:  17.8 KB

    Hera e dhjetë që “kryeministri i Shqipërisë” del në dosje është për të saktësuar se materialet me të cilat Agron Neza furnizoi hetimin e FBI-së për lobimin e Bashës dolën nga kryeministria. Ky është një nga momentet kyçe të dosjes, që shpjegon shumë për atë që ndodhi në Shqipëri pas vitit 2017.

    Emri:  dfgdgddfv-e1695478980864.jpg

Shikime: 89

Madhësia:  12.5 KB

    Hera e fundit që përmendet “kryeministri i Shqipërisë” në dosjen e firmosur nga McGonigal është një darkë tjetër në New York, ku ishte i pranishëm e Lu Bladel, paraardhësi i McGonigal në pozicionin e tij në FBI. Dy muaj pas kësaj darke, kompania ku punon Lu Bladel firmosi një marrëveshje me qeverinë shqiptare për të luftuar evazionin fiskal, që nuk dihet se sa ka kushtuar.

    Ajo që dihet është se për një nga këto darka, ish e dashura e McGonigal, Alison Gerrero rrëfeu se ish-shefi i FBI-së i tha se kishte kushtuar 10 mijë dollarë.

    Edi Rama ka mohuar se ka pasur një marrëdhënie ekstra-ligjore me Charles McGonigal. Kryeministri i Shqipërisë thotë se nuk ka folur konkretisht për licenca nafte me të, ndërsa e pranon tërthorazi se ka dhënë materialet për nisjen e hetimit për lobimin e Lulzim Bashës në SHBA.

    “Shefi i kundërterrorit i FBI-së ka qenë dhe është miku im nuk diskutohet. Nëse ai ka një çështje të tijën me drejtësinë në SHBA-të, është çështje e tij” ka thënë Rama, kur është pyetur për marrëdhënien me Charles McGonigal.

    Në fakt, duke pasur parasysh qëllimet e Mcgonigal për të bërë para në Tiranë, kuptohet se miqësia me Ramën i është dashur medoemos, edhe duke shfrytëzuar pozicionin që kishte, për ta përdorur FBI-në për presion mbi opozitën shqiptare.

    Për miqësinë e të dyve u interesua edhe gjykatësja amerikane, Colleen Kollar-Kotelly. Zëri i Amerikës raportoi se kur e pyeti të pandehurin nëse kishte ruajtur një marrëdhënie të vazhdueshme me kryeministrin e Shqipërisë dhe Dorian Duçkën, ai u përgjigj shkurt: Po!

    Lapsi.al

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Paniku mbërthen Edi Ramën: Agjenti i FBI McGonigal do pranojë fajin e do të flasi për drejtësin

    Në Uashington McGonigal e pranoi fajin, në Tiranë ai mbeti kopil

    Nga Andi Bushati

    Pranimi i fajit përpara një gjykate në Uashington, nga ish agjenti i FBI, Charles McGonigal, është si ajo historia e gotës që mund ta shohësh, ose gjysëm bosh, ose gjysëm plot.

    Të parët mund ta vënë theksin në pikën se marrëveshja e arritur mes prokurorëve dhe avokatëve, do të bëje të pamundur qëmtimin e episodeve, detajeve dhe fakteve që do të ofronte një proces i rregullt. Për shkak të saj, ne ndoshta nuk do të marrim vesh asnjëherë, se kur u fol për herë të parë mes ish agjentit dhe Ramës për një plan të përbashkët për shkatërrimin e opozitës, se cila ka qenë shifra e plotë që ai mori për të hetuar fabulën e fabrikuar në Tiranë, për financimin me para ruse, apo se cilia ka qenë natyra e asaj “lidhjeje të papërshtatshme” me kryeministrin shqiptar, që konsumohej përmes bisedave në aplikacionin Viasat, ashtu siç rrëfeu Alison Guerrerro, e dashura ilegale e Mcgonigal.

    Por, pavarësisht se pranimi i fajësisë dhe mosvazhdimi i procesit mund ti varrosë përgjithmonë një varg imtësish, që do mbanin gjallë kërshërinë e gazetarëve, luftën e opozitës dhe vuajerizmin e publikut, ai ka dhe anën e vet, të gotës gjysëm plot. Mbetja e disa të dhënave në hije, nuk e zbeh aspak faktin se bashkë me McGonigal, në të njëjtin krim, ka qenë i përfshirë edhe kryeministri shqiptar. Deklarata e pranimit të fajit para gjykatës, ku Edi Rama është një personazh kryesor, pranon, as më pak dhe as më shumë, atë që shkruante New York Times, në investigimin e tij, se “McGonigal ndërmori hapa në favor të Ramës” për të goditur opozitën. Kjo u konfirmua edhe këtë të premte, nga pyetja që gjyqtarja Colleen Kollar-Kotelly i bëri në proces ish agjentit të FBI. Ai pranoi para saj se kishte vënë në lëvizje prokurorinë amerikane për çështjen e lobimit me para ruse të opozitës.

    Por, për të kuptuar më mirë rëndësinë e këtij pohimi, pra se si u bë McGonigal, pjesë e një skenari politik për goditjen e kundërshtarëve të Edi Ramës, është e nevojshme ti rikthehemi pak kronologjisë së ngjarjeve, që Lapsi.al e ka investiguar me detaje (shiko linkun poshtë).
    Aty vërehen përkime të frikshme, në data, mes pagesave që merr ish agjenti dhe lëvizjeve që ai bën kundër PD dhe Lulzim Bashës.

    Në gusht 2017, McGonigal i kërkon borxh shqiptaro amerikanit Agron Neza. Në shtator të dy udhëtojnë drej Trianës dhe priten nga Rama. Menjëherë pas kësaj, McGonigal, paguhet me të paktën 225 mijë USD.

    Pas dhënies së dollarëve në nëntor të tre takohen përsëri në Tiranë. Menjëherë fillon dhënia e dokumentave me burim nga kryeministria, kundër opozitës. Këto materiale që servireshin nga Neza dhe këshilltari informal i kryeministrit, Dorian Duçka, i jepen FBI-së. Duçka paguan edhe shpenzimet për dëshmitarët që dëshmojnë për FBI-në lidhur me këtë ngjarje dhe kjo i mbahet e fshehtë këtij institucioni. Në shkurt 2018, hapet hetimi zyrtar kundër lobistit Nik Muzin që kishte marrë nga basha mbi 600 mijë dollarë.

    Pra pyetja që shtrohet është e thjeshtë, pse dy biznesmenë, në punë të tyre, do paguanin nga xhepi i vet, për të luftuar opozitën? Pse qëllon “rastësisht” që njëri prej tyre është edhe këshilltar i Ramës dhe furnizohet me dokumenta nga kryeministria? Pse pagesa 225 mijë USD kryehet pasi McGonigal takohet me kryeministrin dhe pse hetimi kundër opozitës nis menjëherë sapo ai ka marrë parëtë?

    Këto gjashtë muaj, mes shtatorit 2017 dhe shkurtit 2018, janë një dëshmi ulëritëse se regjimi shqiptar ka korruptuar zyrtarin më të lartë të FBI, të akuzuar ndonjëherë për tradhëti kaq të lartë.

    Prandaj alibia e idhtarëve të gotës gjysëm bosh, që kërkojnë ende prova të tjera për tu bindur është e pa vlerë. Drejtësia e amerikane e bëri punën e saj. Ndonëse me një marrëveshje qv varrosi shumë detaje, ajo e detyroi McGonigalin, ta pranojë fajin se i mbajti të fshehtë institucionit ku punonte, marëdhënien okulte që krijoi në këtë vend.

    Ndërsa drejtësia shqiptare, e dizenjuar nga amerikanët, as denjon të merrret më këtë krim të kryer në sy të të gjithëve. Ajo preferon ta lërë fajin kopil, duke mbajtur në fuqi praktikat e një vendi të korruptuar, që ndonëse pretendonte ta bënte SPAK-un dhe BKH-në, si FBI, qe i aftë të “shqiptarizonte” edhe agjentët më të spikatur të kësaj të fundit.

    Lapsi

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Paniku mbërthen Edi Ramën: Agjenti i FBI McGonigal do pranojë fajin e do të flasi për drejtësin

    Kronologjia datë pas date/ Si u rekrutua McGonigal për të goditur PD-në

    Emri:  rama-mcgonigal-cnn-1.jpg

Shikime: 76

Madhësia:  33.1 KB

    Njolla më e errët, nga skandali shumëplanësh i rekrutimit të një agjenti të FBI-së, për ta përdorur për interesat politike të qeverisë shqiptare, është padyshim ajo e bashkëpunimit me të, për të minuar demokracinë dhe goditur opozitën. Meqë për këtë temë ka pasur debate të forta, akuza të pareshtura nga PD-ja dhe mohim kategorik nga qeveria, Lapsi.al i është kthyer edhe njëherë dokumenteve kryesorë për të bërë zbardhjen e plotë të përfshirjes së Charles McGonigal në këtë mision.

    Për të qenë farmaceutikisht të paanshëm jemi mbështetur thelbësisht në katër burime. Së pari, tek aktakuza e prokurorëve amerikanë kundër agjentit të FBI-së; së dyti, tek interpretimin që saj i është bërë nga dy media prestigjoze si “New York Times” dhe “CNN”; së treti nga dëshmia që ka dhënë ish e dashura e tij e tradhëtuar.

    Le ta themi që në fillim, ky artikull mbështetet në hipotezën që ngre dhe “New York Times” se, McGonigal u vu në shërbim të Edi Ramës: “Ndërsa ishte ende në FBI, ai krijoi një marrëdhënie me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe sipas prokurorëve të Uashingtonit ndërmori hapa që ishin në dobi të këtij politikani” vëren gazeta.

    Po si u zhvillua ngjarja?

    Jemi në parag të zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit 2017 dhe ashtu sikurse ndodh gjithmonë me partitë shqiptare, PD e Lulzim Bashës bëri një kontratë lobimi me një kompani amerikane të drejtuar nga Nik Muzin. Në këmbim të një pagese me prejardhje të errët, prej 675 mijë USD, ish kreu demokrat përfitoi një foto me presidentin Donald Trump, për ta përdorur për fushatë, disa intervista dhe takime përtej oqeanit. Për momentin historia u mbyll me kaq. Të gjithë e dininin se këto ‘suksese” ishin arritur përmes parave, por përderisa PD-i humbi zgjedhjet zhurma u shua. Së paku kështu ndodhi për publikun, por siç do të shohim më vonë, aspak për Edi Ramën.

    Ky i fundit megjithëse kishte një marëveshje bashkëqeverisje me Lulzim Bashën (koalicioni PD-PS vazhdoi edhe pas zgjedhjeve, deri sa u formua qeveria e re në shtator 2017), nuk i duroi dot akuzat për vjedhjen e votës dhe përbetimin e ish liderit të PD: “Më gënjeve njëherë turp për ty, po ndodhi sërisht, turp për mua”.

    Rama mendohet që në verë- vjeshtën e vitit 2017 të ketë nisur projektin e neutralizimit të Bashës.

    Pikërisht në këtë kohë, mijra kilometra larg nga këtu, një agjent i FBI-së, tashmë botërisht i njohur si Charles McGonigal, i cili ishte në prag të pensionit dhe nuk priste ti nënshtrohej më testit të poligrafit, i kërkon në gusht të 2017, një të njohuri të tij shqiptar, Agron Nezës, ashtu sikurse tregon aktakuza amerikane, një shumë të madhe parash “borxh”.

    Me siguri që ish agjenti i sigurimit, Neza nuhati rastin e artë se para të zeza mund të bëhen lehtësisht në Ballkan dhe në Shqipëri. “New York Times” e përshkruan kështu këtë moment: “Prokurorët nuk dhanë detaje se si u takuan dy burrat, as nuk e përshkruan marrëdhënien e tyre, as nuk zbuluan arsyen e kërkesës. Por në akt-akuzën e Nju Jorkut, zoti Neza përmendet si miku i zotit McGonigal. Në muajt pasi zoti McGonigal kërkoi para, dy burrat bënë udhëtime të shumta në Evropë, ku z. McGonigal me sa duket përdori pozicionin e tij në përpjekje për të ndikuar në biznes për zotin Neza, pretendojnë prokurorët në padinë e Uashingtonit” tregon gazeta.

    Një rrugëtim i frrytshëm në kërkim të parave mund të qe dhe kontakti me majat e regjimit të korruptuar të Tiranës. Pa kaluar as një muaj nga kërkesa për ti marrë para borxh Agron Nezës, Charles McGonigal, gjendet në zyrën e Edi Ramës.

    Ndryshe nga sa ka rrëfyer kryeministri Shqiptar në qëndrimet që ka mbajtur, nuk ka qenë zyrtari i FBI-së që i ka kërkuar atij një takim përmes sms-ve, por njerëzit e Ramës që tentojnë të fusin në rrjetë njeriun e lartë të sigurisë. Aktakuza e thotë qartë se qe këshilltari informal i Ramës, Dorian Duçka, ai që rregulloi takimin. “Në shtator 2017, burrat udhëtuan për në Shqipëri, thanë prokurorët, ku z. Neza e prezantoi zotin McGonigal me Dorian Duçkën, një ish-zyrtar shqiptar që shërbente si këshilltar informal i kryeministrit, zotit Rama. Z. Duçka, i përshkruar në akt-akuzën e Uashingtonit si Personi B, e solli zotin McGonigal të takohej me zotin Rama.” shkruan “New York Times”.

    Le të jemi të kujdesshëm. Deri këtu nuk duket se ka asnjë shenjë të një projekti për të goditur opozitën. Neza dhe Duçka ndërhyjnë për të ndikuar Edi Ramën për bizneset e tyre. Tendera nafte, shmangje kompanish ruse në favor të atyre kineze etj. Por, ajo që bën çudi është fakti se ashtu sikurse shkruan CNN, takimi u mbajt sekret nga palët dhe sidomos nga FBI-a, të cilës McGonigal e kishte për detyrë ti’a tregonte lëvizjet. Ish kolegët e agjentit të FBI-së i thanë CNN se ky duhet cilësuar si një rast korrupsioni, ndërsa vetë media prestigjoze, shkruan se McGonigal i mori 225 mijë USD-të duke ia mbajtur të fshehta FBI-s, po ashtu siç bëri dhe për marëdhënien që ns me kryeministrin e Shqipërisë.

    Me siguri kaq do i ketë mjaftuar Edi Ramës, që si një njohës i mrekullueshëm i dobësive dhe veseve njerëzore, ta arkivonte Charles McGonigalin mes atyre që mund ti përdorte në të ardhmen.

    Rasti do të paraqitej shumë shpejt. Por, para tij, s’duhet harruar, se vetëm pak javë pasi kishte kërkuar para borxh dhe pasi takoi në shtator Edi Ramën, McGonigal mori 225 mijë USD-të e para nga Agron Neza. Ai ishte futur në thes dhe rasti për t’i këkruar “kthimin e nderit” do të paraqitej shumë shpejt.

    Në 14 nëntor 2017, sipas ligjeve amerikane, lobisti Nik Muzin bëri i transparente departamentit të drejtësisë, paratë që kishte marrë në këmbim të shërbimeve që i kishte dhënë Bashës dhe PD-së, para zgjedhjeve. Këtu makineria e pushtetit, në Tiranë, nuhati se kishte në dorë një armë të fortë për të përdorur zyrtarin e FBI. Ngjarjet precipituan shpejt. Agjensia BIRN botoi, në 23 nëndor 2017, në bazë të të dhënave të Nik Muzinit, një artikull të fortë të gazetarit Besar Likmeta, ku ende nuk përmendej hipoteza për lidhjet ruse, por hidheshin dyshime për burimet e financimit të parave që kishin mbëritur në SHBA.

    Po në nëntor 2017, McGonigal rikthehet në Tiranë, takohet me Ramën, i cili me sa duket ia kishte gjetur punën fitimprurëse. Tani agjenti i FBI-së kishte material për ti shërbyer kryeministrit në projektin për të dëmtuar opozitën. Ja seç shkruan New York Times: “Në nëntor, pasi z. McGonigal u takua përsëri me kryeministrin dhe z. Duçka në Shqipëri, ai kontaktoi të njëjtin prokuror që e kishte marrë me vete në Austri (për llogari të Tom Doshit-shënimi i Lapsi.al), për të nisur një hetim të mundshëm ndaj një lobisti, që kundërshtari politik i zotit Rama kishte punësuar për të pasur akses dhe mbështetje tek Presidenti Donald J. Trump”.

    Dhe këtu marëdhënia zyrtare mes një shefi qeverie dhe një agjenti të FBI-së, ku njëri kishte interesa politike për të shkatërruar opozitën dhe tjetri për të bërë para…fillon e shndërohet në miqësi. Ish e dashura e tradhëtuar e McGonigalit, Allison Guerreiro, e cila denoncoi, në inat e sipër, veprimet e tij të dyshimta, e cilësoi këtë si një “miqësi të papërshtatshme” mes kryeministrit dhe burrit me të cilin ndante shtratin. Ajo rrëfeu se ata bisedonin shpesh në celular përmes aplikacionit “Viasat”, se ai i tregonte foto me Ramën, madje se kishin konsumuar së bashku edhe një darkë, në një restorant të shtrenjtë njujorkez.

    Nën avujt e verave fine që preferonte Charles McGonigal sipas rrëfimeve të së dashurës, do jetë çuar përpara edhe strategjia e hetimit nga FBI-a të Partisë Demokratike. E sigurtë është se materialet mbërinin nga Tirana, madje drejtpërdrejt nga kryeministria. Edi Rama ka pretenduar, në daljet e veta publike, se nuk mund ta bënte një gjë të tillë, pasi ai nuk kishte më shumë materiale sesa kishte botuar BIRN në në 23 nëndor 2017 . “Po të kisha pasur, pse jo, do ti’a kisha dhënë FBI-së”, tha ai në Euronews, në një përpjekje për ta shfryrë çështjen. Por, leximi që New York Times i bën aktakuzës së prokurorëve amerikanë e përgënjeshtron kryeministrin. “Në fillim të vitit 2018, sipas aktakuzës së Uashingtonit, zoti Neza vazhdoi t’i transmetonte zotit McGonigal informacione për zotin Muzin – disa prej të cilave erdhën drejtpërdrejt nga zyra e zotit Rama. Z. McGonigal më pas e përcillte informacionin tek të tjerët në zyrën e FBI-së në Nju Jork”, nënvizon gazeta.

    E pra, nuk janë as mediat e kazanit, as kundërshtarët politikë që e spjegojnë kaq thjeshtë këtë skemë, por një shkrim me katër autorë, dy prej të cilëve me çmime Pulitzer, që zuri një faqe të madhe në një prej gazetave më prestigjoze të botës (foto e madhe lart).

    Dhe plani funksionoi. Merita për këtë nuk mund ti mohohet aspak, Edi Ramës, ideusit dhe pagatorit që e bëri atë të mundur. Në shkurt të 2019 FBI hapi zyrtarisht një hetim për lobistin Nik Muzin “me kërkesën e të pandehurit McGonigal dhe me udhëzimin e tij”. New York Times heq çdo dyshim se cilët qenë ata që ishin të interesuar për këtë hetim: “Z. Neza ishte ndër burimet konfidenciale që dhanë informacione gjatë hetimit dhe z. Duçka pagoi dëshmitarët në Evropë për të udhëtuar në një takim me FBI, thuhet në aktakuzë”. A ka mundësi që dy biznnesmenë, njëri prej të cilëve edhe keshilltar i kryeministrit të shpenzonin energji, kohë dhe para për të dëmtuar një parti politike? Vështirë, por edhe po të mendojmë për një çast se ata kanë dalldisur, pse kryeministria duhet të hynte në lojë duke i furnizuar me dokumente?

    Pra, le ta përmbledhim. Në gusht 2017, McGonigal kërkon borxh, në shtator takon Ramën, menjëherë pas kësaj merr të paktën 225 mijë USD, në nëntor takohen përsëri në Tiranë. Menjëherë fillon dhënia e marerialeve me burim nga kryeministria kundër Bashës dhe PD. Këto materiale që servireshin nga Neza dhe këshilltari informal i kryeministrit, Dorian Duçka, i jepen FBI-së. Duçka paguan edhe dëshmitarët që dëshmojnë për FBI-në lidhur me këtë ngjarje dhe kjo i mbahet e fshehtë institucionit. Në shkurt 2018, hapet hetimi zyrtar për lobistin e Bashës.

    Në harkun e gjashtë muajve, falë një lidhje sekrete dhe pagesave nën dorë arrihet gjithçka. Skema ka funksionuar, por ajo nuk përfundon këtu. Sepse qëllimi i saj kryesor është propaganda.

    Nuk kalojnë as pak ditë nga hapja e çështjes prej FBI-së, kur në 8 mars 2019, si me magji, revista amerikane “Mother Jones”, publikon investigimin e famshëm lidhur me financimet ruse që ka marrë Basha dhe PD-ja. Kaq shpejt “rrodhën” sekretet e kundërsipiunazhit amerikan në media? A nuk të çon edhe logjika më e dobët të mendosh se kemi të bëjmë me një lobim mbi lobimin? Pa pasur fakte kjo mbetet vetëm hipotezë, por një nga ato të tilla që janë vështirë të kundërshtohen.

    Sepse duhej e gjitha kjo kuptohet lehtë. Hetimi i FBI-së dhe dalja e artikullit për paratë e dyshuara ruse të PD-së nxiti në Tiranës një fortunë mediatike për denigrimin e opozitës, skicimin e saj si të paguar nga Kremlini dhe në kundërshtim të plotë me vokacionin perendimor të shqiptarëve. Më mirë se kushdo këtë delir propagandistik e sheh të shprehur tek kjo deklaratë me tone patetiko-qesharake të Elisa Spiropalit, që e publikoi në Facebokkun e tij edhe Edi Rama (video poshte).

    Video

    Charls McGonigal i kishte hallall paratë sepse ai dhuroi më shumë municion të rëndë sesa duhej për asgjesimin e opozitës. Dhe kjo fabul vazhdoi deri vonë. Ambasadorja Yuri Kim e rimori atë, në shator 2022, gjatë një mbledhjeje me dyer të mbyllura, për financimet Ruse, para KQZ-së. Debati u rihap edhe njëherë nga e para për partinë e rublave…

    Por, sepse ka gjithmonë një por, fati e deshi që agjenti i kundërzbulimit, i cili sipas CNN, u vu në shërbim të politikanit Rama, duke kryer në mënyrë shembullore detyrat që merrte prej tij, të mos ishte edhe si dashnor, në të njëjtën lartësi devotshmërie. Allison Guerreiro, gruaja që ndau dikur shtratin me të, njoftoi FBI-në për paratë kesh dhe lidhjet e tij të papërshtatshme me kryeministrin shqiptar. Dhe kështu një histori pasioni të tradhëtuar u bë sebep që gjysma e votuesve shqiptarë të shpëtonin nga damka e fabrikuar e varësisë nga Kremlini.

    Lapsi

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-02-2023, 15:05
  2. Si mësoi fëmija të flasi shqip në emigracion?
    Nga Albo në forumin Të jesh prind
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-01-2021, 00:00
  3. Nga fajin e ka Saliu te fajin e kanë shqiptarët
    Nga Duke_Of_Arberia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 20-02-2016, 14:13
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-05-2015, 20:35
  5. Kur femija fillon te flasi?
    Nga Albo në forumin Të jesh prind
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 16-09-2013, 07:10

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •