Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22

    Vajzat e presidentit Trump, të dashuruara me Shqipërinë

    Vajza e ish-presidentit amerikan, Ivanka Trump, me Edi Ramën te Muzeu Kombëtar

    Emri:  t1.jpg

Shikime: 359

Madhësia:  71.9 KB

    Edi Rama njihet se ka patur lidhje me stafin e ish-presidentit amerikan Trump. Ndërkohë që sondazhet amerikane tregojnë se Donald Trump pavarësisht se po sulmohet politikisht me anë të drejtësisë amerikane, përsëri mbetet favoriti numër një për të sfiduar presidentin aktual Biden.

    Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” është vizituar nga vajza e ish-presidentit Donald Trump, Ivanka Trump dhe kryeministri Edi Rama.

    Ky fakt është bërë i ditur nga muzeu Kombëtar.

    Ndërkohë, në foto shfaqet dhe Richard Grenell, krahu i djathtë i ish-presidentit Trump. Grenell ka miqësi me kryeministrin Rama.

    MESAZHI I MUZEUT KOMBËTAR

    Kënaqësi të prisnim në muze Kryeministrin e Shqipërisë, z Edi Rama, Ivanka Trump dhe bashkëshortin e saj, Jared Kushner, të cilët vizituan Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”.

    Në fund të vizitës z. Kushner la këtë shënim në Librin e Përshtypjeve:

    “Ju falënderoj për mikpritjen kaq dashamirëse dhe që ndatë me ne historinë e shtypjes së Shqipërisë për ta kuptuar më mirë transformimin e jashtëzakonshëm, dëshmitarë të të cilit jemi ne sot. Le të mësojë dhe populli im nga ky muze që këto tmerre të mos përsëriten më!”.

    Ndërsa Ivanka Trump u shpreh:

    “Faleminderit. Gjithë të mirat për të dy vendet tona Amerika & Shqipëria”.

    Emri:  t1.jpg

Shikime: 359

Madhësia:  71.9 KB

    Emri:  t2.jpg

Shikime: 267

Madhësia:  28.3 KB


    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Vajzat e presidentit Trump, të dashuruara me Shqipërinë

    FOTO/ Vajza e Donald Trump vjen në Tiranë, darkon në restorantin e njohur

    Emri:  tiffany-trump-2-1024x623-1.jpg

Shikime: 242

Madhësia:  30.2 KB

    Vajza e ish-Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Tiffany Trump ka vizituar Shqipërinë. Mbrëmjen e kaluar përkrah bashkëshortit të saj dhe pronarit të “Klan Kosovës”, Shkëlqim Devolli, ajo ka zgjedhur të darkojë në një nga restorantet më të njohur të Tiranës, në “Padam”. Këtë moment ka zgjedhur ta regjistrojnë edhe me foto bashkë me pronarin dhe shefin e njohur të kuzhinës, Fundim Gjipali.

    Emri:  tiffany-1024x709-1.jpg

Shikime: 247

Madhësia:  22.6 KB

    Koha Jone

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Vajzat e presidentit Trump, të dashuruara me Shqipërinë

    Kjo eshte vizta e dyte e Ivanka Trump ne Shqiperi brenda dy vitesh. Ajo ishte me pushime ne Shqiperi ne korrikun e vitit 2021.


    Auron Tare: Ivanka Trump ka vizituar Shqipërinë në muajin korrik (FOTO)

    Emri:  ivanka.jpg

Shikime: 251

Madhësia:  28.7 KB

    Eksperti i turizmit, Auron Tare, ka zbuluar se këtë verë Shqipërinë e ka vizituar, Ivanka Trump, vajza e ish-Presidentit amerikan, Donald Trump.

    Në emisionin “Opinion”, Tare tha se Ivanka Trump ndodhej në Shqipëri në muajin korrik në një vizitë private dhe ka qëndruar për 6 ditë.

    Ivanka Trump shoqërohej nga Jared Kushner së bashku me disa personazhe të tjerë midis së cilëve ka qenë edhe Naser Al Kalif, presidenti i PSG-së.

    Tare tregon se Ivanka Trump përshkoi me jaht të gjithë vijën bregdetare shqiptare, ndërsa në Përmet ka vizituar kishën e Leusës.

    PJESE NGA BISEDA

    Auron Tare: Kanë ndenjur 5-6 ditë. Erdhën nëpërmjet një mikut tim dhe qëndruan në jaht dhe jo hotel. I pëlqeu sigurisht, Shqipëria është interesante. Para se të iknin në Korfuz, erdhën në Butrint dhe vende si Butrinti janë vende të jashtëzakonshme për t’i dhënë një tjetër mesazh këtyre njerëzve.

    Blendi Fevziu: Në fakt ata zbritën në Tiranë apo jo dhe e bënë me jaht gjithë bregdetin shqiptar.

    Auron Tare: Po nga Kepi i Rodonit, në Sazan, Porto Palermo dhe më poshtë.

    Blendi Fevziu: Çfarë vizituan në brendësi të territorit?

    Auron Tare: Të gjitha, i çova në Qeparo për punën George Tenet që ka një shtëpi dhe për fshatin, por edhe për t’i thënë që ai është shqiptar dhe jo grek siç kanë thënë.

    Blendi Fevziu: I njohu njeri?

    Auron Tare: Jo fare. Vizituan Sazanin, Porto Palermon, Qeparoin dhe në fund fare Butrintin. Bëmë një fluturim me helikopter deri në Leusë të Përmetit, një pjesë e malit po digjej atje, ishte koha e flakëve, fluturuam deri afër në kufi me Greqinë dhe u kthyem.

    Emri:  ivanka3.jpg

Shikime: 253

Madhësia:  66.6 KB

    Emri:  ivanka2.jpg

Shikime: 254

Madhësia:  24.1 KB

    Emri:  ivanka1.jpg

Shikime: 242

Madhësia:  60.0 KB

    Koha Jone

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Vajzat e presidentit Trump, të dashuruara me Shqipërinë

    Ivanka Trump reklamon bukuritë e Shqipërisë (FOTO LAJM)

    Emri:  363892913_303655835562840_5100742677449573325_n-e1690723543399.jpg

Shikime: 232

Madhësia:  60.8 KB

    Pas Dua Lipës, një tjetër personazh i njohur, është duke pushuar në Shqipëri.

    Bëhet fjalë për Ivanka Trump, vajzën e ish presidentit Donald Trump. Bukuritë e Shqipërisë e kanë magjepsur edhe Ivankën, e cila ka ndarë me 7.5 milion ndjekësit e saj eksperiencën e saj.

    Kjo nuk është hera e parë që Ivanka ka qenë me pushime në Shqipëri. Ajo ka qenë edhe vitin e kaluar në Sarandë.

    Emri:  363892913_303655835562840_5100742677449573325_n-1.jpg

Shikime: 240

Madhësia:  36.3 KB

    Emri:  363303120_825761225879025_505204563728398377_n.jpg

Shikime: 240

Madhësia:  14.3 KB

    Emri:  364354375_1646505052543876_6361756597899782767_n.jpg

Shikime: 245

Madhësia:  68.5 KB

    Emri:  364264672_800024011584108_986423925743624523_n.jpg

Shikime: 237

Madhësia:  30.5 KB

    Koha Jone

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-01-2023, 23:53
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-11-2022, 16:26
  3. Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 14-08-2022, 07:12
  4. Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 14-01-2021, 11:07
  5. Basha e Mediu të ftuar në inagurimin e presidentit Trump
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 30-01-2017, 12:15

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •