Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet në Bllog
    22

    At Elpidios Vagianakis: Kalorësi i tmerrit u vu në lëvizje!

    Fëmijët e mi të dashur, më dëgjoni:

    Emri:  maxresdefault-1.jpg

Shikime: 287

Madhësia:  38.9 KB

    Në muajin e shtatë të vitit, numrat e të cilit po ti mbledhësh japin shtatë, pentarkia e errësirës do të bindë shtatë kombe që të bien dakord dhe të sjellin kulmin e Luftës së Tretë Botërore, si një shërbesë ndaj satanait.

    Para se të vijë periudha e shtatë shtatë-vjeçare, që do të jetë koha kur shpëtimtari i rremë do të kurorëzohet mbret i botës për shtatë vjet, aty nga fundi i periudhës së dytë shtatë-vjeçare që është koha që ne jemi duke jetuar, bota ka për tu bërë krejt e çmendur dhe llogjika do të kthehet së prapi.

    Lufta ka për tu përhapur me një hap të shpejtë kudo, në gjithë Evropën dhe Azinë, dhe kanë për të dalë në skenë armë të reja të tmerrshme.

    Gjithçka ka për tu shfytyruar. Ajri do të ndotet dhe jeta e njerëzve do të vështirësohet. Uji do të kthehet në lluks se burimet e ujrave do të thahen.

    Njerëzit e dëshpëruar, si një turmë karkalecash, do të lëvizin nga një vend në tjetrin në kërkim të ujit të pijshëm.

    Fatlum janë ata popuj që kanë shumë shenjtorë, se shenjtorët kanë për ti mbajtur ujrat e nëntokës të vendlindjes për ta.

    Kufijtë do të mbyllen dhe njerëzit do të bllokohen në një vend. Në atë orë, frika, terrori dhe paniku kanë për të mbizotëruar.

    Satanai ka për të bërë thirrje që të gjitha kafshët e tokës që na japin qumësht e mish e ushqim, të therren të gjitha, dhe fermerët të mos e kultivojnë më tokën e tyre. Ka për tu përhapur uria dhe shumë njerëz do të vdesin.

    Do të merret një vendim që ushqimet të prodhohen në laboratore dhe njerëzit që do të hanë këto ushqime papritur do të çmenden.

    Copëza të pafund të nanoteknologjisë do të futen në trupin e njerëzve, që të mund të kontrollojnë me anën e kësaj teknologjie mendjen dhe trupin e tyre, e të mos kenë më vend ku të fshehin kokën.

    Klima e tokës do të hakëmerret ndaj njerëzve dhe vullkanet që do të shpërthejnë do të ndryshojnë gjithë strukturën e tokës. Kështu ka për tu shfaqur ndëshkimi i Zotit.

    Vaj me det për atë shtet që me paturpësinë më të madhe sfidon Zotin dhe u merr frymën kombeve me mashtrimet e veta. Ka për të shijuar i pari ndëshkimin e Zotit e ka për tu shpërbërë.

    Nëse njerëzit nuk pendohen, errësira ka për tu përhapur akoma më shumë dhe dielli i së vërtetës, që akoma shkëlqen, ka për tu mbulur me vello. Llogjika do të humbi krejtësisht dhe djalli ka për të sunduar në mbarë botën.

    Njerëzit do të jetojnë si të hipnotizuar dhe falë trushpëlarrjes së vazhdueshme, kanë për ti mbajtur të mbyllur si kafshë në kafaz.

    Kisha ka për tu bashkuar me establishmentin politik, dhe pas kësaj do të pranojë në heshtje dhe në mënyrë tinzare ligjet e tjetërsuara që do të nxjerri dinakërisht ky establishment politik.

    Errësira shpirtërore do të përhapet kudo dhe të gjithë do të thonë se e zeza është e bardhë, teksa të bardhët do të persekutohen dhunshëm nga të gjithë.

    Tre do të jenë Papat e fundit, përfshi edhe atë që jeton sot, dhe tre do të jenë edhe mbretëritë e reja të fundit që do të shfaqen mbi tokë.

    Tre mbretëri me lavdi jetëshkurtër do të mbretërojnë mes gjakut dhe luftërave. Ariu do të jetë i pari, Dragoi i dyti, dhe gjarpri i Antikrishtit i treti.

    Çdo mbretëri do të ketë një Papë dhe mbretëria e tretë ka për tu lëvduar nga Pseudo-Profeti i madh i fundit në mënyrë satanike.

    Duke filluar që me Papën e dytë, një Qeveri Botërore dhe një Kishë Botërore do të shfaqen dhe feja e vërtetë dhe adhurimi i Krishtit do të tjetërsohen me plot mashtrime.

    Në vorbullën e fesë së re, të gjithë udhëheqësit kishtarë do të bashkohen dhe do ti detyrojnë besimtarët e krishterë që t'i ndjekin nga pas në mënyrë tinzare dhe falë shantazhit.

    Besimtarët do të fshihen dhe Judat e besimit do të kthehen në ekzekutuesit e Kishës. Kisha e nisi jetën e saj me persekutime dhe fundi i saj do të jetë po me persekutime.

    Plot martirë e shenjtorë të rinj kanë për të lëvduar Kishën dhe me shpirtin e profetit Ilia brenda tyre, do t'iu kërkojnë llogari udhëheqësve kishtarë të papenduar e të mashtruar.

    Gjaku nuk ka për tu derdhur më nga rradhët e idhujtarëve por nga rradhët e pseudo të krishterëve.

    Pak fare Priftërinj të Lartë të vërtetë kanë për të mbetur, që do të shkëlqejnë si dielli mbi tokë, dhe rreth tyre do të mblidhen të gjithë besimtarët e vërtetë.

    Profeti Jeremia do të qajë përsëri me zi mbi rrënojat e besimit dhe atdheut.

    Qielli oshëtin me të madhe që të na zgjojë nga gjumi: "Pendohuni se një e keqe e madhe po vjen mbi tokë".

    A jemi vallë kaq të shurdhët e të verbër, që të zgjedhim vetë ferrin që në këtë jetën tonë këtu mbi tokë?




    Mund ta degjoni mesazhin e mesiperm nga goja e vete Ati Elpidios ne greqisht, me titra ne anglisht, ne videon me poshte:




    Per te lexuar e degjuar me shume nga Ati, klikoni mbi #elpidios vagianakis
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 28-06-2023 më 00:28

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet në Bllog
    22

    Për: At Elpidios Vagianakis: Kalorësi i tmerrit u vu në lëvizje!

    Në muajin e shtatë të vitit, numrat e të cilit po ti mbledhësh japin shtatë, pentarkia e errësirës do të bindë shtatë kombe që të bien dakord dhe të sjellin kulmin e Luftës së Tretë Botërore, si një shërbesë ndaj satanait.
    A do të nisi Lufta e III Botërore në pak ditë, muajin tjetër, korrik 2023? Muaji i shtatë është korriku. Viti numrat e të cilit mblidhen e japin shtatë, 2023. Pentarkia e errësirës është një referencë për aleancën e pesë shteteve që njihen si "five eyes" (pesë sytë): Amerika, Britania e Madhe, Australia, Kanadaja dhe Zelanda e Re. Shërbimet sekrete të këtyre shteteve bashkëpunojnë me njëra-tjetrën.

    Cilat janë shtatë kombet që pentarkia do të bindë për luftë?

    Ngelet për të parë se kush janë këto shtatë shtete, por një gjë është e sigurt, gati të gjitha do të jenë shtete evropiane.

    Vaj me det për atë shtet që me paturpësinë më të madhe sfidon Zotin dhe u merr frymën kombeve me mashtrimet e veta. Ka për të shijuar i pari ndëshkimin e Zotit e ka për tu shpërbërë.
    A është duke iu referuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës apo Britanisë së Madhe? Po ti referohemi profecise se vjeter te anonimit, profecia e rradhes qe nuk eshte permbushur ende por pritet te permbushet eshte profecia per shperberjen e Mbreterise se Bashkuar ne Angli.

    Tre mbretëri me lavdi jetëshkurtër do të mbretërojnë mes gjakut dhe luftërave. Ariu do të jetë i pari, Dragoi i dyti, dhe gjarpri i Antikrishtit i treti.
    Ariu = Rusia.
    Dragoi = Kina.
    Gjarpri = Amerika.

    Kjo fjali nenkupton edhe dicka tjeter: shkaterrimin e Bashkimit Evropian.

    Zoti na ruajt!

  3. #3
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,590
    Postimet në Bllog
    1

    Për: At Elpidios Vagianakis: Kalorësi i tmerrit u vu në lëvizje!

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    A do të nisi Lufta e III Botërore në pak ditë, muajin tjetër, korrik 2023? Muaji i shtatë është korriku. Viti numrat e të cilit mblidhen e japin shtatë, 2023. Pentarkia e errësirës është një referencë për aleancën e pesë shteteve që njihen si "five eyes" (pesë sytë): Amerika, Britania e Madhe, Australia, Kanadaja dhe Zelanda e Re. Shërbimet sekrete të këtyre shteteve bashkëpunojnë me njëra-tjetrën.

    Cilat janë shtatë kombet që pentarkia do të bindë për luftë?

    Ngelet për të parë se kush janë këto shtatë shtete, por një gjë është e sigurt, gati të gjitha do të jenë shtete evropiane.



    A është duke iu referuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës apo Britanisë së Madhe? Po ti referohemi profecise se vjeter te anonimit, profecia e rradhes qe nuk eshte permbushur ende por pritet te permbushet eshte profecia per shperberjen e Mbreterise se Bashkuar ne Angli.



    Ariu = Rusia.
    Dragoi = Kina.
    Gjarpri = Amerika.

    Kjo fjali nenkupton edhe dicka tjeter: shkaterrimin e Bashkimit Evropian.

    Zoti na ruajt!
    Shen Pais Agjioriti ne nje rast eshte shprehur se nga 248 vizione qe m`u dhane vetem 2 ishin nga Zoti Krisht. Ky urata i ka analizuar mire vizionet??? Se mund te vijne edhe nga i ligu.
    Ne rasin konkret ka shume mundesi te jene "fake", pasi keto profeci ka dekada e shekuj qe po i degjojme. Dhe po te vazhdojne e te mos realizohen luajne rol negativ ne besimin e orthodhokseve.
    Se mos eshte si puna e 22 dhjetorit 2012. Shkurt nuk ia vlen te merremi me keto profeci. Pyetje: Sikur te mos realizohen ne Korrik, c`qendrim duhet te mbajme? S`kam nevoje per pergjigje, sepse pergjigja ime eshte heshtja. Po e miliardave qe kane ndjekur kete profeci???? Nuk jane te gjithe orthodhokse.Sipas Dhiates e vjeter duhet ta quanim profet te rreme. Dhe i ben dem Kishes.
    Tjeter: Kur e pyeten Shen Paisin, mos thate gje qe do kete lufte, pergjigja e Tij ishte: "Une nuk them asgje dhe njerezit vene ne gojen time cfare t`u pelqeje". Mos eshte dhe ky nje rast i tille. Interneti eshte plot me perralla.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 29-06-2023 më 09:16
    Duaje te afermin tend si veten

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,763

    Për: At Elpidios Vagianakis: Kalorësi i tmerrit u vu në lëvizje!

    Po ringjalljen e Mesis qe po vjen Lulzimis Bashas pse se permend ky ! Me ardhjen Lulzimin te gjejne vrime ku te futen kalorsit e tmerrit,apokalipsit,dragojnt,arinjt,gjarprinjt dhe avokat Tak Ngjela me gjitha profetsite .
    Po vihet ne levizje Universi,Toka ka filluar te ndrroje polet.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet në Bllog
    22

    Për: At Elpidios Vagianakis: Kalorësi i tmerrit u vu në lëvizje!

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Shen Pais Agjioriti ne nje rast eshte shprehur se nga 248 vizione qe m`u dhane vetem 2 ishin nga Zoti Krisht. Ky urata i ka analizuar mire vizionet??? Se mund te vijne edhe nga i ligu.
    Ne rasin konkret ka shume mundesi te jene "fake", pasi keto profeci ka dekada e shekuj qe po i degjojme. Dhe po te vazhdojne e te mos realizohen luajne rol negativ ne besimin e orthodhokseve.
    Se mos eshte si puna e 22 dhjetorit 2012. Shkurt nuk ia vlen te merremi me keto profeci. Pyetje: Sikur te mos realizohen ne Korrik, c`qendrim duhet te mbajme? S`kam nevoje per pergjigje, sepse pergjigja ime eshte heshtja. Po e miliardave qe kane ndjekur kete profeci???? Nuk jane te gjithe orthodhokse.Sipas Dhiates e vjeter duhet ta quanim profet te rreme. Dhe i ben dem Kishes.
    Tjeter: Kur e pyeten Shen Paisin, mos thate gje qe do kete lufte, pergjigja e Tij ishte: "Une nuk them asgje dhe njerezit vene ne gojen time cfare t`u pelqeje". Mos eshte dhe ky nje rast i tille. Interneti eshte plot me perralla.
    Te gjitha ato qe lexon e degjon me siper, kane dale nga goja e At Elpidios. Nuk jane cituar nga te tjere, jane te gjitha mesazhe qe ai i jep me gojen e tij. Se sa te verteta apo te gabuara jane, do ta mesojme se shpejti apo jo? Ne forum do te lexosh edhe disa tema te tjera nga At Elpidios qe kane vlera te medha per te gjithe te krishteret orthodhokse. Sidomos qendrimi i tij ndaj pandemise dhe qendrimit te udheheqesve shpirterore te Kishes ndaj pandemise.

    At Paision e vune perpara shume njerez ne Greqi, i terhoqen vemendjen, bile edhe shume shenjtore te tjere bashkohes se tij, si Shen Porfiri, se ai nuk duhej te bente shume deklarata publike per vegimet qe i kish dhene Zoti. Ashtu si shen Paisio, edhe At Elpidios me lart nuk e ben kete gje per te fituar fame apo per tu dukur, e ben nga dashuria e ankthi qe ndjen per ne besimtaret e thjeshte qe jetojme ne kete bote te çmendur e djallezuar. Ne ligjerata te tjera te tij do te mesosh se ai thote: Une jam plak e do te iki nga kjo bote se shpejti, por ju bijte e bijat e mia beni kujdes! Ruajeni shpirtin tuaj nga i ligu!

    Po ringjalljen e Mesis qe po vjen Lulzimis Bashas pse se permend ky ! Me ardhjen Lulzimin te gjejne vrime ku te futen kalorsit e tmerrit,apokalipsit,dragojnt,arinjt,gjarprinjt dhe avokat Tak Ngjela me gjitha profetsite .
    Po vihet ne levizje Universi,Toka ka filluar te ndrroje polet.
    Kur Shen Kozmai i Etolise kaloi anes rruges per ne Gjirokaster, nuk ndali fare ne kazabane e Gjirokastres. Kur e pyeten se pse nuk ndaloi ne kete kazaba te madhe te zones, ai u tha: "Ne ate kazaba do te lindi djalli!" Kjo nuk do te thote se te gjithe gjirokastritet si ty jane djaj, por bashkeqytetare te djallit. Dhe u deshen 100 vjet te kalonin ne kohe qe nga ajo dite, qe kjo profeci e shenjtorit te permbushej.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 29-06-2023 më 15:21

  6. #6
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,590
    Postimet në Bllog
    1

    Për: At Elpidios Vagianakis: Kalorësi i tmerrit u vu në lëvizje!

    ...........................................
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 30-06-2023 më 02:59
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #7
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,590
    Postimet në Bllog
    1

    Për: At Elpidios Vagianakis: Kalorësi i tmerrit u vu në lëvizje!

    Neqoftese kjo profeci eshte e vertete (dhe nuk ka pse te mos besohet), realizimi i saj mund te jete kete muaj, por edhe ne 2032, 2041, 2050, etj., shuma e numrave te te cilave eshte shtate. Pra nuk ka nje kohe per kete profeci. Meqenese na jep siguri se gjithe keto profeci kane dale nga goja e At Elpidios, duhet t`i besojme, por duhet edhe skepticizem, ne realizimin e saj. Po te krahasojme kete profeci me profecite e Shen Pais Agjioritit kane pak mosperputhje, sepse sic duket Shen Paisi eshte terhequr nga profecite per luften, dhe ka mbetur vetem profecia per antikrishtin, 7 vitet me te renda ne histori. Prandaj permenda skepticizmin, se keto profeci shkojne ne drejtime te ndryshme. Mesa kemi degjuar edhe Shen Kozmai eshte shprehur dicka, por jane thjesht degjesa dhe nuk kane siguri. Shpesh politika i shfrytezon shenjtoret duke vene ne gojen e tyre fjale qe nuk i kane thene. Perjashtoj rastin e At Elpidios, se eshte i konfirmuar me ze, por jo me figure. Megjithate nuk kemi te bejme me shenjtor ne kete rast (te kanonizuar).
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 03-07-2023 më 04:24
    Duaje te afermin tend si veten

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet në Bllog
    22

    Për: At Elpidios Vagianakis: Kalorësi i tmerrit u vu në lëvizje!

    Tre Papat dhe tre Mbretëritë

    Nga At Elpidios Vagianakis

    Po ju flas përsëri juve, fëmijët e mi, me një ankth të thellë dhe keqardhje të madhe, se disa ngjarje të mëdha po vijnë me një shpejtësi rrufeje në mbarë botën.

    Satanai beson se erdhi koha e tij më në fund për të sunduar gjithë botën si mbret.

    Veprat e Luciferit do të shfaqen në dy periudha kohore të ndryshme dhe Perëndia ka për ti lejuar që të ndodhin, që ne më në fund të mund të zgjedhim vetë, pasi të ndodhin këto vepra, se cila do të jetë zgjedhja jonë.

    Në periudhën e parë kohore, persekutorët satanikë të Luciferit do të zënë poste drejtuese kudo dhe do të sundojnë kombet e hipnotizuara që i zgjodhën me ligje të reja të anti-krishtera.

    Në periudhën e dytë, që do të jetë periudha më e frikshme, Antikrishti do të shpallet udhëheqës global i botës dhe për plot 7 vjet ka për të sunduar gjithë botën së bashku me shpirtin e babait të tij Luciferit dhe Profetit të Rremë.

    Antikrishti do të jetë kreu i Qeverisë Globale dhe Profeti i Rremë do të jetë udhëheqësi satanik i Kishës Globale. Pastaj, dora e Perëndisë më në fund ka për ti shkatërruar që të dy së bashku, si Antikrishti edhe Profetin e Rremë, në një mënyrë të tmerrshme.

    Derisa të vijë ajo ditë, satanai ka për tu thënë të gjithëve me djallëzi se tani e sundoi ai botën, por kjo do të jetë një gënjeshtër e madhe se vetëm Perëndia kontrollon gjithçka si në tokë edhe në qiell!

    Satanai ka fuqi të madhe vetëm mbi ata njerëz që e dëgjojnë dhe e ndjekin nga pas vullnetarisht në shtegun e mëkatit, pa u penduar.

    Njeriu ka një trup që prishet dhe një shpirt të pavdekshëm, prandaj satanai i tundon të dyja, që të bëjë për vetë gjithë njerëzit mbi tokë.

    Në fillim, satanai infekton mendjen dhe trupin me akte imorale, dhe pastaj, nëpërmjet mosbesimit në Zot dhe shpërfilljes së urdhërimeve hyjnore, e largon njeriun nga udha e drejtë që ta bëjë plotësisht për vete.

    Me ligj dhe pa asnjë lloj ndëshkimi, kanë për të lejuar lloj-lloj imoralitetesh dhe perversionesh. Vaj me det për fëmijët se në llumin e baltën e pasioneve kanë për tër humbur përditë fatkeqësisht.

    Vaj me det edhe për prindërit, që do të guxojnë tu mësojnë fëmijëve të tyre diçka ndryshe. Shteti, gjoja duke dashur të mbrojë fëmijët, do t'i adoptojë fëmijët me ligje strikte, dhe do t'ua marri këtyre prindërve të mjerë autoritetin prindëror.

    Askush nuk do të mund t'i mbrojë më këta fëmijë të mjerë, as vetë Kisha, që ia kanë mbyllur gojën fare.

    Politika dhe feja do të jenë bashkuar bashkë, dhe askush brenda Kishës kur të përballet me këto padrejtësi nuk do të mund të ngrejë zërin e protestojë më, se ka për ta gjetur veten të persekutuar dhe pa rrogë, dhe të gjithë kanë për ta kritikuar si një armik të lirisë.

    Atëherë Kisha ka për tu ndarë më dysh, në pjesën e rreme dhe në pjesën e vërtetë, dhe në varre të nëndheshme kanë për tu lutur dhe për të adhuruar besimtarët. Persekutimet do të përsëriten dhe një turmë martirësh të shenjtë të rinj do të shfaqen.

    Prandaj, kur të afrojë ora që Antikrishti të shfaqet mbi tokë, udhëheqësit e djallëzuar të Luciferit do të përpiqen gjithmonë e më shumë që të ndryshojnë gjithçka si në politikë edhe në fe.

    Tre mbretëri dhe tre Papa të fundit do të hasim në këtë periudhë kur llogjika do të kthehet së prapi dhe njeriu-robot do të shfaqet.

    Interneti, që përdorim sot, ka për të dalë jashtë përdorimit, dhe një Internet i ri që funksionin pa kabllo ka për të dalë. Satelitë të përsosur nga inteligjenca artificiale do të bëjnë çdo lidhje me Internetin mbi tokë.

    Çdo njeri do të detyrohet që të lidhet më Internetin e inteligjencës artificiale, dhe numrin e Antikrishtit, që njerëzve do tu futet në trup, dhe kjo do të bëjë që njeriu i shkretë të mos ketë më vend ku të fshihet.

    Pastaj kanë për të përdorur frekuencat e radiove me fuqi të plotë, si arma më e tmerrshme që ka ekzistuar mbi tokë, se do të jetë e padukshme dhe gjithëgjendur si çdo gjë tjetër mbi tokë.

    Satelitët me inteligjencë artificiale kanë për të patrulluar tokën pa pushim, dhe frekuencat e secilit prej nesh do të gjurmohen me saktësi, dhe nuk do të ketë asnjë vend mbi tokë ku ne mund të fshihemi.

    Vetëm atë njeri, që beson në Zot, nuk do të mund ta dallojnë dot, fatmirësisht, pasi nuk do të ketë një çip të instaluar në tru, dhe besimi dhe lutja e tij e përzemërt do të ndërtojë me fuqinë e Shpirtit të Shenjtë një mburojë mbrojtëse të fortë, që ka për ta mbulur dhe udhëzuar mbrekullisht.

    Por tani, gjithçka do të fillojë të lëvizi me shpejtësi dhe furi. I pari i tre mbretërive të fundit do të shfaqet dhe i pari i tre Papave të fundit do të zëvendësohet.

    Papa, i cili është në fron sot dhe po bëhet gati të dali në pension, ka për të shijuar rënien e Perandorisë Perëndimore dhe ka për të parë ngritjen e lavdishme të mbretërisë së parë të Ariut.

    Me Papën e ri gjithçka do të ndryshojë mbi tokë. Ai do të jetë i fortë në diplomaci, inteligjencë dhe lajka, dhe me shantazh të fshehtë dhe mashtrime, ka për ti detyruar të gjithë nën nënshtrimin e tij fetar.

    Për idetë e tij, që do të jenë ide të guximshme, ka për të shkaktuar dyshime rreth vërtetësisë dhe shenjtërisë së Biblës së Shenjtë, prandaj do të lavdërohet nga satanai.

    Për idetë e tij ambicioze për lirinë fetare, ka për tu shpërblyer dhe ulur në fronin e fesë globale si Prifti i Lartë global.

    Pastaj, në Kishën Globale, gjithçka që ne sot e konsiderojmë si të djallëzuar ka për tu pranuar dhe, falë dashurisë mashtruese satanike, Luciferi ka për tu adhuruar si zot.

    Një skizëm e madhe do të krijohet në Kishë, se e vërteta e Krishtit do të shtrembërohet plotësisht, dhe Kisha e vërtetë e Krishtit do të persekutohet.

    Në periudhën kohore të mbretërisë së dytë të Dragoit, që është Kina, të gjitha këto që zura në gojë për Papën e dytë kanë për të ndodhur.

    Sidoqoftë, para se të përfundojë sundimi i mbretërisë së Dragoit, edhe Papa i dytë ka për të dalë në pension, dhe Profeti i Rremë i fundit dhe shoku i Antikrishtit, ka për tu fronëzuar në fronin e Kishës Globale.

    Me një dije dhe inteligjencë unike, dhe me një çip në tru, ky Profet i Rremë ka për të mahnitur gjithë botën me urtësinë që do të nxjerri në pah si rezultat i egoizmit të tij.

    Habi dhe admirim do të shkaktojnë mbrekullitë e supozuara që do të bëjë me ndihmën e babait të tij Luciferit, që e ka adhuruar dhe admiruar fshehurazi si Zot e Perëndi që në moshë të vogël.

    Si një gjarpër dinak, ai ka për ta fshehur veten brenda Kishës së Krishtit dhe ka për tu ngjitur me shpejtësi në rangjet e larta kishtare.

    Si një Profet i madh i Rremë ai ka për të dalë në skenë dhe si Papa i tretë dhe i fundit ka për tu fronëzuar. Ai ka për të parë fundin e sundimit të mbretërisë së Dragoit, që është Kina, që me sistemin e vetë politik mund të përshkruhet vetëm si pararendësi i Antikrishtit.

    Pas mbretërisë së Dragoit, mbretëria e tretë dhe fundit e botës, që është mbretëria e Gjarprit, ka për tu shfaqur, dhe Profeti i Rremë me një lavdi të madhërishme dhe papreçedent do të kurorëzojë Antikrishtin si mbret dhe udhëheqës global të gjithë botës.

    Pastaj, në një orë të caktuar, në tempullin e madh në Jeruzalem dhe gjatë një ceremonie zyrtare, që e gjithë bota ka për ta ndjekur në televizor, Profeti i Rremë me guxim do të tregojë me gisht nga Antikrishti si Krishti i vërtetë dhe do tu kërkojë të gjithëve ta adhurojnë Antikrishtin si Perëndi.

    Që nga ai moment e më pas, Antikrishti dhe Profeti i Rremë do bëjnë përpara së bashku dhe do ta transformojnë gjithë tokën në ferr, fatmirësisht vetëm për një kohë të shkurtër.

    Por duke filluar që nga koha i Papës së dytë, në përgatitje të asaj që do të ndodhte më pas, gjithçka që ka lidhje me besimin e vërtetë dhe me mësimet e Krishtit do të ndryshohen.

    Do të promovohet jetesa imorale si pjesë e lirisë njerëzore dhe çdo formë imoraliteti dhe perversiteti nuk do të shihet më si mëkat por do të pranohet.

    Praktikimi i Ungjilit të Krishtit do të ndalohet me ligj dhe Bibla do të anatemohet nga Kisha Globale dhe Profeti i Rremë si një libër terrorist që ofendon lirinë e njeriut.

    Kryqi i Krishtit do të persekutohet dhe do të ndalohet me ligje të djallëzuara. Kushdo që e mban kryqin në gjoks apo bën shenjën e kryqit hapur në publik, do të trajtohet si një armik dhe terrorist i popullit.

    Nga tempujt e Krishterë do të fillojnë për ta hequr Kryqin, dhe shumë priftërinj të mashtruar dhe Priftërinj të Lartë do të marrin rrugën e gabuar. Gjithë besimtarët kanë për të kuptuar në atë moment se kush ishin Judat e vërtetë, ata që. tradhëtuan Kishën e Krishtit.

    Perëndia ime, çfarë vitesh luciferiane po vijnë drejt tokës, gjatë së cilës errësira dhe gënjeshtra kanë për të zëvendësuar dritën dhe të vërtetën!

    Ki mëshirë për ne, o Perëndi, gjatë këtyre viteve të vështira që na presin mbi tokë, dhe mos na lër që të shfarosemi, se tek TY e kemi shpresën.

    Me përqafimin Tënd hyjnor, të na fshehësh me dashuri, se vetëm TY të adhurojmë si Perëndi, nga thellësia e zemrave tona!


    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 10-07-2023 më 17:04

Tema të Ngjashme

  1. Rexhep Qosja: Kalorësi i fundit i rilindjes sonë kombëtare!
    Nga Preng Sherri në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 188
    Postimi i Fundit: 06-01-2015, 17:38
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-07-2014, 06:39
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-11-2012, 05:46
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-04-2012, 01:17
  5. Kalorësi i sprasmë i Heraldikës pellazge
    Nga brooklyn2007 në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-08-2008, 11:00

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •