Shumë prej nesh nuk e dinë që në perëndim `Influencers` apo ndikuesit në shqip, janë personat që mund të jenë analistë mediatike, persona me reputacion, VIP-a, blogerë, të cilët ndonëse nuk janë politikanë të mirëfilltë, ndikojnë mbi shoqërinë shqiptare për ti dhënë asaj imazhe të politikës dhe shoqërisë shqiptare sipas interesit të tyre apo më saktë sipas atij që i paguan. Fuqia e tyre për të ndikuar rrjedh nga fama, trashëgimia, prania sociale, karizma, aftësia retorike apo edhe statusi moral.
Çfarë është një influencues?
Siç kemi përcaktuar në këtë artikull, një ndikues është dikush që ka: - fuqinë për të ndikuar në vendimet e blerjes së të tjerëve për shkak të autoritetit, njohurive, pozicionit ose marrëdhënies së tyre me audiencën e tyre, - një ndjekës në një vend të veçantë, me të cilin ata angazhohen në mënyrë aktive. Madhësia e mëposhtme varet nga popullariteti i kamares së tyre. Ndikuesit në mediat sociale kanë krijuar një reputacion për njohuritë dhe ekspertizën e tyre në një temë specifike.
Pavarësisht një tejmbushjeje në rritje të informacionit në epokën e komunikimit dixhital, influencuesit arrijnë të tërheqin vëmendjen e ndjekësve të tyre me një pamje autentike dhe të rastësishme. Duke arritur audiencë të madhe në mediat sociale, ata mund të konsiderohen si udhëheqës të opinionit dixhital. Në të kaluarën, ata u shfaqën kryesisht si ekspertë për tema si moda, sporti ose lojërat dhe përdorën statusin e tyre për të bashkëpunuar me markat për qëllime marketingu. Megjithatë, që kohët e fundit edhe influencuesit kthehen drejt përmbajtjes më kuptimplote dhe politike. Libri `Ndikuesit` që ka marrë çmimin At Zef Pllumbi e ka prekur këtë problem interesant .(https://journals.sagepub.com/doi/10....nd%20influence).
Influencuesit tonë janë dy llojesh: ata që nuk përzihen me politikën si influencuesit tonë janë kryesisht për problemet sociale si në instagrame dhe lifestyle, etj, si Luana Vjollca , Luis Ejlli, Noizi, dhe disa blogereë të ndryshëm që tani për tani nuk përzihen me politikën por më anë sociale.
Ndërsa influencuesit (Ndikuesit) politikë nuk janë të kufizuar në rrethin tradicional politik dhe mund të vijnë nga industri në dukje të palidhura. Në fund të fundit, perspektiva jonë për rritjen e ndikuesve politikë është ende e kufizuar nga mungesa e provave sistematike empirike. Hulumtimi i ardhshëm mund të funksionojë si me modele cilësore (shih për shembull Abdulmajeed dhe El ibiary 2020) ashtu edhe me modele empirike sasiore për të shqyrtuar rolin që luajnë ndikuesit politikë në diskursin publik, veçanërisht përmes llogarive të tyre në mediat sociale. Hulumtimet e ardhshme duhet të analizojnë gjithashtu ndikimin e ndikuesve në shpërndarja e informacionit në platformat dixhitale si dhe efektet e ndikuesve politikë në formimin e opinionit, interesin për politikën si dhe angazhimin politik. Kandidatët politikë si dhe partitë filluan të përdorin influencues për të arritur tek votuesit e mundshëm.
Sidoqoftë, influencuesit (Ndikuesit) e politikës janë në shumë raste më të rrezikshëm se të dobishëm për Shqipërinë.
Përse? Sepse ata mund të shtrembërojnë qëllimisht një realitet të caktuar në dobi të një grupi politikanës apo partie politike. Më të rrezikshmit janë ata influencuaes që mbrojnë persona që janë të `dënuar` nga opinioni, por se i kanë shpëtuar drejtësisë për arsye nga më të ndryshmet ku më kryesorja është se ata kanë qënë vetë dikur në krye të vëndit dhe kanë përkrahje nga favoret jo ligjore që u kanë vërë të tjerëve dhe anasjelltas -janë të kapur. Drejtësia nuk ve dorë mbi këta sepse ashtu si Mafia, ata kërcënojnë individin pra- prokurorë, policë, gjykatës e avokatë, gazetarë.
Problemi më i rrezikshëm është se ata tashmë me pasurinë e tyre të vendosur në mënyrë jo ligjore dhe me një pasurim të shpejtë nëpërmjet aferave korruptive, blejnë influencues të njohur politkë të mediave apo bëjnë influençues të panjohur për të mbrojtur vehten e tyre dhe për të njollosur dhe nxirë kundërshtarin.
Deri këtu mund të arrihen edhe në vëndet kapitaliste nëpërmjet tv të blear e mediave të blera por në Shqipëri ndodh një fenomen i shëmtuar, influencuesit e këtyre politikanëve apo të pasurve me pasuri të vëna nga politika bëjnë edhe një hata tjetër> ata shajnë vëndin e tyre, nxijnë çdo arritje apo sukses që transformon vëndin, bëhen prokurorë, gjyqtarë, hetues, vullnetarë duke lënë në pension gazetarinë investiguese duke përdorur si fakte fantazinë malinje dhe djallëzore për të akuzuar kundërshtarin. Dihet se në gazetarinë investigative nuk mund të akuzosh apo të nxjerrësh një apo disa persona si shkëlës ligji pa gjetur fakte komprometonjëse. Por influencuesit politikë të Shqipërisë që janë me dyzinë, sepse paguhen mirë nga paratë e vjedhura të taksapaguesve shqiptarë, përdorin çdo portal, media, tv, për të paraqitur akuzat e tyre malinje dhe të fantazuara duke e paraqitur Shqipërinë një gropë plehrash …
Shqipëria nuk është gropë plehrash . Një nga shkaqet që shqiptarët ikin është pikërisht sepse pronarët e këtyre influencuesve mediatike shqiptarë duke qënë shkelësa të ligjit me vite me rradhë, akoma nuk janë të dënuar apo të paktën nuk kanë dalë përpara ligjit por kanë zaptuar sektorin mediatik për të justifikuar veten e tyre, duke ndotur jo vetëm kundërshtarin, por më e keqja duke ndotur e shpifur për vëndin e tyre, vënd të cilin e kanë vjedhur korruptuar, vrarë e mashtruar.
Roli i këtyre influencuesve është bërë i rëndësishëm si në problemet sociale ashtu dhe në ato politike. Sigurisht jo të gjithë influencuesit përveç atyre të politikës janë negativë ndaj vëndit tonë, por gjithmonë përplasjet politike, për shkak të interesave, për shkak të korrupsionit, mitmarrjes, kanë shkaktuar një risi të vërtetë në Shqipëri: sapo preket ndonjë politikan i rëndësishëm, kundërgoditja vjen jo nga politikani por nga influencuesit politikë që 24h/7, analizojnë faktojnë me fake news, duke realizuar të ashtuquajturën dyshimin tek shoqëria nëse akuzat janë të vërteta apo jo, ose e kundërta, kur akuzat janë të vërteta influencuesit politikë që gëlojnë në media e portale e kudo mbrojnë sipas skemës `pay per view`, pra paguhen për të ndotur, zhurmojnë për të sharë, gëlojnë për të krijuar tymnaja, mallkojnë dhe ulurijnë për të mbrojtur pagesën e marrë, njëlloj si plakat që qajnë me pagesë me kuje apo `kujitëset` në një varrim.
Ka zgjidhje ky problem?
Mund të ketë nëse shkelësit e ligjeve shqiptare që i kanë shpëtuar ligjit dhe bredhin nga një tv, media apo portal për të mjegulluar problemin, - të dalin e përgjigjen para ligjit.
Krijoni Kontakt