Berisha: ‘Si manipuloi ambasadori anglez për ‘Non Grata”-n time”
Sali Berisha ka akuzuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë ambasadorin britanik në Tiranë, Alistar King – Smith, se kur qeveria e tij ka vënë në pikëpyetje heqjen e “Non gratës” të vendosur ndaj tij, ai ka lujtur një rol negativ duke përdorur trysni politike dhe mashtrime që kjo të mos ndodhte. Pasi Londra iu bashkua SHBA-ve për të sanksionuar ish-presidentin (1992-1997) dhe ish-kryeministrin (2005-2013), Berisha e bëri të ditur vetë personalisht këtë vendim që i mbërriti në mënyrë konfidenciale. Në 21 korrik të një viti më parë në drejtim të tij mbërriti një shkresë nga Home Office (ministria e brendëshme britanike) që e njoftonte për vendimin e marrë kundër tij. Ndryshe nga SHBA që e kishte shpallur më parë “Non Grata” Britania ka një sistem më transparent ndaj viktimës së kësaj mase dhe i lejon palës së prekur që përmes avokatëve të informohet për motivet dhe faktet që kanë shpënë drejt saj. “Unë vendosa të kundërshtoj vendimin e Home Office dhe t’u kërkoj atyre përmes një procesi ligjor që të vërtetojnë akuzat ndaj meje me prova konkrete”, ka deklaruar kreu i PD-së në një konferenëcë shtypi nga hotel Tirana (për ti’u përmbajtur qëndrimit se nuk e ngatërron partinë me këtë çështje private).
Pra pasi i ka marrë përgjigjet e autoriteteve londineze, Berisha ka dalë me një raport ku hedh poshtë të gjitha akuzat për lidhjen e tij me një ish drogaxhi (që shpërtheu derën e PD gjatë konfliktit me Bashën) për marrëdhëniet me Damir Fazlliçin, ish-klientin e së bijës investitorin pakistanez, Zanfar Ansar, e deri me lejimin e piramidave gjatë periudhës së qeverisjes së parë të PD-së. Natyrisht në ekspozenë e Berishës ka dhe shumë doza konspiracioni si etiketimi i mediave si Birn, Balkaninsight, Reporter.al, si të manipuluara nga Sorosi. Por ama interesante është të shihet roli që ka luajtur në dosjen e tij ambasadori britanik, të cilin Berisha e etiketon “diplomat të korruptuar njësoj si Charles McGonigal”.
Po cili ka qenë në të vërtetë roli i ambasadorit Alastair King-Smith? Në ekspozenë e tij kreu i PD lë të kuptohet se qeveria britanike e ka diskutuar mundësinë e revokimit të sanksionit ndaj Berishës. Por në mënyrë manipulative ambasadori ka mbajtur qëndrim për të kundërtën. Në një letër drejtuar shefave të tij, Alastair King-Smith shikohet të thotë: “Nëse kundërshtimi gjyqësor i Berishës për përjashtimin e tij është i suksesshëm. Qeveria britanike do të përballet me dëmtimin e reputacionit të saj ndërkombëtar, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor”. Diku më tej ai shton:“…edhe heqja e urdhrit të përjashtimit të Berishës para gjykimit do të sjellë një dëmtim të njëjtë dhe ka të ngjarë edhe më të madh të reputacionit”.
Pra sipas kësaj logjike vendimarrja nuk ka të bëjë me faktet, por arsyet janë krejtësisht politike. Dhe doza politike shtohet në një tjetër dokument të ambasadorit, që Berisha e interpreton kështu në raportin e tij: “Në rekomandimet e tij për mos-heqjen e vendimit të pabazuar të Home Office, në mungesë të provave, ambasadori King – Smith përdor kundër meje argumente të mirëfillta politike. Duke dëshmuar anshmëri të theksuar politike ai shpreh shqetësimin se heqja e vendimit të Home Office kundër meje do të ndikojë pozitivisht ne rezultatin e Partise Demokratike në zgjedhjet lokale: “…Ky rrisk është më i madh për shkak të periudhës së zgjedhjeve lokale të Majit 2023, në të cilat Berisha përballet me një sfidë të fortë për të ruajtur votat dhe vendet e partisë së tij”.
Kreu i PD-së është marrë gjatë me rolin e kryediplomatit britanik të interpretuar sipas letrave të këtij të fundit që kanë në duar avokatët e tij. Sipas Berishës ai ka dizinformuar qeverinë, ka shpifur duke thënë se kreu i opozitës ka kritikuar qeverinë Londrës, ka referuar si burime asnjëanëse mediat e Carlo Bolinos dhe vazhdon të trokasë në dyert e qeverisë shqiptare për t’u furnizuar me fakte që kreut të PD-së mos i hiqet sanksioni nga Britania. Pikërisht për këto arsye, Berisha e etiketon atë si “një armë kundër opozitës në të njëjtën linjë me Ramën”.
Lapsi
Krijoni Kontakt