Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Narkoshteti: Baza ushtarake e NATO në Shqipëri mbjell plantacione me hashash

    Reparti ushtarak ku kultivohej kanabisi është baza e forcave elitare me rëndësi për NATO-n

    Emri:  tyurtu.jpg

Shikime: 388

Madhësia:  35.7 KB

    Ushtria shqiptare është përfshirë nga një skandal i rëndë, ku një nga bazat më të rëndësishme është shndërruar në plantacion për kultivimin e kanabisit. Në zonën e sigurisë së lartë në bazën e Zall Herrit janë gjetur të kultivuara 125 rrënjë kanabisi. Për këtë rast kultivimi, janë arrestuar 3 ushtarakë, ndërsa 4 të tjerë po procedohen penalisht. Ky rast kultivimi droge vë në pikëpyetje seriozitetin dhe sigurinë e Ushtrisë Shqiptare, si një vend anëtar i NATO-s

    Video

    Ushtria shqiptare është përfshirë në një skandal, ku në zonën e sigurisë së lartë të Zall Herrit brenda repartit të ushtrisë është zbuluar një parcelë droge me 125 rrënjë kanabis sativa. Gjatë operacionit të koduar “Fokus”, ranë në pranga 3 punonjës të repartit ushtarak, e përkatësisht shtetasit: Gramoz Mullai, Shef Seksioni i Sigurisë; Rustem Koçi, Specialist për Zbulimin

    Gentian Zhurda, me detyrë Specialist Sigurie. Gjithashtu u proceduan penalisht dhe 4 shtetas të tjerë:A. J., Specialist Infrasktrukture; P. H., Zv/Komandant toge; I. D., magazinier; P. D., Komandant Reparti.

    Burime bëjnë me dije se operacioni i drejtuar nga Komisariati i Policisë nr. 5 në Kamëz, u nis pas informacioneve që disponoheshin se brenda zonës ushtarake kultivohej drogë.

    125 bimë narkotike kanabis sativa të një moshe të rritur prej tre muajsh, u gjetën dhe asgjësuan brenda territorit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, që janë pjesë e Aleancës Euroatlantike të NATO-s.

    Zona në fjalë është e sigurisë së veçantë dhe nuk lejohet kontrolli pa aprovim të posaçëm. Për këtë shërbimet e komisariatit të Kamzës kërkuan asistimin e Policisë Ushtarake. Gjatë kontrollit me dron është konstatuar parcela e drogës në një zonë të pyllëzuar brenda repartit, ndërsa ka dyshime të forta se vetë ushtarakët merreshin me kultivimin e bimës. Policia po bën verifikime përkatëse përfshirë marrjen në pyetje të personave të arrestuar dhe proceduar për të zbardhur rolet e tyre, ndërsa ka dyshime se kultivimi i drogës ka qenë i koordinuar. Personat e arrestuar mësohet se kanë mbajtur procesverbale për kontrollin e territorit dhe prej 3 muajsh e raportonin të pastër.

    Reparti Ushtarak i Zall Herrit, është një nga zonat më të sigurta në Republikën e Shqipërisë. Ajo shërben si bazë për stërvitjen e forcave elitë të Ushtrisë Shqiptare siç janë Forcat Komando, si forcat më speciale të përgatitura për aksionet anti-terror, të sigurisë territoriale, ndihmave humanitare apo përgjigjeve ndaj ndërhyrjeve në zona të riskut në botë kur kërkohet nga Aleanca Euroatlantike.

    Efektivët e këtij reparti janë trajnuar dhe stërvitur ndër vite me metodat më speciale luftarake të asgjësimit të elementeve armiqësore.

    Madje në vitin 2021, Zall Herri ishte zona kryesore e zhvillimit të stërvitjes ushtarake të Forcave të NATOS-s më në krye ato Amerikane, në operacionin stërvitor “Defender Europë”, një nga aktivitetet më të rëndësishme për ushtrinë shqiptare, ku rezulton në fakt se vetëm disa metra larg vendit të stërvitjeve, një zonë e pyllëzuar ishte përshtatur për të kultivuar drogë. Reparti ndodhet vetëm disa kilometra larg qendrës së kryeqytetit, ndërsa në asnjë raport të paktën publik, nuk konstatohet nga agjencitë e zbatimit të ligjit apo të autoriteteve mbikëqyrëse ushtarake për këtë aktivitet.

    Zall Herri si zonë ushtarake, ke qenë ndër vite e vizituar nga ambasadorë, personalitete, ministra e drejtues të ushtrive partnere.


    Syri

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Narkoshteti: Baza ushtarake e NATO në Shqipëri mbjell plantacione me hashash

    Kanabisin e komandove në Zall Herr e zbuluan italianët

    Emri:  komando-zall-herr-2048x1152.jpg

Shikime: 244

Madhësia:  37.3 KB

    Një muaj më parë në samitin e NATO-s në Vilnus, Shqipëria mori angazhim se do të shtojë buxhetin deri në 2% për ushtrinë, ndërsa kryeministri Rama tha se vendi ynë është i gatshëm të shtojë trupat në operacionet luftarake. Por në vend të ndihmës për NATO-n, Shqipëria ka ofruar një skandal të përmasave ndërkombëtare, që njollos forcat më të mira të ushtrisë tonë.

    Parcelat me kanabis që u gjetën dje në Zall Herr i përkasin reparti ku janë forcat elitë të ushtrisë shqiptare. Ata kalojnë një stërvitje në kushte ekstreme dhe përgatiten për goditje direkte në operacione luftarake. Një ndër funksionet kryesore të komandove të Zall Herri është edhe zbulimi special, por gjetja e 125 bimëve të kanabisit brenda në repart ka vënë në dyshim tashmë gjithçka ndodh në radhët e tyre.

    Mësohet se rrënjët e kanabisit janë zbuluar nga avioni i Guardia di Finanza që monitoron territorin shqiptar. Bimët ishin rritur dhe janë pikasur menjëherë nga pajisjet e italianëve që kanë sinjalizuar policinë shqiptare.

    Kanabisi ishte mbjellë në një zonë që përdoret për stërvitjen 10 ditore të ushtarëve që bëhen pjesë e forcave komando. Si pjesë e testit është braktisja në një zonë të pyllëzuar, ku ushtarët duhet të mbijetojnë për disa ditë në kushte të vështira, duke u ushqyer me bimësinë e zonës dhe duke siguruar ujin nëpërmjet teknikave të caktuara.

    Por duke qenë një zonë e veçuar brenda territorit të repartit, me pak lëvizje, disa prej ushtarakëve kanë menduar të kultivojnë kanabis në terrenin e vështirë. Gjithsesi mbetet e pashpjeguar se si nuk ishin pikasur bimët gjatë stërvitjeve speciale të ushtarakëve elitë. Këto stërvitje përfshijnë operacionet e zbulimit, goditjet me snajper, lëvizjen në terrene të vështira etj.

    Të arrestuarit janë Shefi i Seksionit të Sigurisë, Gramoz Mullai, Rustem Koçi me detyrë Specialist për Zbulimin dhe Gentian Zhurda me detyrë Specialist Sigurie.

    Katër ushtarakë të tjerë janë nën hetim mes tyre komandati i repartit dhe zv.komandanti. Ajo çfarë bën përshtypje në këtë ngjarje, është se në vend të reflektimit për një skandal që njollos forcat elitë të ushtrisë shqiptare, qeveria e përshkruan si sukses ngjarjen.

    “Bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Ushtarake, bëri të mundur evidentimin dhe më pas asgjësimin e 125 bimëve kanabis, të cilat ishin kultivuar në një zonë të pyllëzuar, në territorin e zonës ushtarake të Zall Herrit” ka shkruar Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

    Lapsi

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-05-2023, 21:08
  2. Bashkëpunimi i ngushtë Rusi-Kinë alarmon aleancën ushtarake të NATO
    Nga Albo në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-04-2023, 15:30
  3. Baza e NATO-s në Kuçovë shqetëson Rusinë!
    Nga Akuamarini në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-08-2018, 14:55
  4. NATO, jep alarmin: 26 avionë ushtarakë rusë, kapen në qiejt evropianë
    Nga Uriel në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 01-11-2014, 08:12
  5. Baza ushtarake e Pasha Limanit
    Nga rolling në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 30-09-2011, 06:45

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •