Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-07-2020
    Postime
    269

    Foltorja ose kulla e Anti-Heronjve si Haxhi Qamili - që nuk e duan Perëndimin

    Ngjashmëria e Drejtuesit të Foltores me Haxhi Qamilin është interesant dhe përkon në shumë
    situata si një lëvizje anti-perëndimore njëlloj si ajo e Haxhi Qamilit. Për ta krahasuar po
    përmbledh një rezyme të Anti-Heroit Haxhi Qamili me të cilin Berisha i Foltores ngjason të
    paktën me veprimet e tij 108 vjet më vonë.
    Haxhi Qamili ose me emrin e tij te vertete , Qamil Zyber Xhameta ( Sharrë ,  1876  -  Durrës ,  16
    gusht   1915 ), i biri i Zyberit, i cili kishte disa emra, quhej gjithashtu, edhe Haxhi Zjarrmi. Kjo për
    shkak se ai pasi i varte në litar, kundërshtarët e tij, u digjte edhe shtëpitë. Qamili ishte fshatar nga
    Sharra (në Tiranë) dhe ishte sheiku i një teqeje që i përkiste urdhrit Melami të dervishëve që
    kërkonin barazi sociale dhe refuzonin pasurinë dhe luksin. Frymëzimi i Haxhi Qamilit ishte
    Musa Qazimi, një myfti lokal që mbështeti politikat e turqve të rinj. Sipas Thanas Floqit, në
    rininë e tij kishte punuar për Toptanasit. Sipas Mid'hat Frashërit, pasi nuk e pranoi rekrutimi i
    redifëve, shkoi vullnetar në mbrojtje të Shkodrës vjeshtën e 1912, i dekoruar për trimërinë e tij
    nga Hasan Riza Pasha .
    Ishte një Kryëngritje në Shqipërinë e mesme e cila e drejtuar nga Haxhi Qamili si drejtues
    shpirtëror, Qamil Fejza një officer xhon turk, Mustafa Ndroqi ishte kryetar faktik, Xhenabi Adil
    zevendes, nisi në mesin e majit të 1914, por zanafillën e kishte që më 1913 nga Banka
    Kombëtare që themeloi Qeveria e Vlorës. Fryma e kryengritjes gjeti mbështetje në ish-zyrtarët
    osmanë, hoxhallarët dhe nga fshatarët të cilët kishin frikë nga humbja e tokave nga spekullimi
    financiar. Kryengritësit pushtuan Tiranën, Shijakun, Kavajën. Kërkesat e tyre ishin largimi i
    Princ Ëied-it , drejtimi i Shqipërisë nga një Princ Osman dhe bashkimi me Turqinë. Kishin si
    Flamur flamurin Osman me gjysmë hënë në fushë jeshile. Thirjet e tyre ishin: `Jasha Padishah `.
    Haxhi Qamili shpërndau pasurinë e tij tek të varfërit dhe jetimët, më pas u zhvendos nga një
    vend në tjetrin duke konfiskuar mallrat dhe shtëpitë e të pasurve e duke ua dhënë të varfërve. E
    tillë shkoi kryengritja saqë korrikun e 1914 e gjithë Shqipëria përveç Durrësit (ku Esat Pashë
    Toptani kishte qeqverinë e tij, u ndihmua nga serbat dhe italianët), Vlorës dhe Korçës, qe ndër
    duart e kryengritësve. Durrësi dhe Vlora ende mbaheshin nga administrata e Vidit, ndërsa
    Shkodra qe nën administrimin ndërkombëtar. Haxhi Qamili dogji sarajet e bejlerëve aty ku
    shkonte, por sarajet e Toptanasve i dogji të parat sidomos atë të Essat Pashë Toptanit.. Luftoi dhe
    vrau `kaurret` dhe mësuesit nacionalistë shqiparë që përdornin alfabetin latin. Rebelët e Haxhi
    Qamilit vranë edhe disa klerikë myslimanë të cilët e kundërshtuan sidomos ata të Elbasanit .
    Kryengritja u mbështet vetëm në heshtje nga osmanët, të cilët si pasojë e luftërave ballkanike u
    ndanë fizikisht nga trojet shqiptare. Preokupimi osman me Luftën e Parë Botërore të afërt e bëri
    gjithashtu jopraktike mbështetjen diplomatike dhe materiale ( Haxhi Qamili - Wikipedia ).
    Në janar të vitit 1915 Qamili së bashku me krerët e tjerë rebelë mblodhën një Kongres Kombëtar
    në Tiranë, duke deklaruar në emër të mbarë popullit shqiptar jolegjitimitetin e qeverisë së Esadit
    me bazë në Durrës, duke pohuar neutralitetin shqiptar në Luftën e Parë Botërore. Në maj të vitit
    1915 Qamili u zgjodh udhëheqës i kryengritësve. Për të ndihmuar Esat Pashë Toptanin Serbia
    pushtoi Shqipërinë e mesme pas 2 qershorit të 1915 dhe kapi rob Haxhi Qamilin dhe krerët e
    tjerë rebelë dhe i dërguan të burgosur në Durrës, ku u gjykuan në një gjykatë të kryesuar nga
    Xhelal Bej Zogu dhe u dënuan me varje me 16 gusht 1915..

    Enver Hoxha e përmblodhi lëvizjen e Qamilit si “kundër feudalëve, pashallarëve, bejlerëve dhe
    agave, pronarëve të tokave dhe privilegjeve në përgjithësi”.Duke kundërshtuar linjën komuniste
    se lëvizja ishte egalitare, përparimtare dhe "antifeudale".
    Kolasi dhe Rrapaj pohojnë se revolta ishte një "kryengritje reaksionare myslimane" e motivuar
    nga "frika e fshatarëve se tokat e tyre do të merreshin nga qeveria e re". Kolasi dhe Rrapaj
    theksojnë gjithashtu dëshirën e fshatarëve për rikthim në sundimin osman, zëvendësimin e
    shqipes me turqishten osmane si gjuhë zyrtare dhe ngritjen e flamurit osman. Ndër
    bashkëkohësit.
    Sali Nivica nuk e përkrahte kërkesën e tij për princin musliman për shtetin shqiptar, por mbështet
    karakterin klasor të lëvizjes së masave.
    Sejfi Vllamasi e sheh si kundërkombëtar.
    Avni Rustemi më 1921 në mbledhjen themeluese të federatës Atdheu deklaroi se "shkaku i
    prishjes së Shqipërisë nuk duhet kërkuar te rebelët, por te bejlerët"; duke u vendosur kështu në të
    njëjtën linjë me veprimtarinë e Haxhi Qamilit.
    Kjo lëvizje fshatare injorante e para 108 vitesh ngjason si dy pika uji me lëvizjet e Foltorës së
    sotme dhe të Pd së djeshme sa herë që ajo ishte në Opozitë. Nëse nuk ka kërkuar publikisht
    `Duam Babën`, realisht Berisha i Opozitës e ka dëmtuar Shqipërinë shumë herë që nga 1997,
    1998, 2007, 2011, dhe në çdo protestë të dhunshme vërehej elementi fshataresk i protestuesve me
    pagesë, të cilët kërkonin atë që korkonte Berisha njëlloj si Haxhi Qamili, largimin e qeverie pro-
    perëndimore, lidhjen me Serbinë.
    Berisha i Pozitës ka minuar politikat e SHBA, ka përdorur para ruse, ka dhunuar, kundërshtarët
    dhe e çoi Shqipërinë në anarki gjatë 1997, duke krijuar një antipasti të vërtetë të Europiano
    perëndimorëve ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, dhe duke e lënë Shqipërinë në një fshat të zymtë
    të kohës otomane.
    Pavarësisht Historisë, në Shqipëri ka sot ende Anti-Heronj që `Duan Babën`, që tradhtarët i
    bëjnë Heronj, dhe Heronjtë i bëjnë tradhtarë, ku për arsye personale shesin edhe atdheun ndaj
    kujtdo që mund tu ofrojë ndihmë, ku të korruptuarit dalin në Media dhe bërtasin `Ujku, Ujku`` ,
    por ujqërit janë ata vetë, ku të pa-aftit dhe injorantët drejtojnë vëndin, ku shtresa e mirë
    kualifikuar dhe profesionale largohet jashtë vendit ose mbahet jashtë drejtimit të Shqipërisë, ku
    pseudo-intelktualët janë edhe më të rrezikshëm se injoranca për shkak se mbulojnë të vërtetën
    me gënjeshtra, dhe ku imoraliteti shitet si modernizëm. Shqipëria e Haxhi Qamilit do të ngjasojë
    me Shqipërinë e sotme në se këtë vënd do ta drejtojë akoma mentaliteti fshatar dhe militantët.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,756

    Për: Foltorja ose kulla e Anti-Heronjve si Haxhi Qamili - që nuk e duan Perëndimin

    Mir o Pirro e morem vesh qe Sali Berisha eshte Haxhi Qamili por ndonje fjale edhe per Esat Pashe Ramen mund edhe ta shkruash ! Apo nuk behet shaka me krieministrin se nuk i dihet.

    Pirro edhe nje kuriozitet,pse asnjeri nuk shkruan asnje fjale kunder Ilir Metes,si majtas e si djathtas... Kaq mentalitet te korruptuar kemi si shoqeri qe asnje nuk e permend Ilir Meten ?

Tema të Ngjashme

  1. Haxhi Qamili- dhe Nostalgjia për të Kaluarën Otomane
    Nga pirro10 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 20-08-2016, 06:22
  2. "Muslimanët që nuk duan perëndimin të shkojnë në djall"
    Nga iliria e para në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 02-02-2015, 01:54
  3. Beogradi: Milloshevici, heroi i heronjve
    Nga Drini_i_Zi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-03-2009, 15:20
  4. Shkolla 9-vjeçare e Sharrës mban emrin "Haxhi Qamili"
    Nga Albo në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-08-2006, 05:37
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 07:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •