Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,069
    Postimet në Bllog
    18

    "Lëvizja e peshqirëve" në Greqi kërkon të çlirojë plazhet publike nga pushtimi i biznesve private

    “Lëvizja e peshqirëve” në Greqi kërkon të rimarrë plazhet

    Një numër në rritje grekësh po dalin në rrugë për të kërkuar rikthimin e plazheve publike falas në vend, siç parashikohet në ligj.

    Nga Eleni Stamatoukou

    Emri:  Falasarna_Beach.jpg

Shikime: 104

Madhësia:  63.2 KB
    Plazhi Falasarna, Kretë, Greqi. Foto ilustruese: Wikipedia.


    Një lëvizje protestë e nisur në ishullin grek të Rodosit është përhapur në veri të vendit me aktivistët e të ashtuquajturës “Lëvizja e peshqirëve” që protestojnë në Halkidiki për rikthimin e plazheve publike në Greqi.

    Grekët janë gjithnjë e më të frustruar nga marrja në dorëzim e zonave të mëdha të vijës bregdetare nga bizneset private që kufizojnë në mënyrë të paligjshme aksesin në plazhe dhe shpesh paguajnë shuma të tepruara për qiranë e shezloneve.

    Të dielën, banorët e Nikitit dhe Nea Potideas në Halkidiki brohoritën “bregdeti është i popullit” dhe “çdo plazh do të jetë i lirë”.

    Duke caktuar një protestë të re, organizatorët deklaruan: “Ne kërkojmë të drejtat tona, mbrojmë hapësirat publike.”

    Lëvizja e Peshqirëve filloi në qershor në ishullin Rodos. Ajo u përhap në ishullin Paros, ku banorët matën sipërfaqen e plazhit të zënë nga çadrat e dielli dhe dokumentuan zgjerimin e tij pavarësisht mungesës së lejeve në shumë raste. Naxos, Kreta dhe Atika pasuan.

    Ligji grek nuk njeh plazhe private. Megjithatë, sipas një raporti nga televizioni publik i Greqisë, rreth 80 për qind e plazhit Falasarna të Kretës – i konsideruar si një nga më të bukurit në botë dhe pjesë e rrjetit të zonave të mbrojtura Natura 2000 – është rrethuar nga bizneset private që operojnë pa leje. Gjobat me të cilat përballen kapin afërsisht gjysmën e fitimeve të një dite, për të cilën kritikët thonë se është shumë e ulët për të vepruar si një pengesë.

    Në maj, Gjykata e Lartë e Greqisë u dërgoi një memo prokurorëve duke përsëritur se mbetet e paligjshme bllokimi i aksesit në plazhet publike dhe se ata që shkelin rregullat duhet të sanksionohen.


    BIRN

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,069
    Postimet në Bllog
    18

    Për: "Lëvizja e peshqirëve" në Greqi kërkon të çlirojë plazhet publike nga pushtimi i biznesve priva

    Qytetarët grekë kundër mafies së shezlonëve të plazhit. Po në Shqipëri?

    Emri:  Capture-43.jpg

Shikime: 35

Madhësia:  35.9 KB

    Në Greqi ka filluar sherrnaja dhe protestat për vende në plazh pasi janë çmimet një ferr i vertetë. Por në Shqipëri çmimet janë edhe me keq, pra më të larta. Grekët që janë me të pasur se shqiptarët ngrihen në protesta, ndërsa në Shqipëri askush nuk ngre zërin përballë mafies së shezlonëve.

    Ja shkrimi botuar nga media shtetrore gjermane DW:

    Kush shkon në plazh në Greqi, e ka të vështirë të gjejë një vend për të vendosur peshqirin dhe çadrën e vet. Anë e mbanë hapësira është zënë meshezlonë e çadra. Prej radhëve me çadrat uniformë as që mund të shijohet panorama e detit. Këto orendi plazhi vendosen nga sipërmarrje, hotelierë, menaxherë baresh e kafenesh, të cilët kërkojnë qira për përdorimin e tyre – deri në 120 euro dita kushton një shezlon luksoz në ishullin e Kykladeve, Paros.

    Por ndaj këtij biznesi është krijuar rezistencë. Lëvizja qytetare, që proteston kundër privatizimit ilegal të plazheve. “Ne mbrojmë të drejtën e qytetarëve dhe të vizitorëve të ishullit për akses të lirë në plazhet, që ne i duam”, shkruan “lëvizja e Paros për mbrojtjen e plazheve” në faqen e saj të Facebookut. “Vera (plazhi) greke është pjesë e shpirtit tonë, është pjesë e identitetit tonë, ne nuk lejojmë, që të na e marrin këtë!”.

    Asnjë vend i lirë në plazhe

    Në media aktivistët i quajnë “lëvizja e peshqirëve”. Por Konstantinos Bizas, prefekt i Paros dhe ishullit më të vogël Antiparos nuk e pranon këtë emërtim. Ai preferon termin lëvizje qytetare për mbrojtjen e plazheve. Sepse qëllimi është që të ruhen plazhet për publikun. “Sipas ligjit 50 vetëm përqind e plazheve lejohet t’u jepen sipërmarrjeve për përdorim biznesi, pjesa tjetër prej 50 përqind duhet të jetë hapësirë e lirë publike. E nëse kemi të bëjmë me zona të mbrojtura natyrore, lejohen vetëm 30 përqind për shfrytëzim biznesi”, thotë Bizaas në intervistë për DW. Në zgjedhjet e ardhëshme ai do të kandidojë si i pavarur për postin e kryetarit të bashkisë. Deri atëherë ai angazhohet vet në nismën qytetare, që do t’ua kthejë plazhet për përdorim të lirë qytetarëve dhe vizitorëve.

    Paros është ishulli i tretë për nga madhësia në arqipelagun e Kykladeve, direkt pranë ishullit më të madh Naxos.

    Qytetarët protestojnë kundër privatizimit ilegal

    Ish- mësuesi pensionist, Christos Georgousis është një ndër pjesëtarët e lëvizjes për mbrojtjen e plazheve si hapësira publike. Me kalimin e kohës situata në ishujt e preferuar për të kaluar pushimet po del jashtë kontrollit, thotë ai. Prej dy vjetësh askush nuk është kujdesur më për respektimin e rregullave. Në fillim të qershorit ai ftoi përfaqësuesit e autoriteteve lokale në një takim, për të diskutuar për zgjidhjen e problemit. Rreth 200 vetë morën pjesë. Në fund të korrikut pati dy demonstrata, ku morën pjesë rreth 300 deri në 400 vetë, ndër to edhe të huaj, që banojnë në ishull ose e vizitojnë rregullisht atë.

    “Lëvizja qytetare nuk është kundër turistëve apo sipërmarrjeve”, thotë regjisori i filmave Panos Kekas në bisedë për DW. Aktivistët kërkojnë që të zbatohet ligji, pra që vetëm gjysma e plazheve mund të përdoret për biznes dhe pjesa tjetër duhet të lihet e lirë për publikun. Regjisori që jeton prej 15 vjetësh në ishull ka bërë edhe një film për këtë dukuri, që është e përhapur në të gjithë Greqinë.

    Ekonomi tarafesh dhe struktura mafioze

    Në lëvizjen qytetare në Paros marrin pjesë njerëz nga të gjitha partitë dhe grupmoshat, thekson aktivisti, mësues gjimnazi Tasos Kasapidis. “Lëvizja qytetare ka marre të dhënat nga autoritetet dhe konstatimet e nxjerra i ka vendosur në internet: “Në Paros licenca është dhënë për përdorim biznesi për vetëm 7.500 metra katrorë hapësirë plazhi, por në fakt bizneset kanë zaptuar gjithsej 18.500 metër katror hapësirë.”

    Jo vetëm në Paros, por në mbarë Greqinë hotelet dhe baret ekspandojnë me çadra e shezlone përtej hapësirës së marrë me qira, sepse autoritet nuk i kontrollojnë ato. Në shumë plazhe njerëzve që nuk duan ose nuk janë në gjendje të pagujnë çmimet e larta për shezlonët u refuzohet hyrja në plazh. Sipas legjislacionit grek plazhet janë publike dhe vetëm në kushte të caktuara nga komuna apo autoritete të tjera territore të caktuara mund të jepen me qira.

    Për taktika elektorale ose thjeshtë sepse biznesmenët kanë njohje me politikanët apo kanë lidhje farefisnore, autoritetet bëjnë një sy e një vesh të shurdhër dhe nuk ushtrojnë kontrolle. Rezultati është që fare pak persona përfitojnë financiarisht në kurriz të pjesës dërmuese të qytetarëve.

    (Marrë me shkurtime nga DW)

    Koha Jone

Tema të Ngjashme

  1. TV online , kanale private dhe publike pa pagesë
    Nga Wordless në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-07-2013, 05:46
  2. Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 31-08-2012, 13:07
  3. Privatët detyrojnë pushuesit të paguajnë për plazhet publike
    Nga EuroStar1 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 01-07-2012, 14:14
  4. Lëvizja “Bashkohu” i kërkon Thaçit të shkarkojë këshilltarin e tij
    Nga MafiaWarz në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 11-01-2012, 14:07
  5. Private apo Publike ?
    Nga PINK në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 17-11-2009, 09:26

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •