Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 24
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shtet Kriminel: Përgjimet e telefonave, policët të implikuar në vrasjet me pagesë në Shkodër

    “Nuk jam përdorues i atyre aplikacioneve”, zbardhet dëshmia e biznesmenit Gjoka në seancën në Gjykatën e Posaçme

    Emri:  pellumb-gjoka.jpg

Shikime: 990

Madhësia:  19.0 KB

    Zbardhet dëshmia e biznesmenit Pëllumb Gjoka, i cili u arrestua me urdhër të SPAK, si pjesë e një grupit të strukturuar kriminal.

    Ka qenë pikërisht avokati i tij, Ylli Manjani, që ka treguar detaje nga salla e gjyqit sot në GJKKO, ku klienti i tij mohoi kategorikisht akuzat.

    “Ai ka mohuar që të jetë përdorues i këtyre aparateve dhe pronar i atyre fjalëve që thuhet se janë në komunikime”, tha Manjani.

    Video

    Balkanweb

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shtet Kriminel: Përgjimet e telefonave, policët të implikuar në vrasjet me pagesë në Shkodër

    “Ikën ai k*rva i Tiranës, kështu e kam lënë me të”/ Gabimi që çoi drejt fundit Pëllumb Gjokën. Si ‘i forti i Velipojës’ fshihej pas profilit si biznesmen

    Emri:  gjoka.jpg

Shikime: 966

Madhësia:  18.4 KB

    Emisioni “Në Shënjestër” ka sjellë në vëmendje aksionet e operacionit “Metamorfoza”, duke u ndalur te aktivitetet kriminale të dyshuara të biznesmenit Pëllumb Gjoka.

    “Në Shënjestër”

    Ai ishte një njeri shumë i fuqishëm në veri të vendit. Një biznesmen të cilit i përuleshin të gjithë.

    Deri edhe vetë politika në Tiranë, ku ai ia kishte dalë të imponohej dhe të shtrinte me sukses lidhjet e tij deri në rangjet më të larta të saj, aq sa të fitonte deri edhe statusin e ‘investitorit strategjik’.

    Një status i shpërblyer për të nga qeveria Rama, që do ti mundësonte investimin deri në 50 milionë euro në lojërat e fatit.

    Pavarësisht se e shkuara dhe e tashmja e tij, ishin të lidhura me episode të shumta të dyshimta të botës së krimit.

    Ku ai përflitej se ishte njëkohësisht Zot dhe dorëzanë, i disa prej këtyre ngjarjeve kriminale të pazbardhura. Krime të paprovuara, por që do të duhej një dosje përgjimesh e mbërritur nga autoritetet franceze për llogari të SPAK, për të na rrëfyer për herë të parë të plotë disa prej mistereve të ngjarjeve të kronikës së zezë të ndodhura në veri të vendit.

    Video

    Në harkun kohor të viteve të fundit. Ky është Pëllumb Gjoka.

    Profili në dukje i një biznesmeni të tërhequr, që daljet publike i ka tejet të rralla.

    Personazhi që në zonën e tij njihej si ‘I forti i Velipojës’, tejet aktiv në sipërmarrjet e tij, por që mesa duket krahas punës si biznesmen i suksesshëm, fshihte pas këtij profili të nderuar edhe anën e errët të një organizatori krimesh. Por si erdhi zbulimi i aspektit kriminal të dyshuar të këtij biznesmeni?

    Cili ishte gabimi që e çoi drejt fundit të tij?

    Dhe pse SPAK, u kërkoi partnerëve të tij francezë, përgjimet e aplikacionit Sky ECC, i konsideruar si i pathyeshëm, për të parë se cilat ishin komunikimet e Gjokës dhe grupit të strukturuar kriminal që fshihej pas tij?

    Sipas dosjes së siguruar nga emisioni ‘Në shënjestër’, gjithçka duket se nis pas kallëzimit të familjarëve të shtetases Drande Hoti Gjoka.

    Një 99 vjeçare, e cila kishte lënë në testamentin e saj, një sipërfaqe toke prej 39 hektarësh në pyllin e Velipojës.

    Por që në vitin 2022, familjarë të saj të afërt pjesë e testamentit, shikojnë se si ishin përjashtuar nga trashëgimia pronësore.

    Kallëzim i kryer SPAK më 16 Janar 2023, nga shtetasit Lule Zefi dhe djali i saj Donald Zefi.

    Të cilët pretendonin se janë trashëgimtarë të shtetases Drande Hoti dhe se pasuritë e paluajtshme të kësaj shtetaseje, me sipërfaqe prej 39 hektarësh në fshatin Pulaj, komuna Velipojë, janë tjetërsuar dhe marrë në mënyrë të paligjshme nga shtetasit Pëllumb Gjoka në bashkëpunim me persona të tjerë, përfshirë dhe zyrtarë.

    Do të ishte pikërisht ky episod i tjetërsimit të një sipërfaqe të tillë prone, që sipas Prokurorisë së Posaçme, do të sillte edhe zbulimin e aktivitetit kriminal të Pëllumb Gjokës, por edhe të personave të tjerë që bashkëpunonin me të.

    Por përpara se të shkojmë te ky episod i fundëm i tjetërsimit të një prone, që çoi në nisjen e një hetimi ndaj biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe grupit të strukturuar kriminal që fshihej pas tij,

    Zbulimi i parë tronditës që SPAK bëri me marrjen në dorë të bisedave të zhvilluara nga ky grup në aplikacionin SKY ECC, ishte zbardhja e mekanizmit të vrasjes së shtetasit Gjin Boriçi që mbante edhe emrin Ndoji.

    Ngjarje e ndodhur më datë 9 gusht 2020 në kryqëzimin e rrugës së fshatit Shkjezë me rrugën nacionale Shkodër-Lezhë.

    Ku ai u gjet i vrarë disa metra larg makinës BMW që kishte marrë me qira.

    Por çfarë lidhje ka vrasja e Gjin Boriçit me Pëllumb Gjokën dhe kush janë ekzekutuesit, që sipas gjurmëve të bisedave që ata kishin lënë në komunikimet e SKY ECC, ishin pikërisht shokë të ngushtë me viktimën?

    Përse kjo mizori ndaj shokut të tyre dhe si shkuan ata për ngushëllim në familjen e mikut të ngushtë, që ata kishin vrarë pikërisht po vetë.

    Mesa duket për t’i dhënë një drejtim tjetër ngjarjes.

    Sipas përgjimeve të zbardhura nga SPAK, falë bisedave të kryera në aplikacionin SKY ECC, pjesëmarrës në këtë krim janë Pëllumb Gjoka, i cili në këto biseda, mban pseudonimin ‘Kolombo’.

    Behar Brajoviq (Bajri), që mban disa pseudonime të njohura si ‘Daci’, ‘Lopata’ apo ‘Kapedani’

    ‘Deno’ apo ‘Denis’ për Denis Brajoviq (Bajri).

    ‘Mondi’, Edmond Preka, që rezulton të jetë shoferi i biznesmenit Pëllumb Gjoka.

    ‘Dori’, Klaodor Haka.

    Si edhe Ervis Martinaj, i njohur me kodin ‘V’.

    Martinaj, që nuk dihet për çfarë arsye, del të jetë i interesuar si personi në vetë të parë për ekzekutimin Boriçin. I cili në vazhdim të përgjimeve thotë se është gati të paguajë edhe një shumë të madhe parash për eliminimin e tij.

    Por që garant për të, për vrasjen e Boriçit, del të jetë Pëllumb Gjoka.

    Veprime të cilat SPAK pretendon se janë provuar para dhe pas vrasjes.

    Përgjimet

    Më datë 7 Gusht 2020, ora 12.23 shtetasi Behar Brajoviq komunikon me Pëllumb Gjokën.

    Pëllumbi i shkruan: Kur mendon?

    Në orën 18. 11, Behari i shkruan: ‘Nesër mbrëma kryhet një punë dhe atëherë për një javë kryhet puna jote.

    Pëllumbi i shkruan: ‘Ok vëlla’.

    Siç shikohet, ky komunikim i përket datës 7 gusht 2020.

    Pra dy ditë përpara se të konsumohet krimi ndaj Gjin Boriçit.

    I cili nuk është në dijeni se ekzekutuesit e tij, ata që do ta nxjerrin në pritë, janë pikërisht shokët e tij të ngushtë.

    Behar Brajoviq, që është krahu i armatosur i Bajrave në Shkodër, pasi e siguron Pëllumb Gjokën se kjo punë, pra vrasja e Gjin Boriçit, do të kryhet shpejt, i premton po ashtu atij se shpejt do të kryhet edhe puna e tij.

    Ndërkohë që përgjatë dy ditëve grupi i ngritur për të vrarë Gjin Boriçin për llogari të Ervis Martinaj, kapet në çdo bisedë duke u kujdesur që të mos u shpëtojë asnjë detaj në lidhje me skenarin e ekzekutimit.

    Më datë 9 gusht në orët e para të mëngjesit, Behar Brajoviq, këtë herë del në komunikim me Edmond Prekën.

    Përgjimet

    Edmondi e pyet, nëse do të marrë njeri me makinë?

    Behari i shkruan që, do të marri dy veta.

    Behari i tregon që makinën do ta djegin sa të kryejnë punë dhe do të ecin në këmbë, do të marri vetëm këto të dy, ti mbaj brenda diku.

    Behari i tregon që, sa të kryhet ky, ikën ai kurva i Tiranës sepse kështu e kam lënë me të, me ndërrim.

    Siç shikohet edhe nga komunikimi i mëposhtëm ekzekutimi i Gjin Boriçit, kryhet diku midis orës 1.00 dhe 2.00 të mëngjesit të datës 9 gusht.

    Dhe besohet që në makinë me të, të ketë qenë edhe Denis Brajoviq.

    Kjo me qëllim për të hequr çdo dyshim te shoku i tyre, mbi atë çfarë do t’i ndodhë pas pak.

    Ndërkohë që në orën 00.27 të mëngjesit, në përgjime del edhe Ervis Martinaj, i cili komunikon me Denis Brajoviq.

    Dosja Hetimore

    Në orën 00.27, Ervis Martinaj komunikon me Denis Brajoviq.

    (Në këtë komunikim figurojnë të regjistruara vetëm bisedat e shkruara nga Denis Brajoviq).

    Denisi i shkruan: Hë vëlla, më shkruaj këtu se jam duke lënë celularin në shpi.

    Tu dal jam, prit televizorin.

    Në orën 01.54, Behar Brajoviq komunikon me Denis Brajoviq.

    Denisi i shkruan Beharit: ‘Para e kemi”.

    Në orën 01.58, Behar Brajoviq komunikon me Edmond Prekën.

    Në orën 02.02, Behar Brajoviq komunikon me me Denis Brajoviq.

    Denisi i shkruan Beharit: ‘Kruvi’, jemi në Bushat dhe të na presi aty ai, se jemi afër.

    Pra mesa kuptohet nga biseda. ‘Kryvi’, do të thotë se Gjin Boriçi, tashmë është ekzekutuar.

    Fill më pas Behar Brajoviq, kujdeset që të vendosë në dijeni menjëherë edhe Pëllumb Gjokën.

    I cili pasi mëson që puna u krye me sukses, nuk harron që ti çojë viktimës, sipas mënyrës së tij të fala.

    Dosja Hetimore

    Në orën 02.24, Behar Brajoviq komunikon me Pëllumb Gjokën.

    Ky i fundit i tregon që ishte në gjumë ndërsa Behari i tregon që u kry, tani presim atë tëndin. Atë që desh ti ai u kry, Ginin deshti ai…

    Pëllumbi shprehet: …Ok vëlla, kjoft me Zotin, futja gjumit…

    Por duket se grupi vrasës nuk ka gjumë.

    Vetëm një orë pasi është kryer ekzekutimi, Denis Brajoviq, kapet në përgjim, duke biseduar me Behar Brajoviq.

    Ku i tregon këtij të fundit, se si e qëlloi pa mëshirë Gjin Boriçin.

    Po kështu Denis Brajoviq, bisedon edhe me Ervis Martinaj.

    Ku është i interesuar të di, nëse doli apo jo në lajme vrasja.

    Dhe çfarë thuhet për këtë vrasje.

    Dosja Hetimore

    Në orën 02.43, Behar Brajoviq komunikon me Denis Brajoviq.

    Denisi i shkruan: ‘Gjoks e kry kapedan, mu blloku se dosha me ja gri kryt, se më tha diçka’.

    Në orën 02.45, Ervis Martinaj komunikon me Denis Brajoviq.

    Denisi i shkruan: A dha gjë tv?

    Nata duket e gjatë dhe e pagjumë për ekzekutuesit dhe porositësit e vrasjes.

    Siç del me vonë nga komunikimet që zhvillohen ne orën 3.00 të mëngjesit, Ervis Martinaj, kujdeset edhe njëherë nëse çunat e kanë djegur si duhet makinën, me qëllim që të mos lënë asnjë gjurmë.

    Pas disa komunikimeve të ndërsjella, grupi më në fund vendos të marrë një sy gjumë. Tashmë të qetë se punën e kishin kryer dhe se çdo gjë kishte shkuar sipas parashikimeve. Komunikimet e tyre fillojnë sërish në mëngjesin e herët të datës 9 gusht. Ku tashmë ata organizohen të takohen së bashku, larg syve të njerëzve.

    Ku i pranishëm midis tyre është edhe ‘V’, i identifikuar si Ervis Martinaj.

    Dosja Hetimore

    Në orën 11.47, Klodor Haka komunikon me Behar Brajoviq.

    Klodori i shkruan: ‘Jam duke ardh me ‘V’ andej se don me ardh te ti. Direkt tani po nisem.

    Në orën 12.28, Edmond Preka komunikon me Pëllumb Gjokën, të cilit i tregon që është duke ardh ‘Lopata’ (Behar Brajoviq).

    Pëllumbi i thotë: ‘Po rrim te ara, thuj se këtu ka shumë njerëz.

    Ky është edhe momenti kur Pëllumb Gjoka hyn në komunikim me Ardrit Hasanbegaj.

    Që në këtë kohë mbulon detyrën e shefit të krimeve në Drejtorinë e Policisë Shkodër.

    Gjoka në këtë rast, është i interesuar të dijë çfarë ka zbuluar policia në lidhje me vrasjen e Gjin Boriçit.

    Bisedë që zhvillohet midis tyre më datë 9 gusht, vetëm disa orë pas kryerjes së vrasjes.

    Dosja Hetimore

    Në orën 14.49, Pëllumb Gjoka komunikon me Ardrit Hasanbegaj.

    Pëllumbi e pyet: ‘Çfarë ishte ajo e mbrëmshmja (vrasja e Gjin Ndoj)’.

    Ardriti i përgjigjet: Nuk e di, paska qenë me hasmëri, për punën e një vëllai.

    Plus paska qenë kollarexhi.

    Pëllumbi e pyet: Si duket si dorë?

    Ardriti i përgjigjet: Ka punuar mirë kopili dhe si duket kanë qenë dy ose më shumë.

    Të vështirë do e kemi, por besoj do të nxjerrim diçka.

    Por nga biseda në vazhdim, Pëllumb Gjoka kujdeset te shefi i Krimeve në Shkodër, që të mos i hyjnë më thellë këtij hetimi.

    Madje ai mëson gjatë kësaj bisede se si vëllai i viktimës paska takuar Dorian Dulin.

    Shok i ngushtë me Gjin Boriçin, njëkohësisht një nga eksponentët më të frikshëm të krimit në Shkodër dhe lidhje e afërt e Ibrahim Licit, kundërshtar i përbetuar i Bajrave.

    Për të cilin Gjoka kërkon informacione të vazhdueshme nga Ardrit Hasanbegaj se cila është përditshmëria e tij.

    Dosja Hetimore

    Pëllumbi i thotë: Lëreni në kollaren e vet.

    Në orën 17.09, Pëllumb Gjoka komunikon sërish me Ardrit Hasanbegaj dhe ky i fundit e pyet nëse e njihte Dorian Dulin, sepse vëllai i këtij e ka takuar.

    Pëllumbi shprehet: Këta të vrasin dhe të vijnë dhe me u pjek.

    Pëllumbi shkruan: Ardrit nëse ke info për Dorin më thuaj.

    Por duket se Dorian Duli është një armik i betuar për Pëllumb Gjokën dhe Behar Brajoviq.

    Të cilët ndërkohë mësojnë se Duli është mik i ngushtë me viktimën Gjin Ndoji.

    Dhe se për gjatë gjithë kohës ai qëndron në shtëpinë e mikut të tij të vrarë në pritë.

    Urrejtja për Dulin duket se është aq e fortë nga grupi kundërshtar dhe konkretisht Behar Bajroviq, sa ky i fundit mendon se mund ta vrasë edhe në varrimin e Boriçit.

    Më datë 10 gusht, vetëm një ditë pasi bashkërisht kanë kryer vrasjen e shokut të tyre Gjin Boriçi, vrasje që del e porositur nga Ervis Martinaj, Behar Bajroviq, mësohet se ka shkuar për ngushëllime më shtëpinë e shokut të tij të ngushtë.

    Bisedë të cilën e konsumon edhe me Pëllumb Gjokën.

    Dosja Hetimore

    Në orën 12.47, Behar Brajoviq komunikon me Pëllumb Gjokën.

    Ky i fundit i tregon që, isha në varrim, por nejtëm larg, vetëm sa i dhamë dorën në fund.

    Dori (Dorian Duli) nuk ishte.

    Por duket se Pëllumb Gjoka në rolin e regjisorit të ekzekutimit të Gjin Boriçit, sipas SPAK e ka kryer këtë vrasje për llogari të Ervis Martinaj,

    Në këmbim të një tjetër vrasje që këtë herë i interesonte vetë biznesmenit.

    Sipas dosjes ‘Metamorfoza’, Mbreti i Kumarit Ervis Martinaj, ishte gati të ofronte edhe 100 mijë euro për vrasjen e Gjin Boriçit, të cilin e donte të ekzekutuar me çdo kusht.

    Qoftë edhe kundrejt një shume të tillë të majme parash.

    Kërkesë që duket se e i ka rënë në vesh edhe biznesmenit Pëllumb Gjoka.

    I cili ndërkohë po merrej edhe vetë me një larje të vjetër hesapesh. Duke i ofruar Ervis Martinaj këtë herë falas vrasjen e Gjin Boriçit, në këmbim që mbreti i bixhozit ti hiqte qafe Pëllumb Gjokës njeriun që kishte kohë që e kishte vënë në shënjestër.

    Pra, një formë krimi me clering.

    Ky person të cilin Pëllumb Gjoka e donte me patjetër të vdekur dhe mundësisht brenda pak kohësh, ishte Kleanti Musabelli.

    I cili gjatë një sherri të ndodhur midis tij dhe Gjokës, më datë 11 Shtator 2017, në një kafe në qendër të Tiranës, në ikje e sipër kishte plagosur me armë zjarri në këmbë, biznesmenin.

    Por ndërsa Pëllumb Gjoka duket se e ka falur Musabellin duke hequr dorë nga e drejta e ankimit në lidhje me akuzat e ngritura nga Prokuroria e Tiranës ndaj këtij të fundit, duket se biznesmeni kishte në kokë një skenar tjetër.

    Atë të lënies lirë të Musabellit, me qëllim për ta ekzekutuar, në momentin kur ky i fundit të mendonte se çdo gjë tashmë i përkiste të kaluarës.

    Pasi Pëllumb Gjoka dhe grupi i tij kanë kryer punë me Gjin Boriçin për llogari të Ervis Martinaj, sipas dakordësisë me njëri-tjetrin, tashmë është ky i fundit që duhet të ngrejë këmbëzën e armës dhe të vrasë Kleanti Musabelli.

    Është akoma e paqartë se kur Gjoka dhe Martinaj kanë rënë në dakordësi për këtë këmbim viktimash, por nga bisedat në SKY ECC, ndjekja e Kleanti Musabelli, duket se ka filluar që në muajin qershor 2020.

    Pra dy muaj para se të vritet Gjin Boriçi.

    Ku edhe këtë herë, në shërbim për të kryer ekzekutimin e Kleanti Musabelli është i njëjti grup ekzekutorësh, që më pas kryen edhe vrasjen e Boriçit.

    Për shkak se vrasja e Musabelliut nuk po realizohej ne kohë, në lojë futet Behar Brajoviq.

    I cili duket se i ka një borxh të madh moral Pëllumb Gjokës.

    Pasi ky i fundit del se e ka shpëtuar nga burgimi afatgjatë duke korruptuar prokurorin Xhevahir Lita.

    Dhe për këtë arsye i ofrohet Pëllumb Gjokës, t’ia bëjë për qejf vrasjen e Kleanti Musabelli.

    Dosja Hetimore

    Më datë 7 Korrik 2020, në orën 11.57, Behar Brajoviq komunikon me Pëllumb Gjokën.

    Pëllumbi i shkruan: Vëlla, nëse edhe një javë nuk më vjen dikush që jam duke prit, a ma gjen një për me mbaru një punë në Tiranë.

    Behari e pyet: A po thua për atë, për punën tënde?

    Pëllumbi i përgjigjet: Po.

    Behari i shkruan: Atë punë ta kryej unë vetë, nuk ke nevojë me i thënë kërkujt, vetëm leji një njeri në shpinë, se ku rrin.

    Du me ta kry, për qef.

    Pëllumbi i pèrgjigjet: Jo vëlla, nuk bëhet falas, duhet ndonjë që është larg.

    Pëllumbi i shkruan: Është i falur, është në rrugë të madhe.

    Ja tregon ku është dhe rrugën komplet.

    Behari i shkruan: Me ta kry unë për qef, dhe nuk ke detyrim hiç.

    Pëllumbi i shkruan: Jo vëlla nuk është punë për ty, vetëm lekët atyne dhe mos ti kesh afër hiç.

    Ajo që mbetet e paqartë në këtë ngjarje, është fakti përse grupi dështoi në vrasjen e Kleanti Musabelli.

    Edhe pse Pëllumb Gjoka është i gatshëm të japë shuma të mëdha parash për ta eliminuar me çdo kusht.

    Dosja Hetimore

    Më datë 9 Korrik 2020 ora 09.30, Behar Brajoviq komunikon me Pëllumb Gjokën. Behari i shkruan: Unë fola për atë punën tënde dhe më thanë sa paguan.

    Pëllumbi i shkruan: 80-90-100.

    Del në rrugë të madhe, është i falur.

    Behari i shkruan: 100 kërkojnë këto kurva, ose të ta kryej unë.

    Pëllumbi i shkruan: 100 me ju dhënë vlla.

    Pasi Behar Bajroviq i premton Pëllumb Gjokës se do ta organizojë ai vrasjen, në një tjetër bisedë ai lë të kuptohet se në Tiranë për këtë qëllim kanë ardhur disa kosovarë.

    Dosja Hetimore

    Më datë 10 Korrik 2020, Behar Brajoviq komunikon me Pëllumb Gjokën.

    Behari i shkruan: ‘Më kanë ardhur disa shokë nga Kosova dhe atë punën tënde e kryejmë. Ose vjen një serb, ose një kosovar. Kena dhe një arab.

    Pëllumbi i shkruan: ‘Vëlla mund ti sjell dhe unë serb dhe kosovarë, por duan shofer.

    Behari i shkruan: ‘E kam unë shoferin vëlla, e kam shqiptar, mos e vra mendjen.

    Arabi e kryen edhe me ftyrë. për këtë punë i kam thirr.

    Në një tjetër bisedë, Pëllumb Gjoka, del se i lutet Behar Brajoviq, që mundësish Kleanti Musabelli, ta vrasë bashkë me të vëllain.

    Por jo me djalin, apo me familjarë të tjerë.

    Por siç konstatohet nga bisedat, muaji gusht duket intensiv për grupin.

    Të cilët ndërkohë që janë vënë në gjueti për të vrarë Kleanti Musabelli, po përgatiten ti japin goditjen fatale Gjin Boriçit.

    Ku në këtë bisedë të mëposhtme, Behar Brajoviq i shkruan Pëllumb Gjokës se puna e tij me Kleanti Musabelli do të kryhet së shpejti, sa të mbarojmë një punë këto ditë.

    Duke nënkuptuar ekzekutimin e Gjin Boriçit.

    Dosja Hetimore

    Më datë 7 Gusht 2020 ora 12.23, Behar Brajoviq komunikon me Pëllumb Gjokën.

    Pëllumbi i shkruan: Kur mendon?

    Në orën 18.11, Behar Brajoviq komunikon me Pëllumb Gjokën.

    Behari i shkruan: Nesër mbrëma kryhet një punë dhe atë herë për një javë kryhet puna jote.

    Nga bisedat e mëtejshme del se personi i kontaktit me Ervis Martinaj, që duket se ka hyrë në lojë për të vrarë Kleanti Musabelli për llogari të Pëllumb Gjokës, është Klodor Haka.

    I cili merret personalisht me ndjekjen dhe grupin e kontraktuar për të kryer ekzekutimin.

    Nga bisedat e dokumentuara në aplikacionin Sky ECC, Behar Brajoviq, i premton Pëllumb Gjokës se puna e Kleantit do të kryhet para datës 1 shtator.

    Dosja Hetimore

    Në orën 21.27 Behar Brajoviq komunikon me Pëllumb Gjokën.

    Behari i shkruan: Deri ditën e diel mos hajde ne Tiranë sepse do kryhet. Të hënën mundesh me ardh.

    Behari e pyet: E don sakat apo të vdekur se unë ju kam thënë të vdekur, por thashë të të pyes një herë.

    Pëllumbi i përgjigjet: Të vdekur vëlla.

    Bisedat mbi vrasjen e mundshme të Kleanti Musabelli, mbyllen këtu dhe është e paqartë përse grupi ekzekutues i ngritur nga Pëllumb Gjoka nuk e kreu këtë punë deri në fund.

    Madje po kaq e paqartë është edhe arsyeja përse Ervis Martinaj, i cili del se kishte marrë përsipër këtë vrasje për llogari të Pëllumb Gjokës, në këmbim të vrasjes së Gjin Boriçit, nuk e përfundoi këtë punë.

    Dhe çfarë ndodhi midis tij dhe Pëllumb Gjokës.

    Por ndërkohë që Pëllumb Gjoka i ishte vënë nga pas për të vrarë Kleanti Musabelli dhe sakaq ishte kryer ekzekutimi i Gjin Boriçit, interesante në dosjen ‘Metaformoza’, janë edhe një seri përgjimesh.

    Ku këtë herë Pëllumb Gjoka dhe të tijët, janë të interesuar të eliminojnë disa prej të fortëve të Shkodrës.

    Në këtë rast Dorian Dulin që del të jetë edhe miku i Gjin Boriçit të vrarë, Ibrahim Licin një tjetër personazh problematik i botës së krimit në veri të Shqipërisë, por edhe Genc Tafilin, ky i fundit i dënuar me 25 vite burgim për vrasjen e kolonel Arben Zylyftarit, por që atëkohë ishte liruar më kusht.

    Ku këtë herë ai që del i interesuar për ti vrarë këta persona është Behar Brajoviq.

    I cili sipas hetimeve del se ka dyshime se këta tre personazhe, janë të përfshirë në disa prej ngjarjeve kriminale ndaj njerëzve të tij. Edhe kjo ndjekje bëhet gjatë kohës kur Pëllumb Gjoka dhe të tijtë me në krye Behar Brajoviq, i ishin vënë pas për të vrarë Kleanti Musabelli dhe po përgatiteshin për të vrarë, Gjin Boriçin.

    (BalkanWeb)

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shtet Kriminel: Përgjimet e telefonave, policët të implikuar në vrasjet me pagesë në Shkodër

    Krim me ‘clering’/ Gjoka pranoi ta bënte falas vrasjen për llogari të Martinajt. Si grupi i Bajrave planifikoi ekzekutimin e Dorian Dulit në varrimin e Indrit Rrajës

    Emri:  policia-1.jpg

Shikime: 987

Madhësia:  17.5 KB

    Në Shënjestër

    Kush është Behar Brajoviq, emri i të cilit del në çdo komunikim në aplikacionin Sky ECC, në lidhje me ekzekutimet mafioze dhe planet për të eliminuar kundërshtarë dhe personazhe të rëndësishëm të krimit në Shkodër.

    Cili është borxhi moral që ai i ka Pëllumb Gjokës?

    Dhe pse ai i ndihet kaq shumë borxhli ndaj tij sa edhe vrasjet siç edhe vetë thotë,‘tia bëjë për qef’, pra falas jo në këmbim të parave.

    I arrestuar në kuadër të operacionit OAZ, bashkë me kushërinjtë e tij, por edhe ata që konsiderohen si krahu i armatosur i grupit kriminal Bajri, mbi supet e Behar Brajoviq, rëndonin akuza të rënda.

    Por, shpejt operacioni që bëri bujë do të s’fumohej dhe ditë pas dite të gjithë anëtarët e grupit do të linin qelitë.

    Nga ku tashmë del qartë se grupi Bajri kishte arritur deri aty sa jo vetëm të kishte nën kontroll policinë, por edhe të korruptonte njerëzit e drejtësisë, sikurse rezulton nga dosja e SPAK.

    Video

    Po për të kuptuar se kush është Behar Brajoviç, mjafton të shikojmë mënyrën se si u lirua nga qelia dhe ndihma që i dhanë Pëllumb Gjoka dhe miku i këtij të fundit, prokurori Xhevahir Lita.

    Të cilët siç shikohen edhe në këto biseda angazhohen maksimalisht që Behar Brajoviq jo vetëm të lirohet nga akuzat që rëndojnë mbi të, por edhe të dalë nga burgu.

    Biseda të cilat fillojnë dhe zhvillohen më datë 8 qershor 2020.

    Kohë kur Behar Brajoviq, ishte ende në qeli.

    Dosja Hetimore

    Më datë 8 Qershor 2020 në orën 12:52 poseduesi U2BA3G (Behar Brajoviq) komunikon me Pëllumb Gjokën. Ai e vë në dijeni se ‘Bardhi’ i ka thënë që dje (7 Qershor) gjyqi do të shtyhet dhe se i ka thënë shoqes së ‘Lopatës’ Behar Brajoviq që t’i thotë Beharit që të rri rehat pasi të enjten (11 Qershor) del.

    Ai ka dërguar mesazhet: ‘Po fola me Bardhin. Më tha që ja kam thon që dje që po shtyhet…. Dhe do ja len të enjte.

    Bardhi më tha i kam thënë shoqes së ‘Lopatës’.

    SPAK pas sigurimit të bisedave të bëra në telefonat e inkriptuar që iu vunë në dispozicion nga francezët, bëri edhe këqyrje të fashikullit gjyqësor në Gjykatën e Apelit

    Shkodër, ku ishte shqyrtuar ankimi i Behar Brajoviq.

    Siç rezulton, biseda përputhet me atë çfarë kishte ndodhur në proces.

    Seanca në Gjykatën e Apelit ishte shtyrë për në datën 11 Qershor 2020 ora 11.50 për shkak se ndodhej në kushtet e mosformimit të trupit gjykues.

    Sipas SPAK, dyshohet se Bardhyl Mavraj, vëllai i Safet Bajrit, njëherazi djali i xhaxhait të Behar Brajoviq, ka njoftuar Jorida Muratin për shtyrjen e seancës gjyqësore.

    Murati sikurse rezulton ishte e dashura e Behar Bajrit, e cila u arrestua edhe në kuadër të operacionit OAZ.

    Dosja Hetimore

    Më datë 14 Qershor 2020, Pëllumb Gjoka i kërkon Xhevahir Litës që ‘Daci’ Behar Brajoviq të mos të hetohet për 2 vrasjet, se përndryshe ‘ngel’ në burg, si dhe shpreh interes për një dosje tjetër.

    Kërkon MHSE7L (Xhevahir Lita) të diskutoj me ‘Lazrin’ pasi ditën e nesërme (15 Qershor, ditë e hënë) shqyrtohet ne Apel kërkesa tjetër për zëvendësim mase, pas njoftimit të akuzës që i është bërë ‘Dacit’.

    Xhevahir Lita e sqaron në orën 20:39:31 duke dërguar mesazh: ‘…o vlla nesër është për atë që nuk është këtu, ‘Daci’ ka mbaru punë’.

    Më datë 21 Qershor 2020, ditë e hënë, në orën 15:46 Behar Brajoviq duke përdorur U2BA3G komunikon me Pëllumb Gjokën dhe e pyet nëse ka komunikuar me ‘Xhevin’ (Xhevahir Lita) se çfarë po bëhet me çështjen e tij (Beharit).

    Behar Brajoviq i tregon se në burg po e mbajnë kundërshtarët e tij dhe se ata duan të godasin atë edhe ‘Xhevin’ por njohin të afërmit e tij e nuk mund të veprojnë.

    Behari i tregon se ‘Xhevi’ ka ngrënë bukë disa herë në shtëpinë e Behar Bajrit dhe këtë gjë e dinë edhe kundërshtarët.

    Mesa duket lirimi i Behar Brajoviq, nuk vonon. Vetëm një javë më pas gjithçka duket e përfunduar.

    Dosja Hetimore

    Më datë 29 Qershor 2020 në orën 16:34, Pëllumb Gjoka i dërgon mesazh: ‘…Ma në fund…’

    Xhevahir Lita shprehet ‘. . ke rënë rehat tani..’

    dhe Gjoka ja kthen me mesazh: ‘…Të dali ‘Daci’ i her…”.

    Në vazhdim Lita dërgon mesazhet “… iku ai muhabet …tani thuaj merru vetë se ka punë përsëri…’.

    Në orën 16:48, Gjoka dërgon mesazhet:

    ‘.. Vlla te pruni Eni 500 000.. Jepi sa të dojn.. Nuk ja ban ma burgun. Pranoje se të ka ba ftes dac i vogël…”.

    Ku dyshohet se për ndryshimin e masës së sigurimit të Behar Brajoviq janë dhënë/ofruar një shumë parash.

    Sipas fashikullit hetimor, në këtë datë, me vendim Nr.307 datë 29 Qershor 2020 gjykata e Shkodrës, ka vendosur ndryshimin e masës së sigurimit personal ndaj Behar Brajoviq nga arrest me burg në atë të detyrimit për paraqitje në policinë gjyqësore, dy herë në javë.

    Pas kësaj fitore, Behar Brajoviq, përgëzon mikun e tij prokuror.

    Dosja Hetimore

    Më datë 30 Qershor 2020, Xhevahir Lita merr kontakt me Behar Brajoviq.

    Ku ky i fundit i dërgon mesazhin.

    ’Daci’ vogël jam…ta paça borgj vlla.

    Ta po rrim një dit…Tiran jam…’

    Lita e pyet se çfarë po bën dhe se ku ndodhet.

    Po ashtu ai orienton ‘Dacin’ se si do veprohet më tej.

    Por duket se Behar Brajoviq, edhe pse sapo ka lënë qelinë, nuk ka hequr dorë nga veprimet e tij të dhunshme.

    Në një bisedë tjetër ai kapet duke rrëfyer se si e ka kërcënuar një gjyqtar, që mesa duket ka bërë rezistencë për të mos e liruar atë nga burgu.

    Dosja Hetimore

    Behar Brajoviç komunikon me Pëllumb Gjokën ku i tregon se është takuar me prokurorin Xhevahir Lita në ambientet e prokurorisë dhe i ka kërkuar atij që të flasë me një gjyqtar.

    Gjatë kësaj bisede ai tregon edhe për mënyrën e dhunshme të presionit që ka kërkuar ti transmetojë gjyqtarit lidhur mbi një vendim.

    Ai dërgon mesazhet.

    ‘…Isha në prokurori sot takova Xhevin…’

    Pëllumb Gjoka i dërgon mesazh: ‘Ça të tha…’

    Behar Brajoviq i përgjigjet: ‘….I thash fol me gjyqtarin… …çoji të fala në emër tem se nuk du gja gratis. O kryje e merri lekt ose un në male ti në vorr, i thash ti thotë…’

    Në një moment tjetër Behar Brajoviq, i kërkon prokurorit Xhevahir Lita, t’i zgjidhë edhe problemin e të vëllait, që e ka në burg.

    Dosja Hetimore

    Behar Brajoviq i tregon se ka shqetësim me zgjidh edhe një problem të vëllait te tij, dhe e pyet se sa duhet me i dhënë ‘atij’.

    Xhevahir Lita e sqaron:…Ai nuk është atje. Ai është akoma aty ku ishe ti.

    Nuk ka shku atje për atë vazhdon te ne akoma… Ai është shumë problem nuk kryhet…’.

    Behar Brajoviq i përgjigjet Xhevahir Litës. ‘Ndaji ti me të, dhe i qind mijë euro i ke kur dush…rregulloji vet me të…’

    Dyshohet se Behar Brajoviq kërkon që me zgjidhjen e problemit të vëllait Enver Bajri, të merret Xhevahir Lita, dhe i ofron para prokurorit dhe gjyqtarit në këmbim të zgjidhjes së çështjes penale të Enver Bajrit.

    Ndërkohë që bëhen këto biseda në gjykim është edhe çështja ndaj Astmer Bilalit.

    Mikut të Behar Brajoviq.

    I njohur si krahu i armatosur i grupit Bajri.

    Për të cilin është ndërhyrë që edhe ky ti shpëtojë burgimit.

    Dosja Hetimore

    Më datë 23 Korrik 2020, Behar Bajroviq komunikon me Astmer Bilalin dhe i tregon se duhet të paraqitet patjetër që ti ndryshoj masa, ndryshe i shtyhet gjyqi dhe i ikën masa e arrestit në shtëpi.

    Astmer Bilali i dërgon mesazh: ‘…Po ma po s’kam rrug tjetër …’

    Behar Bajroviq i tregon se po flet me ‘të’ Xhevahir Litën në atë moment.

    Pasi komunikimit me Astmer Bilalin, Behar Brajoviq njofton Xhevahir Litën se ndodhet në Tiranë.

    Ndërkohë Xhevahir Lita në orën 15:49 i kthen përgjigje: ‘…Takohemi nga darka…unë te shpia jam…’.

    Në orën 19:30, Xhevahir Lita i kërkon Behar Brajoviq të vi tek Sanatoriumi.

    Pas takimit me Xhevahir Litën, ky i fundit dyshohet se ka vënë në dijeni Behar Brajoviq se çfarë ka ndodhur me Astmer Bilalin.

    Behar Brajoviq komunikon me Astmer Bilalin dhe se si do veprohet me tej me të.

    ‘….Ke dal në kërkim…mshehu…se po të kapin… deri në tetor kryn pun…’.

    Në muajin tetor, Xhevahir Lita, duket se ngrihet në detyrë.

    Nga një prokuror i thjeshtë në zv/ prokuror në Prokurorinë e Shkodrës.

    Gjë që sjell gëzim te lidhjet e tij me botën e krimit në qytet.

    Siç është edhe kjo bisedë e zhvilluar mes njërit prej tyre dhe prokurorit Xhevahir Lita.

    Më datë 28 Tetor 2020, nga komunikimi midis Xhevahir Litës dhe Pëllumb Gjokës kuptohet që Lita është emëruar Zv/prokuror, pasi Gjoka i dërgon mesazhin: ‘… Je ba mendjemadh tash që u bane zv/prokuror…’

    Ngritja e Xhevahir Litës në detyrë si zv/Prokuror, duket se ka rritur edhe stekën e kërkesave të grupit kriminal të cilin ai ka ndihmuar kohë pas kohe në Shkodër.

    Ngjarja për të cilën ata interesohen tashmë që tja hedhin pa lagur është ajo e goditjes me armë pranë një karburanti, të makinës me të cilën udhëtonte Taulant Pepaj.

    Ku kërkojnë që Xhevahir Lita të ndërhyjë për të shpëtuar nga burgu Arsid Bashlin, djalin e Bardhyl Mavraj, djalin e xhaxhait të Behar Brajoviq.

    Dosja Hetimore

    Më datë 23 Shkurt 2021, 9E6STL interesohet për ngjarjen që ka ndodhur në Shkodër dhe i kërkon që nëse mund të bëjë diçka, ta bëjë veç për të (9ESTL) ose për ‘Bardhokun’ nëse ndërhyn, për askënd tjetër.

    Biseda e kësaj date, dyshohet se lidhet me ngjarjen e ndodhur në Shkodër, ku është qëlluar me armë zjarri ndaj Taulant Pepaj dhe ‘Bardhoku’ për të cilin flet Behar Brajoviq, është shtetasi Bardhyl Mavraj, djali i xhaxhait të tij.

    Më datë 2 Mars 2021, Behar Brajoviq pyet Xhevahir Litën nëse ka komunikuar me gjyqtarin dhe se ku do t’i nisi paratë pasi ka folur.

    Sipas dosjes së siguruar nga emisioni ‘Në Shënjestër’, personat që kanë qëlluar ndaj Taulant Pepaj dhe Kolec Markut janë tre të tillë.

    Dhe udhëtonin me dy makina. Ngjarje e ndodhur më datë 21 shkurt 2021 në Shkodër.

    Lidhur mbi këtë fakt, po këtë ditë, pas referimit të oficerëve të policisë gjyqësore Luan Hamzallari dhe Elton Myrtaj, prokurori Xhevahir Lita ka regjistruar procedimin penal.

    Nr.193 për veprat penale ‘Vrasja me paramendim’, mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim dhe ‘Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit’.

    Persona të dyshuar nga policia gjyqësore ishin Eljon Hato, Shkëlzen Xhenje, Arsad Bashli dhe Behar Zagani.

    Pas fillimit të hetimeve paraprake, Eljon Hato, Bardhyl Mavraj dhe Arsad Bashli identifikuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë dhënë një shumë parash prokurorit Xhevahir Lita identifikuar si përdorues i Sky ECC ‘MHSE7L’ me qëllim devijimin e hetimeve dhe shmangen e ndjekjes penale për autorët.

    Shuma e parave është siguruar nga Eljon Hato dhe Bardhyl Mavraj i cili ka diskutuar paraprakisht me prokurorin Xhevahir Lita lidhur me shumën dhe kjo shumë i është dorëzuar nga Arsad Bashli në Tiranë.

    Pasi ka marrë paratë SPAK thotë se prokurori Lita orienton të dyshuarit se çfarë duhet të deklarojnë me qëllim që çështja të mbyllet në favor të tyre.

    Dosja Hetimore

    Pasi ka rënë dakord për shumën e parave, Xhevahir Lita ka ndihmuar duke i dhënë informacione lidhur me veprimet hetimore që po kryhen, ka dhënë orientimet se si dhe çfarë duhet të deklarojnë në policinë gjyqësore, si dhe nuk ka kryer veprime të tjera që mund të çonin në identifikimin e autorëve. Po kështu ka shmangur nga ndjekja penale Eljon Haton dhe Arsad Bashli duke akuzuar si autor të ngjarjes Shkëlzen Xhenje, për të cilin ka lehtësuar akuzat penale për të cilat është regjistruar procedimi penal duke e akuzuar për veprat penale

    ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kanosja”.

    MHSE7L (Xhevahir Lita) i shpreh shqetësim nëse komunikon me ‘Arsad Bashli’ dhe babain e tij.

    Por më pas i thotë që do i shoh vetë këto gjëra.

    Ai në vijim dërgon mesazh duke i thënë të ketë kujdes mos të flasë në telefon.

    ‘..Tani kuptoje janë 50 veta në ………. mos fol më për këto gjëra rri.

    Vetëm thuaj s’di gjë dhe s’merrem me këto fare. ok… po mos fol në tel.”

    Ky mesazh krijon dyshim se ‘50 veta’ nënkupton një shumë parash që kërkohet për të zgjidhur çështjen përndryshe ai nuk merret fare.

    Episodi i fundit, por aty nga ku filloi edhe operacioni’ Metamorfoza’, ku tashmë në pranga kanë rënë biznesmeni Pëllumb Gjoka, prokurori Xhevahir Lita, ish-shefi i krimeve në Policinë Shkodër Ardrit Hasanbega dhe Oltian Bistri ish- shef i Forcave të Posaçme Operacionale, por edhe Astmer Bilali dhe Edmond Preka, është ai i tjetërsimit të një sipërfaqe prej 39 hektarë në fshatin Pulaj në Velipojë.

    Pronë e cila i ishte kthyer shtetases së ndjerë Drande Hoti Gjoka.

    Por që familjarë të saj në muajin janar 2023 kallëzuan në SPAK se testamenti i lënë nga e afërmja e tyre ishte falsifikuar.

    Lidhur mbi këtë fakt, më parë janë bërë disa kallëzime në Prokurorinë e Shkodrës si dhe më datë 9 Janar 2023, është kallëzuar edhe në

    Prokurorinë e Posaçme, kallëzim mbi të cilin është regjistruar procedimi penal Nr.09 i vitit 2023.

    Më datë 12 Nëntor 2020, Pëllumb Gjoka i kujton Xhevahir Litës një porosi qe i ka lënë. Lita i përgjigjet që e ka në vëmendje.

    Po më datë14.11.2020, diskutojnë edhe për tërheqjen e disa shkresave nga arkiva.

    Nga të dhënat e përftuara nga komunikimi i datës 23 Shkurt 2021, referuar fashikullit penal Nr.751/2020 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, rezulton se më datë 24 Shkurt 2021, oficeri i policisë gjyqësore Çlirim Halili ka mbajtur procesverbal me shkrim të lirë dore për marrjen e të dhënave nga shtetasja Drande Hotaj dhe si i pranishëm në këtë procesverbal ka nënshkruar shtetasi Enea Liza Hoti.

    Gjithashtu po këtë datë, Xhevahir Lita ka biseduar edhe me Pëllumb Gjokën lidhur mbi një akt ekspertimi për të cilin ky i fundit është në dijeni.

    Xhevahir Lita i ka dërguar mesazhet “.

    ‘…Shih se ndoshta ka bërë një vendim përkryerje e ekspertimit e prokurës…takova dhe Valbonën dhe më tha se ka marrë mostra për t’i dërguar për ekspertim…

    Unë jam e bindur, por më tha thuaj Pllumit të kapë dikë që të dalë tamam.

    Po edhe këtij akti ekspertimi bjeri mbrapa që të qepet mirë si dosje se ai kolegu im…’.

    Pëllumb Gjoka i kërkon që ta mbyllë si çështje dhe i dërgon mesazhet:

    ‘…Ti kërkoja nesër për ta myll…Se edhe një kafe të duhet ty…

    Mik më ke edhe të kam, po çdo gja ka lezetin e vet. Më shkon mua se kafja është bereqet…

    Kshu që kujtoju nesër ti japësh drejtim…’

    Lita i përgjigjet se i ka marrë përgjigjet i ka fotokopjuar por ka harruar t’i marrë për t’ia treguar Gjokës.

    Xhevahir Lita e mbyll bisedën duke dërguar mesazh: ‘…le të bëjmë dhe këtë ekspertim, të dalë se ka firmosë vetë Dranja te prokura dhe pastaj të haje një m.. ai kolegu im…’.

    Por ajo që e rëndon edhe më shumë pozitën e ish zv/ prokurorit Xhevahir Lita, është fakti se ai del se është angazhuar në mbylljen e kallëzimeve të ngritura në vitin 2020 nga familjarë të Drande Hotaj.

    Por siç thamë prokurori Xhevahir Lita apo shefi i krimeve në Shkodër, Ardrit Hasanbegaj, nuk ishin të vetmit të dyshuar në shërbim të krimit.

    Oltian Bistri që në vitin 2019-2020, mbante detyrën e shefit të komisariatit nr 2, është një tjetër emër që del në bisedat e SKY ECC.

    Dosja Hetimore

    Lidhur mbi episodin e shpërdorimit të detyrës dhe nxjerrjen e sekretit hetimor nga ish-Shefi i Operacionales, Oltian Bistri, referuar bisedave të realizuara në SKY ECC në periudhën kohore nga data 25 Nëntor 2019 deri më datë 28 Prill 2020 ndërmjet tij dhe shtetasit Pëllumb, dyshohet se ky i fundit zhvillon aktivitetin e lojërave të fatit ne kundërshtim me ligjin dhe Bistri i krijon lehtësira duke përdorur mundësitë që i ofron pozicioni i punës si shef i komisariatit të Policisë nr.2 Tiranë.

    Më datë 7 Dhjetor 2019, Oltian Bistri i shkruan Pëllumb Gjokës: ‘Kanë hap hetim për një tavolinë ata…

    Ty të duhen më lek, jo si ata andej. Prit njëherë te mbarojë aksioni.

    Unë e bëra për ty, s’më ngrenë ato lekë që marr. Edhe për anë morale… Vetëm këto sa bëjnë, ti lutem Rebos. Ai lekë do marrë dhe kot si merr. Se di pse ka frikë.

    Më 28 Dhjetor 2019, Pëllumb Gjoka komunikon me Oltian Bistrin.

    Ky i fundit i shkruan: ‘Ka qenë qetësi kaq kohë. Sot nga ora 7 pati nja dy telefonata, ka kazino, ruletë etj. Po s’ka problem, se i thashë çunave e bënë sikur erdhën dhe nuk konstatuan gjë.

    Në një tjetër bisedë, Oltian Bistri e këshillon Pëllumb Gjokën që të mos e hapë për ca ditë kazinonë.

    Sepse Operacionalja do jetë në qarkullim për kontrolle.

    Dosja Hetimore

    Më datë 18 Shkurt 2020 ora 11.32, Pëllumb Gjoka flet me Bistrin. Ky i fundit i shkruan: Nesër mos e hap. Këto 2 -3 ditë. Mos i thuaj njeriu. Nesër ka aksion Operacionalja në zonën time. Të lutem mos e diskuto me asnjë se më prish shumë punë. Po mora vesh se do të vijnë aty tek ti do të them vetë.

    Në një tjetër rast Oltian Bistri e informon Pëllumb Gjokën edhe për një person që është shpallur në kërkim.

    Dosja Hetimore

    Oltian Bistri pyet Pëllumb Gjokën: E njeh këtë?

    I ka dalë urdhri për paketim por mos i thuaj njeriu. Mendova se e ke shok ndaj ta thashë. Qendra e kërkon.

    Më datë 25 Mars 2020 Gjoka komunikon me Bistrin: Ky i fundit i shkruan. Rebo s’do, ka frikë. Janë dy zv. për kë thua?

    Por a është ky fundi i ‘Metamorfozës’, shndërrimit të shtetit në një patericë të krimit?

    A do të gëlltisë në vazhdim ‘Metamorfoza’ të tjerë emra dhe a ka aty edhe politikanë të përfshirë në krim?

    Kjo mbetet për t’u parë, por e sigurt është që kjo dosje sot është prova më e qartë se si shteti është kthyer në një vasal që i shërben krimit. Dhe se si policia dhe drejtësia duhet të meritojnë një tjetër operacion atë të pastrimit rrënjësor nga elementët kriminalë brenda tyre.

    (BalkanWeb)

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shtet Kriminel: Përgjimet e telefonave, policët të implikuar në vrasjet me pagesë në Shkodër

    “Mos dil sot me blind se kanë ardhur RENEA dhe Operacionale”, lidhjet e forta të biznesmenit Gjoka me efektivët e Shkodrës, si informohej për aksionet e rëndësishme

    Emri:  metamorfroza.jpg

Shikime: 974

Madhësia:  19.8 KB

    E shkuara dhe e tashmja e biznesmenit Pëllumb Gjoka ishin të lidhura me episode të shumta të dyshimta të botës së krimit.

    Emisioni “Në Shënjestër” teksa i ka bërë një panoramë lidhjeve të forta të biznesmenit me Policinë e Shkodrës, rëndit detaje të rëndësishme edhe të dosjes hetimore.

    “Në Shënjestër”

    Por ndërsa bëjnë këto biseda, në vazhdim Pëllumb Gjoka i tregon Behar Brajoviq, për lidhjet e forta që ai ka në policinë e Shkodrës.

    Aty ku ai del se merr informacione të sigurta lidhur mbi personat që ka vendosur në shënjestër.

    Dosja Hetimore

    Në orën 22.39, Behar Brajoviq komunikon me Pëllumb Gjokën.

    Ata diskutojnë në lidhje me një person me emrin ‘Luli’ që ka shkuar për të vizituar Beharin pasi ka dal nga burgu.

    Behari shprehet që ai Nëndrejtorin e Policisë dhe Shefin e Komisariatit i kishte të vetët.

    Pëllumbi shprehet që, ato kanë Nëndrejtorin dhe shefin e Komisariatit, ndërsa ne kemi shefin e Krimit të Organizuar dhe e kemi informacionin 10, që ata nuk e dinë, dhe ti mos i thuaj.

    Video

    Më datë 9 Korrik 2020, ora 23.07, Behar Brajoviq komunikon me Pëllumb Gjokën.

    Behari i shkruan: Ma pe atë shokun (Ardit Hasanbegaj) për ‘Braçen’ (Ibrahim Licin) nëse është në kërkim, sepse më tha dikush që është në kërkim.

    Pëllumbi i shkruan që, nesër do e pyes sepse sonte është shumë vonë.

    Behari shkruan: Më kanë çu fjalë ato sonte, ato kurvat e ‘Braçes’, ‘Lict’.

    Pellumbi e pyet: Çfarë të thanë?

    Behari i shkruan: ‘Kan qef me u pajtu dhe me dëmtu Astmerin. Por janë duke e hangër ato përpara.

    Se i thashë, thuj të dalin e të vritna.

    Shefi i Krimeve në Shkodër në vitin 2020, Ardrit Hasanbegaj, duket se është në kontakt të vazhdueshëm me biznesmenin Pëllumb Gjoka.

    Të cilin del se e informon edhe për çdo lëvizje të RENEA-s në qytet.

    Dosja Hetimore

    Më datë 26 Korrik 2020 ora 08.56, Behar Brajoviq komunikon me Astmer Bilalin.

    Astmeri i shkruan: Më ka ndjek policia dhe ju kam ik, por kanë kap ‘Niçen’ ‘Arlindin’ që rrin me Bardhin, shifni ju andej mos ju vjen kush.

    Më datë 27 Korrik 2020 ora 09.37, Pëllumb Gjoka komunikon me Edmond Prekën.

    Edmondi i shkruan që takova Arditin (Ardrit Hasanbegaj) dhe më tha me i thënë ‘Beharit’ që mos dil sot me blind se kanë ardhur dy grupe RENEA dhe Operacionale.

    Më datë 28 Korrik 2020 ora 07.05, Behar Brajoviq komunikon me Astmer Bilalin.

    Astmeri i shkruan: Me kanë ardhë në shtëpi herët një makinë e RENEAS dhe një makinë e policisë tonë.

    Behari i shkruan që do të rrinë nja 4-6 ditë.

    Një tjetër episod që tregon lidhjen e krimit me policinë në Shkodër është edhe ai i katër ditëve më pas.

    Kur Astmer Bilali, kupton se lokali i Behar Brajoviq në lagjen Dobraç, është në vëzhgim, nga persona për ta të panjohur.

    Dosja Hetimore


    Më datë 30 Korrik 2020 ora 08.54, Behar Brajoviq komunikon me Astmer Bilalin.

    Astmeri i dërgon foto të një objekti me dritare dhe i shkruan: ‘Këtu janë 3 djem, a ke si interesohesh se kush janë. Kanë pamje të lokalit tënd.

    Nuk duken ftyra të njohura dhe aty kanë vetëm divan dhe rafte.

    Aty nuk ka as batanije dhe as çarçafë.

    Behari i shkruan që, mund të jenë të shtetit, të Operacionales.

    Më datë 31 Korrik 2020 ora 20.42, Behar Brajoviq komunikon me Pëllumb Gjokën.

    Behari i shkruan: A po e pyet atë shokun tënd (Ardrit Hasanbegaj), se kam informacion për nja tre veta që kanë marrë një hyrje tek pallati i Senadit në katin e 5.

    Por kam frikë me ju hy se mos dalin që janë polic, sepse nëse nuk janë shtet do t’ju plasem brenda në shtëpi.

    Duke u kthyer te qëllimi për të vrarë Dorian Dulin dhe të tjerët, gjatë bisedave Behar Brajoviq, del se e do të vdekur brenda datës 1 Tetor.

    Në këto biseda del në skenë emri i Prekë Kodrës.

    Një personazh më shumë dritëhije, që sipas një emaili që qarkulloi në media, pas sulmit nga hakerat iranianë, ai dyshohej se mund të kryente atentat ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

    Kodra aktualisht është në arrati.

    Dosja Hetimore

    Në orën 22.33, Behar Brajoviq komunikon me Prekë Kodrën.

    Behari i shkruan: Deri më datë 1 tetor, dua të jetë në tokë, siç e kena lënë, vetëm dua të shikoj në televizor kurvën.

    Preka i shkruan: ‘O shok as java nuk është bo akoma që kur kemi fol, çdo gjë don kohën e vet.

    Ai që shërben si informator për grupin duket se është Aleks Ndreka, i cili njihet me nofkën Leksi i Druve.

    Kundërshtar me një ish-deputet socialist, mik i Ardian Nikulajt që u ekzekutua për gjakmarrje, si dhe një njeri që i’u mbijetoi të paktën dy atentateve, njëri prej të cilëve me dron.

    Leksi i Druve, del se është lidhje e afërt me Dorian Dulin dhe mban ne dijeni Behar Brajoviq për çdo lëvizje të tij.

    Ashtu si edhe në këtë bisedë.

    Dosja Hetimore

    Në orën 23.38, Prekë Kodra komunikon me Aleks Ndrekën.

    Aleksi i shkruan që, ai shoku jot, Behari duhet të jetë shumë i kujdesshëm sepse Dori është shumë dhelpër dhe tepër i përgatitur.

    A e din ku zihet ky Dori!!

    Shkon nëpër raste ngushëllimi. Mban pistoletë Berreta 17, me fishek në gojë dhe po hapi boresetin, është i paarritshëm.

    Betohem, kam shumë frikë se ka me vra edhe tjerë si ato vëllezërit Bilali.

    Në një tjetër bisedë, Ardrit Hasanbegaj del se njofton Pëllumb Gjokën, për lëvizjet më të fundit të objektivit Dorian Duli.

    Të cilit i janë vënë pas duke ndjekur edhe lëvizjet e gruas së tij, që gjatë kësaj kohe është shtatzënë.

    Më datë 10 Gusht, në orën 23.48, Pëllumb Gjoka komunikon me Ardrit Hasanbegaj.

    Ky i fundit i shkruan: ‘O vëlla, nga Qaf Thana ka ikur, i ka thënë ajo që analizat i kam tek ‘Salus’ por doktori i ka thënë për shtrim. Nuk është se ja ka konfirmuar shtrimin aty’.

    Por ndërkohë që marrin informacione 10 me yll siç thonë ata nga shefi i krimeve në Shkodër, për lëvizjet e Dorian Dulit dhe Ibrahim Licit, grupi merr edhe informacione nga burime të tjera të besueshme sipas tyre, për lëvizjen e gjahut të tyre.

    Dosja Hetimore

    Më datë 20 Gusht 2020, në orën 21.40 Behar Brajoviq komunikon me Astmer Bilalin.

    Astmeri i shkruan që Hotel ‘Klajdi’ e ka ai hoteli në jug dhe a ke njeri me pyet.

    Behari e pyet: ‘Në çfarë qyteti dhe Astmeri i thotë që nuk e di çfarë qyteti, vetëm se është në jug?

    Pëllumbi i dërgon Ardritit forëard mesazhin që i ka dërguar Behari ku gjendet numri i telefonit 06931…. dhe i tregon që ky është numri i ‘Ibrahimit’.

    Ardriti shprehet që, unë javën tjetër jam në punë dhe nuk kam pse ti kërkoj ndere këtyre, e mbaj vetë, veç sa të kthehem.

    Por, ndërsa grupi po e kërkon me qiri Dorian Dulin nëpër Shqipëri, një rast i artë duket në sfond.

    Ai do të jetë i pranishëm në varrimin e mikut të tij Indrit Rraja në Fushë-Krujë.

    Indrit Rraja, nipi i ndjerë i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja.

    I cili ndërroi jetë nga Covidi.

    Një ish i dënuar për drogë, mik i ngushtë me Bardhok Planaj, që edhe ky u ekzekutua në atentat mafioz në Shkodër.

    Shans për të vrarë Dorian Dulin që nuk ka se si t’u humbasë, qitësve të tij.

    Dosja Hetimore

    Më datë 22 Gusht 2020 ora 03.00, Behar Brajoviq komunikon me Astmer Bilali.

    Behari i shkruan: A don me marrë pjesë apo jo. Nesër i kena në Fushë-Krujë dhe vijnë për Shkodër, si e ke mendjen.

    I kam të gjitha gati, kam paguar informatorin.

    Vjen ‘Genci’ me gjithë ‘Brahimin’ prej Sarande, takohen në Fushë- Krujë se ka vdek Indrit Rraja.

    I kam me makina e me tana, me armë i kam bërë gati dhe informatorin.

    Astmeri shkruan: Po gati jam si nuk jam gati, më trego kur me u taku.

    Në orën 11.44, Prekë Kodra komunikon me Aleks Ndrekën.

    Aleksi i shkruan: Aty i ke, Dorin, Tafilin dhe Ujkanin, ishin të gjithë, Blerti dhe Bardhi.

    Sot ishin të gjithë, shkojnë edhe për të shtatat. Në orën 5 ka varrimin, une ika se isha me Ardianin.

    Behari i shkruan duke i treguar që, drekën do e hanë tek lokali i Dur Bamit.

    Preka i shkruan që, e paske vetë situatën në kontroll, se ky ka shkuar si shok burgu, ska lidhje me to.

    Është person që është përherë me to por aty te dreka nuk shkon.

    Por duket se edhe ky plan për eleminimin e Dorian Dulit dhe Genc Tafilit, dështon.

    Për arsye që edhe në këtë rast janë të panjohura për grupin hetues. Por pavarësisht këtij dështimi, grupi vazhdon të informohet nëpërmjet Aleks Ndrekës, në lidhje me lëvizjet e Dorian Dulit.

    Dosja Hetimore

    Më datë 17 Nëntor 2020 ora 00.45, Prekë Kodra komunikon me Aleks Ndrekën.

    Në orën 06.47 Aleksi shkruan: Ky don me ble një motoskaf dhe sa ta montojë, ka me dal në liqen dhe me një motorr uji të shpejtë e zen dhe s’ka ku me të ik.

    Mundësisht me u vesh sikur policët e kufirit.

    Preka i shkruan: Super, po takona para se me ia dhënë ti.

    Aleksi i shkruan që, jam duke ja blerë unë motorrin se don me e montu në skaf.

    Preka i shkruan, po të jap një ide tjetër unë.

    Po i vejmë në GPS me numër në të dhe sa herë ka korent jep sinjal se ku është.

    Është sa një kuti shkrepëse.

    Por edhe ky plan për vrasjen e Dorian Dulit nëpërmjet metodës së shpërthimit me eksploziv duke shëtitur me motoskaf në liqen, duket se ka mbetur vetëm një ide në kokën e ekzekutuesve të tij.

    Të dëshpëruar, duket se porositësit e vrasjes së tij, kanë tentuar edhe një mundësi të fundit.

    Atë të kontaktimit të një killeri me pagesë, siç del të jetë Nuredin Dumani.

    Dosja Hetimore

    Më datë 14 Shkurt 2021 ora 20:08, Bardhyl Mavraj komunikon me Nuredin Dumanin dhe shkruan

    ‘Kët kam unë … Kurse për atë Gencin fola por ai s’na intereson veç nëse e konstatojmë fiks që përzihet në punët tona…

    Nuredin Dumani i përgjigjet: ‘Të kuptoj vlla, unë njisoj e kam, do ti mys të 2 ose të 3 me gjithë atë kurvën…. Me nji femër rrinë bashkë të dy këta, gjatë gjithë kohës.

    Bardhyl Mavraj interesohet më tepër dhe shkruan . . .

    Ashtu vlla ee ku vijnë më shpesh?

    Nuredin Dumani i tregon: …Në Peqin… aty i mysim…

    Bardhyl Mavraj në vazhdim i shkruan: …

    Po shife na ban një pazar për atë Dorin se ai është përzi me hasëm tonë dhe po qe na thuaj një pazar…

    Por ndërsa Nuredin Dumani merr përsipër vrasjen e Dorian Dulit, ai i kërkon Bardhyl Mavraj, që rezulton të jetë vëllai i Safet Bajrit, ti gjejë informacione se ku fshihet armiku i tij i përbetuar Talo Çela.

    Dosja Hetimore

    Më datë 15 Shkurt 2021, në orën 11:30, XNLTTP i shkruan 2Q4RSM që i duhet një makinë që të jetë e shpejtë pasi personat që kërkon të ekzekutojë lëvizin me një VE Golf 7 R32,

    ‘Du ta myll makinën e punës afër vendit ku do goditet, pra jo larg Peqinit vendi nisjes…..

    Në orën 15.37, Bardhyl Mavraj, i përgjigjet se për momentin ka vetëm një Mercedes Benz me motor 5 000 kubik.

    Nuredin Dumani në vijim i shkruan: Ok super qenka..

    Më tej Nuredin Dumani i dërgon mesazhet ….

    ‘dua ti fus eksploziv në makin nja 3 kg dhe nji motorr me dy veta të shkojn me u siguru mrapa….

    Por edhe Nuredin Dumani duket se ka dështuar në objektivin e tij për të eliminuar Dorian Dulin. Pasi ky i fundit edhe sot vazhdon të jetë i lirë dhe i pashqetësuar….

    (BalkanWeb)

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shkodër: SPAK arreston një grup kriminal, shtabi elektoral i kryebashkiakut të ri Benet Beci

    SPAK sekuestron pronat e ‘investitorit strategjik’ në plazhin e Velipojës

    Hetimet ndaj Pëllumb Gjokës zbuluan sipas SPAK se 390 mijë metra tokë në plazhin e Velipojës, ku qeveria ka miratuar një projekt investimi strategjik, dyshohet se u përfituan përmes falsifikimeve. Tre parcela pyll në Pulaj-Plazh në Velipojë u sekuestruan.

    Nga Vladimir Kara

    Emri:  KULLA-VROJTIMI-VELIPOJE.jpg

Shikime: 939

Madhësia:  32.4 KB
    Plazhi i Velipojës. Foto: Emi Kalaja.

    Prokuroria e Posaçme njoftoi të premten sekuestrimin e tre pacelave pyll në zonën Pulaj-Plazh Velipojë, pasi dyshohet se ato janë përfituar përmes falsifikimeve nga Pëllumb Gjoka me ndihmën e personave të tjerë. “Nga hetimet e kryera ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se pasuritë e lartpërmendura, janë në pronësi të personave dhe shoqërive të mësipërme janë fituar nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve të kryer nga shtetasi P. Gj., në bashkëpunim me persona të tjerë”, thuhet në deklaratën për shtyp të SPAK.

    Gjoka, 49 vjeç, i cili u arrestua në korrik me akuzat si anëtar i një organizate kriminale që kishte kryer ndër të tjera vrasje e pengmarrje, është një biznesmen i shpallur nga qeveria e kryeministrit Edi Rama “investitor strategjik” me një projekt që planifikonte investimin e 52 milionë eurove në një zonë të virgjër në plazhin e Velipojës në Shkodër, në shkëmbim të së cilit, shteti shqiptar angazhonte burimet e taksapaguesve për të siguruar furnizim me ujë, drita, kanalizime e shërbime të tjera publike.

    Bashkë me një grup personash të tjerë përfshi edhe dy drejtues të policisë, Gjoka u arrestua pas një dosje hetimore të ardhur nga Franca në drejtësinë shqiptare. Ndaj tij dhe anëtarëve të tjerë të grupit ka mbi 12 akuza për vepra penale, mes të cilave vrasje, heqje e paligjshme e lirisë, trafikim narkotikësh, pastrim parash, të kryera në kuadër të grupit të struktuar kriminal. Ndërsa zyrtarët e arrestuar si pjesë e organizatës akuzohen për korrupsion, shpërdorim detyre dhe ekspertime të rreme.

    SPAK thotë se ishin hetimet e kësaj çështje që ngritën dyshimet edhe mbi tokat në zonën e Velipojës, për të cilat me kërkesë të prokurorisë Gjykata e Posaçme ka miratuar sekuestron.

    “Në vijim të hetimeve me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.422 datë 23.10.2023 ka vendosur masën së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive”, bazuar në nenin 274 të K.Pr.Penale dhe 36 të Kodit Penal mbi 3 (tre) pasuritë të paluajtshme, me sipërfaqe totale 390 000 (treqind e nëntëdhjetë mijë) m2, si më poshtë: Pasuria e llojit Pyll, me sipërfaqe 113.500 m2, e ndodhur në Pulaj- Plazh, Velipojë, Shkodër, regjistruar në emër të një shoqërie tregtare …….; Pasuria e llojit Pyll, me sipërfaqe 61.470 m2, e ndodhur në Pulaj- Plazh, Velipojë, Shkodër, regjistruar në emër të një shoqërie tjetër tregtare ……..; Pasuria e llojit Pyll, me sipërfaqe 215.030 m2, e ndodhur në Pulaj- Plazh, Velipojë, Shkodër, regjistruar në emër të shtetasit K. Gj”, thuhet në njoftim.

    Pëllumb Gjoka është pronar i kompanisë Imperial Group, me aktivitet në fushën e investimeve në turizëm dhe në lojërat e fatit krahas bizneseve të tjera. Në vitin 2021, qeveria shqiptare i dha kësaj kompanie statusin Investitor Strategjik për projektin Silver Sand Resort, një projekt masiv që duhet të shtrihet në një sipërfaqe prej 113 mijë metra katrorë, për ndërtimin e pallateve, vilave dhe hoteleve. Sipas dokumenteve të publikuara, vlera e planifikuar e investimit ishte 52 milionë euro, nga të cilat, një pjesë do të financohej nga shitja gjatë ndërtimit të apartamenteve dhe vilave. Qeveria i dha plazhin përgjatë zonës zhvillimore subjektit për shfrytëzim ekskluziv për tridhjetë vjet. Sipas dokumentit të dhënies së statusit, taksapaguesit shqiptarë duhej të subvenciononin furnizimin e zonës me energji elektrike, përmes ndërtimit të një linje të re, furnizimin me ujë dhe heqjen e ujërave të zeza.

    BIRN

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shkodër: SPAK arreston një grup kriminal, shtabi elektoral i kryebashkiakut të ri Benet Beci

    Zbardhet skema/ I kishte përfituar si ‘investitor strategjik’, disa prej pronave të sekuestruara të Pëllumb Gjokës në emër të familjarëve

    Emri:  download-36.jpg

Shikime: 936

Madhësia:  5.4 KB

    SPAK ka nisur sot një hetim për të gjitha pasuritë e Pëllumb Gjokës, duke vendosur sekuestrim për pronat për të cilat ai ka marrë statusin investitor strategjik.

    Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se bëhet fjalë për prona jo vetëm të regjistruara në emrin e tij, por edhe të familjarëve.

    Video

    Ajo zbuloi po ashtu se nga hetimet e kryera ka dyshime se pasuritë e sekuestruara së fundmi janë përfituar nga falsifikimi i dokumenteve kryer nga Pëllumb Gjoka dhe persona të tjerë.

    Kujtojmë se SPAK ka sekuestruar pasuritë e biznesmenit Pëllumb Gjoka, i cili ndodhet pas hekurave në kuadër të operacionit “Metamorfoza”. Në njoftimin e SPAK flitet për një sërë pasurish, toka në zonën e Pulaj- Plazh, Velipojë, të cilat figuronin të regjistruara në emër të personave të tjerë.


    Balkanweb

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shtet Kriminel: Përgjimet e telefonave, policët të implikuar në vrasjet me pagesë në Shkodër

    Biznesmeni në burg, SPAK sekuestron pasuritë e Pëllumb Gjokës. Dyshohet se dokumentet e tokave-pyje në Velipojë ishin falsifikuar

    SPAK ka sekuestruar pasuritë e biznesmenit Pëllumb Gjoka, i cili ndodhet pas hekurave në kuadër të operacionit “Metamorfoza”. Në njoftimin e SPAK flitet për një sërë pasurish, toka në zonën e Pulaj- Plazh, Velipojë, të cilat figuronin të regjistruara në emër të personave të tjerë.

    Nga hetimet e kryera ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se pasuritë e lartpërmendura, janë në pronësi të personave dhe shoqërive të mësipërme janë fituar nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve të kryer nga Gjoka, në bashkëpunim me persona të tjerë.

    Video

    NJOFTIMI I SPAK

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka në hetim procedimin penal nr. 9 të vitit 2023, regjistruar për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Ekspertimi i rremë”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 78, 319/ç, 319, 110, 248, 309, 278, 283/a, 333/a, 334, dhe 287 të Kodit Penal.

    Në vijim të hetimeve me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.422 datë 23.10.2023 ka vendosur masën së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive”, bazuar në nenin 274 të K.Pr.Penale dhe 36 të Kodit Penal mbi 3 (tre) pasuritë të paluajtshme, me sipërfaqe totale 390 000 (treqind e nëntëdhjetë mijë) m2, si më poshtë:
    • Pasuria e llojit Pyll, me sipërfaqe 113.500 m2, e ndodhur në Pulaj- Plazh, Velipojë, Shkodër, regjistruar në emër të një shoqërie tregëtare …….;
    • Pasuria e llojit Pyll, me sipërfaqe 61.470 m2, e ndodhur në Pulaj- Plazh, Velipojë, Shkodër, regjistruar në emër të një shoqërie tjetër tregëtare ……..;
    • Pasuria e llojit Pyll, me sipërfaqe 215.030 m2, e ndodhur në Pulaj- Plazh, Velipojë, Shkodër, regjistruar në emër të shtetasit K. Gj.

    Nga hetimet e kryera ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se pasuritë e lartpërmendura, janë në pronësi të personave dhe shoqërive të mësipërme janë fituar nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve të kryer nga shtetasi P. Gj., në bashkëpunim me persona të tjerë.

    Vendimi nr. 422, datë 23.10.2023 i Gjykatës Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është ekzekutuar nga Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara. Ndërkohë vazhdojnë hetimet në lidhje me evidentimin e plotë të fakteve penale dhe personave të përshirë në këtë aktivitet kriminal.

    Balkanweb

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shtet Kriminel: Përgjimet e telefonave, policët të implikuar në vrasjet me pagesë në Shkodër

    Si i grabiti pronat Pëllumb Gjoka, 'investitori strategjik' i Edi Ramës

    Emri:  auto_-640-0-1709923173xlaps-4641709924180.jpg

Shikime: 910

Madhësia:  27.1 KB

    Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi sot vendimin për sekuestron e 39 hektarëve tokë të biznesmenit, Pëllumb Gjoka, i cili para arrestimit kishte përfituar statusin e investitorit strategjik nga qeveria Rama.

    Grabitja e pronave është një tjetër histori kriminale, përveç asaj të vrasjeve me pagesë, ku është përfshirë “investitori strategjik”, që duke pasur mbështetjen e qeverisë, kishte pas tij të gjithë shtetin, që nga kadastra, policia, prokuroria dhe gjykatat.

    39 hektarë tokë, që gjenden në Pulaj të Velipojës i përkisnin një gruaje 99-vjeçare, e quajtur Drane Hotaj. Pas vdekjes u pa se ajo kishte përjashtuar fëmijët e saj në testament nga trashëgimia pronësore. Kallëzimi në SPAK për falsifikimet u bë në SPAK më 16 Janar 2023 nga shtetasit Lule Zefi dhe djali i saj Donald Zefi.

    Në një intervistë të Lule Zefit, trashëgimtare e tokave që kishte përvetësuar Pëllumb Gjoka, ajo tregon se përballja me “investitorin strategjik” ishte e pashpresë, pasi përballë kishte shtetin, por edhe krimin.

    Në një intervistë me gazetaren Anila Hoxha, trashëgimtarja e Drane Hotajt që kishte pronat në Veliopojë tregon se jetonte nën kërcënimin e vazhdueshëm të grupeve kriminale, të cilët e kishin kërcënuar me jetë. Madje një person i kishte vënë pistoletën në kokë për të tërhequr denoncimet.

    “U dënua minimalisht ky person, çështja është në apel. Sot i ka nxjerrë dosja hetimore në shesh. Që Pëllumb Gjoka ka telefonuar Ervis Martinin, që Ervis Martini ka gjetur Gëzim Çelën, Gëzim Çela i është përgjigjur. Më kanë ardhur natën, më kanë ardhur ditën, më kanë ardhur me makina, por fëmijët më kanë vendosur kamera. Nuk kam pasur ndonjëherë problem për jetën time vetëm për tokat” ka thënë Lule Zefi në intervistën pas arrestimit të biznesmenit.

    Ndërsa denonconte falsifikimet dhe shërbimin që gjyqtarët kishin bërë për Pëllumb Gjokën, Lule Zefi ngre dyshime se edhe nëna e saj ishte vrarë për t’i marrë pronën në Velipojë.

    “Nëna ndërroi jetë në 2022, kishte shenja në fytyrë dhe ja kam parë atë ditë. Ka vdekur pa thënë kush a është e sëmurë a jo. Më kanë njoftuar në dhjetë të natës, mi kanë rënë telefonit. Tre herë më kanë njoftuar. Më thanë “Drania është e sëmurë shumë”. Ju kam kthyer përgjigjje, nuk kisha besim të dilja natën, me atë gjendje të mafiozëve. Ju kam thënë “me Dranen veproni si të doni, mua më lini të qetë”. Është zhvarrosur. Një vdekje e papritur. Kishte shenja në fytyrë” ka treguar ajo.

    Emri i biznesmenit Gjoka, është lakuar shpesh në mjediset politike, pasi opozita e ka akuzuar atë si një person të përfshirë në blerje votash në favor të Partisë Socialiste. I angazhuar më parë në lojërat e fatit, në korrik të vitit 2021 kompanisë së tij Imperial Group, iu dha statusi i investitorit strategjik për ndërtimin e një resorti turistik në Velipojë, me një vlerë prej 52 milion eurosh.

    Opozita e ka denoncuar vazhdimisht rolin e tij në zgjedhjet e kaluara. Duke folur posacërisht për Velipojën pas humbjes së Shkodrës, Sali Berisha shprehej: “I kërkova Akil Krajës, drejtorit të kandidatit që do të instalohesh ditën e votimit në Velipojë sepse Pëllumb Gjoka, një problematik me një seri akuzash të rënda, por që thuhet se lan paratë e Olsi dhe Edi Ramës do të bëjë gjithçka për të ndërhyrë.

    Akili shkoi në Velipojë. Qendra e votimit ishte me 4-5 banditë te dera me tatuazhe dhe zinxhirë floriri, vinte zgjedhësi e prisnin te dera, u hidhnin dorën në krah, i thonin diçka në vesh, e shoqëronin brenda dhe e prisnin derisa largohej. BMË e fundit e Pëllumb Gjokës pothuajse nuk kishte zënë derën e QV-së. Pëllumbi kishte shpërndarë njerëzit me makina me targa të huaja dhe e kishte vënë nën kontroll”.

    Por hetimet për akuza më të rënda u regjistruan në muajt në vazhdim, mbasi Europol përcolli në SPAK informacione inkriminuese mbi përdorues të SKY ECC.

    Si përdorues të këtij aplikacioni, SPAK identifikoi Behar Bajrin, Ervis Martinin, Pëllumb Gjokën, Denis Bajrin, Edmon Prekën, Nuredin Dumanin, Astmer Bilalin por edhe përfaqësues të drejtësisë si prokurorin, Xhevahir Lita dhe zyrtarët e policisë, Oltian Bistri dhe Ardit Hasanbegaj.

    Nga këto komunikime u zbardhën jo vetëm vrasje që kishin mbetur pa autorë, por gjithashtu u konfirmua se përdoreshin prokurorët për të mbyllur çështjet e krimit.

    Pëllumb Gjoka akuzohet sot si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që akuzohen për një sërë veprash penale duke nisur nga “Vrasja me paramendim”, “Shpërdorimi i detyrës” deri tek “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, “Krijim kushte për vrasje” etj.

    Intervista e plotë e Lule Zefit për gazetaren Anila Hoxha Anila Hoxha:

    -Nisët gjyq për tokat?

    Lulë Zefi: -Kam mbaruar gjyqin për tokat civile, mbasi mbarova këtë penalen. Vazhdova gjyqet. Në qershor erdhën të më vrasin. Në gusht bëjnë tjetrën, sikur nëna ime i dhuron të vëllait të gjitha tokat. Kërkuam dosjen. Nuk na e dhanë, thanë “e ka marrë prokuroria, hetuesia”. Testamenti doli i falsifikuar. Por prapë ne nuk e fituam gjyqin. Humba në shkallën e parë. Shkuam në apel. Tjetra, katër fëmijë gjallë ne dhe prokurën ia japin Ardian Becit, dhe ai bëhet zotnues i tokave të nënës, çdo gjë që duhej ta bënte ky shtetas.

    Anila Hoxha: – Kush është ky shtetas?

    Lulë Zefi: -Nuk e njoh, nuk e di. Edhe sot nuk e njoh, ai mori tokat e nanës ka bërë si ka dashtë ai. Në 2017, pesë vjet më pas dhe dy muaj pasi më bënë atentat, vazhdova unë të kërkoj tokat e prindërve të mi se nuk i takojnë askujt se unë jam fëmija e nënës time.

    Anila Hoxha: – A hetoi prokuroria?

    Lulë Zefi: – Për të gjithë këtë skemë që është bërë, prokuroria nuk ngriti asnjë akuzë, çdo gjë i nxirrte ata fitimtarë. Po pres dhe të gjitha gjykatave botnore do i drejtohem. Nuk e fal dhe do i drejtohem kujtdo. Vetëm një gjyq kam fituar në Shkodër, atë të Kadastrës. Sepse jam e bija dhe duhet të hetohet Kadastra. Nëna ndërroi jetë në 2022, kishte shenja në fytyrë dhe ja kam parë atë ditë. Ka vdekur pa thënë kush a është e sëmurë a jo. Më kanë njoftuar në dhjetë të natës, mi kanë rënë telefonit. Tre herë më kanë njoftuar. Më thanë “Drania është e sëmurë shumë”. Ju kam kthyer përgjigjje, nuk kisha besim të dilja natën, me atë gjendje të mafiozëve. Ju kam thënë “me Dranen veproni si të doni, mua më lini të qetë”. Është zhvarrosur. Një vdekje e papritur. Kishte shenja në fytyrë.

    Anila Hoxha: -Ndërkohë ti kërkoje të hetohej dhe nuk hetohej?

    Lulë Zefi: – Unë e dija se kë kam përballë, e dija që kam përballë Pëllumb Gjokën. E dija që ka marrë tokën e prindërve tanë dhe se bën ligjin. Por jo gjithkund. E bën në prokurori në gjykata dhe në një pjesë të policisë.

    Anila Hoxha: – A ke frikë për jetën e fëmijëve?

    Lulë Zefi: – Gjithçka mund të ndodhë. Pëllumb Gjoka nuk jam as e para as e fundit, ai ka qëlluar, ka vrarë të tjerë në Velipojë, nuk e di.

    Anila Hoxha: -Dërgove kallëzim në SPAK?

    Lulë Zefi: -Unë që kërkova drejtësi në SPAK, i kisha provuar të gjitha gjykatat. S’po gjeja rezultat. Nuk po më jepnin drejtësinë askërrkund. Sepse mua më nxinë jetën. Jo një ditë, po çdo ditë duke më dalë përpara. Çdo ditë të më vrasin,

    Anila Hoxha: – Ka qenë vetëm apo ka pasur ndihmës?

    Lulë Zefi: –Ka qenë përherë me ndihmës. Që e kam parë vetë, përherë ka dërguar të paguarit e vet. Grupet kriminale të tij.

    Anila Hoxha: – E humbe shpresën në Shqipëri?

    Lulë Zefi: – E humba shpresën në Shqipëri, sepse në Shqipëri si me thënë ai bënte ligjin. Në çdo shtet të botës, fëmija e gëzon trashëgiminë e prindërve jo çdo kush. Këtë ligj do ta gjejmë dikund. Dosjen time hetimore e ka pas Gëzim Spahia. Gëzim Spahisë ia hoqën këtë të drejtë, ia dhanë Franceskina Lekanit, prokurore. Dhe është zhvilluar gjyqi pa prezencën e saj. Duhet të ishte se s’bën se prokuroja duhet. Këto janë bërë të gjitha me shkelje ligjore. Këta që po spekullojnë me tokat, me drejtësinë e njerëzve të varfër. Unë vazhdoj përpara, më jep forcë një Zot që është.

    Anila Hoxha: – Mardhëniet me kushëririn tënd ishin normale deri kur u zbulua çështja e tokave në Velipojë?

    Lulë Zefi: – Ishin normale deri tek testamenti. Qysh kur u dha testamenti e pas, na kanë shmangur.

    Anila Hoxha: -Më the që një njeri i armatosur të vuri pistoletën në kokë?

    Lulë Zefi: – U dënua minimalisht ky person, çështja është në apel. Sot i ka nxjerrë dosja hetimore në shesh. Që Pëllumb Gjoka ka telefonuar Ervis Martinin, që Ervis Martini ka gjetur Gëzim Çelën, Gëzim Çela i është përgjigjur. Më kanë ardhur natën, më kanë ardhur ditën, më kanë ardhur me makina, por fëmijët më kanë vendosur kamera. Nuk kam pasur ndonjëherë problem për jetën time vetëm për tokat.

    Anila Hoxha: – Del apo del gjithmonë e kontrolluar?

    Lulë Zefi: – Nuk dal. Nuk dal thashë. Vajtja ime është prokurori-gjykatë-polici dhe në Kishë. Dhe njeriu deri në momentin e fundit rrin me shpresë tek drejtësia, por e vështirë është mjaft, sepse ata që janë në polici, në Kadastër nuk i lexojnë ligjet.

    Anila Hoxha: – Tek toka me kamera, në kuzhinë me kamera, po te kisha janë kamerat! I ke denoncuar ti këta nëpunës?

    Lulë Zefi: – I kam denoncuar plot. Mor prokurorë, mor gjyqtarë, kam denoncuar mjaft. Cili ka qenë rezultati: vetëm kjo që arriti te SPAK-u.

    Asnjë gjë tjetër. Ku është ajo notere. Ku janë ata prokurorë aty. Ku janë ata që i kanë mbrojtur dhe i kanë dhënë drejtësi Pëllumb Gjokës. Pse nuk thonë; ku i ka fëmijët kjo nënë, duhet të ishin të gjithë fëmijët aty prezentë.

    Anila Hoxha: -Kur e pe dosjen që nxorri SPAK–u, u trembe?

    Lulë Zefi: – Jo, nuk u tremba fare se është një gjë që e kam përjetuar vetë. Unë kam shkruar çfarë kam përjetuar dhe nuk kam shpifur asgjë.

    Lapsi

  9. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shtet Kriminel: Përgjimet e telefonave, policët të implikuar në vrasjet me pagesë në Shkodër

    Metamorfoza/ SPAK u komunikon akuzat Pëllumb Gjokës, Bajrit, Bistrit dhe Litës

    Emri:  spak-grupi-kriminal-metamorfoza.gif

Shikime: 909

Madhësia:  109.6 KB

    SPAK mbylli hetimet ndaj anëtarëve të dosjes Metamorfoza, të identifikuar nga bisedat në aplikacionin SKY.

    Burimet thanë se akuzat u janë komunikuar Behar Bajrit, Pëllumb Gjokës. Po ashtu edhe ish-shefit të operacionales, Oltion Bistrit, të cilit i është hequr akuza e shpërdorimit të detyrës, por i adresohet vepra e korrupsionit. Njëherazi ish-zyrtarit tjetër të policisë Ardit Hasanbegaj që në mbyllje të hetimeve dyshohet se ndihmoi Bajrat gjatë planeve të tyre për të vrarë Ibrahim Licin dhe Dorjan Dulin.

    I akuzuar përfundoi edhe ish-prokurori i Shkodrës, Xhevahir Lita. Për personat që mbas operacionit Metamorfoza vijojnë ende në kërkim, SPAK ka veçuar hetimin.

    Burimet pranuan se ka edhe disa fraksione të tjera të dosjes Metamorfoza, referuar bisedave të zbardhura nga aplikacionet SKY dhe Enchro, që janë veçuar derisa të mbërrijnë letërporositë.

    Prokurorit të Shkodrës Xhevair Lita që komunikon me anëtarë të grupit për zhvillimin e dosjeve hetimore, SPAK i hoqi akuzën e grupit kriminal. Ish-zyrtari i drejtësisë do të përballet me gjykatën për akuzën e akuzat e korrupsionit dhe nxjerrjes së sekretit hetimor, pranuan burimet e Top Channel.

    Siç bëhet me dije, ish-prokurori Lita ka pranuar që përdorte aplikacionin SKY, por nuk jepen më tepër detaje mbi rrëfimin e tij.


    LAPSI

  10. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shtet Kriminel: Përgjimet e telefonave, policët të implikuar në vrasjet me pagesë në Shkodër

    SPAK çon në gjykatë dosjen e investitorit strategjik Pëllumb Gjoka

    Emri:  spak-pellumb-gjoka.jpg

Shikime: 887

Madhësia:  38.9 KB

    Nga Edmond Hoxha BIRN

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, njoftoi të shtunën më 4 maj përfundimin e hetimeve ndaj biznesmenit Pëllumb Gjoka, i akuzuar për vrasje dhe grup të strukturuar, si dhe të bashkëpunëtorëve të tij, mes tyre një prokuror dhe dy funksionarë policie. SPAK ka dërguar për gjykim çështjen ndaj shtatë të pandehurve, duke bashkëngjitur edhe të dhënat për pasuritë e sekuestruara, të dyshuara si produkt i veprës penale.

    Pëllumb Gjoka, 49 vjeç, u arrestua në korrik 2023 si anëtar i dyshuar i një organizate kriminale që kishte kryer ndër të tjera vrasje dhe pengmarrje. Ai është pronar i kompanisë “Imperial Group”, me aktivitet në fushën e investimeve në turizëm dhe në lojërat e fatit krahas bizneseve të tjera.

    Në vitin 2021, qeveria shqiptare i dha kësaj kompanie statusin e investitorit strategjik për projektin Silver Sand Resort, një projekt masiv që duhet të shtrihet në një sipërfaqe prej 113 mijë metra katrorë për ndërtimin e pallateve, vilave dhe hoteleve. Sipas dokumenteve të publikuara, vlera e planifikuar e investimit ishte 52 milionë euro, nga të cilat, një pjesë do të financohej nga shitja gjatë ndërtimit të apartamenteve dhe vilave.

    Hetimi ndaj Gjokës filloi pas mbërritjes së një dosjeje nga Franca. Ndaj tij dhe anëtarëve të tjerë të grupit ka nëntë lloj akuzash për vepra penale, mes të cilave vrasje, korrupsion aktiv e pastrim parash, të kryera në kuadër të grupit të struktuar kriminal. Ndërsa zyrtarët e arrestuar si pjesë e organizatës akuzohen për korrupsion, zbulim të akteve apo të dhënave sekrete, si dhe për sigurimin e kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje.

    Veç Gjokës, për gjykim janë dërguar edhe të pandehurit Behar Brajoviq; Edmond Preka; Astmer Bilali; dy zyrtarët e policies, Ardit Hasanbegaj dhe Oltian Bistri, ky i fundit me funksion si shef i Drejtorisë së Forcës Operacionale; si dhe prokurori Xhevahir Lita.

    Prokuroria thotë së i ka bashkëngjitur akteve të dërguara për gjykim edhe të dhënat e pasurive të sekuestruara në cilësinë e produktit të veprës penale. SPAK ka sekuestruar 390 mijë m2 pyll e ndodhur në Pulaj-Plazh të Velipojës në Shkodër dhe pesë pasuri të paluajtshme të blera për vlerën 980 mijë euro.

    Prokuroria e Posaçme njofton se është ndarë çështja për për personat e tjerë nën hetim për të cilët nuk janë ekzekutuar ende masat e sigurimit të miratuara nga gjykata, si dhe për persona të tjerë të përfshirë në këto aktivitete kriminale.

    BIRN

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-01-2016, 14:38
  2. Kam nevoje te dij cmimet e telefonave
    Nga bigstar në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 07-01-2010, 22:04
  3. Pergjimi i telefonave dhe e-mailit.
    Nga ardit 2 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-11-2006, 14:21
  4. Pergjimet: Bie miti i Telefonave Celulare mbi pergjimet
    Nga news24 në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-10-2006, 09:25
  5. Yahoo, futet në tregun e telefonave celularë
    Nga Davius në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2005, 08:56

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •