Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Qeveria e Qametit nxjerr taksën e re të detyrueshme të tërmetit për shqiptarët

    Qeveria propozon fond kombëtar për sigurimin nga tërmetet

    Me këshillën e Bankës Botërore, qeveria shqiptare ka në plan të ngrejë një fond sigurie të financuar nga një pagesë vjetore e detyrueshme nga pronarët e shtëpive për të paguar dëmet e mundshme nga tërmetet në të ardhmen. Primet e sigurimit pritet të përcaktohen nga një vendim qeverie pas miratimit të ligjit.

    Nga Gjergj Erebara

    Emri:  20191128_201633_281119_1_032-2_0juCAaE.jpg

Shikime: 471

Madhësia:  65.7 KB
    Oficere te forcave te armatosura, police dhe punonjes te emergjencave civile duke nxjerre nje person te mbetur nen rrenojat e Hotel Miramare, ne Durres, si pasoje e termetit te fuqishem qe goditi Shqiperine, me magnitude 6.4 balle. Nga shembja e pallateve ne zonen e Durresit pati disa viktima.

    Qeveria shqiptare ka propozuar për debat publik një projektligj që synon krijimin e një skeme shtetërore të sigurimit nga tërmeti, e cila nënkupton një fond rezervë të paguar çdo vit nga pronarët e shtëpive te një agjenci e cila do të duhet të dëmshpërblejë vlerën e shtëpisë së dëmtuar apo shembur nga një tërmet i mundshëm në të ardhmen. [link propozimi]

    Relacioni i qeverisë citon një studim të Bankës Botërore, e cila sugjeron se Shqipëria ka rrezik të humbasë 2 miliardë euro nga tërmetet përgjatë një periudhe 250 vjeçare.

    Shqipëria është goditur nga dymbëdhjetë tërmete me magnitudë mbi 6 që nga viti 1900, por duket se vetëm tërmeti i 26 nëntorit 2019 në Durrës mbart një vlerësim konkret të dëmeve të pësuara.

    Logjika e projektligjit është që përmes një procesi teknik nga fusha e sigurimeve, të arrihet në një shkallë rreziku dhe vlerësim të dëmit potencial, gjë që përcakton edhe masën e primit apo pagesës vjetore që duhet të shlyhet nga të siguruarit për të përfituar kompensim. Fjala vjen, nëse tërmeti mund të shkaktojë 1 miliardë euro dëme çdo 50 vjet në një bazë pronash me vlerë 20 miliardë euro, atëhere, kontribuuesve do t'u duhet të shlyejnë 5% të vlerës së pronës përgjatë 50 viteve të sigurimit ose 0.1% të vlerës së pronës çdo vit.

    Por kjo është një llogari më e lehtë në teori se sa në praktikë. Llogaritja e primit të rrezikut për një ngjarje të tillë si tërmetet është e vështirë dhe kërkon metodologji të stërholluara, të cilat projektligji nuk i mbart. Nuk është e lehtë të matet vlera e pronës në rang kombëtar apo në rang rajonal dhe as nuk është e lehtë që të llogariten dëmet potenciale nga ngjarje të tilla të rralla dhe me forcë të luhatshme si tërmetet. Gjithashtu, mbetet e paqartë dhe e pasqaruar në ligj se mbi çfarë informacioni dhe mbi çfarë logjike do të duhet të matet diferenca e rrezikut për dëme mes një zone me rrezik të lartë për tërmet, si Durrësi nga një zonë me rrezik më të ulët për tërmet si Tirana.

    Projektligji parashikon që sigurimi i detyrueshëm të jetë vetëm për pronat që përdoren për banim, përfshirë ndërtesat në proces legalizimi, ndërsa pronat biznes përjashtohen. Po kështu përjashtohen edhe shtëpitë e baltës apo ndërtesat e lëvizshme. Projektligji saktëson se sigurimi mbulon vetëm banesën pa orendi ndërsa nuk do të ketë kompensim nga ky fond për dëme në shëndet apo për humbje jete. Për këto lloj dëmesh, qytetarët kanë mundësi të sigurohen në sektorin privat, nëse dëshirojnë.

    Projektligji parashikon krijimin e një korporate shtetërore, e cila do të grumbullojë pagesën e siguracionit të detyrueshëm nga qytetarët dhe do të menaxhojë këtë fond, supozohet duke i investuar paratë në instrumente borxhi. Një pjesë e kontributeve të qytetarëve në sigurim do të shkojë për të paguar rrogat dhe shpenzimet e tjera administrative të korporatës së sigurimeve.

    Shqipëria i përballoi dëmet në masën 985 milionë euro të 26 nëntorit 2019 përmes rritjes së borxhit publik dhe falë ndihmave të vendeve dashamirëse, përfshirë mbi 100 milionë euro të dhëna nga Bashkimi Evropian, me të cilat po rindërtohen shumë shkolla, disa prej të cilave nuk kishin dëmtime nga tërmeti.

    Tërmete të tjera më të vogla që kanë goditur vendin kanë shkaktuar dëme në shkallë shumë më të vogël.

    Tërmeti i 26 nëntorit 2019 nuk ishte tërmeti më i fortë që ka goditur Shqipërinë, tërmete që shkaktohen më së shumti nga mikropllaka e Adriatikut. Një tërmet që goditi Shqipërinë dhe Malin e Zi më 15 prill 1979 shkaktoi 35 të vdekur dhe shkatërroi tërësisht 2413 shtëpi dhe pjesërisht rreth 12 mijë shtëpi. Në vitin 1967, një tërmet me magnitudë 6.6 dhe intensitet në qendër 9 ballë, goditi zonën e Dibrës dhe Librazhdit duke shkaktuar 12 të vdekur dhe duke shkatërruar tërësisht 534 shtëpi.

    Më 1 qershor 1905, në Shkodër, një tërmet i vlerësuar me magnitudë 6.6 dhe me intensitet 9 ballë, shkaktoi rreth 200 të vdekur dhe rrafshoi rreth 1500 shtëpi.

    Më pas në histori, në vitin 1267, një tërmet goditi Durrësin duke rrafshuar qytetin në mënyrë katastrofike.


    BIRN

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kryeministri i Qametit nxjerr taksën e re të detyrueshme të tërmetit për shqiptarët

    Qeveria “shtetëzon” sigurimin nga tërmeti; vjen “taksa” e radhës mbi pronën

    Emri:  Banesat-ne-Durres-pas-goditjeve-te-termetit-5-1.jpg

Shikime: 406

Madhësia:  45.5 KB

    Qeveria shqiptare ka hedhur për konsultim publik projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet. Projektligji parashikon detyrimin për të siguruar të gjitha banesat dhe seksionet që ndodhen brenda banesave që përdoren si njësi shitje, zyra apo për qëllime të ngjashme.

    Nga detyrimi për tu siguruar do të përjashtohen vetëm ndërtesat të cilat përbëhen nga argjile/qerpiç, strukturë me fibër-kallami ose të ngjashme dhe ndërtesat me vendosje të lëvizshme ose të përkohshme.
    Detyrimin për blerjen e policës së sigurimit nga tërmetet e kanë edhe subjektet e banesave sociale me qera, përfshirë banesat në proces legalizimi, si edhe njësitë e vetqeverisjes vendore, të cilët financojnë primin nga buxheti i tyre. Për shtresat sociale në në nevojë, primi i sigurimit të detyrueshëm do të financohet nga buxheti i shtetit.

    Sigurimi do të mbulojë vetëm dëmtimet në banesë, por jo dëm tjetër pasuror (mobiljet, pajisjet e brendshme, etj) dëmet në njerëz, përfshirë vdekjen, apo lloje të tjera të dëmeve.
    Shuma e sigurimit ose limit i përgjegjësisë që do të siguroohet do të jetë e barabartë me kufirin e saj të detyrueshëm, i cili përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të Bordit Drejtues të Fondit Kombëtar të Tërmeteve, nëpërmjet ministrit përgjegjës për financat.

    Pas përcaktimit të shumës së sigurimit, niveli i primit të sigurimit duhet të llogaritet me metodologji aktuariale, bazuar në modelin e rrezikut nga tërmetet të zhvilluar për Shqipërinë, e cila miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave, mbas marrjes së mendimit të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare. Në përcaktimin e primit të sigurimit, ndër të tjera, duhet të merret në konsideratë, humbja e mundshme maksimale për periudhën e caktuar të kthimit, shpenzimet e lidhura me cedimin në risigurim si dhe shpenzimet e tjera operative të Fondit Kombëtar të Tërmeteve.

    Skema e sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet nuk do të përfshijë kompanitë private të sigurimeve, por do të menaxhohet nga Fondi Kombëtar për Tërmetet, i organizuar në formën e një shoqërie aksionare, në pronësi të shtetit.

    Fondi financohet nga policat e sigurimit, komisionet e marra nga transaksionet e risigurimit, të ardhurat nga investimi, buxheti i shtetit, të ardhura të tjera të ligjshme si grante dhe donacione.
    Qytetarët që nuk paguajnë primin e sigurimit të detyrueshëm të banesës nga tërmeti nuk do të marrin dot shërbime publike nga platforma e-albania, përfshi shërbimet kadastrale, ndërsa bizneset nuk do të marrin shërbime nga Qendra Kombëtare e Biznesit.

    Sigurimi i detyrueshëm i tërmeteve në një skemë publike pothuajse do të përjashtojë kompanitë private të sigurimeve nga produkti kryesor i sigurimit vullnetar. Tashmë, për siguruesit privatë do të ngelet sigurimi i katastrofave të tjera natyrore, veç tërmeteve apo sigurimi nga zjarri. Megjithatë, sigurimi me detyrim nga rreziku i tërmeteve mund të ulë më shumë nxitjen që qytetarët të sigurohen vullnetarisht nga rreziqet e tjera.

    Ideja e një skeme kombëtare të sigurimit nga tërmetet u rikthye në tryezën e qeverisë pas tërmeteve të vitit 2019, por u la sërish në harresë për pothuajse katër vjet, deri në publikimin e papritur të një projektligji ti ri në fillim të kësaj jave.

    Monitor

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Qametit nxjerr taksën e re të detyrueshme të tërmetit për shqiptarët

    Tregu i sigurimeve, si u ndanë fitimet mes kompanive në 2022

    Emri:  Tregu-i-sigurimeve-4-1071.jpg

Shikime: 394

Madhësia:  20.2 KB

    Njëmbëdhjetë nga dymbëdhjetë kompanitë e sigurimeve në tregun shqiptar e mbyllën vitin 2022 me fitim. Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare treguan se viti 2022 për tregun e sigurimeve u mbyllën me një fitim rekord prej 1.63 miliardë lekësh, në rritje vjetore me 171%. Të dhënat e detajuara të Raportit Vjetor të Mbikëqyrjes 2022 tregojnë se performanca ishte përgjithësisht pozitive edhe në nivel të kompanive të veçanta, si në tregun e Jetës, ashtu edhe në atë të Jo-Jetës.

    Në tregun më të madh, atë të sigurimeve të Jo-Jetës, u raporua një fitim neto prej 1.44 miliardë lekësh dhe shtatë nga tetë kompanitë që veprojnë në treg e mbyllën vitin me fitim.

    Pjesën më të madhe në “tortën” e fitimit e mori kompania më e madhe, SIGAL UNIQA Group Austria, me 467 milionë lekë, ose 31% të fitimit total të tregut për vitin e kaluar.

    Fitimi i SIGAL u rrit me afërsisht 25% krahasuar me vitin 2021. Sigal është gjithashtu edhe kompania me vlerën më të madhe të fitimeve të mbartura në bilanc nga vitet e mëparshme, me rreth 1.47 milardë lekë deri në fund të vitit 2022

    Fitimin e dytë më të lartë e raportoi kompania Albsig, me 302 milionë lekë ose 20% të fitimit total neto të regjistruara nga të gjitha kompanitë. Fitimi i Albsig u rrit me 26% krahasuar me një vit më parë. Edhe Albsig raportonte në llogarinë e kapitalit fitime të mbartura nga vitet e mëparshme, për një shumë totale prej 690 milionë lekësh.

    Fitimin e tretë më të lartë vitin e kaluar e raportoi Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group (SIVIG), me 277 milionë lekë ose 18% të totalit të tregut. Fitimi neto i SIVIG u rrit me 94% krahasuar me vitin 2021/ Rezultati i vitit 2022 bëri që SIVIG të rekuperonte humbjen e vogël prej afërsisht 3 milionë lekësh, të mbartur nga vitet e mëparshme.

    Vijon Eurosig, me një fitim neto prej 208 milionë lekësh ose 14% të fitimit total të tregut.

    Fitimi i Eurosig shënoi një rritje të lehtë me 1% krahasuar me një vit më parë.

    Kompania e fundit që arriti fitim neto sipër vlerës së 100 milionë lekëve. Fitimi i Intersig arriti në 110 milionë lekë ose 7% e totalit të tregut.

    Me fitim e mbyllën vitin 2022 edhe Atlantik, në vlerën e 83 milionë lekëve dhe Insig, në vlerën e 79 milionë lekëve, duke marrë secila afërsisht 5% të fitimit neto të tregut për vitin e kaluar.

    E vetmja kompani që e mbylli vitin 2022 me humbje ishte Ansig. Humbjet e Ansig arritën vlerën e 83 milionë lekëve. Humbjet e Ansig u rritën me 170% krahasuar me vitin 2021. HUmbjet e mbartura nga vitet e mëparshme në bilanc kishin vlerën e 377 milionë lekëve.

    Në tregun më të vogël, atë të sigurimit të Jetës, të gjitha kompanitë e mbyllën vitin 2022 me fitim, për një vlerë të përgjithshme prej 186 milionë lekësh.

    Edhe në tregun e Jo-Jetës SIGAL dominoi strukturën e fitimeve, me 86 milionë lekë ose 46% të totalit. Fitimi i SIGAL Life u rrit me 3% krahasuar me një vit më parë.

    Kompania e dytë për nga vlera e fitimit neto të realizuar u rendit Albsig Jetë, me 70 milionë lekë ose 38% të totalit. Megjithëse është kompania më e re në tregun e sigurimit të jetës, Albsig Jetë ka arritur të fitojë terren shpejt dhe në terma të përfitueshmërisë pozicionehet më mirë se dy kompanitë e tjera më të vjetra në këtë treg. Fitimi i Albsig Jetë u rrit me 210% krahasuar me vitin e mëparshëm.

    Insig Jetë e mbylli vitin 2022 me një fitim në vlerën e 23 milionë lekëve ose 12% të totalit të treguit, ndërsa Sicred raportoi një fitim modest në vlerën e afërsisht 8 milionë lekëve ose 4% të fitimit të tregut të sigurimit të Jetës.

    E.Shehu

    Emri:  h.jpg

Shikime: 389

Madhësia:  30.3 KB
    Burimi: AMF

    Emri:  b.jpg

Shikime: 402

Madhësia:  23.6 KB
    Burimi: AMF


    Monitor

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-04-2022, 09:30
  2. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-11-2015, 10:28
  3. Rama: Do rrisim taksat, heqim taksen e sheshte vendosim taksen progresive
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 21-01-2014, 02:17
  4. Qeveria rrit taksën e trashëgimit të pronës nga 3% në 10%
    Nga no name në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-05-2007, 23:25
  5. Qeveria e Kosovës dërgon ndihma pas tërmetit në Himarë
    Nga DYDRINAS në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 08:20

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •