Albin Kurti shkruan pėr vdekjen e Xhevat Qorrajt, artistit tė skenės kosovare

Emri:  Capture-155.jpg

Shikime: 122

Madhėsia:  54.9 KB

Nga Albin Kurti-

Me pikėllim e lexova lajmin pėr vdekjen e Xhevat Qorrajt, artistit tė madh tė skenės teatrore dhe kinematografike tė Kosovės.

Kam qenė 10 vjeēar kur pat bėrė jehonė nė Kosovė dhe rajon aktori Xhevat Qorraj nė rolin e Prokės, kryepersonazh te filmi “Proka” i vitit 1985, me regji tė Isa Qosjas, film tė cilin e kam rishikuar disa herė. Loja mjeshtėrore e Xhevat Qorrajt nė filmin “Proka”, ėshtė shembulli ideal i atij paradoksi tė artit, ku arti i kinemasė e nxjerrė nga harresa dhe mosnjohja njė vepėr arti tjetėr, si nė kėtė rast novelėn “Proka” tė shkruar nga doktori prej Elbasani, Filip Papajani dhe tė botuar qė mė 1936, e mbi bazėn e sė cilės u pėrshtat ky film.

Tė tjera role filmike nė filmat “Rojet e mjegullės”, “Si tė vdiset”, “Tri dritare dhe njė varje” dhe deri te filmi “Eternally Child”, e kanė pėrjetėsuar figurėn dhe lojėn e aktorit Xhevat Qorraj nė botėn e filmit te ne. Aktor i gjeneratės sė parė tė aktorėve profesionistė nė Kosovė, me karrierėn e tij artistike mbi pesė dekadėshe, Xhevat Qorraj do tė mbetet ndėr ata emra qė e kanė shenjuar vetė historinė e kinematografisė dhe artit nė Kosovė.

Mes kujtimesh pėr aktorin Xhevat Qorraj nėpėrmjet filmave ku ai ka luajtur, dua tu shprehė ngushėllimet mė tė sinqerta nga ana ime familjes Qorraj, kolegėve dhe miqve tė aktorit Xhevat Qorraj si dhe tėrė komunitetit tė artistėve nė Kosovė.