Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,960
    Postimet në Bllog
    18

    Ndërron jetë akademiku Bahri Beci

    Ndahet nga jeta në moshën 87-vjeçare gjuhëtari i njohur Bahri Beci, anëtar i Akademisë së Shkencave në Shqipëri e Kosovë

    Emri:  Bahri-Beci-1.jpg

Shikime: 113

Madhësia:  19.0 KB

    Ndahet nga jeta në moshën 87-vjeçare gjuhëtari Bahri Beci anëtar i Akademisë së Shkencave dhe anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

    Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci, si dhe vetë Akademia e Shkencave.

    “Të dashur miq,
    Me dhembje e hidhërim ju njoftojmë që babai ynë, Bahri Beci, ndërroi jetë.
    Faleminderit babë për kujtimet e bukura e emrin e mirë që na le, për këshillat e urtësinë tënde, për konsistencën e racionalitetin tënd, për arsyetimin e shembullin me të cilin na udhëhoqe e na bëre krenarë.
    Ditën e martë, homazhet do të mbahen në Akademinë e Shkencave, në orën 9:00-11:30, ndërsa përcjellja e fundit për në varrezat e Sharrës në orën 12:00.
    Pritjet do të bëhen të martën, 22 gusht në orën 17:00-20:00, e më pas të mërkurën dhe të enjten në oraret 9:00-13:00 dhe 17:00-20:00 në Hotel Sheraton. Entela dhe Beneti”, shkruan kryebashkiaku i Shkodrës.

    Emri:  Benet-Beci.jpg

Shikime: 59

Madhësia:  48.0 KB

    Po kështu Kryesia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë njoftoi “me hidhërim të thellë bashkësinë e shkencëtarëve albanologë, shqiptarë e të huaj; miqtë dhe kolegët e tij të shumtë brenda e jashtë vendit, për ndarjen nga jeta të akademikut Bahri Becit, personalitet me veprimtari të shumanshme në disa fusha të gjuhësisë shqiptare historike e bashkëkohore për më shumë se gjashtë dekada; autor i dhjetëra veprave monografike dhe studimore në fushën e dialektologjisë, të fonetikës, të gramatikës, të rrugës së formimit të shqipes së njësuar, të historisë së gjuhës shqipe dhe të statusit të saj në lidhjen gjuhësore ballkanike”.

    Emri:  Bahri-Beci-11.jpg

Shikime: 57

Madhësia:  37.3 KB

    Akademia e Shkencave u shpreh ngushëllimet e saj të thella familjes e të afërmve, anëtarëve të Asamblesë – familjes shkencore të tij – bashkëpunëtorëve të shumtë, studiuesve dhe studentëve.

    Bahri Beci ishte akademik dhe gjuhëtar shqiptar. Veprimtaria e tij shkencore është shtjelluar në fushën e dialektologjisë, të fonetikës, të gramatikës, të gjuhës letrare, të historisë së gjuhës, si edhe të marrëdhënieve të shqipes me gjuhët ballkanike. Anëtar i shumë asociacioneve kombëtare e ndërkombëtare. Për punën e tij ka marrë medalje nga Kuvendi dhe nga Presidenti i Republikës.

    U lind në Shkodër më 28 shkurt, por u regjistrua në gjendje civile nga familja më 6 mars. Familja e tij nga i ati e kishte prejardhjen e rishtë nga Ulqini, prej ku njëri prej prijësve të Lidhjes së Prizrenit, Mehmet Beci (gjyshi i të atit) ishte zhvendosur pas dorëzimit të qytetit Malit të Zi. Banonin në rrugën Dervishbeg dhe Bahriu studimet fillore dhe të mesme i kreu në qytetin e lindjes, këtë të fundit duke e ndjekur tek instituti i mesëm pedagogjik që më pas u mori emrin “Shejnaze Juka”.

    Studimet e larta i kreu në Universitetin e Tiranës (1954-1958) në fushën e Gjuhës dhe të Letërsisë shqipe. Nga shtatori i vitit 1958 e deri më 1977 u emërua Punonjës Shkencor në Institutin e Historisë e të Gjuhësisë. Ndoqi dhe kreu studimet pasuniversitare në Paris (1975-’77), ku mbrojti tezën e doktoraturës me temë “Le système vocalique et consonantique du parler de la ville du Shkodra” (shqip: Sistemi zanor dhe bashkëtingëllor i së folmes së qytetit të Shkodrës). Më 1979 ka marrë gradën shkencore “Kandidat i shkencave” për disertacionin “Të folmen e gegërishtes qendrore” dhe titullin “Bashkëpunëtor i vjetër shkencor” në Shqipëri.

    Më 1984 në Tiranë, mbrojti sërish doktoratën me temën “Të folmet veriperëndimore të shqipes dhe sistemi fonetik i të folmes së Shkodrës” dhe në vitin 1994, titullin “Drejtues kërkimesh ose Profesor”. Në vitet 1974-1975 ishte sekretar shkencor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, kryeredaktor i revistës “Studime filologjike” (1984-1993), sekretar i revistës “Studia albanica” (1993-1997), shef i Sektorit të Gramatikës dhe të Historisë së Gjuhës në Institutin e Gjuhësisë (1993-1997) dhe drejtor i këtij instituti (1993-1997). Më 1997, ka shkuar në Francë si pedagog i Shqipes në Institutin Kombëtar të Gjuhëve dhe Qytetërimeve Lindore të Parisit (INALCO).

    Më 2008 u zgjodh si anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.


    Balkanwe

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,960
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Ndërron jetë akademiku Bahri Beci

    Përcillet Bahri Beci, kolegët e bashkëpunëtorët: Nga Kongresi i drejtshkrimit te përsosja në mungesë lirie

    Emri:  bahri-beci.jpg

Shikime: 43

Madhësia:  23.7 KB

    Gjuhëtari e akademiku Bahri Beci u kthye sot për herë të fundit në Akademinë e shkencave, në një ceremoni homazhesh ku miq, të afërm, kolegë e politikanë u përulën para arkëmortit për ta nderuar.

    Do ta mbajnë mend të qeshur, fisnik e qytetar siç qe në të gjallë me fytyrën e imët e botëkuptimin e gjerë të një njeri që kërkon përtej.

    Profesor Seit Mansaku përmbledh kontributet e tij kryesore në dialektologji e në drejtshkrim duke risqaruar pozicionin e Becit

    “(Beci) Është marrë me problemin e gjuhës letrare, ka qenë në kongresin e drejtshkrimit, ka bërë disa sugjerime e vërejtje e për përmirësimin e standardit por ndonjëherë është komentuar se e ka kundërshtuar standardin, nuk është e vërtetë.

    Video

    Çdo komb i qytetëruar ka nevojë për një gjuhë standarde, edhe shqipja kishte ardhur koha të kishte gjuhë standarde”

    Profesori u shua në moshën 87-vjeccare në spital ku ishte shtruar pas ndërlikimeve shëndetësore nga të cilat vuante prej pothuaj dy vitesh, kohë kur ai pothuaj ishte tërhequr. Në përcjelljen e mbrame jeta e tij shënohet prej dy kohësh, gjatë dhe pas komunizmit, sepse sistemi shënjoi këdo. Studiuesi Ardian Marashi, profesor i Shqipes në INALCO (Paris) dallon vetitë e Becit, i cili shprehej se pas kërbaçit i dhanë kulaçin.

    “Njeriu është kërkues ndaj vetes kur je kërkues shkencor dhe më pas je kërkues ndaj shkencës, dhe në momentin e mungesës së lirisë të dyja këto kërkimet, ai për t’u përsosur vetë dhe ai për të përsosur punën janë tepër të vështira. Ai pati maturinë e duhur dhe ndershmërinë e duhur ndaj vetes e kolegëve për të ecur në ato punë që mund t’i bënte më mirë”.

    Beci studioi e punoi në Shqipëri dhe në Francë. Kërkimet e tij shkencore u morën me dialektologjinë, historinë e formimit të shqipes së njësuar, ligjësitë që ndikuan procesin si edhe në gjuhësinë ballkanologjike dhe pozicioni i shqipes në lidhjen gjuhësore ndërballkanike.

    (BalkanWeb)

Tema të Ngjashme

  1. Ndërron jetë “Tarzani”
    Nga Xhuxhumaku në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-09-2014, 18:18
  2. Nderron jete Leka Zogu I
    Nga Jack Watson në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 161
    Postimi i Fundit: 12-12-2011, 18:08
  3. Ramiz Alia nderron jete
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 160
    Postimi i Fundit: 24-10-2011, 01:55
  4. Amy Winehouse ndërron jetë
    Nga Jack Watson në forumin Muzika botërore
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 23-07-2011, 22:55
  5. Gianni Agnelli nderron jete
    Nga Redi në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-01-2003, 11:49

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •