Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22

    Riatdhesohet në Shqipëri makina e fundit e Mbretit Zog

    Makina e fundit që Mbreti Zog përdori në Egjipt dhe Francë përpara vdekjes, kthehet në Shqipëri

    Emri:  z2.jpg

Shikime: 358

Madhësia:  40.8 KB

    Nga Blendi Fevziu-

    Makina e fundit që Mbreti Zog përdori në Egjipt dhe në Francë përpara vdekjes, më në fund kthehet në Shqipëri. Makina Rover e prodhimit të limituar e vitit 1949, e porositur nga Mbreti shqiptar në mërgim dhe e përdorur prej tij në Egjipt dhe më pas në France ishte prej shumë dekadash pronë e një koleksionisti francez. Ajo u përdor nga Mbreti deri në vdekjen e tij në Paris më 1961. Me interesimin e Ambasadorit shqiptar në Francë dhe falë pasionit të Renis Bodinakut, makina Rover e Mbretit Zog më gjithë dokumentat origjinale u ble nga ky i fundit dhe sot mbërriti në Shqipëri. Do të jetë pjesë e muzeut që Bodinaku do hapë në Tiranë.

    Emri:  z1.jpg

Shikime: 366

Madhësia:  59.0 KB

    Emri:  z2.jpg

Shikime: 358

Madhësia:  40.8 KB

    Emri:  z3.jpg

Shikime: 349

Madhësia:  54.4 KB

    Emri:  z4.jpg

Shikime: 340

Madhësia:  56.8 KB

    Emri:  z5.jpg

Shikime: 332

Madhësia:  72.2 KB

    Emri:  z6.jpg

Shikime: 216

Madhësia:  45.2 KB


    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Riatdhesohet në Shqipëri makina e fundit e Mbretit Zog

    Injorancë tipike shqiptare, shajnë se pse erdhi makina e Mbretit Zog!

    Nga Ben Manaj (Londër)-
    Po lexoj lajmin për kthimin në Shqipëri të makinës së Mbretit Zog dhe komentet e lexuesëve që zbulojnë injorancen tipike shqiptare si rezultat i së cilës ne nuk kemi ndërgjegje historike dhe as relikë apo artifakte a posedime te njerëzve që kanë bërë histori për mirë apo keq në këto troje!
    Në çdo vend normal dhe aq me tepër aty ku unë jetoj, bëhet gjithçka për ruajtjen dhe ekspozimin e tyre nëpër muzeume kombetare apo lokale, si pjesë e ofertes turistike dhe interesit për figurat e rëndësishme të historisë shqiptare, pavaresisht nga vleresimi momental apo subjektiv i një brezi, aq me teper me ngarkesa të caktuara politike ndaj iksit apo ypsilonit, që ka lenë gjurmë në memorjen kombetare.

    Shqiperia duhet të ketë Muze edhe për Zogun edhe Enverin apo ndonjë tjetër dhe relike të tilla do duhet të jenë pjesë e tyre.

    Moska ka kuartetin e komunizmit e në Prage a Varshavë ka ture turistike për periudhen komuniste.

    Ne edhe Pallatin e Zogut apo te Brigadave e kemi për ndonjë president që lë gjurmë sa meteorët apo ndonjë pritje qeveritare.

    Po na vijnë shumë të huaj, me miliona, dhe do duhet që të ofrojmë me shumë se çkemi, ndërkohë që të mësojnë kur vijnë këtu sadopak edhe për ato figura që asocijohen me shumë me historine e 100 viteve të fundit. Pasi se çfarë ka ndodhur në shekujt e mëhershem pak dimë ose aspak!

    Ja psh; me ndriçoni mua injorantin; çfare ka ndodhur në Shqipëri në vitin 1557 apo 1634, po në 1699, po në 1717?! Po në 1814?! Erresirë totale! Gjumë i thellë! Humbetirë! Vrime e zezë si ato nder-galaktikat

    Koha Jone

Tema të Ngjashme

  1. Makina me Qera ne Shqiperi..
    Nga NOSHI Rent në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 02-11-2022, 11:17
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-04-2022, 01:24
  3. Mbërrijnë në Shqipëri eshtrat e ish mbretit Zog
    Nga mesuesi_1 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-11-2012, 10:08
  4. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-10-2009, 06:08
  5. Eshtrat e Mbretit Zog të vijnë në Shqipëri
    Nga Arb në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 105
    Postimi i Fundit: 08-10-2005, 16:26

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •