Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Ndërron jetë ikona e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa

    E trishtë/ Festoi ditëlindjen një ditë më parë, ndërron jetë në moshën 91- vjeçare ikona e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa

    Emri:  margarita-xhepa.jpg

Shikime: 241

Madhësia:  34.9 KB

    Është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare, ikona e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa.

    Aktorja ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen.

    Aktorja u lind më 2 prill të vitit 1934, në qytetin e Lushnjës, prej ku nisi edhe hapat e parë drejt karrierës së saj.

    Në jetën e saj, aktorja e cila është vlerësuar edhe me titullin “Nder i Kombit”, numëron 182 role, mes të cilave 32 në kinematografi dhe 150 në skenën e teatrit.

    VIDEO

    Margarita Xhepa! Mbi 180 role në kinematografi dhe teatër
    Margarita Xhepa, një nga Zonjat e Mëdha të teatrit dhe filmit shqiptar që ka skalitur memorien e publikut shqiptare me role brilante që prej fillimit të saj, në vitet 60 dhe deri më tani.

    Nga viti 1950 u aktivizua si artiste probiste në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) dhe njëkohësisht studioi në Liceun Artistik, dega e Dramës.

    Ka krijuar mbi 150 role në teatër, midis të cilëve mund të përmendim: Majlindën tek filmi “Majlinda”, Dafina tek Lumi i vdekur , Filja tek Cuca e maleve , Zonja Mëmë tek Kush e solli Doruntinën , Nëna tek Përballë vetes etj.

    Ka qënë njësoj e suksesshme në rolet e dramaturgjisë botërore, si Ofelia tek Hamleti, vajza e dytë tek Mbreti Lir, dado tek Romeo e Xhulieta, Mbretëresha Margaret tek Rikardi III, të Shekspirit.

    Në rolet e tjera nga dramaturgjia botërore spikasin Klea tek Dhelpra dhe rrushtë (Figereido), Lena tek Xhaxha Vanja (Çehov), Ledi Milford tek Luiza Miler, Zonja Berling tek Vizita e inspektorit (Pristli), Zonja Lomen tek Vdekja e një komisioneri, Ana Andrejevna tek Revizori, Marsela tek Qeni i kopshtarit , Mashenka tek Mashenka, Shejla tek Morali i zonjës Dulska, apo Dado tek Elektra e Sofokliut, nën drejtimin e regjisorit grek Dhimitri Mavriqis, në Teatrin Kombëtar të Greqisë në Athinë.

    Veç roleve në teatër, ka realizuar edhe 32 role në kinematografi, duke punuar me shumicën e regjisorëve shqiptarë.

    Margarita Xhepa ka qenë pjesë e filmave “Vitet e para” , “Gjurmët”, “Dimri i fundit”, “Tokë e përgjakur”, “Një djalë edhe një vajzë”, “Apasionata”, “Gjeneral gramafoni”, “Rrethi i kujtesës”, “Vitet e pritjes”, “Dora e ngrohtë”, “Gurët e shtëpisë sime”, “Pranvera s’erdhi vetëm”, “Koncert në vitin 1936”, “E diela e fundit” dhe “I dashur armik”.

    Në vitin 1997, interpretoi në filmin grek “Mirupafshim” . Filmi u laureua me Çmimin e Madh në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Mesdhetar në Selanik, ndërsa Margarita Xhepa, Çmimin e Nderit.

    (BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ndërron jetë ikona e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa

    PROFIL/ U shua në moshën 91-vjeçare, jeta dhe vepra e artistes së madhe shqiptare, Margarita Xhepa! Mbi 180 role në kinematografi dhe teatër

    03 Prill, 2025 08:37

    Emri:  margarita-xhepa-1.jpg

Shikime: 231

Madhësia:  25.5 KB

    U nda sot nga jeta Margarita Xhepa, një nga Zonjat e Mëdha të teatrit dhe filmit shqiptar që ka skalitur memorien e publikut shqiptare me role brilante që prej fillimit të saj, në vitet 60 dhe deri më tani.

    Nga viti 1950 u aktivizua si artiste probiste në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) dhe njëkohësisht studioi në Liceun Artistik, dega e Dramës.

    Ka krijuar mbi 150 role në teatër, midis të cilëve mund të përmendim: Majlindën tek filmi “Majlinda”, Dafina tek Lumi i vdekur , Filja tek Cuca e maleve , Zonja Mëmë tek Kush e solli Doruntinën , Nëna tek Përballë vetes etj.

    Ka qënë njësoj e suksesshme në rolet e dramaturgjisë botërore, si Ofelia tek Hamleti, vajza e dytë tek Mbreti Lir, dado tek Romeo e Xhulieta, Mbretëresha Margaret tek Rikardi III, të Shekspirit.

    Në rolet e tjera nga dramaturgjia botërore spikasin Klea tek Dhelpra dhe rrushtë (Figereido), Lena tek Xhaxha Vanja (Çehov), Ledi Milford tek Luiza Miler, Zonja Berling tek Vizita e inspektorit (Pristli), Zonja Lomen tek Vdekja e një komisioneri, Ana Andrejevna tek Revizori, Marsela tek Qeni i kopshtarit , Mashenka tek Mashenka, Shejla tek Morali i zonjës Dulska, apo Dado tek Elektra e Sofokliut, nën drejtimin e regjisorit grek Dhimitri Mavriqis, në Teatrin Kombëtar të Greqisë në Athinë.

    Veç roleve në teatër, ka realizuar edhe 32 role në kinematografi, duke punuar me shumicën e regjisorëve shqiptarë.

    Margarita Xhepa ka qenë pjesë e filmave “Vitet e para” , “Gjurmët”, “Dimri i fundit”, “Tokë e përgjakur”, “Një djalë edhe një vajzë”, “Apasionata”, “Gjeneral gramafoni”, “Rrethi i kujtesës”, “Vitet e pritjes”, “Dora e ngrohtë”, “Gurët e shtëpisë sime”, “Pranvera s’erdhi vetëm”, “Koncert në vitin 1936”, “E diela e fundit” dhe “I dashur armik”.

    Në vitin 1997, interpretoi në filmin grek “Mirupafshim” . Filmi u laureua me Çmimin e Madh në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Mesdhetar në Selanik, ndërsa Margarita Xhepa, Çmimin e Nderit.

    Balkanweb

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ndërron jetë ikona e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa

    Ndarja nga jeta e aktores Margarita Xhepa, nesër mbahen homazhet në nder të ikonës së kinematografisë dhe teatrit shqiptar

    Emri:  15.jpg

Shikime: 230

Madhësia:  30.7 KB

    Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka njoftuar se homazhet në nder të ikonës së kinematografisë dhe teatrit shqiptar Margarita Xhepa, e cila është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare, do të mbahen nesër.

    “Pas komunikimeve me familjen e së ndjerës, aktores së madhe Margarita Xhepa, njofton se homazhet do të mbahen nesër më datë 4 prill në orën 10:00-13:00 në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit”, thuhet në njoftimin shpërndarë për mediat.

    Aktorja u lind më 2 prill të vitit 1934, në qytetin e Lushnjës, prej ku nisi edhe hapat e parë drejt karrierës së saj.

    Në jetën e saj, aktorja e cila është vlerësuar edhe me titullin “Nder i Kombit”, numëron 182 role, mes të cilave 32 në kinematografi dhe 150 në skenën e teatrit.

    (BalkanWeb)

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ndërron jetë ikona e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa

    Ndarja nga jeta e ikonës së kinematografisë Margarita Xhepa, presidenti Begaj: E përdori artin për kauza të rëndësishme në mbrojtje të grave dhe fëmijëve

    Emri:  margarita-xhepa-2-454x450.jpg

Shikime: 231

Madhësia:  34.2 KB

    Presidenti Bajram Begaj, shprehu ngushëllime për ndarjen nga jeta të aktores Margarita Xhepa.

    Përmes një mesazhi drejtuar familjes së saj, komunitetit të artistëve dhe mbarë shqiptarëve, të cilët e kanë admiruar divën e skenës dhe ekranit, Presidenti i Republikës vlerësoi figurën e Margarita Xhepës si artiste, si grua, si nënë, por dhe rolin e saj në shoqëri.

    “Me trishtim mësova se Margarita Xhepa, ylli i skenës dhe ekranit shqiptar, u shua sot. Me interpretimet e saj, ku spikati në mishërimin e figurës së gruas dhe veçanërisht të nënës, Margarita Xhepa çoi dritë dhe u bë pjesë e dashur e familjeve shqiptare.

    Artistja e madhe, një figurë publike e respektuar, grua dhe nënë e nderuar, deri në vitet e fundit të jetës së saj iu kushtua artit dhe artin e saj e përdori për kauza të rëndësishme në mbrojtje të grave dhe fëmijëve.

    Ngushëllimet e mia më të ndjera shkojnë për familjen, që sot iu nda nga jeta njeriu i tyre i shtrenjtë, për komunitetin e artistëve shqiptarë dhe për mbarë shqiptarët që e kanë ndjekur dhe duartrokitur artin që Margarita Xhepa dhuroi ndër vite”, – shkruan Presidenti i Republikës në profilin e tij zyrtar në facebook.

    Veç çmimeve dhe titujve në karrierën e saj artistike, aktorja Margarita Xhepa është “Nder i Kombit” dhe e nderuar me dekoratën “Gjergj Kastriot Skënderbeu".

    Balkanweb

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ndërron jetë ikona e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa

    Ndarja nga jeta e aktores Margarita Xhepa, Edi Rama: Lamtumirë yll!

    Emri:  Capture-28.jpg

Shikime: 230

Madhësia:  49.5 KB

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të ikonës së kinematografisë dhe teatrit Margarita Xhepa.

    “Lamtumirë yll”, shkruan Rama.

    Aktorja u lind më 2 prill të vitit 1934, në qytetin e Lushnjës, prej ku nisi edhe hapat e parë drejt karrierës së saj.

    Në jetën e saj, aktorja e cila është vlerësuar edhe me titullin “Nder i Kombit”, numëron 182 role, mes të cilave 32 në kinematografi dhe 150 në skenën e teatrit.

    Emri:  Screenshot 2025-04-03 at 2.06.33 PM.jpg

Shikime: 232

Madhësia:  54.6 KB

    Balkanweb

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ndërron jetë ikona e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa

    Shuhet Margarita Xhepa! Regjisori Pecani: La pas veprat e saj, kishte shpirt shumë të madh

    VIDEO

    Margarita Xhepa, një nga aktoret më të dashura dhe të talentuara shqiptare, ka ndërruar jetë. Regjisori Spartak Pecani, i ftuar në studion e News 24, ka kujtuar me shumë respekt dhe emocion karrierën dhe personalitetin e saj.

    Pecani theksoi se Margarita Xhepa ishte një figurë unike në botën e teatrit dhe kinemasë, duke e cilësuar si një artiste të veçantë dhe një njeri me shpirt të madh. Ai theksoi se Margarita ishte e dashur nga publiku dhe gjithmonë u jepte emocione të forta me rolet e saj. Pavarësisht problemeve shëndetësore së fundmi, ajo vazhdonte të performonte me pasion dhe përkushtim, duke lënë pas veprat e saj të paharrueshme.

    Regjisori Pecani tha se Margarita Xhepa ishte një artiste që nuk kishte nevojë për shumë punë, sepse e bënte rolin me gjithë zemër.

    Regjisori Spartak Pecani: Nuk vjen një e dytë si Margarita. Njerëzit e donin Margarita Xhepën. Gjithë jeta e saj ishte film e emocion, që e përcolli me talent dhe dhembshuri. Njerëzit e prisnin me shumë dashuri. Margarita nuk ua prishte njerëzve, shkonte në skenë, edhe pse ishte sëmurë, kishte shpirt shumë të madh. Margarita e bënte rolin me gjithë zemër, nuk kishte nevojë që të punoje shumë me të. Margarita i la veprat e saj.

    (balkanweb)

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ndërron jetë ikona e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa

    Ndahet nga jeta Margarita Xhepa, Ilir Meta: Arti shqiptar në zi për humbjen e pazëvendësueshme


    Emri:  488969748_1203847247777175_3111935230331634167_n.jpg

Shikime: 232

Madhësia:  39.7 KB

    Me një postim në rrjetet sociale, Ilir Meta ka shprehur dhimbjen e tij për ndarjen nga jeta të ikonës së skenës dhe kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa.

    “Me pikëllim të thellë mora lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të yllit të papërsëritshëm të skenës dhe kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa,” shkruan Meta, duke vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm të artistes në kulturën kombëtare.

    Emri:  Screenshot 2025-04-03 at 2.09.38 PM.jpg

Shikime: 232

Madhësia:  68.5 KB

    Ai e cilëson Xhepën si një figurë unike, e cila mjeshtërisht skaliti karaktere nga dramaturgjia botërore dhe ajo shqiptare, duke përfaqësuar artin tonë denjësisht edhe në arenën ndërkombëtare.

    “Arti shqiptar është sot në zi për këtë humbje kaq të madhe dhe të pazëvendësueshme,” vijon ai, duke shprehur ngushëllimet për familjen Xhepa dhe gjithë komunitetin artistik.

    Balkanweb

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ndërron jetë ikona e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa

    “Margarita Xhepa ishte monument”/ Regjisorja Dervishi: Ajo diti të shkojë në çdo familje shqiptare

    Emri:  driada1.jpg

Shikime: 232

Madhësia:  14.2 KB

    Në një intervistë për News 24, regjisorja Driada Dervishi ka ndarë mendimet dhe kujtimet e saj për aktrimin dhe ndikimin e jashtëzakonshëm të Margarita Xhepës në jetën kulturore shqiptare pas ndarjes së saj nga jeta.

    Dervishi e cilësoi Margarita Xhepën si një “monument” të teatrit dhe kinemasë shqiptare, duke theksuar se ajo ishte një figurë e paharrueshme dhe e admiruar nga publiku. Ajo shtoi se Margarita Xhepa, me rolet e saj, arriti të hyjë në çdo familje shqiptare dhe të lërë një ndikim të thellë, duke mos përdorur kurrë bukurinë e saj për të ndërtuar karaktere, por duke u fokusuar në thelbin e çdo roli që luante.

    VIDEO

    Regjisorja Dervishi theksoi se Margarita Xhepa ishte një aktore që arriti të prekë dhe të fitojë zemrat e shqiptarëve kudo.

    Driada Dervishi: Margarita Xhepa ishte një monument. Ajo hyri si margaritari i ekranit, teatrit, e cila kurrë nuk përdori bukurinë e saj për të ndërtuar karaktere. Ajo diti të shkojë në çdo familje shqiptare.

    Balkanweb

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ndërron jetë ikona e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa

    Berisha mban një minutë heshtje për Margarita Xhepën: Ishte një artiste e papërsëritshme që shndriti në skenë dhe ekran

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të aktores së madhe Margarita Xhepa.

    Në një konferencë për gazetarët, ai e cilësoi Xhepën si artisten më përfaqësuese të skenës shqiptare për disa dekada. Sipas Berishës, ajo shndriti në qindra role me talentin dhe forcën e saj të jashtëzakonshme të interpretimit.

    VIDEO

    Ai e vlerësoi Xhepën si një nga artistet më të dashura dhe më të çmuara të Shqipërisë. Në shenjë respekti, Berisha ftoi të gjithë të mbajnë një minutë heshtje në nderim të saj.

    FJALA E BERISHËS:

    Dua të shpreh ngushëllimet e mia për të ndjera familjes Xhepa, miqve, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë artdashësve të Shqipërisë, pasi sot u nda nga jeta artistja më përfaqësuese e skenës shqiptare në disa dekada, Margarita Xhepa.

    Margarita Xhepa është një artistë e papërsëritshme që shndriti në dhjetëra dhe qindra role në skenën e teatrit dhe në film.
    Me një talent të rrallë.
    Me një forcë interpretimi të jashtëzakonshëm.
    Ajo mbeti gjithnjë një nga artistet më të dashura, më të çmuara të Shqipërisë.
    Ndaj me këtë rast, duke ndarë dhimbjen dhe zinë me familjen Xhepa, me të gjithë miqtë dhe të afërmit e të ndjerës Margarita Xhepa, me të gjithë artdashësit që e kanë dashur, vlerësuar dhe çmuar kaq shumë, ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje në nderim të kujtimit të saj.

    Syri

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ndërron jetë ikona e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa

    SYRI TV/ Reagime për shuarjen e Margarita Xhepës/ Kita: Kemi humbur një ikonë të artit...

    VIDEO

    Margarita Xhepa, një ikone e teatrit dhe kinematografisë shqiptare, u nda nga jeta në moshën 93-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të paharrueshme artistike. Reagimet për shuarjen e saj kanë qenë të shumta, duke përfshirë ngushëllime dhe vlerësime nga figura të shquara kulturës dhe politikës. Xhepa do të kujtohet gjithmonë për ndikimin e saj të thellë në artin shqiptar dhe për pasionin e papërsëritshëm që ka sjellë në çdo interpretim.

    Margarita Xhepa, aktorja që i dha skenës dhe ekranit disa nga interpretimet më të paharrueshme, është ndarë nga jeta në moshën 93-vjeçare. Me një zë që drithëronte dhe një prani që mbushte skenën me dritë, ajo mbeti për dekada një ikonë e teatrit dhe kinematografisë shqiptare. Aktorja Zamira Kita, në një reagim për Syri TV, e cilësoi Xhepën si një figurë të rrallë, ndërsa regjisori Robert e quajti aktoren një institucion të kulturës.

    Për shuarjen e Margarita Xhepës ka reaguar edhe politika. Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar " Lamtumirë yll", ndërsa lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë një konference për gazetarët, e vlerësoi figurën e Margarita Xhepës, duke theksuar se ajo mbeti një nga artistet më të dashura dhe më të çmuara të Shqipërisë. Berisha mbajti një minutë heshtje në nder të saj. "Së pari, dua të shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes Xhepa...” Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, me një mesazh të ngarkuar me emocione, e cilësoi humbjen e Xhepës si një moment të rëndë për kulturën shqiptare, duke theksuar trashëgiminë e jashtëzakonshme artistike që ajo la pas.

    "Margarita Xhepa është një artiste e papërsëritshme, një dhuratë e çmuar për artin shqiptar," shkruan Meta në rrjetet sociale. Presidenti Bajram Begaj, po ashtu, shprehu trishtimin për humbjen e një ikone të artit shqiptar, duke theksuar se Xhepa do të mbahet mend për dritën që i dha ekranit dhe skenës, si dhe për angazhimin e saj të pashoq për kauzat e grave dhe fëmijëve.

    Margarita Xhepa ka lënë një trashëgimi të paharrueshme, duke interpretuar me pasion dhe mjeshtëri, dhe do të kujtohet gjithmonë për pasurinë që ka dhuruar për artin shqiptar.

    Syri

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Margarita Xhepa
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 22-04-2023, 14:58
  2. Ndërron jetë “Tarzani”
    Nga Xhuxhumaku në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-09-2014, 18:18
  3. Ndërron jetë ikona e boksit shqiptar, Ali Kastrati
    Nga Xhuxhumaku në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-03-2013, 14:40
  4. Amy Winehouse ndërron jetë
    Nga Jack Watson në forumin Muzika botërore
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 23-07-2011, 22:55
  5. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-05-2009, 14:20

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •