Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Prit gomar të mbijë bar! Afati i pranimit të Shqipërisë në BE, viti 2030

    Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, bëri thirrje që viti 2030 të caktohet si afati deri kur Bashkimi Evropian dhe vendet kandidate të jenë të gatshëm për zgjerim.

    Emri:  michel.jpg

Shikime: 287

Madhësia:  34.7 KB

    Gjatë fjalimit në Forumin Strategjik të Bledit, Michel tha se BE-ja duhet të përballet me dilemën se a do të jetë vetëm një union që merret me menaxhimin e krizave apo një aktore që vendos për të ardhmen.

    Ai pranoi se rruga e gjatë e shteteve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së, që ka nisur para më shumë se 20 vjetësh, ka shkaktuar zhgënjim te shumë njerëz, si në rajon, ashtu edhe në bllokun evropian.

    “Pajtohem me kancelarin [e Gjermanisë, Olaf] Scholz kur thotë se BE-ja duhet të mbajë premtimet e veta”, shtoi Michel.

    Kësaj radhe, presidenti i Këshillit Evropian bëri thirrje edhe për caktimin e një agjende të qartë e me afate kohore.

    “Në kohën kur ne po përgatisim agjendën e ardhshme të BE-së, duhet të vendosim para vetes edhe caqe të qarta. Unë besoj se ne duhet të jemi gati, nga të dyja anët, që më 2030 të zgjerohemi. Kjo do të thotë se buxheti i ardhshëm shumëvjeçar duhet të përfshijë edhe këto qëllime tona. Kjo është shumë ambicioze, por e domosdoshme. Dëshmon se ne jemi serioz. Do të krijojë momentum”, tha ai.

    Michel paralajmëroi se në samitin e ardhshëm të BE-së liderët do të diskutojnë edhe për procesin e zgjerimit. Por, nga temat në kuadër të zgjerimit, ai përmendi vetëm mundësinë e hapjes së negociatave të anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë, si dhe kthimin e Bosnje e Hercegovinës në agjendë.

    Ai e pranoi se do të ishte ideale që të gjithë të hynin në BE në të njëjtën kohë, por theksoi se procesi i zgjerimit do të vazhdojë të mbesë i bazuar në meritat e vende që janë në proces. Në këtë kontekst ai përmendi edhe përshtatje e vendeve aspiruese me politikat e BE-së, përfshirë edhe në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë.

    Michel u bëri thirrje shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor që të zgjidhin konfliktet e tyre dypalëshe.

    “Zgjidhja e konflikteve dypalëshe nga e kaluara mund të jetë më e dhimbshme sesa reformat. Por, është e domosdoshme. Ju në këtë rrugë do të ndiqni rrugën e njëjtë sikurse edhe vendet themeluese të BE-së. Nuk ka bashkëpunim pa pajtim. Dhe, të jemi shumë të qartë, nuk ka vend në BE për konfliktet e së kaluarës”, theksoi ai.

    Presidenti i Këshillit Evropian, duke përsëritur se duhet evituar që konfliktet mes vendeve të ndryshme të bartën në BE, e të cilat më pas mund të përdoren në të ardhmen për të bllokuar proceset e shteteve fqinje, kërkoi që edhe në traktatet e anëtarësimit të përfshihet “klauzola e besimit”. Kjo, sipas tij, do të siguronte që vendet të cilat hyjnë në BE që të mos kenë mundësi të bllokojnë vendet e ardhshme anëtare.

    Gjatë fjalimit në Forumi e Bledit përsëriti edhe idenë që shtetet kandidate gradualisht të përfshihen në disa politika të BE-së pa pasur nevojë që të presin anëtarësimin formal në bllok. Kjo, sipas tij, do të bëhej në ato fusha në të cilat vendi përkatës do të mbyllë kapitullin në negociatat e anëtarësimit. Në këtë drejtim ai përmendi disa fusha, sikurse atë të energjisë dhe transportit, që tha se do të ofronin mundësi që përfaqësuesit e shteteve kandidate të merrnin pjesë në takimet përkatëse të Këshillit të BE-së.

    Michel paralajmëroi se gjatë dhjetori do të thërrasë samitin e ri të përbashkët BE-Ballkani Perëndimor.

    Ai shprehu mirëkuptim edhe për thirrjet e disa shteteve të BE-së, veçmas të kreut të Francës, Emmanuel Macron, që edhe BE-ja të bëhet gati të pranojë shtete të reja anëtare dhe për këtë çështje të ndërtojë kapacitete absorbuese.

    “Pajtohem tërësisht me presidentin Macron. Mosreformimi nga ana jonë para zgjerimit të ardhshëm do të ishte një gabim i madh. Të jemi të sinqertë, nganjëherë kemi shfrytëzuar mungesën e progresit nga vendet e ardhshme anëtare për të evituar mospërgatitjen nga ana jonë. Tani duhet seriozisht të shikojmë kapacitetet e BE-së për të absorbuar vendet tjera anëtare. Kjo ide nganjëherë është keqkuptuar si një pengesë e fshehur për zgjerim. Është e kundërta. Është e kuptueshme që për vendet anëtare ka vlerë t’i bashkohen një BE-je që është efikase“, tha ai. Sipas Michel, ndër argumentet se pse BE-ja duhet të përgatitet për zgjerim në të ardhmen është se të gjitha shtetet kandidate kanë nivel të ulët të bruto prodhimit vendor krahasuar me atë të BE-së. Prandaj, anëtarët e rij do të përfitonin nga buxheti i përbashkët i bllokut evropian.

    Duke përmendur disa herë edhe agresionin e paprovokuar të Rusisë në Ukrainë, Michel tha se kjo luftë në themel e ka ndryshuar situatën globale të sigurisë dhe ka pasur ndikim të madh në të ardhmen e kontinentit.

    “Për të qenë më të fortë dhe më të sigurt ne duhet të forcojmë lidhjet tona dhe të bëhemi më të fuqishëm. Prandaj, tani është koha që të merremi me sfidat e zgjerimit, si për ne në BE, ashtu edhe për shtetet tona të ardhshme anëtare. Por, besoj se ne tani duhet t’i quajmë këto shtete me perspektivë evropiane si shtete të ardhshme anëtare”, tha ai.

    Në Forumin e Bledit në Slloveni po marrin pjesë liderët e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, por edhe liderë të disa shteteve të BE-së.

    Forumi strategjik i Bledit mbledh çdo vit pjesëmarrës nga fusha të ndryshme, të cilët ndajnë pikëpamje dhe gjenerojnë ide për të adresuar sfidat e tanishme dhe sfidat e së ardhmes./REL/


    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Prit gomar të mbijë bar! Afati i pranimit të Shqipërisë në BE, viti 2030

    VIDEO/ Rama në Slloveni: S’besoj se në 2030-ën do jemi pjesë e BE, kemi dhe 20 vite euro-optimizëm

    Emri:  Capture-189.jpg

Shikime: 168

Madhësia:  22.3 KB

    Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në forumin strategjik të ”Bled” në Slloveni ku shpreson që të ketë një anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Evropian brenda 20 viteve. Rama thotë se Shqipëria është shumë optimiste ndaj Evropës dhe ndaj Amerikës, por ky entuziazëm ka një kufi, të cilin kreu i qeverisë shpreson të përmbushet nga ana e BE-së.

    -Zoti Kryeministër Rama, herën e fundit që ju ishit në këtë skenë, ju thatë një frazë të bukur kur ju pyeta se si si ndiheni për të ardhmen e Ballkanit perëndimor, ju thatë që jeni tragjikisht optimist dhe tani që ka një shifër për aspiratat tuaja, a është ky motivimi i duhur që dhe ju të bëni pjesën tuaj?

    Kryeministri Edi Rama: Me këtë panel si autobus edhe unë jam tragjikisht më shumë optimist megjithëse është më shumë më mirë sesa një avion rus. Prandaj, së pari dua të falënderoj Robertin dhe Charlin dhe jo sepse di si të jem një diplomat i mirë sepse nuk jam, por sepse patëm një mikpritje shumë të ngrohtë, shumë të hapur dhe do të thoja me biseda të zemrës mbrëmjen e kaluar dhe jam shumë i lumtur që të shoh liderë, një politikan që të flasë njësoj si në një darkë, ashtu edhe në një forum. Faleminderit, Charles! Më në fund, sepse ishte fantastike kjo gjë.

    Dhe në fakt ishte momenti për të thënë që nëse ajo që Charlie tha, do të materializohej përsa i përket disa hapave progresive, jo sepse besoj se në 2030 ne do të jermi në BE me thënë të drejtën, por të paktën në disa prej hapave kjo do të ishte shumë e mirë, sepse teksa ne po flasim për konvergjencën me BE, të gjithë duhet ta kuptojnë se boshllëku i kontributeve për frymë i BE drejt këtij rajoni dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor është diçka si 130 e ca euro, për 6 prej nesh këtu dhe më shumë se 4000 euro për dy prej nesh këtu dhe të tjerë.

    Kjo duhet kuptuar dhe duhet zgjidhur me disa hapa konkretë duke konsideruar që kjo nuk duhet ë jetë asgjë ose të gjitha që nga momenti që të gjitha këto vende hyjnë në rrugën drejt BE deri tek momenti që bëhen anëtarë, duhet të jenë pikërisht këto gjëra në mes të procesit, jo vetëm parime vlera dhe mësime të nxjerra që janë absolutisht të nevojshme, jo thjesht vetëm reforma dhe kritika që janë absolutisht të nevojshme, por edhe mbështetje sa më konsistente dhe nuk po them që nga pikëpamja financiare, por edhe nga pikëpamja e aksesit të vendeve tona në tregun e përbashkët dhe të hapësira më të mëdha edhe për ndërmarrje tona sepse dhe po e mbyll fjalën time këtu, të gjithë duhet ta kenë parasysh që ajo çfarë po ndodh për gjithë këto vite në këto vende, është se nga njëra anë nëpërmjet Procesit të Berlinit ne folëm për konektivitetin dhe infrastrukturën dhe sa i përket projekteve dhe se si t’i financonim këto, nga ana tjetër merreni me mend se kush po e ndërton infrastrukturën; amerikanët, kinezët, arabët, që unë e di që nuk kanë Acquis për të përmbushur në momentin që vijnë, por kjo duhet marrë parasysh.

    Dhe pika e fundit është që gjithmonë kam menduar që të punosh falas 50 vite përkundër perëndimit, Enver Hoxha na bëri më pro amerikanë dhe pro evropianë se kushdo tjetër, por do na duhen edhe 50 vjet të tjera pas rënies së komunizmit deri sa ne të mos jemi pakushtmërisht pro amerikanë dhe proeuropianë, pra kemi edhe 20 vite euro-optimizëm dhe shpresojmë që deri atëherë të keni përmbushur premtimin tuaj, Charles.

    Video

    Koha Jone

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Prit gomar të mbijë bar! Afati i pranimit të Shqipërisë në BE, viti 2030

    Batuta e Ramës në Slloveni: Autobusi ballkanik i avashtë, gjithsesi më mirë se një avion rus!

    Emri:  WhatsApp-Image-2023-08-28-at-17.04.02-1536x1025.jpg

Shikime: 173

Madhësia:  21.8 KB

    Kryeministri Edi Rama i pranishëm në Forumin Strategjik të ”Bled” në Slloveni, gjatë fjalës së tij, përdori batuta. Duke iu referuar vdekjes së Prigozhin në avionin e tij privat në Moskë, Rama e krahasoi panelin me një autobus, por u shpreh se është më optimist, pasi është më mirë sesa një avion rus.

    “Me këtë panel si autobus edhe unë jam tragjikisht më shumë optimist megjithëse është më shumë më mirë sesa një avion rus”,-tha Rama.

    Koha Jone

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Prit gomar të mbijë bar! Afati i pranimit të Shqipërisë në BE, viti 2030

    Forumi Strategjik i Bledit në Slloveni/ Rama ndan fotot në krah të Kurtit dhe Abazoviç

    Emri:  ramakurti-1536x1025.jpg

Shikime: 182

Madhësia:  31.9 KB

    Kreu i qeverisë Edi Rama ndodhet në kryeqytetin e Sllovenisë, në prag të Forumit Strategjik të Bledit, që do të mbahet ditën e nesërme.

    Në një postim në Facebook, Rama ka postuar disa foto nga takimi, ndërsa është pritur nga kryeministri i vendit Robert Golob, ku është takuar edhe me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel por dhe kolegë të tjerë të rajonit, mes të cilëve kryeministrin Albin Kurti.

    Reagimi i Ramës

    Lubjanë, Slloveni – Në darkën e mikëpritjes së Kryeministrit të Sllovenisë, Robert Golob, me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, e me kolegët e rajonit në vigjilje të Forumit Strategjik të Bledit nesër.

    Emri:  q1-1.jpg

Shikime: 170

Madhësia:  50.3 KB

    Emri:  q4-2.jpg

Shikime: 169

Madhësia:  38.5 KB

    Emri:  q5-2.jpg

Shikime: 175

Madhësia:  48.7 KB

    Emri:  q6-2.jpg

Shikime: 176

Madhësia:  31.4 KB

    Emri:  rama1.jpg

Shikime: 175

Madhësia:  47.7 KB

    Emri:  edi_rama_slloveni.jpg

Shikime: 177

Madhësia:  30.9 KB


    Koha Jone

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Prit gomar të mbijë bar! Afati i pranimit të Shqipërisë në BE, viti 2030

    Kryeministri Kurti në Slloveni: Na duhet ndihma e ndërkombëtarëve për tensionet në Veri

    Emri:  Kurti-750x375-1.jpg

Shikime: 156

Madhësia:  16.8 KB

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pjesë e forumit ”Bled” që po mbahet në Slloveni, ka komentuar integrimin e vendit drejt Bashkimit Europian. Ai tha se Kosova duhet të integrohet në BE dhe se duhet të njihet nga vendet e Ballkanit në lidhje me sovranitetin, ku theksoi se dhe tensioni në Veri do të shuhet dhe do të mbahen zgjedhje të parakohshme.

    “5 vende ende nuk na njohin, por ne po punojmë nga ana bilaterike dhe atmosfera është më e mirë, shpresoj të ndryshojnë qëndrimin e tyre. Një mënyrë tjetër që ne përpiqmi t’i bindim vendet është përmes progresit ekonomik dhe demokratik, histori suksesi ndërhyrja e NATO-s, Kosova është në krye të 6 vendeve për luftën kundër korrupsionit dhe të drejtat e qytetarëve, jemi optimist dhe presim të bashkohemi në BE.

    BE është njëlloj feje ateiste, është e rëndësishme që të jemi të harmonizuar në bazë të politikës dhe vlerave. Ne duhet të kemi harmonizim mbi politikat, ne kemi rritur buxhetin për shëndetësinë, arsimin dhe mbrojtës, presim të bëhemi pjesë e KiE-së, rajoni ynë duhet të behet që të mbyllet kjo çështja e njohjeve të ndërsjellat. Kjo duhet të sqarohet, dhe mbrojtjen e minoriteteve në të gjithë rajonin, shpresoj në pak vite të bëhemi pjesë e BE-së.

    Ne duhet të ulim tensionet, në veri nuk ka tashmë më konflikte, kemi ulur numrin e policëve dhe presim të kemi zgjedhje të parakohshme. Na duhet ndihma e ndërkombëtarëve, por besoj se njerëzit e kuptojnë se ata që integrohen jetojnë më mirë, edhe ne si qeveri jemi aty për të siguruar të drejta të barabarta”, tha ai.

    Koha Jone

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Prit gomar të mbijë bar! Afati i pranimit të Shqipërisë në BE, viti 2030

    Forumi i Bled në Slloveni, Abazoviç: Europa pranon njerëzit tanë si punëtorë por jo shtetet!

    Emri:  1693232449_abaz.jpg

Shikime: 168

Madhësia:  18.2 KB

    Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç, i pranishlm në forumin e Bledit në Slloveni, tha se BE duhet të ndryshoje qasje për vendet e Ballkanit Perëndimor “Nëse ne nuk ndryshojmë diçka, të jeni të sigurt që pas disa kohësh do të vijë drejt euroskepticizmit dhe do t’i japim mundësinë një pale të tretë dhe nuk do e kemi më atë entuziazëm që t’u bërë pjesë’,-tha Abazovic.

    Fjalimi i tij ka shkaktuar edhe të qeshura kur tha me ironi se BE pranon njerëzit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, por jo shtetet.

    ”Miku im Dimitri tha diçka për punëtorët, njerëzit tanë janë të integruar në BE, ne nuk kemi punëtorë në vendin tonë se të gjithë janë në BE, dhe pyetja është që si është e mundur që njerëzit tanë mirëpritën në Europë, por jo vendet tona?

    Nëse presim që të jemi pjesë e BE, që të sjellim njerëzit mbrapsht, BE s’ka për të hapur asnjëherë dyert për ne. Sepse si mundet ne ta bëjmë partneritetin sa më të ngushtë dhe ta përdorim këtë rajon jo si rajon krizash por që mund të japë mundësi të reja për zhvillimin e BE. Atëherë asnjëherë nuk do të bëhemi pjesë”, tha ai.

    Koha Jone

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-03-2022, 21:13
  2. Fara e Ramës s'duhet të mbijë prapë
    Nga Duke_Of_Arberia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-05-2016, 07:30
  3. Në Bullgari propozojnë gomar për deputet
    Nga gunga në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 05-04-2009, 14:19
  4. Opinioni Evropian kunder pranimit ne BE te Shqiperise dhe Turqise
    Nga Pyrrhus_Mollos në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-08-2006, 23:05
  5. ishte nje lope dhe gomar...
    Nga No`FeaR në forumin Humor shqiptar
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 01-12-2002, 17:09

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •