Ndahet nga jeta nė moshėn 85-vjeēare Sekine Sharofi, primabalerina legjendare e Teatrit Kombėtar tė Operas dhe Baletit
21 Gusht, 2023 15:03
Eshtė ndarė nga jeta sot Sekine Sharofi, primabalerina legjendare e Teatrit Kombėtar tė Operės dhe Baletit si dhe bashkėshortja e tenorit dramatik Xhoni Athanas.
Shumė e kujtojnė si njė vajzė tė mahnitshme dhe njė kėrcimtare tė disiplinuar me njė temperament tė shkėlqyer, qė tėrhiqte publikun artdashėsh me figurat e saj.
Sekine Sharofi solistja e kėrcimit klasik Sekine Sharofi lindi mė 4 mars 1938.
Emri i saj identifikohet me skenėn e Baleti Shqiptar. Sekine Sharofi ka hyrė nė historinė e kėrcimit klasik si soliste, si prima dona me njė shkėlqim marramendės qė nuk harrohet kurrė.
E shkėlqyer dhe brilante nė mėnyrėn se si interpretoi veprat mė tė rėndėsishme tė repertorit si: Laurencia nga Alexandėr Krein, Zhurale nga Farid Jaruli, Para stuhisė nga Ēesk Zadeja, Halili dhe Hajria nga Tish Daija, Lola nga Marat Gaziev, Delina nga Ēesk Zadeja, Fadeta nga Leo Delibes, Cuca e maleve nga Nikolla Zoraqi, Shota dhe Azem Galica nga Nikolla Zoraqi, Petja dhe ujku nga Sergei Prokofiev, Kujdesi i kotė nga Hertel, Rapsodia koreografike Historia e njė kėngė nga Nikolla Zoraqi, Sheherezada nga N. Rimskij Korsakov etj.
Njė engjėll i bardhė, me njė buzėqeshje qė nuk shuhet kurrė. Njė artiste qė i dha vendit tonė jetė. Sekine do tė mbetet pėr gjithmonė nė plijadėn e Artė tė Artistėve Shqiptarė. Brezat mė tė vjetėr do ta kujtojnė gjithmonė me atė buzėqeshjen e ndrojtur qė vetėm ajo dinte tia dhuronte publikut shqiptar nė njė kohė kur gjithė Shqipėria ish bardhezi.
(BalkanWeb)
Krijoni Kontakt