Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet nė Bllog
    22

    Qeveria e Qametit trefishon taksat e pronave si pėr qytetin edhe fshatin duke filluar nga viti 2026

    Detaje nga ligji i ri/ Cilat janė pronat qė nuk do paguajnė taksa

    Emri:  sztger.jpg

Shikime: 589

Madhėsia:  68.1 KB

    Qytetarėt qė kanė prona do tė paguajnė taksė mė tė lartė nga viti 2026. Por, taksa nuk do tė rritet pėr tė gjithė pasi, ligji synon tė mbrojė shtresat e varfra.

    Taksa e re e pronės qė do tė nisė tė aplikohet nė vitin 2026 pėr ndėrtesat dhe nė vitin 2028 pėr tokat bujqėsore, pritet tė bėhet burimi kryesor i tė ardhurave pėr bashkitė e vendit.

    Sipas formulės qė propozohet dhe do tė konsultohet deri nė fund tė muajit, pagesa do tė jetė rreth 3 herė mė e lartė se sot dhe do tė paguhet njė herė nė vit.

    Ndėrkohė, pėr ata qė kanė nė pronėsi njė pronė tė dytė, taksimi do tė jetė progresiv. Pra, do tė paguajnė me njė koeficient mė tė lartė, qė mund tė jetė sa dyfishi i pronės sė parė.

    Pėr ministrinė e Financave, projektligji mbron disa kategori apo grupe sociale qė kanė tė ardhura minimale, duke i pėrjashtuar nga pagesa.

    Ministria argumenton se taksimi i ri i pronave, bazohet nė vlerėn e tregut dhe synohet tė jetė mblidhet me eficencė nga tė gjitha bashkitė e vendit.

    Nė pėrshkrimin e ligjit thuhet se ai vjen si domosdoshmėri, pasi toka dhe ndėrtesat janė tė lidhura ngushtė me shėrbimet qė ofrohen nga bashkitė pėrkatėse, sidomos nė ndėrtimin dhe mirėmbajtjen e rrugėve lokale, trasportin urban, policinė bashkiake, mbrojtjen kundėr zjarrit etj.


    Euronews

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Qeveria e Qametit trefishon taksat e pronave si pėr qytetin edhe fshatin duke filluar nga viti

    Taksa e pronės, si do paguajnė ndėrtuesit, tė (pa) legalizuarit, dhe bashkėpronarėt

    Emri:  Taksa-e-prones-2.jpg

Shikime: 481

Madhėsia:  22.7 KB

    Projektligji i ri pėr taksėn mbi pasurinė e paluajtshme qė synon tė rrisė arkėtimin e tė ardhurave pėr bashkitė ka parashikuar si do tė veprohet edhe me raste specifike qė hasen rėndom nė vend.

    Tė tilla janė rastet e banesave nė proces legalizimi por qė ende kanė certifikatė pronėsie, truall privat qė ėshtė zėnė nga ndėrtesa nė proces legalizimi apo ndėrtime qė janė nė zhvillim dhe ku zhvillues mund tė jetė njė apo disa sipėrmarrje. Konkretisht nė projektligjin e nxjerrė pėr konsultim nga qeveria neni 9 pėrcakton se kush ėshtė taksapaguesi sipas rastit.

    Nė pikėn njė thuhet se “taksapaguesi ėshtė pronari i pasurisė sė paluajtshme”. Mė tej vijohet me rastin kur kemi objekte me pronėsi tė paqartė.

    “Nėse pronari i parcelės nuk e shfrytėzon parcelėn e tij, pėr shkak se ajo parcelė ėshtė zėnė, nga njė apo mė shumė njėsi tė ndėrtesave pa leje ose tė legalizuara, taksapaguesi/t pėr parcelėn, ėshtė/janė poseduesi/poseduesit ose pronari/pronarėt e njėsive tė ndėrtesave. Njė pėrcaktim i tillė nuk i jep asnjė tė drejtė pronėsie mbi parcelėn, pronarėve ose poseduesve tė njėsive tė ndėrtesave” thuhet nė pikėn 2.

    Ndėrkohė sipas pikės 3 nėse pasuria e paluajtshme nuk ėshtė e pajisur me dokument pronėsie, taksapaguesi ėshtė poseduesi i pasurisė sė paluajtshme. Njė pėrcaktim i tillė nuk i jep asnjė tė drejtė pronėsie mbi pasurinė e paluajtshme, poseduesit.

    Pika 4 pėrcakton si veprohet kur kemi njė ndėrtesė qė ende s’ka pėrfunduar.

    “Nėse njėsia e ndėrtesės nuk ka pėrfunduar dhe ėshtė duke u ndėrtuar mbi bazėn e njė leje ndėrtimi, taksapaguesi ėshtė zhvilluesi i njėsisė sė ndėrtesės. Kur njėsia e ndėrtesės nuk ka pėrfunduar dhe pėr tė nuk disponohet leje ndėrtimi, taksapaguesi ėshtė poseduesi i njėsisė sė ndėrtesės. Njė pėrcaktim i tillė nuk i jep asnjė tė drejtė pronėsie mbi njėsinė e ndėrtesės, poseduesit” thuhet nė kėtė pikė.

    Nė pėrputhje me kushtet e pėrcaktuara nė pikat 1, 2, 3 dhe 4 tė kėtij neni, pėrgjegjėsia pėr pagesėn e taksės sė plotė vjetore tė pasurisė, pėr njė vit tatimor tė caktuar, i pėrket personit qė ėshtė pronari, zhvilluesi ose poseduesi i pasurisė sė paluajtshme nė 30 nėntor tė vitit paraardhės.

    Pika 6 specifikon rastet kur kemi tė bėjmė mė bashkėpronėsi, pra mė shumė se njė pronar.

    “Kur pasuria e paluajtshme ėshtė nė bashkėpronėsi ose bashkė-posedim, tė dy ose mė shumė personave, apo ėshtė duke u zhvilluar nga dy apo mė shumė zhvillues, pėrgjegjės pėr pagesėn e detyrimeve tatimore, ėshtė secili nga kėta persona, nė proporcion me pjesėn e tyre tė caktuar. Nėse pjesėt janė tė pacaktuara, atėherė prezumohet se janė tė barabarta. Taksapaguesit janė individualisht pėrgjegjės pėr pagesėn e detyrimeve tatimore” thuhet nė kėtė pikė.

    Monitor

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Qeveria e Qametit trefishon taksat e pronave si pėr qytetin edhe fshatin duke filluar nga viti

    Ligji ne fjale eshte ajo qe une e quaj "kostoja e korrupsionit". Qeveritaret vjedhin fondet e qeverise, zbrazin arken e shtetit me qindra miliona eurot e "djegesve te plehrave", FMN u thote e keni arken bosh, duhet te rrisni taksat, dhe Qeveria fap ua trefishon taksat e pronave shqiptareve dhe perdor justifikimin: "Keshtu na tha FMN-ja!". Shqiptaret e varfer, qe e kane jeten te veshtire sot, ky ligj ua ben jeten te pamundur neser. Dhe ajo qe eshte me e bukura eshte qe jo vetem i trefishojne taksat, por perdorin edhe "sistemin progresiv ne taksim bazuar nė ēmimet e tregut privat". Qė do tė thotė, rritja e ēmimeve tė pronave falė pastrimit tė parasė sė pistė tė drogės apo investimeve tė turistėve, do tė garantojė rritjen e vazhdueshme tė taksės sė pronės nė vitet nė vazhdim!

    Debati sot nė Tiranė, sipas ustallarėve tė blerė tė Edi Ramės ėshtė pėr njė kullė nė mes tė Tiranės qė Rama i dha lejen e ndėrtimit me firmėn e tij jo pėr kėtė ligj qė do tė falimentojė 60% tė familjeve tė varfėra shqiptare. Produkti i kėtij ligji ėshtė rritja e hovit tė shpopullimit tė vendit. Kur ua merr shpirtin qytetarėve me taksa tė larta, ata votojnė me kėmbėt e tyre dhe ikin nga ai vend. Por kjo nuk i shqetėson shumė baronėt e drogės dhe argatėt e tyre nė qeveri. Misioni i tyre ėshtė ta kthejnė Shqipėrinė nė njė pashallėk tė bukur ku ata janė pashallarė, dhe gjithė shqiptarėt janė punonjės me mėditje.

    Zgjohuni shqiptarė nga gjumi sa nuk ėshtė tepėr vonė! Rrezikoni tė ngeleni njerėz pa Atdhe!
    Tė korruptuarit e hajdutėt nuk e kanė vendin nė Qeveri, e kanė vendin nė burg!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 08-08-2023 mė 12:08

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Qeveria e Qametit trefishon taksat e pronave si pėr qytetin edhe fshatin duke filluar nga viti

    Taksa e pronės/ Pėrjashtohen hotelet e luksit me 4 dhe 5 yje

    Emri:  edi-rama-hotel-luksi.jpg

Shikime: 449

Madhėsia:  27.1 KB

    Qeveria po pėrgatit taksėn e pronės qė do tė rėndojė nė xhepat e qytetarėve pėr pasuritė e paluajtshme, qė kanė nė pronėsi, por disa janė mė tė favorizuar se tė tjerėt pėrballė ligjit.

    Projektligji “Pėr taksėn mbi pasurinė e paluajtshme” pėrfshin disa kategori, qė pėrjashtohen nga detyrimi pėr tė paguar taksėn e pasurisė.

    Nėse ėshtė e kuptueshme se taksa e pronės nuk do tė aplikohet mbi shtėpitė e personave qė trajtohen me ndihmė ekonomike, nuk kuptohet pse i shmangen taksės njė shtresė e pasur, siē janė individėt apo kompanitė qė kanė nė pronėsi hotele me 4 apo 5 yje.

    Ky nuk ėshtė rasti i parė kur qeveria kujdeset pėr mė tė pasurit. Nė ligjin pėr investitorėt strategjikė, klientėve tė privilegjuar u ndėrtohen nga shteti sistemi i furnizimit me ujė, sistemi elektrik, rrugėt etj. Po ashtu, disa vite mė parė, Rama u fali dhjetėra miliona euro mė tė pasurve kur vendosi uljen e tatimit mbi dividentin nga 15% qė ishte, nė vetėm 8%.

    Neni 10 nė projektligjin “Pėr taksėn mbi pasurinė e paluajtshme”

    Pėrjashtimet

    1. Pėrjashtohen nga taksa e pasurisė, pasuritė e mėposhtme:

    a) Pronat shtetėrore;

    b) Pronat fetare;

    c) Ndėrtesat e papėrfunduara, qė nė 30 nėntor tė vitit, para vitit tatimor, janė duke u ndėrtuar nė pėrputhje dhe brenda afatit tė ndėrtimit tė pėrcaktuar nė lejen e ndėrtimit;

    ē) Strukturat akomoduese, “Hotel/Resort me katėr dhe pesė yje, status special”, sipas pėrcaktimit nė legjislacionin e fushės sė turizmit, qė janė mbajtės tė njė marke tregtare tė regjistruar dhe njohur ndėrkombėtarisht “brand name”;

    d) Njėsitė rezidenciale tė ndėrtesave qė shfrytėzohen nga qiramarrėsi me qira tė paliberalizuara;

    dh) Njėsitė rezidenciale tė ndėrtesave nė pronėsi ose posedim tė kryefamiljarėve, tė deklaruara si vendbanim, kur kėta tė fundit trajtohen me ndihmė ekonomike;

    e) Njėsitė rezidenciale tė ndėrtesave, tė deklaruara si vendbanim, nė pronėsi ose posedim tė kryefamiljarėve qė pėrfitojnė vetėm pension pleqėrie, pension invaliditeti apo pension social, kur familja e tyre pėrbėhet vetėm nga pensionistė, ose dhe me persona nė ngarkim tė tyre, qė janė tė paaftė pėr punė;

    ė) Banesat sociale nė pronėsinė e pushtetit vendor dhe njėsitė e ndėrtesave qė nė bazė tė marrėveshjeve me Bashkitė pėrdoren nga kėto tė fundit si banesa sociale; dhe

    f) Njėsitė e ndėrtesave qė janė pasuri kulturore nėn mbrojtje tė pėrkohshme ose tė pėrhershme, pėr kohėn nė tė cilėn deklarohet mbrojtja, sipas legjislacionit nė fuqi pėr monumentet e kulturės dhe/ose trashėgiminė kulturore dhe qė pėrdoren vetėm pėr qėllime jofitimprurėse.

    2. Si pėrjashtim ndaj pikės 1, shkronja “a” e kėtij neni, pėrjashtimi nga taksa e pasurisė nuk zbatohet pėr:

    a) Pronat shtetėrore qė janė dhėnė me qira, enfiteozė ose pėrmes ndonjė forme tjetėr pėrdorimi, te personat privatė; dhe

    b) Parcelat nė pronėsinė e shtetit, ku janė ndėrtuar njė apo mė shumė njėsi tė ndėrtesave pa leje ose tė legalizuara, nga posedues ose pronarė tė tjerė tė ndryshėm nga pronarėt e parcelave.

    3. Nė rastet e parashikuara nė pikėn 2 tė kėtij neni, pasuritė e paluajtshme klasifikohen nė kategori tė tjera tė vlerave dhe pronave, nė pėrputhje me rregullat qė pėrcaktohen nė metodologjinė qė miraton Kėshilli i Ministrave, nė zbatim tė nenit 18, pika 5, tė kėtij ligji.


    Lapsi

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-10-2022, 22:58
  2. Qeveria e Qametit: Rritet ēmimi i byrekut me 25%, gjiros 19%
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-04-2022, 11:54
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-12-2016, 02:55
  4. Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 14-01-2015, 21:12
  5. Konventa e PD: Nė 4 vjet, do ta bėjmė fshatin si qytetin
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 01-05-2013, 15:10

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •