Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,049
    Postimet në Bllog
    18

    Fondet e BE për fermerët shqiptarë janë vjedhur nga inceneratorët e Ramës

    Skandal me fondet e IPARD, PD akuza qeverisë: Paratë e dhuruara nga Bashkimi Europian për bujqësinë shkojnë për inceneratorët

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu nëpërmjet një postimi në Facebook ka akuzuar qeverinë se paratë që Bashkimi Europian i ka dhuruar si fonde për të ndihmuar bujqësinë në vend, i ka alokuar për kompanitë e inceneratorëve.

    “Ndërkohë që bujqësia është në krizë, çka ka sjellë dhe rritjen e çmimeve të ushqimeve për qytetarët, duke ulur kështu edhe konsumin dhe duke rrezikur me mijëra biznese në këtë sektor për tu falimentuar, paratë të cilat BE akordon në ndihmë të sektorit të bujqësisë i kalojnë inceneratorëve”, shkruan Balliu.

    Shpjegimi i fakteve sipas Balliut:

    Inceneratori i Veliajt vjedh fondet IPARD të BE.

    Personi fizik E.B administrator ME TË DREJTË FIRME tek INTEGRATED ENERGY BV SPV që ka marrë me koncesion INCENERATORIN E TIRANËS.

    E.B ka blerë një tokë nga INTEGRATED ENERGY BV SPV.

    Më pas E.B kontakton kompaninë CONSULTTING SE PARTNERS TË STELLA GUGALLIAS, që kjo të bëjë gati dokumentat për aplikim në AZHBR për përfitimin e fondeve IPARD.

    Fondet IPARD janë GRANDE TË PAKTHYESHME TË BE QË MBËSHTESIN BUJQËSINË NË SHQIPËRI.

    Pasi aplikon me ndihmën e kompanisë GUGALLES që është shpallur në KËRKIM NGA SPAK PËR INCENERATORËT, AZHBR i akordon fondet e BE, fonde me mbështetje maksimale 310 mijë euro.

    E.B përfaqësues me të drejta të plota dhe me të drejtë firme i kompanisë së inceneratorëve.

    Fondet IPARD janë për bujqësinë, për fermerët që janë në ditët e tyre më të vështira, dhe ndihma e BE ndaj këtij sektori përpihet nga inceneratori i Veliajt.

    Emri:  297694492_594076112099300_4787893327204339758_n.jpg

Shikime: 73

Madhësia:  54.5 KB

    Emri:  298004223_594076145432630_5378095932302679039_n.jpg

Shikime: 40

Madhësia:  33.8 KB

    Emri:  297212605_594076125432632_2144410752237038337_n.jpg

Shikime: 38

Madhësia:  46.0 KB

    Emri:  297286608_594076082099303_6494912011777324756_n.jpg

Shikime: 38

Madhësia:  25.6 KB

    Emri:  296722590_594074228766155_7444985391904549559_n-2.jpg

Shikime: 39

Madhësia:  24.7 KB

    Emri:  296765747_594076092099302_3473482371541472314_n.jpg

Shikime: 40

Madhësia:  33.8 KB

    Balkanweb

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,049
    Postimet në Bllog
    18

    Jehona e korrupsionit të qeverisë Rama arrin në Bruksel: BE pezullon fondet për bujqësinë shqiptare

    Zëri i Amerikës për fondet e pezulluara për bujqësinë shqiptare

    Emri:  Capture-158.jpg

Shikime: 143

Madhësia:  38.1 KB

    Komisioni Europian ka vendosur të ndërpresë përkohësisht rimbursimet ndaj qeverisë shqiptare për financimet e projekteve në bujqësi të realizuara në kuadër të Programit IPARD II për mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

    Vendimi është marrë “bazuar në informacionin fillestar të dhënë nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit [OLAF], pas një hetimi mbi akuzat për korrupsion në lidhje me zbatimin e programit IPARD II”, bëri të ditur Delegacioni i BE-së në Tiranë, duke saktësuar se kjo është një “masë parandaluese për mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit Europian”. IPARD II (2014-2020) ofroi një mbështetje totale prej 71 milionë eurosh nga të cilat 25 përqind janë financuar nga qeveria shqiptare.

    Mësohet se OLAF ka marrë denoncime të qytetarëve të ndryshëm për korrupsion, favorizime e ndërhyrje politike. Përfaqësuesit e Zyrës europiane kanë kryer të paktën dy misione në Shqipëri. Në kuadër të hetimeve ata kanë qenë në zyrat e Agjencisë për Zhvilimin Bujqësor dhe Rural (AZHBR) si dhe kanë kontaktuar personat të cilët kanë bërë denoncimet.

    Fakti që Komisioni ka zgjedhur masën e ndërprerjes së rimbursimit të fondeve duket se lë të kuptohet se dyshimet e OLAF-it janë serioze. Megjithatë Ministria e Bujqësisë, duke reaguar sot lidhur me lajmet e publikuara për këtë çështje, nuk shfaqi ndonjë shqetësim për situatën e krijuar duke folur për “një proces krejtësisht administrativ. Këto janë procedura normale të Bashkimit Europian në kushtet kur ka nevojë të verifikohen shpenzime të dyshuara për aktivitet jo konform rregullave të përcaktuara”, deklaroi ministria, ndërkohë që akuzat e ngritura ndaj strukturave të saj, siç pohon dhe deklarata e Delegacionit të BE-së janë për korrupsion.

    Ministria shpjegoi se për çështjen në fjalë “strukturat e saj janë duke bashkëpunuar me ato europiane duke ofruar transparencë të plotë të të gjitha proceseve kontrolluese, hetuese dhe administrative të ndjekura deri më sot apo që mund të aktivizohen në të ardhmen”.

    Për zotin Ilir Pilku, një ndër njohësit më të mirë të politikave dhe proceseve të fondeve europiane për bujqësinë dhe një nga 3 ekspertët e scertifikuar nga BE-ja në Shqipëri për Politikat e Përbashkëta Europiane “bllokimi i fondeve grant të BE-së për bujqësinë, është një lajm i keq kombëtar, dhe kryesisht për fermerët dhe përpunuesit që kanë plane investimi”. Megjithatë ai shpjegon për Zërin e Amerikës, se “procesi është në hetim e sipër, dhe akoma nuk ka një vendim përfundimtar. Edhe nëse vjen një vendim final, qeveria ka të drejtën e mos-pranimit dhe të justifikimit apo ofrimit të fakteve kundërshtuese”.

    Delegacioni i BE-së në deklaratën e vet bëri të ditur se “kur OLAF të dorëzojë raportin përfundimtar, Komisioni Evropian do të informojë autoritetet shqiptare dhe, bazuar në gjetjet e raportit, do të marrë çdo masë të mëtejshme të nevojshme për të mbrojtur interesat financiare të Bashkimit Evropian”. Në rast se autoritetet shqiptare do të gjenden në shkelje, sipas zotit Pilku “qeveria shqiptare, bazuar në një nen të vecantë të MSA-s, detyrohet të rikthejë të gjithë fondin, ndërsa subjektet e identifikuara kalojnë në proces hetimor”.

    Që prej marsit të vitit të kaluar Brukseli ka miratuar dhe programin IPARD III, me një vlerë prej 146 milionë eurosh. Por ende nuk është hedhur asnjë hap i mëtejshëm, për vënien e tij në jetë. Në një emision në televizionin Klan Plus, drejtoresha e AZHBR-së Eranda Selmanaj, deklaroi shtatorin e kaluar se thirrja e parë pritej të hapej në janar të këtij viti, por diçka e tillë nuk ka ndodhur. Autoriteteve shqiptare nuk iu është dhënë ende riakreditimi dhe për pasojë nuk mund të hapet as thirrja e parë.

    VOA

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,049
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Jehona e korrupsionit të qeverisë Rama arrin në Bruksel: BE pezullon fondet për bujqësinë shqip

    BE-ja pezullon fondet për bujqësinë, ministrja Krifca: S’përmendet fjala korrupsion, por është masë e përkohshme

    Emri:  1689861574_krifca.jpg

Shikime: 44

Madhësia:  25.7 KB

    Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka reaguar në Kuvend për pezullimin e fondeve të Bujqësisë nga BE-ja nën akuzën për korrupsion. Gjatë fjalës në senacën plenare këtë të enjte, Krifca tha se AZHBR ka qenë nën hetim që vjet, ndërsa shtoi se në komunikatën e djeshme nuk përmendet aspak fjala korrupsion, por masë e përkohshme.

    “U hodh baltë mbi institucionr dhe mbi njerëzit që janë përkushtuar. Çdo fjalë u përdor nga opozita si barut për t’i vënë flakën gjithçkaje të mirë që kemi bërë.

    Dje nuk ka pasur një lajm të ri. Lajmin se AZHBR ka qenë nën hetim, është i bërë publik që prej shkurtit në 2021. Lajmi i vetëm ka qenë njoftimi për pezullimin e pagesës së radhës si një masë e përkohshme nga Drejtoria e Përgjithshme e Bujqësisë në Bruksel. Në atë letër nuk përmendet fjala korrupsion. Mund t’iu siguroj që sistemi i menaxhimit të fondeve dhe procedura e ndjekur nga Agjencia janë pikërisht ato që janë të akredituara nga BE.

    Nëse këto procedura të verifikuara nga jashtë brenda, janë cenuar apo për shkak të zhvillimeve të ndryshme imponojnë përmirësimin e tyre, jemi të interesuar për të bashkëpunuar bashkë me OLAF për të bashkëpunuar menjëherë dhe për të korrigjuar veprimtarinë e institucionit. Programi nuk është ndaluar, ai është në funksion”,-tha ministrja.

    Koha Jone

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,049
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Jehona e korrupsionit të qeverisë Rama arrin në Bruksel: BE pezullon fondet për bujqësinë shqip

    Vjedhja e ndihmave për fshatin/ Si i shuajti Rama zërat për korrupsionin në AZHBR

    Emri:  Edi-Rama-fshati.jpg

Shikime: 41

Madhësia:  49.0 KB

    “Suksesi i programit IPARD ka në themel përpjekjen titanike të Kryeministrit Edi Rama” ishte dedikimi që Frida Krifca nuk harroi t’ia bëjë shefit të saj para një grupi zyrtarësh të Bashkimit Europian në Prill këtij viti. Delegacioni i huaj kishte ardhur në Tiranë me qëllim monitorimin e parave që kalojnë nga xhepat e taksapaguesve europianë në ndihma për fermerët shqiptarë.

    Për vitet e ardhshme, Bashkimi Europian premtoi edhe 146 milion euro të tjera, por kërkonte siguri se paratë do të shkojnë në xhepat e bujqve dhe jo në ato të zyrtarëve shqiptarë, ashtu siç kishin pasur sinjale.

    Emri:  343762780_1670615626690567_1544668467219314485_n-1.jpg

Shikime: 41

Madhësia:  60.8 KB
    Takimi i I-rë të Komitetit të Monitorimit të Programit IPARDIII 2021-2027

    Jo më kot, Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca i dha një drekë në fshatin Pezë, në një bujtinë që ishte shembull i prekshëm i investimeve të programit IPARD. Të huajt u shprehën të kënaqur, ndërsa Krifca shpërndau lajmin se “fituam besimin e BE-së”.

    Emri:  343770153_269213658768065_6028961755601472922_n.jpg

Shikime: 40

Madhësia:  81.4 KB
    Foto pas takimit per monitorimin e programit IPARD

    Në fund të drekës së bollshme me produkte vendi, të gjithë bashkë bënë edhe një foto familjare.

    Por këtë të martë, kur portali Oligarkia.al shpërndau lajmin se fondet e programit IPARD janë ndërprerë u bë e qartë se korrupsioni i zyrtarëve shqiptarë nuk mund të fshihej më. “Komisioni Evropian ka informuar qeverinë shqiptare se ka marrë masa paraprake bazuar në informacionin fillestar të dhënë nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit [OLAF], pas një hetimi mbi akuzat për korrupsion në lidhje me zbatimin e programit IPARD II” thuhet në një reagim të delegacionit të BE.

    Vendimi ekstrem për t’i ndalur fondet e Bashkimit Europian shoqëruar me shpjegimin se kjo bëhet për shkak të korrupsionit të qeverisë shqiptare, është një skandal bombë që shpërthen mes një klime mjaftueshmërisht të ngarkuar nga aferat korruptive, siç ishte arratisja e zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

    Mbetet për t’u parë nëse Edi Rama do të marrë masa për administratën e Ministrisë së Bujqësisë, apo ai nuk do ta lëshojë Frida Krifcën për ca miliona më shumë a më pak në gropën e korrupsionit të qeverisë së tij.

    Emri:  Edi-Rama-dhe-Erjon-Brace-ne-kuvend.jpg

Shikime: 39

Madhësia:  36.2 KB
    Edi Rama dhe Erjon Brace ne kuvend

    Si u shuajtën denoncimet e Erion Braçes në kuvend

    Zërat për korrupsionin në Ministrinë e Bujqësisë nuk kanë munguar, madje janë dëgjuar fort në parlamentin e Shqipërisë, nga vetë brenda Partisë Socialiste. Për muaj me radhë, ish-zv.kryeministri Erjon Braçe kërkoi llogari nga Frida Krifca për atë që ndodhte me fondet e AZHBR duke ia bërë të qartë se çfarë deformimi i kishte ndodhur tregut si pasojë e korrupsionit të administrarës. Si përgjigje vetëm justifikime.

    Braçe denoncoi skemën e shpërndarjes së fondeve që kishte krijuar një grup grumbulluesish të privilegjuar, duke dëmtuar padrejtësisht fermerët e vegjël.

    “Kemi përgjegjësi ne sepse kemi lejuar që të krijohet një shoqatë me 10 prej tyre që përcaktojnë çmimet. Ka një udhëzim të ministrisë së bujqësisë që ju ka dhënë ekskluzivitet, ka kufizuar tregun dhe ata imponojnë çmimet” thoshte Braçe.

    Paralajmërimet ranë në vesh të shurdhër. Frida Krifca u përgjigj me recitime boshe. Vetë Rama e kaloi me disa fjali me tone kërcënuese.

    “Koha e bujqësisë së lëmoshës, bujqësisë së mbijetesës, e bujqësisë së subvencioneve pa kriter dhe pa karar ka perënduar, ashtu siç ka perënduar edhe koha e bujqësisë vetmitare e atyre që mbeten thjesht në kufijtë e ngastrës së tyre”, ishte përgjigjia e Ramës.

    Emri:  Desktop60-1024x576-1.jpg

Shikime: 38

Madhësia:  33.1 KB

    Si e shuajti Rama denoncimin e Top Channel me fondet e AZHBR-së

    Keqpërdorimi i miliona eurove nga programi IPARD u bë objekt i një materiali televiziv me titullin “Gllabërimi i fondeve të bujqësisë” që transmetoi Top Channel në nëntor të vitit të kaluar. Skandalit i doli për zot vetë kryeministri Rama, i cili ishte i informuar deri në detaje për atë që ndodhte në Ministrinë e Bujqësisë dhe në AZHBR.

    Ai e quajti “shantazh mediatik” materialin e transmetuar dhe publikoi një shkresë, ku zyra e marketingut në Top Channel kërkonte 120 milion lekë sponsorizim nga AZHBR.

    Por në intervistat për Top Channel, fermerë që punonin qindra hektarë tokë nuk kishin përfituar asgjë nga AZHBR, që menaxhon dhjetëra miliona euro fonde nga Bashkimi Europian. Historitë e tyre përmbanin fakte dhe dëshmi për keqpërdorimin e fondeve të taksapaguesve europianë.

    Sipas gazetarëve të Inside Story paratë nuk shkojnë tek fermerët, por tek njerëz të lidhur me pushtetin. Ndër emrat që nxorri Top Channel si përfitues të këtyre fondeve ishte kunati i Saimir Tahirit, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshit, një kandidat socialist për deputet etj.

    Por çfarë bëri Edi Rama?

    Në vend të merrte përgjegjësitë e tij si kryeministër, të shtonte presionin tek vartësit e tij për verifikimin e fakteve dhe korrigjimin e padrejtësive, nisi një cic-mic spektakolar me Top Channel.

    Rama nxorri një shkresë sipas të cilës Top Channel kishte kërkuar 120 milion lekë nga AZHBR për 50 emisione televizive dhe e quajti emisionin një “shantazh mediatik”. “Ja për shembull se si funksionon shantazhi mediatik. Kërkohen 120mln lek nga AZHBR për t’u treguar shqiparëve kudo ndodhen sa mirë po ecën Shqipëria rurale. AZHBR s’e plotëson dot kërkesën e shpjeguar në shumë faqe se si e qysh tërë dynjaja do shohë shqip/anglisht suksesin e saj!” shkruajti kryeministri në Tëitter, pasi publikoi kërkesën e Top Channel.

    Pak javë më pas, sikur asgjë të mos kishte ndodhur, ai u shfaq në një intervistë për Top Channel dhe të dyja palët tashmë e kishin harruar historinë e fermerëve dhe problemet me AZHBR.

    Por ky konflikt tregon se alegorinë për ministra që hanë mollë e dardha pas krahëve të tij, Edi Rama nuk mund ta përsërisë për Frida Krifcën. Ai nuk mund të thotë se nuk dinte asgjë, sepse ka qenë vetë që i mbylli gojën kujtdo që denonconte abuzimet e vartësve të tij të korruptuar.

    Lapsi.al

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,049
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Jehona e korrupsionit të qeverisë Rama arrin në Bruksel: BE pezullon fondet për bujqësinë shqip

    Shqipëria, me përqindjen më të ulët të mbështetjes financiare, që BE dha për Ballkanin

    Emri:  BE-FONDE-BALLKAN.jpg

Shikime: 38

Madhësia:  34.9 KB

    Bashkimi Europian është nga mbështetësit më të mëdhenj financiarë të Ballkanit Perëndimor, por të dhënat e analizuara për vitet 2007 dhe 2020 nga Instituti Ndërkombëtar i Vjenës për Studime Ekonomike tregojnë se Shqipëria kishte përfitimet më të ulëta.

    BE-ja ka qenë aktive në rajon me mbështetje buxhetore, e cila përfshin transferta të drejtpërdrejta financiare për organet publike dhe kompanitë private të vendeve partnere, të cilave në këmbim u kërkohet të kryejnë reforma të zhvillimit të qëndrueshëm.

    Mbështetja totale buxhetore e konsumuar për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë dhe vendet e Partneritetit Lindor nga BE arriti në 2.4 miliardë euro në 2020.

    Ndarja e angazhimeve sipas vendeve tregon se Turqia mbetet marrësi më i madh i mbështetjes buxhetore të BE-së për sa i përket vëllimit (42% e mbështetjes totale të alokuar për rajonin në vitin 2020), e ndjekur nga Serbia (16%).

    Nivelet më të ulëta të mbështetjes buxhetore iu ndanë Shqipërisë dhe Kosovës (përkatësisht 2.3% dhe 2.5%), thuhet në studim (shiko grafikun e mëposhtëm).

    Në vitin 2007, Shqipëria kishte marrë rreth 6% të mbështetjes buxhetore, duke ia kaluar Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

    Në të dyja periudhat e marra në shqyrtim, Serbia është vendi i rajonit që ka arritur të tërheqë më shumë fonde.

    Së fundmi, Komisioni Europian konfirmoi se ka ndërprerë përkohësisht rimbursimet ndaj autoriteteve shqiptare për shpenzimet e kryera në kuadër të programit IPARD II, një program për bujqësinë, i cili pritej ta rriste ndihmën në masën 146 milionë euro.

    Sulmet e Rusisë riorientuan mbështetjen e BE-së

    Pushtimi i plotë i Rusisë në Ukrainë ka pasur një efekt të thellë në ndërlidhjen financiare të BE-së me rajonin, veçanërisht me fqinjët e saj Lindore. Përveç dhënies së statusit kandidat në BE për Ukrainën (dhe Moldavinë), BE-ja ka rritur ndjeshëm mbështetjen e saj buxhetore për Ukrainën.

    Që nga marsi i vitit 2023, BE-ja, shtetet e saj anëtare dhe institucionet financiare evropiane kanë mobilizuar kolektivisht 35.9 miliardë euro ndihmë buxhetore për Ukrainën që nga fillimi i luftës.

    Kjo shumë është dhjetë herë më e madhe se, shuma totale e mbështetjes buxhetore të alokuar për vendin gjatë dhjetë viteve të mëparshme. Në të kundërt, Bjellorusia është bërë më e izoluar nga BE-ja për shkak të sanksioneve ekonomike të vendosura ndaj saj për mbështetjen e saj ndaj agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë.

    Përveç kësaj, lufta ka ndërprerë rikuperimin pas COVID-19, sidomos hyrjeve të IHD-ve në shumë vende të Rajonit. Ekspertët e Vjenës analizojnë se disa vende duket se kanë qenë në gjendje të përfitojnë nga përshpejtimi i tranzicionit të gjelbër të BE-së dhe zhvendosja e kompanive evropiane larg zonës së luftës.

    Gjithashtu ambiciet e Kinës në rajon janë forcuar, siç dëshmohet nga vlera e lartë e projekteve të saj të investimeve “Greenfield”.

    Rusia, përkundrazi, ka tërhequr praninë e saj financiare nga rajoni, pasi i duhet të merret me problemet e veta ekonomike, të shkaktuara nga niveli i paprecedentë i sanksioneve ekonomike të vendosura nga Perëndimi.

    Emri:  f4-1.jpg

Shikime: 37

Madhësia:  49.2 KB

    Monitor

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,049
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Jehona e korrupsionit të qeverisë Rama arrin në Bruksel: BE pezullon fondet për bujqësinë shqip

    BE pezullon për shkak të korrupsionit 112 mln euro për bujqësinë; Skema si iu dhanë 310 mijë euro indirekt inceneratorit

    Emri:  bujqesi-new.jpg

Shikime: 37

Madhësia:  37.6 KB

    Komisioni Europian e ka penalizuar Shqipërinë me bllokimin e fondeve për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural për praktikat e korrupsionit që ka gjetur në programin IPARD II, që u zbatua gjatë periudhës 2014-2020, sipas konfirmimeve që u dhanë sot nga Zyra e BE-së në Shqipëri për mediat.

    Ngrirja e fondeve përfshin një shumë 112 milionë euro që BE miratoi për IPARD III, e cila do zbatohej gjatë periudhës 2021-2027 (shiko tabelën bashkëngjitur). Me gjithë bashkëfinancimin e qeverisë shqiptare, IPARD III përfshinte një shumë prej 146 milionë eurosh, të cilat mund t’i mungojnë sektorit më të madh në vend, nëse pezullimi nuk do të jetë i përkohshëm.

    Në fondet IPARD III, ishin programuar për të disbursuar në Shqipëri 8 milionë euro më 2021, 10 mln euro më 2022, rreth 12 milionë euro këtë vit, 16 mln më 2024, rreth 19 mln të tjera në 2025, teksa 25 milionë ishin programuar më 2026 dhe kësti i fundit 24 mln euro më 2027.

    Programi IPARD II i cili u përfshi në një proces hetimi nga OLAF (zyra që heton mashtrimin e buxhetit të BE-së, korrupsionin dhe keqpërdorimet serioze brenda institucioneve evropiane) ishte gjithsej 94 milionë euro në total, nga të cilat 71 milonë euro ishin financime të BE. Gjatë zbatimit të tij nga viti 2014 deri më 2020 u arrit të disbursohen 54,3 milionë euro, sipas të dhënave nga Ministria e Bujqësisë.

    Fondet e IPARD u shndërruan në një instrument të fuqishëm për mbështetjen e bujqësisë, qeveria shqiptare ofron financime shumë të ulëta për sektorin në krahasim me vendet e rajonit. Mirëpo as përdorimi i këtyre fondeve nuk u shpëtoi praktikave të korrupsionit që janë mjaft të përhapura në vend.

    Më herët gjatë vitit 2022, Monitor zbardhi në një skemë të mbështetur në dokumentacion se personat e lidhur me inceneratorin e Tiranës dhe “Integrated Energjy BV SPV” kishin përfituar 310 mijë euro nga fondet r programit IPARD nën masën “Investime në asete fizike të fermave bujqësore”.

    Sipas kësaj skeme, personi EB, i cili me prokurë të posaçme noteriale përfaqëson dhe vepron në emër të incerneratorit të Tiranës, “Integrated Energjy BV SPV” me të drejtë firmë në të gjitha dokumentet e shoqërisë, ka përfituar 310 mijë euro nga fondet e programit IPARD nën masën “Investime në asete fizike të fermave bujqësore”, në emër të kompanisë së tij E B person fizik për të investuar në sera në një tokë në Sharrë që e ka blerë nga koncesionari.

    Asistenca iPA iII (2021-27)

    Asistenca iPA iII (2021-27) për zhvillimin rural do të kontribuojë në arritjen e 4 objektivave të mëposhtëm:

    1- Rritja e konkurrencës së sektorit agro-ushqimor , duke e përafruar atë në mënyrë progresive me standardet e BE-së (veterinari, sigurinë ushqimore dhe fitosanitare), dhe duke përmirësuar efikasitetin dhe qëndrueshmërinë e prodhimit në fermë.

    2- Të lehtësojë zhvillimin e biznesit, rritjen dhe punësimin në zonat rurale , të përmirësojë pozicionin e fermerëve brenda zinxhirit të vlerës dhe të tërheqë fermerët e rinj në bujqësi,

    3- Të kontribuojë në zbutjen dhe përshtatjen e ndryshimeve klimatike , të nxisë menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe të kontribuojë në mbrojtjen e mjedisit,

    4- Të përmirësojë zhvillimin e komunitetit dhe kapitalin social në zonat rurale dhe të ndërtojë administrata publike moderne për bujqësinë dhe zhvillimin rural, duke respektuar parimet e qeverisjes së mirë.

    IPA iII dhe IPARD iII synonin të ndihmonin vendet përfituese që të fillojnë tranzicionin e tyre drejt sistemeve të qëndrueshme ushqimore.

    IPARD iII përfshinte një financim rreth 900 milionë euro për të gjitha vendet e Ballkanit përendimor, nga të cilat 122 milionë ishin për Shqipërinë.

    Megjithatë, shuma totale e shpenzuar për projektet e financuara nga IPARD do të jetë më e lartë pasi çdo vend përfitues kontribuon gjithashtu në mbështetjen e përgjithshme IPARD duke dhënë kontribut kombëtar (financim publik kombëtar). Përveç kësaj, për shumë nga masat, vetë përfituesit u kërkohet gjithashtu të financojnë një pjesë të kostove të projekteve.

    Emri:  II.jpg

Shikime: 39

Madhësia:  39.5 KB


    Monitor

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,049
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Jehona e korrupsionit të qeverisë Rama arrin në Bruksel: BE pezullon fondet për bujqësinë shqip

    Dokumentet, Inceneratori i Tiranës merr indirekt 310 mijë euro nga fondet e IPARD, ja skema

    Emri:  fermer-akcize.jpg

Shikime: 38

Madhësia:  53.6 KB

    Dashamir Çela një blegtor me përvojë nga fshati Samaticë i Beratit falimentoi pak muaj më parë.

    Mbylli fermën e gjedhit me të cilën kishte kaluar gjysmën e jetës dhe u nis si emigrant drejt Gjermanisë, pasi iu refuzua mbështetja me subvencion nga programi IPARD për një detaj honorifik që kishte të bënte me distancën e stallës nga banesa.

    Drama e Dashamirit është si ajo e shumë fermerëve shqiptarë, që po detyrohen të largohen, pasi nuk arrijnë të mbijetojnë me aktivitetin e tyre. Ndërkohë fonde që duhen të shkonin për mbështetjen e tyre u janë dhënë personave që ishin të lidhur me incerneratorin e Tiranës.

    Monitor, ka siguruar disa dokumente ku shihet se, personi EB, i cili me prokurë të posaçme noteriale përfaqëson dhe vepron në emër të incerneratorit të Tiranës, “Integrated Energjy BV SPV” (shiko dokumentin Prokurë e përgjithshme) me të drejtë firmë në të gjitha dokumentet e shoqërisë, ka përfituar 310 mijë euro nga fondet e programit IPARD nën masën “Investime në asete fizike të fermave bujqësore”, në emër të kompanisë së tij E B person fizik (shiko dikumentin AZHBR të dhëna rreth investimit) për të investuar në sera në një tokë në Sharrë që e ka blerë nga koncesionari (shiko dokumentin kontratë shitjeje e pasurisë së paluajtshme me kusht).

    Fondet janë grant i pakthyeshëm që Bashkimi Europian i jep qeverisë shqiptare si mbështetje për rritjen e kapaciteteve në bujqësi. Keqpërdorimin e fondeve IPARD e ka denoncuar në media këto ditë eksperti i blegtorisë Ervin Resuli.

    Nga dokumentet, investitori E B (i regjistruar si person fizik) është përfituesi i 310 mijë eurove dhe njëkohësisht është punonjës i inceneratorit të Tiranës, me të drejtë firme me kopetenca të plota i kompanisë Integrated Energjy BV SPV” . Në disa kontrata figuron dhe si punëtor, me pas i blen-shet toka me inceneratorin dhe në fund admnistrator i tij 9të drejtë firme).

    E.B. (si person fizik) ka një kontratë konsulence edhe me kompaninë “Consulting Se Partners”, në pronësi 80% të Stela Gugallja, https://opencorporates.al/sq/nipt/l72206029g, e cila merr përsipër që të kryejë të gjitha veprimet (sipas dokumentit të mëposhtëm Kontratë konsulence). Stela Gugallja është sot në kërkim nga SPAK për abuzime me inceneratorin e Elbasanit (pjesë e të njëjtës skemë për përfitimin etre kontratave koncesionare për inceneratorët në Fier, Tiranë dhe Elbasan).

    Pas aplikimit me asistencën e “Consulting Se Partners” AZHBR ka shpallur fitues personin fizik E B nga fondet e programi IPARD 2020 -2021 me mbështetjen maksimale të skemës 65% te vlerës më shumë 310 mije euro.

    Si u ndërtua skema e përfitimit të fondeve nga IPARD

    Me datën 16 gusht 2021 shoqëria “Integrates Energy BV SPV” që ka marrë me koncesion ndërtimin dhe operimin e incerneratorit të Tiranës i ka shitur shtetasit E.B një sipërfaqe toke arë 8500 metër katror në zonë e Sharrës ( shih kontratën noteriale bashkëngjitur).

    Më pas shtetasi E.B. ka një kontratë konsulence me kompaninë “Consulting SE Partners” në pronësi të Stelja Gugallës që të lotësojë të gjitha dokumentet e nevojshme tek Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural për të përfituar fonde për ndërtimin e një fermë hidroponike në zonën e Sharrës.

    Me 22 shkurt 2022 personi E.B. bëhet administrator me të drejtë firmë dhe përfaqësimi i inceneratorit të Tiranës.

    Ndërsa AZHBR e ka shpallur fitues personin EB me një vlerë 310 mijë euro.

    Ndonëse fondi ka shkuar në një projekt bujqësor sipas destinacionit, aksesi preferencial është problemi konkret që kontestohet.

    IPARD mund të krenohet me serën, por Dashamir Çela nuk ka shans të marrë mbështetje, pasi fondet nuk janë të mjaftueshme për të gjithë../B.Hoxha.

    Emri:  Diagram-Monitor-3.png

Shikime: 37

Madhësia:  29.0 KB

    Emri:  Dokumenti-nr-1.jpg

Shikime: 37

Madhësia:  24.6 KB

    Emri:  dok-2.jpg

Shikime: 37

Madhësia:  61.7 KB

    Emri:  dok-3.jpg

Shikime: 35

Madhësia:  30.9 KB

    Emri:  dok4.jpg

Shikime: 36

Madhësia:  47.6 KB


    Monitor

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,049
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Jehona e korrupsionit të qeverisë Rama arrin në Bruksel: BE pezullon fondet për bujqësinë shqip

    ‘Rruga e korrupsionit’: Prokuroria dremiti mbi dosjen e fondeve të BE për bujqësinë

    Zyra Evropiane kundër Mashtrimit, OLAF, i nisi hetimet mbi abuzimet me fondet e IPARD mbi bazën e ankesave dhe denoncimeve të marra nga Shqipëria, por një kërkese për hetime e dorëzuar nga OLAF në SPAK mbeti në vendnumëro dhe nuk ka ende rezultat prej tre vitesh.

    Nga Klodiana Lala

    Emri:  Frida-Krifca-ne-Kuvend.jpg

Shikime: 33

Madhësia:  27.4 KB
    Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca duke folur gjate nje seance parlamentare. Foto: LSA.

    Më 4 maj 2021, një dëshmitar nga Tirana u lidh përmes aplikacionit Skype me Brukselin për të denoncuar një histori abuzimi me fondet e programit të ndihmës për bujqësinë, IPARD II dhe Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, AZHBR.

    Në njërën anë të kompjuterit gjendej Romeo Nazarko, 43 vjeç, inxhinier gjeodet në profesion dhe ekspert pronash në Tiranë, ndërsa në anën tjetër dy hetues të Zyrës Europiane kundër Mashtrimit, OLAF – institucion i vetëm i mandatuar për të hetuar dhe ndaluar mashtrimin me fondet e Bashkimit Europian.

    Nazarko kishte aplikuar në vitin 2019 në AZHBR për të siguruar mbështetje për zhvillimin e një sipërfaqeje prej 23 hektarësh tokë në vendlindjen e tij në Ersekë – ku planifikonte të mbillte gështenja, lajthi, arra dhe bajame në një sistem zinxhir zhvillimi me banorët e zonës. Por aplikimi i tij u refuzua nga AZHBR.

    Me një dosje voluminoze mbi tavolinën e zyrës, Nazarko i tha BIRN dy vjet më vonë se besonte që u skualifikua, pasi nuk ndoqi ‘rrugën e korrupsionit'.

    “Unë ndoqa udhëzuesit e BE-së për aplikantët dhe bëra një dosje super të kompletuar. Por e kisha ndarë mendjen; zero bakshish,” tha ai.

    Hetimet trevjeçare të OLAF nxitën Komisionin Evropian që të pezullonte në mesin e korrikut programin më të rëndësishëm të ndihmës për bujqësinë në Shqipëri, për shkak të dyshimeve për korrupsion.

    Në një letër dërguar qeverisë shqiptare, të publikuar nga Oligarkia.al, Drejtoria e Përgjithshme për Agrikulturën dhe Zhvillimin Rural njoftonte se OLAF ka evidentuar parregullsi dhe mangësi serioze në dhënien dhe zbatimin e projekteve të IPARD II në Shqipëri, ndërsa AZHBR ka dështuar sipas tyre që të ushtrojë kontrollet e duhura.

    “Disa projekte të financuara si pjesë e programit IPARD II u gjetën me parregullsi, të tilla si krijimi artificial i kushteve për të përfituar grante më të larta, lidhje të paligjshme ndërmjet ofertuesve, çmime të fryra, mosmbajtja e dokumentacionit origjinal, investime të ndërtuar në një vend të ndryshëm nga kontrata e grantit, oferta false etj,” shkruhet në letrën e Komisionit Europian për qeverinë shqiptare.

    Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, e cila drejtoi AZHBR-në në vitet 2017-2021, e relativioi problemin gjatë një fjalimi në Kuvend, ku ndryshe nga letra e Komisionit Evropian, pretendoi se ishte pezulluar vetëm një pagesë.

    “Janë kryer 3 vite hetime administrative, por nuk ka prodhuar ende sot një raport të gjetjeve. Kemi bashkëpunuar me OLAF në hetim dhe mirëpresim çdo rekomandim për korrigjim që ta zbatojmë për të përmirësuar më tej proceset,” tha Krifca, ndërsa hodhi poshtë dyshimet për korrupsion.

    Hetimi shqiptar në vendnumëro

    Emri:  Romeo-Nazarko-ne-zyre-768x736.jpg

Shikime: 30

Madhësia:  38.4 KB
    Romeo Nazarko, 43-vjeç u ankua te OLAF pasi aplikimi i tij për zhvillimin e një ferme arrorësh u refuzua nga AZHBR.

    Zyra Evropiane kundër Mashtrimit, OLAF, nuk është i vetmi institucion që u përfshi në hetime për mënyrën se si janë menaxhuar fondet e programit IPARD II nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural.

    Në qershor 2020, OLAF angazhoi edhe prokurorinë shqiptare përmes një informacioni dhe kërkese për hetim të fondeve të AZHBR, por çështja mbeti në vendnumëro dhe nuk ka ende një rezultat.

    Të dhënat e siguruara nga BIRN përmes një kërkese për të drejtë informimi tregojnë se çështja për programin IPARD II u regjistrua fillimisht në SPAK dhe hetimet u ndoqën nga prokurori Klodian Braho.

    Por dy vjet pas regjistrimit të procedimit penal, SPAK shpalli moskompetencën dhe ia përcolli dosjen Prokurorisë së Tiranës.

    Prokuroria e Tiranës i tha BIRN në një përgjigje me shkrim se bazuar mbi aktet e shpalljes së moskompetencës nga SPAK, kishte regjistruar një procedim penal në lidhje me programin IPARD II më 17 nëntor 2022.

    “Nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, moskompetenca është shpallur pasi kanë munguar elementët e veprave penale të korrupsionit pasiv, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal,” deklaroi Prokuroria e Tiranës.

    Prokuroria e Tiranës e regjistroi procedimin për akuzat e falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës, të parashikuara nga nenet 186 dhe 248 të Kodit Penal. Por tetë muaj më pas, nuk ka ende persona përgjegjës.

    “Deri në këtë fazë të hetimit nuk ka persona të cilëve u është regjistruar emri në regjistrin e njoftimeve të veprës penale,” deklaroi Prokuroria e Tiranës.

    I pyetur nga BIRN për arsyet e shpalljes së moskompetencës, prokurori i SPAK, Klodian Braho tha se nuk mund të komentonte pasi “procedurat ishin në proces”.

    Denoncimi te OLAF

    Emri:  20210730_195001_300721_5_01-1_R7eE0wy-768x519.jpg

Shikime: 33

Madhësia:  35.1 KB
    Një punonjës policie duke hapur derën e Prokurorisë së Posaçme, SPAK. Foto: LSA

    Programi IPARD ofron dhjetëramilionë euro në ndihmë të bujqësisë në Shqipëri dhe në vendet e tjera anëtare për kandidim. IPARD II, i cili u zbatua mes viteve 2014 dhe 2020, i dha Shqipërisë mbi 71 milionë euro, ndërsa programi IPARD III pritej ta rriste ndihmën në masën 146 milionë euro.

    Programi ofron kryesisht mbështetje për investimet në pasuritë fizike të fermave bujqësore, investimet në lidhje me përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore dhe peshkimit si dhe diversifikimin e këtyre fermave.

    Romeo Nazarko i tha BIRN se u ankua te Zyra Evropiane kundër Mashtrimit, OLAF, pasi të gjitha përpjekjet për ta adresuar shqetësimin e tij në institucionet vendase dështuan. Ai pretendoi gjithashtu se gjatë këtij kalvari, persona të ndryshëm e kishin adresuar tek i njëjti zyrtar i AZHBR për ‘të zgjidhur problemin'.

    Nazarko shtoi se para se aplikimi i tij të refuzohej, AZHBR i kishte kërkuar fillimisht të rifresonte dokumentacionin për 21 pika, përfshirë edhe kërkesën për një vërtetim nga Agjencia e Mjedisit që projekti i tij për mbjelljen e pemëve nuk do të shkaktonte dëme në mjedis – një kërkese që ndonëse e quajti absurde, e plotësoi.

    Në një përgjigje të dytë, AZHBR ngriti pretendime për kontratën e qirasë së tokës me bashkinë e Ersekës dhe i kërkoi një kontratë nën-qiraje, që sipas tij nuk ishte në përputhje me udhëzimet e BE-së.

    “Përgjatë kësaj kohe kisha pësuar një humbje prej 20 mijë eurosh,” tha Nazarko, ndërsa shtoi se i kishte paralajmëruar drejtuesit e AZHBR-së gjatë një takimi se do të bënte ankesë pranë OLAF.

    I pyetur nëse ishte thirrur për të dëshmuar nga Prokuroria shqiptare, Nazarko u përgjigj shkurt “JO”.


    BIRN

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,049
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Jehona e korrupsionit të qeverisë Rama arrin në Bruksel: BE pezullon fondet për bujqësinë shqip

    Abuzimi me fondet e BE/ Ish-ministrja e Bujqësisë, Krifca paditet në SPAK

    Emri:  auto_frida1694512422.jpg

Shikime: 25

Madhësia:  31.7 KB

    Nisma Thurje ka denoncuar sot në SPAK ish-ministren e Bujqësisë, Frida Krifca dhe disa zyrtarë të AZHBR-së, në lidhje me abuzimet me fondet e BE.

    Në një dalje për mediat, kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, i bëri thirrje SPAK që të hetojë zinxhirin vendimmarrës.

    “Do të vazhdojmë kallëzimet për ata që kanë 30 vite që vjedhin këtë vend. Sot kemi bërë kallëzim për abuzimet e AZHBR-së, të fondeve të IPARD-it.

    Kërkojmë hetim të ish-ministres së Bujqësisë dhe të përgjegjësve të tjerë. Ne shpresojmë që kjo të jetë një vijë ndarëse, e pakalueshme për dy arsye. Jemi para dy rasteve, të tradhtisë ndaj fermerëve, pasi ai është i tradhtuar nga qeveria e vet. Fëmijët tanë pinë qumësht nga Serbia dhe hanë domate nga Maqedonia. Po mirë që e kanë lënë fermerin vetëm dhe i heqin aksesin fermerëve nga tregjet, por edhe kur vijnë fonde nga BE, që ta ndihmojnë atë që të punojë më lirë, këto lekë i vjedhin.

    Vjedhin me një grup oligarkësh, siç kanë bërë 30 vite. Jemi para një vije ku nuk duhet të kalohet, drejt rrugës së BE. Ne përjashtohemi nga fondi i ndihmës që jepet nga europianët”, tha Shabani.

    Po ashtu, Soko tha se janë denoncuar dhe zyrtarë të tjerë.

    "Kemi denoncuar dhe zyrtarët që kanë pasur detyrë për të kontrolluar fondet dhe dokumentacionet. Ne kemi marrë të gjitha të dhënat dhe flasim për raste konkrete. Fondet e IPARD-it vijnë për fermerët”, tha Pano Soko.


    Syri

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,049
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Jehona e korrupsionit të qeverisë Rama arrin në Bruksel: BE pezullon fondet për bujqësinë shqip

    VOA: Shqipëri, abuzimet me fondet për bujqësinë, pezull edhe programi IPARD III

    Emri:  auto_Screenshot_71699983745.jpg

Shikime: 18

Madhësia:  73.1 KB

    Nga Armand Mero

    Në Shqipëri, Delegacioni i Bashkimit Europian i tha Zërit të Amerikës se Komisioni Europian ka lënë në pritje, fillimin e zbatimit të Programit IPARD III në mbështetje të bujqësisë shqiptare.

    Vendimi pason ndërprerjen në muajin korrik të rimbursimeve në kuadër të IPARD II, pas hetimeve të ndërmarra mbi akuzat për korrupsion në lidhje me zbatimin e këtij programi. Raporti i hartuar nga zyra europiane kundër mashtrimit, OLAF, i është dorëzuar autoriteteve shqiptare, prej të cilave, Komisioni thotë se pret që ato ta marrin shumë seriozisht këtë çështje

    Kur në korrik të këtij viti Komisioni Europian njoftoi ndërprerjen përkohësisht të rimbursimeve ndaj qeverisë shqiptare për financimet e projekteve në bujqësi të realizuara në kuadër të Programit IPARD II, Ministria e Bujqësisë e trajtoi rastin si një çështje të karakterit administrativ.

    Ndonëse Brukseli e bënte të qartë se masa ishte marrë pas një hetimi mbi akuzat për korrupsion në lidhje me zbatimin e këtij programi, nga autoritet gjithshka u paraqit si ‘procedura normale të Bashkimit Europian në kushtet kur ka nevojë të verifikohen shpenzime të dyshuara për aktivitet jo konform rregullave të përcaktuara’.

    Këtë qasje mbajti në parlament dhe ministrja e Bujqësisë në atë kohë, Frida Krifca, ish drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) e cila administron fondet e e programit europian. Pas më pak se dy muajsh, zonja Krifca u la jashtë kabinetit qeveritar

    Hetimi nga OLAF-i ka përfunduar, dhe Komisioni Europian ia ka paraqitur atë autoriteteve shqiptare të cilat kanë të drejtën e mos-pranimit dhe të justifikimit apo ofrimit të fakteve kundërshtuese.

    ‘Pasi Komisioni të marrë një përgjigje nga autoritetet, do të vlerësojmë nevojën për çdo veprim të mëtejshëm. Duke qenë se kemi të bëjmë me paratë e taksapaguesve të BE-së, presim që autoritetet shqiptare ta marrin shumë seriozisht këtë çështje’, shkruhet në përgjigjen që Delegacioni Europian në Tiranë i dha Zërit të Amerikës.

    Situata nuk duket aq e e thjeshtë sa ç’janë përpjekur ta paraqesin autoritetet shqiptare. Sepse ndërprerjes së fondeve të IPARD II, i është shtuar dhe pezullimi i nisjes së zbatimit të fazës tjetër IPARD III, me një vlerë mbi 140 milion euro.

    ‘Që nga korriku 2023, Komisioni Evropian ka ndërprerë rimbursimin e shpenzimeve IPARD për Shqipërinë. Aktualisht, ndërprerja ka të bëjë me shpenzimet e bëra gjatë tremujorit të parë dhe të dytë të vitit 2023. Njëkohësisht, Komisioni Evropian ka vënë në pritje miratimin për të gjitha masat IPARD III. Këto janë masa parandaluese të përkohshme për të mbrojtur interesat financiare të Bashkimit Evropian’, shpjegohet në përgjigjen e Delegacionit të BE-së në Tiranë.

    Zëri i Amerikës ju drejtua Ministrisë së Bujqësisë për informacion mbi pozicionin e palës shqiptare lidhur me Programin Ipard III, por mori një përgjigje të drunjtë, ku nuk jepet asnjë shpjegim, sikur gjithshka po ndjek një rrjedhë normale.

    Në fakt, autoritetet shqiptare kishin parashikuar që IPARD III të niste që në janar, por atyre nuk u është dhënë ende besimi i detyrave të zbatimit apo riakreditimi. Qëndrimi i Brukselit është fare i qartë: ‘Bashkimi Evropian është i gatshëm të vazhdojë të mbështesë fermerët shqiptarë, sektorin agroushqimor dhe zonat rurale në të ardhmen, me kusht që interesat financiare të Bashkimit Evropian të mbrohen siç duhet’.

    Në raport progresin e këtij viti për Shqipërinë, kur flitet për ‘Mbrojtjen e intereave finaciare të BE-së’, vihet në dukje se vendi ka bërë përparim të pakët në këtë fushë dhe se ‘duhet të përmirësojë bashkëpunimin me Komisionin Evropian për hetimet’.

    Në vitin 2022, u raportuan 71 raste të parregullsive dhe mashtrimeve të dyshuara në programet IPA dhe IPARD. Sipas dokumentit, ‘Shqipëria duhet të shtojë përpjekjet e saj në krijimin e një historiku të qëndrueshëm në bashkëpunimin në hetime, duke ofruar, ndër të tjera, asistencë efektive operacionale për hetuesit e OLAF-it’.

    Hetimet e Zyrës Europiane Kundër Mashtrimit, nisën pas denoncimeve të qytetarëve të ndryshëm për korrupsion, favorizime e ndërhyrje politike. Përfaqësuesit e Zyrës europiane kryen disa misione në Shqipëri, duke bërë verifikime në zyrat e AZHBR-së, si dhe duke analizuar dokumentacionin e rasteve të dyshuara, që kishin përfituar nga fondet europiane.

    Syri

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,049
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Jehona e korrupsionit të qeverisë Rama arrin në Bruksel: BE pezullon fondet për bujqësinë shqip

    Emisioni investigativ PLUG: Shpërdorimi i fondeve të fermerëve për qoka elektorale

    Emisioni 'PLUG' nga Julian Hoxhaj, në Syri TV ka hedhur dritë mbi shpërdorimin e fondeve të BE-së dhe ato që vetë qeveria i destinon si fonde për fermerët, i shpërdoron për qëllime elektorale. PLUG tregon me fakte se jo vetëm fondet e BE-së por edhe ato kombëtare shpërdorohen duke mos shkuar te fermerët

    Në investigimin e PLUG do të gjeni në mënyrë të detajuar sesi janë shpërdoruar këto para, nga ngritja e tregjeve jofunksionale deri te financimi i bujtinave të biznesmenëve apo edhe kryebashkiakëve të Partisë Socialiste.

    Më poshtë emisioni i plotë:

    Fondet e fermerëve për bashkitë

    Historia e abuzimeve me fondet në bujqësi, nuk është vetëm ajo e skandalit të zbuluar nga OLAF, me fondet IPARD, por dhe vetë shteti shqiptar ka shpërdoruar fondet e dedikuara për fermerët. Në këtë emision, PLUG do të sjellë historinë e miliona eurove të investuara nga disa bashki të vendit për ndërtimin e pikave të grumbullimit apo tregjeve lokale, të cilat sot nuk funksionojnë.

    Janë pesë bashki, ajo e Tiranës, Belshit, Vaut të Dejës, Korçës dhe Bulqizës, të cilat si asnjë herë në historinë e subvencioneve, kanë përfituar miliona euro të dedikuara për fermerët me qëllim propagandën në prag fushate, dhe shpërdorimin e këtyre fondeve. 1.3 milionë euro të dhëna nga buxheti i shtetit dhe miliona euro të tjera nga grante apo të ardhurat e këtyre bashkive, janë shpërdoruar duke ndërtuar tregje dhe pika grumbullimi në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, por që sot nuk janë funksionale.

    Viti 2023 shënon kulmin e një prej skandaleve më të mëdha financiare që ka ndodhur në vendin tonë me ndihmat e huaja. Në korrik të vitit të kaluar, Agjencia Kundër Mashtrimit Financiar në Bashkimin Europian, OLAF, njoftoi se kishte pezulluar zbatimin e dhënies së granteve IPARD II për Shqipërinë. Miliona euro donacione për fermerët shqiptarë, që në fakt përfundonin në xhepat e oligarkëve të rinj të resorteve turistike, u pezulluan nga BE. Vetëm pak muaj pas pezullimit të parë, Bashkimi Europian noftoi se Shqipëria nuk do të përfitonte as fondet e IPARD III, që kapnin vlerën e rreth 140 milionë eurove.

    Me pak fjalë, OLAF zbuloi se Ministria e Bujqësisë dhe Agjencia për Zvhillimin Bujqësor dhe Rural, kishin devijuar destinacionin e fondeve të dhëna për të ndihmuar fermerët nga taksat e qytetarëve Europianë, duke i çuar ato në projekte për ndërtim të të ashtuquajturve “Agroturizme”, por që në fakt, rezultuan se ishin restorante luksoze pa asnjë lidhje me konceptin e agriturizmit. Mes përfituesve të këtyre fondeve, rezultoi se ishin njerëz me lidhje të forta me politikën, përfshirë ish-kryebashkiakët socialistë të Kavajës, Elvis Roshin dhe të Divjakës, …….. apo dhe bosët e inceneratorëve etj.

    Qeveria tentoi të justifikonte dhe sfumonte përmasat e skandalit, teksa kryeministri Rama dhe ish-ministrja e tij e bujqësisë, që më herët kishte drejtuar AZHBR-n, Frida Krifca dolën në publik duke treguar se bëhej fjalë për një episod.

    Mirëpo nuk ishte ashtu. Frica Krifca u shkarkua në vjeshtën e vitit të kaluar nga detyra, ndërsa deri më tani, kur OLAF ka mbyllur hetimet dhe ka dorëzuar dosjen hetimore në organet përkatëse, nga SPAK nuk ka asnjë shenjë se po heton këtë skandal…

    Por, për këtë skandal, që i shkakton dëm financiar direkt fermerëve shqiptar, do të flasin në një emision tjetër, ku do të sjellim me emra përfituesit e fondeve të BE dhe si i kanë shpenzuar ato para. Në këtë emision, “Plug”, do të sjellë një episod skandaloz ku vetë qeveria shqiptare shpërdoroi mbi 1 milion euro të destinuara për fermerët, duke ua dhuruar 5 bashkive të vendit si qokë elektorale dhe propaganda në prag të zgjedhjeve të 14 majit 2023.

    Në datën 11 shkurt të vitit 2022, Ministria e Bujqësisë e drejtuar në atë kohë nga Frida Krifca, nxori Udhëzimin e parë të vitit. Udhëzimi Nr.1 i datës 11 shkurt 2022 “PËR KRITERET, PROCEDURAT DHE MËNYRËN E ADMINISTRIMIT TË FONDIT TË PROGRAMIT PËR BUJQËSINË DHE ZHVILLIMIN RURAL”, përcaktonte rregullat dhe shumat e përfitimit të granteve dhe subvencioneve në bujqësi, nga fondet e buxhetit të shtetit dhe ndihmat e Bashkimit Europian nëpërmjet instrumetit IPARD.

    Udhëzimi i 11 shkurtit të vitit 2022, nuk ndryshonte shumë nga ai i një viti më parë. Megjithatë, ndryshe nga udhëzimet e mëparshme, për herë të parë Ministria e Bujqësisë përcaktonte në pikën 10 të udhëzimit se përfitues të granteve të fermerëve, mund të bëheshin dhe kompani me aksioner dhe kapital publik.

    Ja çfarë shkruhej në Emërtimet e Masës së përfituesve, në pikën 10 e udhëzimit të 11 shkurtit të vitit 2022:

    Mbështetje për ndërtimin e tregjeve të produkteve bujqësore dhe/ose tregjeve të kafshëve të gjalla për shoqëritë me kapital 100% publik, në vlerën jo më shumë se 30 000 000 (tridhjetë milionë) lekë.

    Kjo masë u shtua për herë të parë në historinë e shpërndarjes së subencioneve për fermerët dhe bujqësinë. Ky përcaktim, i hapte rrugën direkt bashkive të vendit të futeshin në tavën e fondeve që shpërndahen për fermerët. Në faqen 17 të udhëzimit, Ministria e Bujqësisë përcaktonte më hollësisht se si bashkitë do mund t`i përfitonin këto fonde. Një nga kriteret e përfitimit, dhe konkretisht pika (i) e kritereve, ishte që: Objekti të jetë funksional në përfundim të investimi…

    Nuk ka të dhëna të hollësishme, të cilat të tregojnë se si bashkitë përfituese kanë dhënë garanci që këto tregje do të ishin funksionale në përfundim të investimit, por, faktet tregojnë se sot, gati dy vjet pasi u ideua dhe u dhanë 1.3 milionë euro para të fermerëve për pesë bashki, këto të fundit kanë ndërtuar objektet, por nuk i kanë vënë në funksion.

    Le ti marrim me radhë bashkitë. Pesë njësitë e pushtetit lokal që përfituan për herë të parë grante të fermerëve, janë:

    - Bashkia Tiranë 28,639,350 lekë

    - Bashkia Vau i Dejës 30,000,000 lekë

    - Bashkia Bulqizë 23,751,991 lekë

    - Bashkia Korçë 24,755,991 lekë

    - Bashkia Belsh 24,941,310 lekë

    Shuma totale e fondeve për të pesta bashkitë fituese është 132,088,642 lekë, apo rreth 1.3 milionë euro. Bashkia e Tiranës, e cila përfitoi shumën e rreth 280 mijë eurove nga AZHBR, hapi garën për tenderimin e këtyre parave në datën 4 janar të vitit 2023. Tenderi qëndroi i hapur për vetëm dy javë, teksa në datën 24 janar të vitit 2023 u shpall fituese kompania KACEDJA SHPK. Në garën për këtë tender morën pjesë 7 operatorë ekonomik, ndërsa tenderi u vlerësua me flamur të kuq nga open data, pasi nga gara u skualifikuan të gjithë operatorët e tjerë pjesëmarrës përveç fituesit.

    Në një përgjigje të bashkisë Tiranë, kthyer kohë më parë autorit të programit, thuhej se investimi parashikonte një sërë komponentësh, që si qëllim final kishin sigurimin e standardeve ushqimore për konsumatorët dhe uljen e çmimit për ta.

    Projekti ka si synim ndërtimin e një strukture të dedikuar për fermerët lokal, si hapësirë brenda investimit që tashmë po zbatohet nga Bashkia për tregun agro-ushqimor. Projekti parashikon edhe financimin e standarteve të sigurisë ushqimore, struktura peshimi automatike dhe strukturë për përpunimin, gatimin dhe riciklimin e produkteve bujqësore. Objekti do të ofrojë hapësira tregtimi dhe magazinimi për tregtarët e shumicës si edhe hapësira tregtimi me pakicë për fermerët lokal. Fondi i përfituar nga AZHBR është 28 639 350 lekë pa tvsh. Dhe me to do të financohet nga vetë Bashkia shkon 34 367 220 lekë. Si në përgjigjen e pikës 2 edhe për pikën 4 ju informojmë se, nuk kemi të bëjmë me një pikë grumbullimi, por hapësirë tregtimi me shumicë dhe pakicë, pasi synimi ynë është shkurtimi i zinxhirit të produkteve bujqësore nga toka drejt tavolinës. Prandaj marrëdhënia me fermerët, sidomos ata lokal, do të jetë parësore në këtë aspekt të cilët do të kenë mundesine të marrin me qira hapësira edhe për të tregtuar nëpërmjet tregut dhe shkurtimit të zinxhirit është rritja e fitimit për fermeret dhe ulja e çmimeve për komumatorët

    Këto para, Bashkia e Tiranës i mori dhe investoi në prag të fushaës elektorale të zgjedhjeve të 14 majit, me qëllim, investimin brenda tregut të ri agro-ushqimor të ndërtuar në Farkë, dedikuar si treg lokal ditor për fermerët nga zonat rurale. Ky treg, i cili sipas afateve të tenderit do të duhet të ishte ndërtuar brenda 3 muajve, rezulton sot se nuk është funksional, ose më saktë, nuk përdoret nga fermerët lokal për të cilin u investua.

    Në 8 maj të vitit 2023, vetëm pak ditë para zgjedhjeve lokale, Erion Veliaj dhe ish ministrja e bujqësisë Frida Krifca organizuan një cermeoni pomoze duke inauguruar në tërsi këtë treg, i cili do të duhet të ishte përfunduar shumë kohë më parë, ndërsa ka kushtuar mbi 2 milionë euro deri më tani. Pothuajse të gjithë tenderat e ndarë në disa lote për ndërtimin e këtij tregu që ende nuk është funksional në mënyrë të plotë i ka fituar kompania KACDEDJA, EVEREST etj.

    Emisioni PLUG pa nga afër pikërisht investimin prej rreth 280 mijë eurove me TVSH për ndërtimin e tregut lokal brenda tregut ushqimor Tirana Agro Park. Sipas projektit, tregu i ndërtuar do të duhet të ishte ky, pra një treg funksional, me tavolina, frigorifer dhe gjithë akseset ku fermerët e Tiranës do të shisnin çdo ditë prodhimet e tyre. Por, siç shihet nga punimet në terren, deri më tani, është krijuar vetëm kjo hapësirë e mbuluar me panele metalike ndërsa nuk ka asnjë kusht për ushtrimin e aktivitetit nga fermerët lokal. Pra, kur janë kaluar të gjitha afatet e përfundimit të punimeve dhe janë shpenzuar qindra mijëra euro të taksapguesve dhe fermerëve, ky treg ka rezultuar vetëm një premtim elektoral.

    Dështimin e punimeve për këtë treg, i denoncoi edhe ish-kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, në zgjedhjet e 14 majit, Belind Këlliçi. Në atë kohë, në periudhë fushate, Këlliçi vizitoi këtë treg, për të cilin janë shpenzur mbi 2 milionë euro, duke treguar se ai është jo funksional. Edhe sot e kësaj dite, ky treg është pothuajse jo funksional.

    Një tjetër bashki, që përfitoi fonde nga AZHBR për të ndërtuar sipas saj, një pikë grumbullimi për produktet bujqësore të fermerëve ishte, Bashkia Vau Dejës. Madje, kjo bashki, që deri në 14 maj 2023 drejtohej nga Mark Babani, përfitoi shumë e plotë të financimit nga ministria e Bujqësisë, prej rreth 30 milionë lekësh apo rreth 290 mijë eurosh.

    Sipas të dhënave publike të Open Data, bashkia Vau Dejës, hapi garën për ndërtimin e pikës së grumbullimit në datën 27 shtator të vitit 2022, ndërsa vendosi si vlerë të fondit limit shumën e 28 milion lekëve, apo rreth 12 mijë euro më pak se granti i fituar nga AZHBR. Në fakt, për tenderin u shpall fituese kompania KOMBESA SHA në datën 13 tetor të vitit 2022, ndërsa vlera e kontraktuar me TVSH ishte shuma e 30 milion lekëve apo 300 mijë eurove.

    Plotë 300 mijë euro, para të destinuara për fermerët shqiptarë, i mori bashkia e Vaut të Dejës, e cila i ka shpenzuar për të ndërtuar këtë godinë që shihni në ekran. Sot, godina është jo funksionale, ajo nuk është hapur kurrë dhe asnjë nga fermerët e zonës së Vaut të Dejës nuk e ka përdorur atë deri më sot.

    Madje, ngrihen dyshime se ndërtimi i kësaj magazine, nuk është bërë i plotë. Sipas projektit, do të duhet të ishte ndërtuar dhe një parkim, por, siç shihet dhe nga pamjet, parkim nuk ka. Nga të dhënat e publikuara nga Open Data, rezulton se bashkia Vau Dejës, në datën 24 korrik ka bërë një rishikim dhe modifikim të kontratës duke shtyrë afatin e punimeve me 27 ditë kalendarike për shkak se sipas bashkisë projekti nuk kishte përfunduar për shkak të problemeve nga moti. Megjithatë, projekti fillestar do të duhet të kishte përfunduar së paku në muajin maj të vitit 2023, dhe do të duhet të ishte vënë në funksion për fermerët e zonës. Por siç shihet, bashkia ka pranuar se projekti nuk kishte përfunduar as në muajin korrik të vitit 2023, e ndërsa deri më tani, nuk ka asnjë të dhënë për inaugurimin e këtij tregu nga kryebashkiaku aktual.

    Një tjetër bashki, që përfitoi fonde direkte nga AHBR për të ndërtuar një treg lokal ishte dhe Bulqiza. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, të siguruara nga emisioni Plug, bashkia Bulqizë përfitoi financim nga AZHBR në masën e 23,751,991 lekë apo rreth 230 mijë euro.

    Sipas vetë bashkisë, përgjigjur për programin, ky treg i mungon qytetit dhe do të shërbente si një vendtakim për fermerët e zonës, në çdo ditë të vitit.

    Bashkia Bulqizë ka synuar përmes mbështetjes nga AZHBR, ndërtimin e një tregu bujqësor dhe agroushqimor brenda në Njësinë Administrative Bulqizë, i cili do të shërbejë si vend takim për fermerët e zonës. Ky treg i munguar do të jetë për fruta-perime, produkte agro- ushqimore do të jetë ditor dhe i menaxhuar nga Bashkia Bulqizë. Projekti i dërguar nga ana jonë kap vlerën e 28,502,389 lekësh të reja nga të cilat AZHBR ka financuar rreth 80% te projektit pra 23.751.991 lekë.

    Ndryshe nga bashkitë e tjera, Bulqiza, hapi dy herë garën për të ndërtuar tregun me paratë e fermerëve. Fillimisht, u hap gara në 22 shtator të vitit 2022, ky u shpall fituese për ndërtimin e tregut kompania EGLAND SHPK. Por çuditërisht, pasi u shpall fituese kjo kompani në një garë ku u skualifikuan të gjithë kompanitë e tjera, bashkia e Bulqizës rihapi procedurat e tenderit nga e para në muajin nëntor të vitit 2022, ndonëse nuk pati asnjë ankesa nga operatorët e tjerë ekonomik për parregullësi.

    Mbetet enigmë anullimi I tenderit të parë të bashkisë bulqizë për këtë projekt.

    Megjithatë, në tenderin e dytë, morën pjeë vetëm dy kompani në garë, Selami SHPK që u shpall fituese me vlerën e 270 mijë eurove me TVSH. Nga vëzhgimi I bërë në terren, rezulton se ky treg është ndërtuar, por ashtu si në rastet e tjera, ai është jo funksional. Këtë e tregojnë dhe vetë banorët e Bulqizës, të cilët nuk dinë të japin një përgjigje mbi arsyet pse tregu është jo funksional.

    Bashkia e Belshit, ishte një tjetër bashki me fat që mori pjesë në tortën e parave të fermerëve shqiptarë, falë bujarisë së AZHBR. Kjo bashki përfitoi 24,941,310 lekë ose rreth 240 mijë euro. Tregu i parshikuar në projekt, u ndërtua në aksin rrugor Belsh-Berat, pranë liqenit të Merhojës. Tregu ndodhet rreth 3 km larg qytetit të Belshit.

    Sipas të dhënave të projektit, pasi bashkia nuk është përgjigjur kurrë zyrtarisht për këtë treg, rezulton se tenderi u hap në datën 31 gusht dhe fituesi u shpall në datën 7 tetor të vitit 2022. Në garën për të fituar 240 mijë euro për ndërtimin e këtij tregu që shihni në ekran, morën pjesë 16 operator, por fitues u shpall kompania LTE Concstuktion INFINIT, me vlerën e rreth 180 mijë eurove.

    Punimet kanë zgjatur rreth tre muaj, ndërsa tregu ka përfunduar në prag të zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar. Megjithatë, emisioni Plug ka kryer dy herë në kohë të ndryshme vëzhgim në këtë treg. Njëherë në muajin tetor të vitit 2023 dhe tashmë në janar të vitit 2024. Në të dy vëzhgimet e kryera, rezulton se tregu bujqësor në Belsh nuk është funksional. Këtë e dëshmojnë dhe vetë banorët, të cilët thonë se tregu nuk u inaugurua kurrë.

    Siç shihet dhe nga pamjet, tregu është ky, një hapësirë boshe e mbuluar me tjegulla, dhe një godinë disa dhjetëra metra katror, pas një mobilim apo strukturë që do të shërbente për fermerët. Madje, në të gjitha rastet, duket se investimet edhe po dëmtohen për shkak të mungesës së mirëmbajtjes.

    Por historitë e dështimit dhe shpërdorimit të parave me pika grumbullimi apo tregje në bashkinë e Belshit, nuk përfundojnë me kaq. Gjatë punës për realizimin në terren në tregjet e braktisura por të financuara me para publike, gazetarët e emisionit Plug zbuluan edhe një tjetër pikë grumbullimi, po në Bashkinë Belsh, e ndërtuar me donacione të huaja e cila nuk është hapur kurrë.

    Kjo pikë grumbullimi për produkte bujqësore, është ndërtuar në fshatin Seferan, me donacion të qeverisë italiane nëpërmjet IACA-s. banorët thonë se prej ndërtimit, pika dhuratë e qeverisë italiane në shërbim të fermerëve të Dumresë, nuk është vënë kurrë në funksion.

    Këtë e pranojnë dhe vetë zyrtarët e bashkisë Belsh, të cilët për emisionin Plug, u shprehën se bashkia nuk mund të bëjë rolin e grumbulluesit, duke treguar gjithashtu se magazine do të jepet në përdorim për subjekte apo shoqata private.

    Në fakt, ky pohim tregon kontradiktën e madhe në të gjithë këtë sipërmarrje të bashkive, të cilat kanë krijuar pika grumbullimi për produktet bujqësore, duke u futur në një sektor që e kryen zakonisht sipërmarrja private. madje, sot në shqipëri, siç tregojnë dhe ekspertët janë me qindra pika grumbulli që menaxhohen nga biznesi privat dhe që kanë krijuar mundësi që fermerët të shesin prodhimet e tyre bujqësore.

    Bashkia Korçë, ishte gjithashtu një ndër pesë bashkitë që përfitoi para të destinuara për fermerët, për të përmirësuar kushtet e tregut ekzistues të gjësë së gjallë në fshatin Turan. Nga qeveria, bashkia e Korçës përfitoi rreth 240 mijë euro, nga të cilat rezulton se ka shpenzuar rreth 180 mijë euro.

    Sipas projektit, dhe përgjigjes së kthyer kohë më parë për programin, paratë janë shpenzuar për asfaltimin e rrugëve hyrëse dhe dalëse, parkingut, hapësirave të gjelbërta dhe vendqëndrimit të kafshëve në këtë treg.

    Në fakt, ky treg që shihni në pamje, rezulton sot se është i vetmi treg funksional, nga pesë tregjet apo pikat e grumbullimit, që janë ndërtuar tërësisht apo pjesërisht nga fondet e destinuara për fermerët.

    Sot gati dy vjet pasi qeveria i hapi rrugë bashkive të përfitonin fonde të destinuara për fermerët, rezulton se pesë bashki kanë përfituar në total 1.3 milionë euro, me pretendimin e ndërtimit të tregjeve lokale. Nga vëzhgimi në terren, i programit “Plug”, rezulton se të paktën 4 nga pesë tregjet e ndërtuara, janë jashtë funksionit dhe nuk u shërbejnë as fermerëve dhe as qytetarëve.

    Ekspertët Alban Çakalli dhe Eduard Sharka, e cilësojnë këtë si abuzim me fondet që duhet të shkonin për fermerët. Sipas tyre, është e gabuar që bashkitë kanë përfituar para të destinuara për mbështetjen e bujqësisë, pasi ligji i ngarkon me përgjegjësi bashkitë që të ndërtojnë tregje lokale nga të ardhurat e tyre.

    Nga të dhënat e siguruar nga emisioni Plug, për vitin 2022, qeveria subvencionoi një nga zonat më të mëdha bujqësore të vendit, Divjakën, me një shumë prej rreth 1.3 milionë euro. Nga të dhënat rezulton se 1.3 milionë euro, që qeveria dha për fermerët e Divjakës, u shpërndanë në rreth 1700 fermerë të zonës. Pra, nëse 1.3 milionë euro që qeveria ua dha 5 bashkive, do të shpërndaheshin direkt për fermerët, nga ato do të përfitonin së paku 1700 fermer në vend.

    Por, ky është rasti I rrallë, që qeveria qendrore u jep fondet e fermerëve bashkive, të cilat I përdorën ato vetëm për qëllime propoagandistike pasi siç ka faktuar tashmë emisioni “Plug”, këto tregje apo pika grumbullimi janë jashtë funksionit. Sa herë që në Shqipëri ka diskutim për mbështetjen e fermerëve, referencë si model suksesi është Kosova.

    Emisioni Plug, intervistoi një prej fermerëve të Kosovës, Smajl Balaj, një i ri i cili ka vendosur të qëndrojë në vendlindjen e tij Drenas, teksa kultivon Luleshtrydhet.

    Smajli tregoi se në Kosovë, jo vetëm që pushteti lokal nuk merr fondet e fermerëve, por ndryshe nga Shqipëria, komunat në Kosovë, japin subvencione krah pushtetit qëndror për të ndihmuar fermerët.

    Ai tregon rastin e disa komunave, të cilat, subvecionojnë jo vetëm qumështin për litër, por edhe sipërfaqet e mbjella me grurë, bagëtitë apo kultura të tjera bujqësore, në varësi të interesit ekonomik të zonës.

    Sipas Eduart Sharkës, këto tregje të krijuara nga bashkitë nuk do të funksionojnë kurrë, pasi fermerët, sipas tij, janë të lidhur me pikat e grumbullimit apo tregtarët e mëdhenj.

    Ekspertët thonë se këto tregje janë një skemë abuzimi, me qëllim final privatizimin e këtyre pikave të grumbullimit.

    Kjo është vetëm një copëz e historisë së abuzimit, këtë herë të vetë shtetit, me fondet që duhet të shkonin në mbështetje të fermerëve. Shqipëria është rast i rrallë, ku qeveria qëndrore, financon me paratë e fermerëve qeverinë lokale, e cila në fakt, me fuqinë që i jep ligji, duhet të ishte pararojë e mbështetjes së fermerëve me subvencione sikundër ndodh në pjesën tjetër të kombit, Kosovën….


    Syri

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,049
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Jehona e korrupsionit të qeverisë Rama arrin në Bruksel: BE pezullon fondet për bujqësinë shqip

    BE zbardh skemën e vjedhjes së fondeve nga Rilindja/ Pezullon financimin për IPARD III

    Emri:  auto_1f3rwsv1718978069.jpg

Shikime: 13

Madhësia:  60.0 KB

    OLAF ka përfunduar hetimin e vjedhjes së fondeve që Bashkimi Europian jep për Shqipërinë në sektorin e bujqësisë.

    Në njoftimin e bërë në faqen zyrtare të Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit, e njohur ndryshe si OLAF, është zbardhur mashtrimi me fondet e programit IPARD në Shqipëri, një skandal që shpërtheu një vit më parë, por që Edi Rama u mjaftua vetëm me largimin e ministres së Bujqësisë Frida Krifca, e cila më parë kishte qenë dhe drejtuese e AZHBR-së dhe drejtësia shqiptare heshti.

    OLAF është një organ i mandatuar nga Bashkimi Evropian (BE) për mbrojtjen e interesave financiare të vendeve të unionit dhe u vu në lëvizje nga një denoncim i dërguar nga Shqipëria, ku tregohej skema e vjedhjes së fondeve për bujqësinë dhe dhënia e tyre personave me pushtet, ose të lidhur me qeverinë.

    OLAF bën me dije se i ka rekomanduar BE-së që të parandalojë dhënien 112 milionë eurove të financimit të ardhshëm (IPARD III) për Shqipërinë nga shpenzimet e panevojshme, derisa të vendosen masa korrigjuese për të mbrojtur interesat financiare të BE-së nga çdo aktivitet i paligjshëm

    IPARD II u krijua për të ndihmuar në modernizimin e sektorit bujqësor shqiptar në përputhje me standardet e BE-së dhe arritjen e progresit drejt anëtarësimit në BE.

    Një pretendim ishte se aplikantët për IPARD II ishin të detyruar të paguanin një përqindje të madhe të grantit të tyre për kompanitë e konsulencës të 'përzgjedhura paraprakisht', të cilat më pas do të lehtësonin kontratat me Agjencinë Shqiptare për Zhvillimin Rural dhe Bujqësinë (AZHBR), e cila shpërndante fondet.

    Pas një sërë hapash komplekse hetimore, përfshirë kërkimet mjeko-ligjore dixhitale të dokumenteve të lidhura me marrësit e IPARD II, AZHBR dhe operatorë të tjerë ekonomikë, OLAF zbuloi disa parregullsi serioze gjatë fazës së dhënies së granteve dhe zbatimit të disa projekteve.

    Këto parregullsi përfshinin:

    Aplikantëve u kërkohet të paguajnë një pjesë të konsiderueshme të grantit të tyre një kompanie konsulence lokale;

    Kontratat që jepen pa konkurrencë, ose përmes një konkursi të manipuluar (me oferta false që dorëzohen);

    Çmime të fryra dhe shkelje të rregullave kontraktuale.

    Pas hetimit të saj, OLAF rekomandoi që Komisioni Evropian të konsiderojë një pjesë të financimit të Thirrjes së Parë dhe të Dytë për Aplikime IPARD II 33 milionë euro, si të papërshtatshme.

    OLAF rekomandoi më tej që BE të parandalojë 112 milionë euro të financimit të ardhshëm (IPARD III) për Shqipërinë nga shpenzimet e panevojshme, derisa të vendosen masa korrigjuese për të mbrojtur interesat financiare të BE-së nga çdo aktivitet i paligjshëm.

    Nisur nga aktivitetet e mundshme kriminale të zbuluara gjatë hetimit, OLAF i dërgoi edhe një kopje të gjetjeve të saj autoriteteve gjyqësore të Shqipërisë.


    Syri

Tema të Ngjashme

  1. Fermerët shqiptarë, këta vrasës të heshtur
    Nga Neteorm në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-06-2018, 10:54
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-10-2015, 14:11
  3. Si pasurohen pushtetarët e rinj duke vjedhur fondet publike
    Nga par në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 04:14
  4. Edi i Ramës: Edi Rama më ka vjedhur identitetin
    Nga Albo në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-01-2015, 02:26
  5. Fondet që janë akuzuar për financimin e veprimtarive terroriste
    Nga RTP në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-06-2005, 03:23

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •