Mos u bėrtisni fėmijėve: Neuroshkenca na tregon se si duhet edukuar brezi i ri nė shekullin XXI

Nga Carmen Pérez-Lanzac


Njė grua nė Francė ėshtė e shqetėsuar pėr shėndetin mendor tė fėmijėve. Ajo ka njė mesazh, tė cilin e ēon kudo qė shkon: Ne kemi nevojė pėr njė revolucion nė arsim, pėr tė ndryshuar mėnyrėn se si i trajtojmė fėmijėt.

Pėrparimet e fundit nė neuroshkencė, tregojnė se ndėshkimi, bėrtitja dhe kėrcėnimi jo vetėm qė nuk funksionojnė, por nė fakt e dėmtojnė trurin e tė miturve, duke shkaktuar ndryshime tė pėrhershme, tė cilat nė njė periudhė afatgjatė gjenerojnė probleme tė tilla si depresioni ose ankthi.

Prandaj, ėshtė e rėndėsishme qė shumė prindėr tė nisin tė modifikojnė marrėdhėniet e tyre me fėmijėt. Sado qė i adhurojmė, ndonjėherė ėshtė e vėshtirė tė pėrmbahemi nga bėrtitja ndaj tyre. Vetėkontrolli nuk ėshtė njė gjė e lehtė. Ndėrkohė gurutė e tė ashtuquajturit “edukim pozitiv” kanė miliona ndjekės nė rrjetet sociale, edhe pse disa nuk janė tė vetėdijshėm se ky sektor po pėrjeton njė bum shkencor.

Francezja qė ėshtė nė krye tė njė lėvizje tė tillė quhet Kethrin Gegen, dhe prej 28 vitesh ėshtė pediatre nė spitalin franko-britanik Levallois Perret nė Paris. Si pjesė e fushatės sė saj, Gegen pėrmend tė dhėna globale nga UNICEF:4 nė 5 fėmijė i nėnshtrohen njė edukimi verbal ose fizikisht tė dhunshėm.

80 pėr qind e tyre pėsojnė njė ndėshkimi trupor. Ajo ndan gjithashtu rezultatet e njė sondazhi tė fundit (tetor 2022), tė kryer nė Francė, sipas tė cilit 79 pėr qind e 1.314 e kryefamiljarėve e pranuan se kishin pėrdorur dhunėn psikologjike gjatė edukimit tė fėmijėve tė tyre.

“Ju mund tė mendoni se dhuna nuk ėshtė e pėrhapur, por mė besoni qė ėshtė. Si pediatre, kam dėgjuar shumė prindėr qė mė thonė se kur e humbasin durimin, i ndėshkojnė, kėrcėnojnė apo edhe godasin fėmijėt e tyre”- thotė ajo.

Gegen ishte 44 vjeēe nė vitin 1994, kur u botua njė libėr qė e revolucionarizoi atė qė dinim mbi mendjet tona “Gabimi i Dekartit: Emocioni, arsyeja dhe truri i njeriut” nga neurologu portugez Antonio Damasio, fitues i ēmimit prestigjioz Princi i Asturias nė vitin 2005.

Nė atė libėr, neuroshkencėtari i dha emocioneve dhe ndjenjave tona rolin qė meritojnė nė sjelljen tonė. “Ne i konsideronim tė parėndėsishme. Por emocionet janė thelbėsore. Unė doja t’u jepja atyre rolin e duhur; pasi janė ato qė na bėjnė njerėz”,- thotė Damasio.

Mesazhi i librit ėshtė se Dekarti gaboi dikur kur tha “Unė mendoj, prandaj jam”. Damasio mendon se thėnia e saktė duhet tė jetė “Unė ndjej, prandaj mendoj”. Ai pėrshkroi funksionimin e korteksit paraballor, njė zonė me lėndė gri me trashėsi disa milimetra qė ndodhet mbi zgavrat e syve. Ajo lidh pjesė tė ndryshme tė trurit me tė tjerat, qė pėrcaktojnė reagimin tonė motorik dhe psikologjik.

Ai tregoi se emocionet dhe ndjenjat luajnė njė rol kyē nė racionalitetin tonė. Pėr tė arritur nė kėtė pėrfundim, mati fushat magnetike qė prodhojnė rrymat elektrike qė kalojnė nėpėr sistemin tonė nervor. Dikur ky lloj studimi mund tė kryhej vetėm duke hapur njė kafkė me bisturi.

Nė fillimet e saj neuroshkenca studioi rastet mė tė rėnda; fėmijė jetimė ose viktimat e abuzimeve tė rėnda. “Por pak nga pak, jemi fokusuar mė shumė tek familje mė tė zakonshme”-thotė neurohulumtuesja holandeze Sandra Thijssen, eksperte nė zhvillimin e fėmijėve nė Institutin e Shkencave tė Sjelljes tė Universitetit Radboud.

Nė vitin 2018, Akademia Amerikane e Pediatrisė publikoi njė listė rekomandimesh qė paralajmėronin mbi rreziqet e njė edukimi tė ashpėr. Studimet tregojnė se kur tė miturit qė dhunohen verbalisht arrijnė moshėn e adoleshencės “janė mė pak kreativė dhe kureshtarė, si dhe mė pak tė aftė pėr tė marrė njohuri tė reja dhe mė tė prirur pėr tė pėrjetuar trishtim dhe depresion” thotė David Bueno, biolog i specializuar nė gjenetikė dhe neuroshkencė dhe drejtor i katedrės sė neuroedukimit nė Universitetin e Barcelonės, Spanjė.

Sipas tij aktivizohen tė njėjtat zona tė trurit, ndėrsa ajo qė ndryshon ėshtė marrėdhėnia midis zonave tė ndryshme. “Gjatė njė edukimi negativ, amigdala e trurit bėhet mė reaktive ndaj emocioneve negative dhe zona qė menaxhon emocionet, ajo paraballore, bėhet mė pak e aftė pėr tė menaxhuar ankthin dhe stresin-” theksoi ai.

Ndaj mė tė miturit,sidomos mė apatikėt, e kanė mė tė vėshtirė tė gjejnė motivim nė kėtė jetė. Dhe nė kėrkimin e tyre pėr stimuj, ata mund bėhen tė ndėrvarur nga droga. Psikiatria dhe psikologia australiane Sarah Uitėll nga Qendra e Neuropsikiatrisė nė Melbėrn, zbuloi se rritja nė njė lagje tė varfėr ose tė pa favorizuar shkakton ndryshime nė funksionin njohės dhe shėndetin mendor tė fėmijėve.

Ajo anketoi 7.500 fėmijė nga klasa tė ndryshme shoqėrore, dhe sugjeroi se do tė ishte e dobishme nėse prindėrit dhe mėsuesit e tyre do tė merrnin mbėshtetje, nė mėnyrė qė ata tė kuptojnė se buzėqeshja e shpeshtė ndaj fėmijėve dhe qėndrimi pranė kur janė tė zemėruar ose kur hidhėrohen, mund tė kompensojė aspekte tė tjera negative tė mjedisit tė tyre tė jetesės.

Po ēfarė ndodh nė trurin e njė tė mituri qė ndėshkohet? Siē ka shkruar psikologu, doktori i edukimit Rafa Gerrero, tek fėmija aktivizohen zonat e poshtme tė trurit, ato qė kanė tė bėjnė me mbijetesėn. Nė atė moment ēlirohen doza tė mėdha tė adrenalinės dhe kortizolit, duke nxitur veprimin dhe parandaluar tė menduarit.

Pra ndėshkimi nxit hakmarrjen. “Meqenėse aktivizohet pjesa e bazamentit tė trurit (instinktet dhe emocionet), ėshtė e vėshtirė qė ajo tė lidhen me pjesėn e trurit qė lidhen me tė menduarit kritik, arsyetimi, funksionet ekzekutive, etj. Por nėse nuk mund t’i ndėshkojmė fėmijėt tanė, si mund t’i bėjmė ata tė kuptojnė rregullat qė po pėrpiqemi t’u mėsojmė? Do tė ketė gjithmonė njerėz qė mendojnė se disa shpulla apo mbyllja nė dhomė e njė fėmije 2-vjeēar, do tė ndihmojė nė pėrmirėsimin e sjelljes sė tyre”- thotė psikanalistja franceze Karolin Godman.

Megjithatė, neuroshkenca na tregon njė rrugė tjetėr. Neuropsikologu dhe eksperti i arsimit, Alvaro Bilbao shpjegon se midis prindėrve jashtėzakonisht tė butė qė nuk vendosin kurrė asnjė kufi dhe prindėrve tradicionalė dhe tė ashpėr, ekziston njė grup i madh i ndėrmjetėm qė vendos kufij tė pėrcaktuar, ose tė paktėn pėrpiqet, duke i ndihmuar tė miturit tė fitojnė vetėbesim.

Gegen ėshtė e shqetėsuar pėr atė qė ajo e quan “besnikėri e pakushtėzuar tė fėmijėve ndaj prindėrve tė tyre”. Pra prindėrit qė dikur janė edukuar ashpėr apo bartin shenja tė abuzimit, e pėrsėrisin shpesh atė model. Ajo shpjegon se ēfarė pritet nga njė prind qė pėrpiqet ta edukojė fėmijėn e tyre nė mėnyrėn e duhur:ata janė mbi tė gjitha persona empatikė dhe tė sjellshėm me veten e tyre; janė tė lidhur me emocionet e tyre, dinė si t’i shprehin dhe tė flasin pėr to me fėmijėn e tyre.

“Ata e dinė se rritja e njė fėmije ėshtė burim lumturie, por mund tė jetė gjithashtu jashtėzakonisht e vėshtirė. E dinė se do tė bėjnė gabime, dhe se tė shohėsh prindėrit e tu qė i pranojnė gabimet dhe kėrkojnė falje ėshtė shumė edukative pėr fėmijėn. Kur prindėrit zhvillojnė kėtė dashamirėsi ndaj vetes, ata dinė se si t’ia transmetojnė atė fėmijės sė tyre, dhe nga ana tjetėr kėta tė fundit kanė sukses”- thotė ajo.


/ “El Pais” – Bota.al

https://bota.al/mos-u-bertisni-femij...shekullin-xxi/