Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet nė Bllog
    22

    Skulptori Agim Rada

    Ndėrron jetė nė moshėn 70-vjeēare skulptori i njohur Agim Rada

    Emri:  maxresdefault-2.jpg

Shikime: 986

Madhėsia:  24.2 KB

    Ka ndėrruar jetė nė moshėn 70-vjeēare skulptori i mirėnjohur Agim Rada.

    Skulptori ishte shtruar nė spital prej 2 ditėsh. Ai vuante prej kohėsh dhe mjekohej pėr njė problem me mushkėritė, por nuk mundi ta fitojė betejėn pėr jetėn.

    Agim Rada realizoi statujėn e heroit tonė kombėtar, Gjergji Kastrioti Skėnderbeu qė ėsjtė vendosur nė parkun qendror tė Budapestit.

    Skulptori lindi mė 24 maj 1953 nė Tiranė. Punimet i tij pėrfshin statujat, skalitur nė bronz tė figurave tė tilla si Marin Barleti, Gjergj Elez Alia, Onufrit, dhe Petro Marko.

    “Krijimtaria ime nuk ka qenė kurrė e politizuar, figurat kanė qenė pėrherė figura tė ndritura tė kombit, qė nuk i kanė shėrbyer politikės sė ditės, qė sot janė nė maj tė Olimpit nesėr gremisen nė fund.

    Unė kam bėrė figura qė i kanė rezistuar kohės, ndriēimit qė ata vetprodhuan. Pėr kėtė jemi shumė borxhli vendit tonė. Prandaj, derisa tė jap frymė, unė jam nė shėrbim tė kombit edhe tė kėtyre figurave”, shprehej ai.


    Lapsi

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Skulptori Agim Rama

    ‘Njeri e artist i rrallė’, shuhet skulptori Agim Rada! Miqėsia e shkuar me Ramėn dhe dhimbja e miqve, Kabo: Na mbeti ‘Fishta’ u pa vendosur nė qendėr tė Tiranės

    Video

    Ėshtė shuar sot (11 korrik 2023) nė moshėn 70-vjeēare skulptori i njohur Agim Rada, pas njė beteje tė gjatė me njė sėmundje e rėndė qė i kishte prekur mushkritė. Autor i njė sėrė veprash publike ku kish skalitur personazhe me peshė si ‘Marin Barleti’, ‘Gjergj Elez Alia’, ‘Onufri’ apo ‘Petro Marko’ apo statuja e riprodhuar e Skėnderbeut pėr Bashkinė e Budapestit.

    Nė vilėn e tij nė ish Bllokun e Ambasadave Rada kishte ēelur sė fundmi njė “Shtėpinė e artistit”, njė mini muze tė memories, pėr tė kujtuar tė gjithė kolegėt e tij qė vuajtėn gjatė regjimit komunist edhe pėrmes pikturave tė tij plot mesazhe tė forta... E njihte mirė, persekutimin e totalitarizmit artisti, pasi e vuajti nė lėkurė me burgosjen e babait.

    U formua nėn kujdesin e skulptorėve tė mėdhenj Agim Rada, dhe kish punuar edhe me artistin Kristaq Rama, me tė cilin rrėfente se kishte njė raport miqėsor, gjatė orėve qė punonte nė studion e tij, ku njohu edhe Edi Ramėn. Miqėsinė e hershme me kėtė tė fundit e dėshmon edhe vetė kryeministri nė dedikimin qė i bėn nė librin e Kandinskit qė kish pėrkthyer nė ’97-ėn “Mbi shpirtėroren nė art”. Ku kohėn e kaluar me Agim Radėn e konsideron si njė etapė plot aventura qė s’kthehet mė e qė pavarėsisht errėsirės dėshpėruese fali shkėndija tė hareshme.

    Me brengėn pėr neglizhencėn institucionale ndaj veprave publike, por edhe keqpėrdorimin e hapėsirave, Rada vitet e fundit gdhendi shtatoren e Homerit shqiptar, Gjergj Fishtės, pėr tė cilėn me dhimbje pėr humbjen e mikut shkruan dhe filozofi e pedagogu Pėrparim Kabo.

    “Ma kepute shpirtin vella, sa here qe bisedonim mendoja se isha ne nje tempull ku paqia fliste me artin, asryeja gjente binjakun dhe dinjiteti ishte mire me veten....Mė the qe jam paqejf por, nuk the qe do te iki...Na mbeti statuja e Fishtes pa e vendosur nė qendėr te Tiranės...Ti rebel i bukur dhe ti shpirt i bukur rebel. Sa krenar e bėje shqiptarin...E fundit veper jotja ishte busti i Mehdi Frasherit, njė nga mėndjet mė tė bukura tė kombit...”

    Kolegė e miq tė artistit kanė shprehur ngushėllimet pėr shuarjen fizike tė artistit dhe njeriut tė vlerave tė rralla.

    Pėrcjellja pėr nė banesėn e fundit bėhet nesėr nė orėn 11.00 nė Petrelė.

    Emri:  1689085607_Screenshot6.jpg

Shikime: 834

Madhėsia:  40.2 KB
    Mithat Frashėri

    Emri:  1689085607_Screenshot5.jpg

Shikime: 838

Madhėsia:  46.6 KB
    Naim Frashėri

    Emri:  1689085607_Screenshot3.jpg

Shikime: 838

Madhėsia:  47.5 KB
    Gjergj Fishta

    Emri:  1689085607_Screenshot2.jpg

Shikime: 820

Madhėsia:  43.9 KB
    Marin Barleti

    Emri:  1689085607_Screenshot4.jpg

Shikime: 854

Madhėsia:  21.9 KB
    Gjergj Kastrioti

    Emri:  1689085616_Screenshot1.jpg

Shikime: 860

Madhėsia:  68.5 KB
    Sali Butka


    Shqiptarja

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Skulptori Agim Rama

    Homazhi i Mero Bazes pėr Agim Radėn: Muralja epike e tij, si testament pėr shqiptarėt

    Emri:  64ad6e1d91bdcMURALE.jpg

Shikime: 852

Madhėsia:  52.3 KB

    Ikja nga kjo jetė e artistit tė njohur Agim Rada ka shkaktuar mjaft reagime nga miq e dashamirė tė tij. Rada vdiq nė njė moshė relativiisht aktive pėr punė, 70 vjeē, ēka ėshtė shoqėruar me dhumbje nga ata qė e kanė njohur. Gazetari Mero Baze, botues i gazetės TemA, ka shkruar nė facebook njė homazh pėr Agim Radėn, duke kutuar njė nga veprat mė tė forta tė artistit.

    “Njė mbasdite dhjetori njė dekadė mė parė mė detyroi ta shoqėroja me makinė deri tek studio e tij pėr tė fotografuar njė "murale" tė tij. Pamja ishte kjo. Ishte koncentruar gjithė neveria pėr atė qė siē thoshte i kishte ēuar dėm gjithė antikomunizmin e tij gjysmėshekullor. E fotografova dhe e botova tė nesėrmen nė gazetė pasi pėrkonte dhe me kujtimin e Lėvizjes Dhjetorit.

    ‘Nuk ka komunist mė tė kėqija se komunistėt antikomunist’, ka thėnė Haveli. Agim Rada e ka vizituar kėtė. Dhe sot ka ikur vetėm trupi i tij. Shpirti ka mbetur kudo nė qytet nė skulpturat dhe vizatimet e tij”, shkruan Mero Baze.


    Shqiptarja

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Skulptori Agim Rama

    Shuhet skulptori Agim Rada, ja dedikimi i fundit i kryeministri Rama pėr artistin

    Emri:  64ad6eda336a5page.jpg

Shikime: 824

Madhėsia:  25.4 KB

    Sot u nda nga jeta skulptori i shquar shqiptar, Agim Rada. Si kujtim pėr tė Report Tv ka siguruar njė dedikim tė kryeministrit Rama pėr artistin.

    Miqėsinė e hershme me kėtė tė fundit e dėshmon nė dedikimin qė i bėn nė librin e Kandinskit qė kish pėrkthyer nė ’97-ėn “Mbi shpirtėroren nė art”. Ku kohėn e kaluar me Agim Radėn e konsideron si njė etapė plot aventura qė s’kthehet mė e qė pavarėsisht errėsirės dėshpėruese fali shkėndija tė hareshme.

    Emri:  AgimRadaEdiRama.jpg

Shikime: 835

Madhėsia:  33.9 KB

    Shqiptarja

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Skulptori Agim Rama

    Ilir Demalia: Lamtumirė mik! Shko dhe kėrce me yjet

    Pėr Agim Radźn duhet tė shkruash pafund, por sot po i jap lamtumirėn mė njė thėnie tė Frederik Niēe, qė i shkon pėr shtat mikut tim Agim Rada: Artisti duhet tė ketė kaos brėnda vetes qė tė lindi duke kėrcyer me yjet. Shko dhe kėrce me yjet i dashur mik tani!

    Emri:  1689083512_agimrada.jpg

Shikime: 833

Madhėsia:  23.7 KB

    Sot nė mėngjes mora lajmin e largimit pėr nė amshim, tė mjeshtrit, skulptorit, rebelit, njeriut tė pakonformuar Agim Rada, qė siē thoshte dhe vetė, “Ai kishte republikėn e tij me njė banor”.

    Agim Rada i takon atij brezi tė vogėl, e mandej, do tė thoja tepėr tė vogėl tė rebeluarve tė viteve ‘80-‘90 si tė pakonformuar me regjimin dhe me turmat pa kokė dhe zemėr.

    Agim Rada si skulptor, kurrė nuk realizoi njė vepėr tė realizmit socialist si turma e tam-tameve tė piktorėve, skulptorėve, shkrimtarėve, artistėve, qė siē thonte Agim Rada, sot kėta duhet tė venė maska kur dalin nė rrugė qė mos ti njohi njeri.

    Mirėpo ata e kanė fytyrėn maskė dhe e ndėrrojnė si kameleonė sipas situatės. Mirėpo ne i dimė e i njohim turpet e shėmtitė e tyre dhe krimin e madh tė shpėlarjes sė truve tė turmave pa krye, si krime tė njė ideologjie Gebelsiane.

    Agim Rada u inspirua nė krijmtarinė e tij para 1990, me Onufrin, Gjon Buzukun, Jan Kukuzelin, kur armata e Lidhjes Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Partisė, krijonin pllakate, piktura, skulptuara dhe letėrsi shėmti.

    Pas 1990 kur kameleonėt ndėrruan lėkurėn e fytyrės me modelin e realizmit demo(n)krit tip “Kolonel Bunkeri” Agim Rada, krijoi simbolin e persekutimit tė Klerit Katolik, me klerin lidhur kėmbėsh e duarsh me zinxhirė qė qėndron para Katedrales sė Shkodrės.

    Mė pas bustin e gjeniut Mit’hat Frashėri. Sė fundi po merrej me monumentin e At Gjergj Fishtės. E ka hedhur nė allēi por nuk kishte fonde, se sigurisht fondet shkojnė pėr kameleonėt e realizmit demo(n)kritik dje realizmit socialist.

    Pėr Agim Radźn duhet tė shkruash pafund, por sot po i jap lamtumirėn mė njė thėnie tė Frederik Niēe, qė i shkon pėr shtat mikut tim Agim Rada: Artisti duhet tė ketė kaos brėnda vetes qė tė lindi duke kėrcyer me yjet.

    Shko dhe kėrce me yjet i dashur mik tani!


    Shqiptarja

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Skulptori Agim Rama

    Veliaj pėr Agim Radėn: Artist i pashoq i qytetit tonė, la shumė gjurmė kudo nė Shqipėri

    Emri:  6d03981c-bf7a-4e0d-b7c2-f320b439db30-e1689104599502.jpg

Shikime: 841

Madhėsia:  44.8 KB

    Kryetari i Bashkisė sė Tiranės Erion Veliaj ka shprehur ngushėllimet pėr ndarjen nga jeta tė skulptorit tė njohur, Agim Rada.
    Pėrmes njė postimi nė rrjete sociale, Veliaj shprehet se Rada la shumė gjurmė jo vetėm nė Tiranė, por kudo nė Shqipėri, me veprat e tij unike.
    “Lajm fort i hidhur ikja e papritur e skulptorit Agim Rada – njė mik i mirė, koleg dhe artist i pashoq i qytetit tonė.

    Ai la shumė gjurmė jo vetėm nė Tiranė, por kudo nė Shqipėri, me veprat e tij unike, duke jetėsuar Onufrin, Marin Barletin, Gjergj Fishtėn, Petro Markon e shumė figura tė tjera. Agimi riprodhoi me mjeshtėri edhe bustin e Skėnderbeut, qė sot lartohet nė Parkun Qendror tė Budapestit, e dhuruar nga Bashkia e Tiranės.

    U prehsh nė paqe mjeshtėr”, shprehet Veliaj.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Skulptori Agim Rama

    Dalin fotot e rralla tė Kryeministrit Rama me flokė tė gjata, flet skulptori i njohur: Me Kristaqin ndanim bukėn bashkė, kurse Edit ka 30 vjet qė nuk i flas, s’ja kam…

    Emri:  Agim-Rama-Edi-Rama-floke-gjata-3.jpg

Shikime: 860

Madhėsia:  54.3 KB

    Memorie.al. sjell dėshminė e rrallė tė skulptorit tė njohur, Agim Rada, nė emisionin e njohur RREFIM nė Tv Scan, lidhur me miqėsinė e hershme me mikun dhe kolegun e tij, Kristaq Rama, pėr tė cilin flet me simpati dhe e kundėrta pėr tė birin, Edin, qė dikur e mbante afėr… “Asgjė nuk i dua, vetėm tė nė lejė tė punojmė tė qetė”, shprehet skulptori rebel pėr kryeministrin aktual qė dikur e kishte idhull Radėn dhe nė librin e tij “Refleksione”, ka shkruar gjatė pėr tė….?!

    Para pak kohėsh nė emisionin e njohur RREFIM qė ka pėr autor gazetarin Dashnor Kaloēi dhe moderatore Albana Shehu Qirjako, ka qenė i ftuar skulptori i njohur, Agim Rada, i cili ėshtė dhe autori i bustit tė Mit’hat Frashėrit qė u vendos nė kodrat e liqenit tė Tiranės me ceremoni zyrtare dhe qė pati njė reagim tė ashpėr nga segmente tė majta, etj.

    Veē tė tjerash nė rrėfimin e tij, zoti Rada ka bėrė dhe njė histori tė shkurtėr tė historisė sė tij familjare dhe personale, duke u ndalur edhe nė raportet dhe marrėdhėniet qė ai ka pasur me mikun e kolegun e tij, skulptorin Kritaq Rama, si dhe tė birin e tij, Edin, i cili nė vitet ’80-tė e ka pasur si idhull Radėn dhe nė librin e tij “Refleksione” ka shkruar gjatė dhe pėr tė.

    Por kjo gjė nuk e ka mikluar aspak Radėn, i cili nė kėtė emision pasi ka treguar rreth miqėsisė qė ai ka pasur me Edin deri nė vitin 1990, ėshtė shprehur se qė nga ajo kohė e deri mė sot, pra plot 30 vjet me rradhė ai nuk e ka takuar fare dhe as nuk ka pirė qoftė dhe njė kafe me kryeministrin e sotėm. Pėr mė shumė rreth kėsaj, por dhe ngjarje e histori tė tjera nga jeta e tij, na njeh intervista qė po publikojmė nė kėtė shkrim e realizuar nga moderatorja, Albana Shehu.

    Zoti Rada, ju jeni njė artist dhe njė skulptor i vjetėr me njė karrierė tė gjatė pune mbi 45-vjeēare dhe veprat tuaja janė tė shpėrndara dhe tė vendosura jo vetėm nė qytetin e Tiranės, por dhe nė qytete tė tjera nė tė gjithė Shqipėrinė. Por ajo qė ju bėri edhe mė tė njohur, ishte kjo vepėr, ky bust, i Mit’hat Frashėrit, tė cilin regjia po na e paraqet dhe po e shikojmė kėtu nė monitor…

    Ju falenderoj qė e nisėt me kėtė punė timen dhe u bė shumė mirė, pasi ishte njė eveniment shumė i rėndėsishėm ky qė ndodhi me ardhjen nė Shqipėri tė eshtrave tė patriotit tė madh Mithat Frashėri, e gjithashtu vendosjen e bustit tė tij nė kodrat e liqenit pėrkrah vėllezėrve Frashėri.

    Kjo ėshtė njė punė e duarve tuaja dhe ėshtė bėrė nė njė kohė rekord tė themi…dhe ėshtė derdhur nė bronx njė punė e tillė ku ēdo detaj duket qė ėshtė punuar me njė dashuri…

    Po…nė pėrgjithėsi arti ka njė sekret po themi apo njė specifikė tė veēantė, pasi nėse ti mendon qė tė krijosh njė objekt, njė punė tė bukur, nė mos pastė dashuri ndėrmjet teje dhe asaj qė do krijosh, ajo gjithmonė do dali njė gjė fallco, e sipėrfaqėshme, njė gjė qė nuk thotė gjė. Unė kurrė nė jetėn time nuk kam bėrė gjėra qė nuk mė pėlqejnė dhe qė unė nuk do tė dua t’i bėj. Nuk kam bėrė as nė rininė time kur atėhere ishte i detyruar tė bėje kėshtu figura politike, unė jam shmangur qė t’i jepja hapėsirė shpirtit dhe lirisė time qė unė tė bėja dhe krijoja atė qė dua.

    Emri:  Agim-Rama-Edi-Rama-floke-gjata-4.jpg

Shikime: 830

Madhėsia:  27.2 KB

    Do ndalemi pėrsėri tek kjo vepėr e juaja, por po kthehemi pak nė kohė nė historinė e jetės suaj. Ju keni lindur nė Tiranė…

    Po, unė kam lindur nė Tiranė nė vitin 1953 nė njė shtėpi tė vjetėr, shtėpi qerpiēi qė im atė e bėri vetė pasi doli nga burgu, duke pėrdorur copa llamarinash, teneqe, tjegulla, ē’tė gjente, me shumė vėshtirėsi pėr tė na strehuar ne tė vegjlit aty nėn atė strehė.

    Ju jeni rritur me njė fėmijėri shumė problematike, pasi prindėrit tuaj kanė hequr njė kalvar qė ne duhet ta tregojmė…Ja po shikojmė kėtė fotografi ku janė dy prindėrit tuaj, njė zotėri dhe njė zonjė mjaft tė pashėm tė cileve ua dallohet fisnikėria brenda tyre…

    Kjo ėshtė e vėrtetė, pra fėmijėria ime e vėshtirė, por unė nuk jam nga ata njerėz qė sot tė marr flamurin dhe tė them se jam i persekutuar…! Por me qė ishim te pyetja juaj pėr prindėrit, desha tė theksoj se pikėrisht kjo lloj rrace, u luftuan nga fshatarėt tė zbritur nga mali. Unė e kam thėnė diku se njerzit e bukur, komunizmi i urrente. Unė mbaj mėnd nė fėmijrinė time dhe mė pas se vajzat mė tė bukura tė Tiranės, anatemoheshin dhe pėrfliteshin deri duke u quajtur prostituta, vetėm e vetėm pse ishin tė bukura. Po kėshtu edhe meshkujt quheshin vagabond, rrugaēė, gangster, etj etj.

    Dhe kjo pse laheshin, visheshin bukur, parfumoheshin etj., etj., dhe kjo shkonte kundėr ideollogjisė sė atij sistemi dhe konsiderohej krim. Por para kėsaj, kjo gjė ndodhi me inteligjencėn kombėtare, me klerin kombėtar, me tė gjithė intelektualėt qė kishin mbaruar shkollat nė Perėndim, qė pėr mendimin tim kanė qenė vetėdija kombėtare. Tė gjithė kėta u burgosėn apo pėrfunduan internimeve. Nė rast se nuk do ndodhte kjo, pra nė rasr se nuk do burgoseshin kėta dhe do tė dėgjohej mendimi i tyre apo i kėtij personaliteti qė po shohim kėtu nė ekran, pra Mithat Frashėrit, nuk do ishte Shqipėria kėshtu si ėshtė dhe siē mbeti pas Luftės, por do ishte njė vėnd shumė i zhvilluar.

    Kthehemi pėrsėri tek fėmijria juaj dhe vėshtirėsitė e asaj kohe pėr shkak tė burgosjes sė babajt tuaj.

    Po, babaj im u burgos me pa tė drejtė. Ai ishte antikomunist dhe si i tillė u dėnua. Vetėm nė Shqipėri ndodhnin dėnime dhe burgosje tė tilla ku njė ndėr mijra ishte dhe babai im. Pas burgosjes sė babajt, mamanė time e internuan nė Berat, pastaj nga Berati nė Tepelėnė, e kėshtu me rradhė si mijra e mijra familje shqiptare. Me qė jemi nė kėtė pikė, pra te internimet, te Tepelena qė po bėhet zhurmė e madhe kėto ditė, pėrfitoj nga rasti tė ndalem pak. Unė kam dėgjuar kėta historianėt, kėshtu u thonė se unė nuk mund t’i quajt historian ata.

    Se historia nuk mund tė quhet profesion, pasi ajo ėshtė mė shumė kulturė. Dhe ne nuk kemi nevojė pėr profesionin e kėtyre dy tre kokrrave qė tė na mėsojnė ne, duke na shtrembėruar realitetin. Pasi ka ardhur koha qė nėse unė dua tė di pėr Pirron e Epirit apo Jul Ēezarin, i kam tė gjitha mundėsitė qė ta mėsoj se kush kanė qenė ata. Por kėta mė duket se jo pa qėllim, deformojnė historinė, deformojnė emra etj etj. Nuk e di a mė lejohet kėtė nė kėtė emision qė tė pėrmėnd emra…

    Emri:  Agim-Rama-Edi-Rama-floke-gjata-5.jpg

Shikime: 822

Madhėsia:  32.8 KB

    Po patjetėr, nuk kemi asnjė problem…

    Po, se shof atė Paskal Milon, shof njė Pėllumb Xhufin, ē’janė ca, njė Gjeēov quhet, qė janė jashtė kohės dhe pa dinjitet. Pasi tė shkelėsh mbi dhimbjet e tė tjerėve dhe tė tallesh dhe tė pėrqeshėsh ata qė u vranė dhe u masakruan pėr hiē gjė e ta quash Tepelenėn, “Kamp pushimi”, kjo minimum nuk ėshtė normale. Nuk ja dua tė keqen njeriu, por ta kishin provuar prindėrit e kėtyre qė pėrmėnda mė lart, ta kishin provuar baltėn e Myzeqesė dhe gėrxhet e Tepelenės, t’u vdisnin fėmijėt nė breg tė lumit, ta kishin provuar ata, dhe pastaj tė flisnin…?! Ata tė mos na trumbetojnė vetėm ato tė mira qė na paska sjėllė ai regjim dhe pėr kėtė qė thashė tė mos thonė asnjė fjalė.

    Po nėna juaj, pse ishte nė ato kampe…?

    Nėna ime, faji i vetėm i nėnės sime qė provoi ato kampe tė tmerrshme, ishte se bashkėshorti i saj ishte nė burg, kaq. Gjė e cila ishte me urdhėr nga fqinjėt, pra qė tė pastrohej Shqipėria nga kjo lloj rrace duke i burgosur dhe internuar ata nė mėnyrė qė tė mos egzistonte mė vetėdije kombėtare. Ai pushtet nuk i donte kėta zotnilerėt qė thashė mė lart dhe qė kishin mbaruar shkollat nė Perėndim, ai pushtet donte ata qė zbritėn nga malet tė palarė, zhul dhe tė paditur. E ka pėrcaktuar bukur Dritėro Agolli te “Krevati Perėndorit’, ku ai partizani me opinga me baltė u shtri nė krevatin e Perandorit dhe tha: “Tani jam unė Perandor, pushteti ėshtė i imi”. Dhe ashtu qe, pushteti iu dha atyre. Babai im pėrftoi nga njė amnisti e pėrgjithshme dhe nga dhjetė vjet qė u dėnua, bėri katėr vjet burg politik dhe doli.

    A i keni marrė dėmshbėrblimet e burgut siē ėshtė ligji prej kohėsh…?

    Apsolutisht jo, asgjė nuk kemi marrė. Shiko, nėna ime ėshtė gjallė jeton ende nė moshėn 97 vjeēare dhe ajo nė bazė tė ligjit ėshtė pėrfituese e parė, por nuk kemi marrė siē tė thashė asgjė. I thonė jo po duhet kjo, jo po duhet ajo, jo ta shikojmė, etj etj.

    Tė kthehmi tek fėmijria juaj, kur dhe si ju lindi dėshira pėr tė vizatuar?

    Kjo gjė ka ndodhur kur unė kam qenė fare i vogėl dhe pėr fat tė mirė e kishim shtėpinė ngjitur me Stabilimentin “Mihal Duri” ku kanė qenė barakat e skulptorėve dhe piktorėve. Dhe unė isha i detyruar qė tė kaloja aty disa herė nė ditė dhe teksa i shikoja qė ata pikturonin, shkoja dhe unė nė shtėpi dhe mundohesha tė bėja tė nėjtėn gjė, por mė vinte turp qė t’ua tregoja atyre se ēfarė dija tė bėja. Aty ishte Sali Shijaku, Perikli Ēuli, Myrteza Fushekati, Harrilla Dhimo, i ndjeri qė kam njė respekt tė veēantė, pasi prej atij mė ndryshoi edhe jeta mua, e shumė tė tjerė qė mė donin dhe mė afronin mua pasi si duket shikonin tek unė njė fėmijė qė premtonte apo e donte atė profesion.

    Emri:  Agim-Rama-Edi-Rama-floke-gjata-2.jpg

Shikime: 815

Madhėsia:  27.6 KB

    A ju afronin ata, ju futeshit nė studiot e tyre?

    Po, patjetėr, mė donin dhe mė afronin dhe entuziasmoheshin kur shikonin ndonjė vizatim timin apo kur bėja ndonjė skulpturė tė vogėl me baltė. Dhe mė thonin shpesh qė tė vijoja tė vizatoja qė tė shkoja nė shkollė nė Lice. Dhe mė ndihmoi fati vėrtet. Kam pasur njė mėsuese tė shkelqyer, Vangjeli Ēomorra, bashkėshortja e shkrimtarit tė njohur, Spiro Ēomorra. Zysh Vangjelia ka qenė e 8-vjeēares, kurse mėsuese tė klasės sė parė kam pasur Gjinovefa Qirjako, e shkėlqyer, asaj ja dedikoj qė shėnjoi jetėn dhe profesionin tim. (Ajo ishte gruaja e Sotir Qirjakos, njė mėsues fizikant dhe shahist i madh).

    Pra ajo ishte e para qė vuri re tek ju talentin pėr tė vizatuar…?

    Po ajo, zysh Gjonovefa pasi e pa qė unė kisha njė farė talenti pėr tė vizatuar, na thoshte para klasės: “Gimi nuk do tė na e thotė mėsimin e Kėndimit me gojė para klasės, por do tė na e parqesi me vizatime”. Dhe unė me ato lapsat me ngjyra qė m’i jepte po kjo zyshė, i vizatoja dhe ajo kėnaqej e mė nxirrte para klasės duke mė lavdėruar. Dhe unė kisha kėnaqsi tė madhe.

    Po nė shkollė si shkuat, kur dihej biografia juaj…?!

    Shiko, ne kemi pas njė fat qė nė lagjen tonė kemi pasur tė gjithė vėndali dhe asnjė tė ardhur. Shkonim shumė mirė me njėri tjetrin tė gjitha familjet. Edhe kryetar Fronti kemi pasur njė burrė shumė tė mirė, njė zotni. Vladimir Shanto quhej, ishte vėllai i Vasil Shantos. Dhe prej atij e kam shkollėn unė. I tha babai: Si do ta t’ja bėjmė pėr Gimin? “Mos u mėrzit”, i tha ai babės, “do ta rregullojmė se s’bėn”. Dhe vėrtet, unė shkova e konkurovė nė Lice dhe dola shumė mirė. Por kur do filloj shkollėn, mė ikėn dy vėllezėr pėrnjeherė ushtarė. Mendo, ata ishin krah pune atėhere dhe nė kėto kushte unė u detyrova q ėtė kthehesha natėn nė shkollė dhe ditėn tė punoja pėr me ndihmu familjen dhe veten. Kam bėrė punė tė ndryshme nga mė tė rėndat, punė skllavi…

    Dhe ishit vetėm 14-15 vjeē…?

    Po vetėm 14-15 vjeē dhe kam bėrė punė qė tė gjithė ata qė mė njofin, pra qė i kam pas nėpėr punra tė ndryshme, e dinė qė unė them tė vėrtetėn. Kam punuar nė Pėrpunim Druri, ngarkoja dėrrasa, mblidhja tallashin, e kishim afėr atė. Pastaj shkova nė fabrikė tė Tullave te Treshi, nė Kamėz, atje shtyja vagona me tulla. Njė punė shumė e vėshtirė, unė isha kalama dhe ēizmet mė rrinin sipėr gjurit. Ato ishin ēizme llastiku dhe mbusheshin me ujė dhe me baltė dhe ta kalbnin kėmbėn, pra ishte mė mirė tė rrije zbathur se me kėmbė nė ēizmet me ujė. Kisha dhe njė pallto ushtarake tė vjetėr qė e kishte pas baba dhe atė vishja dhe e mbėrtheja mirė. Kur shkoja ishte mirė se kishte autobus, por kur vija nuk kishte dhe isha i detyruar tė kthehesha nė kėmbė nė shtėpi dhe rrugės nga qė mė dilnin qen pėrpara, mbaja gjithmonė me vete nga njė dru qė t’i trembja tė mos mė hanin.

    Emri:  Agim-Rama-Edi-Rama-floke-gjata-1.jpg

Shikime: 830

Madhėsia:  35.7 KB


    Panorama
    20 shtator 2019

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Skulptori Agim Rama

    “Edi Rama mė ka quajtur ‘bohem’, por ka dhe bohemė tė shtirur”- Dėshmia e skulptorit Agim Rada: Dua vetėm qė…

    Memorie.al. sjell dėshminė e rrallė tė skulptorit tė njohur, Agim Rada, nė emisionin e njohur RREFIM nė Tv Scan, lidhur me miqėsinė e hershme me mikun dhe kolegun e tij, Kristaq Rama, pėr tė cilin flet me simpati dhe e kundėrta pėr tė birin, Edin, qė dikur e mbante afėr…

    Emri:  Kristaq-Rama4-750x375.jpg

Shikime: 813

Madhėsia:  23.4 KB

    “Asgjė nuk i dua, vetėm tė nė lejė tė punojmė tė qetė”, shprehet skulptori rebel pėr kryeministrin aktual qė dikur e kishte idhull Radėn dhe nė librin e tij “Refleksione”, ka shkruar gjatė pėr tė….?!

    Para pak kohėsh nė emisionin e njohur RREFIM nė Tv Scan me president znj. Elvana Hana, emision qė ka pėr autor gazetarin Dashnor Kaloēi dhe moderatore Albana Shehu Qirjako, ka qenė i ftuar skulptori i njohur, Agim Rada, i cili ėshtė dhe autori i bustit tė Mit’hat Frashėrit qė u vendos nė kodrat e liqenit tė Tiranės me ceremoni zyrtare dhe qė pati njė reagim tė ashpėr nga segmente tė majta, etj. Veē tė tjerash nė rrėfimin e tij nė Tv Scan, zoti Rada ka bėrė dhe njė histori tė shkurtėr tė historisė sė tij familjare dhe personale, duke u ndalur edhe nė raportet dhe marrėdhėniet qė ai ka pasur me mikun e kolegun e tij, skulptorin Kritaq Rama, si dhe tė birin e tij, Edin, i cili nė vitet ’80-tė e ka pasur si idhull Radėn dhe nė librin e tij “Refleksione” ka shkruar gjatė dhe pėr tė. Por kjo gjė nuk e ka mikluar aspak Radėn, i cili nė kėtė emision pasi ka treguar rreth miqėsisė qė ai ka pasur me Edin deri nė vitin 1990, ėshtė shprehur se qė nga ajo kohė e deri mė sot, pra plot 30 vjet me rradhė ai nuk e ka takuar fare dhe as nuk ka pirė qoftė dhe njė kafe me kryeministrin e sotėm. Pėr mė shumė rreth kėsaj, por dhe ngjarje e histori tė tjera nga jeta e tij, na njeh intervista qė po publikojmė nė kėtė shkrim e realizuar nga moderatorja, Albana Shehu.

    Rada, edhe Edi shumė i dobėt kėtu…?!

    Po shumė i dobėt, ėshtė dhe mosha…por janė dhe disa foto tė tjera qė ua kam dhėnė dhe nuk e di a i ka regjia…ku kam dalė me profesor Kristaqin, me Perikli Ēulin etj, Se ēėshtė e vėrteta, unė shumė foto i kam grisur, pasi mė vinte turp se brezi qė do vinte t’i shifte ato foto si “Mathauzen”,…

    Nuk ju pėlqente vetja…?!

    Jooo, dhe mė e bukura ėshtė se na mbanin pėr simpatik nė atė kohė dhe unė habitem kur i shikoj sot…

    Ju disa herė keni pėrmėndur profesor Kristaqin dhe keni krijuar me tė njė lidhje shumė tė fortė pasi erdhėt nė Tiranė sėrish dhe 9 keni ruajtur kėto lidhje deri sa ai ndėrroi jetė.

    Kristaqi ka qenė njeri i mirė ka qenė tip i dashur me tė gjithė. Unė nuk e harroj kėtė, ka qenė njėherė kur kishte 50 vjetorin e tij dhe mė tha mua: “Gimo, kam fol dhe me Netėn dhe nuk do ftojmė asnjeri. Do e bėj me nėnėn time me Netėn dhe dy djemtė e mij. Por ti do vish mė tha, rastėsisht sikur po kėrkon njė gjė dhe unė do tė ftoj brenda si me zor”. Dhe unė se harroj, se nuk ishim mėsuar ne tė hanim dhe tė pinim ashtu. Neta e Kristaqit kishte shumė dorė nė guzhinė, i vinte dorėsh ēdo lloj gatimi dhe unė nuk i kisha parė ndonjėherė ato lloj gatimesh dhe pijesh. Mbeta i mahnitur.

    U kėnaqėt nga pritja…?

    Shiko si ėshtė puna. Dhe ato nuk ėshtė se ishin kushedi. Kėtu nė Shqipėri ndodhi njė fenomen i tillė, ku ato donin tė ishin aristokracia e komunizmit se sa ishin nė tė vėrtetė. Se fundja fundi ai oficeri po themi merrte njė mijė lek mė shumė se unė, kishte dhe ndonjė privilegj mė tė vogėl, por dhe ai atė televizorin bardh e zi e merrte….

    Kanė jetuar tė gjithė njėlloj…?

    Po tė gjithė njėlloj, kėta qė thashė vetėm se i shėrbenin mė shumė atij regjimidhe ishin krenarė pėr tė, por nė rrafsh horizontal ne ishim tė gjithė brenda burgut, pra tė gjithė tė mjerė. Se mua mė kujtohet se edhe kur i ēoja njė pako djathė unė Kristqit, (se punonte vėllai im shofer nė Tregti), ai gėzohej, se prapė dhe ata me tollona ishin. Pavarsisht se ai rrinte me Nexhmijen dhe udhėheqėsit e tjerė, ai ishte me tollon te lagjia e vet. Kėshtu qė aty aty ishim, pėrveē atyre 20-30 familjeve sa ishin aty te Blloku.

    Megjithatė ju morrėt pjesė nė 50 vjetorin e tij?

    Poo e kisha pėr nder, dhe se harroj unė atė

    Gjatė marrėdhėnieve tė punės, ai merrnit shpesh mendim…?

    Po, unė thashė se punoja me tė, punonim bashkė. Unė pija shumė, ēėshtė e vėrteta kam pas pi shumė dhe ai mė fliste shumė: “Gimi, po ti je skulptor i mirė, pse pi, pse harxhon kohėn rrugėve, pse kshtu, pse ashtu”. Pra na fliste shpesh herė dhe na tėrhiqte vėmėndjen pėr kto vese qė kisha unė….

    Kur iu pėrkushtoheshit punės vėrtetė…?

    Shiko, tė them tė drejtėn, unė pija dhe pija dhe pija aq shumė sa qė erdhi njė kohė qė e lashė dhe skulpturėn. Ishte njė fatkeqėsi qė mua nuk mė falet. Pothuaj pėr 15 vjet unė nuk preka punė me dorė!

    U shkėputėt…?

    U shkėputa totalisht dhe arrita nė njė momentqė kush mė pėrmėndėte artin dhe mė thoshte: O Gimi pse nuk punon, unė nxehesha dhe irritohesha e i thoja, ejjj ik. Shumė keq, pasi pija tė ēon nė degradim total. Kur e shikoj vetėn nga lart…por tani jam rikthyer me vitalitet me energji dhe them: O zot mė fal ca ditė qė unė t’i bėj ato ėndrrat e mija realitet.

    Gimo, unė nuk e di, por ju kanė vlerėsuar nė atė kohė shokėt dhe miqtė tuaj, jo vetėm pėr antikonformizmin tuaj, por njeri i batutės, njeri qė….

    Shiko ky vėnd ishte tragjikomik, d.m.th. sa tragjike ishte kjo situate, aq dhe komik bėheshin kėta udhėheqėsit. Mendo ēa situate ishte kėtu kur thoshte burri i shtetit se: patatja ėshtė dhe bukė edhe gjėllė, pra e kuptoni ēa situate. Ishte tragjedi se ky vėnd ra nė dorė tė disa injorantėve dhe ishte komedi se injoranti prodhon budallallėqė pafund…

    Po vazhdoj atje ku citova pak mė lart, ju jeni pėrmėndur nė faqet e njė libri, i shkruar nga kryeministri aktual…

    Po Edi Rama…

    Unė do tė lexoj disa nga vargjet qė janė shkruar pikėrisht pėr ju.

    “Kur kapėrceva pragun e Institutit tė Arteve nė vitin 1982, ndjehej menjėherė se nuk ishte mė ajo shkolla e tmerreve tė gjysmės sė dytė tė viteve ’70-tė. Kishte filluar njė farė ē’ngrirjeje, e cila pas vdekjes sė gjeneralit Enver Hoxha, u bė edhe mė e ndjeshme. Megjithatė mbeti njė shkollė dogmash dhe marrėzirash tė pėrditėshme, ku refuzimi mbas ēdo lloj shprehje subjektive ishte nė rendin e ditės. Po tė mos kisha takuar para pak kohėsh Gim Radėn, skulptorin bohem tė rrugėve tė Tiranės, ndoshta do t’i kisha humbur vitet e para tė shkollės, duke u munduar tė pajtoja adhurimin tim tė pafre pėr profetėt e ndaluar tė avangardės historike tė shekullit tone, me bindjet e mija, gjer aty thellėsisht komuniste, dhe pėr mė tepėr, kushedi se kur do ta kisha shijuar magjinė e vagabondimit nėpėr natė. Por qė fati nuk mė la qė tė mundohesha gjatė, pėr tė pajtuar dy gjėra qė s’kishte gjasė tė pajtoheshin dot, e mė shtyu drejt atyre pellgjeve plot alkol e dritėhėnė nė kopshtin gjithė lagėshtirė tė Bar Sahati-t, ku bohemi projektonte dhe pėrmbyste tė vėrtetat e ditės, duke rrokullyer dopjet e fėrrnetit e rakisė tė dėllinjės”.

    Ju ka cilėsuar bohem…?

    Po, unė vazhdoj tė jem i tillė, po bohemėt zakonisht vishen me lecka, por ka dhe bohemė tė shtirur qė nuk janė artistė, por hiqen si artistė. Dhe po t’i shikosh lukun e kanė si artistė tė mėdhenj, seē hedhin disa shalla, seē bėjnė disa pardesy tė gjata, bėjnė kėshtu pėrgjithėsisht pėr t’u dukur, por bohemi ėshtė nė shpirt, nuk ėshtė nga pamja e jashtėme. Unė jam nga ata qė e kam pas dhe e kam kurajon pėr t’i thėnė gjėrat ashtu siē janė, pasi mendoj se kjo jetė, ky segment drite qė na ėshtė dhėnė, ta shpėrdorosh, ta kalosh pėr keq, lake, servil, etj. Unė thashė, se ēdo kush mund tė mendoj se unė jam njė mik i vjetėr me kryeministrin, aspak. Unė thjesht kam njė rrogė, kam njė punė, e cila ėshtė brenda zanatit tim, te ajo studio unė mendoj se sa tė kem frymė tė krijoj pėr vėndin tim, do punoj. Unė ju thashė se atė klerikun e Shkodrės, unė e fala, ja dhashė pa asnjė lek, dhe nuk kam pėrfitu kurrė nga kėto njohje, nga kėto mundėsira, kurrė kurrė. Vetėm njė gjė i kam kėrkuar kryeministrit: tė mė lejė tė punoj pėr vėndin tim, tė mė lejė tė qetė. Deri tani unė po punoj. Unė kėshtu them, o zot me jep shėndet dhe fuqi tė punoj. Jo shėndet tė vegjetoj, por shėndet tė punoj pėr tė realizuar ėndrrat e mija. Studio e punė sime, ėshtė Meka ime. Shumė vetė bėn vaki qė mė shikojnė shtrembėr dhe mendojnė pėr mua se pse ky njeri nuk ėshtė as me PD-nė, as me PS-nė, as me LSI-nė, me kė ėshtė ky?! Sepse kanė qejf qė njeriu duhet tė jetė me njė parti, tė futet patjetėr nė njė llogore. Sepse po u fute nė njė llogore, i ke siguruar gjėrat. Unė ju thashė se duke pas mik kryeministra e kshtu, unė jam larguar totalisht prej tyre. Aqsa mund tė them se bėn vaki se kam dhe 30 vjet pa u taku dhe pa pi kafe me kryeministrin e sotėm. Qysh se ai i hyri asaj rruge, nuk kam lidhje fare, ėshtė zgjedhja e tij, unė kam zgjedhjen time. Unė bėj mė tė mirėn pėr vetėn time dhe uroj qė edhe ai tė bėj mė tė mirėn pėr kėtė vėnd, siē dėshiroj tė bėj mė tė mirėn nė mėnyrėn time.

    Gimo keni ndonjė plan tė afėrt…?

    Unė kam shumė plane, se skulptura nuk ėshtė si piktura, skulptura do fizik. Ato monumente qė patė aty janė nga 5-6 metra dhe unė hipi dhe zbres prej aty disa herė nė ditė nėpėr skela dhe ajo gjė do fizik. Unė jam njėlloj si njė punėtor ndėrtimi, i zhytur nė allēi kokė e kėmbė. Do desha tė mė jepte zoti fuqi qė tė vazhdoj tė punoj pėr tė pėrmbushjur punėt dhe ėndrrat e mija.

    Dhe ne ju urojmė sa mė shumė suksese.

    Faleminderit dhe ju qė ma krijuat kėtė mundėsi tė shprehesha kėtė nė studion tuaj.


    Panorama
    22 shtator 2019

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Skulptori Agim Rama

    Syri: Video

    Top Channel: Video

    Raporti me Kristaq Ramen: Video

    Rrefimi per jeten e tij per Top Channel: Video

    Report TV: Video

    E diell - fotoja me Edi Ramen: Video

    Skulptori hap shtepine e tij per te perkujtuar artistet e denuar e vrare nga komunizmi: Video

    Intervista me ORA TV: Video

    Skulptori flet per Skenderbeun: Video
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 11-07-2023 mė 16:06

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Skulptori Agim Rama

    IN MEMORIAM/ Rama pėr Agim Radėn: Skulptor i rrallė, shoku im i madh i rinisė mė tė hershme

    Emri:  358600905_833386381490358_4588319000043779841_n.jpg

Shikime: 819

Madhėsia:  25.8 KB

    Nga kryeministri Edi Rama

    IN MEMORIAM

    Nuk mund tė niste mė hidhur njė ditė e imja, se sa me lajmin e ndarjes nga jeta tė Agim Radės, skulptori i rrallė, shoku im i madh i rinisė mė tė hershme, pėr tė cilin i lidha kėto fjalė mes pauzash tė gjata e lėmshesh nė grykė, po qė t’i evitoja fare nuk mundesha dot, sepse me patjetėr dikush nga tė paktėt qė e njohėn sė afėrmi, duhet t’i linte tė shkruara. Pėr tė, Gimin e pashoq tė kohės sė vjetėr, nė mos pėr askėnd tjetėr. E di qė rreshtat mė poshtė janė ca si tė gjatė, po ai, nė mos askush prej jush, ka tė gjithė kohėn t’i lexojė dhe tė qeshė e tė qajė me to, si tė dojė dhe si vetėm ai di ta bėjė.

    Anti-hero i realizmit socialist dhe hero i disidencės sė bordurave, rebel i Tironės sė gjimnastikės sė mėngjesit dhe xhirove tė darkės, dashnor i paepur i rrugicave tė Liqenit Artificial dhe tallės po aq i palodhur i spiunėve tė zellshėm me kostum teritali rrotull “Gjirit tė kurvave”, Gimi ishte studenti mė i pėrjashtuar nga zboret e aksionet dhe shembėlltyra mė komike e dėshtimit tė syrgjynosjeve riedukuese nė gjirin e klasės punėtore.

    Makthi i organizatave tė Partisė nė shkollė e nė jetė dhe i udhėheqėsve tė rinisė nė vijėn e parė tė luftės kundėr shfaqjeve tė huaja, Gimi u hidhte dishepujve tė vet tė asaj kohe tė bekuar ėndrrash tė palejuara, thėrrime nga thesi i eksperiencės sė tij nė mbjelljen e farės sė sevdasė arave tė virgjėra tė botės sė lakmuar femėrore, duke predikuar dashurinė e lirė dhe shijen e tė ndaluarės, tek shkulte nė tė qeshura tavolina tė tėra, ku mes gajasjeve me dogmat morale dhe turlillojin e personazheve publikė e jopublikė tė rrugės sė ndėrtimit tė komunizmit, mbusheshin e zbrazeshin me turlilloj rakish gotat qė trokisnin nė vendin e duarve, kur mbėrrinin klimakset e artikulimit tė tij plot befasira retorike, tė cilat pėrmbanin njė pėrzierje tė hatashme frazash e fjalirash tė mbledhura librave e rrugėve, nga Shekspiri tek Shaban Qosja, Tit Sojli, Mehmet Elezi, Esenini, Majakovski, Pushkini, nga Rubairat e Omar Khajamit tek vjershat e Shefqet Peēit, Lufta dhe Paqja e Tolstoit, Vitet e Vegjėlisė sė Enverit, Don Kishoti i Nolit dhe ai i Petro Zhejit, e deri tek batutat e alter egos sė tij, gojėbriskut Llaq Xhavo, bashkė me ato tė filmave tė Kinostudios Shqipėria e Re a tė dramave tė Teatrit Kombėtar, ku kėmbėt e lehtėsuara nga zbrazja e sasive marramendėse tė lėndėve helmuese luftarake, e ēonin shpesh tė zhytej mes kolltukėve tė kuq, prodhim i kombinatit heroik tė drurit “Mihal Duri” ose “Mihal Druri”, siē e kishte pagėzuar Agimi.

    “Lejomėni tė tėrhiqem pėr pak, qė tė shkoj tė thyhem nė mes, pėr t’i kthyer nėnės natyrė ato qė i mora pjesė-pjesė!”, kumtonte me sytė blu tė pėrflakur nga kėnaqėsia, kur shkonte nė banjo apo kur fatorinoja i kėrkonte biletėn e urbanit, njė ofshamė e tij epike e pasonte me njė, “Oh, betomu sy qė gjer tani s’ke parė tė tillė mrekulli!”, ndėrsa kur ndeshte nė rrugė ndonjė nga ata tė preferuarit e tij, pensionistėt e Frontit Demokratik me kapele republike dhe kėpucė gri me vrima, vinte adresimi nė vendnumėro me njė zė prej fajtori, “Shoko mė falni, a dini gjė ku mund tė bėj njė autokritikė se nuk po e mbaj dot?!”…

    Gimi ishte njė forcė e madhe e natyrės, kudo ku hynte dukej sikur e hapte perden e ajrit me shpatėn e gojės sė tij, kudo ku ulej dukej sikur zinte krejt anėn e vet tė tavolinės me gjerėsinė e tė qeshurės sė tij, kudo ku ecte spostonte gjithnjė me veten tre a katėr tė tjerė, si bartės i njė mesazhi mistik, qė nė fakt kishte vetėm magnetin e parezistueshėm tė njė shpirti tė lirė dhe karizmėn e pashembullt tė njė udhėheqėsi shpirtrash, qė kėrkonin tek liria vetveten e tyre ende tė pagjetur apo pavetėdijėsisht tė humbur.

    Talent natyral i baltės, ai qė pėrmes baltės tė vdekurit e mėdhenj tė kombit i sillte nė jetė dhe vdekjen e trajtonte si dashnoren e fundit, nė radhėn e pambarimtė tė Dylqinjave tė tij qė fund nuk do tė kishte kurrė, “paēka se fundja nga balta vijmė e drejt baltės shkojmė, po rėndėsi ka ēfarė lemė pas nga balta jonė”, u tėrhoq gjithnjė e mė shumė nė atelienė e skulpturave, jo pėr t’u thyer nė mes, po pėr tė kaluar orė tė pafundme nė kėmbė, nė njė vrap tė shfrenuar prej ankthit tė kohės qė ikte, teksa numri i tė vdekurve qė ėndėrronte tė sillte nė jetė rritej.

    Dekadat qė pasuan epokėn e lavdishme tė ilaritetit permanent ishin ndryshe dhe bohemi i harbuar i asaj epoke, u kthye vit pas viti nė hijen e vetvetes, mes telasheve e dėshirės pėr tė krijuar, melankolisė dhe nevojės pėr t’i mbijetuar transformimit tė jashtėm e tė brendshėm, duke lėnė sa mė shumė vepra. Rrėmuja dhe rrėmeti i qytetit qė dikur ishte i tėri i veti, e ku nė ēdo lagje, nga Ali Demi nė Kinostudio, kishte njė Ofeli tė dėshpėruar nė pritjen e pėrlotur tė tė vetmit dhe tė papėrsėritshmit Gim Rada, hynin e dilnin gjithnjė e mė pak nė izolimin e tij pėrmes frėngjisė sė celularit, prej nga edhe mė shkruajti se vdekja i ishte paraqitur nė derė pėr ta marrė.

    E kishte kuptuar se dashnorja e fundit nuk kishte ndėrmend ta linte pa e marrė, e se argumenti i tij legjendar, “Gimi i shkretė nuk le asnjė femėr, po janė femrat ato qė e lėnė”, kishte rėnė dhe ndarja nga kjo botė ishte vetėm ēėshtje kohe.Tanimė shoku im i madh i rinisė mė tė hershme, Gim Rada dora vetė, ėshtė shtrirė pėrjetė nė krevatin e tė parės qė nuk pranoi ta linte dhe ne nuk e ndihmuam dot tė shpėtonte prej saj. “Femra ėshtė si jeta qė nuk dorėzohet kollaj!”, na tregonte ai qysh asokohe, kur mustaqet tona ende nuk e kishin provuar djersėn e parė, “Imagjinojini tė dyja si njė gropė tė madhe dhe tė padukshme, qė nuk rrafshohet njėsh me tokėn pa u mbushur plot, prandaj kini durim dhe ishalla jeni me fat deri tek lopata e fundit!”. Eh mėr Gim Rada, mos vdeksh kurrė!

    Koha Jone

Tema tė Ngjashme

  1. Jeronim De Rada
    Nga Bel ami nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 10-11-2014, 01:26
  2. Jeronim de Rada
    Nga Sokoli nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 26-02-2013, 12:23
  3. Skulptori Kristaq Rama (Skulptor i popullit)
    Nga denku nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 01-04-2007, 14:37
  4. [Sukses] Familja Rada kėrkon Astrit Rada
    Nga Albo nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 12:32
  5. Skulptori i jetes!
    Nga denku nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 20-08-2002, 14:26

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •