Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 38 prej 38
  1. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK arreston njerëzit e Edi Ramës në shëndetësi, vodhën $100 milionët e kontratës së sterilizi

    SPAK kërkon gjykimin e Ilir Beqjas dhe bashkëpunëtorëve të tij në aferën e sterilizimit

    Prokuroria e Posaçme përfundon hetimet për aferën e sterilizimit dhe kërkon gjykimin si përgjegjës të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, zëvendësit të tij Klodian Rrjepaj, biznesmenit Ilir Rrapaj dhe gjashtë zyrtarëve të tjerë, duke i akuzuar për shpërdorim detyre, falsifikim e mashtrim, vepra penale të kryera në bashkëpunim.

    Nga Edmond Hoxhaj

    Emri:  20231120_204532_201123_4_010-5_HfQKvF0-1536x1116.jpg

Shikime: 922

Madhësia:  59.6 KB
    Ilir Beqaj duke hyrë në SPAK | Foto: LSA

    Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është dërguar për gjykim për “shpërdorim detyre” lidhur me aferën e sterilizimit, së bashku me zëvendësin e tij Klodian Rrjepaj, biznesmenin Ilir Rrapaj, si dhe anëtarët e komisionit të dhënies së koncesionit, Marsela Serjani, Petro Mersini, Arben Gjata, Saimir Kadiu, Genc Burazeri dhe Naile Ajazi.

    Në njoftim e SPAK thuhet se ish-zëvëndësministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Dhënies së Koncensionit, është personi i cili ka kryer të gjitha veprimet e përllogaritjeve financiare, duke ritur dhe mbivlerësuar në mënyrë të rreme kostot e kontratës PPP në masën 56.4%.

    “Në veprimet e përllogaritjeve financiare rezulton plotësisht e provuar se numri i ndërhyrjeve kirurgjikale është raportuar i rremë në këto dokumente, që janë paraqitur Ministrisë së Financave“, tha SPAK.

    Po ashtu, me qëllim uljen e normës së brendshme të kthimit, IRR dhe shtimin e vlerës së investimit që planifikohet, NPV, i pandehuri Klodian Rrjepaj akuzohet se ka shtuar si zëra të kostove të shërbimit në kohëzgjatjen e koncensionit, mirëmbajtje të instrumenteve, të sistemeve dhe centralit të sterilizimit, në vlera disa herë më të larta se vlera e blerjes së tyre të reja.

    Gjithashtu në ‘Krahasuesin e Sektorit Publik', si treguesi kryesor për dhënien e këtij projekti me koncension partneritet publik privat, janë përdorur kosto të rreme të këtij shërbimi në QSUT për vitin 2013, duke vendosur vlerat e barnave dhe medikamenteve mjekësore, që nuk janë pjesë e këtij shërbimi.

    Gjatë gjithë periudhës përgatitore të projektit, procedurën e tenderimit dhe dhënies së koncensionit deri në firmosjen e kontratës koncensionare, i pandehuri Rjepaj akuzohet se ka bashkëpunuar ngushtësisht me te pandehurin Ilir Rrapaj, me qëllim shpalljen fitues të operatorëve ekonomikë, ku pjesëmarrës është me 40% subjekti tregtar “Investital Llc”, me përfaqësues këtë biznesmen.

    Për këto veprime, të pandehurit Klodian Rjepaj dhe Ilir Rrapaj, akuzohen se kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Mashtrimit”, e kryer në bashkëpunim dhe me pasoja të rënda.

    Rjepaj, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Dhënies së Koncensionit, si personi që ka bërë pasqyrat financiare dhe studimin e fizibilitetit, në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të këtij komisioni, Marsela Serjani, Petro Mersini, Arben Gjata, Saimir Kadiu, Genc Burazeri dhe Naile Ajazi, akuzohen se me veprime aktive kanë ligjëruar dokumentet me të dhëna të pavërteta, duke konsumuar elementët e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave”, e kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim. .

    Në vijim prokuroria argumenton, se ish-ministri Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për veprimet ose mosveprimet që kanë të bëjnë me miratimin dhe nënshkrimin e kësaj kontrate koncensionare, duke i miratuar ato në kundërshtim me rregullat dhe aktet ligjore e nënligjore të zbatueshme për koncesionet, rezulton e provuar se ka shpërdoruar detyrën.

    Gjithashtu, në kuadër të këtij procedimi penal është proceduar me caktimin e masës së sigurimit pasuror sekuestro preventive, për pjesën takuese prej 40 % të Shoqërisë “Sani Servicve” Sh.p.k.; shoqërinë ‘Globalsher' Sh.p.k. dhe asetet e saj, me ortak të vetëm të pandehurin Ilir Rapaj.

    Janë sekuestruar dhe llogaritë bankare të subjektit “Globalsher” sh.p.k., një llogari në shumën prej 285 mijë e 412 euro, një llogari me balancë prej 113 mijë lekë, 13 automjete dhe një apartament në pronësi të kësaj shoqërie.

    SPAK njofton se ka ndarë hetimin lidhur me dyshimet për veprime në kundërshtim me ligjin nga persona subjekte të hetimit të kësaj prokurorie gjatë fazës së ekzekutimit të kontratës konçesionare etj.

    Ilir Beqaj u zgjodh ministër i Shëndetësisë në kabinetin e parë të kryeministrit Edi Rama dhe gjatë drejtimit të tij në vitet 2013-2017 u firmosën tre kontrata koncesionare prej dhjetra milionë eurosh për shërbime të sistemit shëndetësor.

    Në vitin 2021, Beqaj u emërua në krye të SASPAC nga kryeministri Edi Rama, edhe pse ndaj tij po zhvilloheshin hetime për kontratat koncesionare në shëndetësi. Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për ta caktuar atë me masën e sigurimit “detyrim paraqitje” në lidhje me akuzat për sa i përket aferës së sterilizimit, Beqaj dha dorëheqjen nga SASPAC dhe pozicioni si negociator mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

    Një hetim tjetër i SPAK ngriti dyshime se pasi Beqaj u emërua në krye të Agjencisë që monitoron milionat e ndihmës nga Bashkimi Evropian, ai dhe vartësit e tij ngritën një skemë korrupsioni dhe pastrimi parash me fatura fiktive.

    BIRN

  2. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK arreston njerëzit e Edi Ramës në shëndetësi, vodhën $100 milionët e kontratës së sterilizi

    SYRI TV/ SPAK amniston Beqajn për Sterilizimin, 'fajin' për tenderin e ka ish-zv.ministri Rrjepaj

    Prokuroria e Posaçme ka dërguar në gjykatë dosjen e sterilizimit me 9 persona të pandehur mes tyre dhe ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj. Mes zyrtarëve të akuzuar për këtë aferë korruptive SPAK ka amnistuar Beqajn duke e akuzuar vetëm për shpërdorim detyre, teksa e gjithë përgjegjësia për këtë tender i faturohet ish-zëvendësit të Beqajt, Klodian Rrjepajt. Ndërkohë që zyrtarët e tjerë veç akuzës së shpërdorimit të detyrës, kanë edhe atë të falsifikimit të dokumenteve dhe mashtrimit.

    Nga SYRI TV

    VIDEO

    SPAK mbyll hetimet për dosjen e sterilizimit dhe ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj e ka marrë të pandehur vetëm për shpërdorim detyre.

    Teksa dosja me numër 13 është regjistruar në datën 13.01.2020, për veprat penale të shpërdorimit të detyrës, shkeljes së barazisë në tendera, korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë për procedurën e dhënies me koncension “Për shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril një përdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale” nga Ministria e Shëndetësisë, SPAK ka amnistuar nga të gjitha akuzat ish-ministrin Beqaj dhe e ka dërguar në gjykatë për shpërdorim detyre, ndërsa zyrtarët dhe biznesmenët e tjerë janë për disa akuza, veç shpërdorim detyre edhe falsifikim dokumentesh apo edhe mashtrim.

    Ka qenë gjyqtari Erion Bani i cili thekson se koncesioni është realizuar në një kohë kur QSUT kishte mundësinë e kryerjes së sterilizimit me një faturë prej 10 milionë eurosh në 10 vite, ndërkohë që u realizua një kontratë e panevojshme me vlerë 100 milionë euro. Sipas vendimit të gjyqtarit që riktheu sërish çështjen në vëmendje të SPAK, Ilir Beqja ishte vënë në dijeni nga Drejtoresha e QSUT Ogerta Manastirliu për ekzistencën e kapaciteteve, por nuk u vunë në punë qëllimisht që të kryhej kjo procedurë koncesioni me dëm ekonomik 90 milionë euro.

    Sipas SPAK, Ilir Beqaj shkon në GJKKO me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, Klodian Rjepaj për “Mashtrimi, falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.

    Ilir Rrapaj akuzohet për mashtrim, Marsela Serjani, për dy akuza shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

    Të njëjtat vepra penale shkojnë në gjykatë edhe Saimir Kadiu, Petref Mersin, Arben Gjata, Genc Burazeri dhe Naile Ajazi.

    Në njoftimin që SPAK ka bërë publike ka dhënë të gjitha detajet për rolin e zyrtarëve në këtë aferë, por nuk ka treguar detaje në lidhje me amnistinë që i është bërë Ilir Beqajt, duke i lënë vetëm akuzën e shpërdorimit te detyrës.

    SPAK sqaron se është provuar se ish-zëvendësministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj, në cilësinë e kryetarit të komisionit të dhënies së koncensionit, është personi i cili ka kryer të gjitha veprimet e përllogaritjeve financiare.

    Ai ka ndryshuar disa herë këto të dhëna financiare, deri në arritjen e atyre të miratuara nga komisioni i dhënies së koncensionit. Gjithashtu në Krahasuesin e Sektorit Publik, si treguesi kryesor për dhënien e këtij projekti me koncension/partneritet publik privat, janë përdorur kosto të rreme të këtij shërbimi në QSUT për vitin 2013, duke vendosur vlerat e barnave dhe medikamenteve mjekësore, që nuk janë pjesë e këtij shërbimi.

    Kjo kosto është rritur dhe mbivlerësuar në mënyrë të rreme në masën 56.4%. Gjatë gjithë periudhës përgatitore të projektit, procedurën e tenderimit dhe dhënies së koncensionit deri në firmosjen e kontratës koncensionare, i pandehuri Klodian Rjepaj ka bashkëpunuar ngushtësisht me te pandehurin Ilir Rrapaj, me qëllim shpalljen fitues të operatorëve ekonomikë, ku pjesëmarrës është me 40% subjekti tregtar “Investital Llc”, me përfaqësues po të pandehurin Ilir Rrapaj. Për këto veprime, të pandehurit Klodian Rjepaj dhe Ilir Rrapaj, provohet se kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Mashtrimit”.

    Ish- zëvëndësministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj, në cilësinë e kryetarit të komisionit të dhënies së koncensionit, si personi i cili ka bërë pasqyrat financiare dhe studimin e fizibilitetit, në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të komisionit Marsela Serjani, Petro Mersini, Arben Gjata, Saimir Kadiu, Genc Burazeri dhe Naile Ajazi, për të gjitha veprimet ose mos veprimet e sipërcituara, provohet plotësisht se kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, e kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

    Për veprimet ose mos veprimet që kanë të bëjnë me miratimin dhe nënshkrimin e kësaj kontrate koncensionare, duke i miratuar ato në kundërshtim me rregullat dhe aktet ligjore e nënligjore të zbatueshme për koncesionet, rezulton e provuar plotësisht, se ish-ministri i Shëndetësisë, i pandehuri Ilir Beqaj, ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, me Klodjan Rjepajn.

    Gjithashtu, në kuadër të këtij procedimi penal është proceduar me caktimin e masës së sigurimit pasuror sekuestro preventive, vendosur me vendimin nr. 46, datë 22.01.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën takuese prej 40 % të Shoqërisë “Sani Servicve” Sh.p.k.; shoqërinë ‘Globalsher’ Sh.p.k. dhe asetet e saj me ortak të vetëm të pandehurin Ilir Rapaj.

    Janë sekuestruar dhe llogaritë bankare të subjektit “Globalsher” sh.p.k., një llogari në shumën prej 285,412,48 euro dhe një llogari me balancë prej 113,610.93 lekë (llogari që gjendeshin në një bankë të nivelit të dytë).

    Janë sekuestruar 13automjete të shoqërisë ‘Globalsher’ sh.p.k., nga të cilat 3 të marra me qira dhe 9 në pronësi të kësaj shoqërie, si dhe një pasuri e paluajtshme apartament 2+1, në pronësi të shoqërisë “Globalsher” sh.p.k., në qytetin e Vlorës.

    Por duket sek kjo dosje nuk do të ketë fund, pasi SPAK bën me dije se hetimet vazhdojnë në kuadër të procedimit penal të ndarë nr.13/1, të vitit 2020, lidhur me dyshimet për veprime në kundërshtim me ligjin nga persona subjekte të hetimit të kësaj prokurorie gjatë fazës së ekzekutimit të kontratës konçesionare etj.

    Të pandehurit e dosjes ‘Sterilizimi’

    1. Ilir Beqaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 – 25, të Kodit Penal;

    2. Klodian Rjepaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Mashtrimit”, e kryer në bashkëpunim, me pasoja të rënda, “Falsifikimit të dokumentave”, e kryer në bashkëpunim, “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 143/2, 3, 186/3-25 dhe 248-25, të Kodit Penal.

    3. Ilir Rrapaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit”, e kryer në bashkëpunim, me pasoja të rënda, të parashikuar nga neni 143/2, 3, të Kodit Penal.

    4. Marsela Serjani, e akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, e kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25, të Kodit Penal.

    5. Saimir Kadiu, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, e kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe dhe 248 – 25, të Kodit Penal.

    6. Petref Mersini, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, e kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.

    7. Arben Gjata, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, e kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25, të Kodit Penal.

    8. Genc Burazeri, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, e kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.

    9. Naile Ajazi, e akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, e kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25, të Kodit Penal.

    SYRI

  3. #33
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK arreston njerëzit e Edi Ramës në shëndetësi, vodhën $100 milionët e kontratës së sterilizi

    Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj nën masa shtrënguese për koncesionin e sterilizimit

    Ish-ministri Beqaj do të jetë i detyruar të paraqitet çdo javë pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe të mos dalë jashtë territorit të Shqipërisë, pas zyrtarizimit të akuzës për shpërdorim detyre në koncesionin e sterizilimit.

    Nga BIRN

    Emri:  20220912_195617_120922045-5_40LJm0n-1536x1196.jpg

Shikime: 399

Madhësia:  39.8 KB
    Ish-ministri i Shendetësisë, Ilir Beqaj gjatë një mbledhjeje në Kuvend, | Foto: LSA

    Prokuroria e Posaçme, SPAK ka zyrtarizuar hetimet ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj me masën e shtrëngimit të paraqitjes në policinë gjyqësore dhe ndalimin e daljes jashtë vendit si person nën hetim për shpërdorim detyre në procedurat e koncesionit të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale. Masat e sigurisë për Beqjen u miratuan nga Gjykata e Posaçme më 16 nëntor.

    Sipas njoftimit për shtyp të shpërndarë nga SPAK, Beqja është urdhëruar të paraqitet çdo të premte në Byronë Kombëtare të Hetimit, të mos largohet nga territori i Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës si dhe i ndalohet përdorimi i pasaportës apo mjeteve të tjera identifikuese për daljen jashtë shtetit.

    Ai është zyrtari më i lartë nën akuzë për shkeljet e konstatuara me kontratën e partneritetit publik-privat të sterizilimit, pas arrestimit në gusht të këtij viti të biznesmenit Ilir Rrapaj dhe zëvendësit të tij në Ministrinë e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.

    Hetimet 3-vjeçare të kryera nga SPAK kanë zbuluar shkelje të ligjit në procedurat e dhënies së njërit prej koncesioneve më të kushtueshme të sektorit të shëndetësisë, me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staccini.

    Lista e shkeljeve përmban një studim fizibiliteti me të dhëna të rreme në kundërshtim me ligjin; hartimi i kritereve në mënyrë të tillë që t’u përshtateshin gjendjes reale të kompanive të përzgjedhura paraprakisht si dhe mosveprimin e Beqajt për zgjidhjen e konfliktit të interesit mes Rrjepajt si kryetar i komisionit të koncesionit dhe Rrapajt si përfitues i tij.

    Shkelje ligjore janë gjetur edhe gjatë negocimit të kontratës koncesionare, që sipas gjyqtarit kanë qenë “dukshëm në favor të kompanisë së shpallur fituese, në dëm të interesave të shtetit”.

    Pas hetimeve 3-vjeçare të kryera nga SPAK, emri i Beqajt mungoi fillimisht në listën e personave të akuzuar për shpërdorim detyre dhe mashtrim me pasoja të rënda, por në një vendim për masë sigurie, gjyqtari Erion Bani vlerësoi se shkeljet e akteve ligjore ngriheshin në nivelin e përgjegjësisë penale për Beqjen.

    Bani vlerësoi gjithashtu se hetimet ishin të paplota dhe e orientoi Prokurorinë drejt hetimit të çështjes edhe për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të produkteve të veprës penale. Pas vendimit të gjykatës, SPAK deklaroi se hetimet për Beqjen ishin në proces.

    Ilir Beqaj u zgjodh ministër i Shëndetësisë në kabinetin e parë të kryeministrit Edi Rama dhe gjatë drejtimit të tij në vitet 2013-2017, u firmosën tre kontrata koncesionare prej dhjetra milionë eurosh për shërbime të sistemit shëndetësor. Prej vitit 2021, Beqaj drejton Agjencinë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës dhe në tetor të këtij viti, ai u bë pjesë e grupit negociator për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

    BIRN

  4. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK arreston njerëzit e Edi Ramës në shëndetësi, vodhën $100 milionët e kontratës së sterilizi

    SMS me Ramën për sterilizimin/ Si u ndal SPAK pas dëshmisë së Manastirliut

    Disa nga aferat ku prokurorët nuk kanë guxuar as ta pyesin kryeministrin për çështjet e hetuara

    Emri:  JJJ-1140x570.jpg

Shikime: 407

Madhësia:  26.4 KB

    Gazetarët e emisionit investigativ “Plug” në Syri Tv zbuluan natën e kaluar pjesë nga dosja hetimore e SPAK për konçensionin e sterilizimit, për të cilin janë në burg ish-zv.ministri Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, ndërsa po hetohet ish-ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj.

    Nga materialet e zbardhura të dosjes, del se Ogerta Manastirliut, e cila mbante postin e drejtoreshës së Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në vitin 2014, ka dhënë një dëshmi që implikon direkt kryeministrin Edi Rama në aferën e sterilizimit. Deri vetëm sa hamendësohej që pas aferës së sterilizimit ishte Edi Rama kurse Ilir Beqaj thjesht zbatonte urdhrat e tij. Por me ato që ka treguar Ogerta Manastirliu del se koka e të gjithë abuzimit është vetë Edi Rama.

    Si e implikoi Ogerta Manastirliu Edi Ramën në aferën e sterilizimit

    Emri:  Rama-Manastirliu.jpg

Shikime: 406

Madhësia:  30.1 KB

    Manastirliu tregoi në SPAK se kur ishte drejtoreshë e QSUT në vitin 2014 kishte bërë përpjekje për të vënë në punë impiantin ekzistues në Repartin e Sterilizimit, pasi ishte nën presionin e mjekëve, që kërkonin sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale.

    Në përpjekje për të vënë në punë laboratorët ekzistues që kishin kapacitete dyfish për nevojat e QSUT, Manastirliu bëri bashkë një grup ekspertësh që hartuan një plan-biznesi dhe ia dërguan ministrisë së shëndetësisë që drejtohej nga Ilir Beqaj duke i kërkuar fondet.

    Por siç dëshmon Manastirliu në SPAK, eprori i saj Ilir Beqaj në atë kohë ministër i shëndetësisë në fillim heshti, pastaj i doli kundër, dhe kur Manastirliu këmbënguli e kërcënoi me shkarkim.

    “Më 20 shtator 2013, u emërova drejtoreshë e QSUT. Tre muaj pas marrjes së detyrës, nisur nga kërkesat emergjente për pajisje kirurgjikale, dhe me qëllim që të mos i blinim te privatët, kërkova nga vartësit, një projekt financiar dhe gjetjen e një grupi specialistësh, për të vënë në punë qendrën e re të sterilizimit, që ishte instaluar në QSUT, por nuk ishte vënë në punë.

    Në fund të muajit janar 2014, projekti financiar dhe grupi specialistëve me stafin e punonjësve, ishte gati e me leverdi financiare 1 milion Euro në vit, ose 10 herë më pak se vlera e koncesionit.

    Pasi bëmë testimin me disa sete kirurgjikalë e doli me sukses, më 27 shkurt 2014, me Shkresë Nr. 1106, i kërkova ministrit Ilir Beqja, miratimin për vënien në punë të sterilizimit, jo si kosto, sepse e përballonte QSUT, por për fondin e punonjësve dhe si detyrim hierarkik.

    Meqë ministri Ilir Beqja nuk ktheu përgjigje, dhe në mesin e muajit mars i kërkova të shpejtohej vënia në punë e Qendrës së Sterilizimit, mbasi kisha presion nga shefat e kirurgjisë, nga urgjenca dhe pavionet që përdorin pajisje të sterilizuara, por ai më tha të mos merrem më këto lejfenizma.

    Këmbëngula disa herë deri në qershor 2014, kur Ilir Beqja më kërcënoi me shkarkim nga detyra si drejtore e QSUT nëse do vazhdoja me atë kërkesë”.

    Po çfarë bëri Ogerta Manastirliu? Duke menduar se Ilir Beqaj po e sulmonte personalisht i shkruajti direkt kryeministrit Edi Rama me të cilin ka pasur njohje të hershme, që nga koha kur ishte pjesë e stafit të tij të ngushtë në Bashkinë e Tiranës.

    Duke krijuar këtë qark të shkurtër direkt me Edi Ramën, Manastirliu mendoi se jo vetëm do t’ia “thyente turinjtë” eprorit arrogant, por do të siguronte paratë për të vënë në punë impiantin e sterilizimit.

    Por Ilir Beqajt nuk i kishte marrë koka erë. Ai nuk kërcënonte kot. Pas Beqes ishte Edi Rama dhe këtë e konfirmon vetë Ogerta Manastirliu, e cila në SPAK ka treguar mesazhet që ka shkëmbyer me Ramën.

    “Këmbëngula disa herë deri në qershor 2014, kur Ilir Beqja më kërcënoi me shkarkim nga detyra si drejtore e QSUT nëse do vazhdoja me atë kërkesë; gjë për të cilën vura në dijeni privatisht kryeministrin Edi Rama, por ai më tha: – Mos u merr më atë çështje, se kemi projekt tjetër.

    Pas 7 muajsh, më 16 shkurt 2015, ministri Ilir Beqja shpalli njoftimin për dhënien me koncesion të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale për 10 vite, ndërsa më 5 tetor 2015 u publikua fituesi “Sani Servize Italia” e më 10 dhjetor 2015 u nënshkrua kontrata”.

    Me këtë mesazh në celularin e saj, Ogerta Manastirliu u tërhoq, Aq mjaftonte për të kuptuar se pas Beqes fshihej vetë Edi Rama. Vetëm se këtë nuk e kanë kuptuar prokurorët e SPAK. Jo se janë më të trashë së Ogerta Manastirliu. Por sepse SPAK nuk shkon dot deri te Rama. Dhe kjo nuk është hera e parë që Prokuroria e Posaçme ngrin para tij.

    Edhe te dosja McGonigal, SPAK ngriu tek Edi Rama

    Emri:  Screenshot_20240105_115717_Chrome.jpg

Shikime: 396

Madhësia:  27.9 KB

    Kur ish-shefi i zyrës së FBI-së në Neë York, Charles McGonigal hetohej nga gjykatat amerikane për mosdeklarimin e parave që kishte marrë nga Agron Neza ish-punonjës i SHIK, në vendin tonë nisi paralelisht një hetim i SPAK për mënyrën se si ishte korrptuar McGonigal.

    Në tetor të vitit 2023, SPAK thirri në prokurori Dorian Duçkën, këshilltar i jashtëm I kryeministrit Edi Rama, i cili është përmendur vazhdimisht për rolin e tij në aferën McGonigal.

    Në Janar të vitit 2024 u thirr në prokurori shqiptaro-amerikani AgronNeza dhe njeriu që pranoi se mori nga zyra e kryeministrit Rama materialet që u përdorën kundër opozitës.

    Pritej që për këtë çështje të merrej në pyetje edhe Edi Rama.

    Gjatë një komunikimi me studentët në Shkodër, shefi i SPAK, Altin Dumani tha se “ka dhe në një moment do t’i duhet kujtdo që të vijë dhe të japë llogari në SPAK apo gjykatë”. Megjithatë ka kaluar gati një vit dhe dosja është ngrirë. Njësoj si në rastin e sterilizimit, asnjë prokuror nuk pati këllqe të marrë në pyetje Ramën.

    Edhe tek hetimi për inceneratorët, SPAK ngriu para Edi Ramës

    Emri:  rama-agaci-metani-1536x864-1.jpg

Shikime: 405

Madhësia:  37.6 KB

    Në vendimin me nr.855 të Këshillit të Ministrave, të datës 7 dhjetor 2016, që mban firmën e Edi Ramës, qeveria i dha bonus kompanisë së Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit, dy të akuzuarve për një nga vjedhjet më të mëdha të tranzicionit shqiptar; atë me inceneratorët.

    Problemi është se kur Rama hodhi firmën për t’i dhënë bonus kompanisë që do merrte koncensionin e inceneratorit të Tiranës, kompania nuk ekzistonte ende. I zënë me kompsitjen e dokumentave që duhej t’i hartonte dhe t’I shpërndante për juristët që ishin në zyrat e shtetit, Klodian Zoto as kishte gjetur kohë të regjistronte në QKB kompaninë me të cilën do të menaxhonte inceneratorin e Tiranës.

    Për bonusin që do t’i jepej kompanisë së Klodian Zotos, dy ministra ishin shprehur kundër; Ylli Manjani dhe Ermonela Felaj, madje kjo e fundit e kishte thënë që kompania nuk ekzistonte.

    Të gjitha këto janë në dosjen e SPAK, që edhe pse i konstatoi shkeljet, u ndal aty dhe nuk guxoi të thërrasë në asnjë moment Edi Ramën për të dhënë llogari.

    Lapsi.al

  5. #35
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK arreston njerëzit e Edi Ramës në shëndetësi, vodhën $100 milionët e kontratës së sterilizi

    PLUG/ Ilir Rrapaj bëri sipërmarrës shokun e tij mjek, i dha miliona euro nga sterilizimi

    VIDEO

    E kemi veçuar nga të tjerët si shembulli më flagrant se si janë shpërdoruar 100 milionë eurot e Koncesionit të Sterilizimit. Jo vetëm Ministria e Shëndetësisë si Autoriteti Kontraktor, por edhe SPAK duket se i ka mbyllur të dy sytë përball këtij rasti. Bëhet fjalë për Artan Lleshin, një emër i panjohur për publikun deri dje, por që rezulton një nga emrat kyç të kësaj afere. Ai është një mjek në Kamëz, që fati e deshi të ishte shok klase me Ilir Rrapajn. Kjo CV do të mjaftonte që ai të përfitonte të paktën 4. 3 milionë euro nga ky koncesion, ose të ishte një prestanome, që 4. 3 milionë euro të shkonin një një destinacion të pazbuluar ende nga SPAK.

    Artan Lleshi, një shok klase në Fakultetin e Mjekësisë i Ilir Rrapajt dhe shok shkolle me ish-zv/ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepajt, rezulton se brenda një kohe të shkurtër të ketë arkëtuar 4. 3 milionë euro nga kompania koncesionare “Sani Service”. Lleshi paguhet bnga taksapaguesit shqiptar si mjek në Qendrën Shëndetësore Kamëz, detyrë të cilën të paktën në letra e bordero e ushtron në përditshmëri. Por paratë e marra si mjek, janë të pamjaftueshme për shokun e Ilir Rrapajt, që do të emërohej si Drejtor i Shërbimit Tregëtar në këtë koncesion dhe do të merrte një rrogë afro 5 mijë euro në muaj apo 600 mijë euro në total. Ndërsa do të përfitonte 600 mijë euro, deri në fund të koncesionit, për një detyrë që edhe vetë Artan Lleshi dyshohet se e ka të paqartë, i del koha që të bëhet edhe biznesmen menaxhimi mbetjesh. Në muajin shkurt të vitit 2020, mjeku ng Kamza, hap kompaninë “Gama Service”, e cila do të kishte një kapital vetëm 1 mijë lekë dhe si objekt tregtar ka: “…konsulencë dhe shërbime për strukturat spitalore si dhe furnizime pajisjesh dhe produktesh mjekësore. Transport mbetjesh të rrezikshme spitalore…etj. Kompania me një kapital minimal, çuditërisht regjistron fitime të menjëhershme. Dy muaj pas themelimit, Gama Service futet në marrëdhënie tregtare me koncesionin e sterilizimit. Është interesant fakti se shërbimi që ofron Artan Lleshi, duket se nuk ka shumë lidhje me profesionin e tij si mjek, pasi është kontratë për transportin seteve kirurgjikale, trajtimin e mbetjeve të cilin Edi Rama dhe Ilir Beqja, e konsideronin si një arsye se përse duhej bërë koncesioni.

    Pra atë që nuk arrinte ta realizonte dot shteti, e realizonte me sukses dhe fitim tëimagjinueshëm një mjek i thjeshtë i Qendrës Shëndetësore Kamëz.

    Jo vetëm për 2 vitet e para, por suksesin komapnia në emër të mjekut Artan Lleshi do ta vijonte deri në fund. Për vitin 2020 faturon 33.800.000 dhe fitim 5.400.000 lekë ndërsa për vitin 2021 faturon 57.000.000 dhe fitim 7.500.000 lekë. Interesant është fakti se Artan Lleshi ka tërheur nga kjo kompani për vitet 20-21 rreth 100 mijë euro për nevoja të vetat dhe jo si divident.

    Për vitin 2022 Gama Service i faturon koncesionarit 83 milionë lekë nga të cilat 31 milion i deklaron si fitim. Në vitin 2023 faturon 90. 5 milionë euro nga të cilat 33 milionë janë fitime. Po këtë vit, Artan Lleshi tërheq si dividend 270 mijë euro, apo 10 % të totalit, që kjo kompani i ka faturuar kompanisë koncesionare. Në 4 vite aktivitet Gama Service, e regjistruar në emër të Artan Lleshit i ka faturuar 2. 7 milionë euro Sani Service dhe kompanive të lidhura.

    Pas motrës, Mirela Driç, Artan Lleshi përfshinë në skemë edhe të bijën, Bora Lleshi. Sapo kishte mbushur 18 vjeçe, Bora Lleshi do të regjistronte pranë QKB-së kompaninë e saj, që njësoj si halla do ofronte shërbime pastrami. Për vitet 2021-2022-2023, 18 vjeçarja ka përfituar 320 mijë euro pagesa nga kompania Saniservice. Dhe pse e suksesshme me norma fitim mbi 50% kjo kompani është pezulluar në Mars të vitin 2024. Vetëm pak muaj para pezullimit të kësaj kompanie, Bora Lleshi regjistron një tjetër kompani, ESBO shpk. E cila sapo bëhet aktive nënshkruan kontratë fikse nga Saniservice, në shumë 14 mijë euro në muaj. Pra edhe në këtë rast duket qartë se paratë merreshin nga buxheti i shtetit përmes kompanisë “Sani Service” dhe më pas, nëpërmjet nënkontraktimeve shpërndaheshin tek kompani të tjera të hapura rishtazi nga shokë e miq e familjarë të Ilir Rrapaj dhe Klodian Rrjepaj, duke u maskuar me fatura shërbimesh fiktive. Shihet qartë, si në rastin e inceneratorëve ashtu edhe në rastin e sterilizimit, paratë publike i kalonin kopmanive koncesionare, të cilat për të justifikuar vlerën dhe shopenzimet krijojnë një rrjet të tërë kompanishë fiktive, kurse qytyetarëve shqioptarë u mbetet vetëm parrulla “Shëndetësia Falas”. Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe pse ka konstatuar një pjesë të mirë të këtyre kompanive fiktive, dhe pse ka konstatuar që vetëm në 14 transaksione janë vjedhur 6. 8 milionë euro, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për këtë koncesionar dhe aksionerët e saj. Është mjaftuar duke vënë sekuestron vetëm ndaj Global Sher. Dhejtra miliona euro të tjera kanë avulluar dhe vijojnë të avullojnë me lejen e plotë të SPAK.

    Nga sa ndoqëm më sipër, del qartë skema e përdorur për vjedhjen e 100 milionë eurove. Në çdo lëvizje është lënë gjurmë dhe këto miliona e kanë një destinacion final. Por për SPAK teza “Follou the Money”, po bëhet gjithnjë e më pak e zbatueshme.

    Në rastin e Inceneratorëve, prokurorët e SPAK vepruan me sekuestrim vetëm pasi kontratat kishin përfunduar apo ishin drejt fundit, le të shpresojmë që edhe për Sterilizimin të mos zgjohen kur të jetë zhvatur edhe qindarka e vundit.

    Syri

  6. #36
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK arreston njerëzit e Edi Ramës në shëndetësi, vodhën $100 milionët e kontratës së sterilizi

    VIDEO-Sterilizimi/ Nga mediat e qeverisë, te familjarët e ‘Rilindjes’, si ‘avulluan’ paratë

    VIDEO

    Deri këtu u ndalëm tek fakti, se si Ilir Rrapaj mori abuzivisht koncesionin e sterilizimit dhe se si paratë e vjedhura nga fondet e shëndetësisë, i kalonte nga njeri xhep në tjetrin. Ndërkohë në vijim, do t’ju tregojmë se Ilir Rrapaj nuk ka qenë i vetëm. Për pjesën e “Luanit” i takon SPAK të tregojë nëse 21 milionë eurot vijojnë të jenë në konton e Rrapajt, apo kanë përfunduar tjetërkund. Ndërsa ne në vijim, do t’ju sjellim fakte se nuk janë vetëm zyrtarët që firmosën koncesionin dhe e mbronin publikisht, por edhe zyrtarë të tjerë socialist, që e kanë ngjyer në paratë me të cilat duhet të ishin blerë ilaçet e fatkeqëve të ‘Onkologjikut’.

    Sipas SPAK, janë një zinxhir kompanishë të lidhura me njëra tjetrën që kanë ngritur një skemë evazioni fiskal me lëshimin e faturave fiktive, që të justifikonin kostot e fryra të koncesionit. Përfitues janë gogla e vëllait të Erjon Veliajt, 2T e vëllait të Gramoz Sakos, ish-drejtor i Gardës. Nuk mund të mbetej pas as vëllai i Damian Gjiknurit, Panajot Gjiknuri i cili është paguar me mbi 60 mijë euro si ekspert IT më i aftë se Servici Italia. Për të vazhduar te Rajmond Cimbi drejtor në Ministrinë e Shëndetësisë, i cili nëpërmjet kompanisë të së birit ka përfituar dhjetra mijëra euro si sponsorizim për emisionin Hipokrati.

    2T shpk, e Artan Sakos, vëllai i ish-drejtuesit të gardës Gramoz Sako, sipas SPAK, rezilton të jetë përfituese e miliona eurove nga koncesionari i sterilizimit. Kjo kompani ka përfituar 3.5 milion euro pagesa për punime ndërtimore. Ndërkohë po në të njëjtën periudhë Artan Sako nëpërmjet kompanisë 2T ka marrë edhe 780.000 euro për konsulencë. Por nuk dihet dhe nuk është gjetur asnjë dokumentacion bashkëshoqërues se çfarë konsulte ka bërë një kompani ndërtimi për koncesionarin e Sterilizimit. Veprimi që ngre më së shumti dyshime është se kompania 2 T e Artan Sakos është nënkontraktuar drejtëpërsëdrejti nga kompania koncesionare Sani Service, e më pas nga Global Sher. Emisioni Plug ka vërtetuar se inxhinier pranë kompanisë 2T, punon shtetasi Ylli Driçi, bashkëshort i Mirela Driçit dhe kunat i Artan Lleshit. Këta dy të fundit motër e vëlla kanë përfituar miliona euro nga Sani Service.

    Uorld Cleaning në pronësi të shtetases Mirela Driçi, e themeluar 2 vite pas firmosjes së kontratës së koncesionit të Sterilizimit është një tjetër kompani që ekziston vetëm fal milionave të thithura nga fondet e shëndetësisë shqiptare. Për vitin 2017, kur u themelua dhe vitin 2018, kompania e Driçit nuk ka deklaruar blianc në QKB, por nga viti 2019, ajo siç kompanitë në pronësi të Ilir Rrapajt, rezultojnë ndër më të skuseshmet e me norma fitimi deri në 65 % të xhiros, çka ngre dyshime për fatruime fictive dhe evasion. Për vitet 2019-2020 kjo kompani i ka faturuar Globalshare 18 milionë lekë dhe ka fitim 8 milionë, një normë shumë e lartë fitim për një biznës të tillë me mbi 40%. Për vitin 2021 kjo kompani ka faturuar jo vetëm Globalshare por edhe direct Saniservice në vlerën 13.4 milionë lekë dhe fitimi përllogaritet në 4. 5 milionë. Nga ky bilanc kuptohet qartë se kjo kompani po përdoret tashmë dhe nga koncensionari Saniservice. Për vitin 2022 kjo kompani 3-fishon xhiron dhe faturon 32.5 milionë lekë dhe fitim 19.7 milion. Normë fitimi mbi 50% për shitjen e veshjeve spitalore duke ulur dhe shpenzimet për stafin me mbi 50%. Për vitin 2023 faturimi i kompanisë bie në 13.5 milionë por çuditërisht fitimi kalon në norma mbi 65% në vlerën 9.3 milionë. Pra edhe në këtë rast kemi skemë identike me atë të Globalsher, sa i përketë xhiros por edhe fitimit të pazakont për çdo biznes në territorin shqiptar.

    SITEC shpk – ëhstë një nga kompanitë që ka përfituar mijra euro nga koncesioni, dhe e veçanta e kësaj kompanie është se ajo është shitur dhe blerë disa herë mes të afërmve të personazheve të kësaj afere Ilir Rrapaj dhe Umbro Staçini. Këto veprime janë rasti më i pastër i konfrimimit të evazionit fiskal. Kompania SITEC shpk u themelua në shtator të vitit 2017 nga shtetasi Italian Luciano Orlandi. Në dhjetor të vitit 2019 aksionet e kësaj kompanie i shiten shtetasit Mitat Rrapaj në vlerën 100 mijë lekë edhe pse xhiroja e saj ishte shumë herë me e madhe dhe kishte përfituar qindra mijra euro nga kompania Globalsher e vëllait Ilir Rrapaj. Në vitin 2022 aksionet blihen nga Bora Lleshi e bija e mjekut Artan Lleshi i cili do të analizohet më pas me kompaninë e tij Gama Service. Në mars të vitit 2023 keto aksione i janë rishitur sërish shtetasit Italian Luciano Orlandi, i cili ishte dhe themeluesi i saj 5 vite para. Në QKB nuk janë depozituar kurrë bilancet e kësaj kompanie por nga të dhënat që mund të përfojmë nga Globalshare kjo kompani ka përfituar mbi 200.000 euro.

    Rezarta Biba, bashkëshortja e Altin Bibës, drejtor i IT së kompanisë Sani Service është një tjetër kompani që ka thithur miliona nga koncesioni, ose një tjetër prestanome, që është përdorur për të fryrë kostot e për të vjedhur fondet. Kjo kompani ka faturuar ndaj koncesionarit dhe kompanisë Globalshare mbi 800 mijë euro përgjatë viteve 2018 deri në vitin 2023.

    TABELE

    Viti 2018- xhiro 10.000.000 lekë

    Viti 2019 - xhiro 12.400.000 dhe fitim 8.300.000 lekë

    Viti 2020 - xhiro 13.600.000 dhe fitim 8.400.000 lekë

    Viti 2021 - xhiro 13.660.000 dhe fitim 10.894.000 lekë

    Viti 2022 - xhiro 19.797.000 dhe fitim 10.100.000 lekë

    Viti 2023 - xhiro 13.750.000 dhe fitim 7.800.000 lekë

    Shihet qartë se dhe kjo kompani njësoj si te tjera ka norma fitimi mbi 50% dhe është përdorur po njësoj nga shtetasi Ilir Rrapaj. I shoqi i saj, Altin Biba, i cili jo vetëm që mban detyrën si drejtues në koncensionin e sterilizimit me pagë 1700 euro në muaj, por edhe ai ka faturuar si subjekt tregtar. Si Person Fizik ky shtetas ka përfituar 60 mijë euro.

    Një tjetër kompani e nënkontraktuar për fatura është EUMEDICA SENIOR shpk, kompani me kapital 100 mijë lekë e themeluar ne korrik të vitit 2014 nga bashkëshortët Elisabetta Anzanello dhe Umbro Stacini, një tjetër kompani e themeluar para firmosjes së koncesionit, e sipas SPAK periudhë kur bëheshin pazaret. Në vitin 2016 kjo kompani kalon 100% në zoterim të Elisabetta Anzanello. Për vitet 2014-2015 nuk ka të dhëna për bilancet e kësaj kompanie, ndërsa për vitin 2016, kur nisin edhe pagesat për koncesionin, deklarohet xhiro në vlerën 84.9 milionë lekë dhe fitimi në vlerën 81.6 milionë lekë, pra 100 % e faturimit është fitim, duke faktuar se asnjë qindarkë nuk është riinvestuar, i cili do të përdoret për rritjen e kapitalit të kompanisë. Për vitin 2017 ka një xhiro 77.1 milionë lekë dhe fitim 28.2 milionë. Ajo cka ngre dyshime është se 80% e këtyre të ardhurave nuk janë nga shitja e shërbimeve apo produkteve por KOMISIONE që nuk specifikohen. Për vitin 2018 xhiro është 71.8 milionë dhe fitim 19.2. Edhe këtë vit shihen shpenzime të larta të pajustifikuara pasi kjo kompani nuk ka as staf dhe as ofron shërbime por paguhet për KOMISIONE. Për vitet 2019-2020 kompania deklaron një xhiro prej 78 miliopnë lekësh dhe një vitim 7 milionë, ndësa në dhjetor të vitit 2021 kompania rrit kapitalin në 44 milionë lekë apo 440 mijë euro që është fitimi neto në vitet 2017-2020. Në vitin 2022, kur SPAK intesifikoi hetimet për koncesionin e sterilizimit, nisën edhe lëvizjet e dyshimta për fshehjen e parave, në mënyrë që ato të mos sekuestroheshin, dhe që nuk janë sekuestruar as sot e kësaj dite. në vitin 2022, aksionerët zvogëluan kapitalinm e kompanisë nga 440 mijë euro në 207, mijë dhe pjesa e tërhequr u tranferua në Itali për llogari të Elisabetta Anzanello. Në vitit 2021, 2022, 2023, kompania SENIOR vion të faturojë koncesionarin në vlerën totale 1.15 milionë euro duke deklaruar fitim 265 mijë euro, edhe pse në të vërtet vlera totale e faturimit të koncesionit nuk arrin të justifikohet se si është shpenzuar apo për shërbimet që ka kryer. Ndërsa hetimet vijonin, Elisabetta Anzanello bën veprimin e fundit për të mos humbur asnjë qindarkë. Të gjithë fitimet e kompanisë, në vitin 2023 ajo i tranferon në Itali dhe kompania sot ka një capital prej 100 mijë lekësh, po aq sa kishte ditën e themelimit. Pra në total, Anzanello, me anë të transaksioneve të kësaj kompanie ka faturuar koncesionarin dhe kompanitë e tjera të lidhrua në vlerën 3.4 milion euro. Ndërsa si individ ka faturuar Saniservice për konsulencë në vlerën 530 mijë euro dhe bashkëshorti i saj në vlerën 900 mijë euro. Pra vetëm këto rtansaksione kalojnë vlerën 5 milionë euro.

    STERALB është një tjetër kompani, pjesë e zinxhirit fiktiv të faturimeve nga koncesioni i sterilizimit. STERALB u themelua në 5 mars 2020 nga shtetasi Xhon Caushaj, nip ii Ilir Rrapajt, i cili është vetëm 20 vjeç. Direkt pas themelimit kjo kompani behet nenkontraktore e Saniservice dhe Globalshare. Nga viti 2020 deri në vitin 2023, kjo kompani ka faturuar mbi 2.1 milionë euro nga të cilat 1.5 milionë vetëm nga Saniservice. Kjo kompani ka 4 të punësuar nga të cilët 3 janë familjarët e Ilir Rrapaj, Xhon Caushaj (nipi), Aneta Caushaj (e motra) dhe Kevin Kapaj nip i Ilir Rrapajt.

    2020 - xhiro 11.500.000, fitim 4.500.000 lekë

    2021 - xhiro 58.600.000, fitim 13.400.000 lekë

    2022 - xhiro 63.700.000, fitim 9.200.000 lekë

    2023 - xhiro 77.000.000, fitim 7.400.000 lekë

    Siç çdo koncesion tjetër i cilësuar korruptiv, e nën hetim nga SPAK, edhe Saniservice është kujdesur për imazhin publik, me pagesa ndaj mediave, ose nëpërmjet nënkontraktimittë kompanive për prodhime televizive. Nga dosja e SPAK mësohet se një prej kompanive të kontraktuara është Inov Production me administrator Raimond Cimbi. Kjo kompani ka marrë të paktën 30 mijë euro nga Sani Service, për të mundësuar në Top Channel transmetimin e emisionit Hipokrati, një emision ky që i kushtohet kryesisht sektorit të shëndetësisë. Raimond Cimbi është gjithashtu një zyrtar i lartë i Ministrisë së Shëndetësisë, që jo pak herë është konsideruar si personazhi që kopsit dokumentacionin e koncesioneve në këtë ministri. SPAK edhe pse ka konstatuar këtë shkelje nuk ka ndërmarrë asnjë veprim ndaj Rajmond Cimbit.

    Syri

  7. #37
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK arreston njerëzit e Edi Ramës në shëndetësi, vodhën $100 milionët e kontratës së sterilizi

    E PLOTË/ Emrat e kompanive që përfituan milionat e sterilizimit

    VIDEO

    Pra që ta kuptojnë shqiptarët, lideri i koncesionarit Servici Italia, që plotësoi kriteret për përfitimin e koncesionit, mori vetëm 11 milionë euro. Pas firmosjes së kontratës, , lideri zhduket dhe paratë shkojnë në llogaritë e Ilir Rrapajt, Umbro Stacinit dhe disa kompanive ingezistente në tregun Italian. Për të justifikuar koston 100 milionë euro Ilir Rrapaj dhe Umbro Stacini do të ngrinin një zinxhir kompanishë, për të fryrë shpenzimet, të cilat do të përfundonin në xhepat e tyre, apo zyrtarëve që qëndrojnë pas.

    Në dëshminë para Komisionit Hetimor të Shëndetësisë, emigranti murator që mori 100 milionë euro nëpërmjet Koncesionit të Sterilizimit nuk kishte memorie se sa kishte fituar nga kjo aferë, edhe pse në momente te caktuara, mbanë mend edhe 5 mijë lekëshet e karburantit që kishte paguar kur bashkpunëtor të tij kishin udhëtuar me makinën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Klodian Rrjepaj.

    Meqë Ilir Rrapaj nuk mban mend milionat që kanë përfunduar në xhepat e tij dhe atyre që u detyrohet për këtë aferë, emisioni Plug do të sjellë një pasqyrë të qartë të milionave të shpërdoruara që lanë pa ilaçe mijra të sëmurë me kancer në vendin tonë.

    Janë plot 21 milionë euro, që tashmë janë faktuar si korruptive, pasi nga Kompania Sani Service që fitoi koncesionin, disbursoi në një tjetër kompani që s’është 100 % në pronësi të Ilir Rrapajt, e cila po ashtu siç kompania fituese e Sterilizimit, kishte veç 1 mijë euro kapital dhe vetëm 1 punonjës.

    Në nëntor të vitit 2016, Ilir Rrapaj themelon kompaninë Globalsher dhe si administrator të saj vendos nipin e tij Bledar Rrokaj.

    Edhe pse vetëm me një punonjës, Ilir Rrapaj kujdeset që të përfshijë një gamë të gjerë objekt aktiviteti të kompanisë, që nis me konsulencën dhe çdo aktivitet tjetër që lidhet me koncesionin e sterilizimit, siç mirembajtjen dhe asistencen e te gjitha llojeve te instrumentave kirurgjikale, aparaturave te diagnostikimit imazherik, tregtimin e te gjitha pajisjeve mjeksore, por ndër to edhe bar kafe, restorant apo salla lojrash argëtuese. Një kompani që sipas, deklarimeve në QKB, mund të bëj gjitçhka, bëri më së mirë atë për të cilën ishte krijuar, thithjen e 21 milionë eurove, që SPAK nuk i gjurmoi nëse destinacion final kishin xhepin e Ilir Rrapajt, apo të zyrtarëve që firmosnin çdo vit lejimin e vjedhjes së tyre.

    Pas themelimit të kompanisë, Ilir Rrapaj një pjesë të madhe të fondeve që shteti paguante për koncesionin, i dizbursonte direkt në kompaninë e tij Globalsher, duke u justifikuar me nënkontrakim që kompania e tij koncesionare i bënte kompanisë tjetër të tij, për të kryer shërbimet.

    Shkelja e parë qëndron në faktin se sipas kontratës koncesionare, nuk mund të bëhet asnjë nënkontraktim pa marrë më parë konfirmimin e Autoritet Kontraktues, Ministria e Shëndetësisë, konfirmim i cili nuk është marrë.

    Shkelja e dytë, qëndon në faktin se Ilir Rrapaj ishte kontraktuar nga shteti shqiptar për kryerjen e shërbimit, dhe ai në të njëjtën kohë nënkontraktonte veten në mënyrë fiktive, për të rritur kostot e koncesionit e në të njëjtën kohë për të krijuar dritare për tërheqjen direkte të parave. Sipas hetimeve të Prokurorisë, Kompania Global Sher nuk kishte as kapacitetet njerëzore por as eksperiencën për të cilën kontraktohej nga Koncesionari. Për disa prej këtyre shërbimeve, Global Share nënkontraktonte kompani të tjera, të cilat realizonin shërbimet. Nga analiza që SPAK i ka bërë vetëm 4 viteve të aktivitetit të kësaj kompanie, rezulton se Ilir Rrapaj nëpërmjet Global Sher ka përfituar mbi 7.2 milionë euro, të cilat i ka nënkontraktuar për vetëm 440 mijë euro, një vjedhje me 6. 8 milionë euro në një dorë. Pra shqiptarët kanë paguar 6. 8 milionë euro më shumë, vetëm në 14 transaksione. Mendoni se sa është shuma e vjedhjes për totalin 100 milionë euro.

    Fill pas themelimit me një kapital vetëm 1 mijë euro dhe një të punësuar, Global Sher nis edhe manovrat e saj, duke nënkontraktuar kompani dhe individë, të cilët do ti faturonte fiktivisht për të justifikuar kostot e fryra. Në vitin 2016 kompania deklaron një xhiro 4.8 milionë lekë, ndërsa në vitin 2017 njeh një rritje kolosale, kur deklron xhiro afro 357 milionë lekë dhe me një fitim 86 milionë lekë. Për vitin 2018 kompania faturon 510 milionë lekë dhe një fitim 158.400.000 lekë. Në këtë vit, kompania e Ilir Rrapajt jep detaje për klientët ku rezulton se klienti të cilit i faturon mbi 98% të xhiros është Sani Service. Pikërisht këtu nis edhe dalja në skenë e personazheve të tjerë, që kanë përfituar nga fondet e shëndetësisë, pasi Ilir Rrapaj ka paguar, që sipas SPAK në mënyrë fiktive, Kompanitë 2T të Artan Sakos, Vëllai i ish-drejtuesit të Gardës Gramoz Sako dhe pagesa e dytë është bërë për Alba Light. Këto kompani i konstaton edhe SPAK si fiktive, por nuk ka asnjë masë për to.

    Në vitin 2019 xhiroja e deklaruar shkon në 310 milionë lekë dhe fitim 94 milionë. Për vitin 2020 kompania deklaron një xhiro 173 milionë lekë dhe fitimi 80 milionë ndërsa në vitin 2021 xhiroja e deklaruar është 140 milionë dhe fitimi 75 milionë lekë. Ajo që bie në sy në këtë vit, që korespondon me zgjedhjet e përgjithshme, rezulton se ka një 14 fishim të shpenzimeve për publicitet dhe parave që u shpërndahen mediat. Pra i gjithë ky shpenzim nga një kompani koncesionare monopol që nuk ka nevoj për publicitet. Edhe njëherë këtu ngrihen dyshimet për një financim që kompania koncesionare e Sterilizimit ka bërë për zyrtarët socialit, njësoj sin ë rastin er inceneratorit të Tiranës. Për vitin 2022 kompania e Ilir Rrapajt, Global Sher dejlaron një xhiro 154 milionë lekë dhe fitim mbi 50 %, apo 87 milionë dhe për vitin 2023 vijon me të njëjtin ritëm me 170 milionë lekë xhiro dhe fitim 78 milionë. Pra shihet qartë se kjo kompani e rezultuar fictive dhe nga hetimet e SPAK, ka një normë fitimi 50 %.

    Përveç global sherit, Ilir Rrapaj, Umbro Staçini dhe Elisabetta Anzanello kanë përfituar të ardhura si individ nga koncesionari. Ilir rrapaj 120 mijë euro, Umbro Stacini 900 mijë euro dhe ERLisabeta Anzaleno 530 mijë euro. Por babëzia e tyre nuk mbaron këtu. Rrapaj, Staçini dhe Anzanelo themelojnë edhe kompaninë ALBAMED 2014, e cila gjithashtu do të përdoret për faturime fiktive. Themelimi i kësaj kompanie ende pa u çelur gara e koncesionit për sterilizimin, thellon edhe më shumë dyshimet se këta shtetas kanë patur dijeni dhe kanë mbajtur të gjithë komunikimet korruptive me zyrtarët shqiptarë. Albamed u themelua në 4 korrik 2014. Ilir Rrapaj zotron 40% të kapitalit, Elisabetta Anzanello 30% dhe Umbro Staçini 30%. Në maj të vitit 2016 Umbro Staçini i shet të shoqes aksionet dhe tashmë kjo kompani zotërohet nga Ilir Rrapaj 40% dhe Elisabeta Anzanello 60%. Në nëntor të vitit 2016 Anzanello shet 20% të aksioneve shtetasit Italian Valter Alessandro Trovato, i cili bëhet edhe pjesë e skemës korruptive. Ky shtetas do të hetohet mirë nga SPAK pasi rezulton se pas këtyre transaksioneve ka hapur edhe një kompani në Angli, ICONIZE.

    Për vitin 2016 kompania faturon 23.5 milionë lekë dhe fitim 7.3 milionë ndërsa për vitin 2017 faturon 8.7 milionë dhe fitim 3.700.000 lekë. Në shtator të vitit 2018 Ilir Rrapaj largohet si administrator dhe në vend të tij emërohet Trovato, aksioneri tjetër. Për vitin 2018 kjo kompani faturon 7.5 milionë lekë xhiro dhe dhe fitim 2 milionë. Edhe pse bilanci ka disa paqartësi në vitin 2018, aty deklarohen të ardhura nga dhënia me qera e pajisjeve mjeksore, si dhe të gjitha pajisjet i ka blerë te kompania Tecnosanimed aksionere e Saniservice me ortak Umbro Staçini. E thënë më shkurt, aksioneri Teknosanimed nuk ja jep pajisjet koncesionarit por ja jep kompanis ALBAMED, e cila më pas ja jep me qera koncesionarit. Një tjetër veprim për të rritur fiktivisht shpenzimet.

    Në korrik të vitit 2021, aksioneri Valter Alessandro Trovato venos të largohet nga kompania dhe i shet aksionet e blera nga Anzanello te Ilir Rrapaj, por për vleren 20 mijë lekë edhe pse kompania kishte mbi 150 mijë euro fitim të akumuluar. Pra e thënë më thjesht, portofolin 150 mijë euro, Trovato e shet për 200 euro, veprim ky në mos bamirësie, provë e qartë e një afere korruptive. Me largimin e Trovatos, administrator i kompanisë ALBAMED 2014 bëhet Admir Daca, i njëjti që administron dhe Saniservice.

    Syri

  8. #38
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK arreston njerëzit e Edi Ramës në shëndetësi, vodhën $100 milionët e kontratës së sterilizi

    VIDEO/ ‘Sterilizimi’, Ilir Rrapaj me kompani 1 mijë euroshe përfitoi 21 milionë euro nga koncensioni

    VIDEO

    Në emisionin e fundit, iu treguam shkeljet e zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë por edhe qeverisë, për t’i hapur rrugë koncesionit abuziv të sterilizimit që shkaktoi një dëm financiar mbi 100 milionë euro. Sot do të ndalemi, tek paratë. Tek skema që kanë përdorur këta zyrtarë nëpërmjet miqve të tyre biznesmenë, për të futur në xhepat e tyre pjesën më të madhe të këtij koncesioni. Operacioni financiar dirigjohet nga emigranti murator Ilir Rrapaj dhe bashkëshortët italianë Umbro Stacini dhe Elisabeta Anzanelo.

    10 vitesh pas, nga koha kur nisi të merrete plot 100 milionë euro nga fondet e shëndetësisëm, as Ilir Rrapaj nuk ka arritur të gjej një përgjigje justifikuesese, për rilindjen e tij, nga një emigrant murator në biznesmenin e thithjes e fondeve të sistemit të rrënuar të shëndetësisë shqiptare. Në këtë episod, emision plug do të sjell me detaje, se ku kanë përfunduar pjesa më e madhe e parave të vjedhura nëpërmjet koncesonit të Sterilizimit.

    Një muaj pas udhëtimit të përbashkët në Itali të Ilir Beqajt, Klodian Rrjepajt dhe Ilir Rrapajt, ky i fundit themelon në Prishtinë kompaninë Investital LLC, e cila kishte vetëm një punonjës dhe një kapital prej 1 mijë euro. Fill pas regjistrimit të kompanisë, nisën edhe procedurat për koncesionin, por edhe plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm nga Ilir Rrapaj. Për të plotësuar kriterët e marrjes së koncesionit, Kompania e Rrapajt nënshkruan një bashkim të përkohëshëm me kompanitë 2)Servizi Italia S.p.A, me përfaqësues z.E. R.; 3)Tecnosanimed S.r.L, me përfaqësues z.U.S.; 4)U.Jet S.r.l, me përfaqësues z.U.S. Pikërisht këtu nis edhe manipulimi më i madh, kontratat mes tyre, është një përdorje që Ilir Rrapaj u ka bërë emrit të tyre, ndërkohë që shërbimi do të kryej nga kompania e tij me vetëm 1 punonjës. Sipas kësaj marrëveshje, Kompania Investital LLC, do të merrte 40 % të aksioneve, ndërsa kompanitë italiane do të ishin me kuota minimale, duke i lënë kryesimin Ilir Rrapaj. Pra pa fonde, pa eksperiencë dhe pa asnjë mudnësi për ofrimin e shërbimit, çuditërisht Ilir Rrapaj merr pjesën më të madhe të aksioneve. Edhe pse në pamje të parë, duket një kopsitje e dokumentacionit nga koperimi me kompanitë italiane, legjislacioni shqiptar nxjerr zbuluar Ilir Rrapajn dhe Ministrinë e Shëndtësisë drejtuar nga Ilir Beqja, pasi kriteri i eksperiencës për të fituar tenderin duhet të garantohej nga kompania kryesuese, me pjesën më të madhe të aksioneve. Pikërisht ky fakt ekspozoi Ilir Beqjan dhe Ilir Rrapajn përball një shkelje të rëndë ligjore.

    Sipas kontratës, 4 kompanit që ishin aksionere të “Sani Service”, Investital do të kryejë shërbimin e dizinfektimit të sallave kirurgjikale, UJETI do te garantonte veshjet njëpërdorimshme të sallave të operacionit, Tecnosanimed do të kryente trajtimit e mbetjeve të spitalore dhe gjithçka tjetër që nga pajisjte, sistemet e integruara, konsulenca trajnimet do të kryeheshin nga lideri Servizi. Por realiteti flet ndryshe. Servici Italia ka përfituar vetëm 11 milionë euro pagesa, Teknosanimed dhe UJET me aksionerin Umbro Stacini kanë përfituar 21 milionë dhe Global Sheri i Ilir Rrapajt 21 milionë euro. Çifti italianka përfituar dhe rreth 3 milionë euro të tjera për konsulencën. Deri këtu shpenzimet përllogariten në 53 milionë euro, dhe pjesa tjetër e fondit është marrë nga disa kompani fantazmë, po të lidhura me Ilir Rrapajn dhe Umbro Staçinin.

    Syri

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 25-11-2024, 13:39
  2. Dosja e inceneratorëve: SPAK arreston ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka
    Nga Duke_Of_Arberia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 15-12-2023, 11:03
  3. Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 27-10-2023, 11:03
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-07-2017, 14:46
  5. Vodhen Computerat e NATO-s, policia Kosovare arreston dy hajdutet.
    Nga Kryqi i Paqes në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-08-2009, 11:35

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •