Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Frekuentimi i "shumtë" i partnerëve,tek adoleshentët.

    Adoleshentët dhe të rinjtë, që ndodhen në moshën e pubertetit kanë më shumë se 1 partner. Statistikat bëhen publike nga Materniteti "Mbretëresha Gereladine". Sipas mjekëve të këtij spitali, tashmë në kontigjencën e femrave, që janë të rrezikuara ndaj prekjes së sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, janë edhe adoleshentet edhe vajzat, që ndodhen në moshën e pubertetit. "Kontigenca e femrave të prekura nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme nis nga 20 deri në 40 vjeç, pasi në këtë moshë edhe jeta seksuale është më aktive", thotë specialisti i maternitetit "Mbretëresha Geraldine", Erlin Kurti. Sipas tij, pjesë e rrezikuar nga sëmundje seksuale tashmë janë bërë edhe të rinjtë e 9-vjeçareve.

    "Tashmë edhe të rinjtë, të cilët nuk kanë nisur të shkojnë në gjimnaz kanë problem", sqaron Kurti. Sipas tij, shumica e adoleshenteve i "fshehin" fakte të tilla si ndërrimi i partnerëve apo humbja e virgjërisë. "Ka ndodhur që kur vajzat vijnë të vizitohen me prindërit, thonë që nuk kemi nisur raporte seksuale dhe më pas, kur prindi largohet, ato pohojnë se tashmë kanë raporte seksuale", sqaron Kurti. Sipas tij, problemi aktual që kanë të rinjtë është nga një anë fshehja e të vërtetës dhe nga ana tjetër mungesa e informacionit.

    Gjinekologët sqarojnë se nuk është e mjaftueshme që të rinjtë të marrin vetëm informacionin që jepet në shkollë për sa i takon sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, për masat parandaluese dhe mbrojtëse ndaj SST-ve dhe parandalimit të shtatzënive të padëshiruara. Por jo vetëm kaq, sipas mjekut, është tepër e rëndësishme që gjatë orëve të mësimit të "Edukatës Seksuale", që të rinjtë zhvillojnë në arsimin e detyruar, duhet të dëgjojnë me kujdes ato që u thotë mësuesi. "Të rinjtë, sidomos vajzat duhet të kenë parasysh që vizita te gjinekologu duhet të nisë me fillimin e aktivitetit seksual. Është e nevojshme marrja e informacionit të saktë dhe në të njëjtën kohë edhe zhvillimi i konsultave", pohon mjeku.

    Sipas tij, në bazë të statistikave mesatare, femrat në Shqipëri nuk i kushtojnë një rënësi të veçantë kontrollit gjinekologjik.

    "Nëse do të merrnim kampione në shumicën e vendit, pavarësisht arsimimit apo kushteve në të cilat ndodhen, nga 70 deri në 80 për qind e femrave nuk vizitohen rregullisht te gjinekologu. Po ashtu, ato nuk kryejnë ekzaminime, siç është pub testi", thotë mjeku Kurti. Ky ekzaminim prej disa vjetësh është futur edhe në Shqipëri. Pub testi është një ekzaminim, i cili duhet të bëhet mbi moshën 18 vjeç. Sipas gjinekologëve, kjo analizë shërben për të ekzaminuar qelizat e qafës së mitrës. Me anë të kësaj analize, mjekët informohen nëse në qafën e mitrës ka qeliza kanceroze. Nëse informacioni është i hershëm, atëherë edhe parandalimi apo kurimi i tumoreve është më i thjeshtë dhe më i shpejtë.

    Sëmundjet seksualisht të transmetueshme janë të shumta. Por më të njohurat janë: HIV/AIDS, Hepatiti, Sifilzi, Gonorreja, Herpesi.

    Instituti i Shëndetit Publik ka deklaruar se në 2006-2007 po barazohet numri i fermave me meshkujt e prekur nga HIV AIDS. Ndërsa kjo sëmundje më parë merreshe jashtë vendit, tashmë, sipas ekzaminimeve të ISHP-së, të prekurit janë autoktonë.

    Gazeta SHQIP
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    im ure sweetheart// Maska e sweet heart
    Anëtarësuar
    11-07-2006
    Postime
    4
    jam plotesisht dakort me keto statisktika.. ne fakt kultura seksuale e shqiptare eshte e pakeyt,me sakte minimale me ate qe ne fakt duhet te dine. afkte te tilla jane shume tragjike per nje shoqeri qe eshte ne zhvillim,dhe sidomos kur prek nje pjese te rendesishme te zhvillimit te personalitetit te cdo njeriu... dhe duhet marr parasysh se nje gabim ne kete moshe do te ishte me pasoja fatale ne jeten e secilit,e per me teper ne jeten e nje vajze, qe dihet qarte qe eshte shenjestra kryesore e mentalitetit, me raste te prapambetur te shoqerise shqiptare. prandaj kujdesi sa me i madh ne kete moshe do te conte ne nje formim normal dhe me sa me pak pendesa per te kaluaren....

  3. #3
    KuCoVaR Maska e Olimp
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    QS
    Postime
    484
    Tashmë edhe të rinjtë, të cilët nuk kanë nisur të shkojnë në gjimnaz kanë problem", sqaron Kurti. Sipas tij, shumica e adoleshenteve i "fshehin" fakte të tilla si ndërrimi i partnerëve apo humbja e virgjërisë. "Ka ndodhur që kur vajzat vijnë të vizitohen me prindërit, thonë që nuk kemi nisur raporte seksuale dhe më pas, kur prindi largohet, ato pohojnë se tashmë kanë raporte seksuale
    Ne Shqiperi kjo gje ndodh per te vetmin fakte te mentalitetit qe kemi frika ndaj prindrit "ndrojtje"etj
    kurse sa per faktin e kontrodhit te mjeku them se injoranca ben te sajen pa ofenduar asnje te gjinis f meqense behete fjal per to ...
    Ere mire mire

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •