Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Çamlik
    Anëtarësuar
    07-08-2023
    Vendndodhja
    Gjermania
    Postime
    9

    Racizmi ndaj shqiptarëve në kishën ortodokse

    Pershendetje vellezer.

    U konvertova në krishterim kur isha 16 vjeç. Gjithçka ishte shumë në rregull. Nuk kam takuar vërtet shumë njerëz të tjerë ortodoksë dhe gjithçka ishte në rregull. Kjo është derisa të shkarkoj mediat sociale për të hyrë në qarqet e krishtera në mënyrë që të mësoj më shumë. E kuptova shpejt se sa toksik dhe racist është komuniteti ortodoks ndaj shqiptarëve. Grekët dhe lindorët e mesëm kontrollojnë narrativën dhe në thelb u markova si "xhihadist kosovar", në momentin kur fillova të hap gojën. Pyes veten nëse ka komunitete ortodokse shqiptare në internet ku mund të mësoj më shumë për besimin tonë pasi kuptova se është më mirë t'i përmbahemi njëri-tjetrit. Gjithashtu do të isha i interesuar të dija përvojat tuaja. Më duket se grekët dhe njerëzit e Lindjes së Mesme si Arameët përdorin besimin dhe Krishtin tonë për të nxitur ambiciet e tyre nacionaliste. Për shembull, greku nuk kishte asnjë problem me Masakrën e Çamit, pasi ata "e kishin merituar", dhe nëse nuk isha dakord me të, unë jam thjesht një pretendues i krishterë dhe po bëj Taqia. Jeni diskriminuar ndonjëherë sepse jeni krenar shqiptar?

    Me respekt

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,960
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Racizmi ndaj shqiptarëve në kishën ortodokse

    Takova njëherë një besimtar të krishterë që ishte lindur e rritur në një familje romano-katolike. Në moshë madhore, 40+ vjeç, vendosi të konvertohet nga romano-katolicizmi në orthodhoksi. Dhe pasi hyri brenda Kishës Orthodhokse, u bë pjesë e saj, ai bëri dy konstatime:

    1. Ndasi të jashtme

    Ashtu si ty, edhe ai vuri re se Kisha Orthodhokse nuk kish një qendër të vetën. Nuk kish një Vatikan. Nuk kish as edhe një Papë të Pagabueshëm. Por kish peshkopë kishash autoqefale që vetëadministroheshin brenda shteteve përkatëse. Vuri re edhe një gërshetim të besimit me identitetin kulturor dhe etnik të popujve. Ai bënte pjesë në Kishën siriane në Amerikë. Por kish vizituar edhe kishën greke, edhe atë ruse, e kishat e popujve të tjerë ballkanikë. Si me të qeshur ai thosh: "Jam munduar të gjej zëdhënësin e shtypit të Kishës Orthodhokse, sic e kishim ne katolikët në Vatikan, por nuk kam mundur ta gjej dot deri më sot!" Kjo ishte mënyra e tij për të thënë që parë me syrin e botës, Kisha Orthodhokse është e organizuar keq, e dobët, e pambrojtur.

    2. Unitet i brendshëm

    Konstatimi tjetër i madh që bëri ishte se edhe pse orthodhoksët ishin të keqorganizuar në pamjen e jashtme, ata kishin mundur të ruanin për bukuri unitetin e besimit si në dogmë, edhe në adhurim. Sipas tij, orthodhoksët nuk kishin vënë dorë mbi Traditën e Shenjtë të Kishës, por e kishin trashëguar brez pas brezi deri në ditët e sotme. Dhe kjo sipas tij ishte bukuria e Orthodhoksisë: ai greku, shqiptari, serbi, rusi, bullgari, rumuni, mund të mos kenë shumë gjëra të përbashkëta nga ana kulturore apo etnike, por ama po të hyjnë në kishën orthodhokse të njëri-tjetrit do të ndihen si në shtëpinë e tyre. Ajo që besojnë është njësoj. Mënyra si adhurojnë Zotin është njësoj. Liturgjia Hyjnore është e njëjtë. Kupa e Shenjtë e Kungimit ushqen shpirtrat e tyre me Gjakun e Trupin e Krishtit. Dallimi i vetëm është gjuha me të cilën i luten Perëndisë. Dhe përsëri sipas fjalëve të tij: "Ky unitet shpirtëror i brendshëm më mungonte brenda Kishës Katolike! Kjo është arsyeja kryesore përse zgjodha të konvertohem në orthodhoks."

    Shën Kozma Etoliani, predikonte mes shqiptarëve në shekullin e XVIII: "Edhe rënia e Bizantit në duart e turqve nuk duhet parë vetëm si një braktisje e ndëshkim i Zotit! Vërtet turqit na trajtojnë ne të të krishterët si qytetarë të diskriminuar, por të paktën ata nuk na e kanë prekur besimin tonë orthodhoks. Mendoni për një çast sikur Bizanti të mos kish rënë në duart e turqve myslimanë por në duart e latinëve skizmatikë. Nuk do të kishim humbur vetëm lirinë tonë si popull, por do të kishim humbur edhe atë të shenjtin, besimin tonë orthodhoks. Se latinët skizmatikë do të kishin vënë dorë mbi besimin tonë orthodhoks e do të na e tjetërsonin."

    I rikujtoj shpesh të krishterët në këtë forum që Atdheu i të Krishterit Orthodhoks nuk është as Greqia, as Shqipëria, as Rusia e asnjë vend apo popull mbi tokë. Atdheu i të Krishterit Orthodhoks është Mbretëria e Qiellit, që Perëndia Triun ka përgatitur për të gjithë besimtarët që e duan Perëndinë dhe i mbajnë urdhërimet e Zotit. E cilat ishin ato dy urdhërime që na dha Zoti Jisu Krisht me gojën e Tij për të fituar një vend në Mbretërinë e Qiellit.

    - Duaje Perëndinë me gjithë zemër, me gjithë mendje e me gjithë shpirt e mbaji urdhërimet e Zotit në jetën tënde.
    - Duaje fqinjin tënd ashtu siç do veten tënde.

    Që do të thotë, a mund të jesh i krishterë po je rracist e nacionalist?! Jo nuk mund të jesh.

    Siç na mësojnë etërit e shenjtë të Kishës në shekuj: "Krenaria është nëna e të gjitha mëkateve! Përulësia është çelësi i portës së Mbretërisë së Qiellit!"

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 12-08-2023 më 01:36

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    Çamlik (22-08-2023)

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 01-03-2017, 15:57
  2. Filmi "Ballkan Bazar" përdhos Kishën Ortodokse!
    Nga Ermedin në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 17-06-2011, 19:32
  3. Përgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 01-12-2008, 06:05
  4. 1998, Bombe ne kishen Ortodokse te Shkodres
    Nga angeldust në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-02-2003, 15:14
  5. Cfare mendonin reformatoret per Kishen Ortodokse te Lindjes?
    Nga Seminarist në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 27-10-2002, 15:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •