Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,974
    Postimet në Bllog
    22

    Eshtrat e ish-prefektit të Tiranës Qazim Mulleti kthehen në Atdhe

    Mirela Bogdani: Mirë se vjen në Tironën tate Qazim Mulleti!

    Emri:  Qazim_mulleti-716x450-1.jpg

Shikime: 265

Madhësia:  37.0 KB

    Pedagogia e Fakultetit të Drejtësisë, Mirela Bogdani ka reaguar lidhur me kthimin në atdhe nga Roma të eshtrave të ish-prefektit të Tiranës Qazim Mulleti.

    Ja çfarë shkruan Mirela Bogdani në postimin e saj në Facebook:

    Emri:  mireella.jpg

Shikime: 199

Madhësia:  63.1 KB

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,974
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Eshtrat e ish-prefektit të Tiranës Qazim Mulleti kthehen në Atdhe

    Kthimi i eshtrave të Qazim Mulletit në Tiranë, një akt i merituar

    Nga Sali Berisha

    Këto ditë u sollën nga Roma dhe u varrosën në Tiranë eshtrat e njërit prej intelektualëve dhe personalitetëve më të shquara të Tiranës së gjysmës së dytë të shekullit të kaluar, Qazim Mulleti.

    Pasardhës i një prej familjeve më të njohura të Tiranës, intelektual i njohur dhe atdhetar, Qazim Mulleti që në moshën e rinisë dhe në vazhdim mori pjesë dhe luajti rol aktiv në të gjitha ngjarjet e mëdha kombëtare. Ai si i ri ishte akitiv në Pavarësinë e Shqipërisë, përfaqësoi Tiranën në Kongresin e Lushnjës, mori pjesë si zyrtar i rëndësishm në funksione të ndryshme në qeveritë shqiptare të viteve ‘20.

    Qazim Mulleti ishte një antikomunist i vendosur gjatë viteve të pushtimit, në kundërshtim me rolin dhe qëndrimet atdhetare të tij dhe familjes, Mulleti pranoi emërimin Kryetar Bashkie dhe më pas Prefekt i Tiranës. Por ai arriti, ndonëse në vendin e gabuar e në kohën e gabuar, të fitojë respektin e qytetarëve të Tiranës dhe së bashku me zyrtar të lartë të tjerë të kohës, mbrojti hebrenjtë nga gjahu nazist. Pas lufte Qazim Mulleti jetoi në Romë, azilant politik, si kundërshtar i diktaturës komuniste. Për shkak të reputacionit të mirë që kishte tek qytetarët e Tiranës, regjimi i Enver Hoxhës nderseu kundra tij kalemxhinjtë që me penën e tyre glorifikonin të keqen dhe i thurnin lavdi kasaphanës së luftës së klasave.

    Kështu përveç kalvarit që përjetuan në kampet e përqendrimit, familjarët e tij të nderuar ju nënshtruan një terrori psikologjik publik të pashembullt gjatë gjithë viteve të diktaturës me komedinë famëkeqe “Prefekti”.

    Kthimi i eshtrave të Qazim Mulletit në qytetin që i sherbeu me ndershmëri dhe përkushtim ishte një akt civil dhe i drejtë, por edhe njëlloj ngushëllimi dhe ndjese e merituar për familjarët e tij fisnik. #sb


    Koha Jone

Tema të Ngjashme

  1. Tanush Mulleti, nipi i Qazim Mulletit, drejtori pare i 313
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 06-10-2011, 00:43
  2. Gafa e ministrit te kultures Xhaferri: Te kthehen eshtrat e Ismail Qemalit
    Nga prenceedi në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 29-10-2009, 11:32
  3. Gruaja e Prefektit
    Nga Diabolis në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 10-11-2006, 12:42
  4. Kur do të kthehen eshtrat e të ndjerit Llapushnikit?
    Nga kallajxhi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 15:31
  5. Pse nuk kthehen eshtrat e Fan Nolit:
    Nga Kryeplaku në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 21-10-2004, 15:34

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •