Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,960
    Postimet në Bllog
    18

    Eksportuesit i shkruajnë FMN-së: Rënia e euros pa na falimenton, qeveria lejon paranë e krimit

    Eksportuesit letër FMN-së: Rënia e euros po ndikohet nga paratë kriminale

    Emri:  eurot.jpg

Shikime: 121

Madhësia:  64.3 KB

    Pasi një javë më parë kërkuan ndërhyrjen e institucioneve shtetërore për të shmangur falimentimin për shkak të rënies së euros, shoqatat e eksportuesve i kanë dërguar një letër Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Botërore dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për ndërhyrjen dhe marrjen e masave.

    Në letër thuhet se rënia e monedhës europiane vjen si pasojë e parave të pista kryesisht në pasuritë e paluajtshme.

    “Luhatjet e mëdha dhe të përkohshme që dëmtojnë rëndë eksportuesit dhe turizmin duket se ndikohen edhe nga paratë informale apo kriminale në ekonominë shqiptare, kryesisht në pasurinë e paluajtshme dhe bizneset fitimprurëse”, thuhet në letrën drejtuar FMN.

    Sipas eksportuesve këto luhatje të euros do të ndihen edhe më shume në vitet të vijim.

    “Konsiderojmë se do të ishte shumë e vlefshme për të bashkuar forcat me ekspertët tuaj, për nxitjen dhe lehtësimin e politikave të eksportit, ku përfshihen politikat fiskale, ato monetare, por edhe rëndësia e reduktimit te kostove dhe te ngarkesave fiskale”, thuhet në leytrën e eksportuesve shqiptarë.

    Për dijeni letra është dërguar edhe Ministrisë së Financave dhe guveratorit të Bankës së Shqipërisë.




    Euronews

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,960
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Eksportuesit i shkruajnë FMN-së: Rënia e euros pa na falimenton, qeveria lejon paranë e krimit

    Debati me Bankën e Shqipërisë/ A e zhvlerësuan euron investimet e krimit?

    Emri:  euro.jpg

Shikime: 43

Madhësia:  52.7 KB

    Zhvlerësimi i euros gjatë sezonit turistik është një fenomen që përsëritet rëndom, jo vetëm se kthehen emigrantët, por edhe nga turistët e huaj që këtë vit janë shtuar ndjeshëm në vendin tonë. Por ndryshe nga sezonet e tjera, këtë vit euro ra pikiatë, përtej kufirit me të cilin jemi mësuar në luhatjet e kursit të këmbimit. Nëse një euro në Janar të këtij viti këmbehej me afërsisht 114 lekë, në fund të Korrikut vlera e saj ra në më pak se 100 lekë.

    Ky ndryshim i fortë ka futur në një përplasje Bankën e Shqipërisë me eksportuesit shqiptarë, që pësojnë humbje kolosale nga paqëndrueshmëria e kursit të këmbimit. Disa ditë më parë, eksportuesit dolën në konferencë dhe kërkuan që Banka e Shqipërisë të ndërhyjë. “Nuk ka asnjë shpjegim e arsyetim zyrtar nga Banka e Shqipërisë, se pse mbiçmimi i lekut është rrjedhojë logjike e zhvillimit ekonomik të vendit – çka do të thotë që bizneset eksportuese të parat, por edhe të gjitha bizneset e madje edhe qytetarët, efektivisht ushtrojnë aktivitet ekonomik e financiar në ambient të pasigurtë!”– thanë eksportuesit.

    Në ankesën e tyre ata përmendën humbjet që kishin pësuar dhe kërkuan një ndërhyrje të menjëhershme të institucioneve. Kërkesës iu përgjigj Guvernatori Gent Sejko në një konferencë për mediat. Nga qëndrimi që mbajti, Sejko nuk dukej se ndante të njëjtin shqetësim me eksportuesit. Ai u tha tregtarëve se “mbetemi të vëmendshëm ndaj shpejtësisë së forcimit dhe luhatjes së kursit gjatë muajve të fundit”.

    Më pas shpjegoi se shkaqet e zhvlerësimit të euros i shihte tek 1) remitancat, 2) turizmi dhe 3) investimet e huaja. “Ne jemi në pikun e sezonit dhe historikisht është vënë re një lëvizje e tillë. Pra këto tregojnë se kemi një forcim të kusit të këmbimit”, përfundoi Guvernatori i Bankës së Shqipërisë duke siguruar se do ta mbante nën monitorim situatën.

    Fakti që Banka e Shqipërisë nuk do të ndërhyjë në treg thjesht paralajmëron të tjera humbje për eksportuesit. Të lënë në baltë nga Banka e Shqipërisë, këtë të enjte ata i kanë dërguar një letër drejtuesve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Botërore dhe Bankës Europiane për Zhvillim me shpresë se mund të gjejnë një zgjidhje nga ndërkombëtarët.

    Komiteti i Eksportuesve thotë se përfaqësojnë më shumë se 5 mijë kompani ekportuese, mbi 200 mijë të punësuar dhe se kanë një kontribut afro 23% në PBB. Në mesazhin e tyre ata sqarojnë për të huajt se forcimi i lekut shqiptar nuk vjen se në ekonominë shqiptare ka më shumë produktivitet, as se ka më shumë konkurencë, as se ka më shumë investime të huaja apo më shumë të ardhura nga emigrantët.

    “Luhatjet e mëdha dhe të përkohshme që dëmtojnë rëndë eksportuesit dhe turizmin duket se ndikohen edhe nga paratë informale apo kriminale në ekonominë shqiptare, kryesisht në pasurinë e paluajtshme dhe bizneset fitimprurëse” shkruajnë tregtarët.

    Qarkullimi i parasë informale mund të jetë një shqetësim për tregtarët, por deri tani nuk i ka shqetësuar asnjëherë institucionet shqiptare. Edhe kur euro ra pikiatë gjatë fushatës për zgjedhjet lokale në 14 Maj, lëvizj justifikohej nga Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj me të njëjtat argumenta që sjell në Gusht guvernatori Gent Sejko.

    “Flukset hyrëse kanë qenë në rritje nga turizmi, remitancat dhe investimet e huaja”, shprehej Ibrahimaj në Prill të këtij viti. Në fakt, atëherë sezoni turistik ende nuk kishte nisur. Më shumë se turistët e Prillit, efektin e zhvlerësimit të euros e kryente lëvizja e parave për blerjen e votave.

    Lufta ndaj pastrimit të parave të krimit nuk ka qenë ndonjëherë prioritet i qeverisë shqiptare. Përkundrazi kryeministri Rama ka gati një draft për amnistinë fiskale deri në 2 milion euro për çdo emigrant dhe çdo të huaj që dëshiron t’i sjellë paratë e tij në Shqipëri. Drafti nuk është miratuar, sepse është kundërshtuar me forcë nga ambasada e SHBA dha ambasadorët e Gjermanisë dhe të Francës, të cilët i druhen faktit se Shqipëria mund të kthehet në një strehë e sigurt e parave që fitohen nga krimi në Europë. Luhatjet e euros dhe të lekut në këto muaj tregojnë se janë të gjitha premisat për t’u realizuar një skenar i tillë.

    Lapsi

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,960
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Eksportuesit i shkruajnë FMN-së: Rënia e euros pa na falimenton, qeveria lejon paranë e krimit

    Rënia e Euros/ Kush janë fituesit dhe humbësit më të mëdhenj?

    Emri:  kursi-euro.jpg

Shikime: 45

Madhësia:  32.6 KB

    Rënia e pandalshme e Euros dhe forcimi i lekut ka proshuar efektet e saj në ekonomi duke prodhuar përfituesit dhe humbësin e këtij ndryshimi drastik. Analisti Neritan Sejamini ka bërë një bilanc sipas ndarjes kush nxjer avantazhe dhe kush merr goditje.

    Pasojat ekonomike janë të ndërlikuara dhe dinamike (pjesërisht si pasojë e psikologjisë së konsumatorit dhe sipërmarrësve), por me përafërsi, më shumë si prirje se sa si vlerësim sasior, mund të thuhet:

    Fituesit më të mëdhenj

    Pse fiton qeveria

    Fituesi më i madh është qeveria: qeveria ka mbi €5,5 miliardë borxh në monedhë të huaj që sot ‘kushton’ më lirë. Qeveria i ka të ardhurat në lekë të cilat i kthen në euro për të paguar borxhin, dhe sot i duhen rreth 20% më pak lekë se një vit e gjysëm më parë për të paguar borxhin e jashtëm. De facto, vetëm nga zhvlerësimi i valutave borxhi i jashtëm i vendit është ‘ulur’ me rreth €1 miliardë.

    Fati i monopolistëve të karburanteve

    Një, dy, tre importuesit e naftës (importi i naftës është monopol/duopol/oligopol)—ata importojnë të paktën €600 milionë karburant në vit, që tani kushton 20 për qind më pak (në lekë) për ta blerë. Çmimi në shitje i karburantit nuk ka ndryshuar, ndaj vetëm nga forcimi i lekut fitimet e importuesve të karburantit janë shtuar me rreth €150 milionë në vit.

    Importuesit

    Importuesit në përgjithësi: kostoja (në lekë) e blerjes së mallrave në tregjet e huaja u është ulur me afërsisht 20%, ndërsa të ardhurat nga shitjet u janë rritur (cmimet kanë mbetur të pandryshuara ose janë rritur). Prandaj, fitimet e importuesve mund të jenë rritur afërsisht 20% vetëm nga kursi i këmbimit. Importet totale të vendit janë rreth €8,5 miliardë në vit.

    Ata që bëjnë turizëm jashtë

    Turistët shqiptarë jashtë vendit: pushimet e shqiptarëve jashtë vendit janë rreth 20 për qind më të lira në lekë. Duhet patur parasysh se shqiptarët harxhojnë në një vit për turizëm jashtë thuajse aq sa harxhojnë të huajt për turizëm në Shqipëri. Nga zhvlerësimi i valutave, sot është relativisht më lirë të bësh pushime jashtë Shqipërisë se sa në Shqipëri në krahasim me një vit më parë.

    Kush ka kredi në euro

    Kredimarrësit në euro: të gjithë ata që kanë marrë kredi në euro dhe nuk u është ndryshuar/strukturuar kushtet apo interesi. Mes tyre përfituesit kryesorë janë krëdimarrësit e mëdhenj që zakonisht marrin hua në euro (konsuamatorët marrin zakonisht kredi në lekë).

    Humbësit më të mëdhenj

    Dëmi për familjet e emigrantëve

    Emigrantët shqiptarë: dërgesat e tyre (afërsisht €850 milionë në 2022) kanë humbur 20 për qind të fuqisë blerëse—për shembull, €850 milonë sot blejnë afërsisht aq sa blinin €680 milionë në vitin 2021. Rreth 26 për qind e familjeve shqiptare jetojnë plotësisht ose pjesërisht nga dërgesat e emigrantëve dhe janë prekur ndjeshëm nga forcimi i lekut.

    Goditja e eksportuesve

    Eksportuesit: të ardhurat në lekë të eksporteve kanë rënë, përfshi të ardhurat e produkteve bujqësore që fermerët shqiptarë kanë arritur të nxjerrin në tregjet e huaja. Kostot e tyre të prodhimit janë në lekë, ndaj të ardhurat e eksportuesve kanë rënë afërsisht me 20%. Për disa, kjo gjendje është rrezik falimentimi. Në vitin 2022 Shqipëria eksportoi rreth €4,5 miliardë.

    Ata që vijnë për turizëm

    Turistët e huaj dhe turizmi shqiptar: turizmi në Shqipëri është bërë praktikisht 20 për qind më i shtrenjtë. Të ardhurat nga turizmi ishin rreth 1 miliardë euro në 2022; këtë vit për të marrë të njejtin nivel shërbimesh turistët duhet të harxhojnë të paktën rreth 200 milionë euro më shumë.

    Ata që paguhen me euro

    Kushdo që paguhet në euro: banorët vendas dhe të huaj që i kanë rrogat apo të ardhurat në euro, përfshi qiradhënësit me kontrata në euro. Një grup i rëndësishëm janë diplomatët e huaj në Tiranë, të cilët tani kanë tani edhe arsye personale për të denoncuar (tek shefat e tyre) shkakun kryesore të zhvlerësimit të monedhave të tyre përballë lekut.

    Fitues apo humbës ende të papërcaktuar:
    Sektori bankar: vështirë të vlerësosh që tani ndikimin neto në sektorin bankar pasi ai vepron edhe në lekë edhe në valutë.

    Kompania e energjisë (KESH apo si e ka tani) e cila importon edhe eksporton energji në varësi të faktorëve të pranishëm, përfshi rreshjet në vend (duke shmangur faktin se një pjesë e madhe e vendimeve shit-blerjes të saj bëhen mbi konsiderata joekonomike dhe jo të intersit publik).

    Marre nga Facebook i autorit Neritan Sejamini

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,960
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Eksportuesit i shkruajnë FMN-së: Rënia e euros pa na falimenton, qeveria lejon paranë e krimit

    Euro i afrohet pragut të 101 lekëve, prek nivelin më të ulët që nga 25 korriku

    Emri:  yr-1.jpg

Shikime: 25

Madhësia:  20.7 KB

    Euro e ka mbyllur javën me një rënie të mëtejshme në kursin e këmbimit me Lekun. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të premten me 101.17 lekë, duke humbur 0.75 pikë krahasuar me një ditë më parë. Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut ka prekur nivelin më të ulët që prej datës 25 korrik të këtij viti. Tashmë, kursi ndodhet shumë pranë nivelit minimal historik prej 100.49 lekësh, që u regjistrua në 20 korrik të këtij viti.

    Leku vazhdoi të forcohej edhe kundrejt valutave të tjera kryesore. Dollari Amerikan ra më tej në vlerën e 92.89 lekëve, niveli më i ulët që prej datës 2 gusht. Paundi Britanik u këmbye me 117.42 lekë, vlera më e ulët që prej datës 25 korrik.

    Kursi i këmbimit tashmë është kthyer në mënyrë të papritur në vlerat e verës, kur prurjet valutore të lidhura kryesisht me turizmin sjellin një efekt të zakonshëm sezonal, që këtë vit ishte gjithsesi shumë më i fortë se kurrë më parë. Por, rikthimi në vlera të përafërta edhe në këtë periudhë të vitit dëshmon për një mbiçmim të monedhës vendase të mbështetur tashmë mbi faktorë më të qëndrueshëm se ata sezonalë.

    Sipas agjentëve të këmbimit valutor, tregu vazhdon të karakterizohet nga një ofertë e lartë e lartë e valutës, të ndërthurrur me një ofertë të pakët të monedhës vendase.
    Prurjet e mëdha valutore këtë vit lidhen me shifrat rekord të turizmit hyrës, me nivelet e larta të investimeve të huaja, por edhe me një vit ta favorshëm për sektorin energjetik, i karakterizuar nga eksporte në rritje, sidomos në muajt e vjeshtës. Këto eksporte vlerësohet se kanë pasur një rol në rritje në ofertën për valutë gjatë muajve të fundit.

    Nga ana tjetër, likuiditeti në monedhën vendase është mjaft i shtrënguar. Rritja vjetore e depozitave në lekë pothuajse është stopuar, ndërsa rritja e ofertës monetare të lekut në tërësi (përfshirë depozitat dhe paratë jashtë bankave) është më e ulëta që prej fillimit të vitit 2019. Një rol të rëndësishëm në pakësimin e ofertës së lekut ka luajtur politika fiskale shtrënguese e qeverisë dhe suficiti buxhetor pranë niveleve më të larta historike.

    Ky vit po mbyllet me Lekun që ndodhet në pozita më të forta se kurrë më parë në historinë prej afërsisht dy dekadash të këmbimit me Euron. Muaji dhjetor në përgjithësi shoqërohet me një shtim të ofertës valutore, sidomos në pjesën e dytë të tij, të lidhur me kthimin e emigrantëve dhe me një rigjallërim sezonal të turizmit. Historikisht, kjo ka sjellë një farë rënieje të kursit të këmbimit të Euros në javët e fundit të vitit.

    Por, nga ana tjetër, tendenca gjithnjë e më e theksuar e qeverisë për ta përqendruar shpenzimin e deficitit buxhetor në muajin dhjetor, mund të japë efektin e kundërt dhe të rimëkëmbë përkohësisht kursin e monedhës europiane. Një fenomen i tillë u vërejt në ditët e fundit të vitit 2022.

    Emri:  yr-1.jpg

Shikime: 25

Madhësia:  20.7 KB
    Burim: Banka e Shqipërisë

    Emri:  iuy.jpg

Shikime: 19

Madhësia:  25.0 KB
    Burim: Banka e Shqipërisë


    Revista Monitor

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 12-10-2022, 01:58
  2. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-07-2021, 23:37
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-10-2015, 10:55
  4. Greqia dhe Serbia eksportuesit me te medhenje te SIDES
    Nga Gjelosh PRekaj në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 13:51
  5. Qeveria lejon diskrimin grek mbi shqiptaret
    Nga Kryeplaku në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 12-06-2003, 07:19

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •