Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,058
    Postimet nė Bllog
    18

    Koēo Gliozheni

    Koēo Gliozheni mjek gjinekolog shqiptar, ka lindur mė 27 korrik 1913 nė Korēė. Kishte mbaruar studimet pėr mjekėsi dhe specializimin pėr kirurgji e obstetrikė - gjinekologji nė Universitetin e Athinės. Ai fillimisht punoi bashkė me tė atin dhe mė pas vetė, si mjek i pėrgjithshėm, por edhe si kirurg e gjinekolog. Nė vitin 1949, Koēo Gliozheni transferohet nė Tiranė dhe nė 1951 emėrohet Drejtor i Spitalit Universitar Obstetrik - Gjinekologjik tė Tiranės. Pėrveē aktivitetit si gjinekolog nė kėtė institucion, ai hapi nė vitin 1951 klinikėn e tij (“Klinikėn Gliozheni”), e cila ishte nga strukturat mė nė zė dhe mė tė frekuentuara tė asaj kohe nė Tiranė nė specialitetin e obstetrikė - gjinekologjisė. Me hapjen e Universitetit tė Tiranės nė Vitin 1957, Koēo Gliozheni emėrohet Shef i Katedrės sė Obstetrikė - Gjinekologjisė, post qė e mbajti deri nė daljen nė pension ne vitin 1989. Nė vitin 1958 i jepet Titulli Profesor, sė bashku me grupin e 7 profesorėve tė parė tė Shqipėrisė. Klinika u mbyll nė fillimet e viteve 60’ si rezultat i vendimit tė qeverisė pėr tė mos lejuar mė nė Shqipėri aktivitetin mjekėsor privat. Kėshilli i Qarkut Korēė e ka nderuar me titullin "Nderi i Qarkut Korēė" (pas vdekjes).

    Emri:  koco-gliozheni-baba-i-obstetrike-gjinekologjise.jpg

Shikime: 118

Madhėsia:  28.5 KB

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 30-07-2023 mė 23:53

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,058
    Postimet nė Bllog
    18

    Pėr: Koēo Gliozheni

    Ceremoni pėrkujtimi nė 110 vjetorin e lindjes sė mjekut tė njohur, Koēo Gliozheni, Veliaj: Aseti numėr njė i qytetit janė njerėzit

    Emri:  veliaj-1-1536x1025.jpg

Shikime: 39

Madhėsia:  24.4 KB

    Kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Erion Veliaj, i pranishėm nė ceremoninė e organizuar pėr nder tė 110 vjetorit tė lindjes sė mjekut Koēo Gliozheni, tha se njė qytet i mirė duhet tė kujtohet gjithmonė pėr figurat e tij.

    “Aseti numėr njė pėr qytetet janė njerėzit. Kur dėgjoj ata qė stresohen pse nuk zuri asfalti, punė e madhe edhe nėse nuk zė, e rregullon prapė; nėse njė pllakė nuk ngjit, e vė prapė; nėse njė pemė nuk hodhi rrėnjė, s’ka problem, mbjellim njė tjetėr; por, qytet pa njerėz nuk ka. Ndaj, nėse kuptojmė se aseti numėr njė janė njerėzit, atėherė mund tė bėjmė gjėra tė mira dhe tė mbara pėr kėtė qytet. Jemi tė lumtur qė nė Kėshillin Bashkiak kemi edhe njė pėrfaqėsues nga Materniteti i Tiranės, pėr tė na kujtuar se ku fillon jeta”, tha Veliaj.

    Gjatė fjalės nė ceremoni kryebashkiaku Veliaj dha edhe njė mesazh. “Ėshtė kompliment shumė i madh i botės perėndimore, e cila kėrkon studentėt tanė. Do tė thotė se janė edukuar nga kėta profesorė, i kanė bėrė specializimet nė kėto spitale, kanė mėsuar nė kėto katedra, kanė marrė kėto dije. Dikush mendon se, patjetėr shpėrblimi pėr mundin ėshtė i rėndėsishėm, por edhe kjo kėrkesė e madhe pėr studentėt tanė ėshtė komplimenti mė i madh qė i bėhet sistemit tonė, qoftė arsimor, qoftė shėndetėsor, qė mund tė ketė pasaktėsitė e veta, ama nė thelb kjo kėrkesė kaq e madhe ėshtė edhe njė kompliment i madh pėr ata qė sot i kanė me flokėt me thinja ose janė nė celuloid si doktor Koēo. Unė vėrtet besoj se ky ėshtė njė mision kombėtar”, u shpreh Veliaj.

    Ministrja e Shėndetėsisė, Ogerta Manastirliu tha: “Jam e nderuar qė pėrkujtojmė profesor Koēo Gliozhenin. Njė njeri, i cili ka kontribuar nė mjekėsinė shqiptare, ka kontribuar nė fushėn e obstretik-gjinekologjisė, si njė pionier dhe njė person qė ka bėrė revolucion nė mjekėsi. Sot na bashkon pikėrisht forca e shembullit tė njė njeriu, i cili gjithė jetėn ja kushtoi mjekėsisė, ja kushtoi shėrbimit dhe pacientit, ja kushtoi lindjes dhe pėrkushtimit tė asaj qė ne tė gjithė e kemi mė tė shenjtė, pikėrisht jetėn e fėmijėve tanė. Jam e kėnaqur qė pėrkujtojmė 110 vjetorin e lindjes sė profesor Koēo Gliozhenit, sepse duke pėrkujtuar atė, kujtojmė dhe shohim tė gjithė plejadėn e atyre njerėzve, profesorėve qė kanė kontribuar nė mjekėsinė shqiptare.”

    Koha Jone

Tema tė Ngjashme

  1. Eno Koēo
    Nga Brari nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 02-09-2022, 21:01
  2. Nuēi Koēo Kota
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2015, 14:58
  3. Analiza nga Koēo Danaj
    Nga babadimri nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 15-04-2011, 21:21
  4. Si u zhduk Koēo Dado
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 02-11-2010, 20:36
  5. Koēo Danaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 03-08-2010, 19:39

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •