Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 19
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Çamlik
    Anëtarësuar
    07-08-2023
    Vendndodhja
    Gjermania
    Postime
    9

    Përshëndetje

    Unë jam Çamlik.

    Unë jam 19 vjeç dhe jetoj në Gjermani. Unë kam qenë shumë i interesuar për kërkimet gjenealogjike gjatë viteve të fundit dhe kam arritur në shumë përfundime. Unë iu bashkua këtij forumi për të ditur më shumë dhe për të kontaktuar më shumë me trashëgiminë time shqiptare. Unë gjithashtu do të doja të mësoja shqip dhe mendoj se ndërveprimi me të tjerët dhe përdorimi i gjuhës do të më ndihmonte për ta bërë këtë.

    Jam shumë krenar për gjakun tim shqiptar, pasi paraardhësit e mi u internuan në Turqi dhe u dëbuan nga shtëpitë e tyre. Mësova për të gjitha këto gjëra kur hulumtoja pemën time familjare. Është turp që babai im ka ndërruar jetë tashmë. Do të kisha dashur t'i tregoja për këtë. Ai kurrë nuk i dinte rrënjët e tij dhe unë zgjidha një mister familjar.

    Shpresoj se ky postim ju ka dhënë një pasqyrë se kush jam unë.

    Zoti ju bekofte te gjitheve ❤

  2. 6 antarët më poshtë falenderuan Çamlik për mendimin e shprehur në këtë postim:

    AdmiraL (15-08-2023),Albo (09-08-2023),Lulke (26-09-2023),Neteorm (09-08-2023),OO7 (22-04-2024),pranvera bica (30-09-2023)

  3. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,329
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Përshëndetje

    Miresevjen ne forum Çamlik, ke ardhur ne forumin e duhur per te gjithe kerkimet e tua.

    Uroj gjithe te mirat.

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Neteorm për postimin:

    Çamlik (09-08-2023)

  5. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,960
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Përshëndetje

    Miresevjen ne forum,

    Vetem 19 vjeçar dhe je duke kërkuar rrënjët e tua shqiptare? Zoti të ka bekuar me një urtësi që as burrat në moshën e flokëve të bardha nuk e kanë. Uroj që të zbulosh përgjigjet e të gjitha pyetjeve që ke në lidhje me historikun e familjes tuaj. Ku i dihet, mbase rivendos lidhje edhe me pjesëtarë të familjes tuaj në Shqipëri me të cilët ke lidhje gjaku. Forumi shqiptar është hapur dhe vazhdon të ekzistojë në Internet për të rinj si ty që vlerësojnë trashëgiminë e traditën shqiptare dhe duan ta ruajnë e trashëgojnë nga brezi në brez.

    Nëse e frekuenton forumin shqiptar përditë duke lexuar dhe duke shkruajtur (edhe me ndihmën e përkthyesve në linjë), të garantoj unë që brenda 1 muaji do lexosh rrjedhshëm e do kuptosh e brenda 3 muajsh do ta flasësh gjuhën shqipe. Pas luftës në Kosovë në vitin 1999, 2 milion shqiptarë nga Kosova dhe qindra mijëra të tjerë të lindur në Perëndim mësuan shqip dhe perfeksionuan gjuhën e tyre shqipe duke marrë pjesë në forumin shqiptar përditë. Eshtë një nga kontributet më të mëdha të forumit shqiptar në këto 20 vjet që ka qenë në linjë.

    Eshtë e vështirë për ne shqiptarët sot të ndihemi krenarë kur shqiptarët po e braktisin Shqipërinë në masë duke emigruar jashtë vendit. Shembulli yt dhe postimi yt i jep zemrës sime shpresë.

    Zoti të bekoftë!

    Albo

  6. 3 antarët më poshtë falenderuan Albo për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Çamlik (10-08-2023),Neteorm (10-08-2023),pranvera bica (30-09-2023)

  7. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,939

    Për: Përshëndetje

    Citim Postuar më parë nga Çamlik Lexo Postimin
    Unë jam Çamlik.

    Unë jam 19 vjeç dhe jetoj në Gjermani. Unë kam qenë shumë i interesuar për kërkimet gjenealogjike gjatë viteve të fundit dhe kam arritur në shumë përfundime. Unë iu bashkua këtij forumi për të ditur më shumë dhe për të kontaktuar më shumë me trashëgiminë time shqiptare. Unë gjithashtu do të doja të mësoja shqip dhe mendoj se ndërveprimi me të tjerët dhe përdorimi i gjuhës do të më ndihmonte për ta bërë këtë.

    Jam shumë krenar për gjakun tim shqiptar, pasi paraardhësit e mi u internuan në Turqi dhe u dëbuan nga shtëpitë e tyre. Mësova për të gjitha këto gjëra kur hulumtoja pemën time familjare. Është turp që babai im ka ndërruar jetë tashmë. Do të kisha dashur t'i tregoja për këtë. Ai kurrë nuk i dinte rrënjët e tij dhe unë zgjidha një mister familjar.

    Shpresoj se ky postim ju ka dhënë një pasqyrë se kush jam unë.

    Zoti ju bekofte te gjitheve ❤
    Mire se erdhe ne forumin shqiptar

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar ATMAN për postimin:

    Çamlik (13-08-2023)

  9. #5
    Moderator Maska e AdmiraL
    Anëtarësuar
    25-05-2004
    Vendndodhja
    Rheinfelden - Baden-Württemberg
    Postime
    759

    Për: Përshëndetje

    Pershendetje,

    Mire se erdhe, kaloni sa me mire mes nesh.

    Jeni ne vendin e duhur, pasi ketu jo vetem Shqip qe meson, por do te mesosh cdo gje rreth popullit Shqiptar pa dallim. Thjesht vetem kushoja pak kohe dhe forumit dhe meson gjera saqe nuk te duhet asnje vend tjeter qe te mesosh.

    Viel Spaß mit uns..
    Forca MILAN - is Champion and only Champion!

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar AdmiraL për postimin:

    Çamlik (22-08-2023)

  11. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2013
    Postime
    5

    Për: Përshëndetje

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Pas luftës në Kosovë në vitin 1999, 2 milion shqiptarë nga Kosova dhe qindra mijëra të tjerë të lindur në Perëndim mësuan shqip dhe perfeksionuan gjuhën e tyre shqipe duke marrë pjesë në forumin shqiptar përditë. Eshtë një nga kontributet më të mëdha të forumit shqiptar në këto 20 vjet që ka qenë në linjë.

    Albo
    Kjo nuk eshte shume e vertete, po jemi mesu me lexu keso pasaktesira nga ti o Albo. Po pse more njeri e ekzagjeron keshtu, Shqiptaret e Kosoves flasin shqip, me shqip se ti dhe shumica ketu.2 milione shqiptare te Kosoves thote e kane mesu shqipen ne forumin shqiptar. Hajde mendje hajde.

    Ti nese ke per qellim ta promovosh forumin, i cili ka pesuar renie te dukshme, kjo nuk eshte menyra ma e mire, se eshte 100% e pasakte. Kete e di edhe femija ne djep.

  12. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,960
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Përshëndetje

    Citim Postuar më parë nga Lisiani Lexo Postimin
    Kjo nuk eshte shume e vertete, po jemi mesu me lexu keso pasaktesira nga ti o Albo. Po pse more njeri e ekzagjeron keshtu, Shqiptaret e Kosoves flasin shqip, me shqip se ti dhe shumica ketu.2 milione shqiptare te Kosoves thote e kane mesu shqipen ne forumin shqiptar. Hajde mendje hajde.

    Ti nese ke per qellim ta promovosh forumin, i cili ka pesuar renie te dukshme, kjo nuk eshte menyra ma e mire, se eshte 100% e pasakte. Kete e di edhe femija ne djep.
    A e di pse forumi shqiptar ishte aq popullor dhe i frekuentuar ne fillimet e viteve 2000 në Internet? Pasi ishte komuniteti i parë i hapur në Internet në gjuhën shqipe. Për shqiptarët nga mbarë bota të komunikojnë me njëri-tjetrin në gjuhën e tyre. Kish faqe plot për Shqipërinë në Internet, por të gjitha ishin në gjuhë të huaj, anglisht, dhe të gjitha përpiqeshin të prezantonin Shqipërinë e shqiptarët në botën jo-shqipfolëse. Dhe ja tek del një faqe modeste që mbledh shqiptarët në mbarë botën dhe u thotë: hajdeni diskutoni me njëri-tjetrin në gjuhën shqipe të gjitha problemet e jetës suaj.

    Në vite, kam marrë personalisht plot mesazhe nga antarët e vizitorët e forumit ku kanë shprehur falenderimin dhe mirënjohjen e tyre për punën time me forumin. Dhe gati të gjithë më falenderonin për dy gjëra: 1) ndihma me perfeksionimin dhe pasurimin e fjalorit të tyre shqip (shumica jetojnë në vende si Zvicër e Gjermani) 2) është kënaqësi e veçantë të diskutosh e mësosh nga shqiptarë që jetojnë në të gjitha trevat shqiptare dhe në mbarë botën. Kjo e dyta ishte mënyra e tyre për të thënë se kanë një vetëdije kombëtare më të gjerë e më të thellë se ajo që trashëguan nga tradita familjare.

    Albo nuk promovon forume. Albo promovon të vërtetën! Dhe filozofi i vjetër Platon ka thënë: "Asnjë njeri nuk urrehet më shumë se sa ai që thotë të vërtetën!"

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 17-08-2023 më 22:30

  13. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    pranvera bica (30-09-2023)

  14. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,308

    Për: Përshëndetje

    Mirë se vjen në Forum Çamlik ! Një rrugëtim të mbarë e të bukur !

    Është emocionues kthimi tek rrënjët e tua, origjina e të parëve dhe rrugëtimi i tyre ! Suksese në mësimin e perfeksionimin e Shqipes !

    Zoti të bekoftë dhe ty !

  15. Anetarët më poshtë kanë falenderuar sirena_adria për postimin:

    Çamlik (22-08-2023)

  16. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2013
    Postime
    5

    Për: Përshëndetje

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    A e di pse forumi shqiptar ishte aq popullor dhe i frekuentuar ne fillimet e viteve 2000 në Internet? Pasi ishte komuniteti i parë i hapur në Internet në gjuhën shqipe. Për shqiptarët nga mbarë bota të komunikojnë me njëri-tjetrin në gjuhën e tyre. Kish faqe plot për Shqipërinë në Internet, por të gjitha ishin në gjuhë të huaj, anglisht, dhe të gjitha përpiqeshin të prezantonin Shqipërinë e shqiptarët në botën jo-shqipfolëse. Dhe ja tek del një faqe modeste që mbledh shqiptarët në mbarë botën dhe u thotë: hajdeni diskutoni me njëri-tjetrin në gjuhën shqipe të gjitha problemet e jetës suaj.

    Në vite, kam marrë personalisht plot mesazhe nga antarët e vizitorët e forumit ku kanë shprehur falenderimin dhe mirënjohjen e tyre për punën time me forumin. Dhe gati të gjithë më falenderonin për dy gjëra: 1) ndihma me perfeksionimin dhe pasurimin e fjalorit të tyre shqip (shumica jetojnë në vende si Zvicër e Gjermani) 2) është kënaqësi e veçantë të diskutosh e mësosh nga shqiptarë që jetojnë në të gjitha trevat shqiptare dhe në mbarë botën. Kjo e dyta ishte mënyra e tyre për të thënë se kanë një vetëdije kombëtare më të gjerë e më të thellë se ajo që trashëguan nga tradita familjare.

    Albo nuk promovon forume. Albo promovon të vërtetën! Dhe filozofi i vjetër Platon ka thënë: "Asnjë njeri nuk urrehet më shumë se sa ai që thotë të vërtetën!"

    Albo

    Te verteten e gjymte. Nuk te urrej une ty Albo,e sidomos nese e flet te verteten, po ajo nuk ke e vertete. Nuk do te thote qe urrehesh kur tjeret nuk pajtohen me ty. Po ti gjithmone ke vuajtur nga deliri i madheshtise. Sidoqofte hyra vetem per korrigjim se mi vrau syte ajo fjali apo gjysem fjali. E vertete qe ky forum ka qene si pike bashkimi per shqiptaret,nga diaspora e trojet shqiptare, ka sherbyer edhe si burim i informacionit dhe dijes per shume njerez, por kur njeriut i rritet mendja, mund te ndryshojne gjerat, per negativisht fatkeqesisht ndonjehere. Gjakovaret te nemin/mallkojne keshtu "Hajt bace tu rrit mendja"

  17. #10

    ti i paske thënë të gjitha:
    unë po shotj vetëm këtë, nëse është dikush që e ke shkatërruar këtë forum, është pikërisht ky ... dhe ka bërë mëkat të pafalshëm se ka shkatërruar dicka me vlera.
    e sheh, sot , kur hyn në këtë forum të vie të qash si është katandisur.
    Haram të qoftë Albo.

    PS. Por mos harro edhe forumet tjera hic më mirë nuk janë.
    gjithandej stafi është katastrofë, sic e the edhe ti vuajnë nga deliri i madhështisë.
    Paramendo sikur këta të kishin dicka më të madhe në dorë!!!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  18. Anetarët më poshtë kanë falenderuar projekti21_dk për postimin:

    pranvera bica (30-09-2023)

  19. #11
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,329
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Përshëndetje

    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    ti i paske thënë të gjitha:
    unë po shotj vetëm këtë, nëse është dikush që e ke shkatërruar këtë forum, është pikërisht ky ... dhe ka bërë mëkat të pafalshëm se ka shkatërruar dicka me vlera.
    e sheh, sot , kur hyn në këtë forum të vie të qash si është katandisur.
    Haram të qoftë Albo.

    PS. Por mos harro edhe forumet tjera hic më mirë nuk janë.
    gjithandej stafi është katastrofë, sic e the edhe ti vuajnë nga deliri i madhështisë.
    Paramendo sikur këta të kishin dicka më të madhe në dorë!!!
    Mqse këtë forum e ka prishur Albo, kisha disa pyetje po forumet e tjera që sapo vijnë e shuhen dalëngadalë e ka fajin po Albo?!

    Në eksperiencën time, kur dicka nuk shkon mirë faktorët janë të shumtë një ndër ata janë rrjetet sociale ku i kanë zhvarrosur forumet dhe humbin rëndësinë e tyre.

  20. #12
    ..Mos me prek!! Maska e Lulke
    Anëtarësuar
    18-11-2014
    Postime
    1,679

    Për: Përshëndetje

    Shume kohe pa hyr ne kte forum mendova se nuk ekziston me ne fakt .
    Mire se erdhe ti djaloshi nga Gjermania .

    Sa per aktivitetin dy faqe ekzistojn akoma pervec kesaj . Duket sikurse i ka ren vlera forumeve e Eshte per te ardhur keq .

    Po perfitoj te pershendes mikun tim @Serafim jam qe jam .
    It`s not that you can`t ...It`s that you won`t .

  21. 2 antarët më poshtë falenderuan Lulke për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Neteorm (26-09-2023),SERAFIM DILO (26-09-2023)

  22. #13
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,529

    Për: Përshëndetje

    Pershendetje Lulke,na mori malli shpresoj te jesh e t'ja kalosh sa me mire.

    Dikur forumet ishin si qyteti,sot jane kthyer ne fshatra per pleq. Kur shkruan ne forum ke kohe te pish kafen,te shofesh filxhanin edhe te rutollosh tespiet po i pate....sepse ato qe shkruan i lexon po prap vete,me pak fjal ose flet me veten ose i pergjigjesh po prap vetes.

    Edhe njehere te pershendes dhe mu be qejfi per pershendetjen.

    Emri:  1199.jpg

Shikime: 260

Madhësia:  21.4 KB
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 26-09-2023 më 14:45

  23. 2 antarët më poshtë falenderuan SERAFIM DILO për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Lulke (09-01-2024),Neteorm (27-09-2023)

  24. #14
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690

    Për: Përshëndetje

    Kurre ne jete nuk kam perjetuar te me quajne [ dmth akuzojne per ] "mendjemadh" njerezit modest te perulur e qe ia dijne turrin vetes, perkundrazi kete e bejne dhe kane bere vetem njerezit qe kane pasur nje mbivlersim skandaloz vetes, njerez me ambicje e aspirata pertej cdo estimacioni te aftesise te tyre te lindura e te rritura, njerez tipik fodull dhe bosh e shterpe per nga vlerat njerzore shoqerore apo ruana zot qytetare.

    Kjo besojme u sqarua.

    U hap si teme shpotije ceshtja e vyshjkes e venitjes se formumit gjegjes, dhe pergjithesisht kultures forumore - e cila per shkaqet e sapocekura dhe per shkaqet qe do te cekim me tani ne vazhdim - por edhe e forumeve tjera te cilat kurre nuk arriten te zhvillohen e te rriten sa forumi i pare, ka bere qe ne sot te mos kemi nje Forum te zhvilluar, te pjekur dhe te konsoliduar te Mendimit Shqiptar.

    Mbaj mend si para 100 vitesh kur forumet sapo ishin shpikur nga bota angofone ( dhe se kjo gje nuk kishte ndodhur ne te egren por ne menyre procedurale ne menyre te civilizuar e te paraplanifikuar ) te cilet duke parashikuar sjelljet njerzore dhe duke parashkurar rregullore te cilat parandalojne devijime qe mund te behen shkak i prishjes se natyres se lire dhe te ndershme te komunikimit apo shkembimit te qendrimeve, botkuptimeve, ideve dhe dijes mes pjesmarresve aktiv dhe lexuesve pasiv te permbajtjeve te gjeneruara, te investuara, e deponuara te forumit.

    Nje nder rregullat e para qe kam lexuar, dmth me te rendesishme dhe kretesisht ne krye te rregullores [ qe si duket atehere ka qene standard i perpiluar nga njerez profesional te fushes se sociologise dhe bihejviorizmit dhe komunikimit interpersonal ] sepse 2-3 forume qe i kam vizituar mbase edhe regjistruar ne ate kohe aplikonin te njejten rregullore - me nje fjale kisha lexuar vetem 3-4 paragrafet e para ku thuhej dhe do te mundohem te parafrazoj thelbin e asaj qe i ipnin rendesine primare.

    Ndalohet:
    1. Bashkimi ne grupe. ( Krijimi i bandave forumore ).
    2. Sulmet e organizuara apo grupore ndaj nje individi, do marrin denimin maksimal.
    [ une u pata perjashtuar vetem se kritikova nje klijent qe e kishin kritikuar edhe 2-3 clinte tjere me heret, i dyshuar si komplotist ]
    3. Diskutimi i personave ne teme [thread] si dhe cdo gje me natyre ad hominem eshte thyerje e rende e rregullores.

    Si perfundim dhe pa u zjgartur ne studimin e rreulave tjera qe dalin vetvetiu nga parimet e civilitetit virutal ne menyre te detajuar e shkencore do i pres drute shkurt :: Ajo qe i ka ca kurrizin enes mbajtese te ketij forumi [ ashtu sikunder edhe tjereve me vone] eshte mungesa e plote e parimeve civile te rregullave te me siperme.

    Ne vend se te ecet ne pajtim me 'biologjine' e rregullave natyrore qe kerkojne proceset e formesimit natyral, zhvillimit dhe vitalizimit te forumit perbrenda civilitetit virtual, perkundrazi - jane lejuar dhe perdorur grupet me nderlidhje private per te hypur njerez te tyre [korruptuar etikisht dhe moralisht ] ne shkallen e hiererkise moderatore dhe udheheqese te forumit gjegjes. Duke krijuar keshtu kushe krejtesisht artificiale dhe te panevojshme, te rritjes se tumoreve dhe krijimit te interesave te panatyrshme e malinje perbrenda popullates ekzistuese.

    Grupet e forta konspirative kane pasur supermoderatoret e tyre prerezentativ si dhe jo rralle edhe nje grusht moderatoresh te rangut II e III. Me te cilet bashkarisht kane ber lufte te hapur ndaj popullates se sinqerte e te civilizuar kibernetike, duke i bulizuar vazhdimisht duke i ofenduar fshire postimet vjedhur permbajtja origjinale perjashtuar; nderkohe tema te posacme me ate permbajte "per t'i rritur namin vetes", nja dy a tre konspirator te grupit. ekmr.

    Keshtu, nga nje medium komunikmi forumi u shnderrua ne mejdan bandash qe bashkerisht u hanin mishte popullates qytetare se painkuadruar ne krim. Deri sa u sos burimi. Dhe si perfundim: Ra Bizanti, jo me s'po bie nje forum i nje populli kaq te varfer dhe te vogel... Ne numer!

    { !Qenka bere vone... }
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  25. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Baptist për postimin:

    Lisiani (04-10-2023)

  26. #15
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Përshëndetje

    Pershendetje Camlik! Si po kalon ketu?

  27. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2013
    Postime
    5

    Për: Përshëndetje

    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    ti i paske thënë të gjitha:
    unë po shotj vetëm këtë, nëse është dikush që e ke shkatërruar këtë forum, është pikërisht ky ... dhe ka bërë mëkat të pafalshëm se ka shkatërruar dicka me vlera.
    e sheh, sot , kur hyn në këtë forum të vie të qash si është katandisur.
    Haram të qoftë Albo.

    Ke pase qef ti Adem ketu me nejt me cika te reja tu sill poshte e perpjete me do fare anagramash a cka jane kane ata.

  28. #17
    ..Mos me prek!! Maska e Lulke
    Anëtarësuar
    18-11-2014
    Postime
    1,679

    Për: Përshëndetje

    O Seroooooo me knaqe .��
    Po pleq jemi ne tani ..po si puna e veres ne kantine . Me shume kalon koha me shije ka.( ti bojm cik qefin vetes ).

    Sidoqofte me vjen mire qe nuk ke ndryshuar aspak .

    Faleminderit per fjalet e ngrohta ne kto dite te acarta te bejn mire per shpirtîn .

    Shpresoj te jesh mire dhe te kesh kalu sa me kendshem kte fund viti .

    Perqafime !��

    Ndryshuar për herë të fundit nga Lulke : 09-01-2024 më 09:03
    It`s not that you can`t ...It`s that you won`t .

  29. #18
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,529

    Për: Përshëndetje

    Per tu plak po plakemi Lulke,por prap tralala ngela,tralalaja me duket si e vetmja armë per te luftuar pleqerine...

    Ti respektin dhe fjalet e mira i ke merituar gjithmone. Te pershendes.

    Emri:  4.jpg

Shikime: 177

Madhësia:  30.1 KB

  30. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    Lulke (18-01-2024)

  31. #19
    ..Mos me prek!! Maska e Lulke
    Anëtarësuar
    18-11-2014
    Postime
    1,679

    Për: Përshëndetje

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Per tu plak po plakemi Lulke,por prap tralala ngela,tralalaja me duket si e vetmja armë per te luftuar pleqerine...

    Ti respektin dhe fjalet e mira i ke merituar gjithmone. Te pershendes.

    Emri:  4.jpg

Shikime: 177

Madhësia:  30.1 KB
    Hahaha fiks . Po aman o Sero se shnetin te kemi dhe si e ka ajo kenga jone hit :

    https://youtu.be/AQWd4528FnA?si=fp_jyNHrqVsqXXGu

    Se kam harru te ve foto .
    Je njesh e faleminderit qe je akoma ne kte faqe .
    Te qesh sa tme dhembin brinjet 🤣

    Busa si e kam ? Nga behet??
    It`s not that you can`t ...It`s that you won`t .

Tema të Ngjashme

  1. Përshëndetje
    Nga edi.br në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 02-10-2010, 05:23
  2. Përshëndetje
    Nga Eastern Area në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2010, 11:31
  3. Përshëndetje...!
    Nga leda0404 në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 10-04-2010, 09:45
  4. Përshëndetje!
    Nga vali@ në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 09-04-2010, 16:27
  5. Përshëndetje
    Nga engjell.H në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 03-04-2010, 05:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •