Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 17
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,624
    Postimet në Bllog
    18

    Berisha: Ndërhyrja në TIMS për të fshehur gjurmët e miqve të Ramës nga bota e krimit

    Berisha: Ndërhyrja në TIMS, vepër e Ramës dhe Ballës për të shuar të dhënat e çarterave

    Emri:  berisha.jpg

Shikime: 131

Madhësia:  32.2 KB

    Ish-kryeministri, Sali Berisha, në konferencën e përjavshme me gazetarët, u ndal edhe te ndërhyrjet në sistemin TIMS.

    Berisha tha se Drejtori i Departamentit të Teknologjisë së Informacionit në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, ndërhyri në sistemin Tims përmes një kompanie private me urdhër të kryeministrit Rama.

    Sipas ish-kryeministrit, qëllimi ishte që të fshiheshin të dhënat e personave të caktuar që kanë hyrë me çartera privatë në territorin shqiptar.

    Për këtë çështje Berisha hedh akuza jo vetëm ndaj Ramës, por edhe ndaj ministrit të Brendshëm, Taulant Balla.

    “Por emërimi i Taulant Ballës në krye të rendit u shoqërua me një akt tjetër të paimagjinueshëm, tërësisht në mbështetje të krimit, në mbrojtje të krimit: nxjerrjen e të dhënave në një akt in ekstremis të të dhënave të TIMS. Aty është i gjithë databejzi i krimit dhe jo i krimit.

    Ervin Muço, i dërguar direkt nga Edi Rama pas Taulant Ballës, për të ekzekutuar këtë krim të shëmtuar, kur atij nuk iu bindën punonjësit, të cilët i përgëzoj, ai shkoi dhe mori kompani private dhe i mori serverat në komisariat dhe i nxori të dhënat. Kjo është vepër e Edi Ramës dhe Taulant Ballës. Atyre u duhet të shuajnë të dhënat e çarterave. McGonigalin e ka sjellë Duçka dhjetë herë me çarter këtu.

    Alberto Preseci dhe Flavio Tosi kanë ardhur te Erion Veliaj me dhjetëra herë me çarter”, tha Berisha.

    Koha Jone

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,522

    Për: Berisha: Ndërhyrja në TIMS për të fshehur gjurmët e miqve të Ramës nga bota e krimit

    Nje gje nuk kuptoj,kur bejne keto denoncimet perse nuk i vejne edhe çmimin final me fund,sa eshte mer vlla pazari ! Po vazhdojn me keto tradita e dale boje e denoncimit te Lulzim Bashes dhe populli e kupton qe behet per pazar por nuk e di me saktesi se sa eshte çmimi i gjobes.

    Ne fund te denoncimit mund ta shkruajne posht me kllapa: kerkojme nje pallat,apo kaq milion euro etj,etj. Psh e vume Belind Kelliçin kunder Erion Veliajt per filan pallat ne qender te Tiranes, se keshtu duke mos treguar çmimin ekzakt te pazarit po hutojne dhe popullin.

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    ATMAN (26-08-2023)

  4. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,931

    Për: Berisha: Ndërhyrja në TIMS për të fshehur gjurmët e miqve të Ramës nga bota e krimit

    eshte bo keq per kele

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar ATMAN për postimin:

    SERAFIM DILO (26-08-2023)

  6. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,624
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Berisha: Ndërhyrja në TIMS për të fshehur gjurmët e miqve të Ramës nga bota e krimit

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Nje gje nuk kuptoj,kur bejne keto denoncimet perse nuk i vejne edhe çmimin final me fund,sa eshte mer vlla pazari ! Po vazhdojn me keto tradita e dale boje e denoncimit te Lulzim Bashes dhe populli e kupton qe behet per pazar por nuk e di me saktesi se sa eshte çmimi i gjobes.

    Ne fund te denoncimit mund ta shkruajne posht me kllapa: kerkojme nje pallat,apo kaq milion euro etj,etj. Psh e vume Belind Kelliçin kunder Erion Veliajt per filan pallat ne qender te Tiranes, se keshtu duke mos treguar çmimin ekzakt te pazarit po hutojne dhe popullin.
    E kuptove tani se perse Sali Berishes deshen ti mbyllnin gojen me "non-grata"? Cili politikan tjeter ne ate vend, guxon t'iu thote shqiptareve te verteten? Ata qe kane plane te plackisin dhe tjetersojne gjithe boten shqiptare ne Ballkan, duhet t'i mbyllnin gojen njeriut te vetem qe u prish qetesine me deklaratat e tija ne publik. Lulzim Bashes ia kishin vene thesin mbi koke, por jo Sali Berishes.

    "Nuk ka njeri më të urryer në këtë botë, se ai që thotë të vërtetën!"

    Platoni

    "Unë jam e vërteta, udha, jeta! Askush nuk shkon dot tek Ati vetëm nëpërmjet meje!"

    "E vërteta ka për t'iu çliruar!"

    Jisu Krishti

  7. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,522

    Për: Berisha: Ndërhyrja në TIMS për të fshehur gjurmët e miqve të Ramës nga bota e krimit

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    E kuptove tani se perse Sali Berishes deshen ti mbyllnin gojen me "non-grata"? Cili politikan tjeter ne ate vend, guxon t'iu thote shqiptareve te verteten? Ata qe kane plane te plackisin dhe tjetersojne gjithe boten shqiptare ne Ballkan, duhet t'i mbyllnin gojen njeriut te vetem qe u prish qetesine me deklaratat e tija ne publik. Lulzim Bashes ia kishin vene thesin mbi koke, por jo Sali Berishes.

    "Nuk ka njeri më të urryer në këtë botë, se ai që thotë të vërtetën!"

    Platoni

    "Unë jam e vërteta, udha, jeta! Askush nuk shkon dot tek Ati vetëm nëpërmjet meje!"

    "E vërteta ka për t'iu çliruar!"

    Jisu Krishti
    E vertet,pallatet te klubi partizani i beri per te thene te verteten. Kjo e verteta tjeter ka te beje me pallatin e Zenit mbas pallatit te kultures.

    E sa te verteta ka thene shoku Sali nuk mbarohen,nga rruga e Kombit e deri tek Gerdeci. Leku vu per çdo te vertete.

    Ne qofte se Luli kishte thas ne koke Saliut i kane vene çarçaf.

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    Neteorm (29-08-2023)

  9. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,624
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Berisha: Ndërhyrja në TIMS për të fshehur gjurmët e miqve të Ramës nga bota e krimit

    Skandali i “TIMS” dhe pse SPAK duhet të hetojë Ballën & co?


    Emri:  IMG_5668.png

Shikime: 29

Madhësia:  392.7 KB

    Pas ngjarjes së datës 2 gusht 2023, kur një grup i mirëorganizuar, i kryesuar nga një Drejtues i Lartë i Policisë, tentoi apo realizoi një ndërhyrje të paautorizuar në sistemin TIMS, shqetësimi i Ambasadës Amerikane ka ardhur në rritje.

    I pari, që e përcolli publikisht do të ishte i Ngarkuari me Punë i Ambasadës USA në Tiranë, Martin McDowell. Më pas të njëjtin alarm do të ngrinin, në një takim mes tyre, edhe David Wisner, i Ngarkuari me Punë në Ambasadën e SHBA dhe Christiane Hohmann, Ambasadorja e delegacionit të BE në Shqipëri.
    Por teksa shqetësimi i amerikanëve shfaqet i shtuar, pra me kurbaturë rritëse, shqiptarët që janë përgjegjës për ngjarjen, në sinkron, po shpërfaqin ca strategji që tentojnë, jo vetëm të emetojnë injorancën si mjet për të manipuluar opinionin, por edhe të zvogëlojnë skandalin.
    Dy ditë pas takimeve të shtuara të amerikanëve, më 25 gusht, fillimisht i akuzuari kryesor për ndërhyrjen, publikoi një shkrim ku, mes të tjerave, tentonte të justifikonte dhe minimizonte ngjarjen. Pak orë më vonë, sikur të ishin sikronizuar me kast, të njëjtin qëndrim mbajti edhe KM. Të dy synonin të bindnin opinionin se, me sistemin TIMS, nuk ka ndodhur asgjë për tu shqetësuar.

    Më 30 gusht, i fundmi në radhë, i cili do të tentonte ta ulte, edhe më, përtokë zallamahinë e krijuar, por duke gënjyer nga “a” në “zh”, do të ishte Ministri i Brendshëm, T. Balla.
    Ai deklaroi se ajo që kishte ndodhur ishte në kuadër të masave që institucionet po marrin ndaj sulmit kibernetik të një viti më parë. Pra ministri flet për masa të marra pas një viti nga sulmi, dhe vetëm te Policia, një kohë kur për mbylljen e vrimave të rrjedhjes së informacionit nga buxheti i shtetit janë shpenzuar miliona e miliona euro (sipas një denoncimi publik të deputetit Agron Shehaj, AKSHI – Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit – ka bërë 30 milion euro tendera sekretë për ruajtjen e të dhënave).
    Por kjo kujtesë pas një viti, bie ndesh edhe me steriotipin tonë, pasi dekadat e fundit, ne shqiptarët kujtohemi të bëjmë riparime apo arnime menjëherë pasi na plas bomba në duar, pasi na përzhitin zjarret përcëlluese në verë, pasi na rrafshojnë përmbytjet e bora në dimër, pasi na mbillen të gjithë fushat e kodrat me kanabis, pasi na vjedhin të dhënat personale dhe shtetërore, pasi në plazhe na vriten njerëz nga skafet etj., etj.
    Më tej Ministri deklaroi se “nuk ekziston asnjë shqetësim që ka pasur rrjedhje të të dhënave nga sistemi TIMS.” Po. Edhe mundet që kjo të jetë e vërtetë. Mundet që të akuzuarit të mos ja kenë dalë mbanë të kopjojnë sistemin TIMS, sepse kanë qenë të pazotë, ose sepse vetë sistemi mund ti ketë lodhur ose vonuar. Por meqë koha e sulmit ka qenë më tepricë dhe kur alarmi ndërkohë ishte dhënë, përse të mos mendojmë se të dhënat janë kopjuar dhe janë larguar në destinacion? Ndërkohë, një mendje djallëzore mund të jetë kujdesur të vendosë një hard-drive, ndoshta bosh, pranë kompjuterit të vetëm me password-e të njohura. Këtë shqetësim kanë ngritur edhe punonjësit e policisë të sektorit të databazës dhe serverave, të cilët dërguan e mail-in anonim të gjitha strukturave të sigurisë, duke shkruar: “Shkoni dhe ndaloni personat që kanë në xhep diskun më të dhënat delikate policore. Ky është një alarm që duhet të ngrejë gjithë shtetin në këmbë.

    Më tej ministri duhet ta dijë se, në Kodin Penal, edhe “tentativa” është pothuaj e barasvlefshme me “vjedhjen”, në këtë rast, e të dhënave të TIMS. Është njëlloj si raporti “vrasje në tentativë” dhe “vrasje”.
    Më tej, në deklaratë, Ministri foli se veprimet janë kryer nga “një ekip i ri i brenda Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, (i cili) nga qershori, ka marrë përsipër një ndryshim tërësor të mënyrës së administrimit teknik dhe sigurisë…”

    Por këtu pikëpyetjet janë edhe të shumta edhe të hidhura. Kush fshihet pas personazheve që Ministri i quan “ekip i ri” dhe brenda “Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë” ? Kush bën pjesë tek ky “ekip i ri” i cili nuk qenka vetëm brenda Departamentit të Teknologjisë dhe Informacionit ? Çfarë i lidh këta persona me njëri tjetrin që formojnë një “ekip të ri” ? A janë të njëjtët njerëz që mund të jenë të akuzuar për rrjedhje të dhënash në vende pune parakaluese në të njëjtën mënyrë si Drejtuesi i Lartë? Përse autori kryesor në e mail-in e kolegëve akuzohet për skandalin e shitjes së të dhënave nga databaza e tatimeve dhe, para një muaji, edhe për vjedhjen në Kadastër të gjithë databazës së pasurive hipotekore të shqiptarëve nën pretekstin e kadastrës digjitale?
    Kush e zgjodhi dhe katapultoi në postin delikat të Drejtorit të Departamentit të IT-së në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë? Përse ai, dhe të tjerët, të emëruar së fundmi, nuk janë pajisur me certifikata sigurie specifike për pozicionin e punës që do ndiqnin ? Pse askush nuk mund të japë një përgjigjie të saktë se si janë emëruar? Dhe në fund, pse janë emëruar me fshehtësinë më të madhe ?

    Në mbyllje të deklarimit publik Ministri tha se “nuk është e vërtetë që ka një kallëzim, por unë kam kërkuar që të dhënat që ka disponuar agjencia e mbikëqyrjes policore të vlerësohen edhe nga ana e prokurorisë nëse ka ndonjë element, kjo është një standard i ri që do të vendoset…”
    Këtu sërish duket se shpërfaqet strategjia e zvogëlimit. Sepse dërgimi i çështjes, nga AMP në Prokurori, ka absolutisht vlerën e një kallëzimi penal, ndërsa pjesa ku Ministri flet për “standarde të reja”, që ai po vendos në Polici, për shumëkënd që e njeh mirë, tingëllon qesharake.
    Po përse, duke nisur nga i akuzuari kryesor për ngjarjen, shkuar te Ministri dhe KM, të gjithë duken të interesuar ta zvogëlojnë këtë ngjarje? Përse ajo shfaqet me pasojat e një patateje të nxehtë, përse amerikanët lexohen thellësisht të shqetësuar dhe përse ajo ka elementë që duhet ta klasifikojnë si një çështje që duhet të ndiqet nga SPAK?
    Sepse, së pari, ngjarja ka pamjen dhe përmbajtjen e një aksioni/sulmi të mirëmenduar dhe mirëorganizuar ndaj një prej sektorëve më delikatë të Policisë.
    Sulmi apo aksioni është llogaritur të bëhet në kufijtë e përfundimit të orarit zyrtar dhe po të lexosh e mail-in që punonjësit e policisë i dërguan disa mediave kryesore apo kritike ndaj Qeverisë, SPAK, Altin Dumanit, Taulant Ballës, Muhamet Rrumbullakut, Neritan Nallbatit, Ardi Veliut, Kryeministrisë, SHISH dhe Transparencës së SHISH, të krijohet përshtypja se ata, përgjatë këtij sulmi, janë ndierë të terrorizuar.
    Dy situata veçanërisht kanë qenë ekstreme. E para kur autori kryesor i sulmit ka urdhëruar punonjësit që Ardit Muçës, denoncuesit të ngjarjes te eprorët, ti mbyllen të gjitha akseset në e mail apo çdo kompjuter që është pjesë e Policisë së Shtetit me qëllim që të mos komunikonte apo shkruante e mail-e eprorëve. Dhe e dyta, kur i akuzuari kryesor për sulmin, sipas e mail-it, “ka kërkuar të kontaktojë me nxitim personin përgjegjës për kamerat e ambienteve, ku u krye eksportimi nga personat e panjohur, por për momentin përgjegjësi i kamerave nuk i është përgjigjur.” Pra, nënkuptuar, këtu kemi të bëjmë me tentativë për dëmtim provash.

    Dosja me provat dhe dëshmitë për këtë ngjarje, fatmirësisht edhe me hard drive-n e kapur, si dhe filmimet në ambientet ku ndodhi sulmi, tashmë i janë dërguar Prokurorisë së Tiranës edhe pse në tërësinë e saj ngjarja ka elementë që mund ta klasifikojnë si çështje që duhet të hetohet nga SPAK. Ja përse.
    E para sulmi ka zgjatur rreth 12 orë. Ka nisur në mesditë dhe përfunduar të nesërmen rreth orës 9-10 paradite, kur AMP, Antikrimi Kibernetik dhe Drejtoria e Standarteve kanë bllokuar vendngjarjen.
    Sipas e mail-it anonim të punonjësve të policisë ata nuk kanë vonuar asnjë minutë për të dhënë alarmin: “Ardit Muço… në mënyrë të menjëhershme… vuri në dijeni Drejtorin e Përgjithshem të Policisë Z. Muhamet Rrumbullaku dhe Drejtorin e Krimeve Z. Neritan Nallbati.”

    Komunikimi i Ardit Muços me eprorët është realizuar rreth orës 15 të pasdites. Ndërkohë ka rënë në vesh të shurdhër. Në këtë pikë pyetjet janë: pse nuk kanë reaguar dy drejtuesit e lartë të policisë? A kanë ndarë ata shqetësimin me Ministrin T. Balla? Çfarë u tha Ministri? U kërkoi që të mos reagonin, apo të kundërtën? A mund të provohet se me kë kanë komunikuar gjithë ditën Drejtorët Rrumbullaku dhe Nallbati? Si ka mundësi që sulmuesve u është dhënë kohë pafund për realizimin e qëllimit të tyre? Cilët ishin njerëzit e interesuar që aksionistët të arrinin qëllimin? Kush i garantonte, kush ishte figura kryesore në prapaskenë, kush u jepte “power”, imunitet, garanci, të vijonin të kryenin misionin në pafundësinë kohore të 12 orëve? Kush mban përgjegjësi për mosreagimin përgjatë kësaj ndërkohe? Përse punonjësit e databazës dhe serverave janë ndier të terrorizuar nga sa po ndodhte dhe të braktisur nga eprorët? Përse askush nuk guxoi t’u shkonte në ndihmë?Përse u braktisën nga të gjithë?
    Pse duhej që këta njerëz, të cilëve u dhimbsej shteti e policia, të dërgonin në mesnatë një e mail anonim si tentativë dëshpërimisht të fundit për të zgjuar shtetin dhe ndalur ca njerëz tepër të fortë për këllqet e tyre? Pse situata ndryshoi dhe Ministri Balla – po të besojmë fjalët e tij – apo krerët e Policisë, urdhëruan hetim vetëm kur ngjarjen e mësuan SPAK dhe të tjerrët? Dhe në fund, kush ishte njeriu që negocioi me mediat dhe i bllokoi ato që të gjitha me sukses, që të mos publikonim e mail-in alarmues të punonjësve të sektorit të databazës dhe serverave?
    E pra, pikërisht këtu, kur në lojë shfaqen ministra e drejtues të lartë të policisë, përballë, në logun e drejtësisë, nuk ka vend për Prokurorinë e Tiranës, por për SPAK!

    Lapsi

  10. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,624
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Berisha: Ndërhyrja në TIMS për të fshehur gjurmët e miqve të Ramës nga bota e krimit

    EKSKLUZIVE/ Vjedhja e sistemit TIMS, Rama dhe ambasada ‘zhdukin’ Ballën nga axhenda e Blinken

    Emri:  auto_12rwefsdvx1708084488.jpg

Shikime: 16

Madhësia:  36.3 KB

    Taulant Balla si ministër i Brendshëm, duke qenë se vizita e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken kishte në qendër çështjet e sigurisë, duhej që së paku të ishte në kryeministri në krah të Elisa Spiropalit, Blendi Gonxhes dhe shoqeve të tjera ministre. Por Taulant Balla nuk u pa në asnjë ambient ku ishte sekretari Blinken.

    Dhe kjo kishte vetëm një motiv, vjedhja e sistemit TIMS në një operacion të drejtuar nga vetë ministri Balla.

    Është fakt që edhe kreu i SPAK, Altin Dumani është nën presion nga ambasada e SHBA për të hetuar këtë skandal, por qeëderi tani ka hasur në refuzimin e Dumanit.

    SHBA reagoi edhe zyrtarisht ndaj vjedhjes së sistemit TIMS, duke e cilësuar si një shkelje të rëndë sigurie jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për aleatët.

    Ndërkohë, opozita thotë se Balla ka ndërhyrë në TIMS për të manipuluar dhe fshehur udhëtimet e tij dhe të qeveritarëve dhe familjarëve të tyre me njerëz të botës së krimit.

    Syri

  11. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,624
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Berisha: Ndërhyrja në TIMS për të fshehur gjurmët e miqve të Ramës nga bota e krimit

    Vjedhja e sistemit TIMS/ Kujt i shërbeu Ervin Muça me krimin kibernetik?

    Emri:  ARRESTOHET-MUCA.jpg

Shikime: 14

Madhësia:  41.4 KB

    Një denoncim i shpërndarë për mediat në fillim të gushtit të vitit të kaluar paralajmëroi një skandal thuajse të pabesueshëm, në lidhje me cënimin e të dhënave sekrete që zotëron policia nga vetë drejtuesit e saj. Fakti që denoncimi u shpërnda përmes një e-maili anonim hidhte dyshime mbi vërtetësinë e tij, por informacione konkrete që përmbante dokumenti raportonin për një akt të pastër kriminal në zyrat e shtetit nga shefat e porsaemëruar të policisë. Sipas këtij e-maili të shkruar nga një dëshmitar okular i krimit në fjalë, Drejtori i Departmentit te Teknologjise se Informacionit ne Policine e Shtetit Ervin Muça kishte nxjerrë jashtë zyrave të policisë nëpërmjet një USB bazën e të dhënave të TIMS.

    Tetë muaj më pas, prokuroria e Tiranës njoftoi arrestimin e Ervin Muçës, drejtori i IT në Ministrinë e Brendshme të drejtuar nga Taulant Balla. Sipas prokurorisë, Muça akuzohet se në 2 Gusht të vitit 2023 “në bazën e të dhënave të Policisë së Shtetit, e cila ndodhet në godinën e Drejtorisë së Teknologjisë dhe Informacionit me adresë Rr. Mine Peza në Tiranë, ka pasur hyrje dhe eksportim të të dhënave të paautorizuara nga Drejtori i Teknologjisë dhe Informacionit, E.M. Veprimet janë kryer në orët e vona të natës, ku persona të paautorizuar janë futur në godinë me pin-in personal të një punonjësi tjetër jo prezent, duke ngritur dyshime të arsyeshme për veprime jo korrekte dhe në kundërshtim me ligjin”.

    Pozitat e Ervin Muçës rëndohen edhe nga fakti se në vitin 2007, në Itali është raportuar për falsifikim të dokumentave. Përveç kësaj, rezulton se Muça mbante edhe një punë tjetër si këshilltar i jashtëm i Drejtores së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

    Presioni nga ambasada amerikane për Taulant Ballën

    Siç dihet pjesë e TIMS janë hyrje-daljet e personave, dokumentat biometrike, gjeneralitetet, ngjarjet kriminale dhe jo kriminale, aksionet e policisë, dosjet hetimore, lista e terroristëve, gjobat e makinave, informacion territorial sekret etj.

    Fillimisht, thuhej në e-mailin anonim vartësit e Ervin Muçës, drejtor i Drejtorisë së Teknologjisë dhe Informacionit, i sapoemëruar në detyrë nga ministri Taulant Balla refuzuan t’i binden urdhrave të tij të paligjshëm. Fill pas kësaj nxjerrja e të dhënave është kryer nga bashkëpuntorë të tij të jashtëm.

    Denoncimi kaloi tangent në media, për shkak të pamundësisë për të konfirmuar vërtetësinë e lajmit. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit nuk patën asnjë reagim.

    Gjithçka do kalonte në heshtje sikur në zyrën e Ministrit të Brendshëm, Taulant Ballës të mos shfaqej i ngarkuari me punë i Ambasadës në Tiranë, H. Martin McDowell me një kërkesë konkrete. Shqetësimi i ambasadës amerikane ishte se ndërhyrjet e raportuar në sistemet TIMS mund të cënonte punën e agjentëve amerikanë që veprojnë dhe punojnë në vendin tonë.

    Emri:  balla-mcdowell-1536x864-1.jpg

Shikime: 14

Madhësia:  37.1 KB
    I dërguari me punë i ambasadës amerikane në takim me Taulant Ballën

    McDowell kërkoi hetim të shpejtë dhe të gjithanshëm për nxjerrjen e të dhënave të policisë dhe siguroi Taulant Ballën se për amerikanët mbrojtja e të dhënave vetjake/sensitive është shumë e rëndësishme. Takimi u pasua me lëvizjen e shpejtë të AMP, Agjencia e Mbikqyrjes Policore që njoftoi nisjen e hetimeve.

    “Kallëzimi i AMP vjen pak ditë pasi ambasada e SHBA ngriti shqetësimin për rrjedhjen e të dhënave” pranoi AMP në një njoftim publik në muajin gusht të vitit të kaluar.

    Mbrojtja e dyshimtë e Ervin Muçës nga Rama dhe Balla

    Kjo nuk do të ishte hera e parë që Ervin Muça përfshihet në një skandal për vjedhjen e të dhënave sensitive. Në fillim të vitit 2022, emri i tij shfaqet në hetimet e rrjedhjes së listës së pagave në dosjen hetimore të prokurorisë së Tiranës.

    Ervin Muça ishte shefi i dy specialistëve të IT në tatime, që u dënuan për shitjen e listës së pagave. Ai u përfshi në hetimet e prokurorisë, por siç duket doli pa u lagur dhe u rikthye si Drejtor i Departmentit të Teknologjisë së Informacionit në Policinë e Shtetit, menjëherë sapo ministër u emërua Taulant Balla.

    Pas denoncimit në media të vjedhjes së të dhënave të TIMS, Muça mohoi ndërhyrjet duke i quajtur “gomerë” ata që e akuzonin. Sipas tij, vjedhja e të dhënave nga TIMS me një USB ishte e pamundur dhe se ndërhyrja që ai kishte kryer ishte thjesht një “back-up” që sistemi të mos binte si në rastin e sulmit nga iranianët.

    Emri:  800-0-b28c06a42560d0b579bdb23061588a5a-1.jpg

Shikime: 14

Madhësia:  17.9 KB

    “Puna ime, nuk ka kaluar kurrë asnjë milimetër përtej përgjegjësive që më ngarkon detyra, e jo më të bëhem aktor filmash 007 me “vjedhje” materialesh mijëra TB në USB xhepi. Duhet të jesh shumë injorant ta shkruash këtë, dhe kush e di sa injorant të ndërtosh skenarë të tillë” shkruante Muça.

    Hamendësimet e para ishin se qëllimi i vjedhjes së të dhënave nga drejtori për teknologjinë në Ministrinë e Brendshme ishte shitja e këtyre të dhënave tek bandat kriminale. Por kur atë e morën në mbrojtje Taulant Balla dhe Edi Rama, çështja mori nuanca politike dhe u pa si një “punë e brendshme” e qeverisë.

    Emri:  651d1d72e5527-e1712684645853.jpg

Shikime: 14

Madhësia:  22.6 KB

    “Dua të garantoj se të dhënat e çdo qytetari në sistemin TIMS janë 100% të mbrojtura. Nuk ka asnjë të dhënë që të ketë rrjedhur nga ky sistem. I fortifikuar dhe falë mbështetjes së partnerëve” shprehej Balla në tetor të vitit të kaluar gjatë një mbledhjeje të Komisionit të Çështjeve Europiane.

    Garancia që jepte Taulant Balla bëhej pas kërkesës së ambasadës amerikane për të hetuar dhe pasi Agjencia e Mbrojtjes Policore çoi materialet në prokurorinë e Tiranës për hetime. Balla ndërkohë i dilte për zot kësaj çështjeje, duke u bërë mburojë e Ervin Muçës.

    “Në aspektin tim si ministër i Brendshëm nxis që të hetohen çdo rast nga prokuroria. Rezulton se nuk ka pasur asnjë kopjim apo rrjedhje. Kur kthehet balta në piedestal, flitet për përdorim të të dhënave. Kjo është e pamundur!” shprehej ministri në po të njëjtin komision.

    Emri:  rama-e1712684674680.jpg

Shikime: 14

Madhësia:  37.2 KB

    Pas Ballës, avokat i Ervin Muçës u bë edhe kryeministri Edi Rama.

    “Është e gjitha një histori e nxjerr dhe e manipuluar nga njerëz që kanë humbur praktikisht pushtetin mbi ato të dhëna në Policinë e Shtetit. Hetimi i brendshëm është kryer I plotë dhe ska asnjë shqetësim. Nuk jam në dijeni të ndonjë deklarate të ndonjë ambasadori i SHBA, sepse s’kemi ambasador amerikanë për momentin në vendin tonë, por nuk jam në dijeni të kësaj dhe nuk e kuptoj pse i dërguari me punë nga SHBA duhet të bëjë një deklaratë të tillë. Me ta kemi komunikim të vazhdueshëm dhe kemi dhënë të gjitha sqarimet dhe ska asgjë. Ajo ngjarja e rëndë ska ndodhur se ska patur as mundësi të ndodhi, në përpjekje për të bërë backup, ka dalë që ska fare back up. Është problem teknik i brendshëm. Ata janë monitoruar hetimi është bërë dhe nuk ekziston”, theksoi Rama gjatë një konference në kryeministri.

    Avokatia që i bënë publikisht Ervin Muçës, ngre disa pikëpyetje. A ishte vjedhja e të dhënave të sistemit TIMS një operacion i krimit me pushtet? Pse duhej të përfshihej kryeministri në mbrojtjen e një drejtori që po hetohej nga policia dhe që kishte një precedent në rrjedhjen e të dhënave personale? Cili ishte qëllimi i eksportimit të të dhënave të sistemit TIMS? Hetimi tani është zgjeruar, pasi opozita ka ngritur një komision hetimor për skandalin që përfshiu Ministrinë e Brendshme dhe ku opozita kërkon dëshmi si nga Taulant Balla, ashtu edhe nga Edi Rama./Lapsi.al


    LAPSI

  12. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,624
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Berisha: Ndërhyrja në TIMS për të fshehur gjurmët e miqve të Ramës nga bota e krimit

    Vjedhja e sistemit TIMS/ “Policët që e denoncuan, u shkarkuan nga detyra”

    Emri:  policia-kufitare.dfdsgd.jpg

Shikime: 14

Madhësia:  46.9 KB

    Ndërhyrja në sistemin TIMS është bërë nga persona që nuk kanë fare lidhje me Policinë e Shtetit, sipas profesorit të kriminalistikës, Ervin Karamuço,

    Teksa foli në ‘Top Talk’ për arrestimin e drejtorit të IT-së Ervin Muço, Karamuço u shpreh se në TIMS kanë ndërhyrë persona që janë futur në institucionin e Policisë së Shtetit pa asnjë autorizim.

    ‘Kur u përhap lajmi në gusht, na shkruajtën, na thanë fshijeni se nuk është e vërtetë. Në ato të dhëna janë edhe shtetas amerikanë. Nuk janë marrë pa dashje. Ka ardhur përgjigja nga laboratori. Doli që një person kalimtar që njeh një drejtor aty, kalon natën me drejtorin në zyrë dhe thotë a futemi brenda. Dhe futen. Madje jo një, po dy e tre, që s’kanë lidhje fare me policinë. Hyjnë në servera me usb me vete dhe futen në sistemin TIMS, por nuk dihet çfarë kanë bërë.

    Pra, nga rruga kanë hyrë në Policinë e Shtetit. Vijnë 2-3 punonjës të autorizuar dhe thonë çfarë po bëni këtu. Ata bënë kallëzim, por policët që e kanë denoncuar sot nuk janë në punë. I kanë intimiduar derisa i kanë nxjerrë mes katër rrugëve’.

    Sipas profesorit të kriminalistikës, ky është një skandal që ka cenuar strukturat bazë të sigurisë kombëtare. Madje, thotë ai, policët që denoncuan rastin u hoqën nga puna.

    ‘Ka ndodhur brenda në zyrën e shtetit. Si bëhet kjo, t’i shkoj unë sot p.sh. në zyrë Rrumbullakut. Dhe ky grup u emërua në detyrë për të parandaluar mundësinë e hakërrimit në të ardhmen nga iranianët. Por, me veprimet e tyre, na ngjajnë si iranianë. Amerikanët e kishin thënë që herën e parë me iranianët, kush e la derën herën. Skandali tjetër është që AMP merr dokumentet por nuk e referon’.

    VIDEO

    Top Channel

  13. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,624
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Berisha: Ndërhyrja në TIMS për të fshehur gjurmët e miqve të Ramës nga bota e krimit

    Drejtori i IT-së së Policisë së Shtetit nën akuzë për kopjimin e paligjshëm të bazës së të dhënave të TIMS

    Hetimi i Prokurorisë së Tiranës ka nxjerrë përgjegjës për kopjimin e bazës së të dhënave të TIMS në Policinë e Shtetit afro një vit më parë, drejtorin e IT-së së këtij incitucioni Ervin Muça, i cili rezulton të ketë qenë nën akuzë vite më parë në Itali për falsifikim dokumentesh, si dhe ka mbajtur në kundërshtim me ligjin pozicionin e këshilltarit të drejtores së kadastrës, fakt që nuk e ka deklaruar kur ka aplikuar po postin e Drejtorit të Teknologjisë dhe Informacionit.

    Nga Edmond Hoxhaj

    Emri:  pajisjet-rinas-1536x1024.jpg

Shikime: 15

Madhësia:  55.8 KB
    Pajisje per te kontrolluar pasaportat ne katin e dyte te Aeroportit "Nene Tereza" ne Rinas | Foto: LSA

    Prokuroria e Tiranës njoftoi të martën më 9 prill marrjen në hetim të Drejtorit të Teknologjisë dhe Informacionit në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, për veprën penale “Hyrje e paautorizuar kompjuterike”, pasi akuzohet se ka eksportuar bazën e të dhënave TIMS të Policisë së Shtetit, një vit më parë. Po ashtu, prokuroria ka kërkuar në gjykatë caktimin e masave të sigurimit personal “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.

    Në njoftim sqarohet se hetimi ndaj Muçës ka filluar bazuar në referimin e kryer nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në vitin 2023, lidhur me kopjimin e paligjshëm të të dhënave të sistemit TIMS.

    “[…]Nga hetimi i procedimit penal rezulton se, në datën 02.08.2023 në bazën e të dhënave të Policisë së Shtetit, e cila ndodhet në godinën e Drejtorisë së Teknologjisë dhe Informacionit me adresë Rr. Mine Peza në Tiranë, ka pasur hyrje dhe eksportim të të dhënave të paautorizuara nga Drejtori i Teknologjisë dhe Informacionit, E.M. Veprimet janë kryer në orët e vona të natës, ku persona të paautorizuar janë futur në godinë me pin-in personal të një punonjësi tjetër jo prezent, duke ngritur dyshime të arsyeshme për veprime jo korrekte dhe në kundërshtim me ligjin”, citohet në njoftim

    Në vijim bëhet e ditur se hetimi është shtrirë në pyetjen e tërë personazheve të përfshirë në ditën e ngjarjes, por njëkohësisht edhe në kryerjen e ekspertimeve përkatëse. Po ashtu, janë kryer verifikime mbi vërtetimin e besueshmërisë së Muçës në raport me pozicionin e tij Drejtor i Departamentit për Teknologjinë dhe Informacionin, prej nga janë gjetur disa probleme.

    Nga verifikimet ka rezultuar se Muça në vitin 2007 është raportuar si përgjegjës për veprat penale të “dokumenteve false kryer nga persona privatë” dhe “përdorimin e një akti të rremë”. Në shtator të vitit 2008 atij i është njoftuar vendimi për refuzimin e rinovimit të lejes së qëndrimit të marrë nga shtabi i policisë në Bari.

    Nga hetimi ka rezultuar se Muça është këshilltar i jashtëm i Drejtores së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, ndërkohë që është edhe Drejtor i Departamentit për Teknologjinë dhe Informacionin në Policinë e shtetit. Sipas prokurorisë, ligji për Policinë e Shtetit ndalon veprimtari të dyta përveç mësimdhënies, ndërkohë që Muça nuk e ka deklaruar këtë veprimtari të dytë në dokumentet aplikues për pozicionin që mbante.

    BIRN

  14. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,624
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Berisha: Ndërhyrja në TIMS për të fshehur gjurmët e miqve të Ramës nga bota e krimit

    Noka: Arrestimi i Muçës nga drejtësia me regji për të shmangur rënien në pranga të Ballës

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka në një deklratë për mediat ka thënë se arrestimi i Ervin Muçës është kryer nga drejtësia me regji për të shmangur rënien në pranga të Taulant Ballës

    DEKLARATA E SEKRETARIT TE PERGJITHSHEM TE PD, FLAMUR NOKA:

    Masa e pezullimit nga puna dhe ‘arrestit në shtëpi’ ndaj Ervin Muçës, është prova e radhës se në Shqipëri është instaluar ‘drejtësia me regji’.

    Ervin Muça u arrestua, jo se prokurorët nuk i kishin faktet, por se arrestimi i tij duhet bërë për të shpëtuar shefin e tij, Taulant Ballën.

    Nëse Tusha është ‘kokë turku’ për Veliajn dhe Ahmetaj për Ramën, Ervin Muça shërben si i tillë për Taulant Ballën.

    Ervin Muça ka ardhur në krye të Departamentit IT në Policinë e Shtetit disa ditë para emërimit Ministër i Brendshëm të Taulant Ballës.

    Sipas denoncimit të ekspertit të IT Gent Progni, Muça sapo erdhi, urdhëroi verbalisht punonjësit e databazës dhe serverave të kryejnë eksportim të bazës së të dhënave të TIMS, në një hard-disk të jashtëm, përfshirë këtu hyrje-daljet e personave, dokumentet biometrike, gjeneralitetet, ngjarjet kriminale dhe jo kriminale, aksionet e policisë, dosjet hetimore, lista terroristësh, gjobat e makinave, informacion territorial sekret, etj.

    Refuzimit të punonjësve, Muça, në stil tipik mafioz, i gjeti zgjidhjen duke marrë një kompani nga jashtë të quajtur Soft Solution dhe bëri eksportimin ilegal të të dhënave.

    Grabitësit e TIMS, me “porosi nga lart”, janë paraqitur si punonjës IT të QKB dhe të një kompanie tjetër të quajtur Horizon, me lidhje të dyshimta në Qipro, një parajsë fiskale. Kjo grabitje e të dhënave sensitive policore nga një person në atë kohë pa certifikatë sigurie dhe i pavetuar, pavarësisht denoncimeve të PD dhe ekspertëve, ra në vesh të shurdhër. Një vit më vonë ka ardhur urdhër-arresti kur në fakt, bashkë me të duhet të ishte sponsori dhe shefi i tij në krim, Taulant Balla.

    Ervin Muça është i njëjti hajdut me çizme i Rilindjes që vodhi edhe sistemin e pagave nga Drejtoria e Tatimeve kur punonte aty dhe i bëri publike.

    Të dhënat e qytetarëve shqiptarë të marra nga TIMS janë përdorur për t’ua shitur grupeve kriminale për të kontrolluar rivalët e tyre.

    Emërimi i tij nga Taulant Balla, porosia që të merrte të dhënat e sistemit TIMS, duket sërish edhe te pezullimi i tij dhe urdhri i arrestit shtëpiak nga Prokuroria e Tiranës. Vepra e kryer prej tij dhe porositësve të tij është qartësisht nën juridiksionin e SPAK. Jo vetëm si përfshirje e lartë shtetërore, por edhe për objektin e hetimit, që janë të dhënat sensitive të sigurisë kombëtare.

    Arrestimi i Ervin Muçës është kryer nga drejtësia me regji për të shmangur rënien në pranga të një tjetër ministri të Edi Ramës. Me rënien e ministrit të Brendshëm, bie edhe qeveria dhe këtë Edi Rama nuk mund ta pranojë.

    Këtë as drejtësia medemek e re nuk mund ta pranojë.

    Ata që janë partnerë në krim mbrojnë njëri-tjetrin derisa të bien të gjithë bashkë dhe kjo dite po afron.

    Faleminderit!

    Syri

  15. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,624
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Berisha: Ndërhyrja në TIMS për të fshehur gjurmët e miqve të Ramës nga bota e krimit

    Si drejtori i IT në Policinë e Shtetit ndërhyri tek të dhënat e sistemit TIMS në mes të natës. Zbardhet emaili i zyrtarit që denoncoi Ervin Muçën

    Emri:  -640-0-ervin-mucaaaa-1712773671.jpg

Shikime: 15

Madhësia:  34.1 KB

    Emisioni “Në Shënjestër” ka trajtuar mbrëmjen e sotme (10 prill) ndërhyrjen në sistemin TIMS që shkaktoi reagime të shumta përfshirë edhe atë të ambasadës amerikane në Tiranë, duke zbardhur me detaje atë çfarë ka ndodhur.

    Pjesë nga dokumentari:

    Ndërhyrja në sistemin TIMS mund të jetë një nga skandalet më të mëdha ende të pahetuara plotësisht, të ndodhura në zemër të administratës shqiptare, ku një drejtues vetëm një muaj pas emërimit të tij në krye të një agjencie të rëndësishme publike brenda Policisë së Shtetit, jo vetëm shkel rëndë detyrën e dhënë, duke u futur në zyrën e tij si të ishte një grabitës, por edhe merr nga aty të dhëna sensitive që kanë të bëjnë me bazën e sistemit TIMS.

    Në vend që të ishte aty për t’i mbrojtur këto informacione, nga persona që do të ishin të gatshëm të jepnin gjithçka për t’i pasur në duar.

    Ky duket se është rasti i Ervin Muçës, këshilltar i jashtëm i Drejtoreshës së Përgjithshme të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

    Ndërsa më 27 qershor 2023 u emërua si drejtues i Departamentit të Teknologjisë dhe Informacionit në Policinë e Shtetit, në orët e vona të mbrëmjes së datës 2 gusht të po këtij viti, hyri në ambientet e institucionit që po vetë drejtonte, me kartën e një punonjëse dhe në bashkëpunim me persona të paautorizuar të ardhur nga jashtë, dhe tentoi të kopjonte të dhënat e sistemit TIMS.

    Aty ruhen informacione të klasifikuara që kanë të bëjnë me persona që janë në hetim, apo që mbahen në vëzhgim policor. Por cili është qëllimi i kopjimit të të dhënave të sistemit TIMS?

    Po çfarë urgjence e dërgoi atë mesnatë drejtorin Ervin Muça të futej si një klandestin në në Drejtorinë e Teknologjisë dhe Informacionit?

    Dhe kush ishin personat që e shoqëronin atë mbrëmje? Përse ai përdori kartën e një punonjëse për të hyrë në institucion, dhe jo të tijën? Si erdhi fillimisht denoncimi ulëritës që vinte nga ky email dhe kujt i drejtohej?

    Dhe çfarë informacionesh mundën ata të marrin nga baza e të dhënave dhe nëse po, ku përfunduan këto të dhëna dhe kujt i shërbyen?

    Sipas dokumenteve të siguruara nga emisioni ‘Në Shënjestër’ i gjithë skandali nisi të dalë në dritë pas një emaili që specialistë të IT-së në Drejtorinë e Teknologjisë dhe Informacionit, i kishin dërguar më datë 3 gusht 2023, Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

    Ky email, vinte në dijeni këtë Agjenci se në Policinë e Shtetit kishte shpërthyer një skandal i përmasave të jashtëzakonshme.

    Sipas këtij emaili, drejtori i ri i departamentit të IT-së, në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, kishte urdhëruar vartësit e tij, pra specialistët, që të eksportonin menjëherë në një hard disk të jashtëm të dhëna të sistemit TIMS, ku përfshiheshin edhe aksione të ndërmarra nga policia apo edhe dosje hetimore.

    “Ne që po ju shkruajmë, po denoncojmë një skandal që ka lidhje me një vjedhje që po ndodh në zyrat e Policisë së Shtetit. Sot më datë 2 Gusht 2023, Drejtori i Departamentit të Teknologjisë së Informacionit në Policinë e Shtetit, i sapoemëruari (disa ditë para se të vijë ministër Taulant Balla) Ervin Muça, urdhëroi verbalisht gjithë punonjësit e databazës dhe serverave të kryejnë exportim të menjëhershëm të të gjithë bazës së të dhënave të sistemit TIMS në një Hard Disk të jashtëm, te një USB e madhe që mbahej në xhep nga ky person”, thuhej në email.

    Po përse i duheshin drejtorit të sapoemëruar të Departamentit të IT në Policinë e Shtetit të dhëna të tilla, për të cilat paguhen nga buxheti i shtetit miliona euro, për sigurinë e tij.

    Dhe si u emërua Ervin Muça, në krye të këtij të departamenti, dhe si iu dha grada brenda së njëjtës ditë kur mori detyrën e rëndësishme? A mund t’i besohen Ervin Muçës të dhëna kaq sensitive sa kohë që nuk ka certifikatë sigurie?

    Sipas Prokurorisë, menjëherë pasi u vu në dijeni për skandalin që kishte ndodhur brenda Policisë së Shtetit, organi i akuzës nisi verifikimin e rastit.

    Rast që ishte edhe më i rëndë se kaq, pasi ata që ishin vartësit e drejtorit Ervin Muça, kishin kundërshtuar fort urdhrin e tij për eksportimin e të dhënave.

    Midis tyre edhe Ardit Muço, shef i sektorit.

    Por që duke parë se shefi i sektorit, nuk kishte ndërmend të shkelte ligjin dhe kësisoj të eksportonte të dhënat, del se drejtori Ervin Muça, e kishte kryer këtë proces me ndihmën e disa ekspertëve të jashtëm, që në fakt disa rezultonin se punonin në kompani private.

    Dhe ashtu si titullari i Departamentit të Teknologjisë, nuk kishin certifikatë sigurie për të kryer eksportimin e të dhënave jashtë serverit të Policisë së Shtetit.

    “Sipas emailit të mbërritur në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, menjëherë sapo ishin urdhëruar nga drejtori Ervin Muça, për eksportimin e të dhënave jashtë serverit të Policisë së Shtetit, specialistët e IT në Drejtorinë e Teknologjisë dhe Informacionit në Policinë e Shtetit, kanë informuar në lidhje me këtë veprim shefin e sektorit, Ardit Muço.

    Ku e vinin në dijeni këtë të fundit, se drejtori Ervin Muça, me qëllim për të mundësuar këtë transport të të dhënave, nga Policia e Shtetit në në një Hard Disk të ndryshëm, jashtë këtij institucioni, kishte kërkuar ndihmën e disa personave, njohje e tij, që ishin të punësuar në kompani të ndryshme private

    . Ku sipas tyre, kjo nuk ishte hera e parë që drejtori Ervin Muça e kryente këtë veprim.

    Pasi një gjë të tillë e kishte bërë edhe gjatë kohës kur punonte në Drejtorinë e Tatimeve”, thuhet në email.


    ORA NEWS

  16. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,624
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Berisha: Ndërhyrja në TIMS për të fshehur gjurmët e miqve të Ramës nga bota e krimit

    Ervin Muçën e ndihmuan edhe të tjerë/ Si u futën personat e paautorizuar në godinë

    Të tjera detaje janë zbuluar nga Ervin Muçën, drejtorin e IT-së në Policinë e Shtetit, për të cilin autoritetet kanë vendosur masën "arrest shtëpie".

    Raportohet se kamerat e sigurisë kanë fiksuar Ervin Muçon mbrëmjen e 2 gushtit 2023, pranë godinës së Drejtorisë së Teknologjisë dhe Informacionit në rrugën “Mine Peza” (pranë komisariatit numër 3) në kryeqytet.

    Para hetuesve Muça e ka mohur një gjë të tillë. Nga hetimet nga rezultuar se dhënat e sistemit TIMS janë kopjuar në kompjuterin e Ervin Muços, kjo e faktuar nga ekspertët e SPAK.

    Për këtë ngjarje po verifikohen edhe persona të tjerë, të cilët cilët dyshohet se janë futur në godinë në mënyrë të pautorizuar dhe kanë ndihmuar Muçën në vjendhjen e të dhënave.

    Sipas Prokurorisë, personat e paautorizuar për të mos lënë gjurmë, janë futur në godinë me PIN-in (kodin) personal të një punonjëseje tjetër e cila mësohet se ndodhej me leje të zakonshme.

    ORA NEWS

  17. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,624
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Berisha: Ndërhyrja në TIMS për të fshehur gjurmët e miqve të Ramës nga bota e krimit

    Ndërhyrja në TIMS, ish-drejtuesi i policisë: Ata që emëruan drejtor Ervin Muçën të ndiqen penalisht

    Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Arjan Hoxha tha në emisionin Review pse ai që e ka vendosur Ervin Muçën në atë pozicion duhet të mbajë përgjegjësi penale.

    Sipas tij, kjo që ka ndodhur është e turpshme dhe se ai nuk duhet të ishte as një specialist i thjesht dhe jo më një drejtor.

    Ai shtoi se ky është një rekrutim totalisht i paligjshëm.

    “Është e turpshme kjo që ka ndodhur. Ai nuk duhet të ishte as specialist i thjesht, e jo drejtor. Ai që e ka vendosur drejtor këtë, jo që ka cenuar rëndë sigurinë kombëtare, por ai duhet të mbajë përgjegjësi penale. Ky është rekrutim totalisht i paligjshëm. Kam punuar gjithë jetën dhe mezi kam arritur gradën kryekomisar që e kam mbrojt pas viteve karrierë. Ai brenda një viti, pati gradë, funksion, karrige dhe skuadrën e ekipin e ri që i merr shokët e lagjes dhe futet në polici”-tha ai.


    Syri

  18. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,624
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Berisha: Ndërhyrja në TIMS për të fshehur gjurmët e miqve të Ramës nga bota e krimit

    “Mazhoranca do që Komisioni Hetimor i TIMS të dështojë”, Baçi: Deputetët e PS e dinë se shumë njerëz të tyre dalin zbuluar

    Emri:  laun-baci.jpg

Shikime: 12

Madhësia:  22.5 KB

    Deputeti i PD-së Luan Baçi, i ftuar në rubrikën Opinion në News24, komentoi punën e Komisionit Hetimor për sistemin TIMS.

    Baçi theksoi se mazhoranca do që Komisioni Hetimor për sistemin TIMS të dështojë. Ai shton se deputetët e PS e dinë se nëse Komisioni Hetimor zhvillon punën siç duhet, shumë njerëz pranë mazhorancës dalin zbuluar.

    “Mazhoranca vonoi Komisionin Hetimor parlamentar për sistemin TIMS për 6 muaj. Mazhoranca do që ta dështojë Komisionin për TIMS. Fjala e z Gogu është provokative, gjithmonë ka dashur që të gricet me kryetarin e Komisionit Hetimor. Çdo veprim i tyre është provokativ, çdo marrje fjale e kanë të paramenduar, që të krijojnë një përplasje. Ata që në mbledhjen e parë provokuan, shantazhuan.

    E ulën bisedën sikur janë në kafene, me qëllim që të zvarrisin mbledhjen e Komisionit. Mendoj se rezistenca e tyre është që të mos arrihet objektivi final. Ata e dinë se ka shumë fakte për këtë Komision Hetimor. Nëse Komisioni mbahet në mënyrë korrekte, dalin zbuluar shumë njerëz të mazhorancës. PS kishte disa kërkesa të kota. Kanë frikë dhe kjo duket qartë”, u shpreh deputeti Baçi.

    VIDEO

    Balkanweb

  19. #16
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,466
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Berisha: Ndërhyrja në TIMS për të fshehur gjurmët e miqve të Ramës nga bota e krimit

    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 23-04-2024 më 12:10
    Duaje te afermin tend si veten

  20. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,624
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Berisha: Ndërhyrja në TIMS për të fshehur gjurmët e miqve të Ramës nga bota e krimit

    Hetimi i TIMS-it, Salianji: Institucionet e sigurisë shkelën çdo afat për informacion. SHISH-i, tallet me komisionin

    Ka nisur mbledhja e komisionit Hetimor parlamentar i vjedhjes së të dhënave të sistemit TIMS në Policinë e Shtetit.

    Kryetari demokrat i komisionit, Ervin Salianji, deklaroi se Institucionet e sigurisë shkelën çdo afat për informacion.

    Salianji ka bërë edhe një batutë kur tha se kryeministria duket se ka qenë e zënë me mbylljen e problemeve në Itali dhe nuk ka pasur kohë të kthejë përgjigje.

    “Në tejkalim të afateve, është depozituar në protokoll Autoriteti Kombëtar për Informacionin e Klasifikuar dhe AMP, nuk ka marrë mundimi të përgjigjet Kryeministria, mbase kanë pasur punë të mbyllin problemet në Itali, ministria e Brendshme dhe Prokuroria e Tiranës.

    Ka kthyer përgjigje edhe Shërbimi Informativ. Dokumentet me të cilat do të njihemi janë sekret hetimor ndaj do të plotësojmë formularët për tu pajisur me certifikatë sigurie.

    I keqardhur që një institucion që duhet të jetë ndër meë të rëndësishme, si SHISH, përdoret dhe sjell përgjigje për tu tallur me publikun.

    Ka qëllime të tjera tani mesa duket. Me nisjen e punës së këtij komisioni një drejtues institucioni është larguar, nuk do të them është bërë dëshmori i parë”, tha ai.

    Mbledhja e Komisionit të “TIMS” edhe ditën e sotme shoqërohet me debate mes kryetarit të Komisionit, Ervin Salianji dhe anëtarëve të mazhorancës.

    Pas një kërkesë të anëtarit të PS, Xhemal Qefalia për të referuar shkresat, gjë që është pranuar nga Salianji.

    Por për këtë nuk ka qenë dakord anëtarja tjetër e mazhorancës, Blerina Gjylameti, e cila ka kërkuar që shkresat të cilat ata i kanë përpara të mos lexohen për të diskutohet mbi përmbajtjen.

    Salianji ka kërkuar që anëtarët mazhorancës të merren vesh me njëri-tjetrin para se të kërkojnë diçka.

    Pjesë nga debati (VIDEO)

    Salianji: Unë do të vendos në dispozicion shkresat.

    Gjylameti: I kemi përpara, nuk lexohen shkresat.

    Salianji: Qetësohu!

    Gjylameti: Nuk lexohet shkresat, ne hymë diskutojmë mbi përmbajtjen.

    Salianji: Para se të diskutohet mbi përmbajtjen merruni vesh me njëri – tjetrin.

    Vazhdojnë debatet mes anëtarëve të Komisionit Hetimor për sistemin TIMS dhe kryetarit, Ervin Salianjit.

    Përfaqësuesi i PS-së Toni Gogu tha se kryetari i Komisionit Hetimor për TIMS Ervin Salianji po humbet kohën me dashje, me qëllim që të mos flasin ekspertët.

    Ndërsa, Salianji deklaroi se socialistët duan që të shfokusojnë vëmendjen.

    Toni Gogu: Ju kryetar ngjasoni me ata personazhët qesharakë, që kur u shpik fotokopja shikonin nëse janë njësoj me origjinalen.

    Iu vodhe ekspertëve dy orë kohë. Mbledhja u zgjat përtej arsyeve, vetëm për të kënaqur batutat e ditës.

    Ekspertëve iu kemi marrë kohë, që të nisë plani i hetimeve.

    Ekspertët e çmojnë vetë situatën dhe e dinë se çfarë duhet të hetohet.

    I bie që doni të bëni shou. Hetimet i bën prokuroria. Ju doni të bëheni prokurorë e gjyqtarë, ne jemi thjesht deputetë.

    Ne duam të pyesim, ju hidhni akuza.

    Ervin Salianji: Ju doni të shfokusoni vëmendjen nga përgjigjet që kanë ardhur nga institucionet.

    ORA NEWS

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-05-2023, 16:31
  2. Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 05-02-2019, 16:09
  3. Gazeta "Der Spiegel": Në Shqiperi ka deputë të majtë nga bota krimit!
    Nga Duke_Of_Arberia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 17-09-2015, 07:54
  4. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-10-2014, 11:36
  5. Thaçi ne gjurmet e Edi Rames. I shan te gjithe dhe lavderon veten.
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-12-2011, 05:09

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •