Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 53
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK: Projekti i inceneratorit të Tiranës u propozua nga Erion Veliaj

    Dumani si vartës i Ramës/ Inceneratorit fantazmë të Tiranës nuk i ndalet pagesa

    Emri:  1FAD9FB2-B2C2-488C-B00A-1A99C1FB2E57.png

Shikime: 1131

Madhësia:  316.2 KB

    29 euro për ton. Kaq paguajmë për procesin e trajtimit të mbetjeve në inceneratorin e Tiranës, në Sharrë. Teorikisht mbetjet riciklohen, kapsulohen dhe digjen në temperatura shumë të larta.

    Praktikisht, inceneratori nuk ekziston. Mbetjet thjesht groposen në Sharrë dhe mbulohen me dhe.

    Meqënëse i paguajmë paratë kot dhe meqënëse janë futur në burg ish-ministra, ish-deputetë, zyrtarë shtetërorë dhe janë shpallur në kërkim pronarët e inceneratorëve, gazetarët interesohen të dinë, nëse do ndërhyhet për t’i dhënë fund pagesave të larta.

    Kur u pyet për këtë çështje në një takim që pati këtë të premte me gazetarët, kreu i SPAK, Altin Dumani u shpreh se “ka shoqëri pas shoqërie dhe duhet të gjendet pronari real, se të çon në arbitrazh”.

    Kjo përgjigje e Altin Dumanit për një nga çështjet më të mëdha të korrupsionit të regjistruara ndonjëherë nga prokuroria, ngjan me pohimet që bëhen nga ministrat e Ramës për të njëjtën temë. Edhe qeveria këtë mendim ka. Që pagesat duhet të vazhdojnë.

    Kur Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja u shpallën në kërkim, atëherë Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku tha se pagesat do të vazhdojnë me arsyetimin se: “Në rast se ne nuk zbatojmë kontratat, nga ana e ligjit tregtar të kontratës, ne do t’i krijonim Republikës së Shqipërisë një dëm të tillë që me siguri do të përgjigjeshim në Arbitrazh”.

    Është i njëjti arsyetim si i Dumanit sot, me diferencën se kur foli Balluku doli edhe Rama dhe e përshëndeti.

    “Përgjigjia e ministres është përgjigjia e duhur sepse janë marrëdhënie kontraktuale të cilat imponohen nga ligji për të vazhduar deri kur të ketë vendime të formës së prerë nga gjykatat. Janë marrëdhënie kontraktuale që duhet të zbatohen derisa të flasë drejtësia”, deklaroi Rama atëherë.

    Afera e inceneratorëve ka çuar në burg ish-Ministrin e Mjedisit Lefter Koka, ish-deputetin e PS-së, Alqi Bllako, ndërsa hetimet kanë nisur për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj. Të shpallur në kërkim janë pronarët e inceneratorëve Stela Gugallja, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, ndërsa disa zyrtarë të tjerë janë në burg.

    Nuk ështe e qartë se kush janë pronarët e inceneratorit të Tiranës, por kontrata nuk është respektuar pavarësisht se pagesat janë bërë rregullisht nga shteti shqiptar.

    Kryebashkiaku Erion Veliaj firmosi për kalimin e fondit për inceneratorin e Tiranës pa mbledhur Këshillin Bashkiak dhe kjo nuk është e vetmja shkelje e regjistruar në këtë aferë. Në korrespondencën me Alqi Bllakon, ish-deputetin që është në burg, erion Veliaj firmosi në emër të qarkut të Tiranës, megjithëse është vetëm kryetar bashkie.

    Altin Dumani u zgjodh me këmbënguljen e posaçme të ambasadores amerikane në krye të SPAK. Gjatë prezantimit të tij, ai i inkurajoi prokurorët “të procedojmë penalisht çdo shkelës ligji pavarësisht pozitës”, ndërsa u shpreh se “detyrën e shoh si mision dhe jo si vend pune”.

    Me gjithë këto deklarata nuk pritej që Altin Dumani të shndërrohej në hero, por nuk pritej as që të fliste si vartës i Edi Ramës.

    Lapsi

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK: Projekti i inceneratorit të Tiranës u propozua nga Erion Veliaj

    Video/ Ku kapet Veliaj te inceneratori i Tiranes

    Emri:  veliaj1234-696x374-1.jpg

Shikime: 1121

Madhësia:  31.6 KB

    Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka miratuar inceneratorin e Tiranës dhe ka firmosur dhënien e 91.8 mln eurove, pa mbledhur Këshillin Bashkiak. Kjo është akuza e kryetares së Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku, e cila ka publikuar një video me fakte që sipas saj provojnë se kryebashkiaku i Tiranës se ai ka qenë i informuar per projektin e inceneratorit të Tiranes që në qershor të vitit 2016. Në videon denoncuese sqarohet se në përgjigje të kërkesës së kompanisë që fiton koncesionin, kryebashkiaku njoftohet për një koston që i takon Bashkisë Tiranë për të paguar. Në muajin mars të vitit 2017, në kundërshtim me ligjin (sqarim: sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, që ka lexuar Lapsi.al, Veliaj nuk e ka tagrin për ta miratuar projektin, pasi ai vetëm e propozon buxhetin e bashkisë, i cili miratohet nga Këshilli Bashkiak), Veliaj ka kthyer përgjigjen duke marrë marrë përsipër angazhimin financiar prej 91.8 mln euro, pa mbledhur Këshillin Bashkiak për miratimin e këtij buxheti.

    Emri:  auto_hoxha11640769463.jpg

Shikime: 1111

Madhësia:  44.2 KB

    Më pas në 28 shtator 2017, një muaj pasi kontrata koncesionare është firmosur, Veliaj kalon në Këshillin Bashkiak buxhetin e ndryshuar për mbetjet.




    Lapsi

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK: Projekti i inceneratorit të Tiranës u propozua nga Erion Veliaj

    Sekuestrimi i inceneratorit, VOA: Akti i parë i drejtësisë për rastin e Tiranës

    Emri:  sdgtryttu.jpg

Shikime: 1133

Madhësia:  32.8 KB

    Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kundër krimit të organizuar dhe Korrupsionit, njoftoi sot se Gjykata kishte pranuar kërkesën e saj për vënien nën sekuestro të kompanisë e cila kontrollon inceneratorin e Tiranës. Sipas prokurorisë dy sipërmarrësit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, të përfshirë dhe në ndërtimin e dy impianteve të tjerë të ngjashëm për trajtimin e mbetjeve, në Elbasan dhe Fier, rezultojnë të jenë “pronarët “de facto” të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, e cila ka fituar kontratën koncesionare “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vendepozitimeve ekzistuese, Tiranë”, si dhe janë pronarët “de facto” të shoqërisë mëmë të saj, të themeluar në Hollandë, “Integrated Energy B.V”, ndryshuar më pas me emrin “Geogenix B.V””.

    Prokuroria e posaçme deklaron se “nga provat e marra gjatë hetimit ka rezultuar se, Zoto dhe Mërtiri kanë përdorur persona dhe shoqëri të tjera për të fshehur gjurmët si pronarët e vërtetë të shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k.” duke shpjeguar se “është evidentuar fakti se Zoto dhe Mërtiri, janë personat që kanë udhëzuar dhe kanë marrë vendimet në lidhje me shoqërinë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k. dhe shoqërinë mëmë në Hollandë me emrin e mëparshëm “Integrated Energy B.V.”, aktualisht “Geogenix B.V.”.

    Sipas prokurorisë, dy sipërmarrësit kanë përfituar po ashtu afro 4 milion euro duke përdorur fatura të flasifikuara tatimore. “Shtetasi Klodian Zoto është paraqitur dhe ka deklaruar fatura të falsifikuara për punime të kryera nëpërmjet shoqërisë tjetër të tij “Integrated Energy Services” sh.p.k., si nënkontraktor i shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k. Në kohën e lëshimit të këtyre faturave të falsifikuara, provohet se aksionerë “de facto” kanë qenë shtetasit Zoto dhe Mërtiri”.

    Në njoftimin e sotëm Prokuroria bën të ditur, se në sekuestro preventive, është vendosur dhe një sipërfaqe prej 611 m2 me vlerë 1 milion euro, e cila është në emër të shoqërisë “F.M.O”. Sipas prokurorisë “është evidentuar fakti se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri zotërojnë në mënyrë indirekte shoqërinë “F.M.O.” sh.p.k”, dhe se blerja e pasurisë për llogari të kësaj kompania është realizuar përmes të ardhurave të siguruara nga përfitime të paligjshme.

    Kontrata për ndërtimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve të kryeqytetit, me kosto të investimit të parashikuar prej 128 milion euro (pa TVSH) u firmos nga kompania “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k dhe Ministria e Mjedisit, në vitin 2017. Por ende sot e kësaj dite, inceneratori nuk është ndërtuar. Kjo kontratë ka qenë në qendër të akuzave të shumta publike dhe politike. Opozita ka drejtuar gishtin, ndër të tjera, dhe ndaj drejtuesit aktual të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

    Vënia nën sekuestro është akti i parë i ndërmarrë nga drejtësia për rastin e Tiranës, ndërsa për Elbasanin dhe Fierin, hetimet janë mbyllur dhe çështjet janë drejt përfundimit dhe në Gjykatën e posaçme të shkallës së parë.

    Po ashtu, është evidentuar fakti se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri zotërojnë në mënyrë indirekte shoqërinë “F.M.O.” sh.p.k. Nga hetimi janë mbledhur prova se këta shtetas, duke shfrytëzuar perfitimet e paligjshme kanë blerë për llogari të subjektit “F.M.O.” sh.p.k., një pasuri të paluajtshme, me sipërfaqe 611 m2, me vlerë 1 000 000 Euro, e ndodhur në qytetin e Durrësit.

    Zëri i Amerikës

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK: Projekti i inceneratorit të Tiranës u propozua nga Erion Veliaj

    SPAK i sekuestroi inceneratorin/ Erion Veliaj shpërthen në mllef kundër gazetarëve

    Emri:  veliaj-inceneratori-firma.jpg

Shikime: 1136

Madhësia:  48.5 KB

    Kryebashkiaku Erjon Veliaj, një nga kandidatët më të mundshëm të dosjes së SPAK për inceneratorin e Tiranës ka reaguar për herë të parë pas vendimit të sekuestros. Ajo që bie në sy në reagimin e Veliajt është se ai vazhdon të flasë me të njëjtën gjuhë për projektin e inceneratorëve edhe pse tashmë është e konfirmuar katërcipërisht se kjo është një aferë korrupsioni.

    “Një Tirane qe sot eshte pasqyre pastertie edhe si rezultat i transformimit te Sharres nga nje kancer urban ne nje fushe sanitare me standardet e duhura mjedisore” shkruan Veliaj në një mesazh në Tëitter, duke shpërfillur malin e abuzimeve prej dhjetëra miliona eurosh që është zbuluar nga media dhe nga SPAK.

    Gjithsesi në reagimin e tij ka edhe mllef ndaj mediave për të cilat thotë se janë të përfshira nga “histeria” dhe se i përkasin “baltës”, ndërsa gazetarët i quan “baltaxhinj të udhëhequr nga non grata”. Nuk kuptohet se përse Veliaj përmend “non gratën” duke iu referuar Sali Berishës, ndërkohë që sulmi ndaj gazetarëve është po kaq i vështirë për t’u kuptuar, kur Veliaj është një nga politikanët më të përkëdhelur nga mediat që i ushqen me leje ndërtimi dhe favore.

    Në dosjen për arrestimin e Arben Ahmetajt, një kapitull i veçantë i kushtohej inceneratorit të Tiranës dhe përfshirjes së zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës në marrëdhënie direkte me Klodian Zoton. Një prej tyre ishte drejtori i bashkisë Taulant Tusha që i ka dërguar Zotos draftin e vendimit të Këshillit Bashkiak për inceneratorin. Vetë Veliaj përmendet për shkresën me të cilën mori përsipër angazhimin financiar për inceneratorin e Tiranës megjithëse çdo qindarkë që lëviz nga buxheti është kompetencë e Këshillit Bashkiak.

    Emri:  Screenshot 2023-08-01 at 1.09.44 PM.jpg

Shikime: 1133

Madhësia:  39.1 KB

    Mesazhi i plotë i Veliajt pas sekuestrimit të inceneratorit

    “Histeria e portaleve te baltes tregon vetem qe baltaxhinjte e udhehequr nga Non Gratat s’e kane marr vesh akoma qe jemi ne epoke tjeter! Sekuestrimi dhe heqja nga duart e subjektit privat te impiantit te mbetjeve te Tiranes si rezultat i hetimeve te SPAK eshte mese i mirepritur ne rrugen e zbardhjes se veprimtarise se paligjshme te kujtdo qe ka abuzuar ne dem te interesit publik.

    Bashkia e Tiranes nderkohe do te vazhdoje pa u ndalur punen per nje Tirane qe sot eshte pasqyre pastertie edhe si rezultat i transformimit te Sharres nga nje kancer urban ne nje fushe sanitare me standardet e duhura mjedisore. Koha punon per Tiranen dhe Shqiperine Europiane, jo per kandilet e Non Gratave qe do te shkojne drejt shuarjes”

    Lapsi

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK: Projekti i inceneratorit të Tiranës u propozua nga Erion Veliaj

    Videokomenti/Tre arsye se përse sekuestrimi i inceneratorit i djeg Ramës e Veliajt

    Emri:  sekuestrimi-i-inceneratorit.jpg

Shikime: 1112

Madhësia:  43.1 KB

    Lajmi për sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës ka efektin e një bombe. Dhe ka së paku tre arsye se përse kjo që ka ndodhur nuk është një gjë e zakonshme. Janë këto arsyet se përse rilindja nuk donte në asnjë mënyrë që kjo dosje të hapej.

    Arsyeja e parë ka të bëjë me paratë e humbura nga buxheti i shtetit që vazhdoi ti paguajë Mërtirin dhe Zoton edhe 18 muaj pasi ata u shpallën në kërkim.

    Arsyeja e dytë lidhet me bonusin prej 8 pikësh që i dha qeveria Rama një kompanie të pa regjistruar dhe që e bëri këtë vetëm 9 muaj pasi e kishte marë këtë privilegj.

    Arsyeja e tretë ka të bëjë me implikimin e Veliajt që ka firmosur personalisht për të marë përsipër kostot duke anashkaluar këshillin bashkiak.

    Pikërisht për këto arsye sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës u pengua kaq shumë duka vazhduar pagesat deri mbi 100 milionë euro, vetëm që mos hapej kutia e Pandorës.

    Komenti nga Andi Bushati ne Lapsi Videos



    Lapsi

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK: Projekti i inceneratorit të Tiranës u propozua nga Erion Veliaj

    SPAK sekuestron kompaninë e incineratorit të Tiranës, i mori shqiptarëve 100 milionë euro

    Prokuroria e Posaçme ka identifikuar miliona euro fatura të falsifikuara për projektin e incineratorit të Tiranës, duke urdhëruar rë martën sekuestrimin e kompanisë Integrated Energy B.V. S.P.V dhe duke i kursyer në këtë mënyrë miliona euro çdo muaj taksapaguesve shqiptarë.

    Nga Gjergj Erebara

    Emri:  inceneratori_sharres.jpg

Shikime: 1152

Madhësia:  46.4 KB
    Incneratori i Sharrës është një kontratë PPP e fituar nga kompania Integrated Energy BV

    Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit urdhëroi të martën sekuestrimin e kompanisë që operon kontratën kontroverse të incineratorit të Tiranës, pasi njoftoi se hetimi paraprak ka zbuluar se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët e vërtetë të projektit dhe se kompania ka lëshuar miliona euro fatura të falsifikuara, të paguara nga taksapaguesit e Tiranës, Durrësit e bashkive fqinje me të.

    Sipas prokurorisë, nga hetimi “ka rezultuar se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët “de facto” të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, e cila ka fituar kontratën koncesionare “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vendepozitimeve ekzistuese, Tiranë”, si dhe janë pronarët “de facto” të shoqërisë mëmë të saj, të themeluar në Hollandë, “Integrated Energy B.V”, ndryshuar më pas me emrin “Geogenix B.V”.”

    “Nga provat e marra gjatë hetimit ka rezultuar se, shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri kanë përdorur persona dhe shoqëri të tjera për të fshehur gjurmët si pronarët e vërtetë të shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k,” thuhet në njoftimin e SPAK.

    Qeveria shqiptare e kryeministrit Edi Rama ka dhënë tre kontrata koncesionare për këta biznesmenë, dy prej të cilëve janë sekuestruar më herët nga SPAK ndërsa për të tretin dhe më të madhin, hetimet vijojnë. Kompania fituese e koncesionit është regjistruar në Holandë ndërsa pronarët e saj të regjistruar në regjistrim e pronarëve përfitues janë disa shtetas italianë e francezë, të cilët dyshohen se janë fasadë për të fshehur pronarët e vërtetë.

    “Është evidentuar fakti se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, janë personat që kanë udhëzuar dhe kanë marrë vendimet në lidhje me shoqërinë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k. dhe shoqërinë mëmë në Hollandë me emrin e mëparshëm “Integrated Energy B.V.”, aktualisht “Geogenix B.V.”, që përkon nga momenti i themelimit të këtyre shoqërive e në vijimësi”, thuhet në njoftimin e SPAK.

    “Nga aktet e administruara deri në këtë fazë të hetimeve, rezulton se shtetasi Klodian Zoto, në bashkëpunim me shtetasin Mirel Mërtiri, kanë përfituar në sajë të faturave tatimore të falsifikuara, vlerën monetare 409,428,000 (katërqind e nëntë milion e katërqind e njëzet e tetë mijë) lekë, ku shtetasi Klodian Zoto është paraqitur dhe ka deklaruar fatura të falsifikuara për punime të kryera nëpërmjet shoqërisë tjetër të tij “Integrated Energy Services” sh.p.k., si nënkontraktor i shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k. Në kohën e lëshimit të këtyre faturave të falsifikuara, provohet se aksionerë “de facto” kanë qenë shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri,” thuhet më tej në njoftim.

    Kompania Integrated Energy B.V u themelua në vitin 2017 dhe që nga ajo kohë, ka faturuar qytetarët shqiptarë në mënyra të ndryshme, përfshirë përmes sistemit fiskal për qeverinë apo përmes tarifave të detyrueshme për depozitim mbetjesh.

    Të dhënat e bilancit të kompanisë të publikuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, tregojnë se mes viteve 2017 dhe 2021, qytetarët i paguan Integrated Energy BV së paku 7.9 miliardë lekë në formën e tarifave koncesionare dhe tarifave të shërbimit të depozitimit. Në vitin 2021, të ardhurat e kompanisë arritën në 2.6 miliardë lekë. Bilanci i vitit 2022 nuk është depozituar deri më tani në QKB, por të dhënat e pagesave të thesarit të buxhetit të shtetit tregojnë se nga 1 janari 2022 deri më sot, kompania ka përfituar edhe 2 miliardë lekë të tjera. Duke marrë parasysh këtë, dhe të ardhura të tjera që kompania faturon për depozitimet, deri në kohën e sekuestrimit në gusht 2023, fusha e mbetjeve të Tiranës duket se u ka kushtuar taksapaguesve minimalisht 100 milionë euro.

    Incineratorët e Fierit dhe Elbasanit i kanë kushtuar veçmas sëbashku rreth 50 milionë euro.


    BIRN

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK: Projekti i inceneratorit të Tiranës u propozua nga Erion Veliaj

    ‘Dominotë kanë filluar të bien/ Kryemadhi rinxjerr faktet nga inceneratori i Tiranës që fundosin Veliajn



    Deputetja e PL-së Monika Kryemadhi ka risjellë një video të 27 korrikut 2022, ku tregon se përse duhet të merret i pandehur Erion Veliaj për inceneratorin e Tiranës.

    ‘Shkresat që sot qarkullojnë në media, mbi rolin e Erion Veliajt në procedurën e inceneratorit të Tiranës, ne i kemi denoncuar që në momentin e parë që kam dorëzuar kallëzimin penal. Atëherë këto media dhe figura publike nuk e shikonin të volitshme ti konsideronin të rëndësishme zbulimet tona. Ndoshta prisnin nga do të frynte era, apo nëse SPAK do të pranonte ndonjë përqindje në bashkëpunim...’, shkruan Kryemadhi në Facebook.

    Postimi i plotë:

    Pse duhet të merret i pandehur Erion Veliaj për Inceneratorin e Tiranës.

    Kështu u titullua kjo video e imja e postuar në 27 Korrik 2022.

    Ua solla si rikujtesë sot, që frytet e punës tonë të palodhur, për të denoncuar pa kompromis korrupsionin, nuk u mbyt dot as nga koha e madhe që ka kaluar, e as nga komisionet fallso që bashkëqeverisësit e 17 Majit orkestruan për ti hedhur hi syve shqiptarëve.

    Shkresat që sot qarkullojnë në media, mbi rolin e Erion Veliajt në procedurën e inceneratorit të Tiranës, ne i kemi denoncuar që në momentin e parë që kam dorëzuar kallëzimin penal. Atëherë këto media dhe figura publike nuk e shikonin të volitshme ti konsideronin të rëndësishme zbulimet tona. Ndoshta prisnin nga do të frynte era, apo nëse SPAK do të pranonte ndonjë përqindje në bashkëpunim...

    Nejse, pak rëndësi ka tani që domino-të kanë filluar të bien...

    Rishikojeni miq këtë video dhe ato shumë të tjera që me përkujdesje kemi përgatitur për ju që nga momenti që kam kallëzuar mafien Rilindase të inceneratorëve.

    Djalli fshihet në detaje. Deri në videon tjetër ��


    Syri

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK: Projekti i inceneratorit të Tiranës u propozua nga Erion Veliaj

    Ylli Manjani: Inceneratorët, Erion Veliajt duhet të arrestohet

    Emri:  auto_auto_foto64616801633531691516696.jpg

Shikime: 1090

Madhësia:  31.9 KB

    Nga Ylli Manjani

    Për shkaqe profesionale nuk jam e as mbështes arrestime për show.

    Ligji bolshevik i arrestimeve nuk ndihmon por e shkatërron drejtësinë.

    Pa asnjë dyshim është kështu. Dhe nuk do rresht së artikuluari këtë gjë.

    Mirëpo nëse arrestohet Lefteri dy herë, Arbeni që s’ka lidhje direkte kërkohet të arrestohet familjarisht dhe një mori zyrtarësh janë harruar në paraburgim, për të njëjtat arsye dhe për barazi para ligjit, Erion Veliaj duhet të jetë nën arrest gjithashtu.

    Minimalisht ka përvetësuar detyrat ligjore të Këshillit Bashkiak dhe të bashkive të tjera të qarkut Tiranë. Ka marrë vendim të shpenzojë 100 milionë Euro që nuk i ka patur në buxhetin e bashkisë.

    Madje Erioni duke qenë në detyrë rrezikon seriozisht dëmtimin e hetimeve.

    Ai i ka të gjitha mundësitë të fshehë prova dhe të dëmtojë hetimin, duke qenë aktiv në detyrë, duke administruar arkiva dhe interesa.

    Shto këtu edhe manipulimin e përditshëm të opinionit publik.

    Asnjë nga të arrestuarit e derisotëm nuk është më i rrezikshëm se Erion Veliaj.

    E përsëris nëse duan ta zbatojnë praktikën e arrestimeve siç e zbatojnë për të tjerët, Erioni s’ka pse të bëjë përjashtim.

    Përjashtimi i tij nga hetimi dhe arresti vendos nën akuzë drejtësinë për trajtim të pabarabartë.

    Kaq.


    Syri

  9. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK: Projekti i inceneratorit të Tiranës u propozua nga Erion Veliaj

    Çollaku: SPAK ka frikë të hetojë Veliajn, ai është pjesë e vjedhjes me inceneratorët

    Emri:  auto_Screenshot_31697216358.jpg

Shikime: 1099

Madhësia:  31.3 KB

    I ftuar në emisionin Syri Digjital me moderatorin Bled Marku për të komentuar zhvillimet e fundit të drejtësisë ishte gazetari, Basir Çollaku.

    Çollaku është shprehur se në dosjet me të cilët është i implikuar ish zv-kryeministri AHmetaj janë shumë funksionar të lartë të pushtetit që shkon deri te zyra e Edi Ramës.

    Ajo që u paralajmëruar më herët nga drejtuesi i SPAK në lidhje me ish zvkryeministrin ahmetajn une prita se drejtësia do të hetonte me thellë në dosjen e inceneratorëve pasi aty ka shumë persona nga qeveria që janë përfshirë në këtë vjedhje të madhe dhe jo të merrej me pjekjen e bukëve.

    Ka një lloj tendence që SPAK po merr vendin e ILDKP sigurisht që nuk duhet të shkojmë të mbivendosje dhe duhet të hetohet kjo dosje pasi pritshmëritë janë shumë të mëdha.

    Dosja Buka ka qenë një dosje e më hershme në prokurorinë e Tiranës ku në Shkallën e Parë është pushuar dhe Gjykata e Apelit ka kërkuar që të rikthen hetimet.

    Vë re në momentet e deri tanishme ka një lloj ngërçi në dojet që lidhen me Ahmetajn pasi aty janë shumë zyrtarë të përfshirë pasi në dosjen e privatizimit janë të implikuar kryetari i Bashkisë Tiranë që shkon zinxhir deri në Kryeministri. Kryetari i bashkisë së Tiranës është i përfshirë me firmë në vjedhjen e inceneratorëve dhe sa herë hetimi shkon deri te dera e Veliat prokurorët i kthejnë shpinën këtij hetimi dhe nuk merren me këtë funksionar . Sa herë shkon emri i Veliajt prokurorët kanë frikë dhe nuk e hetojnë.

    Video


    Syri

  10. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK: Projekti i inceneratorit të Tiranës u propozua nga Erion Veliaj

    Provat shkresore/ Erion Veliaj jepte urdhëra si pronar i inceneratorëve

    Emri:  veliaj-inceneratori.jpg

Shikime: 1076

Madhësia:  35.3 KB

    Dalin prova të reja me shkresa dhe dokumenta që provojnë se Erion Veliaj sillej si pronar real i inceneratorëve dhe jepte urdhra se kush duhet të paguante për depozitim në lanfillin e Sharës dhe kush duhet ti merrte shërbimet falas.

    Nga selia e PD-së ish rivali i tij në zgjedhjet e Tiranës, Belind Këlliçi, ka bërë sot publike dy emaile, që tregojnë për depozitim të inerteve pa pagesë në inceneratorin e Tiranës. Njëri prej tyre i përket kompanisë “Arlis ndërtim”, që u bë e famshme për 7 katet pa leje të ngritur në qendër tek reklamat e dikurshme të kinemave, në krah të Bankës së Shqipërisë.

    Në datën 18 qershor 2018, në një komunikim mes punonjësve të inceneratorit dhe bashkisë Tiranë, këta të fundit urdhërojnë shmangjen e pagesës për depozitimin e dherave, me justifikimin se kjo kompani do të ndërtonte zyra në favor të Bashkisë Tiranë (faksimilja poshtë).

    Emri:  Arlis-ndertim-1024x597.jpg

Shikime: 1085

Madhësia:  28.2 KB

    Sipër email i derguar nga Bashkia Tiranë për të favorizuar pa pagesë Arlis Ndërtim

    “Arlis ndërtim” do të ndërtojë një kullë tek ish policia bashkiake e Tiranës dhe e ka marrë këtë tokë me marrëveshje për të dhene në fund tre kate për përdorim të Bashkisë.

    Duke u nisur nga prezumimi se qëllimi është ngritja e një ndërtese publike, bashkia Tiranë ka urdhëruar që kjo kompani ti depozitojë inetret dhe dherat e saj falas. Por kjo alibi është flagrante. E para se për atë që do ti japë publikut për zyra, “Arlis ndërtim”, që thuhet se është e lidhur me një ish ministër të rëndësishëm socialist, ka përfituar një leje ndërtimi shumëkatshe. E dyta sepse edhe kompani të tjera private, që kanë ngritur vepra publike, kanë paguar si gjithë të tjerët për depozitimin e mbejteve të tyre. E treta, sepse bashki të tjera, që kishin marëdhënie me inceneratorin e Tiranës nuk e kanë pasur avantazhin që të japin të tilla urdhëra për shërbime pa pagesë.

    Pikërisht janë këto që e kanë bërë Belind Këlliçin të depozitojë dokumenta e reja në SPAK, si provë se Erion Veliaj është pronari real i inceneratorëve.

    Për ta bërë më të besueshëm këtë dyshim, departamenti anti korrupsion në PD ka publikuar edhe një kontratë të bërë mes tre drejtorive shtetërore dhe bosëve të inceneratorit për kontrollin e depozitimit të inerteve nga biznesi i së cilave, Klodian Mërtiri dhe Klodian Zoto kanë përfituar deri më tani 40 milionë euro. Në këtë kontratë, ku së bashku me inceneratorin e Tiranës ka firmosur si drejtor bashkie edhe njeriu i afërt i Veliajt, Taulant Tusha palët zotohen që të kontrollojnë, të mbikqyrin dhe të shkëmbejnë informacion për depozitimin e dherave.

    Emri:  taulant-tusha.jpg

Shikime: 1082

Madhësia:  25.2 KB

    Dhe në bazë të kësaj marëdhënie nga Bashkia jepej urdhër për kompani si Alris, të cilës duhet ti shërbehej falas. Duke qenë se personi që ka nënshkruar urdhërin e favorizimit varej dikekt nga kryebashkiaku, Këlliçi ka paraqitur edhe një organigramë të funksionimit të bashkisë ku tregohet se varësia e atij që ka dhënë urdhërin, pra punonjësit të Taulant Tushës është drejtpërdrejt nga “Lali”.

    Emri:  574a8d01-3f6d-4559-98d2-ff9c5a914a6d-1024x485.jpg

Shikime: 1066

Madhësia:  21.1 KB

    Organigrama e funksionimit të Bashkisë Tiranë e cila tregon se drejtoria e Punëve Publike e Taulant Tushës të njëjtit që nënshkroi marëveshjen dhe urdhëroi depozitimin e interteve falas varet direkt nga Veliaj.
    Në përforcim të idesë se për interesa të Bashkisë inceneratori jepte shërbime falas është publikuar edhe një email i dytë, ku gjithashtu mbetejet e ngelura nga shkaterrimi i Teatrit Kombëtar, Mirel Mërtiri urdhëronte që të depozitoheshin falas (poshtë).

    Emri:  faturat-e-teatrit.jpg

Shikime: 1096

Madhësia:  41.9 KB

    Pra sipas këtyre dokumentave del qartë e bashkia e Erion Velisë luan rolin e pronarit mbi pronarët “de jure”. të inceneratorëve. Asnjë kryebashkiak tjetër, i Durrësit, Kavajës apo gjetkë nuk e kishte forcën ti urdhëronte dy Klodët. Dhe kur i shton kësaj edhe fuqinë për të vendosur se cila kompani private mund ti merrte shërbimet pa lekë, pozita e Eroon Veliajt në këtë aferë errësohet shumë.

    ©Lapsi.al

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-05-2023, 22:47
  2. Kush do ta ndërtojë kullën 100 milion euro në mes të Tiranës?
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-10-2022, 21:21
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-05-2022, 08:53
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-03-2021, 01:07
  5. Pasuria e Thaçit 1,5 milion euro, e Krasniqit mbi një milion
    Nga gimche në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 02-01-2012, 13:18

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •