Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Eurostat: 67.9% e shqiptarëve s’hanë 1 vakt të plotë me mish, shkak çmimet e larta

    Eurostat: 67.9% e shqiptarëve s’hanë 1 vakt të plotë me mish, shkak çmimet e larta

    Emri:  meatchef-0.jpg

Shikime: 257

Madhësia:  35.0 KB

    67.9% e popullsisë në Shqipëri, nuk kanë mundësi të konsumojnë një vakt të plotë, që përfshin mish, peshk ose ekuivalent vegjetarian një herë në dy ditë, sipas Eurostat.

    Referuar të dhënave për vitin 2021, Eurostrat verën se krahasuar me mesataren ne Evropë, shifrat e pamundësisë për të konsumuar një vakt me produkte mishi janë tre herë më të larta.

    Të ardhurat e pakta dhe çmimet e larta kanë sjellë vështirësi tek familjet shqiptare, për të siguruar edhe disa nga ushqimet bazë. Sipas Eurostat, në vitin 2022, rreth 8.3% e popullsisë së BE-së, nuk ishin në gjendje të përballonin një vakt, që përmbante këto produkte ushqimore, një përqindje më e lartë, krahasuar me vitin 2021 ku të dhënat ishin 7.3%.

    Të dhënat e Eurostat tregojnë se në nivel global 19.7% e njerëzve në rrezik varfërie nuk ishin në gjendje për një vakt të tillë.


    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Eurostat: 67.9% e shqiptarëve s’hanë 1 vakt të plotë me mish, shkak çmimet e larta

    Zarzavatet, bulmeti dhe mishi mbajnë inflacionin të lartë

    Në muajin qershor, inflacioni i përgjithshëm u ngadalësua në 4.5% por çmimet e ushqimeve vijuan të rriten, më së shumti te zarzavatet, bulmeti dhe mishi.

    Nga Gjergj Erebara

    Emri:  Treg-bujqesor-1.jpg

Shikime: 153

Madhësia:  50.1 KB
    Treg bujqësor në Tiranë. Foto: LSA

    Indeksi i Çmimeve të Konsumit u rrit me 4.5% në qershor, një ritëm më i ulët rritjeje se sa në maj dhe shifra më e ulët e rritjes që nga fillimi i krizës aktuale të çmimeve në janar 2022, por çmimet e ushqimeve vijuan të rriten, duke goditur shtresat më të varfra të popullsisë. Të dhënat e Institutit të Statistikave, të publikuara të hënën, tregojnë se çmimet e ushqimeve u rritën në bazë vjetore me 10.3% ndërsa zarzavatet kushtojnë sot 26% më shtrenjtë se një vit më parë, qumështi, djathi e vezët 14% më shumë ndërsa mishi është shtrenjtuar me 11%.

    Çmimet janë ulur në zërin “Transport” ku përfshihen çmimet e naftës, pas stabilizimit të tregut ndërkombëtar të hidrokarbureve, ku çmimet u rritën vitin e kaluar si pasojë e luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

    Grupi Zarzavate përfshirë patatet zë 6.2% të konsumit të familjeve shqiptare dhe zakonisht gjatë verës shënon rënie në krahasim me dimrin. Edhe këtë vit, çmimet kanë rënë në krahasim me dimrin, por janë 26 për qind më të larta se sa ishin në qershor 2023. Edhe frutat kushtojnë 10% më shtrenjtë.

    Bujqësia në Shqipëri duket se po ka një vit të vështirë, rritja e prodhimit në tre tremujorët e fundit ka qenë pranë zeros, sipas të dhënave të INSTAT për Prodhimin e Brendshëm Bruto.

    Shqipëria synon inflacion në masën 3% me bandë luhatjeje të pranuar 2 deri në 4%. Inflacioni ka qenë më i lartë se sa normal maksimale e pranueshme që nga marsi i vitit 2022. Inflacioni shënoi kulmin në masën 8.3% tetorin e kaluar.

    Pensionistët duket se janë shtresa më e goditur e popullsisë aktualisht, pasi pensionet nuk janë rritur ndërsa çmimet janë rritur.

    BIRN

Tema të Ngjashme

  1. Eurostat: Shqiptarët, grupi i tretë i emigrantëve në BE
    Nga BOKE në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 10-12-2011, 01:53
  2. Eurostat: 1 milion shqiptarë jetojnë në BE
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 18-12-2009, 15:07
  3. Nafta në Shqipëri, çmimet më të larta se në Europë
    Nga YaSmiN në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 09-05-2008, 15:32
  4. EUROSTAT: Shqipëria, më e varfra në Europë
    Nga iliria e para në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 23-12-2007, 13:39
  5. Ja përse çmimet e apartamenteve janë të larta
    Nga NoName në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 05-05-2006, 16:54

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •