Emri:  luiza.jpg

Shikime: 94

Madhësia:  32.6 KB

Luiza Gega kualifikohet për në Lojërat Olimpike Paris 2024. Atletja shqiptare ka arritur të triumfojë në Kampionatin Ballkanik të Atletikës që po zhvillohet në Serbi në disiplinën 3 mijë metra me pengesa.

Medalje e artë dhe super kohë e arritur, pavarësisht se gara u zhvillua në mëngjes. Koha e arritur prej saj është normë kualifikuese për në Olimpiadën e vitit të ardhshëm. Atletika i ka filluar kualifikimet nga data 1 Korrik 2023.

Me kohën e dhënë së fundmi në Kampionatin Ballkanik, Gega bëhet sportistja e parë shqiptare që merr biletën kualifikuese për Paris 2024.


Luiza Gega, kampione e trefishtë e Ballkanit

Emri:  luiza2.jpg

Shikime: 22

Madhësia:  26.8 KB

Luiza Gega ka fituar edhe medaljen e tretë të artë në Kampionatin Ballkanik, që po zhvillohet në Serbi.

Gega ka fituar medaljen e tretë në garën e 3000 metrave me pengesa, duke prerë edhe zyrtarisht biletën për Olimpiadën e Parisit.

“Çdo medalje ka rëndësi dhe e lumtur që arrita të marr 3 të arta për Shqipërinë në Kampionatin Ballkanik, që u zhvillua në Serbi. Vetëm në garën 3000 metra me pengesa tentova të vrapoj pak më shpejt për të kapur kohën e normës olimpike, duke realizuar kohën 9.21. Zyrtarisht preva biletën për në “PARIS 2024”. Dy garat e tjera 3000m dhe 5000m ishin thjesht gara taktike për të fituar medaljen e artë, por me një finish të shpejtë, pasi doja të ndjeja që në këmbët e mia ende ka forcë, edhe pse po bëja 3 gara për dy ditë”, shkruan atletja shqiptare në Instagram.


Koha Jona