Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 32 prej 32
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,960
    Postimet në Bllog
    18

    Për: SPAK arreston njerëzit e Edi Ramës në shëndetësi, vodhën $100 milionët e kontratës së sterilizi

    “I dashur Fra! Shpresoj të të ketë lëshuar dhimbja e veshit”/ Udhëtimet e ish-ministrit Beqaj me biznesmenin e Sterilizimit, si u vendos koncesioni

    Emri:  ilir-beqaj.jpg

Shikime: 25

Madhësia:  27.9 KB

    Ndërsa roli i zv/ministrit të Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, del i provuar nga SPAK si një nga zyrtarët që ka mbajtur lidhje të afërta me biznesmenin Ilir Rrapaj, kjo e konfirmuar edhe nga miqësia e tyre shkollore, cili është roli i ministrit të kohës të Shëndetësisë, Ilir Beqaj në koncesionin e sterilizimit?

    Për momentin Beqaj është në hetim nga SPAK, por nuk është marrë i pandehur lidhur mbi koncesionin e Sterilizimit, por që figuron se ka bërë disa udhëtime jashtë vendit me ata që konsiderohen si personazhet kryesorë të koncesionit të Sterilizimit?

    Përse duhej ministri i Shëndetësisë të udhëtonte në të njëjtin avion me ata, që më pas do të fitonin koncesionin 100 milionë euro dhe a janë këto udhëtime, prova që tregojnë se koncesioni i Sterilizimit ishte i paracaktuar dhe që mund ta fundosin ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, përpara ligjit?

    “Nga këqyrja e sistemit TIMS, për të dhënat e shtetasve Ilir Rrapaj administrator i ‘Investital’, Klodian Rjepaj kryetar i Procedurës së Komisionit të Dhënies së koncesionit, Umbro Staçini administrator i ‘Tecnosanimed’ dhe një nga aktorët kryesor të Koncesionarit ‘SaniService’, Admir Daca administrator i ‘SaniService’ dhe Ilir Beqaj titullar i Autoritetit Kontraktor, del se:

    – Shtetasit Ilir Rrapaj, Ilir Beqaj dhe Klodian Rjepaj, kanë hyrë në Shqipëri në pikën e kalimit kufitar Rinas, me linjë ajrore Alitalia- Romë, në datë 15 qershor 2014.

    Nga këqyrja e të dhënave në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, rezulton se kjo periudhë përkon me veprimet përgatitore të Koncesionit”, thuhet në dosje.

    Pra, siç shikohet nga ky investigim i SPAK vetëm një muaj pas këtij udhëtimi me drejtuesit e ministrisë së Shëndetësisë, Rrapaj krijon kompaninë që më vonë fitoi koncesionin.

    Ndërkohë që fakt është që në këtë kohë, ende nuk kishte dalë urdhri i ministrit për ngritjen e komisionit mbi dhënien e koncesionit. Urdhri do të firmosej nga Beqaj, vetëm një muaj më vonë, ndërsa Rrapaj del se kishte dijeni të plotë mbi këto veprime brenda Ministrisë së Shëndetësisë.

    “Vetëm një muaj pas udhëtimit me avion, Rrapaj krijon në Prishtinë shoqërinë ‘Investital’, e cila do të bëhej më pas fituese me 40 përqind e koncesionit.

    Kjo kompani u themelua gjithashtu vetëm një muaj përpara se të dilte urdhri i Ministrit të Shëndetësisë ‘Për ngritjen e komisionit të dhënies së koncesionit’ dhe ka pasur vetëm një të punësuar, Ilir Rrapajn”.

    Por udhëtimet jashtë Shqipërisë të dy drejtuesve të lartë të dikasterit të Shëndetësisë në prani të pronarëve të ‘SaniService’ vazhduan edhe pasi këta të fundit kishin fituar koncesionin e Sterilizimit, në vitin 2015.

    Sipas gjykatës, këto të dhëna duhet të përbënin indicie për hetime të mëtejshme nga SPAK të veprës penale të korrupsionit.

    “llir Rrapaj dhe Klodian Rjepaj kanë dalje nga Shqipëria në pikën e kalimit kufitar Rinas, me linjë ajrore Alitalia- Romë, më datë 26 mars 2015.

    Kjo periudhë përkon me shpalljen e rinjoftimit të tenderit brenda afatit të dorëzimit të ofertave. Për këtë udhëtim Klodian Rjepaj, ka marrë ‘Autorizim për shërbimin jashtë vendit’.

    -Ilir Rrapaj, Umbro Staçini dhe Klodian Rjepaj kanë dalje nga Shqipëria në pikën e kalimit kufitar Rinas, me linjë ajrore Blu Panorama-Peruxhia, më datë 13 Prill 2016.

    -llir Rrapaj dhe Klodian Rjepaj kanë dalje nga Shqipëria në pikën e kalimit kufitar Rinas, me linjë ajrore Blu Panorama-Peruxhia, më datë 24 nëntor 2016”.

    – Admir Daca, administratori i ‘SaniService sh.p.k’ që fitoi më datë 1 dhjetor 2015 koncesionin objekt hetimi dhe Ilir Beqaj me detyrë Ministër i Shëndetësisë, më datë 25 shtator 2016, kanë dalje nga Shqipëria në pikën e kalimit kufitar Rinas, me linjë ajrore Austrian Airlines-Viena.

    – Umbro Staccini, administratori i shoqërive fituese të koncesionit konkretisht ‘Tecnosanimed Sri’ dhe ‘U.Jet Sri’, pjesë e bashkimit të shoqërisë koncesionare ‘SaniService sh.p.k’ dhe Ilir Beqaj me detyrë Ministër i Shëndetësisë, kanë hyrje në Shqipëri në pikën e kalimit kufitar Rinas, me linjë ajrore Alitalia-Romë më datë 23 maj 2017.

    Interesant është fakti se nga hetimet e kryera nga SPAK del se drejtuesit e lartë të Shëndetësisë, nuk kishin udhëtuar vetëm me avion me pronarët tashmë të koncesionit të Sterilizimit, por edhe në rrugë tokësore, madje në të njëjtën makinë me pronarët e koncesionit, siç është edhe ky udhëtim i dokumentuar nga sistemi TIMS, në pikën e kalimit kufitar të Morinës.

    Video

    “Shtetasi Umbro Staçini, administrator i shoqërive fituese të koncesionit konkretisht ‘Tecnosanimed Srl’ dhe ‘U.Jet Srl’, pjesë e bashkimit të shoqërisë koncesionare ‘SaniService’ sh.p.k dhe shtetasi Klodian Rjepaj, kanë hyrje në Shqipëri në pikën e kalimit kufitar Morinë, me makinën me targa AA 927 OH, në datë 13 Mars 2018 përkatësisht në orën 18:09 dhe 18:10”.

    Por ajo çfarë duket të jetë edhe më rënduese për pozitat e Ministrisë së Shëndetësisë së kohës, është se makina e zv/ministrit Klodian Rjepaj, me leje të këtij të fundit ishte vënë në dispozicion të biznesmenit Ilir Rrapaj 1ë fare mirë mund ta përdorte makinën zyrtare të shtetit, për aktivitete që mund të konsiderohen të kundraligjshme, siç ka ndodhur edhe në raste të ngjashme.

    “Më datë 5 janar 2022 i është kërkuar informacion Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor mbi dosjen e plotë të automjetit me targë TR 4112 R. Në shkresën e DPSHTRR, rezulton se ky automjet është në pronësinë e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

    Nga sa më sipër vërehet se shtetasi Ilir Rrapaj ka hyrje në territorin e Shqipërisë me automjetin me targë TR 4112 R, e cila ka rezultuar se është në pronësinë e Ministrisë së Shëndetësisë. Automjeti TR 4112 R ka qenë në përdorim të Zv/Ministrit Klodian Rjepaj”.

    Në lidhje me këto udhëtime, SPAK, thotë se u mor në pyetje edhe shoferi i zv/ministrit të Shëndetësisë, Klodian Rjepaj që pohoi lëvizjet që ishin bërë me automjetin zyrtar të Ministrisë shqiptare të Shëndetësisë në drejtim të Kosovës.

    Por të paktën e mira në këtë rast është që shpenzimet e karburantit për këtë udhëtim me makinën e zv/ministrit, i kanë paguar vetë pronarët e koncesionit të ardhshëm të Sterilizimit, duke e shpëtuar kështu buxhetin e shtetit nga një tjetër dëm.

    “V. I., ka deklaruar se ka qenë shofer i caktuar me Zv/Ministrin e Shëndetësisë Klodian Rjepaj, me automjetin TR 4112 R.

    Ai mban mend se ka qenë në Kosovë me shtetas italianë dhe me një shqiptar, të cilët i ka dërguar tek Universiteti i Prishtinës. Ai çdo lëvizje me automjet e bënte me dijeni dhe pasi t’i thoshte zv/Ministri”.

    “Ai po kështu mban mend se janë nisur urgjent dhe se shpenzimet me karburant i kanë kryer ata, pasi e kanë furnizuar automjetin në Kosovë. Ai nuk ka dijeni se çfarë lidhje kishin këta persona me Ministrinë e Shëndetësisë”, thotë më tej dosja hetimore.

    Por nëse këto janë vetëm disa të dhëna se si ka funksionuar skema familjare që më pas ka prodhuar koncesionin korruptiv prej 100 milionë euro të Sterilizimit, çfarë është ajo që nuk ka shkuar më pas në këtë PPP?

    Përse studimi i fizibilitetit i krijuar nga koncesionarët italianë dhe jo nga ekspertët shqiptarë të shëndetësisë, solli një dëm të tillë për financat e shtetit tonë?

    Dhe pse Ministria e Shëndetësisë, nuk mori parasysh një shkresë të përpiluar nga drejtoresha atë kohë e Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, Ogerta Manastirliu, që informonte se në këtë spital kishte 27 autoklava, për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale, por edhe pajisje moderne për të cilat shteti shqiptar po vazhdonte të shlyente një kredi për blerjen e tyre.

    Kjo gjë është pasqyruar edhe në një audit të Kontrollit të Lartë të Shtetit të bërë në vitin 2014.

    “Në zbatim të ‘Master planit’, për ‘Shërbimin e sterilizimit të përqendruar’ në vitin 2011 janë blerë me ‘kredi’ tërësisht pajisjet përkatëse, moderne, për gjithë QSUT, të cilat aktualisht janë të hapura dhe gjenden në një kat të Spitalit të Urgjencës që njihet si ‘Pavioni i Sterilizimit’, por të pavendosura në punë.

    Në përfundim të auditimit konstatohet se QSUT ka në zotërim një kapacitet sterilizues mbi dyfishin e nevojave të saj dhe me kosto maksimale mirëmbajtjeje dhe blerje vegla mjekësore për operacione”, shprehej KLSH.

    Por ndërsa Kontrolli i Lartë i Shtetit kishte evidentuar se QSUT ka kapacitete të larta sterilizimi ajo që ndodh më pas është një tjetër hije dyshimi se si qendra e sterilizimit nuk u hap kurrë për qëllime që tashmë janë të dukshme edhe pse drejtoresha e QSUT, njoftoi atë kohë dikasterin e Ministrisë së linjës për këto kapacitete, historia është ajo që pason.

    “Lidhur sa më sipër Drejtori i Përgjithshëm znj. Ogerta Manastirliu, ka dërguar shkresën 11 me nr. 1106 prot, datë 27 shkurt 2014, drejtuar Ministrit të Shëndetësisë, me objekt informacion mbi gjendjen e sistemit të repartit të sterilizimit në QSUT, si dhe për marrjen e masave për fillimin e funksionimit të tij.

    Ku duke u nisur nga domosdoshmëria për vënien në funksion të Repartit të Sterilizimit Qendror, është bërë edhe një pasqyrë e gjendjes aktuale dhe propozimet për funksionimin në mënyrë të centralizuar të qendrës”, shprehej KLSH.

    Por ndërsa QSUT nuk e vendosi në punë qendrën e Sterilizimit deri në vitin 2016, ishte tashmë koncesionari, që përdori të gjitha asetet e sterilizimit të QSUT për të cilat shteti shqiptar vazhdonte të paguante.

    Koncesionari në bazë të hetimeve të kryera nga SPAK, rezultoi se ishte regjistruar me një kapital fillestar prej 1 mijë euro dhe e kishte selinë në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

    “Në dokumentacionin për kapacitetin ligjor të ‘Investital LLC’ rezulton se ky subjekt është regjistruar më datë 17 korrik 2014 në Prishtinë, me kapital 1 000 euro, nga Ilir Rrapaj. Në veprimtarinë e aktivitetit të kësaj kompanie, vërehet se kjo kompani nuk ka objekt të veprimtarisë së saj shërbimin e dezinfektimit të sallave kirurgjikale, apo ndonjë aktivitet tjetër të ngjashëm”, thotë dosja e SPAK.

    Po kështu nga hetimet e SPAK, rezultoi se administratorët e ‘SaniService’, kompanisë që fitoi më pas tenderin shumëmiliardësh të sterilizimit, ishin në dijeni të përgatitjes së këtij koncesioni shumë më herët.

    “Në dokumentin ‘Autorizim’, nëpërmjet të cilës shoqëria ‘Hygieno s.r.l.’, ka autorizuar shoqërinë ‘Investital s.r.l.’ të jetë distributor ekskluziv për produktet e saj me kompetencë territoriale në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni, mban datën 30 shtator 2014 (Data e shpalljes së njoftimit të kontratës është 13 dhjetor 2015).

    Faktet e mësipërme tregojnë qartë se operatorët ekonomikë fitues kanë pasur dijeni të plotë mbi procedurën e dhënies së koncesionit dhe janë përgatitur për të plotësuar dokumentacionin që ata mendonin se do u shërbente përpara se te shpallej njoftimi i kontratës në mënyrë elektronike më datë 13 shkurt 2015 në Agjencinë e Prokurimit Publik.

    Personi që ka pasur kontakte të vazhdueshme gjatë gjithë kësaj periudhe me Autoritetin Kontraktor, Ministrinë e Shëndetësisë është Ilir Rrapaj”, thotë dosja.

    Por se sa ishte dëmi që mosvënia në punë e repartit të Sterilizimit i shkaktoi buxhetit të shtetit, mjafton të shikojmë përllogaritjen që Kontrolli i Lartë i Shtetit, bëri në atë kohë krahasuar me shërbimet që ofroi koncesionari ‘SaniService’.

    Dëme për të cilat KLSH, vërejti se përgjegjësi duhet të mbajnë titullarët e Ministrisë së Shëndetësisë nga viti 2012 deri në vitin 2016, midis tyre edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

    “Amortizimi i pajisjeve është në vlerën rreth 6 000 000 lekë. Duke u nisur nga llogaritje të përafërta shpenzimet vjetore për sterilizimin në QSUT do të ishin rreth 96 000 000 lekë.

    Çka do të thotë se nëse Reparti i Sterilizimit Qendror të QSUT do të ishte vënë në funksionim me këtë kosto vjetore do të ishin mbuluar të gjitha kërkesat e reparteve të saj duke mos pasur nevojë për shërbimet e të tretëve.

    Nga vlerësimi i seteve që janë përdorur nga ‘SaniServis’ dhe çmimeve respektive të tyre, vlerësohet se për vitin 2017 kosto e përdorimit të sterilizimit ishte 558 426 000 lekë dhe për vitin 2018 ishte 398 014 000 lekë.

    Veprimet ose mosveprimet e titullarëve për mos vënien në funksion të aseteve të QSUT, në periudhën 2012-2016, kanë shkaktuar dëme për buxhetin e shtetit, të reflektuara në vlerat rreth 460 000 000 lekë për vitin 2017, dhe rreth 302 000 000 lekë për vitin 2018.

    Dëme për të cilat sa më sipër mbajnë përgjegjësi titullarët nga viti 2012, si dhe ish-Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj”, deklaroi KLSH.

    Pra, siç rezulton nga hetimi, kapaciteti i Qendrës së Sterilizimit mbulonte rreth 60 mijë ndërhyrje kirurgjikale në vit, nga 50 mijë të tilla që ishin kryer në 2013.

    Në vendimin e gjykatës thuhet që: edhe pse ministri Beqaj ishte në dijeni të investimit të kryer ai nuk mori asnjë masë që ta vinte në punë qendrën e Sterilizimit, pasi e kishte marrë paraprakisht vendimin për dhënien e shërbimit me koncesion.

    “Nga analiza e të gjithë provave të para në unitetin e tyre, gjykata çmon se ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, në bashkëpunim me personin në hetim, Klodian Rjepaj e kishin marrë vendimin e dhënies së shërbimit të sterilizimit me koncesion dhe kishin përzgjedhur paraprakisht se kush do ta fitonte këtë koncesion. Fituesit e paracaktuar ishin Ilir Rrapaj dhe shtetasi italian Umbro Staçini”, thuhet në dosjen hetimore.

    Por duke iu kthyer shkresës së drejtuar nga drejtoresha atë kohë e QSUT, Ogerta Manastirliu, ministrit të linjës Ilir Beqaj, ajo që e rëndon edhe më shumë pozitën e këtij të fundit, është moskthimi i përgjigjes.

    Ndërsa Manastirliu i shkruante se kapacitetet e sterilizimit në QSUT, ishin të mira dhe mjaftonte që të vihej në punë vetëm Pavioni i Sterilizimit.

    “Nga aktet e dosjes rezulton se ish-Ministri i Shëndetësisë ishte në dijeni të faktit që Reparti i Sterilizimit Qendror të QSUT i kishte të gjitha pajisjet e nevojshme moderne, të cilat ishin të papërdorura dhe nevojitej trajnimi i stafit për vënien në funksionim.

    Por pavarësisht propozimit për vënien në funksion të Repartit të Sterilizimit Qendror në QSUT, pas verifikimit në sektorin e Arkiv-Protokollit në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, rezulton se për shkresën nr.1106 prot. datë 17 Shkurt 2014 nuk ka kthim përgjigje sipas shënimeve të gjetura në librin e dorëzimit të shkresave ditore në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”.

    Po kështu në vendimin prej 348 faqesh evidentohen edhe shkelje ligjore të cilat janë gjetur edhe gjatë negocimit të kontratës koncesionare.

    Sipas gjykatës këto shkelje kanë qenë ‘dukshëm në favor të kompanisë së shpallur fituese, në dëm të interesave të shtetit’.

    Duke u ndalur te ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, Gjykata arsyeton në vendim se ai ishte në dijeni të konfliktit të interesit mes biznesmenit Ilir Rrapaj dhe ish-zv.ministrit Klodian Rjepaj, por nuk e parandaloi këtë marrëdhënie klienteliste.

    Po ashtu Beqaj, ishte edhe në dijeni edhe të përfshirjes së Rrapaj në përgatitjen e studimit të fizibilitetit, dokument që më pas do ta shpallte atë fitues të koncesionit.

    Për të provuar këto fakte, hetuesit u ndalën te dy e-maile të dërguara nga Ilir Rrapaj në shkurt dhe mars të vitit 2014.

    Përmes këtyre emaileve ai i dërgon zv/ministrit të Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, dy studime të universitetit të Peruxhias, që u përfshinë më pas në studimin e fizibilitetit, që sipas SPAK rezulton i falsifikuar.

    Madje, Ilir Rrapaj shfaqet i shqetësuar edhe për veshin e mesëm të zv/ministrit, që këto kohë mesa duket nuk ka qenë mirë me shëndet.

    “I dashur Fra! Ky është teksti që të paralajmërova, për të cilin Vanesa më shkruante. Hidhi një sy dhe na çoni haber. Shpresoj të të ketë lëshuar sadopak dhimbja e veshit tanimë”, thuhet në e-mailin e Rrapajt për Rjepajn më17 Mars 2014.

    Në të njëjtën ditë, zv.ministri Rjepaj ia kalon atë Ilir Beqaj, në e-mailin privat, por edhe zyrtar, çka konfirmon sipas gjykatës së ai ishte në dijeni të njohjes së palëve.

    Pikërisht për shkak të konfliktit të padeklaruar të interesit mes Rrapaj dhe Rjepaj, fakt për të cilin ishte në dijeni dhe Ilir Beqaj, Gjykata e Posaçme orienton SPAK të njoftojë ILDKPKI, pasi çmon se kjo shkelje mund të përbëjë shkak për ndërprerjen e kontratës koncesionare.

    “Sa më sipër Gjykata çmon se ky vendim duhet t’i komunikohet Inspektoratit të Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive dhe Konfliktit të Interesave në përfundim të hetimeve paraprake, me qëllim marrjen e masave për ndjekjen e rrugës ligjore të hetimeve për konstatimin e pavlefshmërisë së Kontratës Koncesionare datë 2 dhjetor 2015 të lidhur midis Ministrisë së Shëndetësisë, përfaqësuar nga Ministri z.Ilir Beqaj dhe shoqërisë Saniservice sh.p.k përfaqësuar nga administratori z.Admir Daca.

    Përveç paracaktimit të fituesve dhe përfshirjes së tyre në përgatitjen e studimit të fizibilitetit, Gjykata e Posaçme argumenton në vendim se kostot e procesit të sterilizimit janë fryrë në mënyrë artificiale, për ta prezantuar koncesionin si një procedurë më të favorshme se sa prokurimi publik”, do të shprehej GJKKO.

    Duke u ndalur te studimi i fizibilitetit, gjykata çmon se është ulur qëllimisht numri i operacioneve të parashikuara në vit, duke sjellë si pasojë rritjen e çmimeve për secilin nga intensitetet e ndërhyrjeve në pasqyrat financiare.

    Gjyqtari ka orientuar po kështu SPAK të hetojë edhe rolin e ish-ministrit të Financave Shkëlqim Cani, pasi sikurse arsyeton ai nuk ka verifikuar të dhënat e studimit të fizibilitetit.

    Në nëntor të vitit 2014 Shkëlqim Cani refuzoi të jepte dakordësinë për koncesionin dhe në shkresë theksonte se: ‘nuk ka argumentim të qartë pse dhënia me koncesion është procedurë më e favorshme se sa prokurimi publik’.

    Një muaj e gjysmë më vonë, ai e miratoi në parim propozimin për financim, ndonëse sipas gjykatës nuk pati asnjë ndryshim në studimin e fizibilitetit.

    “Mbetet e paqartë përgjigja e Ministrisë së Financave lidhur me faktin se ajo e shikon dokumentacionin vetëm nga pikëpamja formale. Nëse kjo e fundit e shikon dokumentacionin vetëm nga pikëpamja formale, a mund të konsiderohet formalisht në rregull një dokument i panënshkruar”, deklaroi GJKKO.

    Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani, në kohën kur u aprovua koncesioni i Sterilizimit, cili u pyet në SPAK për këtë çështje, shpjegoi pozicionin e tij.

    Janë këto arsye, për të cilat gjykata çmon se ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, duhet të nisë një hetim për “Shpërdorim detyre”.

    Gjykata çmon se, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar duhet të ushtrojë ndjekjen penale ndaj z.llir Beqaj me detyrë ish-Ministër i Shëndetësisë. Nga ana e prokurorisë duhet të bëhet një hetim i plotë dhe i gjithanshëm në këtë drejtim, fakt i cili nuk rezulton nga fashikulli hetimor.

    Gjykata orienton po kështu SPAK të hetojë edhe pasurinë e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe zv/ministrit Klodian Rjepaj, si dhe të zyrtarëve të tjerë të përfshirë në këtë koncesion.

    Ndërsa fshikullon prokurorët se kanë qenë dorështrënguar me akuzat e ngritura.

    GJKKO vlerëson se ka indicie të mjaftueshme për të hetuar për korrupsion aktiv dhe pasiv si dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

    “Kjo do te provojë nëse e gjithë veprimtaria e paramenduar kriminale e planifikuar në detaje nga personat nën hetim, është bërë thjesht për shkak të marrëdhënieve të ngushta shoqërore të personit nën hetim Ilir Rapaj me personin në hetim Klodian Rjepaj, si dhe për shkak të njohjeve personale të tij dhe shtetasit italian Umbro Staçini me ish-Ministrin e Shëndetësisë z.Ilir Beqaj, apo është pasojë e përfitimit të parregullt që rrjedh nga korrupsioni i zyrtarëve që kanë marrë pjesë në këtë procedurë”, thotë dosja.

    “Për këtë arsye nevojitet një hetim pasuror. Duke pasur parasysh edhe udhëtimet që ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka bërë me administratorë të shoqërisë koncesionare ‘SaniService’ në periudha të ndryshme kohore.

    Periudhë në të cilën ish-Ministri i Shëndetësisë z.Ilir Beqaj ka pasur kompetenca thelbësore të mbikëqyrjes së Kontratës së Koncesionit”.

    Tashmë i mbetet në dorë SPAK dhe hetimeve të thelluara për të parë se cila është përgjegjësia e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj në këtë histori.

    Deri këtu, kjo histori nuk tregon asgjë tjetër, por se si shteti dhe financat e tij, janë trajtuar si një çiflig familjar, ku gjithsecili është përpjekur të miklojë tarafin e tij.

    Dhe të shkaktojë një dëm që deri më tani nuk i dihet fundi se sa do të jetë kosto.

    Balkanweb

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,960
    Postimet në Bllog
    18

    Për: SPAK arreston njerëzit e Edi Ramës në shëndetësi, vodhën $100 milionët e kontratës së sterilizi

    PS kundër hetimit parlamentar për PPP-të në shëndetësi

    Mazhoranca socialiste ka kundërshtuar të premten në Konferencën e Kryetarëve kërkesat e opozitës për ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare për konçensionet në shëndetësi dhe për hetimin e rrjedhjes së të dhënave personale nga data-bazat shtetërore.

    Nga Blerina Gjoka

    Emri:  20220912_195617_120922045-5_40LJm0n.jpg

Shikime: 23

Madhësia:  40.7 KB

    Kuvendi njoftoi se “nuk u arrit dakordësi dhe çështja i kaloi seancës plenare”.

    Pas mbledhjes, kreu i Grupit Parlametar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, akuzoi mazhorancën se po cënon një të drejtë parlamentare të opozitës.

    “Mazhoranca nuk dha konsensusin për ngritjen e komisioneve hetimore. Justifikim për të fshehur një vullnet politik të mazhorancës, janë fyerje për çdo mendjen normale njerëzore”- tha ai në një dalje për mediat.

    Sipas Bardhit, argumenti i PS-së kishte të bënte me formulimin e objektit, duke e konsideruar një hetim shumë të gjërë dhe të pamundur për 4 kontratat konçensionare.

    “Të katër kontratat lidhen me një çështje të vetme për ofrimin e shërbimit të qytetarëve”- argumentoi ai duke shtuar se objekti i hetimit është verifikimi i mënyrës se si janë dhënë dhe si janë zbatuar këto kontrata.

    Kreu i grupit socialist, Bledi Çuçi, ishte i paarritshëm për koment.

    Në kërkesën e firmosur nga 45 deputetë vihet në dukje se 4 kontratat publike në sektorin e shëndetësisë përllogariten në vlerën totale rreth 450 milionë USD, por nga auditimet e kryera nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe hetimet e SPAK në dhënien e tyre ka pasur shkelje të akteve ligjore dhe nënligjore.

    Ministria e Shëndetësisë ka dhënë 4 kontrata partneriteti publik-privat që nga viti 2015 der në 2019 dhe 3 prej tyre janë në hetim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për abuzim me fondet publike dhe shkelje ligjore.

    Në gusht, Gjykata e Posaçme udhëroi disa arrestime për kontratën “për ofrimin e shërbimeve të integruara të furnizimit të setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale sterile”, ose siç njihet si “kontrata e sterilizimit”, i cili i ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë rreth 7.9 miliardë lekë [76 milionë euro] deri në fund të vitit 2022.

    Pas hetimeve 4-vjeçare ish.zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj përfunduan në pranga për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe mashtrimit, ndërsa gjykata kërkoi hetim edhe për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja dhe ish-ministrin e Financave, Shkëlqim Cani.

    Hetimi parlametar konsiderohet si një e drejtë ligjore e pakicës parlamentare për të kontrolluar qeverisjen, por nuk është hera e parë që kërkesat për komisione hetimore kanë hasur kundërshtimin e mazhorancës.

    Më parë PS ka rrëzuar kërkesat për hetimin e zbatimit të ligjit për investimet strategjike, zbardhjen e fluturimeve të kryeministrit Rama me avionin ‘charter', etj..

    BIRN

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,960
    Postimet në Bllog
    18

    Për: SPAK arreston njerëzit e Edi Ramës në shëndetësi, vodhën $100 milionët e kontratës së sterilizi

    Rama dhe Manastirliu spekuluan me ‘studimin e ISHP’ për sterilizimin

    Pas akuzave të ngritura nga SPAK, Rama dhe Manastirliu e morën në mbrojtje koncesionin e sterilizimit me argumentin se kishte ulur ditët e qëndrimit të pacientëve në spital sipas një studimi - që ISHP thotë se nuk vlerëson zbatimin e kontratës në fjalë.

    Nga Blerina Gjoka

    Emri:  Rama-Manastirliu.jpg

Shikime: 21

Madhësia:  30.1 KB
    Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë inaugurimit të spitalit qendror. Foto: Facebook.

    Vetëm pak ditë pas arrestimeve të SPAK për kontratën e partneritetit publik privat të sterilizimit, kryeministri Edi Rama dhe ministrja në atë kohë e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u shfaqën në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë për ta quajtur atë ‘një sukses'.

    Në korridorin e spitalit ishin ekspozuar disa mjete të vjetra dhe të ndryshkura kirurgjikale, ndërsa kamerat kujdeseshin të fiksonin kontrastin me aparaturat e reja të sterilizimit.

    “…vetëm ulja e ditëve pas operacionit të qëndrimit në spital ka sjellë një përfitueshmëri financiare që është më e lartë sesa gjithë shpenzimi në total që është bërë për këtë proces,” tha Rama nga spitali “Shefqet Ndroqi”.

    I njëjti mesazh u përforcua edhe nga Manastirliu, e cila iu referua një studimi të Institutit të Shëndetit Publik, ISHP, për efikasitetin e investimeve në shërbimet kirurgjikale.

    “ISHP këtë vit ka bërë një studim mbi efikasitetin dhe eficensën e gjithë investimeve në shërbimet kirurgjikale dhe ka shqyrtuar një nga investimet më të mëdha që është shërbimi i integruar i instrumenteve dhe sterilizimit dhe çfarë ka nxjerr është kjo: Ky investim ka reduktuar me 20 për qind përdorimin e antibiotikëve, e dyta ka ulur ditët e qëndrimit, dhe nga 2014 deri tani është ulur me 2.3 ditë qëndrimi…,” tha Manastirliu.

    Por ndryshe nga mesazhet e Ramës dhe Manastirliut, ISHP i tha BIRN se nuk kishte kryer një vlerësim mbi zbatimin e kontratës së sterilizimit.

    ISHP tha se kishte kryer studimin me titull “Vlerësimi i ecurisë së infeksioneve të lidhura me kujdesin shëndetësor postkirurgjikal, pas ndërhyrjeve efektive në sistemin shëndetësor”, por nuk e vuri atë në dispozicion të BIRN.

    “Ky studim i kryer nuk ka qenë posaçërisht për të vlerësuar zbatimin e kontratës së cilës ju i referoheni,” tha drejtoresha e ISHP, Eugena Tomini në një përgjigje për BIRN.

    Koncesioni i sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale është kontrata më e shtrenjtë e partneritetit publik privat e qeverisë ‘Rama' në sektorin e shëndetësisë, e cila u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë rreth 76 milionë euro deri në fund të vitit 2022.

    Sipas hetimit të Prokurorisë së Posaçme, koncesioni është dhënë në kushtet e konfliktit të interesit, shpërdorimit të detyrës dhe manipulimit të studimit të fizibilitetit. Ish.zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj ndodhen prej dy muajsh në qeli për këtë kontratë, ndërsa hetime po kryhen edhe për ish-ministrat Ilir Beqaj dhe Shkëlqim Cani.

    Ndërsa koncesioni i sterilizimit u bë pis nga akuzat e ngritura nga SPAK, zyrtarët më të lartë të qeverisë e devijuan debatin publik te përfitimi që kishte pasur sektori shëndetësor – veçanërisht me uljen e ditëve të qëndrimit të pacientëve në spital.

    Për të verifikuar këto pretendime, BIRN i kërkoi ISHP-së studimin në fjalë dhe mori dhjetra faqe monitorimesh në spitale të ndryshme të vendit ndër vite për nivelin e infeksioneve spitalore, por asnjë studim krahasues për ndikimin e investimeve dhe aq më pak të kontratës koncesionare të sterilizimit.

    Ndërsa të dhënat mbi reduktimin e infeksioneve të plagëve operatore kanë dalë sipas ISHP-së nga monitorimet rutinë dhe nuk kanë lidhje “me vlerësimin apo një studim të mirëfilltë”.

    Sipas ISHP-së, ulja e infeksioneve spitalore ndodh për shkak të disa faktorëve ndikues si; infrastruktura spitalore, sterilizimi dhe dezinfektimi i mjeteve kirurgjikale, kushtet e punës, mjetet mbrojtëse personale, pajisja me aparatura mjekësore, mjekimi adekuat, sistemi i aspirimit, etj..

    Në përgjigjen e Tominit pranohet se studimet krahasuese për vitet 2013-2023 tregojnë se ndotja mikrobike është ulur, -“pasi janë ndërmarrë një sërë hapash për parandalimin”.

    Por, ky institucion nuk qe në gjendje të jepte një përgjigje se sa ka ndikuar faktori “sterilizim” në përmirësimin e situatës.

    Kryeministri Rama nuk iu përgjigj kërkesës për koment se në çfarë të dhënash e kishte bazuar qëndrimin e tij, ndërsa Manastirliu, e cila mban detyrën e ministres së Arsimit dhe Sportit që nga shtatori, mohoi që t'i jetë referuar një studimi të posaçëm të ISHP-së në fjalën e saj.

    “U jam referuar një serie treguesish, që janë pjesë e disa raporteve vlerësuese apo hulumtimeve të kryera në seri kohore si dhe të dhëna të institucioneve shëndetësore dhe ekspertëve vendas dhe të huaj dhe jam bazuar në këto referenca,” tha ajo nëpërmjet një zëdhënëseje për BIRN.

    Studimi i fundit i ISHP-së, që nxjerr përfundime për nivelin e ndikimit të sterilizimit në përhapjen e infeksioneve spitalore i përket periudhës 2010-2013, ku setet kirurgjikale dhe reanimuese kanë rreth 23 për qind të peshës për infeksionet.


    BIRN

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,960
    Postimet në Bllog
    18

    Për: SPAK arreston njerëzit e Edi Ramës në shëndetësi, vodhën $100 milionët e kontratës së sterilizi

    Shullazi: Ilir Beqja do të më jepte tenderin në Ministrinë e Shëndetësisë

    Emri:  edi_rama_ilir_beqja_17877_0.jpg

Shikime: 17

Madhësia:  17.8 KB

    Deklarata bombë: U takuam dhe më tha se do të bëhej MInistër i Brendshëm e s’do të kishim më probleme

    Emiljano Shullazi bëri një deklaratë bombë në përballjen e parë me biznesmenin Ylvi Beqja, që e ka denoncuar për gjobëvënie, kërcënim e shantazh. Në Gjykatën e Krimeve të Rënda, Shullazi tha se Ylvi Beqja i kishte propozuar të bëheshin ortakë në biznesin e riciklimit të mbetjeve spitalore, të cilin do ta merrnin nga ministri i atëhershëm, Ilir Beqja, që rezulton të jetë kushëri me biznesmenin Ylvi Beqja.

    Ky version u konfirmua nga biznesmeni, sikundër edhe fakti se ai ishte kushëri me ministrin e Shëndetësisë në atë kohë.

    Shullazi tha gjithashtu se për të diskutuar mbi këtë tender ai ishte ulur në kafe me ministrin Beqja, i cili i kishte thënë se do të bëhej Ministër i Brendshëm dhe më pas Shullazi me shokë do të ishin rehat. Ky version u mohua nga biznesmeni, por Shullazi këmbënguli dhe përmendi edhe persona të tjerë që kishin qenë në tavolinë.

    Nëse pretendimet e Emiljano Shullazit do të vërtetohen, ato do të nxjerrin në dritë një skandal në qeverinë Rama, me një prej ministrave më të akuzuar nga opozita për korrupsion në tenderat dhe koncesionet e shëndetësisë. Po ashtu, do të provoheshin akuzat e opozitës për lidhje të ministrave të Ramës me Shullazin dhe mënyrën se si janë dhënë tenderat nga kjo qeveri.

    Më poshtë lapsi.al po sjell një pjesë të përballjes së Shullazit me biznesmenin Ylvi Beqja, të zbardhur nga gazeta Panorama.

    Shullazi: Po për biznesin e riciklimit të mbetjeve spitalore, e mban mend propozimin që me ke bërë?

    Beqja: Po, i kam propozuar një biznes të përbashkët për riciklimin e mbetjeve. Shullazi do të kishte një përqindje.

    Shullazi: Ku do të drejtoheshe ti për atë biznesin?

    Beqja: Në institucionet përkatëse.

    Shullazi: Në çfarë institucioni pra?

    Beqja: Në institucionet e shtetit.

    Shullazi: Do të merreshe me mbetjet spitalore. Cili institucion i jep tenderët për atë lloj biznesi?

    Beqja: Ministria e Shëndetësisë.

    Shullazi: Kush e drejtonte atë?

    Beqja: Një njeriu im, Ilir Beqja.

    Shullazi: Ça e ke atë ti?

    Beqja: Kushëri të tretë, a të katërt.

    Shullazi: Jemi ulur ndonjëherë me këtë kushëririn tënd të katërt, unë ti dhe Ylli Alushi?

    Beqja: Asnjëherë. Nuk ka ndodhur.

    Shullazi: S’jemi ulur ë? Ai kushëriri i katërt thoshte ky do të bëhet ministër rendi dhe do të jeni rehat. E keni robin tuaj.

    Beqja: Këto janë sajesa. Po përpiqesh të më intimidosh


    Lapsi

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,960
    Postimet në Bllog
    18

    Për: SPAK arreston njerëzit e Edi Ramës në shëndetësi, vodhën $100 milionët e kontratës së sterilizi

    Afera e sterilizimit/ Dobësia e Ramës dhe e SPAK për Ilir Beqajn

    Emri:  rama-beqja-696x472-1-e1700317689919.jpg

Shikime: 16

Madhësia:  22.8 KB

    Ilir Beqaj duket sikur është me një këmbë në burg për shkak të ashpërsisë me të cilën SPAK ka ndëshkuar ish-zyrtarë të lartë të qeverisë, por në rastin e tij situata ka disa ndryshime thelbësore. Si nga drejtësia, ashtu dhe nga qeveria për Beqajn ka një trajtim më të butë nga ai i kokave të tjera të prera nga SPAK.

    Për këdo që ka ndjekur historitë e Saimir Tahirit, Lefter Kokës, Vangjush Dakos apo Arben Ahmetajt dihet se arrestimit i ka paraprirë distancimi i Ramës dhe mënjanimi nga detyrat shtetërore, para se këta të marrin goditjen nga SPAK.

    Janë po ato gurë kilometrikë që shenjojnë rënien e Saimir Tahirit, të Lefter Kokës, të Vangjush Dakos apo të Arben Ahmetajt në marrëdhëniet me liderin e organizatës, Edi Ramën.

    Mënjanimi që i bëri Rama “viktimave” të SPAK

    Kur u dënua me burg, Saimir Tahiri nuk mbante asnjë funksion në Partinë Socialiste. Nuk ishte as ministër, as deputet. Rama ishte distancuar ndaj tij duke e shkarkuar nga Ministria e Brendshme dhe drejtimi i PS-së së Tiranës. Më pas nuk e përfshiu në listat e kandidatëve në zgjedhjet e vitit 2021, megjithëse më parë e kishte mbrojtur nga kërkesa e prokurorisë për ta arrestuar.

    Lefter Koka nuk ishte deputet kur u arrestua në dhjetor të vitit 2021. Ai dorëzoi mandatin e deputetit pas fitores së zgjedhjeve nga Partia Socialiste. Dorëheqja e tij nuk bënte asnjë sens politik. Koka kishte pasur një kontribut të rëndësishëm në Durrës dhe ishte një nga njerëzit më të afërt të Ramës.

    Vangjush Dako nuk kishte asnjë funksion në Partinë Socialiste të Durrësit dhe nuk ishte as kryetar bashkie, kur u arrestua. Ai ndihmoi PS në zgjedhjet e 14 Majit dhe u vu në pranga, pasi socialistët fituan bashkinë. Dako ishte mënjanuar pasi u shpall non grata nga SHBA, megjithëse kryeministri nuk e mohoi asnjëherë miqësinë me të.

    Arben Ahmetajn e paraprinë të njëjtat ngjarje. Në fillim Rama e shkarkoi si zv.kryeministër. Pastaj si drejtues politik të Vlorës. Para se t’i pritej fletë-arresti ishte lënë pa asnjë funksion shtetëror dhe partiak. Vetë Ahmetaj ka treguar se për arrestimin e tij flitej hapur në mbledhjet e partisë.


    Dobësia e Ramës për Ilir Beqajn

    Me Ilir Beqajn ka ndodhur e kundërta. Deri pak orë para se të dilte njoftimi në media për sekuestrimin e pasaportës së tij dhe ngritjen e akuzës për shpërdorim detyre, Beqaj ishte në detyrë si Drejtues i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, e njohur edhe si State Agency for Strategic Programming and Aid Coordination, (SASPAC).

    Pozicioni i Beqajt ishte direkt në varësi të Kryeministrit.

    Sterilizimi ka nisur të hetohet që nga viti 2020, por nuk e ka penguar angazhimin e Beqajt në radhët e Partisë Socialiste. Në zgjedhjet e vitit 2021 ai ishte kandidat për deputet në Shkodër, megjithëse nuk arriti të fitojë mandatin për shkak të rezultatit të dobët në këtë qark.

    Së fundmi, Rama i besoi një post që shumëkush do t’ia kishte zili. Në 26 tetor të këtij viti, Beqaj u emërua pjesë e grupit negociator për negociatat e aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian duke zëvendësuar numrin 2 të Ministrisë së Brendshme, Romina Kukon.

    Pra, ndryshe nga ish-bashkëpuntorët e tjerë, që i ka mënjanuar para arrestimit, Rama e afroi Ilir Beqajn duke i dhënë një zyrë në kryeministri.


    Dobësia e SPAK për Ilir Beqajn

    Prokurorët e SPAK kanë qenë të ashpër me të akuzuarit për shpërdorim detyre. Për Lefter Kokën, për Alqi Bllakon, për Vangjush Dakon dhe për Arben Ahmetajn ata kanë kërkuar masë sigurie ekstreme, arrest me burg.

    Për Ilir Beqajn, masa e kërkuar është “detyrim paraqitje”. SPAK është mjaftuar me sekuestrimin e pasaportës, njësoj si për rastin e Sali Berishës, për të cilin kjo masë u justifikua për shkak të moshës.

    Trajtimi preferencial për Beqajn u provua edhe në fazën e parë të hetimeve, kur prokurorët e amnistuan dhe zgjodhën të mos e hetojnë. Ishte ndërhyrja e kreut të SPAK, Altin Dumanit dhe vigjilenca e gjykatësit Erjon Bano që i detyroi prokurorët e çështjes të merrnin në hetim Beqajn, hetim që konkludoi me akuzën e shpërdorimit të detyre.

    Për çfarë akuzohet ish-ministri i shëndetësisë

    Ilir Beqaj akuzohet për shpërdorim të detyrës të kryer në bashkëpunim për dosjen e tenderit të Sterilizimit. Në gusht të këtij viti pati edhe 8 masa arresti, mes tyre ish-zv ministri Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj.

    Për koncesionin 100 milionë dollarësh të Sterilizimit është arrestuar ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni i sterilizimeve spitalore nën akuzat “mashtrim”, “falsifikim” dhe “shpërdorim detyre në bashkëpunim”.

    Beqaj, Rrjepaj dhe Rrapaj kanë udhëtuar së bashku me avion nga Italia në qershorin e 2014, periudhë që sipas hetimeve përkon me veprimet përgatitore të koncensionit.

    Ish zv.ministri Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj janë në burg.



    Lapsi.al

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,960
    Postimet në Bllog
    18

    Për: SPAK arreston njerëzit e Edi Ramës në shëndetësi, vodhën $100 milionët e kontratës së sterilizi

    Kthesa në aferën e sterilizimit/ Ilir Beqaj një hap larg burgut, SPAK i cakton masë sigurie

    Emri:  800-0-64807a9d10b43.jpg

Shikime: 18

Madhësia:  30.6 KB

    Tre muaj pasi Gjykata e Posaçme orientoi SPAK të zgjerojë hetimet edhe ndaj ish ministrit Ilir Beqaj dhe ish ministrit të financave Shkëlqim Cani për koncensionin e sterilizimit, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë sot një tjetër vendim.

    Ish-ministrit të Shëndetësisë i është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe i është ndaluar të dalë jashtë vendit.

    “Caktimin ndaj personit nën hetim I.B. me detyrë ish-Ministër i Shëndetësisë, të masës së sigurimit “Detyrim për paraqitje në Policisë gjyqësore” dhe “Ndalim i i daljes jashtë shtetit”, parashikuar nga nenet 234 dhe 233 të K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal. Urdhërohet personin nën hetim I. B. që të paraqitet para policisë gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit, një herë në javë, ditë të premte, ora 15.30. Urdhërohet personin nën hetim I.B. të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës. Ndalohet përdorimi i pasaportës dhe mjeteve të tjera identifikuese të vlefshme për daljen jashtë shtetit, për personin nën hetim I.B. Vendimi për caktimin e masës së sigurimit personal është ekzekutuar nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit (në datën 17.11.2023)”, thuhet në njoftimin e SPAK.

    Në verë të këtij viti, hetimet 3-vjeçare të prokurorëve Edvin Kondili dhe Ened Nakuçi e mbyllën rrethin e të akuzuarve me ish-zv.ministrin Klodian Rrjepaj dhe anëtarët e komisionit, por gjyqtari Erion Bani arsyetoi se ka indicie që ish-ministri Ilir Beqaj paracaktoi fituesit, nuk ndaloi konfliktin e interesit dhe bëri udhëtime me përfituesit e koncesionit – ç’ka sipas tij ngre dyshime edhe për veprat penale të korrupsionit.

    Pas arrestimit të ish zëvendës ministrit të Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmenit të sterilizimeve spitalore Ilir Rrapaj nën akuzat e mashtrim, falsifikim dhe shpërdorim detyre në bashkëpunim, masa e sigurisë ndaj Ilir Beqajt është sot një tjetër zhvillim për aferën 100 milionë dollarë të sterilizimit të nënshkruar në dhjetor 2015 nga ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.

    Dy prej protagonistëve të procesit, Rrapaj dhe Rrjepaj, janë tashmë në arrest me burg, dy të tjerë – drejtorët ekonomikë dhe juridikë janë në arrest shtëpie, katër komisionerë të koncensionit në detyrim paraqitje. Nuk dihet ende çfarë ka bërë SPAK lidhur me ish-ministrin e Financave, Shkëlqim Cani.

    Aktualisht Ilir Beqaj mban detyrën e kreut të SASPAC, Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, një institucion në nivel ministrie që menaxhon gjithë fondet ndërkombëtare që vijnë në Shqipëri, e krijuar enkas dy vite më parë me vendim qeverie. Mbetet për t’u parë se çfarë do të bëjë Rama tani me Beqajn, do ta shkarkojë apo jo?

    E kemi dëgjuar shpesh kryeministrin të përmend rastin e Arben Sefgjinit në kohën e PD, që ndonëse ishte me masë sigurie nga gjykata, vijonte të mbante pozicionin zyrtar. Sipas Ramës ai ishte një shembull i keq i qeverisë së Sali Berishës dhe raportit të saj me drejtësinë. Le të shohim sot si do të sillet Rama me ish-ministrin e tij.

    ©LAPSI.al

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,960
    Postimet në Bllog
    18

    Për: SPAK arreston njerëzit e Edi Ramës në shëndetësi, vodhën $100 milionët e kontratës së sterilizi

    Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj nën masa shtrënguese për koncesionin e sterilizimit

    Ish-ministri Beqaj do të jetë i detyruar të paraqitet çdo javë pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe të mos dalë jashtë territorit të Shqipërisë, pas zyrtarizimit të akuzës për shpërdorim detyre në koncesionin e sterizilimit.

    Nga BIRN

    Emri:  20220912_195617_120922045-5_40LJm0n.jpg

Shikime: 13

Madhësia:  40.7 KB
    Ish-ministri i Shendetësisë, Ilir Beqaj gjatë një mbledhjeje në Kuvend, | Foto: LSA

    Prokuroria e Posaçme, SPAK ka zyrtarizuar hetimet ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj me masën e shtrëngimit të paraqitjes në policinë gjyqësore dhe ndalimin e daljes jashtë vendit si person nën hetim për shpërdorim detyre në procedurat e koncesionit të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale. Masat e sigurisë për Beqjen u miratuan nga Gjykata e Posaçme më 16 nëntor.

    Sipas njoftimit për shtyp të shpërndarë nga SPAK, Beqja është urdhëruar të paraqitet çdo të premte në Byronë Kombëtare të Hetimit, të mos largohet nga territori i Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës si dhe i ndalohet përdorimi i pasaportës apo mjeteve të tjera identifikuese për daljen jashtë shtetit.

    Ai është zyrtari më i lartë nën akuzë për shkeljet e konstatuara me kontratën e partneritetit publik-privat të sterizilimit, pas arrestimit në gusht të këtij viti të biznesmenit Ilir Rrapaj dhe zëvendësit të tij në Ministrinë e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.

    Hetimet 3-vjeçare të kryera nga SPAK kanë zbuluar shkelje të ligjit në procedurat e dhënies së njërit prej koncesioneve më të kushtueshme të sektorit të shëndetësisë, me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staccini.

    Lista e shkeljeve përmban një studim fizibiliteti me të dhëna të rreme në kundërshtim me ligjin; hartimi i kritereve në mënyrë të tillë që t'u përshtateshin gjendjes reale të kompanive të përzgjedhura paraprakisht si dhe mosveprimin e Beqajt për zgjidhjen e konfliktit të interesit mes Rrjepajt si kryetar i komisionit të koncesionit dhe Rrapajt si përfitues i tij.

    Shkelje ligjore janë gjetur edhe gjatë negocimit të kontratës koncesionare, që sipas gjyqtarit kanë qenë “dukshëm në favor të kompanisë së shpallur fituese, në dëm të interesave të shtetit”.

    Pas hetimeve 3-vjeçare të kryera nga SPAK, emri i Beqajt mungoi fillimisht në listën e personave të akuzuar për shpërdorim detyre dhe mashtrim me pasoja të rënda, por në një vendim për masë sigurie, gjyqtari Erion Bani vlerësoi se shkeljet e akteve ligjore ngriheshin në nivelin e përgjegjësisë penale për Beqjen.

    Bani vlerësoi gjithashtu se hetimet ishin të paplota dhe e orientoi Prokurorinë drejt hetimit të çështjes edhe për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të produkteve të veprës penale. Pas vendimit të gjykatës, SPAK deklaroi se hetimet për Beqjen ishin në proces.

    Ilir Beqaj u zgjodh ministër i Shëndetësisë në kabinetin e parë të kryeministrit Edi Rama dhe gjatë drejtimit të tij në vitet 2013-2017, u firmosën tre kontrata koncesionare prej dhjetra milionë eurosh për shërbime të sistemit shëndetësor. Prej vitit 2021, Beqaj drejton Agjencinë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës dhe në tetor të këtij viti, ai u bë pjesë e grupit negociator për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

    BIRN

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,960
    Postimet në Bllog
    18

    Për: SPAK arreston njerëzit e Edi Ramës në shëndetësi, vodhën $100 milionët e kontratës së sterilizi

    Çfarë na tregon dosja e Ilir Beqajt?

    Nga Andi Bushati

    Përplasja midis SPAK-ut dhe gjykatës së posatshme lidhur me mënyrën se si duhet trajtuar dosja e ish ministrit, Ilir Beqaj, ka ngritur edhe njëherë pikpyetje për profesionalizmin dhe pavarësinë e drejtësisë sonë të re. Ata që janë kritikë shohin këtu një proces me regji nga lart. Ata akuzojnë SPAK-un se ndoqi, për ish ministrin, udhëzimin e Ramës, se kumbllat dhe dardhat i hanë, ata poshtë, pas shpinës së shefit.

    Këtë bindje e mbështesin në faktin se, në akt padinë e prokurorëve ish ministri përshkruhet si një personazh naiv, faji i vetëm i të cilit, qenkësh se nuk parandaloi dot konfliktin e interesit mes vartësve të tij dhe koncesionarit të sterilizimit. Apo se nuk parashikoi dot rritjet e kostove në favor të të dytit. Për të përforcuar këtë hipotezë, akuzatorët, i referohen aktgjykimit për masën e heqjes së lirisë, që dha gjykatësi Erion Bani. Në vendimin e tij, gjykatësi i osatçmëm, arsyetoi se Beqaj meritonte arrest me burg. Ai e mbështeti këtë në faktin se ish ministri ka patur një rol prej organizatori, dhe jo naivi që ia fusin vartësat në koncesionin e sterilizimit. Ai shprehu bindjen se Beqaj ka shkelur ligjin në negocimin e kontratës me kompaninë private, për të lënë të hapur rritjen e çmimit ndër vite dhe për ta ndihmuar atë me burime të tjera parash publike të pa përcaktuara më parë.

    Pra, sipas skeptikëve, mjafton ky arsyetim për të dëshmuar se SPAK-u është i kapur dhe i shërbën interesave të partisë në pushtet.

    Por, pikërisht këtë konflikt, mes prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme, ata që mbrojnë reformën në drejtësi, e shohin si provë që vërteton të kundërtën. Sipas tyre, vetë fakti që mes dy instititucioneve ka mosmarrëveshje dhe këndvështrime të ndryshme, rrëzon tezën e një procesi të dirigjuar me dorë të hekurt nga lart. Kështu liria për të interpretuar faktet serviret si një shenjë pavarësie.

    Në realitet, e vërteta është disi më e ndryshme nga këto pozicione të skajshme. Por për të shkuar drejt saj duhen njohur fakte dhe detaje më të imta. Askush, madje edhe më fanatikët, nuk mund ta akuzojnë gjyqtarin Erion Bani se është i kapur nga qeveria. Edhe në një gjykim të mëparshëm, kur kërkoi përfshirjen e ish ministrit mes të pandehurve (të “harruar” nga SPAK), edhe tani, kur tha se masa më e përshtatshme për Beqajn ishte arresti me burg, të gjithë janë të bindur se ai nuk veproi si ushtar i rilindjes.

    Por ama, nga ana tjetër, një nga dy prokurorët çështjes, Edvin Kondili, ishte ai për të cilin ambasada e SHBA u investua me mish e me shpirt që të mos i zinte vendin Altin Dumanit. Ish ambasadorja Yuri Kim, që me një arogancë dhe furi të papërmbajtshme shkoi deri në sallën e votimit për të penguar zgjedhjen e tij, foli në atë kohë për segmente të politikës që sponsorizonin njerëzit e tyre në krye të drejtësisë.

    Pra, që nga ky moment një gjë u bë e qartë. Që SPAK nuk ishte i përbërë vetëm nga “heronjtë e fëmijve tanë”, por se aty kishin depërtuar edhe militantë të pushtetit, siç ishte dëshmuar me skandalin e patronazhistëve, me mbylljen e dosjes së vjedhjeve të zgjedhjeve në Dibër, me çështjen Beleri etj.

    Pra edhe rasti Beqaj, ashtu si shumë dosje të ngjashme, na tregon se reforma vërtet mund të ketë ruajtur njerëz të ndershëm dhe të pavarur në sistem, por ajo, njëkohësisht, ka kalcifikuar aty, ishuj të paprekshëm në shërbimin ndaj pushtetit.

    Sot nuk është më sekret se prokurorët e prokurorisë së posatshme ndahen në dy grupe të mëdha, në ata që dirigjohen nga Rama dhe të tjerët, që nuk marin urdhra, por nuk kanë këllqe ti kundërvihen direktivave të tij.

    A quhet kjo një drejtësi e varur?

    Për ta kuptuar le të marim një shembull nga një periudhë jo e largët. Ne që e kritikuam atë drejtësinë e vjetër, dirigjuar nga Berisha, kur ky kryesonte qeverinë, përmendim shpesh një rast për kapjen e saj. Në atë kohë, dihej botërisht se kryeprokurorja Ina Rama u shndërrua në një armike të shpallur të kryeministrit që e zgjodhi. Por sado kundër të ishte “lavirja e bulevardit”, prokuroria e drejtuar prej saj nuk guxoi kurrë, jo më ta merrte të pandehur Berishën, por të paktën ta thërriste për ta pyetur atë për 21 janarin, apo familjarët e tij për Gërdecin.

    Këtë vijë të kuqe “armikja” Ina, se kapërceu dot kurrë. Eshtë njësoj si po ndodh sot me drejtësinë e re. Kur burgjet janë mbushur me të dyshuar për aferën mbi 400 milionëshe të inceneratorëve, askush nuk guxon së paku ta marrë në pyetje, arkitetktin e saj, Edi Ramën. Të gjithë kanë adaptuar porosinë e tij se dëmet i kanë bërë ata që kanë punuar pas shpinës së udhëheqësit.

    E pra konkluzioni, është se jo vetëm pjesa tashmë e kapur nuk bën dot drejtësi për krimet e pushtetit, por as ata prokurorë që mbahen si të pavarur, nuk kanë këllqe të bëjnë drejtësi mbi një tavan të përcaktuar. Rasti i gjyqtarit Bani është domethënës. Atij sistemi ia pengon mundësinë për ta sendërzuar bindjen e vet të brendëshme. Pikërisht për këtë, kazusi Beqaj, është një simbol sinjifikativ për të përshkruar besimin që mund të kemi tek reforma në drejtësi. Nëse i gjithë sistemi nuk punon me një motivim të vetëm: paanshmërinë, pavarësinë, duke flakur axhendat dhe ndikimet e pushtetit, një drejtësi e vërtetë është e pamundur. Realizimi i saj bëhet edhe më i vështirë, në një mjedis politik, social dhe mediatik, ku liritë po zbehen dhe ku po rritet me shpejtësi pushteti i një njeriu të vetëm. Drejtësi të pavarur në kushtet e mungesës së demokracisë nuk mund të ketë. Këtë tregon edhe dosja e koncesionit të sterilizimit, ndonëse lidhur me të duket sikur ka konflikt mes prokurorëve dhe gjykatës.

    Lapsi

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,960
    Postimet në Bllog
    18

    Për: SPAK arreston njerëzit e Edi Ramës në shëndetësi, vodhën $100 milionët e kontratës së sterilizi

    Pse shkoi Manastirliu në SPAK? Gazetari zbulon dosjen e “nxehtë”

    Emri:  spak-2.jpg

Shikime: 10

Madhësia:  22.4 KB

    Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ishte pasditen e sotme në SPAK lidhur me dosjen e sterilizimit.

    Gazetari Eni Ferhati, i cili mundi t’i shkëpuste edhe një deklaratë pas daljes nga Prokuroria e Posaçme tha në emisionin Now në Euronews Albania Manastirliu është ministrja e parë në detyrë që shkel në dyert e SPAK dhe arsyeja e pranisë së saj në Prokurorinë e Posaçme lidhet me dosjen e sterilizimit.

    Ai tregoi se në bazë të dosjes së SPAK për sterilizimin, Manastirliu në kohën që ka qenë drejtoreshë e QSUT i ka bërë një kërkesë Ilir Beqajt, në atë kohë ministër i Shëndetësisë për disa fonde që të vihej në punë një pajisje ekzistuese për sterilizimin, që nuk është marrë në konsideratë nga ky i fundit.

    “Manastirliu ju përgjigj pyetjes së Euronews Albania lidhur me arsyet e pranisë së saj në SPAK që siç tha lidhej me pozicionin e saj kur ishte drejtuese e QSUT. Në bazë të dosjes së SPAK rezulton se sa i përket çështjes së sterilizimit, në zyrën e Beqajt ishte një kërkesë e Manastirliut që kërkonte fonde për të vënë në punë një pajisje që ndodhej në QSUT për t’i dhënë zgjidhje sterilizimit dhe në dosjen e SPAK thuhet se kjo kërkesë nuk u mor parasysh”, tha gazetari.

    Ministrja Ogerta Manastirliu 2 orë në SPAK, flet për Euronews



    Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu prej më shumë se 2 orësh ndodhet në SPAK.

    Zyrtarja e lartë u paraqit vetme në Prokurorinë e Posaçme.

    E pyetur nga gazetari i Euroneës Albania, Eni Ferhati mbi arsyet e paraqitjes së saj, ministrja u përgjigj: Isha në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen e sterilizimit, për kohën kur kam drejtuar QSUT.


    Euronews
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 19-02-2024 më 20:51

  10. #30
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,960
    Postimet në Bllog
    18

    Për: SPAK arreston njerëzit e Edi Ramës në shëndetësi, vodhën $100 milionët e kontratës së sterilizi

    Ish-ministri Ilir Beqaj nën akuzë për shpërdorim detyre me sterilizimin

    Prokuroria e Posaçme i komunikon ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj përfundimin e hetimeve për aferën e sterilizimit dhe i njoftoi akuzën e shpërdorimit të detyrës, një akuzë që ish-ministri tha se do ta kundërshtonte në gjykatë.

    Nga Edmond Hoxhaj

    Emri:  20231201_184552_011223_5_013-3_HNHJuCZ-1536x1148.jpg

Shikime: 8

Madhësia:  37.4 KB
    Ish-ministri i Shëndetesise, Ilir Beqaj duke dale nga ambientet e SPAK | Foto: LSA

    Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, SPAK, i komunikoi të hënën më 18 mars ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj përfundimin e hetimeve për aferën e procedurës së sterilizimit dhe marrjen e tij të pandehur për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

    Pasi doli nga zyrat e SPAK, Beqaj tha se hetuesit i kishin komunikuar akuzën.

    “Sot u paraqita në prokurori para hetuesve ku më komunikuan përfundimin e hetimeve dhe marrjen të pandehur për veprën penale të shpërdorimit të detyrës,” tha Beqaj, ndërsa e kundërshtoi akuzën.

    Beqaj pretendoi se kishte përmbushur detyrimet e kushtetutës dhe të ligjit “Për kujdesin shëndetësor” për garantimin e kujdesit shëndetësor të barabartë për gjithë, ndërsa shtoi se sektori publik kishte dalë me fitim nga koncesioni i sterilizimit të pajisjeve mjekësore.

    Beqaj është zyrtari më i lartë nën akuzë për shkeljet e konstatuara me kontratën e partneritetit publik-privat të sterizilimit, pas arrestimit në gusht të vitit 2023 të zëvendësit të tij në Ministrinë e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmenit Ilir Rrapaj.

    Hetimet 4-vjeçare të kryera nga SPAK zbuluan shkelje të ligjit në procedurat e dhënies së njërit prej koncesioneve më të kushtueshme të sektorit të shëndetësisë, me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staccini.

    Lista e shkeljeve përmban një studim fizibiliteti me të dhëna të rreme në kundërshtim me ligjin; hartimi i kritereve në mënyrë të tillë që t'u përshtateshin gjendjes reale të kompanive të përzgjedhura paraprakisht si dhe mosveprimin e Beqajt për zgjidhjen e konfliktit të interesit mes Rrjepajt si kryetar i komisionit të koncesionit dhe Rrapajt si përfitues i tij. Shkelje ligjore u gjetën edhe gjatë negocimit të kontratës koncesionare, që sipas gjyqtarit kanë qenë “dukshëm në favor të kompanisë së shpallur fituese, në dëm të interesave të shtetit”.

    Ilir Beqaj u zgjodh ministër i Shëndetësisë në kabinetin e parë të kryeministrit Edi Rama dhe gjatë drejtimit të tij në vitet 2013-2017 u firmosën tre kontrata koncesionare prej dhjetra milionë eurosh për shërbime të sistemit shëndetësor. Në vitin 2021, Beqaj u emërua në krye të SASPAC nga kryeministri Edi Rama, edhe pse ndaj tij po zhvilloheshin hetime për kontratat koncesionare në shëndetësi. Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për ta caktuar atë me masën e sigurimit “detyrim paraqitje” në lidhje me akuzat për sa i përket aferës së sterilizimit, Beqaj dha dorëheqjen nga SASPAC dhe pozicioni si negociator mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

    Një hetim tjetër i SPAK ngriti dyshime se pasi Beqaj u emërua në krye të Agjencisë që monitoron milionat e ndihmës nga Bashkimi Evropian, ai dhe vartësit e tij ngritën një skemë korrupsioni dhe pastrimi parash me fatura fiktive.

    BIRN

  11. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,960
    Postimet në Bllog
    18

    Për: SPAK arreston njerëzit e Edi Ramës në shëndetësi, vodhën $100 milionët e kontratës së sterilizi

    SPAK kërkon gjykimin e Ilir Beqjas dhe bashkëpunëtorëve të tij në aferën e sterilizimit

    Prokuroria e Posaçme përfundon hetimet për aferën e sterilizimit dhe kërkon gjykimin si përgjegjës të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, zëvendësit të tij Klodian Rrjepaj, biznesmenit Ilir Rrapaj dhe gjashtë zyrtarëve të tjerë, duke i akuzuar për shpërdorim detyre, falsifikim e mashtrim, vepra penale të kryera në bashkëpunim.

    Nga Edmond Hoxhaj

    Emri:  20231120_204532_201123_4_010-5_HfQKvF0-1536x1116.jpg

Shikime: 3

Madhësia:  59.6 KB
    Ilir Beqaj duke hyrë në SPAK | Foto: LSA

    Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është dërguar për gjykim për “shpërdorim detyre” lidhur me aferën e sterilizimit, së bashku me zëvendësin e tij Klodian Rrjepaj, biznesmenin Ilir Rrapaj, si dhe anëtarët e komisionit të dhënies së koncesionit, Marsela Serjani, Petro Mersini, Arben Gjata, Saimir Kadiu, Genc Burazeri dhe Naile Ajazi.

    Në njoftim e SPAK thuhet se ish-zëvëndësministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Dhënies së Koncensionit, është personi i cili ka kryer të gjitha veprimet e përllogaritjeve financiare, duke ritur dhe mbivlerësuar në mënyrë të rreme kostot e kontratës PPP në masën 56.4%.

    “Në veprimet e përllogaritjeve financiare rezulton plotësisht e provuar se numri i ndërhyrjeve kirurgjikale është raportuar i rremë në këto dokumente, që janë paraqitur Ministrisë së Financave“, tha SPAK.

    Po ashtu, me qëllim uljen e normës së brendshme të kthimit, IRR dhe shtimin e vlerës së investimit që planifikohet, NPV, i pandehuri Klodian Rrjepaj akuzohet se ka shtuar si zëra të kostove të shërbimit në kohëzgjatjen e koncensionit, mirëmbajtje të instrumenteve, të sistemeve dhe centralit të sterilizimit, në vlera disa herë më të larta se vlera e blerjes së tyre të reja.

    Gjithashtu në ‘Krahasuesin e Sektorit Publik', si treguesi kryesor për dhënien e këtij projekti me koncension partneritet publik privat, janë përdorur kosto të rreme të këtij shërbimi në QSUT për vitin 2013, duke vendosur vlerat e barnave dhe medikamenteve mjekësore, që nuk janë pjesë e këtij shërbimi.

    Gjatë gjithë periudhës përgatitore të projektit, procedurën e tenderimit dhe dhënies së koncensionit deri në firmosjen e kontratës koncensionare, i pandehuri Rjepaj akuzohet se ka bashkëpunuar ngushtësisht me te pandehurin Ilir Rrapaj, me qëllim shpalljen fitues të operatorëve ekonomikë, ku pjesëmarrës është me 40% subjekti tregtar “Investital Llc”, me përfaqësues këtë biznesmen.

    Për këto veprime, të pandehurit Klodian Rjepaj dhe Ilir Rrapaj, akuzohen se kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Mashtrimit”, e kryer në bashkëpunim dhe me pasoja të rënda.

    Rjepaj, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Dhënies së Koncensionit, si personi që ka bërë pasqyrat financiare dhe studimin e fizibilitetit, në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të këtij komisioni, Marsela Serjani, Petro Mersini, Arben Gjata, Saimir Kadiu, Genc Burazeri dhe Naile Ajazi, akuzohen se me veprime aktive kanë ligjëruar dokumentet me të dhëna të pavërteta, duke konsumuar elementët e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave”, e kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim. .

    Në vijim prokuroria argumenton, se ish-ministri Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për veprimet ose mosveprimet që kanë të bëjnë me miratimin dhe nënshkrimin e kësaj kontrate koncensionare, duke i miratuar ato në kundërshtim me rregullat dhe aktet ligjore e nënligjore të zbatueshme për koncesionet, rezulton e provuar se ka shpërdoruar detyrën.

    Gjithashtu, në kuadër të këtij procedimi penal është proceduar me caktimin e masës së sigurimit pasuror sekuestro preventive, për pjesën takuese prej 40 % të Shoqërisë “Sani Servicve” Sh.p.k.; shoqërinë ‘Globalsher' Sh.p.k. dhe asetet e saj, me ortak të vetëm të pandehurin Ilir Rapaj.

    Janë sekuestruar dhe llogaritë bankare të subjektit “Globalsher” sh.p.k., një llogari në shumën prej 285 mijë e 412 euro, një llogari me balancë prej 113 mijë lekë, 13 automjete dhe një apartament në pronësi të kësaj shoqërie.

    SPAK njofton se ka ndarë hetimin lidhur me dyshimet për veprime në kundërshtim me ligjin nga persona subjekte të hetimit të kësaj prokurorie gjatë fazës së ekzekutimit të kontratës konçesionare etj.

    Ilir Beqaj u zgjodh ministër i Shëndetësisë në kabinetin e parë të kryeministrit Edi Rama dhe gjatë drejtimit të tij në vitet 2013-2017 u firmosën tre kontrata koncesionare prej dhjetra milionë eurosh për shërbime të sistemit shëndetësor.

    Në vitin 2021, Beqaj u emërua në krye të SASPAC nga kryeministri Edi Rama, edhe pse ndaj tij po zhvilloheshin hetime për kontratat koncesionare në shëndetësi. Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për ta caktuar atë me masën e sigurimit “detyrim paraqitje” në lidhje me akuzat për sa i përket aferës së sterilizimit, Beqaj dha dorëheqjen nga SASPAC dhe pozicioni si negociator mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

    Një hetim tjetër i SPAK ngriti dyshime se pasi Beqaj u emërua në krye të Agjencisë që monitoron milionat e ndihmës nga Bashkimi Evropian, ai dhe vartësit e tij ngritën një skemë korrupsioni dhe pastrimi parash me fatura fiktive.

    BIRN

  12. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,960
    Postimet në Bllog
    18

    Për: SPAK arreston njerëzit e Edi Ramës në shëndetësi, vodhën $100 milionët e kontratës së sterilizi

    SYRI TV/ SPAK amniston Beqajn për Sterilizimin, 'fajin' për tenderin e ka ish-zv.ministri Rrjepaj

    Prokuroria e Posaçme ka dërguar në gjykatë dosjen e sterilizimit me 9 persona të pandehur mes tyre dhe ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj. Mes zyrtarëve të akuzuar për këtë aferë korruptive SPAK ka amnistuar Beqajn duke e akuzuar vetëm për shpërdorim detyre, teksa e gjithë përgjegjësia për këtë tender i faturohet ish-zëvendësit të Beqajt, Klodian Rrjepajt. Ndërkohë që zyrtarët e tjerë veç akuzës së shpërdorimit të detyrës, kanë edhe atë të falsifikimit të dokumenteve dhe mashtrimit.

    Nga SYRI TV

    VIDEO

    SPAK mbyll hetimet për dosjen e sterilizimit dhe ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj e ka marrë të pandehur vetëm për shpërdorim detyre.

    Teksa dosja me numër 13 është regjistruar në datën 13.01.2020, për veprat penale të shpërdorimit të detyrës, shkeljes së barazisë në tendera, korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë për procedurën e dhënies me koncension “Për shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril një përdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale” nga Ministria e Shëndetësisë, SPAK ka amnistuar nga të gjitha akuzat ish-ministrin Beqaj dhe e ka dërguar në gjykatë për shpërdorim detyre, ndërsa zyrtarët dhe biznesmenët e tjerë janë për disa akuza, veç shpërdorim detyre edhe falsifikim dokumentesh apo edhe mashtrim.

    Ka qenë gjyqtari Erion Bani i cili thekson se koncesioni është realizuar në një kohë kur QSUT kishte mundësinë e kryerjes së sterilizimit me një faturë prej 10 milionë eurosh në 10 vite, ndërkohë që u realizua një kontratë e panevojshme me vlerë 100 milionë euro. Sipas vendimit të gjyqtarit që riktheu sërish çështjen në vëmendje të SPAK, Ilir Beqja ishte vënë në dijeni nga Drejtoresha e QSUT Ogerta Manastirliu për ekzistencën e kapaciteteve, por nuk u vunë në punë qëllimisht që të kryhej kjo procedurë koncesioni me dëm ekonomik 90 milionë euro.

    Sipas SPAK, Ilir Beqaj shkon në GJKKO me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, Klodian Rjepaj për “Mashtrimi, falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.

    Ilir Rrapaj akuzohet për mashtrim, Marsela Serjani, për dy akuza shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

    Të njëjtat vepra penale shkojnë në gjykatë edhe Saimir Kadiu, Petref Mersin, Arben Gjata, Genc Burazeri dhe Naile Ajazi.

    Në njoftimin që SPAK ka bërë publike ka dhënë të gjitha detajet për rolin e zyrtarëve në këtë aferë, por nuk ka treguar detaje në lidhje me amnistinë që i është bërë Ilir Beqajt, duke i lënë vetëm akuzën e shpërdorimit te detyrës.

    SPAK sqaron se është provuar se ish-zëvendësministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj, në cilësinë e kryetarit të komisionit të dhënies së koncensionit, është personi i cili ka kryer të gjitha veprimet e përllogaritjeve financiare.

    Ai ka ndryshuar disa herë këto të dhëna financiare, deri në arritjen e atyre të miratuara nga komisioni i dhënies së koncensionit. Gjithashtu në Krahasuesin e Sektorit Publik, si treguesi kryesor për dhënien e këtij projekti me koncension/partneritet publik privat, janë përdorur kosto të rreme të këtij shërbimi në QSUT për vitin 2013, duke vendosur vlerat e barnave dhe medikamenteve mjekësore, që nuk janë pjesë e këtij shërbimi.

    Kjo kosto është rritur dhe mbivlerësuar në mënyrë të rreme në masën 56.4%. Gjatë gjithë periudhës përgatitore të projektit, procedurën e tenderimit dhe dhënies së koncensionit deri në firmosjen e kontratës koncensionare, i pandehuri Klodian Rjepaj ka bashkëpunuar ngushtësisht me te pandehurin Ilir Rrapaj, me qëllim shpalljen fitues të operatorëve ekonomikë, ku pjesëmarrës është me 40% subjekti tregtar “Investital Llc”, me përfaqësues po të pandehurin Ilir Rrapaj. Për këto veprime, të pandehurit Klodian Rjepaj dhe Ilir Rrapaj, provohet se kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Mashtrimit”.

    Ish- zëvëndësministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj, në cilësinë e kryetarit të komisionit të dhënies së koncensionit, si personi i cili ka bërë pasqyrat financiare dhe studimin e fizibilitetit, në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të komisionit Marsela Serjani, Petro Mersini, Arben Gjata, Saimir Kadiu, Genc Burazeri dhe Naile Ajazi, për të gjitha veprimet ose mos veprimet e sipërcituara, provohet plotësisht se kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, e kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

    Për veprimet ose mos veprimet që kanë të bëjnë me miratimin dhe nënshkrimin e kësaj kontrate koncensionare, duke i miratuar ato në kundërshtim me rregullat dhe aktet ligjore e nënligjore të zbatueshme për koncesionet, rezulton e provuar plotësisht, se ish-ministri i Shëndetësisë, i pandehuri Ilir Beqaj, ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, me Klodjan Rjepajn.

    Gjithashtu, në kuadër të këtij procedimi penal është proceduar me caktimin e masës së sigurimit pasuror sekuestro preventive, vendosur me vendimin nr. 46, datë 22.01.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën takuese prej 40 % të Shoqërisë “Sani Servicve” Sh.p.k.; shoqërinë ‘Globalsher’ Sh.p.k. dhe asetet e saj me ortak të vetëm të pandehurin Ilir Rapaj.

    Janë sekuestruar dhe llogaritë bankare të subjektit “Globalsher” sh.p.k., një llogari në shumën prej 285,412,48 euro dhe një llogari me balancë prej 113,610.93 lekë (llogari që gjendeshin në një bankë të nivelit të dytë).

    Janë sekuestruar 13automjete të shoqërisë ‘Globalsher’ sh.p.k., nga të cilat 3 të marra me qira dhe 9 në pronësi të kësaj shoqërie, si dhe një pasuri e paluajtshme apartament 2+1, në pronësi të shoqërisë “Globalsher” sh.p.k., në qytetin e Vlorës.

    Por duket sek kjo dosje nuk do të ketë fund, pasi SPAK bën me dije se hetimet vazhdojnë në kuadër të procedimit penal të ndarë nr.13/1, të vitit 2020, lidhur me dyshimet për veprime në kundërshtim me ligjin nga persona subjekte të hetimit të kësaj prokurorie gjatë fazës së ekzekutimit të kontratës konçesionare etj.

    Të pandehurit e dosjes ‘Sterilizimi’

    1. Ilir Beqaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 – 25, të Kodit Penal;

    2. Klodian Rjepaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Mashtrimit”, e kryer në bashkëpunim, me pasoja të rënda, “Falsifikimit të dokumentave”, e kryer në bashkëpunim, “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 143/2, 3, 186/3-25 dhe 248-25, të Kodit Penal.

    3. Ilir Rrapaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit”, e kryer në bashkëpunim, me pasoja të rënda, të parashikuar nga neni 143/2, 3, të Kodit Penal.

    4. Marsela Serjani, e akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, e kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25, të Kodit Penal.

    5. Saimir Kadiu, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, e kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe dhe 248 – 25, të Kodit Penal.

    6. Petref Mersini, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, e kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.

    7. Arben Gjata, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, e kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25, të Kodit Penal.

    8. Genc Burazeri, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, e kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.

    9. Naile Ajazi, e akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, e kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25, të Kodit Penal.

    SYRI

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Dosja e inceneratorëve: SPAK arreston ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka
    Nga Duke_Of_Arberia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 15-12-2023, 11:03
  2. Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 27-10-2023, 11:03
  3. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-06-2023, 01:10
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-07-2017, 14:46
  5. Vodhen Computerat e NATO-s, policia Kosovare arreston dy hajdutet.
    Nga Kryqi i Paqes në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-08-2009, 11:35

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •