Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,053

    Brezi i Tretė dhe Pensionimi

    Shqipėria po plaket, gati 1 nė 2 banorė ėshtė pensionist

    Nė Vlorė, Korēė, Berat, thuajse 1 nė 3 banorė, Tirana, mė shumė pensionistė. Pensionet e invalidit zėnė 10% nėrsa ato familjare 8 %. Nė terma absolutė, nė Shqipėri regjistrohen 543 957 pensione pleqėrie gjithsej

    Mes shumė treguesve tė tjerė ekonomike dhe socialė, “Vjetari Satistikor rajonal 2021”, ka tė dhėna dhe mbi mbrojtjen sociale dhe ndihmėn ekonomike. “Scan Intelligence Unit” ka analizuar pensionet si kategoria kryesore e pėrfitimeve sociale, pėr tė parė se si ndryshon ky tregues nga qarku nė qark. Shifrat tregojnė se nė rang vendi, pėr vitin 2020, pensionet e pleqėrisė zėnė 82% tė pensioneve gjithsej. Nga ana tjetėr, pensionet e invaliditetit zėnė 10%, ndėrsa ato familjare 8%. Nė terma absolutė, nė Shqipėri regjistrohen 543 957 pensione pleqėrie gjithsej. Qarku i Tiranės, pėr vitin 2020, regjistron mė shumė pensione pleqėrie se qarqet e tjera, me 134 344 tė tilla. Nga kėto 119,298 janė pensione pleqėrie nga popullsia urbane dhe 15,046 janė nga popullsia rurale. Qarku i dytė, i cili regjistron mė shumė pensione pleqėrie ėshtė qarku i Fierit me 64,323. Qarku me mė pak pensione pleqėrie urbane dhe rurale, rezulton tė jetė qarku i Kukėsit me 11,077 pensione.

    Cili qark ka numrin mė tė madh tė pėrfituesve tė pensioneve pėr 1000 banorė?

    Theksojmė se brenda kategorisė pensione pėrfshihen pensionet e pleqėrisė, pensionet familjare si dhe pensionet e invaliditetit. Siē e tregon dhe grafiku, ėshtė Gjirokastra qarku me mė shumė pėrfitues pėr 1000 banorė, me 441 pėrfitues. Gjirokastra ndiqet nga qarku i Vlorės, me 310 pėrfitues pėr 1000 banorė dhe nga qarku i Korēės, me rreth 300 pėrfitues pėr 1000 banorė. Qarku me numrin mė tė ulėt tė pėrfituesve ėshtė qarku i Tiranės, me 179 pėrfitues pėr 1000 banorė. Qarqe po ashtu me njė numėr tė ulėt pėrfituesish janė edhe Kukėsi, Durrėsi e Dibra.


    Gazeta Telegraf

    https://telegraf.al/ekonomi/shqiperi...te-pensionist/

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,053

    Pėr: Brezi i Tretė dhe Pensionimi

    Shqipėri: Ikėn rinia, pensionistėt rikthehen nė vendet e punės

    Qershor 2021


    Njė seri faktorėsh demografik, ku kryeson emigracioni i lartė po redukton me ritme tė pėrshpejtuara forcėn e punės tek tė rinjtė 15-29 vjeē.

    Nė tė kundėrt, numri i pensionistėve nė punė po rritet ndjeshėm.

    Tė dhėnat e INSTAT tregojnė se, nė tremujorin e parė tė vitit 2021 forca e punės nė grup-moshėn 15-29 vjeē shėnoi 326,106 persona, 27 mijė mė pak se njė vit mė parė ose 7.7% mė pak.

    Forca e punės reduktohet pėr dy faktorė themelore.

    E para, rėnia e pėrgjithshme popullsisė nė moshė pune dhe e dyta kur popullsia nė moshė punė bėhet inaktive (nuk dėshiron tė punojė).

    Pėrgjithėsisht kur forca e punės bie rritet numri i personave “dembele” , inaktivėt. Por nė rastin e grup moshės 15-29 vjeē inaktiviteti ėshtė rritur shumė pak nė krahasim me rėnien qė ka ndodhur nė forcėn e punės, duke reflektuar qartė rėnien e popullsisė banuese nė vend nė ketė grup-moshė.

    Nga tremujori i parė 2020 deri nė tremujorin e parė 2020, rreth 8800 tė rinj kanė rėnė nė inaktivitet, por ndėrkohė forca e punės ka rėnė me 27 mijė tė rinj.

    Tkurrja e numrit tė tė rinjve tė forcėn e punės po vjen nga dy arsye kryesore. E para lidhet me emigracionin e lartė tė kėsaj grup moshe. Tė dhėnat e mėparshme tė Eurostat mbi azilkėrkuesit tregojnė se mbi 80% e azilkėrkuesve shqiptare janė tė rinj.

    Arsyeja e dytė lidhet me rėnien e lindjeve pas vitit 2000. Rėnia sistematike e lindjeve ka ulur nė mėnyrė tė natyrshme grupin e tė rinjve nė forcėn e punės.

    Projeksionet e popullsisė pėr tri nėnndarje tė grup-moshės sė tė rinjve, pėr vitet 2018-2021, tregojnė qartė qė prurjet e moshave 15-19 dhe 20-24 vjeē paraqesin rėnie tė dukshme gjatė viteve nė vijim, tendencė kjo qė shėnon pikėnisjen e trendit rėnės pėr forcėn e punės.

    Shifrat flasin pėr vėshtirėsi tė punėsimit tė hasura kryesisht tek tė rinjtė. Tek grup-mosha 15-29 vjeē tregu i punės ėshtė i paqėndrueshėm.

    Nė tremujorin e parė tė vitit 2021, shkalla zyrtare e papunėsisė pėr tė rinjtė ėshtė 23,3 %. Papunėsia e tė rinjve shfaqi tendencė rritėse. Krahasuar me tremujorin e parė tė vitit 2020, shkalla e papunėsisė pėr tė rinjtė, nė tremujorin e parė 2021, ėshtė 3,3 pikė pėrqindje mė e lartė. Krahasuar me tremujorin e katėrt 2020 ėshtė rritur me 1,6 pikė pėrqindje.

    Tė rinjtė e moshės 15-29 vjeē qė deklaruan se janė nxėnės/studentė ose nė trajnim pėrbėnin 70,1 % te tė rinjve ekonomikisht jo-aktivė nė tremujorin e parė 2021, ndėrsa 9,0 % u klasifikuan si tė papunė tė dekurajuar.

    Rritet me 30% numri i pensionistėve nė punė

    Hendeku qė po lėnė tė rinjtė nė tregun e punės po zėvendėsohet me pensionistė. Sipas tė dhėnave tė INSTAT numri i personave mbi 64 vjeē qė janė raportuar nė punė arriti nė mbi 86 mijė nė tremujorin e parė tė vitit 2021 me njė rritje 30 % nė raport me tė njėjtėn periudhė tė njė viti mė parė. Numri i personave nė punė mbi 60 vjeē arriti rekord nė tremujorin e parė tė kėtij viti. Ata po bėhen gjithnjė e mė atraktiv nė tregun e punės pėr shkak tė zanateve qė zotėrojnė. Bizneset po gjejnė mė shumė aftėsi te moshat e vjetra. Tė rinjtė janė mė tė pakėt nė numėr dhe gjithnjė e mė pak po tentojnė tė mėsojnė zanate. Tendenca pėr tė fituar shpejt dhe shumė pa lodhje ėshtė tashmė evidente.

    Shumė biznese sidomos nė sektorin e ndėrtimit dhe fasonit po vuajnė mungesėn e punonjėsve, teksa kanė nisur pėrpjekjet pėr ti plotėsuar nevojat me tė huaj nga Afrika dhe Azia.


    / B.Hoxha / MONITOR

    http://aktualitet.al/2021/06/15/shqi...endet-e-punes/

  3. #3
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,591
    Postimet nė Bllog
    1

    Pėr: Brezi i Tretė dhe Pensionimi

    Citim Postuar mė parė nga sirena_adria Lexo Postimin
    Shqipėri: Ikėn rinia, pensionistėt rikthehen nė vendet e punės

    Qershor 2021


    Njė seri faktorėsh demografik, ku kryeson emigracioni i lartė po redukton me ritme tė pėrshpejtuara forcėn e punės tek tė rinjtė 15-29 vjeē.

    Nė tė kundėrt, numri i pensionistėve nė punė po rritet ndjeshėm.

    Tė dhėnat e INSTAT tregojnė se, nė tremujorin e parė tė vitit 2021 forca e punės nė grup-moshėn 15-29 vjeē shėnoi 326,106 persona, 27 mijė mė pak se njė vit mė parė ose 7.7% mė pak.

    Forca e punės reduktohet pėr dy faktorė themelore.

    E para, rėnia e pėrgjithshme popullsisė nė moshė pune dhe e dyta kur popullsia nė moshė punė bėhet inaktive (nuk dėshiron tė punojė).

    Pėrgjithėsisht kur forca e punės bie rritet numri i personave “dembele” , inaktivėt. Por nė rastin e grup moshės 15-29 vjeē inaktiviteti ėshtė rritur shumė pak nė krahasim me rėnien qė ka ndodhur nė forcėn e punės, duke reflektuar qartė rėnien e popullsisė banuese nė vend nė ketė grup-moshė.

    Nga tremujori i parė 2020 deri nė tremujorin e parė 2020, rreth 8800 tė rinj kanė rėnė nė inaktivitet, por ndėrkohė forca e punės ka rėnė me 27 mijė tė rinj.

    Tkurrja e numrit tė tė rinjve tė forcėn e punės po vjen nga dy arsye kryesore. E para lidhet me emigracionin e lartė tė kėsaj grup moshe. Tė dhėnat e mėparshme tė Eurostat mbi azilkėrkuesit tregojnė se mbi 80% e azilkėrkuesve shqiptare janė tė rinj.

    Arsyeja e dytė lidhet me rėnien e lindjeve pas vitit 2000. Rėnia sistematike e lindjeve ka ulur nė mėnyrė tė natyrshme grupin e tė rinjve nė forcėn e punės.

    Projeksionet e popullsisė pėr tri nėnndarje tė grup-moshės sė tė rinjve, pėr vitet 2018-2021, tregojnė qartė qė prurjet e moshave 15-19 dhe 20-24 vjeē paraqesin rėnie tė dukshme gjatė viteve nė vijim, tendencė kjo qė shėnon pikėnisjen e trendit rėnės pėr forcėn e punės.

    Shifrat flasin pėr vėshtirėsi tė punėsimit tė hasura kryesisht tek tė rinjtė. Tek grup-mosha 15-29 vjeē tregu i punės ėshtė i paqėndrueshėm.

    Nė tremujorin e parė tė vitit 2021, shkalla zyrtare e papunėsisė pėr tė rinjtė ėshtė 23,3 %. Papunėsia e tė rinjve shfaqi tendencė rritėse. Krahasuar me tremujorin e parė tė vitit 2020, shkalla e papunėsisė pėr tė rinjtė, nė tremujorin e parė 2021, ėshtė 3,3 pikė pėrqindje mė e lartė. Krahasuar me tremujorin e katėrt 2020 ėshtė rritur me 1,6 pikė pėrqindje.

    Tė rinjtė e moshės 15-29 vjeē qė deklaruan se janė nxėnės/studentė ose nė trajnim pėrbėnin 70,1 % te tė rinjve ekonomikisht jo-aktivė nė tremujorin e parė 2021, ndėrsa 9,0 % u klasifikuan si tė papunė tė dekurajuar.

    Rritet me 30% numri i pensionistėve nė punė

    Hendeku qė po lėnė tė rinjtė nė tregun e punės po zėvendėsohet me pensionistė. Sipas tė dhėnave tė INSTAT numri i personave mbi 64 vjeē qė janė raportuar nė punė arriti nė mbi 86 mijė nė tremujorin e parė tė vitit 2021 me njė rritje 30 % nė raport me tė njėjtėn periudhė tė njė viti mė parė. Numri i personave nė punė mbi 60 vjeē arriti rekord nė tremujorin e parė tė kėtij viti. Ata po bėhen gjithnjė e mė atraktiv nė tregun e punės pėr shkak tė zanateve qė zotėrojnė. Bizneset po gjejnė mė shumė aftėsi te moshat e vjetra. Tė rinjtė janė mė tė pakėt nė numėr dhe gjithnjė e mė pak po tentojnė tė mėsojnė zanate. Tendenca pėr tė fituar shpejt dhe shumė pa lodhje ėshtė tashmė evidente.

    Shumė biznese sidomos nė sektorin e ndėrtimit dhe fasonit po vuajnė mungesėn e punonjėsve, teksa kanė nisur pėrpjekjet pėr ti plotėsuar nevojat me tė huaj nga Afrika dhe Azia.


    / B.Hoxha / MONITOR

    http://aktualitet.al/2021/06/15/shqi...endet-e-punes/
    Te liberalizohet mosha e daljes ne pension pas 65 vjec, nese nje person desheron te punoje le te vazhdoje ne deshiren e tij sa te kete mundesi
    Duaje te afermin tend si veten

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,053

    Pėr: Brezi i Tretė dhe Pensionimi

    Shqiptarėt qė punojnė rregullisht nė Zvicėr do mund tė pėrfitojnė pensionin me mbushjen e moshės

    Shtetasit shqiptarė qė punojnė rregullisht nė Zvicėr, do tė pėrfitojnė pensionin me mbushjen e moshės, duke mos humbur asnjė ditė nga periudha kontributive. Marrėveshja e ndersjelltė ėshtė firmosur sot midis dy qeverive dhe do tė pėrfitojmė mbi 2 mijė shtetas shqiptarė.

    Ministrja e Ekonomisė, Delina Ibrahimaj deklaroi se marrėveshja do tė hyjė nė fuqi pasi tė votohet nė 2 Kuvendet dhe tė dekretohet nga 2 presidentėt, por pa dhėnė njė datė fikse.

    "Nėnshkruam njė marrėveshje tė rėndėsishme pėr mbrojtjen shoqėrore, ndėr vite shqiptarėt qė jetojnė dhe punojnė nė Zvicėr kanė pasur njė problematikė, janė rreth 2 mijė shtetas shqiptarė qė do tė pėrfitojnė njohjen e pensioneve. Miratimi i marrėveshjeve nė parlamente, ku pėr njė periudhė sa mė tė shkurtėr ta kalojmė nė parlament dhe tė marrin dekretimin nga presidentėt dhe nė atė moment do tė pėrfitojnė shqiptarėt", tha Ibrahimaj.

    Ministri pėr Ēėshtjet e Brendshme, Shėndetėsinė dhe Mbrojtjen Sociale tė Zvicrės, Alain Berset tha se kjo marrėveshje do tė sjellė ndryshime pozitive pėr 2 vendet.

    "Ėshtė gjithė pėrfshirėse dhe krijon njė bazė bashkėpunimi dhe jam besimpolotė se kjo sjell ndryshime pozitive pėr qytetarėt tanė dhe tė shkėmbimeve ekonomike. Procedura do tė hyjė nė fuqi sa mė shpejt tė jetė e mundur. Nė takimin qė patėm me zv.kryeministrin, diskutuam qė Shqipėria dhe Zvirca janė tė dyja tė zotuara pėr Kėshillin e Sigurimit nė OKB, dhe ne jemi kandidate pėr tė njėjtin status dhe ne do tė bashkėpunojmė brenda kėshillit me palėn shqiptare. Mirėpresim pėrpjekjet dhe reformat nė Shqipėri, Reformėn Zgjedhore dhe Reformėn nė Drejtėsi dhe janė shumė tė rėndėsishme dhe ne mbėshtetim dhe besojmė qė do tė hedhim njė hap pėrpara", tha Berset.


    TiranaPost.al

    https://tiranapost.al/aktualitet/2-m...rfitoj-i511143
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 18-02-2022 mė 16:59

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,053

    Pėr: Brezi i Tretė dhe Pensionimi

    ART, PĖR TĖ MBAJTUR GJALLĖ SHPIRTIN

    Nė pension! Kjo 71-vjeēare, madje ka nisur karrierėn…


    “Quhem Chen Shaoqin dhe jam 71 vjeēe. Para se tė vija kėtu, isha njė shtėpiake qė ēdo mėngjes merrej me punėt e shtėpisė, ndėrsa tani kam kėnaqėsinė tė punoj vullnetarisht nė muze,” – thotė Chen, ndėrsa i prezantohet njė vizitori nė Qendrėn e Artit Bashkohor “Ullens” (UCCA), qė ndodhet nė Zonėn Artistike 798 tė Pekinit.

    Shpesh herė, grupet e vizitorėve e kanė pyetur, nė shpjegim e sipėr, nėse ėshtė profesoreshė e historisė sė artit nė pension. Pavarėsisht se ka vetėm diplomėn e shkollės sė mesme dhe ka pasur pak njohuri pėr artin, Chen ėshtė ndėr ciceronėt mė popullorė sot nė UCCA, pjesa dėrrmuese e tė cilėve, akademikė.

    “Punėt e pėrditshme janė pėr tė mbijetuar, ndėrsa arti pasqyron jetėn time shpirtėrore,” – i tha ajo CGTN-it.

    Asnjėherė nuk ėshtė vonė

    “Nė fakt, mė mungojnė shumė kualifikime. Nuk kam arsimim, diploma, pamjen e jashtme, as aftėsinė e tė folurit tė gjuhės standarde kineze,” – thotė ajo. “Megjithatė, kėto vepra arti kaq tė bukura, mė kanė shfaqur njė botė tė ndryshme. Ka aq shumė bukuri tė papėrshkrueshme nė tė”.

    Pėr Chen-in, burimi mė i madh i frymėzimit janė artistėt kinezė, qė patėn sukses vonė nė jetė. “Nga arritjet e tyre, mėsova se nuk ėshtė kurrė vonė, pėr tė filluar njė karrierė tė re,” – shprehet ajo.

    Nė vitin 2008, Chen u shpėrngul nė Pekin, nga Xiamen-i nė Kinėn Jugperėndimore, pėr t’u kujdesur pėr mbesėn. Ēdo pasdite, pasi merrte vajzėn dyvjeēare nga kopshti, Chen bėnte shėtitje nė Zonėn e Artit 798, njė ish-fabrikė e kthyer nė hapėsirė krijuese moderne, tanimė njė nga zonave mė tė populluara tė Pekinit.

    “Ky qe kontakti im i parė, me artin” – rrėfen e moshuara.

    Para se tė vinte nė Pekin, gjithė ē’dinte pėr artin e kishte mėsuar nga dokumentarėt. Nė vitin 2010, nga tre dinozaurėt e kuq para ndėrtesės qė i tėrhoqėn vėmenjen, ajo hyri nė UCCA dhe pagoi 500 juanė (afro 72.82 $) pėr anėtarėsimin, pasi lexoi manualin.

    Gjashtė vjet mė vonė, asokohe 67-vjeēare, mori ftesėn pėr tė qenė cicerone dhe kėtu nisi udhėtimi i saj i ri, nė botėn e artit.

    Chen-i ishte njė nga shpjeguesit nė nėntorin e kaluar, kur njė ekspozitė me titull: “Maurizio Cattelan: Gjykimi i Fundit” u zhvillua nė UCCA.

    “Asgjė nuk e tremb artistin e diskutueshėm italian Maurizio Cattelan, qė ndėrhyn dhe tallet me botėn e artit, si njė i huaj. Duke qenė njė artist bashkohor autodidakt, Cattelan e ka frymėzuar vazhdimisht artin nėpėrmjet maksimizimit tė potencialit tė tij energjik,” – rrėfen Chen.

    Gjatė katėr vjetėve tė fundit, tė moshuarės i ėshtė dashur tė vijė nė UCCA, 30 minuta pėrpara ēdo turi, me njė listė dygjuhėshe me fjalėt pėrkatėse nė kinezishte dhe anglishte. Krahas informacioneve mbi ekspozitėn, ajo ka gjithashtu shpjegime dhe analogji tė zgjeruara nga leximi i pėrditshėm. “Dua tė shtoj risi dhe informacione pėrkatėse nė dosje, nga mėsimet dhe mendimet e mia tė pėrditshme,” – shprehet Chen-i.

    Nėpėrmjet njė literature tė pasur mbi jetėn dhe idetė e artistėve, ajo ėshtė gjithmonė e gatshme pėr diēka tė re: 71-vjeēarja, ndoshta ėshtė ciceronia mė e vjetėr, me mbi 3 mijė orė pėrvojė, por stili i saj energjik dhe lirik ka tėrhequr shumė shikues.

    “Arti mė ka zgjuar kėndvėshtrime tė reja mbi botėn, duke mė njohur me njė numėr tė madh perceptimesh, idesh e njohurish tė ndryshme,” – thotė ajo.

    Njė udhėtim pėr tė zbuluar veten

    Pėr Chen-in, bėrja cicerone ėshtė njė udhėtim vetėzbulimi, sepse historitė e artistėve shpesh rezonojnė thellėsisht me tė.

    “Nė Kinė, mosha mesatare e jetėgjatėsisė pėr gratė, ėshtė rreth 80 vjeēe. Kėshtu, tė moshuarit si unė, qė dalin nė pension, zakonisht nė moshėn 55 – 60-vjeēare, pse tė mos e ruajnė gjallėrinė e shpirtit? Jam ende e re,” – thekson ajo.

    “Ndryshe nga vullnetarėt e rinj, qė duhet tė shkollohen ose tė punojnė, unė mund tė pėrqendrohem vetėm nė punėn si cicėrone,” – shton e moshuara.

    Jeta nė Pekin, pėr tė ka qenė sfiduese. Me pension prej 4 mijė juanėsh (630 $) dhe tė ardhurat nga njė punė me kohė tė pjesshme, mė pak se 2 mijė juanė (315$), pėr tė pėrballuar qiranė e njė apartamenti tė vogėl afėr zonės 798, pasi u shpėrngul nga apartamenti me 3 dhoma gjumi i familjes sė tė birit, pėr shkak tė mosmarrėveshjeve familjare.

    “Pėr sa kohė qė kemi dashuri dhe guxim pėr kėrkim, jemi ende tė reja,” – thotė ajo.

    Tashmė nė vitin e katėrt nė UCCA, Chen-i e ka treguar aftėsitė si cicerone. Tani ajo shpjegon paraekspozitat pėr ankande dhe nė transmetimet e drejtpėrdrejta nė “Art-pro”, njė aplikacion kinez nė celular, pėr shitjen e veprave tė artit, qė asaj i mundėson njė pagesė prej 3 mijė juanėsh pėr ēdo transmetim.

    Sė bashku me 40 artistė dhe kuratorė tė tjerė, ajo u bė anėtarja e jurisė qė zgjodhi 20 artistėt me ndikimin mė tė madh tė vitit, nė “Hi-art”, njė ndėr revistat kryesore kineze tė artit, nė internet.

    Mbesa e pėrkrah me komentet pozitive ose me “pėlqime” nė llogarinė e saj nė rrjetin social.

    “Nėse ke gjėra pėr tė dashuruar dhe kėrkuar, kjo tė ndihmon tė ruash rininė dhe gjallėrinė. Ēfarėdo qė tė pėlqen, ngul kėmbė dhe jeta do tė bėhet e pasur dhe interesante,” – thotė ciceronia 71-vjeēare kineze.


    KONICA

    https://konica.al/2022/03/ne-pension...sur-karrieren/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 30-03-2022 mė 19:07

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,053

    Pėr: Brezi i Tretė dhe Pensionimi




    80 vjeē dhe nė skenė, Viktor Zhusti tregon sekretin e moshės!

    https://www.youtube.com/watch?v=Kiq67dR3m1c

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,053

    Pėr: Brezi i Tretė dhe Pensionimi

    Kleēka e punėsimit, rritja mė 2021 erdhi nga pensionistėt, pėr popullsinė ne moshe pune kishte rėnie

    Rritja ekonomike mbi 8% vitin e kaluar nuk ka arritur tė prodhojė mė shumė punėsim, pėrkundrazi punėsimi ka pėsuar rėnie nė popullsinė nė moshė pune.

    Ajo qė INSTAT raportoi se punėsimi u rrit me 0.4% gjatė vitit 2022 nuk ka qenė e vėrtetė pėr popullsinė nė moshė pune ku shihet se, pėrkundrazi ėshtė shėnuar tkurrje.

    Tė dhėnat zyrtare mė tė detajuara tregojnė se nė vitin 2021 ishin tė punėsuar 1,176,381 persona tė moshės 15-64 vjeē me njė rėnie 0.4% nė krahasim me njė vit mė parė ose mbi 4200 mė pak se, mė 2020 ku pandemia pllakosi vendi dhe punėsimi u godit mė sė shumti.

    Rritja mė e madhe e punėsimit shihet tė ketė ndodhur nė mesin e pensionistėve. Tė dhėnat e INSTAT tregojnė se tė punėsuarit mbi 64 vjeē u rritėn me 15.5% nė raport me njė vit mė parė ose 9668 persona mė shumė.

    Nė vitin 2021 numri i pensionisteve tė punėsuar arriti nė 72,368 persona nga 62 mijė e 700 nė vitin 2020.

    Nė tė kundėrt punėsimi nė moshat e reja ka pėsuar rėnie pėrkundėr nevojave tė tregut tė punės qė paraqesin mungesa tė thella nė disa sektorė.

    Sipas INSTAT, shkalla e papunėsisė pėr tė rinjtė e moshės 15-24 vjeē ėshtė 27,1 %. Krahasuar me vitin paraardhės, shkalla e papunėsisė sė tė rinjve pėsoi njė rritje prej 0,6 pikė pėrqindje.

    Hendeku qė po lėnė tė rinjtė nė tregun e punės po zėvendėsohet me pensionistė. Sipas tė dhėnave tė INSTAT numri i personave mbi 64 vjeē qė janė raportuar nė punė gjatė vitit 2021 shėnoi rritje te ndjeshme nė raport me tė njėjtėn periudhė tė njė viti mė parė.

    Gjithashtu numri i personave nė punė mbi 60 vjeē arriti rekord mė 2022. Ata po bėhen gjithnjė e mė atraktiv nė tregun e punės pėr shkak tė zanateve qė zotėrojnė. Bizneset po gjejnė mė shumė aftėsi te moshat e vjetra. Tė rinjtė janė mė tė pakėt nė numėr dhe gjithnjė e mė pak po tentojnė tė mėsojnė zanate. Tendenca pėr tė fituar shpejt dhe shumė pa lodhje ėshtė tashmė evidente.

    Njė seri faktorėsh demografik, ku kryeson emigracioni i lartė po redukton me ritme tė pėrshpejtuara forcėn e punės tek tė rinjtė 15-29 vjeē. Nė tė kundėrt, numri i pensionistėve nė punė po rritet ndjeshėm.

    Nė kushtet kur pagesat e pensioneve nuk sigurojnė as mbijetesėn pėr pensionistėt, qeveria nuk ka hapėsira pėr tė manovruar pėr pėrmirėsimin e situatės. Skema publike karakterizohet nga deficiti i lartė, pėr shkak se shpenzimet janė mė tė larta se tė ardhurat nga kontributet.

    Shumė pensionistė detyrohen tė integrohen nė tregun e punės pėr shkak te tė ardhurave tė pamjaftueshme nga pensioni.

    Nė vitin 2020, pensioni mesatar nė qytet ishte 15,732 lekė, duke shėnuar rėnie me 3.2% nė raport me vitin 2019. Kjo ishte hera e parė qė pensioni neto shėnoi rėnie, teksa ekspertėt nė ISSH sqaruan se pensioni mesatar do tė jetė nėn presion nė vitet e ardhshme, pėr shkak tė rritjes sė numrit tė pėrfituesve (popullsisė qė jeton jashtė vendit) dhe atyre qė jetojnė nė fshat.


    / B.Hoxha - “Revista Monitor”

    https://www.monitor.al/klecka-e-pune...-kishte-renie/

  8. #8
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,591
    Postimet nė Bllog
    1

    Pėr: Brezi i Tretė dhe Pensionimi

    Kokluzioni: Te mos kete moshe te percaktuar te daljes ne pension. Mbi 65 vjec kush te doje le te dale. Sa ke koke, kembe e duar puno. Ja e thashe nje fjale, po kujt???
    Duaje te afermin tend si veten

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,053

    Pėr: Brezi i Tretė dhe Pensionimi

    Pensionistėt e vetėpunėsuar nė sektorin privat pritet tė pėrjashtohen nga detyrimi pėr pagesat e kontributeve tė sigurimeve shoqėrore

    Aktualisht, pensionistėt qė vetėpunėsohen nė sektorin privat dhe njėkohėsisht tėrheqin kėstin e pensionit mujor, janė tė detyruar tė paguajnė kontributet e sigurimeve shoqėrore, pavarėsisht se nuk reflektohen nė pension.

    Ndryshimet janė propozuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisė nė draftin pėr “Pėr njė ndryshim nė ligjin nr. 7703, datė 11.05.1993 “Pėr sigurimet shoqėrore nė Republikėn e Shqipėrisė” i publikuar nė konsultimet publike.

    “Kėshilli i Ministrave mund tė vendos qė pėrfituesit e pensionit tė pleqėrisė tė vetėpunėsuar nė sektorin privat tė tėrheqin kėstet mujore tė pensionit dhe tė pėrjashtohen nga pagesa e kontributeve tė sigurimeve shoqėrore, gjatė kohės sė vetėpunėsimit”, pėrcaktohet nė ndryshimet e nenit 98.

    Sipas tė dhėnave tė Ministrisė sė Financave aktualisht janė 1,484 pėrfitues tė pensionit tė pleqėrisė tė vetėpunėsuar nė sektorin privat tė cilėt paguajnė kontribute ēdo muaj nė masėn 14,151,424 lekė, tė cilat kalojnė nė fondin e sigurimeve shoqėrore. Shuma 169,817,088 lekė nė vit me hyrjen nė fuqi tė kėtyre ndryshimeve do tė zbritet nga tė ardhurat nė fondin e sigurimeve shoqėrore.

    “Pėrmes nismės sė Kėshillimit Kombėtar qytetarėve iu kėrkua tė jepnin mendim, nė lidhje me faktin nėse pensionistėt tė cilėt vetėpunėsohen nė sektorin privat duhet tė pėrjashtohen nga pagesa e kontributeve tė detyrueshme pėr sigurime shoqėrore. Nga rezultatet e kėsaj nisme evidentohet fakti se 66% e qytetarėve kanė dhėnė pėrgjigje pozitive.

    Bazuar nė ligjin 7703 datė 11.05.1993, “Pėr sigurimet shoqėrore nė Republikėn e Shqipėrisė”, tė ndryshuar, tė vetėpunėsuarit si persona ekonomikisht aktivė mbrohen me tė ardhura nga dega e barrėlindjeve dhe dega e sigurimit tė pensioneve dhe janė tė detyruar tė paguajnė kontribut mujor pėr barrėlindje dhe pėr pensione tė llogaritura, pėr njė pagė jo mė tė vogėl se paga minimale nė shkallė vendi dhe jo mė tė lartė se paga maksimale kontributive.

    Pėr personat e siguruar, qė kanė plotėsuar jo mė pak se 15 vite sigurim shoqėror, kanė tė drejtė pėr pension pleqėrie, kur tė arrijnė moshėn e pėrcaktuar nė nenin 92, dhe e pėrfitojnė kėtė pension nėpėrmjet tėrheqjes sė kėsteve mujore tė pensionit, legjislacioni aktual u ka garantuar mbrojtje shoqėrore duke u dhėnė pėrfitimin e caktuar.

    “Pėr kėtė arsye, kategorisė sė pensionistėve tė vetėpunėsuar pagesa e kontributeve nė tė dy degėt e sigurimit shoqėror barrėlindje dhe pensione nuk garanton atyre mbrojtje tė shtuar. Pėrjashtimi nga pagesa e kontributeve pėr kėtė kategori tė punėsuarish nuk ka impakt nė rritjen e pėrgjegjėsisė individuale pėr pension apo nė garantimin e tė mbuluarit me elementė tė sigurimeve shoqėrore pėr shkak pėrfitim barrėlindjeje, pėrveē se lehtėsimi i kėtyre personave nga barra e pagesės sė kontributeve tė cilat nuk u njihen. Pėrjashtimi nga pagesa e kontributeve vetėm e kėsaj kategorie tė vetėpunėsuarish nuk do tė pėrbėnte problem nė tregun e punės dhe nė administrimin fiskal, pėrveē pakėsimit tė tė ardhurave nė dy degėt e fondit e sigurimeve shoqėrore (degėn barrėlindje dhe degėn e pensioneve)”, veēohet ndėr tė tjera nė relacion.


    Koha Jone

    https://kohajone.com/pensionistet-e-...eve-shoqerore/

  10. #10
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Pėr: Brezi i Tretė dhe Pensionimi

    Citim Postuar mė parė nga ilia spiro Lexo Postimin
    Kokluzioni: Te mos kete moshe te percaktuar te daljes ne pension. Mbi 65 vjec kush te doje le te dale. Sa ke koke, kembe e duar puno. Ja e thashe nje fjale, po kujt???
    Konkluzioni: te shkojne rilindasit ne Bangladesh, t'ia lene Shqiperine atyre qe dine te qeverisin.

    A e shikon ti qe jetegjatesia ne Shqiperi ka rene ne 73 a 74. Kur shqiptaret jetojne me pak nga gjithe evropianet, eshte konkluzion koti fare ky i yti. Shko zbatoje ne Zvicer dhe Japoni, jo ne Shqiperine jeteshkurter.

    Ne Shqiperine e Edvin Rames qe nga momenti qe behesh 55 quaje veten se e ke njeren kembe ne varr. A e ke pare ne c'gjendje mjerane eshte shendeti i 60 vjecareve atje? Si pret ti te punojne njerezit gjer ne 65 ne nje vend ku 65 vjecarin e pyesin: akoma gjalle qenke?

    Edvin Rama dhe rivdekja "socialiste" e kane cuar ate vend ne humnere. Pike muhabeti.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pjesa nga brezi i Hyjlindeses
    Nga neokastra nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-03-2014, 17:02
  2. Tė lindurit e viteve 80, brezi im ndoshta do jetė edhe brezi yt
    Nga Apollyon nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 181
    Postimi i Fundit: 07-12-2008, 18:39
  3. Quo vadis brezi im
    Nga Dr Rieux nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-11-2007, 11:31
  4. Brezi qė po shkon dėm
    Nga Dr Rieux nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 29-10-2007, 09:14
  5. Brezi i humbur
    Nga Failed Rapper nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-06-2003, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •