Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22

    Edi Rama vizitë 1 javore në SHBA. A do të merret në pyetje nga FBI për çështjen Charles McGonigal?

    Emri:  rama-19.jpg

Shikime: 431

Madhësia:  29.1 KB

    Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt SHBA, kjo në datat 7-14 shtator. Arsyeja është për Presidencën që merr Shqipëria nga 1 shtatori në Këshillin e Sigurimit në OKB.

    Më herët gjatë ditës së sotme, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka doli në një deklaratë për mediat për drejtimin e Shqipërisë për herë të dytë në Këshillin e Sigurimit në OKB më 1 shtator. Xhaçka thotë se Shqipëria ulet si vend me një eksperiencë të vyer në Këshillin e Sigurimit.

    Në Presidencën e KS, Xhaçka tha se do të ndërmerren dy nisma shumë të rëndësishme për politikën e jashtme. Xhaçka tha se këto janë aktivitete shënjuese që është punuar shumë.


    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Edi Rama vizitë 1 javore në SHBA. A do të merret në pyetje nga FBI për çështjen Charles McGonig

    VIDEO/ Dosja McGonigal, Marc Crawford: Edi Rama mund të hetohet në SHBA për korruptimin e agjentit të FBI

    Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Marc Crawford, aktualisht president nderi i këtij institucioni, duke folur në Edicionin e Mbrëmjes ‘Ora 19’, me moderatoren Armela Ferko në SYRI TV, është shprehur se Edi Rama mund të hetohet në SHBA për korruptimin e Charles McGonigal.

    Gjatë bisedës në SYRI TV, Crawford u shpreh se, ekziston një precedent ku drejtësia amerikane ka hetuar dhe gjykuar një qytetar që nuk është amerikan, por ka korruptuar një qytetar amerikan.

    ‘Gjykata amerikane ka të drejtë të hetojë edhe një qytetar që nuk është amerikan, por që bërë një shkelje kundër SHBA-së, dhe që vjen nga jashtë. Nuk e di nëse do të bëhet kështu, ende nuk ka ndodhur kjo.

    Në Amerikë ka një akt, që quhet ‘korrupsioni për aktivitet të jashtëm’. Nëse një amerikan shkon në Zelandë të re, kërkon një koncesion dhe paguan një ryshfet atje, ai/ajo mund të hetohet në SHBA për këtë. Aq më shumë kur paguhet për të korruptuar një agjent të FBI-së. Ne e kemi një precedent që aplikohet për biznesin në përgjithësi, biznesin privat, që mund të hetohet në SHBA.

    Meqenëse McGonigal është shprehur deri më tani i pafajshëm dhe personat e tjerë në dosje nuk janë nën para gjykatës, unë nuk mund të them që do të ndodhë, por logjikisht sipas precedentit mund të jenë në rrezik.

    Dosja e Uashingtonit është shumë domethënëse sepse ka lidhje me naftën, politikën, sepse është hetuar edhe një amerikan që ishte si këshilltar këtu në Shqipëri. Kështu që ka shumë gjëra që janë domethënëse’, u shpreh Marc Crawford në SYRI TV.

    INTERVISTA E PLOTE

    Video

    Syri

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Edi Rama vizitë 1 javore në SHBA. A do të merret në pyetje nga FBI për çështjen Charles McGonig

    Papa: Edi Ramën mund ta ndalojnë kur të vijë në Nju Jork

    Emri:  auto_ramamcgonigal1678993065.jpg

Shikime: 300

Madhësia:  31.9 KB

    "Edi Ramën mund ta ndalojnë kur të vijë në Nju Jork’.

    Deklarata është bërë nga gazetari Robert Papa, i cili foli në lidhje me çështjen ‘McGonigal’, ku në këtë dosje përmendet dhe emri i kreut të qeverisë Edi Rama.

    Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se Rama është ngatërruar dy herë, njëherë ka mbledhur informacione ndëshkuese për të futur në listën e zezë një person, si dhe ka kërkuar që të hetohej një lobist amerikan.

    Më tej ai shton se Rama mund të ndalohet sapo të shkojë në Nju York.

    ‘Nga burimet që unë kam, Rama është ngatërruar dy herë. Në rastin e letrave që unë kam thuhet që gjykatësja do e ndëshkojë atë sepse ka ndërhyrë për të organizuar një takim për një zyrtar të OKB me një njeri të Deripaskës, gjithashtu ka mbledhur informacione ndëshkuese ndaj një rivali të Deripaskës për ta futur te lista e zezë dhe ‘non grata’.

    Kemi të drejtë të spekulojmë që kë të mund ta ketë bërë me Berishën.

    Përsa i përket parave të marra nga personi A, që ka dalë Nezaj, janë 225 mijë, por është dhe një shumë 500 mijë dollarë dhe pikërisht këtu kanë filluar dhe hetimet ndaj tij, janë tërësisht me lidhjen shqiptare ku padiskutim i akuzuari i madh është dhe Duçka.

    Rama i ka kërkuar që të hetohej një lobist amerikan që në dosje del se ka qenë Muzin për llogari të Bashës. Nuk është mbyllur hetimi ende ndaj Bashës’- u shpreh Robert Papa.


    Syri

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-02-2023, 15:46
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-02-2023, 15:05
  3. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-07-2016, 08:21
  4. Princi Charles i Britanisë së Madhe, vizitë historike në Kosovë
    Nga mesuesi_1 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-03-2016, 18:18
  5. Shqiperi:Perseri parlamenti mbi ceshtjen Rama.
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2003, 19:57

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •