Gjykata e Larte: Po 71 milioneve te burgut te Nanos.


Fatos PELLUMBI/ Kolegji Civil i Gjykates se Larte vendosi 6 dite me pare te linte ne fuqi vendimin per demshperblimin 71 milion lekesh per 4 vitet e burgut te Fatos Nanos. Ky vendim i jep edhe fund ceshtjes, e cila kishte tre pale ndergjyqese ku paditesi ishte Fatos Nano dhe te paditurit Ministria e Financave dhe Prokuroria e Tiranes. Ne dhjetor te vitit 2001 ne Gjykaten e Tiranes, gjyqtari Martin Deda, vendosi qe t'i jepte ketij te drejten per tu demshperblyer per vuajtje te padrejte ne qeli. Ky vendim u mbeshtet ne vendimin e pafajesise qe Nano kishte marre me 4 tetor te 1999 po ne kete gjykate. Kreu i PS-se dhe kryeministri aktual i Shqiperise ka kaluar ne qeli rreth 1462 dite burg nga te cilat 310 i perkasin kohes se paraburgimit duke perfituar nga 5 mije leke te vjetra per cdonjeren prej tyre. Kur dha vendimin per demshperblimin e Nanos, gjykata vendosi qe edhe avokatet e tij mbrojtes te paguheshin 5 milione leke te vjetra nga shteti, te cilet i dhane ndihme juridike Nanos dhe e mbrojten deri ne fitimin e pafajesise, ne te trija shkallet e gjyqesorit. Ne kohen kur ceshtja e demshperblimit u zhvillua ne Fakt, Nano eshte perfaqsuar nga avokatja Flutura Guri, e cila ka mbrojtur padine perballe juristeve te Prokurorise dhe ministrise se Financave. Nano eshte arrestuar ne 31 korrik te vitit 1993 dhe qendroi ne qeli deri me 13 mars te vitit 1997, kur shteti shqiptar pushoi se ekzistuari per shkak te ngjarjeve te bujshme te asaj kohe, qe per pasoje u hapen edhe burgjet. Ne 3 prill te vitit 1994, Nano u denua ne Gjykaten e Tiranes prej gjyqtarit Agim Bendo me 12 vite burg nen akuzen e "vjedhjes ne bashkepunim ne favor te personave te trete" te ndihmave italiane per Shqiperine. Atehere shume vete, Vete Nano dhe organizma nderkombetare e qujaten arrestimin politik. Ne ate kohe u zbulua dhe skandali qe 200 faqe te dosjes se ardhur nga Italia ishin zhdukur. Gjykata e Apelit e Tiranes me 6 qershor te 1994 kete vendim e uli ne 7 vite burg, nderkohe qe akuza mbeti po ajo, si dhe caktoi qe Nano te vuante denimin ne burgun e Bences Tepelene. Kur ne fillim te marsit 1997 filluan rremujat Nano u transportua me helikopter nga Benca per ne Burgun e Sigurise se Larte 313 ne Tirane. Me 13 mars kur ky burg u hap u largua edhe Nano ndersa u fal dekret presidencial me 17 mars te 1997.

Kronologji e burgut te Nanos

-31 korrik 1993. Fatos Nano arrestohet ne Prokurori ku kishte shkuar per t'iu pergjigjur pyetjeve

-3 prill 1994. Gjykata e Tiranes e denon me 12 vite heqje lirie nen akuzen e "vjedhjes ne bashkepunim ne favor te personave te trete", te ndihmave italiane per Shqiperine

-6 qershor 1994. Gjykata e Apelit e ul vendimin ne 7 vite burg

-13 mars Hapet burgu 313, bashke me te burgosurit e tjere fiton lirine edhe Nano

-17 mars 1997. Fatos Nano lirohet me dekret presidencial

-4 tetor 1999. Gjykata e Tiranes i jep pafajesine

-7 dhjetor 2001. Gjykata e Tiranes i jep demshperblimin prej 71 milion lekesh

-12 mars 2002. Apeli le ne fuqi vendimin per demshperblimin e Nanos dhe vendos qe avokatet qe mbrojten Nanon deri ne pafajesi te paguhen nga shteti



Nga Korrieri