Close
Faqja 0 prej 17 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 164
  1. #1
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    Feja e Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut

    Ne kete teme jeni te lutur te sillni materiale historike te besueshme qe hedhin drite mbi besimin fetar te familjes se Kastrioteve dhe vete heroit tone kombetar, Gjergj Kastriot - Skenderbeu.

    Jeni te lutur te mos beni asnje replike, asnje koment subjektiv, por vetem te sillni citate historike nga libra dhe burime te ndryshme historike. Ne fund te cdo citati, vendosni burimin nga e keni nxjerre. Sillni vetem ato fakte historike qe i perkasin temes.

    Te gjitha replikat, komentet do te kalojne ne kosh. Ne kete teme duhet te gjeni vetem burime historike, as debat, as replika, vetem fakte te larmishme historike.

    Lereni secilin lexues te nxjerri perfundimin e tij se cfare besimi ka patur familja e Kastrioteve.

    Albo

    P.S Ky mesazh u ndryshua nga stafi i forumit
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 27-07-2004 mė 19:12

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet nė Bllog
    22
    Ky me poshte eshte portreti i Skenderbeut nga Marin Barleti ne doreshkrimet e tij. Ua sjell studiuesi danez Bjoern Andersen. Kliko ketu Per tu njohur me artikullin e tij.

    Kurse vula me poshte mendohet te jete vula e Kastrioteve, dhe ruhet edhe sot e kesaj dite ne Muzeumin Kombetar Danez, eshte gjetur nga arkeologu danez Dr Peter Pentz. Vula eshte shkruajtur ne greqisht se prapri: 'Aleksandri i Madh'. Autenciteti i vules nuk eshte mundur te provohet dhe as origjina e saj nuk eshte shume e qarte, megjithate vlen te permendet.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet nė Bllog
    22
    Referojuni edhe komunitetit arberesh ne Itali, ne komunitetin e tyre ne Internet, ne faqen ArbItalia.net ku i kushtohet nje faqe e vecante historise se etapave te emigracionit drejt Italise.


    Gli albanesi mantennero la religione cristiana di rito ortodosso e questo fu, ed č tuttora, uno dei tratti caratterizzanti la etnia albanese sia rispetto alla restante popolazione italiana sia riguardo agli albanesi rimasti in patria, divenuti nella stragrande maggioranza dei casi mussulmani

    http://www.arbitalia.it/storia/migrazioni.htm

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet nė Bllog
    22
    Historia e komunitetit arberesh ne Itali sipas vete historianeve italiane, ku nder te tjera:

    .....
    .....
    Many of these villages still exist in Southern Italy. Over 800,000 Albanians in Italy speak a language called 'Tosca." Tosca is a type of Albanian distinct to Italy. It is primarily Aberesh ( the native language of Albania), but also contains Italian and traces of Greek. Although Tosca is not an official language of Italy, it can be heard spoken at homes in Albanian-Italian villages like Civita. There are four Tosca dialects, all spoken in Southern Italy. Those dialects are Sicilian Albanian, Calabrian Albanian, Central Mountain Albanian, and Field Marino Albanian.
    http://www.initaly.com/regions/ethnic/arberesh.htm

    Nuk mund te mesosh mbi jeten e Gjergj Kastriotit, pa iu referuar komunitetit arberesh ne Itali dhe ne bote, qe jane pasardhesit gjenetike te Gjergj Kastriotit.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet nė Bllog
    22
    Skėnderbeu u tha (simbas tekstit tė Barletit
    pėrkthye nga Fan Noli):


    "Kapedanė dhe ushtarė trima".

    S'ėshtė as e re, as e papritun pamja qė
    kam sot pėrpara syve. Ashtu si ju kujtonja,
    ashtu ju gjeta, stėrnipėr tė thjeshtė tė njė
    race tė vjetėr dhe bujare, trima dhe besnikė
    tė patronditur tė vendit dhe tė mbretit tuaj.
    Edhe jam i lumtur tani qė mund t'ju hap
    zemrėn time. Ju thom pa u mburrur qė, sa
    kam rrojtur, kam patur gjithnjė kėtė mall
    pėr atdhenė dhe kėtė dėshirė pėr lirinė.
    Kur mė ftuat pėr kėtė vepėr nga shėrbimi i
    Sulltanit, kisha nė zemėr atė dėshirė qė
    kishit edhe Ju. Juve ndofta ju shkoi nga
    mėndja qė e kisha harruar vėndin, edhe
    nderin, edhe lirinė, kur ju ktheva prapa tė
    helmuar, pa ju dhėnė asnjė shpresė dhe pa
    ju treguar asnjė ndjenjė bujare dhe
    shpirtmadhe. Po unė sillesha me atė
    mėnyrė, se ashtu e deshte shpėtimi i juaj
    dhe i imi, se puna ish e tillė se duhej bėrė
    dhe jo thėnė, se e shikonja qė kishit mė
    tepėr nevojė pėr frė sesa pėr shtyrje. Jua
    fsheha planet e mia dhe s'jua ēfaqa
    dėshirėn qė kisha nė zemėr aq vjet, jo se s'u
    kisha besim, jo se s'jua dinja shpirtin, po
    se ju ishit tė parėt qė e hothtė zjarrin dhe u
    futtė nė kėtė valle; po se puna duhej
    mejtuar thellė, se duheshin gjetur mjetet, se
    duhej zgjedhur koha e mirė. Ndryshe do tė
    derdhej gjak mė kotė dhe pėrfundimi do
    t'ish nji robėri me e keqe se e para. Dhe
    ahere ēdo shpresė pėr tė nesėrmen
    fluturonte; se nji punė si kjo niset njiherė e
    mirė; dhe nė mos vaftė mbarė, rasja dhe
    mjetet pėr ta nisur ikin e s'kthehen kurrė
    prapė. Prandaj s'ja tregonja planin tim as
    vetes sime dhe ruhesha mos me shkiste
    gjuha dhe mė dėgjonin muret. Kam pėr
    dėshmor Hamzėn, tim nip, qė e kam pasur
    kėshilltar, pėrkrahės dhe shok armėsh, me
    ca tė tjerė tė pakė, me besnikėrin e tė cilve e
    vumė kėtė plan nė vepėrim. Tani, ndonėse
    rronim e hanim bashkė dhe kishim njė
    zemėr dhe njė shpirt, me gjithė kėtė asnjė
    nga kėta s'mė kish dėgjuar kurrė tė zė
    n'gojė atdhenė, lirinė dhe krishtėrimin,
    gjersa ardhi rasa nė betejė tė Nishit. Lirinė
    mund ta kishit fituar me trimėrinė tuaj
    nuk i mungojnė burrat, po ju pėlqeu ta
    prisni nga dora e ime, ndonėse vonė, se
    kėshtu ndofta desh vet i madhi Zot. Se
    ėshtė me tė vėrtetė ēudi qė trima kryelartė
    si ju, tė rritur nė liri, duruat kaq kohė
    robėrin e barbarve, duke pritur tė mė
    shikoni njė ditė nė krye tuaj. Po vallė, a e
    meritonj kėtė titull tė bukur tė ēlironjėsit qė
    kini mirėsinė tė mė jipni? Lirinė s'jua solla
    unė, po e gjeta kėtu, nė mes tuaj. Posa
    shkela kėmbėn kėtu, posa dėgjuat emrin,
    renttė qė tė gjithė, mė dualtė pėrpara kush
    e kush mė shpejtė, sikur t'ishin ngritur nga
    varret atėrit, vėllezėrit, bijtė tuaj, sikur tė
    kishte zbritė nga qielli vetė Perėndia. Mė
    prittė me aq dashuri dhe gėzim, mė sualltė
    aq shėrbime tė ēmuara e pa numėr, sa mė
    bėtė mė tepėr ju robin tuaj sesa unė tė lirė
    ju. Kėtė mbretėri, kėtė qytet nuk jua dhashė
    unė, po ju gjeta t'armatosur, lirinė e kishit
    kudo, nė krahėrore, nė ballė, nė shpata e nė
    ushtat; si gardjan besnikė t'emėruar prej
    tim eti, ja ma vutė mbi krye kėtė kunorė, ju
    ma dhatė nė dorė kėtė shpatė, ju mė bėtė
    zot tė kėsaj mbretėrije, tė cilėn ma ruajtėt
    me aq besė, me aqė kujdes, me aq
    mundime. Shpjermėni tani, me ndihmėn e
    perėndisė, qė ta ēlirojmė tėrė Shqipėrinė.
    Pjesėn mė tė madhe, pothuaj tėrė
    punėn, e mbaruat: Kruja dhe tėrė krahina e
    saj u fitua; Dibra dhe Malėsitė u bashkuan
    me ne; anmikut s'i mbeti as emėri, as
    shėnjat nė fushat tona; qėndrojnė vetėm
    fortesat. Kam shpresė t'i marrim edhe kėto
    me hir a me pahir, me dhelpėri a me
    trimėri, ndonėse garnizonet turke janė mė
    tė forta dhe kėshtjellat janė vendosur si
    shkėmbenj tė ashpėr dhe tė paafruarshėm.
    Armiku ėshtė i rrethuar, i dėshpėruar, dhe
    s'i kanė mbetur veēse muret e fortesave. Po
    pėr kėto do tė kėshillohemi e do tė
    pėrfundojmė mė nurė kur tė vemi nė vėnt e
    kur tė kemi armėt nė dorė dhe anmikun
    pėrpara, sesa tani pėr sė largu dhe pa ditur
    se ē'kemi pėrballė. Do tė nisim nga Petrela
    mė parė, jo se kjo ėshtė mė e lehtė pėr t'u
    fituar - pėrkundėr ėshtė njė fortesė prej
    natyre dhe ka njė garnizon tė fortė - po se
    ndodhet mė afėr kryeqytetit, dhe jam i
    sigurt qė lajma e mirė e ngjarjeve nė Krujė
    ua ka ngrirė gjakun armiqve. Tė tmerruar
    nga trimėrija e juaj dhe nga ēkatėrrimi i
    garnizonit tė Krujės, ndofta do tė na
    lėshojnė fortesėn mė tė mirė; nė mos, po do
    t'i shtrėngojmė tė na e japin me tė keq. Njė
    gjė vetėm duhet tė keni nėr mėnt: nė mos e
    marrshim Petrellėn, asnjė nga ne s' duhet tė
    kthehet prapė i gjallė.
    Ngrehni pra flamurin pėrpara, dhe
    rrėfehuni burra si ngahera. Perėndia, si
    gjer tani, ashtu edhe paskėtaj, do tė na
    ndilnmojė dhe do tė na nxjerrė faqebardhė.

    0 Burrani!"

    Fjalimi i Gjergj Kastriotit i mbajtur ne Kruje pas kthimit te tij ne Atdhe.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #6
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Un tja them atyre? Jo mor Albo se ata e kan provuar vete kete gje, prandaj dhe jane ndare me kohe nga ajo influence. Megjithate Seminaristi akoma ka mllefe ndaj kishes maqedonase.... kush e di pse...

    Na jep fakte ore, un dua fakte, ti me jep mjekrra mua dhe vija ndarese ndermjet veri/jugut. A e shef se cfare dobesie kane argumentat e tua? E ti qe quan veten edukator? Edhe ne cerdhe te shkoje nuk do beje fajde.

    "The sovereignty of the Sultan came thus to an end, and the Turkish garrison of Croia was destryed. Thereupon, Scanderbeg solemnlu abjured the Moslem religion in the CATHEDRAL of his capital in the presence of THE CATHOLIC PRIMATE, who bestowed upon the future defender of the faith of JESUS and of HIS COUNTRY the benedictions of THE CHURCH"
    "On March 1 of the following year, a stately gathering of the Albanian feudal lords tool place in the CATHEDRAL OF ALESSIO.... "IN IT, Scanderbeg was proclaimed "Chief of the League of the Albanian Peoples"

    Constantine A. Chekrezi faqe 31.
    Eastern European Collection - Albania Past and Present - MacMillan 1919

    Shkrimet qe jan perdorur per kete reference... rreth 5 faqe eshte seksioni i dedikuar per Skenderbeun por shume i dendur me informata dhe as qe nuk permendet fakti se ai eshte orthodhoks... dhe keto jane konsultimet.

    1) Barbarich, Eug. Albania pp. 177-193
    2) Fallmerayer, Dr. J. Ph., Das Albanesiche Element in Griechenland, Vol 9. , 00. 1-110
    3) Lavardin Du Plessis, Jacques de, Historie de Gerges Castriot, surnomme Scanderbeg, Paris 1621
    4) Knolles, The general history of the Turkes, London, 1603, pp. 283-33, 365-403, 413-426.
    5) Marinus Barletius, De vita et moribus Georgii Castrioti, Venice, 1504. Strasburg 1696, Frankfort 1577.
    6) Petrovich, G., Scanderbeg, Essai de bibliographie raisonance, Paris, M.D., CCCLXXXI
    7) Scapolo, Emilio, Venezia e Albania, in L'Ateneo Veneto, Venice, 1908

    Te lutem dua bibliografine tende.
    Edhe mos na be me me shkrujt libra ne forum, se ta thashe i her je i humbur ne ket debat kryqtar qe ke ndermarr se nuk ke asnjefare reference pervec mjekrrave, disa citateve te ndonje albanologu qe tenton te vej vija ndarese orthodhoksi/katolicizem per aresye influence zonale etj etj. Eshte e kote qe i futesh keti muhabeti se nuk ke REFERENCA.

    Sa per gjarpinjte nqs ka nej njeri qe nxjerr bishta ktu, ti me bishtat qe ke nxjerr kur vete forumi yt te ka dhen shpulle realiteti ja ke kalu edhe teorive me te guximshme te Darvinit per prejardhjen e njeriut nga hardhuca. Kthehu tek argumentat meqe i ke qef.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 12-10-2004 mė 15:24
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Hyllien pėr postimin:

    yllbardh (02-12-2013)

  8. #7
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Ja tu jap shkurtimisht edhe nje shembull te normalitetit te dualitetit ortodoks-katolik te familjeve princore Ballkanase, respektivisht serbe, ate te Nemanjave.


    Shen Sava, i biri i Stefan Nemanjes, pasi kthehet nga Mali i Shenjte me eshtrat e te atit, prej manastirit Hilandar, qe ai sebashku me te atin, qe si murg quhej Simon, e kishin themeluar edhe ndertuar per llogari te serbeve, fpreokupohet me pajtimin e dy vellezerve te tij, Stefanin e pare, qe zoteronte Rashken, edhe Vukanin, qe zoteronte Zeten (Malin e Zi), pasi keta te dy, ne ato kohe pas kryqezates se 1204, dmth rrenies se Konstandinopojes, kishin filluar, te detyruar nga rrethanat politike, te konkurronin per te njohur kush me pare nga papa si mbreter.

    Shen Sava e keshillon te vellane Stefanin qe ti shkruanin papes Honorius III qe ky ta kurorezonte Stefanin si mbret te serbevet, gje qe papa e mirepriti, me shpresen se ky veprim do conte ne perfshirjen e Raskes nen autoritetin kishtar papal, e dergoi nje kardinal per te kryer kurorezimin. Me tu bere kurorezimi, Shen Sava niset drejt Nicese, ku kishte rezidencen perandori ne eksil i Konstandinopojes, edhe i kerkon patrikut qe ti jape atij Autoqefaline e kishes serbe, gje qe, per arsye te situates politike ne Ballkan, ai ia arriti me sukses, duke zhgenjyer keshtu thellesisht aspiratat e papes per aneksim te Raskes nen Romen, qe tashme donte s'donte e njihte kurorezimin e Stefanit si mbret.



    Historiani kishtar, Papadakis, e cileson si normal kete dualitet veprimi, ne ato kushte politike te asaj kohe, e aspak si ndonje tradheti e hile ndaj besimit ortodoks.


    Pra, bashkepunimi i princave ortodoks me papet deri ne lenien e pershtypjes se po konvertohen ne katolik ka qene nje dukuri e disahershme edhe para shekullit 14,15.

  9. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet nė Bllog
    22
    E drejta dhe simbolet shtetėrore

    Shteti shqiptar, i bashkuar nėn drejtimin e Skėnderbeut, kishte simbolet e veta, qė mbėshteteshin nė traditėn vendase dhe shprehnin sovranitetin e tij. Skėnderbeu krenohej me historinė e lavdishme tė kombit shqiptar. Prandaj, ai mbajti si emėr tė dytė vetjak pėrgjegjėsen e emrit tė Aleksandrit tė Madh tė Maqedonisė, qė te osmanėt ishte Iskander (Skėnder nė gjuhėn shqipe). Siē e dėshmon edhe M. Barleci, emėrtimet gjeografike Maqedoni dhe Epir janė pėrdorur nė mesjetė si sinonime tė emėrtimit etnogjeografik Arbėri. Pėr mė tej, krahas evokimit tė lavdisė sė Pirros dhe tė epirotėve tė lashtė (sinonim i emrit “arbėr” gjatė mesjetės), Skėnderbeu pėrdori edhe simbolet shtetėrore tė Pirros sė Epirit (shqiponjėn dhe pėrkrenaren e zbukuruar me njė kokė dhie), tė Aleksandrit tė Madh tė Maqedonisė (shenja e Diellit), si dhe simbole pellazgjike. Simbolet dhe evokimet e mėsipėrme dėshmojnė pėr formimin e tij kulturor humanist dhe tregojnė se ai mbėshtetej nė traditėn vendase pėr t'i dhėnė njė frymė sa mė kombėtare shtetit tė tij dhe luftės sė shqiptarėve kundėr pushtimit osman.

    Shtetin e tij Skėnderbeu e emėrtoi me emrin etnogjeografik kombėtar mesjetar Arbėria (Albania) edhe pse nė tė u pėrfshi njė pjesė e viseve shqiptare. Titulli zyrtar i Skėnderbeut ishte Zot i Arbėrisė (Dominus Albaniae), tė cilin e gjejmė tė shėnuar nė vulėn e nė shkresat zyrtare tė tij, si dhe nė letrat e kancelarive tė huaja qė i janė drejtuar atij si kryetar i shtetit shqiptar.
    Shkresat zyrtare tė Skėnderbeut, qė njihen deri tani dhe qė kanė dyllin me gjurmėn e vulosjes sė tyre, tregojnė se kryetari i shtetit shqiptar ka pasur dy vula zyrtare, qė kishin madhėsi e simbole tė ndryshme.

    Vula e madhe zyrtare e Skėnderbeut ishte nė formė rrethore me diametėr 41 mm dhe perimetėr afro 125 mm. Nė qendėr ajo kishte shqiponjėn dykrenore dhe yllin me gjashtė cepa, tė vendosur ndėrmjet krerėve tė saj. Anash vula kishte rrethin me shkronja tė mėdha GEORGIVS CASTRIOTIVS SCENDARBIC. Nė krye tė rrethit tė vulės ishte shenja e diellit me tetė rreze, qė ndante fillimin dhe mbarimin e emėrtimit GEORGIVS CASTRIOTIVS SCENDARBIC. Shenja e diellit me tetė rreze ka qenė simbol shtetėror i Aleksandrit tė Madh tė Maqedonisė. Nėn krerėt e shqiponjės dhe mbi krahėt e saj kishte inicialet D AL tė fjalėve Dominus Albaniae. Kėto iniciale tė fjalėve Dominus Albaniae, qė pėrbėnin titullin zyrtar tė Skėnderbeut, tregonin pozitėn juridike tė tij (Dominus) si kryetar shteti, si dhe emrin e shtetit (Albania), ku ai ushtronte pushtetin e tij.

    Vula e vogėl e Skėnderbeut ishte skalitur nė gurin e ēmuar tė unazės personale tė tij. Ajo kishte formė tetėkėndėshe me pėrmasa maksimale 9 mm gjatėsi dhe 7 mm gjerėsi. Simbolet e saj ishin marrė nga mitologjia e lashtė pellazgjike. Nė gurin e vulės sė vogėl ishin skalitur dy figura tė mitologjisė pellazgjike: mbretėresha Leda dhe Zeusi i Dodonės i shndėrruar nė mjellmė.
    Si simbole mė pėrfaqėsuese pėr shtetin shqiptar Skėnderbeu pėrdori shqiponjėn dykrenore me krahė tė ulur dhe yllin me gjashtė cepa, simbole kėto qė ishin mjaft tė njohura nė mjedisin shqiptar. Kėto simbole ishin edhe nė stemėn dhe nė flamurin shtetėror. Nė njė katolog venecian stemash ėshtė vizatuar nė mes tė viteve 60 tė shek. XV stema e Kastriotėve, kur djali i Skėnderbeut, Gjoni, mori titullin “fisnik venecian”. Gjithashtu stema ruhet e gdhendur nė varrin monumental tė nipit tė Skėnderbeut, Konstandinit, qė gjyshja e tij, Donika, ia ngriti nė Napoli tė Italisė nė vitin 1500. Shqiponja e zezė dykrenore, siē e ka treguar M. Barleci, ka qenė e vendosur edhe nė qendėr tė flamurit tė Skėnderbeut qė fushėn e kishte tė kuqe.

    Shqiponja dykrenore ishte simbol i njohur shtetėror i Perandorisė Bizantine dhe i familjes sė Muzakajve, qė kishin krushqi me Kastriotėt. Edhe Arianitėt dhe Gjurashėt kishin shqiponjėn dykrenore si simbol tė tyre. Kurse ylli me gjashtė dhe shtatė cepa ishte pėrdorur si simbol nga Muzakajt dhe nga Balshajt. Ylli me gjashtė cepa duhe tė ketė qenė vendosur edhe ndėrmjet krerėve tė shqiponjės nė flamurin e Skėnderbeut, si njė element dallues kundrejt flamurit tė Perandorisė Bizantine.
    Vula me shqiponjė, si simbol shtetėror i Skėnderbeut, del se ėshtė pėrdorur pėr herė tė parė nė letra qė janė shkruar gjatė mesit tė viteve 50 dhe ndoshta jo rastėsisht. Nė tė njėjtėn kohė me vulėn duhet tė jetė pėrdorur edhe flamuri me fushė tė kuqe dhe shqiponjėn dykrenore nė mes, qė e ka patur Perandoria Bizantine. Nėpėrmjet kėtyre simboleve synohej qė tė shprehej uniteti i viseve tė lira shqiptare dhe tė tregohej se pas pushtimit tė Konstandinopojės prej turqve mė 1453, shqiptarėt ishin forca kryesore antiosmane qė luftonte nė ish zotėrimet e Perandorisė Bizantine. Kėto simbole tė reja pushteti tė pėrdorura nga Skėnderbeu pasqyrojnė procesin e krijimit tė njė shteti tė vetėm nė tokat e lira shqiptare.

    Kryeqytet i shtetit tė bashkuar shqiptar u bė Kruja. Ndonėse nė hapėsirat e kėtij shteti kishte qytete tė tjera mė tė mėdha e mė tė rėndėsishme si qendra ekonomike, si Prizreni e Ohri, pėr shkak tė pozicionit tė vet gjeografik shumė tė favorshėm Kruja u bė kryeqendra administrative e viseve tė lira shqiptare. Nėpėrmjet rrugėve tė shumta tokėsore e detare qė kryqėzoheshin pranė saj, Kruja, si qendėr administrative, kishte komunikimin mė optimal me tė gjitha viset shqiptare dhe me shtetet e huaja.

    (Marre nga historia zyrtare e botuar kete vit nga Akademia e Shkencave.)
    Postuar nga Shendelliu ketu

  10. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet nė Bllog
    22
    Pinjollet e Kastrioteve


    ....
    Gjergj Kastrioti lindi rreth vitit 1405. Ishte fėmija i parafundit nė familjen me shumė fėmijė tė Gjonit e tė Vojsavės. Kėta kishin katėr djem (Stanishėn, Reposhin, Konstandinin e Gjergjin) dhe pesė vajza (Marėn, Jellėn, Angjelinėn, Vlajkėn e Mamicėn).
    .....

    Qė nė kohėn e Gjon Kastriotit motrat e Skėnderbeut ishin martuar me anėtarė tė familjeve mė tė fuqishme tė kohės: Mara me Stefan Gjurashin (Cėrnojeviēin), Jella me Stres Balshėn, Angjelina me Vladan Arianitin, vėlla i Gjergj Arianitit, Vlajka me Gjon Muzakėn. Veē kėtyre, Heroi shqiptar, i cili qysh nė vitin 1443 e kishte cilėsuar veten si trashėgimtar tė Balshajve, bėri lidhje martesore tė tjera. Vetė u martua me Donikėn, vajzėn e Gjergj Arianitit, kurse tė motrėn, Mamicėn e martoi me Muzak Topinė. Zotėrimet e Arianitėve e tė Topiajve kishin njė rėndėsi tė veēantė strategjike pėr mbrojtjen e vendit, sepse nėpėr to kalonte Rruga Mbretėrore (Egnacia) dhe degėzimet e saj nė drejtim tė viseve tė Shqipėrisė sė Epėrme e asaj tė Poshtme, nėpėrmjet tė cilave trupat osmane mund tė futeshin nė thellėsi tė tokave tė lira shqiptare pėr tė sulmuar kryeqendrėn e tyre, Krujėn. Lidhjet martesore tė shumta lehtėsuan veprimtarinė politike tė Skėnderbeut pėr integrimin sa mė tė plotė tė viseve shqiptare nėn pushtetin qendror tė tij.
    Burimi: Akademia e Shkencave te Shqiperise
    Mund ta lexoni te plote ketu


    ....
    Kėshtu shpjegohen, p.sh., lidhjet e tij me manastirin e Hilandarit nė Malin e Shenjtė, qė gjendet nė brigjet e detit Egje. Kėtij manastiri, Gjon Kastrioti i dhuroi nė vitin 1426 dy fshatra nga pronat e veta nė rajonin e Gostivarit, i bleu pirgun e Shėn Gjergjit (i njohur edhe me emrin Pirgu Shqiptar) dhe nė kėtė manastir njė nga djemtė e tij, Reposhi, e kaloi jetėn si murg derisa vdiq mė 25 korrik 1431. Nė epigrafin e varrit, Reposhi mban titullin e lartė fisnik dukė....

    Burimi: Akademia e Shkencave te Shqiperise
    Mund ta lexoni te plote ketu



    Citim Postuar mė parė nga NGA LIBRI I PADIGLIONES

    Donika Kastrioti

    Gjergji u martua me njė Kominata apo Komneno, siē e pėrmendin tė gjithė historianėt, me emrin Andronika (Donika). Qe njė grua shumė e virtytshme dhe me zemėr tė madhe, e cila, edhe kur mbeti e ve, pasa vdekjes sė burrit, mbeti gjithė kohėn e respektuar; pėr nder tė cilėsive tė saj tė rralla, Federiku i Aragonės, i dhuroi nė vitin 1498, kėshtjellėn e Galianos (...)

    Breznia e parė

    Donika lindi dy fėmijė: djalin me emrin Gjon, dhe vajzėn Vojsava, qė mė vonė u martua me Stefano Maramonten. Gjoni trashėgoi feudet e babait, tė cilėt pas disa vitesh, mė 1485, iu zėvendėsuan me ato tė San Pierit, nė Galatinė e Soletos, me titullin e dukės sė kontit (...)

    Pinjolli i parė

    Nga Gjoni lindėn katėr fėmijė: Ferdinandi dhe Kostandini, ndėrsa Gjergji dhe Maria vdiqėn (njėri nė vitin 1540, tjetra nė 1560) (...)

    Dėshmi gjenealogjike

    Emblema e markezit tė Auletės, Don Antonio Kastriot Skėnderbeg, ėshtė e njėjta me atė qė ka pėrdorur Skėnderbeu, dhe pasardhėsit e tij.
    Burimi: ketu


    Gjenealogjia e Familjes se Skenderbeut, sipas dy te ashtequajtur pasardhes se tij
    - Djali i vetem i Skenderbeut, Gjoni ose Xhovani, sic i thone ne Itali, pas vdekjes se te atit, ende i ri, jetoi ne domenin e vet mbi Gargano e me pas, nga 1485, kur lulezon qyteti i Shen Pjetrit ne Galatina ne Token e Otrantos, vendoset atje, ka titullin Duke, duke i shtuar dhe ate te Kontit te Soletos.

    - Gjon Kastrioti u martua me Irena Brankovic Paleologa, pasardhesja e fundit e familjes perandorake te Bizantit dhe paten shume femije, mes te cileve Konstandinin, peshkop ne Insernia, Ferdinandin, qe qeveriste domenin feudal te Katrioteve dhe Marien, grua e kulturuar qe njihte shkelqyer letersine greke e latine.

    - Ferdinandi u martua me Adriana Acquavivan, vajzen e Dukes se Nardose, paten shume femije si Erinen, Pardon, Akilin e Xhovanin. (Gjonin)... me titullin Baron dhe nga kjo dege familjare pati pasardhes deri ne fund te 1700.

    - Ndersa nga Akil Kastrioti rrjedh dega tjeter familjare e Skenderbenjve, te cilet u shperngulen ne Napoli ne vitet 1700 dhe jane atje deri ne ditet tona.

    - Biri i Pardos, Konstandini, shperngul rezidencen e vet ne Copertino. Ndersa ne fund te viteve 1600 Aleksander Kastrioti Skenderbeu u shperngul ne Lece, pasardhesit e te cilit jetuan atje deri me 1700.

    - Nga mesi i viteve '800 me i madhi i femijve te kesaj linje familjare, nje tjeter Aleksander, u shperngul ne Ruffano, Lece, ku eshte dhe sot rezidenca princerore e Kastrioteve te Skenderbeut.

    - Perfaqesuesit e tanishem te kesaj linje familjare jane Alessandro Castriota Scanderbeg, mjek ne Rome dhe i vellai i tij Guilio, magjister adminitrativ.

  11. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet nė Bllog
    22
    Maredheniet midis kishave


    Ndėrkaq nė jetėn kishtare e politike tė Shqipėrisė ndikuan pozitivisht vendimet e Koncilit tė Ferrarės, qė u mbajt gjatė viteve 1438-1439. Krahas papė Eugjenit IV, nė tė morėn pjesė edhe pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė universit ortodoks, si perandori i Bizantit, Johan Paleologu, patriarku i Konstandinopojės, Jozefi, dhe peshkopėt bizantinė e sllavė mė nė zė. Nė korrik tė vitit 1439 pėrfaqėsuesit e tė dy palėve nėnshkruan tekstin e bashkimit shpirtėror tė tė dy kishave nėn supremacinė e Papatit. Ky vendim ndikonte pozitivisht pėr zbutjen e mosmarrėveshjeve ndėrmjet kishave ortodokse e katolike nė Shqipėri dhe pėr rritjen e bashkėpunimit ndėrmjet sundimtarėve shqiptarė tė besimit katolik dhe ortodoks, si dhe tė kėtyre me forcat politike tė huaja. Vendimet e Koncilit tė Ferrarės ndihmonin bashkėpunimin ndėrmjet vendeve evropiane, qė politikisht ishin shumė tė copėtuara e tė pėrēara, nė luftėn kundėr armikut tė pėrbashkėt, pushtuesve osmanė, luftė qė filloi tė propagandohej si njė kryqėzatė e tė krishterėve kundėr pushtuesve aziatikė e besimit tė tyre islam.

    Burimi: Akademia e Shkencave te Shqiperise
    Mund ta lexoni te plote ketu
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Faqja 0 prej 17 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Jeta e Gjergj Kastriotit dhe despotėve bizantinė orthodhoksė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 02-02-2023, 04:19
  2. Pėrgjigje: 109
    Postimi i Fundit: 30-11-2009, 05:18
  3. Historia kombtare
    Nga llokumi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 20:51
  4. Major Gjergj Vata
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-12-2002, 20:31
  5. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu
    Nga Kallmeti nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2002, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •