Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-07-2020
    Postime
    270

    Rasti i Genc Fugës tregon katastrofën e Shëndetësisë Publike në Shqipëri

    Disa muaj përpara Ministresha e Shëndetësisë miratoi një ligj për Autonominë e Spitaleve duke shkaktuar një dëm të pallogaritshëm taksapagonjësve shqiptarë të cilët paguajnë edhe Siguracionet shëndetësore çdo muaj, duke detyruar që hallexhinjtë të paguajnë pagesa plus për shërbime mjekësore të cilat duhet të ishin falas në spitale.
    Shumë të sëmurë kryejnë shërbimet mjekësore diagnostike në Spitale private duke harxhuar të ardhurat e tyre në një kohë që Shërbimi mjekësor spitalor dhe parësor duhej të ishte falas pasi shqiptarët paguajnë Siguracionet, siguracione që shkojnë në një vit 1.7 milard euro të cilat i shkojnë buxhetit të shtetit dhe nuk dihet ku përfundojnë.
    Shteti financon Shëndetësinë me afërsisht 180 milion euro ( GDP për Shëndetësinë= 2.9 %, kur Greqia e ka mbi 5%), të ndara në 90 milion euro Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe 90 milion euro Ministrisë së Shëndetësisë. Ku shkojnë pjesa tjetër e harxheve që paguan populli?
    690 mijë pensionistë dhe 910 mijë punonjës që kanë paguar rregullisht çdo muaj Siguracionet Shëndetësore , kur vjen puna për tu kuruar e mjekuar apo shtruar nw spitalet publike, apo për të bwrw analizat, askush nuk përgjigjet, por këta të shkretë duhet përsëri të paguajnë nën dorë mjekët dhe të bëjnë analizat dhe egzaminimet në klinika e laboratorët privatë.
    Ku janë laboratorët e analizave e Sistemit Shëndetësor Publik? Janë bërë me PPP? E çfarë dobie ka populli? Ku është kujdesi Shëndetësor Publik? Asgjë.
    Për më tepër, me ligjin mbi Autonominë Spitalore, Ministresha e Shëndetësisë i ka hapur rrugë privatizimit të spitaleve publike. Në vënd që të forcojë spitalet publike që të jenë konkurentë më spitalet private, M.SH., ka bërë të kundërtën. Kështu pacientët duhet të paguajnë nën dorë gjysëm zyrtarisht çdo veprim mjekësor në spitale,
    Pacientët duhet të paguajnë analizat dhe egzaminimet nën dorë për të përshpejtuar ekzaminimet dhe paguajnë gjithashtu analizat që normalisht të shtruarit në spital duhet të mos paguajnë. Pse? Sepse analizat nuk bëhen të plota, kështu pacienti i bën analizat në laboratorë privatë.
    Po kështu nuk bëhen të tëra operacionet sepse një pjesë e mjekëve punojnë në spitale private ku i detyrojnë pacientët të operohen në spitale private.
    Kontrolli i punës profesionale në spitalet publike është =0, çdo njëri mjek punon privatisht, merr nën dorë për çdo vizitë paratë nga pacienti dhe nuk i hyn gjëmb në këmbë.
    Problemet e shumta janë edhe në Pavionet e Onkologjisë ku medikamente që jepen falas nuk gjënden por u thuhet ti blenë në farmaci.
    Pra një Kaos total në systemin Shëndetëor Publik pas mirati mitt ë këtij ligji për Autonominë.
    Sistemi Shëndetësor Publik po vuan një anarki të plotë ku asnjëri nuk bën punën për të cilën paguhet por punon privatisht. Pasojat i kanë Pcientët dhe populli.
    Alaramante është problem i check up-it ku ligji thotë që chuckup-i të bëhet nga 35-70 vjeç. Por Shqipëria ka 211 mije banorë mbi 70 vjeç. Kush do ti vizitojë këta njerëz?
    Ministresha e Shëndetësisë që dëgjon disa këshilltarë mjekë të korruptuar të cilët janë lidhur me Spitalet private e ka miratuar ligjin por ligji dëmton popullin.
    Kaosi dhe Anarkia në Sistemin Publik Shëndetësor Spitalor dhe Parësor në të cilin janë prishur komplet kontrollet dhe vizitat e pacientëve që janë në shtëpi, është shkaktuar edhe nga lejimi i dypunësimit dhe trepunësimit të mjekëve specialistë të cilët nuk e kryejnë si duhet punën në spital duke ulur cilësinë e kujdesit mjekësor të popullit që mjekohet apo vizitohet në Spitale apo qëndra shëndetësore në të gjithë Shqipërinë.
    Rasti i aktorit që u operua dy herë në një spital privat neë kokë, operacion që mund të bëhej në QSUT, tregon se sa poshtë ka rënë kontrolli i MSH mbi spitalet publike të cilat janë kthyer në qëndra pazaresh me pacientët e shkretë që jo vetëm paguajnë nën dorë, por vuajnë mungesën e kujdesit mjekësor.
    Fjalët e Ministreshës së Shëndetësisë se Me ligjin e ri “Për shërbimin spitalor në Republikën e Shqipërisë”, spitalet do të kenë autonomi menaxheriale, sa i takon administrimit, organizimit dhe aspektit rregullator si dhe autonomi financiare, që do të thotë që do të jenë institucione që vetëfinancohen, duke përdorur jo vetëm burimet nga buxheti i shtetit, por edhe burime të tjera të ligjshme`` - janë thjesht retorika boshe të cilat i kanë dhënë mundësi mjekëve të Spitaleve publike të bëjnë çtë duan se i lejon ligji i bërë me nxitim; vetëm se për të zbatuar kushtet që kanë Siguracionet Shëndetësore të cilat paguhen rregullisht nga 1.5 milionë shqiptarë kërkohet tjetër manaxhim.
    Shikoni Spitalet publike në Itali, Greqi, edhe Maqedoni. I sëmuri paguan Siguracionet dhe nuk i paguan nën dorë mjekët.
    Cfarë po ndodh në Shqipëri e cila e ka lënë Shëndetësinë publike në dorë të të pa-aftëve, në dorë të disa mjekëve `profesorë` matrapazë dhe në dorë të disa këshiltarëve militantë të ministres? Turp.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,773

    Për: Rasti i Genc Fugës tregon katastrofën e Shëndetësisë Publike në Shqipëri

    Sikur ishe "pro" ketij ligji o Pirro,ne mos gaboj ishe optimist... te dukej si ligj i duhur dhe i drejte.

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-03-2023, 10:11
  2. Imami Genc Balla nën akuzë si rekrutues i ISIS në Shqipëri
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 28-05-2015, 12:49
  3. Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 31-08-2012, 13:07
  4. Kim Philby shkaktoi “katastrofën shqiptare
    Nga PLAKU në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-10-2010, 05:13
  5. Ndalohet duhani në vende publike në Shqipëri
    Nga Larsus në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 03-06-2004, 12:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •