Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Çamlik
    Anëtarësuar
    07-08-2023
    Vendndodhja
    Gjermania
    Postime
    9

    Përshëndetje

    Unë jam Çamlik.

    Unë jam 19 vjeç dhe jetoj në Gjermani. Unë kam qenë shumë i interesuar për kërkimet gjenealogjike gjatë viteve të fundit dhe kam arritur në shumë përfundime. Unë iu bashkua këtij forumi për të ditur më shumë dhe për të kontaktuar më shumë me trashëgiminë time shqiptare. Unë gjithashtu do të doja të mësoja shqip dhe mendoj se ndërveprimi me të tjerët dhe përdorimi i gjuhës do të më ndihmonte për ta bërë këtë.

    Jam shumë krenar për gjakun tim shqiptar, pasi paraardhësit e mi u internuan në Turqi dhe u dëbuan nga shtëpitë e tyre. Mësova për të gjitha këto gjëra kur hulumtoja pemën time familjare. Është turp që babai im ka ndërruar jetë tashmë. Do të kisha dashur t'i tregoja për këtë. Ai kurrë nuk i dinte rrënjët e tij dhe unë zgjidha një mister familjar.

    Shpresoj se ky postim ju ka dhënë një pasqyrë se kush jam unë.

    Zoti ju bekofte te gjitheve ❤

  2. 6 antarët më poshtë falenderuan Çamlik për mendimin e shprehur në këtë postim:

    AdmiraL (15-08-2023),Albo (09-08-2023),Lulke (26-09-2023),Neteorm (09-08-2023),OO7 (22-04-2024),pranvera bica (30-09-2023)

  3. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,333
    Postimet në Bllog
    8

    Për: Përshëndetje

    Miresevjen ne forum Çamlik, ke ardhur ne forumin e duhur per te gjithe kerkimet e tua.

    Uroj gjithe te mirat.

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Neteorm për postimin:

    Çamlik (09-08-2023)

  5. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Përshëndetje

    Miresevjen ne forum,

    Vetem 19 vjeçar dhe je duke kërkuar rrënjët e tua shqiptare? Zoti të ka bekuar me një urtësi që as burrat në moshën e flokëve të bardha nuk e kanë. Uroj që të zbulosh përgjigjet e të gjitha pyetjeve që ke në lidhje me historikun e familjes tuaj. Ku i dihet, mbase rivendos lidhje edhe me pjesëtarë të familjes tuaj në Shqipëri me të cilët ke lidhje gjaku. Forumi shqiptar është hapur dhe vazhdon të ekzistojë në Internet për të rinj si ty që vlerësojnë trashëgiminë e traditën shqiptare dhe duan ta ruajnë e trashëgojnë nga brezi në brez.

    Nëse e frekuenton forumin shqiptar përditë duke lexuar dhe duke shkruajtur (edhe me ndihmën e përkthyesve në linjë), të garantoj unë që brenda 1 muaji do lexosh rrjedhshëm e do kuptosh e brenda 3 muajsh do ta flasësh gjuhën shqipe. Pas luftës në Kosovë në vitin 1999, 2 milion shqiptarë nga Kosova dhe qindra mijëra të tjerë të lindur në Perëndim mësuan shqip dhe perfeksionuan gjuhën e tyre shqipe duke marrë pjesë në forumin shqiptar përditë. Eshtë një nga kontributet më të mëdha të forumit shqiptar në këto 20 vjet që ka qenë në linjë.

    Eshtë e vështirë për ne shqiptarët sot të ndihemi krenarë kur shqiptarët po e braktisin Shqipërinë në masë duke emigruar jashtë vendit. Shembulli yt dhe postimi yt i jep zemrës sime shpresë.

    Zoti të bekoftë!

    Albo

  6. 3 antarët më poshtë falenderuan Albo për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Çamlik (10-08-2023),Neteorm (10-08-2023),pranvera bica (30-09-2023)

  7. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029

    Për: Përshëndetje

    Citim Postuar më parë nga Çamlik Lexo Postimin
    Unë jam Çamlik.

    Unë jam 19 vjeç dhe jetoj në Gjermani. Unë kam qenë shumë i interesuar për kërkimet gjenealogjike gjatë viteve të fundit dhe kam arritur në shumë përfundime. Unë iu bashkua këtij forumi për të ditur më shumë dhe për të kontaktuar më shumë me trashëgiminë time shqiptare. Unë gjithashtu do të doja të mësoja shqip dhe mendoj se ndërveprimi me të tjerët dhe përdorimi i gjuhës do të më ndihmonte për ta bërë këtë.

    Jam shumë krenar për gjakun tim shqiptar, pasi paraardhësit e mi u internuan në Turqi dhe u dëbuan nga shtëpitë e tyre. Mësova për të gjitha këto gjëra kur hulumtoja pemën time familjare. Është turp që babai im ka ndërruar jetë tashmë. Do të kisha dashur t'i tregoja për këtë. Ai kurrë nuk i dinte rrënjët e tij dhe unë zgjidha një mister familjar.

    Shpresoj se ky postim ju ka dhënë një pasqyrë se kush jam unë.

    Zoti ju bekofte te gjitheve ❤
    Mire se erdhe ne forumin shqiptar

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar ATMAN për postimin:

    Çamlik (13-08-2023)

  9. #5
    Moderator Maska e AdmiraL
    Anëtarësuar
    25-05-2004
    Vendndodhja
    Rheinfelden - Baden-Württemberg
    Postime
    772

    Për: Përshëndetje

    Pershendetje,

    Mire se erdhe, kaloni sa me mire mes nesh.

    Jeni ne vendin e duhur, pasi ketu jo vetem Shqip qe meson, por do te mesosh cdo gje rreth popullit Shqiptar pa dallim. Thjesht vetem kushoja pak kohe dhe forumit dhe meson gjera saqe nuk te duhet asnje vend tjeter qe te mesosh.

    Viel Spaß mit uns..
    Forca MILAN - is Champion and only Champion!

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar AdmiraL për postimin:

    Çamlik (22-08-2023)

  11. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2013
    Postime
    8

    Për: Përshëndetje

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Pas luftës në Kosovë në vitin 1999, 2 milion shqiptarë nga Kosova dhe qindra mijëra të tjerë të lindur në Perëndim mësuan shqip dhe perfeksionuan gjuhën e tyre shqipe duke marrë pjesë në forumin shqiptar përditë. Eshtë një nga kontributet më të mëdha të forumit shqiptar në këto 20 vjet që ka qenë në linjë.

    Albo
    Kjo nuk eshte shume e vertete, po jemi mesu me lexu keso pasaktesira nga ti o Albo. Po pse more njeri e ekzagjeron keshtu, Shqiptaret e Kosoves flasin shqip, me shqip se ti dhe shumica ketu.2 milione shqiptare te Kosoves thote e kane mesu shqipen ne forumin shqiptar. Hajde mendje hajde.

    Ti nese ke per qellim ta promovosh forumin, i cili ka pesuar renie te dukshme, kjo nuk eshte menyra ma e mire, se eshte 100% e pasakte. Kete e di edhe femija ne djep.

  12. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Përshëndetje

    Citim Postuar më parë nga Lisiani Lexo Postimin
    Kjo nuk eshte shume e vertete, po jemi mesu me lexu keso pasaktesira nga ti o Albo. Po pse more njeri e ekzagjeron keshtu, Shqiptaret e Kosoves flasin shqip, me shqip se ti dhe shumica ketu.2 milione shqiptare te Kosoves thote e kane mesu shqipen ne forumin shqiptar. Hajde mendje hajde.

    Ti nese ke per qellim ta promovosh forumin, i cili ka pesuar renie te dukshme, kjo nuk eshte menyra ma e mire, se eshte 100% e pasakte. Kete e di edhe femija ne djep.
    A e di pse forumi shqiptar ishte aq popullor dhe i frekuentuar ne fillimet e viteve 2000 në Internet? Pasi ishte komuniteti i parë i hapur në Internet në gjuhën shqipe. Për shqiptarët nga mbarë bota të komunikojnë me njëri-tjetrin në gjuhën e tyre. Kish faqe plot për Shqipërinë në Internet, por të gjitha ishin në gjuhë të huaj, anglisht, dhe të gjitha përpiqeshin të prezantonin Shqipërinë e shqiptarët në botën jo-shqipfolëse. Dhe ja tek del një faqe modeste që mbledh shqiptarët në mbarë botën dhe u thotë: hajdeni diskutoni me njëri-tjetrin në gjuhën shqipe të gjitha problemet e jetës suaj.

    Në vite, kam marrë personalisht plot mesazhe nga antarët e vizitorët e forumit ku kanë shprehur falenderimin dhe mirënjohjen e tyre për punën time me forumin. Dhe gati të gjithë më falenderonin për dy gjëra: 1) ndihma me perfeksionimin dhe pasurimin e fjalorit të tyre shqip (shumica jetojnë në vende si Zvicër e Gjermani) 2) është kënaqësi e veçantë të diskutosh e mësosh nga shqiptarë që jetojnë në të gjitha trevat shqiptare dhe në mbarë botën. Kjo e dyta ishte mënyra e tyre për të thënë se kanë një vetëdije kombëtare më të gjerë e më të thellë se ajo që trashëguan nga tradita familjare.

    Albo nuk promovon forume. Albo promovon të vërtetën! Dhe filozofi i vjetër Platon ka thënë: "Asnjë njeri nuk urrehet më shumë se sa ai që thotë të vërtetën!"

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 17-08-2023 më 22:30

  13. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    pranvera bica (30-09-2023)

  14. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,964

    Për: Përshëndetje

    Mirë se vjen në Forum Çamlik ! Një rrugëtim të mbarë e të bukur !

    Është emocionues kthimi tek rrënjët e tua, origjina e të parëve dhe rrugëtimi i tyre ! Suksese në mësimin e perfeksionimin e Shqipes !

    Zoti të bekoftë dhe ty !

  15. Anetarët më poshtë kanë falenderuar sirena_adria për postimin:

    Çamlik (22-08-2023)

  16. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2013
    Postime
    8

    Për: Përshëndetje

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    A e di pse forumi shqiptar ishte aq popullor dhe i frekuentuar ne fillimet e viteve 2000 në Internet? Pasi ishte komuniteti i parë i hapur në Internet në gjuhën shqipe. Për shqiptarët nga mbarë bota të komunikojnë me njëri-tjetrin në gjuhën e tyre. Kish faqe plot për Shqipërinë në Internet, por të gjitha ishin në gjuhë të huaj, anglisht, dhe të gjitha përpiqeshin të prezantonin Shqipërinë e shqiptarët në botën jo-shqipfolëse. Dhe ja tek del një faqe modeste që mbledh shqiptarët në mbarë botën dhe u thotë: hajdeni diskutoni me njëri-tjetrin në gjuhën shqipe të gjitha problemet e jetës suaj.

    Në vite, kam marrë personalisht plot mesazhe nga antarët e vizitorët e forumit ku kanë shprehur falenderimin dhe mirënjohjen e tyre për punën time me forumin. Dhe gati të gjithë më falenderonin për dy gjëra: 1) ndihma me perfeksionimin dhe pasurimin e fjalorit të tyre shqip (shumica jetojnë në vende si Zvicër e Gjermani) 2) është kënaqësi e veçantë të diskutosh e mësosh nga shqiptarë që jetojnë në të gjitha trevat shqiptare dhe në mbarë botën. Kjo e dyta ishte mënyra e tyre për të thënë se kanë një vetëdije kombëtare më të gjerë e më të thellë se ajo që trashëguan nga tradita familjare.

    Albo nuk promovon forume. Albo promovon të vërtetën! Dhe filozofi i vjetër Platon ka thënë: "Asnjë njeri nuk urrehet më shumë se sa ai që thotë të vërtetën!"

    Albo

    Te verteten e gjymte. Nuk te urrej une ty Albo,e sidomos nese e flet te verteten, po ajo nuk ke e vertete. Nuk do te thote qe urrehesh kur tjeret nuk pajtohen me ty. Po ti gjithmone ke vuajtur nga deliri i madheshtise. Sidoqofte hyra vetem per korrigjim se mi vrau syte ajo fjali apo gjysem fjali. E vertete qe ky forum ka qene si pike bashkimi per shqiptaret,nga diaspora e trojet shqiptare, ka sherbyer edhe si burim i informacionit dhe dijes per shume njerez, por kur njeriut i rritet mendja, mund te ndryshojne gjerat, per negativisht fatkeqesisht ndonjehere. Gjakovaret te nemin/mallkojne keshtu "Hajt bace tu rrit mendja"

  17. #10

    ti i paske thënë të gjitha:
    unë po shotj vetëm këtë, nëse është dikush që e ke shkatërruar këtë forum, është pikërisht ky ... dhe ka bërë mëkat të pafalshëm se ka shkatërruar dicka me vlera.
    e sheh, sot , kur hyn në këtë forum të vie të qash si është katandisur.
    Haram të qoftë Albo.

    PS. Por mos harro edhe forumet tjera hic më mirë nuk janë.
    gjithandej stafi është katastrofë, sic e the edhe ti vuajnë nga deliri i madhështisë.
    Paramendo sikur këta të kishin dicka më të madhe në dorë!!!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  18. Anetarët më poshtë kanë falenderuar projekti21_dk për postimin:

    pranvera bica (30-09-2023)

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përshëndetje
    Nga edi.br në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 02-10-2010, 05:23
  2. Përshëndetje
    Nga Eastern Area në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2010, 11:31
  3. Përshëndetje...!
    Nga leda0404 në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 10-04-2010, 09:45
  4. Përshëndetje!
    Nga vali@ në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 09-04-2010, 16:27
  5. Përshëndetje
    Nga engjell.H në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 03-04-2010, 05:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •