Qeveria shpall mbylljen e Akademisė sė Studimeve Albanologjike
Qeveria njoftoi tė mėrkurėn se ka vendosur mbylljen e Akademisė sė Studimeve Albanologike, duke e kaluar nėn varėsi tė Akademisė sė Shkencave.
Nga Blerina Gjoka
Kryetari i Akademisė sė Shkencave, Skėnder Gjinushi dhe Kryeministri Edi Rama duke folur gjatė konferencės jubilare pėr 50 vjetorin e Kongresit tė Drejtshkrimit. | Foto: LSA
Ministrja e Arsimit Evis Kushi njoftoi tė mėrkurėn vendimin e qeverisė pėr mbylljen e Akademinė e Studimeve Albanologjike dhe kalimin e saj nėn varėsinė e Akademisė sė Shkencave, duke hedhur njė dyzinė akuzash pėr paligjshmėri.
Ne sot me vendim tė qeverisė po e riorganizojmė kėtė Akademi duke i vendosur institutet e saj si institucione autonome pranė Akademisė sė Shkencave, u shpreh Kushi pas mbledhjes sė qeverisė.
Ajo e referoi vendimin nė njė kontroll tė ministrisė nė janar tė kėtij viti, qė sipas saj, kishte konstatuar parregullsi dhe shkelje tė rėnda ligjore nė organizimin e strukturės dhe nga ana e funksionimit administrativ dhe financiar.
Edhe pse u mbėshtet nga ministria, ajo nuk arriti asnjėherė tė riorganizohej pėr tė qenė nė respekt tė ligjit- tha Kushi.
Sipas ministres shkeljet thelbėsore kanė tė bėjnė me mungesėn e njė fakulteti tė ASA-s. Nuk ka mėsimdhėnie nė njėsitė pėrbėrėse tė saj, ėshtė e paakredituar nė programet e studimit- tha ajo duke shtuar se lėshimi i diplomave pa akreditim ėshtė shkelje e rėndė ligjore.
Por, nga ana tjetėr ajo pretendoi se ASA nuk regjistron asnjė student prej 8 vitesh dhe kjo sipas saj e bėn tė pamundur ekzistencėn si institucion i arsimit tė lartė.
Kushi pretendoi se me shkrirjen e ASA-s si pjesė tė Akademisė sė Shkencave, e cila drejtohet nga Skėnder Gjinushi, njė ish-politikan komunist, albanologjia do tė ngrihet nė njė nivel mė tė lartė.
Senati i Akademisė sė Studimeve Albanologjike u shpreh kundėr kėtij vendimi duke e cilėsuar atė njė vendim si ndėrhyrje tė institucioneve politike mbi veprimtarinė kėrkimore.
Nėpėrmjet njė deklarate publike ASA thotė se ėshtė plotėsisht kundėr kėtij vendimi tė Kėshillit tė Ministrave.
Ėshtė njė vendim politik qė godet shkencėn e albanologjisė nė Shqipėri; Ėshtė hartuar pa konsultime dhe pa transparencė- thuhet nė reagim duke lajmėruar njė betejė ligjore pėr tė mbrojtur lirinė akademike.
Akademia e Studimeve Albanologjike ėshtė institucioni ku bėjnė pjesė Instituti i Antropologjisė Kulturore dhe Studimit tė Artit (IAKSA), Instituti i Arkeologjisė, Instituti i Gjuhėsisė dhe i Letėrsisė, Instituti i Historisė dhe Qendra e Enciklopedisė Shqiptare.
BIRN
Krijoni Kontakt