Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet në Bllog
    22

    Hashim Thaçi jep intervistën e parë nga paraburgimi në Hagë

    Në intervistën e tij të parë për mediat që nga fillimi i gjyqit të tij për krime lufte në Hagë, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se i mungon familja e tij, por po paguan “çmimin e lirisë”.

    Nga Xhorxhina Bami

    Emri:  Hashim-Thaci-1-1.jpg

Shikime: 182

Madhësia:  20.8 KB

    Në një intervistë të papritur personale të realizuar me shkrim nga qendra e paraburgimit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, Hashim Thaçi tha për median kosovare Nacionale se atij i mungojnë “njerëzit, jo politika” – veçanërisht familja e tij.

    “I mungojmë njëri-tjetrit çdo ditë, por ky është çmimi i lirisë”, tha ish-presidenti i Kosovës dhe lideri gueril i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë kohës së luftës në një intervistë të publikuar të hënën në mbrëmje.

    “E di që mallëngjimi është deri diku dobësi, por paraqet edhe njerëzi: jemi njerëz nga mishi dhe gjaku”, shtoi ai.

    Thaçi nuk diskutoi për akuzat kundër tij gjatë intervistës, apo për procesin gjyqësor në vazhdim që filloi në prill të këtij viti, duke u fokusuar në pikëpamjet e tij për të ardhmen e Kosovës.

    “Të bashkuar ia dolëm në procesin e lirisë dhe pavarësisë, e ashtu duhet të vazhdojmë edhe në fazën e integrimit euro-atlantik”, tha ai.

    “Me Serbinë duhet të arrihet paqe e përhershme, me njohje reciproke, ligjërisht obliguese. Sa më shumë që vonohet kjo marrëveshje, aq më e vonuar do të jetë Kosova në NATO dhe BE, e aq më e zbehtë do të jetë mbështetja e SHBA-së”, tha ai.

    Thaçi ndodhet në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020, kur dha dorëheqjen nga posti i presidentit pasi akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër tij u konfirmuan nga një gjyqtar i procedurës paraprake në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

    Thaçi ndodhet në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020, kur dha dorëheqjen nga posti i presidentit pasi akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër tij u konfirmuan nga një gjyqtar i procedurës paraprake në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

    Ai dhe të pandehurit e tjerë bashkë me të, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të gjithë ish-udhëheqës të UÇK-së të kthyer në politikanë, akuzohen se mbajnë përgjegjësi individuale dhe komanduese për krime që u kryen kryesisht kundër të burgosurve të mbajtur në burgjet e UÇK-së në Kosovë dhe Shqipërinë fqinje, duke përfshirë 102 vrasje.

    Të pandehurit, të cilët të gjithë janë vetëdeklaruar të pafajshëm, dyshohet se i kryen krimet midis të paktën marsit 1998 dhe shtatorit 1999, gjatë dhe menjëherë pas luftës me forcat serbe.

    Thaçi është lejuar të vizitojë familjen e tij dy herë që kur ka qenë në paraburgim, më 29 maj 2023 dhe 2 shtator 2023.

    “Vizita ime para do kohësh, më 29 maj 2023, e cila u krye në ruajtje dhe shoqërim të DHSK, në vendlindje në Brojë, biseda me prindërit, për disa orë, paraqet një mrekulli të jashtëzakonshme njerëzore”, tha ai për Nacionale, duke e përshkruar bisedën si “më specialen në jetën time”.

    “Më mungojnë njerëzit, jo politika”, theksoi ai.

    Dhomat e Specializuara të Kosovës u krijuan për të gjykuar krimet që dyshohet se u kryen gjatë dhe menjëherë pas luftës së Kosovës nga viti 1998 deri në vitin 2000. Ato janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por të vendosura në Holandë dhe me personel ndërkombëtar.

    Ato u krijuan nën presionin e aleatëve perëndimorë të Kosovës, të cilët druheshin se sistemi i drejtësisë së Kosovës nuk ishte mjaftueshëm i fuqishëm për të gjykuar rastet e UÇK-së dhe për të mbrojtur dëshmitarët nga ndërhyrja.

    E ashtuquajtura “Gjykatë speciale” nuk shihet me sy të mirë nga shqiptarët e Kosovës, të cilët e shohin atë si një fyerje për luftën e UÇK-së për çlirimin nga sundimi serb.

    Vetë Thaçi ishte një nga mbështetësit kryesorë të themelimit të gjykatës, duke argumentuar se kjo do të tregonte se lufta e UÇK-së ishte e drejtë.

    BIRN

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Hashim Thaçi jep intervistën e parë nga paraburgimi në Hagë

    Intervista


Tema të Ngjashme

  1. Trafikantja e seksit, Ghislaine Maxwell, bën intervistën e parë nga burgu
    Nga benseven11 në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 22-01-2023, 15:33
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-12-2022, 12:33
  3. Xhamia 'Hashim Thaçi'
    Nga iliria e para në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-04-2014, 15:07
  4. Pse Hashim Thaqi nuk e viziton Fatmir Limajn ne Hage?
    Nga Arb në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 01-10-2009, 09:40
  5. Hashim Thaçi
    Nga Nice_Boy në forumin Humor shqiptar
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 16-03-2009, 02:45

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •