Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 25 prej 25
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shtet Kriminel: Përgjimet e telefonave, policët të implikuar në vrasjet me pagesë në Shkodër

    Bisedat në ‘Sky’, mesazhi i Gjicit për Agron Malajn, si shpëtoi kunati i Hasanbegaj nga shkarkimi

    Emri:  auto_gjici_gjoka_malaj1721215465.jpg

Shikime: 456

Madhësia:  55.3 KB

    Dosja ‘Metamorfoza’, është një nga çështjet e shumta në SPAK, ku krimi, korrupsioni elektoral, emërimet në administratë dhe politika janë të përziera me njëra-tjetrën, ku në shumë raste për qëllime të caktuara këto komponentë bashkëveprojnë mes tyre në kohë të caktuara përmes edhe bisedave.

    Mes shumë bisedave të kësaj natyre, sipas gazetarit Elton Qyno, veçohet njëra, ku Ardit Hasanbegaj në datën 2 nëntor 2020, i shkruan biznesmenit Pëllumb Gjoka, duke i pohuar si më poshtë vijon:

    ‘…Ça burri është, pozitiv apo negative ky Drejtori i Hipotekës këtu…?

    Pëllumbi ia kthen: ‘…Vari k***n…’.

    Ndërsa më pas Hasanbegaj i shkruan: ‘…thashë mos ishte linja jote, ti bje apo jo? Meqë nuk ke detyrim ti, po më doli në shteg e ngrita, pooo ok…’.

    Dhe Pëllumb Gjoka, që ia kthen shkurt: ‘…Mos ju ndaj…’.

    Nuk ka kaluar shumë nga kjo bisedë, është sërisht Ardit Hasanbegaj që pyet Pëllumb Gjokën, duke i kërkuar ndihmë për një njeriun e vetë, i quajtur Shpend Kuçi, i cili punon doganier në Kukës dhe se i rrezikohet vendi nga Safet Gjici, që në 2020 drejtonte bashkinë e Kukësit.

    Nga ana tjetër Pëllumb Gjoka i kërkon Hasanbegaj të gjejë datën e saktë se kur mund të shkonte një person në Roskoveç të Fierit, që ishte vënë target prej grupit të tyre, pasi në Roskovec ky person bënte ecje me kalë.

    Sipas dosjes hetimore Gjici, kishte vetëm 1 vit e gjysëm që ishte bërë Kryetar Bashkie në Kukës dhe kishte filluar spastrimet në gjithë administratën, përfshirë dhe në doganën e Morinës.

    Në 2 nëntor 2020, Hasanbegaj i thotë Pëllumb Gjokës:

    ‘…Të të pyes, me Safet Gjicin ke njohje të Kukësit? Se kam një njeriun tim në doganën e Kukësit, por ka frikë se po i heq të gjithë ai, ok. E kam njeriun tim, familje kunat. Është i vetmi që ka ngel aty, por ka frikë mos e heqin. Ai i PS është, por thotë po çon njerëz të tij, aty në Kukës. Prandaj ka frikë. Ok, Shpend Kuçi. Aty e ka çuar Saimiri,(Tahiri) para dy vjetësh. Është anëtar i Partisë Socialiste që në 91, me origjinë nga Tepelena, banon në Tiranë…’.

    Pëllumb Gjoka lidhet me Agron Malaj, kryetarin e Bashkisë së Burrelit, të cilit i kërkon që të flasë me Safetin në mënyrë që Shpend Kuçi, kunati i Ardit Hasanbegaj mos shkarkohet nga Safet Gjici në doganën e Morinës.

    Gjoka i shkruan Hasanbegaj: ‘…Po i thotë Kryetari i Bashkisë Burrel…’, kurse zyrtari i policisë ia kthen: ‘…më thuaj ça reagimi do bëjë…ok’.

    Me sa duket Agron Malaj lidhet në telefon me Safet Gjicin, duke ja shfaqur shqetësimin dhe kërkesën e Pëllumb Gjokës për mos prekur doganierin Shpend Kuçi nga Tepelena.

    Safet Gjici, ia kthen përgjigjen Agron Malaj dhe më pas ky i fundit ja dërgon me ‘screenshot’ në telefon Pëllumb Gjokës. Biznesmeni Pëllumb Gjoka këtë mesazh të Safet Gjicit, ja dërgon me aplikacionin ‘Sky’ Ardit Hasanbegaj.

    Ky mesazh i Safet Gjicit dërguar Malaj dhe që më pas përfundoi në telefonin e Hasanbegaj ka këtë përmbajtje si më poshtë vijon:

    ‘…Agron përshëndetje. Do ta shof nesër nëse do përgjigjet për këto punët tona në funksion të datës 25. Patjetër e mbajmë se ai është nga Tepelena…’.

    Sipas përmbajtjes së këtij mesazhi Safet Gjici, është dakord të mbajë në punë kunatin e Hasanbegaj, por me kushtin që ai të impenjohet dhe ndihmojë fushatën e PS në zgjedhjen parlamentare të 25 Prillit 2021 që po vinin.

    Pasi shikon përmbajtjen e këtij mesazhi të shkruar nga Safet Gjici, Hasanbegaj i shkuan Pëllumb Gjokës duke i thënë: ‘…ok vëlla, për atë datën mbaj unë përgjegjësi…’, duke nënkuptuar gjetjen e ditës së saktë se kur mund të shkonte në Reskovec personi që kërkonte Pëllumb Gjoka.

    Më tej në mëngjesin e datës 5 nëntor 2020 Hasanbegaj i shkruan sërisht Pëllumb Gjokës, duke i pohuar se: ‘…nëse ulet ky kunati im me Safetin të flasë në emër të Agronit?. Kur Gjoka i shkruan: Mirmëngjes vëlla! Po, Agroni është Kryetari i Bashkisë Mat, që ta dijë kunati…’.

    Në vazhdim të kësaj bisede Pëllumb Gjoka, i kërkon ndihmë Ardit Hasanbegaj pasi kërkon të marrë disa kompjutera për lojëra fati në Mlain e Zi dhe ti fusë në Shqipëri.

    ‘…Po më duhet ndihma jote. Do marr disa kompjutera që më kanë ngel në Mal të Zi…’, i shkruan Pëllumb Gjoka. Ndërsa Hasanbegaj ia kthen duke i thënë ‘Po mo, kur të duash nga territori. Sa është ai motër q*** im të ndihmoja unë, pa ardhë. Mos e kemi atë nëpërkëmbë, se bëhet keq ai…’.

    Syri

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shtet Kriminel: Përgjimet e telefonave, policët të implikuar në vrasjet me pagesë në Shkodër

    Balliu: Rama mbron Pëllumb Gjokën, refuzon t’i dorëzojë BKH-së dhe SPAK-ut dosjen si investitor strategjik

    VIDEO

    Koordinatori Rajonal për Tiranën në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, nga foltorja e selisë blu deklaroi se kryeministri Rama po mbron Pëllumb Gjokën, që gjendet në brug për dosjen e bujshme të vrasjeve "Metamorfoza", duke refuzuar t’i dorëzojë Byros kombëtare të hetimit dhe SPAK dosjen e Pëllumb Gjokës si investitor strategjik që e ka firmosur si të tille Edi Rama.

    DEKLARATA E BALLIUT

    Shefi i drejtësisë së re Edi Rama kërkon të mbrojë deri në fund partnerin e pushtetit të vet, urdhëruesin e vresjeve, trafikantin Pëllumb Gjoka.

    Sipas burimeve mediatike Rama refuzon t’i dorëzojë Byros kombëtare të hetimit dhe SPAK dosjen e Pëllumb Gjokës si investitor strategjik që e ka firmosur si të tille Edi Rama.

    Jo vetem kaq, por për ta çuar mbrojtjen e trafikantit Gjoka deri në fund, Edi Rama refuzon t’i heqë edhe statusin e investitorit strategjik. Vetëm në një narko-shtet trafikantët mund të licensohen si një investitor strategjik, vetëm një narko-kryeministër mund të firmosë për një porositës vrasjesh, që ky të lincensohet si investitor strategjik.

    E në fakt në qoftë se nuk do të ishte për Prokurorin Belge, Pellumb Gjoka do të njihej sot si hero i zhvillimit të turizmit shqiptar, pavarësisht se e fitoi këtë status falë aktivitetit të tij kriminal, me dokumenta toke false dhe pa asnjë dëshmi për burimin e financimit prej 52 milionë eurosh, dhe Rama ishte ai që i dha nje pjesë të pyllit të Velipojës për të ndërtuar ‘Silver Sand’.

    Në fakt një drejtësi e vërtetë sot duhet të hetonte Ramen që ka shpallur investitorë strategjikë kriminelë të këtij kalibri, por në narko-shtet nuk ka drejtësi. Narkoshtet drejtësia është një fjalë boshe që shërben për të mbrojtur krimet e krye-pushtetarit. Pushteti i Ramës është pushteti i Gjokave. Me Ramën kriminelët hyjnë në parlament, me Ramen kriminelët u bënë deputetë, u bënë drejtorë, me Ramën kriminelët u bënë investitorë strategjik dhe kështu u krijua narko-shteti.

    Burimi i të gjitha aferave korruptive dhe mafioze ka një kokë, ka një emër dhe ai është Edi Rama, vetëm hetimi dhe arrestimi i narko-kryeministrit mund të godiste narko-shtetin që Shqiperia të shpetojë nga kthetrat e krimit të organizuar.

    Partia Demokratike, u deklaron qytetarëve që ne nuk do të reshtim kurrë së përballuri me krimin e organizuar dhe ju garantojmë që njësoj si më parë do të cojmë pas hekurave cdo kriminel, cdo trafikant, cdo bandë. Lufta kundër krimit të organizuar për qeverinë e ardhshme të Parties Demokratike është një prioritet jetik për zhvillimin e vendit.

    ORA NEWS

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shtet Kriminel: Përgjimet e telefonave, policët të implikuar në vrasjet me pagesë në Shkodër

    ‘Beqaj është zoti për Shkodrën’/ Mesazhet se si Pëllumb Gjoka dhe Bajrët komandonin PS-në: Nuk ka takime pa ne

    Emri:  auto_-640-0-8eacb74d3e36406f442a61110098b0e4-Eix2r6CWh-transformed1724057759.jpg

Shikime: 428

Madhësia:  36.7 KB

    eksa në muajin shtator 2020, Ilir Beqaj emërohet si koordinator politik i PS në qarkun e Shkodrës, Pëllumb Gjoka dhe Behar Bajri angazhohen fillimisht për të sabotuar takimet e Beqajt me shtabet elektorale në këtë qark.

    Ata urdhërojnë një seri drejtuesish të Partisë Socialiste si dhe deputetin Luan Harusha, të mos shkojnë në takime pasi sipas Gjokës, Beqaj po i anashkalonte.

    Por pavarësisht planeve në muajin shtator 2020 për sabotimin e takimeve elektorale, Pëllumb Gjoka në muajin tetor 2020 besohet se mban kontakte të afërta me Ilir Beqajn, duke ndërhyrë tek ky i fundit për të rregulluar në një vend më të mirë policin Ardrit Hasanbegaj, i cili aspironte të bëhej shef krimesh, zv/shef komisariati apo shef anti-korrupsioni në Policinë e Tiranës

    Aspiratat e tij shkojnë dhe deri tek emërim si drejtor i Policisë së Shkodrës.

    Sipas Pëllumb Gjokës, në atë kohë Ilir Beqaj ishte zoti për Shkodrën dhe që mbaronte pune. Hasanbegaj shpreson që përmes lidhjeve që ka Pëllumb Gjoka në polici dhe mazhorancën qeverisëse, ai të transferohej nga Shkodra në policinë e Tiranës ose në një vend më të mirë.

    Në 26 shtator 2020, Pëllumb Gjoka bisedon me Behar Bajrin duke i pohuar: “…O vëlla fol me Luanin se asht tu ba si interesant... i kam unë tan thotë, e nuk kam nevoj për kan. A ke fol gja me ta ti? Jo se ka problem, por po prish punë”. Thuaj të mos shkojnë...thuaj të mos shkojnë në takime pa i thanë ne. Ka lënë takim me Ilir Beqaj të mërkurën. Don me mbledh Kryetarët e Partive me i çu tek ai, por hajde e thërrasim njëherë ne dhe flasim me të. Thuaj të mos shkojnë në takime. Thirre njerë ti dhe thuaji kush të ka thanë me ba takime? Nesër po vij vetë, e flasim me ta..”

    Behar Bajri: “...ok ok...”

    Pëllumb Gjoka i shkruan sërish Behar Bajrit dhe e porosit që kur të takonte deputetin e PS në Shkodër, Luan Harusha, “…t’i bërtiste fort se asht tu munu me na anashkalu...” dhe Behari ia kthen sërish shkurtimisht “aaaa...”.

    Për bllokimin e takimeve partiake në qarkun e Shkodrës, Pëllumb Gjoka, flet edhe me punonjësin e policisë Ardrit Hasanbegaj, ku mes tyre në datën 2 Tetor, zhvillohet kjo bisedë si më poshtë vijon, ku Hasanbegaj i thotë Gjokës se drejtuesit politikë të PS Shkodër, “…do vinin aty ku donte ai…”:

    Hasanbegaj: “…Po mos na rri larg se do mbledh partinë edhe nuk të pranojmë më në katunde…”.

    Ndërsa Pëllumbi ia kthen: “…hiç vëlla duke u marë me fushatë hahaha, e shef partinë që ja u kam bërë bllok…s’ka më takime zero…”.

    Hasanbegaj: “Po, hahaha, si i ke punët? Do vinë aty ku do ti! Po kapedanin (Behar Bajrin) e ke në krah apo të rrëshket? Se mos na e marin këta të PD, se është afruar me V.M? Po fusin këto lojrat, mos na i kthen, i mbështet fort dhe len. Mos bjer në batok të kadoshit, se po bën zhurëm i thuaj. Ato ti marë, po mos na e joshin edhe të ikën ty…”.

    Pëllumbi ia kthen: “…lereni se do zihen…”

    Në 13 tetor 2020, Pëllumb Gjoka i shkruan shefit të sektorit të vrasjeve në policinë e Shkodrës, se i kishte dhënë emrin e tij për transferim, dhe se më pas Beqaj t’ia çonte Ardit, që në atë kohë ishte Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

    Mes tyre zhvillohet kjo bisedë:

    Pëllumbi: “…sot ja dhashë emrin Beqes për tek Ard Veliu…”.

    Hasanbegaj: ”Ok Vëlla…”.

    Në datën 20 tetor 2020, Ardrit Hasanbegaj i shkruan Pëllumb Gjokës duke e pyetur se ku është më mirë, për të lëvizur çfarë komisariati.

    Biseda mes tyre vijon si më poshtë:

    “…në Tiranë, vëlla ku është më mirë, çfarë komisariati? Po për zv/shef komisariati…?”

    Ndërsa Pëllumbi ia kthen: “…aty vetëm Ëngjëlli të bën…”.

    Por Hasanbegaj sërish ia kthen:

    “…jo jo vëlla do iki. Nuk po shtyhet me këtë intrigant është si dhelpër, Niko është ko*e. Se ha ndonjë gozhdë kot nga këta, më mirë do iki tani kap ndonjë shef krimesh në donjë komisariat, ose ose shef anti korrupsioni në Tiranë është bosh. Shef krimesh nuk e kap dot, si është? Po tek 1 si është? Si është kombinat? O vëlla ty rrofsh të kam borçë, por nuk shtyhet me këtë motër q**, është i pacipë fare. Ndërsa Lenci ka dashur atë Madanin. Ndoshta ka luftuar me Ministrin për me mbajtë këtë Madanin, se ky dilte grabiste për të. Vari k** vëlla”.

    Ndërsa Pëllumb Gjoka i thotë Hasanbegej se për T. Madanin, ka ndërhyrë deputetja e PS në Shkodër, njëherësh ish-zv/kryeministrja Senida Mesi.

    “…për T.Madanin ka ndërhyrë Senida Mesi, e askush tjetër…”-shkruan Gjoka.

    Por tre ditë më vonë nga kjo bisedë, Hasanbegaj në 23 Tetor komunikon sërisht me Pëllumb Gjokën duke e pyetur si më poshtë:

    “…Vëlla What’s app” dhe “Viber”, më thanë se ka rreth 1 muaj që kanë futur aparaturë në punë SPAK për përgjim. Sot më thanë, i përgjoka dhe SHIK-u…”.

    Pëllumbi ia kthen: “S’e di vëlla! Me infot që kam unë, jo…”.

    Ndërkohë në një bisedë të 16 dhjetorit 2020, flitet për ndryshimin e Drejtorit të Policisë Shkodër dhe Hasanbegaj i shkruan Pëllumb Gjokës, duke e pyetur: “…Ça bëhet, i ke ndonjë njohje këtij rroçkës që çuan, apo kush e njeh këtë…”.

    Pëllumbi ia kthen: “…e njeh një shoku im, të shofim tani, po miku më i mirë është Beqja. Beqja është zoti për Shkodrën, për momentin vëlla...”.

    Hasanbegaj: “...Po se fërshelleu fare ai vëlla. Kurse Pëllumbi ia ktheu:”…po prit njëherë vëlla, edhe Fatmirit i zgjati pa fund…”.

    Ndërsa në 13 janar 2020, pikërisht ditën kur grupi kriminal i Shkodrës kishte arritur të hiqte nga detyra zv/drejtorin e Shkodrës, Lorenc Meta, biznesmeni Pëllumb Gjoka i shkruan Hasanbegaj si më poshtë vijon:

    “…sot i thashë Beqes për ty të shkoi për drejtor…po tha..dakort te unë, por kur të ken ndonjë problem…”.

    Ora News

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shtet Kriminel: Përgjimet e telefonave, policët të implikuar në vrasjet me pagesë në Shkodër

    BAJRI “ZBËRTHEHET” NË “SKY”: “Po vrave Braçen, ke marrë Shkodrën, e bëre Republikë, me hy me pasaportë si në Vatikan”

    Emri:  -640-0-83b061f7d58851d6ed844f7cc6601e73.jpg

Shikime: 425

Madhësia:  58.2 KB

    Vrasja e Ibrahim Licit dhe Dorian Dulit ishte kthyer ndër detyrat primare të kapo-bandës së Shkodrës, Behar Bajri.

    Ai sapo ka dalë nga burgu në 29 qershor 2020, nuk humb kohë dhe i vendos vetes detyrë për të vrarë Licin dhe Dulin.

    Për t’ia arritur qëllimit, Bajri kontrakton disa vrasës me pagesë deri tek Nuredin Dumani, madje lidh një marrëveshje me Durim Bamin dhe Marklen Hakën, për shkëmbim kokë më kokë të kundërshtarëve të tyre, ku Bami-Haka marrin përsipër të vrasin Dorian Dulin, ndërsa Behari merr përsipër të vrasë për llogari të Bamit, ish-deputetin e PS-së në Lezhë, Arben Ndoka.

    Mes bisedave të zhvilluara në aplikacionin “SKY” Behar Bajri flet me një personazh të botës së krimit duke i thënë se është duke u munduar të zërë Braçen, (Bëhet fjalë për Ibrahim Licin).

    Në 24 korrik 2020 Behar Bajri i shkruan personit tjetër: “…vëlla jam tu mundu me zan Braçen tash…”.

    Ndërsa personi ia kthen: “…vëlla me zan atë ke marrë Shkodrën, e ke ba Shkodrën Republikë, me hi me pasaportë si në Vatikan…”.

    Dhe Behari ia kthen: “…tesh po pres dita ditës…”.

    Kurse personi tjetër vijon t'i shkruajë si më poshtë: “…Allahu të ndihmoftë jarabi, inshAllah sa ma shpejt ja merr hakun Boranit, ti pushoj shpirti dhe ati rahmetlis…”.

    Dhe më tej Behari i shkruan: “…vlla njat dua se shokët nuk i harroj”.

    “…allahu qoftë me ty, ku do të jesh se boll mirë po thua. Amin inshaAllah goja të lumtë kapedan…”- i shkruan personi.

    Ndërsa nga ana tjetër Behari ia kthen: “…dhe me ty mar shok…”.

    Dhe personi tjetër një ditë më pas, në 25 korrik, i shkruan Beharit duke nënkuptuar se ka problem me Drejtësinë, por sipas tij rëndësi ka që mos bjerë në dorë të tyre, Licëve.

    “…inshaAllah ma vlla se di lamsh i kam gjanat port ash gaditem. Randësi ka mas me ra në dorë tyne…”.

    Kurse Behar Bajri i premton ndihmesë nëso dosja penale i shkon te një shoku i tij: “…o vëlla me të shku dosja te i shoku i jemi ta kry unë…”.

    Më tej personi i shkruan: “…e di ma vlla, se di tash po e shof ça po bahet deri në shtator. Po su ba gja të tham vllau jot. Si asht, a ashtë mirë, çka I kanë than...?”. InshaAllah don Allahu dhe aj ma shok sa ma shpejt jasht, bashkë me ato djem axhës. Amin InshAllah…”.

    Por Behari ia kthen duke e pyetur: “… a je i dënum, aq a ba me ty…?”

    Dhe personi tjetër i thotë:”…jo s’jam dënuar hala…”.

    ORA NEWS

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shtet Kriminel: Përgjimet e telefonave, policët të implikuar në vrasjet me pagesë në Shkodër

    Metamorfoza/ SPAK jep pretencën për të 7 të pandehurit

    Emri:  IMG_1500-750x375.jpg

Shikime: 3

Madhësia:  24.5 KB

    Në kuadër të dosjes “Metamorfoza”, SPAK ka paraqitur pretencën për 7 të pandehur.

    15 vite burg u kërkuar për Behar Brahoviç (Bajri). Për biznesmenin Pëllumb Gjoka u kërkuan 14 vjet burg, 11 për Edmond Prekëm, 10 për Asmer Bilalin, 9 për Ardrit Hasanbegajn, 6 për Xhevahir Litën dhe 9 për Oltion Bistrin. Nëse miratohet kërkesa e mësipërmes që është përllogaritur në bashkim të dënimeve, të pandehurit do të përfitonin zbritjen me 1/3 e dënimit, për shkak të gjykimit të shkurtuar

    Bëhet fjalë për procesin ku të përfshirë janë ish-prokurori Xhevahir Lita, ish-shefi i forcave operacionale Oltion Bistri, biznesmeni Pellumb gjoka, ish efektivi Ardeit Hasanbegaj si dhe Behar Bajri, Astmer Bilali e Edmond Preka që akuzohen për korrupsion, nxjerrje të sekretit hetimor, falsifikim të dokumentave, shperdorim detyre dhe përkrahje të autorit të krimit. Sipas prokurorisë, ka dyshime se biznesmeni Gjoka të ketë falsifikuar dokumentat për përfitimin e një sipërfaqe toke në bregdetin e Velipojës. Për ish-kryeprokurorin e Kukësit Xhevahir Lita, SPAK thotë se në këmbim të parave ka fovorizuar në lirimin para kohe të Behar Bajrit. Ndërsa ish-shefi i forcave operacionele Oltion Bistri dyshohet se informoi Pëllumb Gjokën për një operacion policor për goditjen e lojrave të paligjshme të fatit. Gjithashtu SPAK bën përgjegjës Astmer Bilalin, Behar Bajrin, Pëllumb Gjokën e Edmond Prekën për sigurimin e kushteve për kryerjen e vrasjes se Dorian Dulit, Ibrahim Licit dhe Kleanthi Musabelliut. Ndërkohë për veprat e rënda penale dhe porositë për vrasje në aplikacionin sky ecc disa prej këtyre personave do të gjykohen me procedurë të zakonshme.

    Lapsi

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-01-2016, 14:38
  2. Kam nevoje te dij cmimet e telefonave
    Nga bigstar në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 07-01-2010, 22:04
  3. Pergjimi i telefonave dhe e-mailit.
    Nga ardit 2 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-11-2006, 14:21
  4. Pergjimet: Bie miti i Telefonave Celulare mbi pergjimet
    Nga news24 në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-10-2006, 09:25
  5. Yahoo, futet në tregun e telefonave celularë
    Nga Davius në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2005, 08:56

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •